08.09.2013 Views

The Book of Psalms in albanian language.pdf

Salmos da Bíblia no idioma albanês, editado e publicado por R. S. Chaves; Blog: http://rschavesgospel.blogspot.com

Salmos da Bíblia no idioma albanês, editado e publicado por R. S. Chaves; Blog: http://rschavesgospel.blogspot.com

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Bibla e Shenjtë - Psalmet

6 Qiejtë u bënë me anë të fjalës së Zotit dhe tërë ushtria e tyre me anë të frymës së

gojës së tij.

7 Ai mblodhi ujërat në një tog dhe vendosi thellësitë e tyre të mëdha si rezervuare.

8 Tërë toka le të ketë frikë nga Zoti dhe le të dridhen para tij tërë banorët e botës.

9 Sepse ai foli dhe gjëja u bë; ai udhëroi dhe gjëja u shfaq.

10 Zoti e bën të dështojë planin e kombeve dhe asgjeson synimet e popujve.

11 Plani i Zotit mbetet përjetë dhe qëllimet e zemrës së tij për çdo brez.

12 Lum ai komb që ka Perëndinë Zotin; lum populli që ai ka zgjedhur për trashëgim të

tij.

13 Zoti shikon nga qielli; ai shikon tërë bijtë e njerëzve.

14 Nga vendi i banimit të tij ai këqyr tërë banorët e tokës.

15 Ai e ka formuar zemrën e të gjithëve, që kupton tërë veprat e tyre.

16 Mbreti nuk shpëtohet nga një ushtri e madhe; trimi nuk shpëton për shkak të

forcës së tij të madhe.

17 Kali është një shpresë e kotë shpëtimi, dhe me forcën e tij të madhe nuk mund të

shpëtojë asnjeri nga rreziku.

18 Ja, syri i Zotit është mbi ata që kanë frikë para tij, mbi ata që shpresojnë në

mirësinë e tij,

19 për ta çliruar shpirtin e tyre nga vdekja dhe për t’i mbajtur të gjallë në kohë urie.

20 Shpirti ynë pret Zotin; ai është ndihma jonë dhe mburoja jonë.

21 Po, zemra jonë do të gëzohet tek ai, sepse kemi besim, në emrin e tij të shenjtë.

22 Mirësia jote qoftë mbi ne, o Zot, sepse kemi pasur shpresë te ti.

Psalmet 34

1 Unë do ta bekoj Zotin në çdo kohë; lëvdimi i tij do të jetë gjithnjë në gojën time.

2 Shpirti im do të krenohet me Zotin; njerëzit e përulur do ta dëgjojnë dhe do të

gëzohen.

3 Lartojeni Zotin bashkë me mua, dhe të lëvdojnë të gjithë emrin e tij.

4 Unë e kërkova Zotin, dhe ai m’u përgjigj dhe më çliroi nga të gjitha tmerret e mia.

5 Ata e shikuan atë dhe u ndriçuan, dhe fytyrat e tyre nuk u turpëruan.

6 Ky i pikëlluar klithi dhe Zoti e plotësoi, e shpëtoi nga të gjitha fatkeqësitë e tij.

7 Engjëlli i Zotit zë vend rreth atyre që kanë frikë prej tij dhe i çliron.

8 Provojeni dhe shihni sa i mirë është Zoti; lum ai njeri që gjen strehë tek ai.

9 Kini frikë nga Zoti, ju shenjtorë të tij, sepse asgjë nuk u mungon atyre që kanë frikë

prej tij.

10Luanët e vegjël vuajnë nga mungesa e madhe dhe nga uria, por atyre që kërkojnë

Zotin nuk u mungon asgjë.

11Ejani, o bij, dëgjomëni; unë do t’ju mësoj frikën e Zotit.

12Cili është ai njeri që dëshiron jetën dhe do ditë të gjata për të parë të mirën?

13Mbaje gjuhën tënde larg së keqes dhe buzët e tua të mos thonë gënjeshtra.

14Largohu nga e keqja dhe bëj të mirën, kërko paqen dhe siguroje.

15Sytë e Zotit janë mbi të drejtët dhe veshët e tij janë të vëmendshëm të kapin

britmën e tyre.

16Fytyra e Zotit është kundër atyre që sillen keq, për të çrrënjosur kujtimin e tyre nga

faqja e dheut.

17 Të drejtët bërtasin dhe Zoti i dëgjon dhe i çliron nga të gjitha fatkeqësitë e tyre.

18 Zoti qëndron afër atyre që e kanë zemrën të thyer dhe shpëton ata që e kanë

frymën të dërmuar.

Free Bibles: http://freebiblegospeltoallnations.blogspot.com 20

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!