08.09.2013 Views

The Book of Psalms in albanian language.pdf

Salmos da Bíblia no idioma albanês, editado e publicado por R. S. Chaves; Blog: http://rschavesgospel.blogspot.com

Salmos da Bíblia no idioma albanês, editado e publicado por R. S. Chaves; Blog: http://rschavesgospel.blogspot.com

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Bibla e Shenjtë - Psalmet

37 do të jenë të qëndrueshëm si hëna, dhe dëshmitari në qiell është besnik. (Sela)

38 Por ti na ke braktisur dhe na ke kthyer; je zemëruar shumë kundër të vajosurin

tënd.

39 Ti ke përçmuar besëlidhjen e lidhur me shërbëtorin tënd dhe ke përdhosur kurorën

e tij, duke bërë që të bjerë për tokë.

40 Ke shembur gjithë mbrojtjet e tij dhe i ke katandisur në gërmadha kalatë e tij.

41 Tërë kalimtarët e kanë plaçkitur dhe ai është bërë gazi i fqinjëve të tij.

42 Ke lavdëruar dorën e djathtë të kundërshtarëve të tij dhe ke bërë të gëzohen tërë

armiqtë e tu.

43Ke prishur tehun e shpatës së tij dhe nuk e ke ndihmuar në betejë.

44I ke dhënë fund madhështisë së tij dhe ke hedhur për tokë fronin e tij.

45Ke shkurtuar ditët e rinisë së tij dhe e ke mbuluar me turp. (Sela)

46Deri kur, o Zot? A do të fshihesh ti përjetë? A do të flakërojë si zjarr zemërimi yt?

47Kujto sa e shkurtër është jeta ime. Për çfarë kotësie ke krijuar gjithë bijtë e

njerëzve?

48Cili është njeriu që jeton, pa parë vdekjen dhe që mund ta shkëputë jetën e tij nga

pushteti Sheolit? (Sela)

49Ku janë, o Zot, mirësitë e tua të lashta, për të cilat iu betove Davidit në besnikërinë

tënde?

50 Kujto, o Zot, fyerjen që iu bë shërbëtorëve të tu, dhe si unë mbaj në zemër fyerjen

e rëndë të të gjitha kombeve,

51 me të cilën armiqtë e tu kanë fyer, o Zot, me të cilën kanë fyer hapat e të vajosurit

tënd.

52 I bekuar qoftë Zoti përjetë. Amen, po, amen!

Psalmet 90

1 O Zot, ti ke qenë për ne një strehë brez pas brezi.

2 Para se të kishin lindur malet dhe para se ti të kishe formuar tokën dhe botën,

madje nga mot dhe përjetë ti je Perëndia.

3 Ti e kthen njeriun në pluhur dhe thua: Kthehuni, o bij të njerëzve.

4 Sepse një mijë vjet në sytë e tu janë si dita e djeshme që ka kaluar, ose sikur të

gdhish një natë.

5 Ti i përlan si një përmbytje. Ato janë si një ëndërr, janë si barr që gjelbëron në

mëngjes.

6 Në mëngjes ai lulëzon dhe gjelbëron, në mbrëmje kositet dhe thahet.

7 Sepse jemi të konsumuar nga zemërimi yt dhe jemi të tmerruar nga tërbimi yt.

8 Ti i vë fajet tona para teje, mëkatet tona të fshehta në dritën e fytyrës sate.

9 Sepse tërë ditët tona zhduken në zemërimin tënd; ne po i mbarojmë vitet tona si një

psherëtimë.

10 Ditët e viteve tona shkojnë deri në shtatëdhjetë vjet dhe për më të fortët në

tetëdhjetë, por ajo që përbën krenarinë e tyre nuk është veçse mundim dhe dëshirë

për t’u dukur, sepse kalon me të shpejtë dhe ne fluturojmë tutje.

11 Kush e njeh forcën e zemërimit tënd dhe mërinë tënde sipas frikës që duhet pasur

prej teje?

12 Na mëso, pra, të numërojmë ditët tona për të pasur një zemër të urtë.

13 Kthehu, o Zot! Deri kur? Dhe ki mëshirë për shërbëtorët e tu.

14 Na ngop në mëngjes me mirësinë tënde, dhe ne do të ngazëllojmë dhe do të

kënaqemi në të gjitha ditët tona.

Free Bibles: http://freebiblegospeltoallnations.blogspot.com 55

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!