08.09.2013 Views

The Book of Psalms in albanian language.pdf

Salmos da Bíblia no idioma albanês, editado e publicado por R. S. Chaves; Blog: http://rschavesgospel.blogspot.com

Salmos da Bíblia no idioma albanês, editado e publicado por R. S. Chaves; Blog: http://rschavesgospel.blogspot.com

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Psalmet 77

Bibla e Shenjtë - Psalmet

1 Zëri im lartohet te Perëndia dhe unë bërtas; zëri im lartohet te Perëndia dhe ai ka

për të më dëgjuar.

2Ditën e fatkeqësisë sime kërkova Zotin; gjatë natës dora ime mbeti e nderur pa u

lodhur dhe shpirti im nuk pranoi të ngushëllohet.

3Më kujtohet Perëndia dhe rrënkoj; vajtoj dhe fryma ime dobësohet. (Sela)

4Ti m’i mban të hapura qepallat; jam aq i turbulluar sa nuk mund të flas.

5Sjell ndërmënd përsëri ditët e lashta, vitet e kohëve të shkuara.

6Gjatë natës më kthehet në mendje kënga ime, mendoj thellë në zemrën time dhe

fryma ime bën kërkime.

7A do të më hedhë poshtë për gjithnjë Zoti? E nuk do të më pëlqejë më kurrë?

8Dhe mirësia e tij ka marrë fund për gjithnjë dhe falja e tij ka munguar për brezat e

ardhshme?

9Vallë Perëndia e ka harruar mëshirën dhe në zemërimin e tij u ka dhënë fund

dhembshurive të tij? (Sela)

10Unë kam thënë: Shkaku i hidhërimit tim është se dora e djathtë e Shumë të Lartit

ka ndryshuar.

11Do t’i kujtoj veprat e Zotit; po, do të kujtoj mrekullitë e tua të kohëve të kaluara,

12do të mendohem thellë për gjithë veprat e tua dhe do të kem parasysh bëmat e tua.

13O Perëndi, jeta jote është e shenjtë; cili Perëndi është i madh si Perëndia?

14Ti je Perëndia që kryen mrekulli; ti ke bërë të njihet forca jote midis popujve.

15Me krahun tënd ke shpenguar popullin tënd, bijtë e Jakobit dhe të Jozefit. (Sela)

16Ujërat të panë, o Perëndi, ujërat të panë dhe u trëmbën; edhe humnerat u

drithtuan.

17 Retë derdhën përmbytje uji, qiejtë gjëmuan dhe shigjetat e tua vepruan.

18 Gjëmimi i bubullimës sate ishte në vorbullën, vetëtimat ndriçuan botën dhe toka u

tund dhe u drodh.

19 Ti e hape rrugën tënde në mes të detit, shtegun tënd në mes të ujërave të mëdha,

dhe gjurmët e tua nuk u njohën.

20 Ti e udhëheq popullin tënd si një kope me dorën e Moisiut dhe të Aaronit.

Psalmet 78

1Kushtoji kujdes, o populli im, ligjit tim; dëgjo fjalët e gojës sime.

2Do të hap gojën time për të thënë shëmbëlltyra, dhe kam për të paraqitur misteret e

kohërave të lashta.

3Atë që ne kemi dëgjuar dhe kemi njohur, dhe që etërit tanë na kanë treguar,

4nuk do t’ua fshehim bijve të tyre, por do t’i tregojmë brezit të ardhshëm lavdet e

Zotit, fuqinë e tij dhe mrekullinë që ai ka bërë.

5Ai ka vendosur një dëshmi te Jakobi dhe ka vënë një ligj në Izrael, dhe ka urdhëruar

etërit tanë që t’ua bëjnë të njohura bijve të tyre,

6me qëllim që brezi i ardhshëm t’i njohë së bashku me bijtë që do të lindin; dhe këta

nga ana e tyre t’ua tregojnë bijve të tyre,

7dhe të vendosin te Perëndia besimin e tyre dhe të mos harrojnë veprat e Perëndisë,

por të respektojnë urdhërimet e tij;

8dhe të mos jenë si etërit e tyre, një brez kokëfortë dhe rebel, një brez me zemër të

paqëndrueshme dhe me një frymë jo besnike ndaj Perëndisë.

9Bijtë e Efraimit, njerëz të luftës, harkëtarë të zotë, kthyen shpinën ditën e betejës,

Free Bibles: http://freebiblegospeltoallnations.blogspot.com 46

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!