08.09.2013 Views

The Book of Psalms in albanian language.pdf

Salmos da Bíblia no idioma albanês, editado e publicado por R. S. Chaves; Blog: http://rschavesgospel.blogspot.com

Salmos da Bíblia no idioma albanês, editado e publicado por R. S. Chaves; Blog: http://rschavesgospel.blogspot.com

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Psalmet 67

Bibla e Shenjtë - Psalmet

1 Perëndia pastë mëshirë për ne dhe na bekoftë; Perëndia e bëftë fytyrën e tij të

shkëlqejë mbi ne, (Sela)

2 me qëllim që mbi tokë të njihet rruga jote dhe shpëtimi yt midis gjithë kombeve.

3 Popujt do të të kremtojnë, o Perëndi, të gjithë popujt do të të kremtojnë.

4 Kombet do të gëzohen dhe do të ngazëllojnë, sepse ti do t’i gjykosh drejt popujt

dhe do t’i udhëheqësh kombet mbi tokë. (Sela)

5 Le të të lëvdojnë popujt, o Perëndi, le të të lëvdojnë tërë popujt.

6 Toka do të prodhojë frytin e vet; Perëndia, Perëndia ynë, do të na bekojë.

7 Perëndia do të na bekojë dhe tërë skajet e tokës do ta kenë frikë.

Psalmet 68

1 Perëndia u çoftë dhe u shpërndafshin armiqtë e tij, dhe ata që e urrejnë ikshin para

tij.

2 Ti do t’i shpërndash ashtu si zhdavaritet tymi, ashtu si shkrihet dylli para zjarrit;

kështu do të vdesin të pabesët përpara Perëndisë.

3 Por të drejtët do të gëzohen, do të ngazëllohen përpara Perëndisë dhe do të

galdojnë me këngë gëzimi.

4 Këndojini Perëndisë, këndojini lavde emrit të tij; pregatitini rrugën atij që kalon me

kalë në shkretëtirë; emri i tij është Zoti; ngazëlloni para tij.

5 Perëndia në banesën e tij të shenjtë është babai i jetimëve dhe mbrojtësi i të vejave.

6 Perëndia bën që i vetmuari të banojë në një familje, çliron të burgosurit dhe siguron

begatinë; por rebelët mbeten në tokë të djegur.

7 O Perëndi, kur dole përpara popullit tënd, kur marshove nëpër shkretëtirë. (Sela)

8 toka u drodh; edhe qiejtë lëshuan ujë në prani të Perëndisë, vetë Sinai u drodh në

prani të Perëndisë, Perëndisë të Izraelit.

9 Ti ke derdhur një shi të bollshëm, o Perëndi, dhe i ke dhënë përsëri fuqi

trashëgimisë sate.

10 Kopeja jote gjeti një banesë dhe në mirësinë tënde, o Perëndi, je kujdesur për të

varfërit.

11 Zoti shpalli fjalën dhe i madh ishte numri i atyre që e kanë shpallur:

12 Mbretërit e ushtrive ikin me ngut, ndërsa kush ka mbetur në shtëpi ndan plaçkën.

13 Edhe në se keni mbetur për të pushuar ndër vatha, ju jeni si krahët e pëllumbeshës

të mbuluara me argjend dhe si pendët e saj të arta që shkëlqejnë.

14 Kur i Plotfuqishmi i shpërndau mbretërit në vend, Tsalmoni u mbulua me borë.

15 Një mal i Perëndisë është mali i Bashanit, një mal me shumë maja është mali i

Bashanit.

16 O male me shumë maja pse shikoni me zili malin që Perëndia ka zgjedhur për

banesë të tij? Po, Zoti do të banojë atje përjetë.

17 Qerret e Perëndisë janë një mori, mijëra e mijëra, Zoti është midis tyre ashtu si në

Sinai, në shenjtërinë e tij.

18 Ti je ngjitur lart, ke burgosur robërinë, ke marrë dhurata nga njerëzit edhe nga

rebelët, me qëllim që ti, o Zot Perëndi të mund të qëndrosh atje.

19 I bekuar qoftë Zoti, që për ditë mbart barrat tona; ai është Perëndia i shpëtimit

tonë. (Sela)

20 Perëndia është për ne Perëndia që çliron, dhe Zotit, Zotit, i përket çlirimi nga

vdekja.

Free Bibles: http://freebiblegospeltoallnations.blogspot.com 39

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!