16.11.2013 Views

Nr. 29 - Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Nr. 29 - Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Nr. 29 - Këshilli Gjyqësor i Kosovës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Prishtinë

VITI III / NR. 29 / 1 KORRIK 2008

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Editon: Zyra për Menaxhimin dhe Administrimin e Gazetës Zyrtare të Republikës së Kosovës

Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës botohet në mbështetje të Ligjit për Gazetën Zyrtare

nr. 2004/47; si dhe Rregullores së UNMIK-ut nr. 2005/25 për shpalljen e Ligjit për Gazetën

Zyrtare.

Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës boton tekstet zyrtare dhe përfundimtare të ligjeve të miratuara

nga Kuvendi i Kosovës dhe të shpallura nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm;

rezolutat e miratuara nga Kuvendi i Kosovës, rregullativat dhe aktet e tjera normative të Qeverisë

dhe ministrive; marrëveshjet e karakterit ndërkombëtar etj.

Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, botohet në pesë gjuhë: në gjuhën shqipe, angleze,

serbe, turke dhe atë boshnjake.

Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës administrohet nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Mbikëqyrja editoriale:

Sekretari i Përhershëm i Zyrës së Kryeministrit, FITIM KRASNIQI

Drejtor i Zyrës për Menaxhimin dhe Administrimin e Gazeta Zyrtare të Republikës së Kosovës:

Naser Canolli

Redaktor përgjegjës:

Mentor Hoxha

Redaksia

Shqipe Fazliu - Gashi

Adresa dhe korrespondencat:

Ndërtesa e re e Qeverisë,

Prishtinë

www.gazetazyrtare.com

038-201 14039

www.ks-gov.net/gazetazyrtare

ii

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

NË RAST MOSMARRËVESHJEJE NDËRMJET VERSIONEVE TË DOKUMENTEVE TË

NDRYSHME TË SHPALLURA NË GAZETËN ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS,

VERSIONET NË GJUHËT ZYRTARE TË QEVERISË, NË PËRPUTHJE

ME KUSHTETUTËN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, JANË NJËSOJ AUTENTIKE

iii

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

iv

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

Përmbajtja

LIGJIN PËR MBROJTJEN E BIMËVE............................................................... 1

LIGJI PËR AKTIVITETET E TREGTISË ME JASHTË..............................................18

LIGJI PËR ENERGJINË ELEKTRIKE...............................................................33

LIGJIN PЁR TRASHËGIMINË KULTURORE.......................................................44

LIGJIN PËR NJËSITË MATËSE..................................................................54

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

vi

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PËR MBROJTJEN E BIMËVE

LIGJI NR. 02/L-95

PËR MBROJTJEN E BIMËVE

Kuvendi i Kosovës,

Në bazë të Kreut 5.1 (j) dhe 9.1 26 (a) të Kornizës Kushtetuese

për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë

(Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/9 e dt. 15 maj 2001),

Me qëllim të rregullimit ligjor të mbrojtjes së shëndetit të

bimëve, paraqitjes, parandalimit të përhapjes së organizmave

të dëmshëm në bimë,

Miraton:

LIGJIN PËR MBROJTJEN E BIMËVE

Kapitulli I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Qëllimi i këtij ligji është:

Neni 1

Qëllimi

a). mbrojtja e bimëve, produkteve bimore, objekteve

nën mbikëqyrje, masat mbrojtëse biologjike të

bimëve,

b). përcaktimi i obligimeve dhe masave për parandalimin

e hyrjes dhe përhapjes së organizmave

të dëmshëm për bimë, produkte bimore, objekteve

të tjera dhe çrrënjosjen e asgjësimin e tyre,

c). mbledhja dhe këmbimi i informatave dhe të dhënave

me vendet tjera,

d). financimi dhe kompensimi për kryerjen e punëve

në lëmin e mbrojtjes së bimëve, si dhe

e). përcaktimi i obligimeve të organeve kompetente

për mbrojtjen e shëndetit të bimëve dhe punët e

inspektorit fitosanitar.

Ky Ligj siguron kushtet për:

Neni 2

Zbatimi

(a) mbrojtjen e bimëve dhe produkteve bimore nga

veprimi i organizmave të dëmshëm;

(b) parandalimin e futjes, përhapjes së organizmave

të dëmshëm dhe asgjësimin ose çrrënjosjen e

tyre me ndërmarrjen e masave fitosantare;

(c) zbulimin dhe identifikimin e organizmave të

dëmshëm;

(d) prodhimtari optimale dhe qarkullimin e bimëve e

produkteve bimore;

(e) zbatimin e mbikëqyrjes së përhershme të organizmave

të dëmshëm, menaxhimin e rreziqeve

që paraqesin ato, zbatimin e masave për mbrojtjen

e bimëve, kryerjen e punëve dhe raporteve

tjera;

(f) orientimin dhe përcjelljen e zhvillimit të veprimtarive

lidhur me mbrojtjen e shëndetit të bimëve;

(g) mbledhjen, ruajtjen, këmbimin e të dhënave dhe

informatave;

(h) edukimin, ngritjen e vetëdijes së popullatës për

mbrojtjen e bimëve.

Neni 3

Përkufizimet

Termet e përdorura për qëllime të këtij Ligji kanë këto

domethënie:

“Bimë” nënkupton bimët e gjalla ose pjesët e tyre duke

përfshirë edhe farërat.

“Pjesët e gjalla bimore” nënkuptojnë frytin në kuptimin

botanik me përjashtim të atyre që ruhen në gjendje të

ngrirë, perimet, përveç atyre që janë në gjendje të ngrirë,

zhardhokë të patateve, zhardhokë të qepëve, copëzat e

bimëve, rizome, lule të prera me ose pa gjemba, degë

me gjethe, degë të prera me gjethe si pjesë të bimëve të

përfituara nga kultura e indeve, miceli i kërpudhave dhe

polen i gjallë.

“Materiali për mbëltim” nënkupton bimët e mbëltuara që

mbesin si të tilla ose do të mbëltohen sërish ose bimët

dhe pjesët e gjalla të atyre bimëve që nuk janë mbëltuar

por janë të destinuara për mbëltim.

“Farëra” nënkupton farën e bimëve, farërat e drithërave,

bimëve industriale, bimëve foragjere, perimeve, bimëve

shëruese, aromatike, pemëve, luleve, drunjëve pyjor që

shërbejnë për mbjellje dhe riprodhim të deklaruar si material

për shumim.

“Produkt bimor” nënkupton të gjitha produktet me origjinë

bimore, të papërpunuara ose që i nënshtrohen procesit

të thjesht të përpunimit, që nuk bëjnë pjesë në bimë

sipas këtij Ligji. Në produkte bimore bëjnë pjesë druri,

nëse ai e ruan tërë sipërfaqen e tij në gjendje natyrore

ose pjesët e tij, me apo pa lëvore, i përpunuar në formë të

pllakave të prera, pjesëzat, tallashi, mbetjet e drurit ose

copëzat e drurit, druri i gdhendur, ambalazhi nga druri,

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PËR MBROJTJEN E BIMËVE

dhe materiali për paketim i punuar nga druri e që përdoret

për transportim të dërgesave të ndryshme.

“Bimë për mbjellje” nënkupton bimët e dedikuara për

mbjellje në faza të caktuara.

“Organizma të dëmshëm” nënkupton organizmat me

origjinë bimore dhe shtazore ose patogjenët të cilët në

forma të ndryshme shkaktojnë dëme në bimë, produkte

bimore dhe objekte të tjera.

“Futja e organizmave të dëmshëm” nënkupton futja e

organizmave të dëmshëm në Zonat në të cilat nuk ka

qen i pranishëm më parë, ose nuk ka qen i pranishëm në

pjesën e kufizuar të terrenit.

“Mbrojtja biologjike e bimëve” nënkupton mënyrën e

asgjësimit të organizmave të dëmshëm në bujqësi dhe

pylltari, nëpërmjet shfrytëzimit të armiqve natyror, antagonistëve

të tyre, dhe agjentëve të tjerë biologjik që shumohen

vetvetiu.

“Pasaportë bimore” nënkupton një dokument zyrtar në

formë të shkruar ku ceket se janë përmbush standardet

e shëndetit të bimëve dhe kërkesat specifike për bimët

dhe produktet bimore që qarkullojnë brenda territorit të

shteteve anëtare të BE-së.

“Prodhues i bimëve” nënkupton personin fizik apo juridik

i cili është pronar, apo merret me prodhimin, përpunimin,

trajtimin, deponimin, tregtimin, shpërndarjen apo përdorimin

tjetër të bimëve dhe produkteve bimore.

“Lista” nënkupton organizmat e dëmshëm, hyrja dhe

përhapja e të cilave është e ndaluar. Këto lista përmbajnë

emrat e insekteve, nematodeve, baktereve, kërpudhave,

viruseve, fitoplazmave dhe bimëve parazitë që kanë shtrirje

në të gjitha fazat e zhvillimit të tyre.

“Territori nën mbikëqyrje të veçantë” nënkupton vendin

e caktuar i cili i është ekspozuar rrezikut ose territor

pa praninë e organizmave të dëmshëm në të cilin mbrojtja

e bimëve është e rregulluar në mënyrë të veçantë nga

Ministria.

“Veprimtaria fitosanitare” nënkupton procedurën për

menaxhim apo ndonjë procedurë tjetër e cila zbatohet

në pajtim me këtë Ligj, me qëllim të pengimit të futjes

apo përhapjes së organizmave të dëmshëm nga ndonjë

vend tjetër.

“Rregullativa Fitosanitare” nënkupton këtë Ligj dhe të

gjitha aktet tjera nënligjore të nxjerra në bazë të këtij Ligji,

sikurse edhe kontratat, marrëveshjet ndërkombëtare nga

lëmi i mbrojtjes së bimëve.

“Inspektor” nënkupton personin e autorizuar nga Ministria

me qëllim të zbatimit të këtij ligji.

“Punët me interes publik” nënkuptojnë punët në lëmin

e mbrojtjes së bimëve, të përcaktuara me këtë Ligj për

kryerjen e të cilave subjektet dhe personat kanë obligim

të posaçëm për realizimin e interesit të përgjithshëm publik.

“Fitocertifikatë” nënkupton një dokument zyrtar që

pasqyron shëndetin e bimëve, produkteve bimore dhe

kushtet e dërgesës së bimëve të lejuara nga organi kompetent

i vendit të origjinës së bimëve, e cila e shoqëron

dërgesën e bimëve të importuara apo të bartura në kalim

transit.

“Certifikata për Rieksport” nënkupton vërtetimin mbi

gjendjen shëndetësore të dërgesës së bimëve për rieksport,

të cilën e lëshon organi kompetent ose vendi eksportues.

“Eksport”nënkupton transportin e bimëve, produkteve

bimore dhe objektet nën mbikëqyrje me origjinë nga

Kosova.

“Rieksporti” nënkupton transportimin e dërgesës së

bimëve e cila është importuar në Kosovë me qëllim të

rieksportit e cila mund të deponohet, ndahet, ripaketohet

ose kombinohet me dërgesa tjera.

“Vendi i prodhimit”, nënkupton tokën apo rajonin e tokave

ku gjendet njësia prodhuese me të gjitha, pajisjet,

mjetet dhe makinat për prodhim të bimëve.

“Objektet nën mbikëqyrje”, nënkupton vendet, pajisjet

për deponim, trajtim, përpunim të bimëve, produkteve bimore,

ambalazhit, mjetet transportuese, kontejnerët, toka

apo materiali tjetër bazë në të cilin kultivohen bimët ose

organizmat tjerë, mjetet apo materialet të cilat mund të

përmbajnë dhe bartin organizma të dëmshëm për bimë

që kërkon ndërmarrjen e masave fitosanitare.

“Transferimi” nënkupton secilin transferim të bimëve,

produkteve bimore, materialit tjetër dhe objekteve të tjera

jashtë vendit të prodhimit.

“Vlerësimi i rrezikut” nënkupton vlerësimin e futjes së

mundshme, vendosjes apo përhapjes së organizmave si

dhe ndërmarrja në konsideratë e masave të ndryshme

fitosanitare si dhe pasojat e mundshme ekonomike.

“Dërgesa e bimëve” nënkupton numrin e bimëve, sasinë

e produkteve bimore dhe objekteve të tjera të cilat transportohen.

“Vlerësimi i organizmave të dëmshëm” nënkupton procedurën

zyrtare të grumbullimit, ruajtjes dhe përpunimit

të shënimeve për pranin e organizmave të dëmshëm në

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PËR MBROJTJEN E BIMËVE

bimë, në bazë të përcjelljes së gjendjes shëndetësore,

hulumtimeve sistematike, kontrollimeve inspektuese apo

procedurave të tjera si dhe burimeve plotësuese.

“Kalimi transit” nënkupton secilin transport të dërgesës

së bimëve e cila nuk importohet në Kosovë, por kalon në

zonën kufitare dhe territorin e Kosovës, ndërsa paraqitet

si objekt për procedurë zyrtare dhe ka për qëllim sigurimin

që dërgesa të mos hapet, ndahet, ripaketohet dhe as

të kombinohet me dërgesa tjera.

“Importi” nënkupton secilën futje të dërgesës së bimëve

në pikat doganore të Kosovës, pa marrë parasysh destinimin

e tyre sipas Ligjeve doganore, përveç kalimit transitit.

“Vendi i origjinës” nënkupton vendin në të cilin bimët

janë kultivuar apo nga ato janë përftuar produktet bimore.

“Mbrojtja e bimëve” nënkupton, identifikimin, përcjelljen,

pengimin, përhapjen, asgjësimin ose çrrënjosjen e organizmave

të dëmshëm të bimëve, produkteve bimore dhe

objekteve të tjera duke zbatuar masat fitosanitare.

“Pika e inspektimit kufitar” nënkupton shërbimet fitosanitare

në kufi të autorizuara për kryerjen e kontrollit të

bimëve dhe produkteve bimore të importuara, eksportuara,

rieksportuara e që janë nën mbikëqyrjen e inspektorit

fitosanitar në bashkëpunim me Shërbimin Doganor.

“Person” nënkupton çdo person fizik apo juridik.

“Leje Importi” nënkupton dokumentin zyrtar që nevojitet

për të lejuar importin e mallrave me prejardhje bimore, të

cilat i nënshtrohen kërkesave specifike fitosanitare.

“Tregtues” nënkupton çdo person i regjistruar për plasim

në treg të bimëve dhe produkteve bimore.

“Regjistrimi” nënkupton aktin e aprovimit nga organi

kompetent për tu marrë me prodhimin e bimëve dhe

produkteve bimore.

“Organ kompetent” nënkupton Departamentin e prodhimit

dhe mbrojtjes së bimëve.

“Ministria” - nënkupton Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë

dhe Zhvillimit Rural.

“Ministër” - nënkupton Ministrin e Ministrisë së Bujqësisë,

Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Kapitulli II

MBROJTJA E BIMËVE

Neni 4

Mbrojtja e bimëve përfshin:

(a) identifikimin dhe përcjelljen, pengimin dhe

përhapjen e organizmave dëmtues në bimë,

produkte bimore, objekte tjera që janë nën

mbikëqyrje dhe çrrënjosjen apo asgjësimin e

tyre;

(b) përcaktimin dhe zbatimin e masave fitosanitare;

(c) realizimin e obligimeve që dalin nga konventat,

marrëveshjet, dhe kontratat ndërkombëtare nga

lëmi i mbrojtjes së shëndetit të bimëve.

Neni 5

5.1. Mbrojtja e bimëve është e drejtë dhe përgjegjësi e institucioneve

dhe organeve kompetente të Kosovës,

Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,

ekzekutuesve të punëve me interes publik dhe

bimë prodhuesve.

5.2. Punët udhëheqëse profesionale që i përkasin mbrojtjes

së bimëve në tërësi, produkteve bimore dhe objekteve

të tjera, mbikëqyrjes së inspeksionit fitosanitar

si dhe punët e detyrat tjera, janë në harmoni më

këtë Ligj. Këto detyra duhet të jenë në përputhshmëri

me Konventat dhe Marrëveshjet ndërkombëtare nga

lëmi i mbrojtjes së bimëve.

5.3. Ministria i kryen punët nga lëmi i mbrojtjes së bimëve,

farërave, materialit për mbëltim, produkteve për

mbrojtjen dhe ushqimin e bimëve.

Neni 6

6.1. Ministria, kryerësit e punëve publike dhe prodhuesit

e bimëve, duhet të kryejnë dhe të bashkëpunojnë

për zbatimin e përcjelljes së përhershme të shëndetit

të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera,

me qëllim të identifikimit dhe raportimit për paraqitjen

dhe përhapjen e organizmave të dëmshëm, si

dhe çrrënjosjen ose asgjësimin e tyre.

6.2. Lidhur me shfaqjet e reja e të papritura të organizmave

të dëmshëm nga Lista I.A. dhe II.A., kryerësit

e punëve publike duhet menjëherë të informojnë inspektorin

fitosanitar dhe organin kompetent.

6.3. Në lëmin e mbrojtjes së shëndetit të bimëve në pylltari,

organi kompetent dhe kryerësit e punëve me

interes publik në lëmin e pylltarisë, veprimtarinë e

tyre duhet ta ushtrojnë në pajtim me këtë Ligj dhe

aktet nënligjore.

Neni 7

Prodhuesi i bimëve është i obliguar që:

(a) gjatë periudhës së kultivimit të bimëve të mbajë

nën kontroll shëndetin e bimëve, me qëllim të

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PËR MBROJTJEN E BIMËVE

identifikimit, të parandalimit të përhapjes së organizmave

të dëmshëm në sipërfaqet në të cilat

kultivohen bimët si: ngastrat, plantacionet, fidanishtet,

pemishtet, serrat dhe të ngjashme, bimët

natyrore dhe produktet bimore, sikurse edhe objektet

e tjera, pronar i të cilave është, apo dikush

tjetër i shfrytëzon për nevojat e tija;

(b) të informoi për shfaqjet e reja e të papritura apo

nëse dyshohet për pranin e organizmave të

dëmshëm në bimë nga Lista I.A. dhe II.A., dhe

me këtë rast ai informon inspektorin fitosanitar,

ose kryerësit e punëve publike, të cilët menjëherë

e informojnë organin kompetent të Ministrisë;

(c) menjëherë të ndërmarr masa, të cilat i përcakton

organi kompetent apo inspektori fitosanitar,

me qëllim të pengimit, të përhapjes dhe të çrrënjosjes

të organizmave të dëmshëm;

(d) të mbajnë evidencë mbi masat e ndërmarra për

mbrojtjen e bimëve dhe i mundëson personit zyrtar

kontrollimin e tyre;

(e) të mundësoj zbatimin e masave të përcaktuara

nga organi kompetent;

(f) të mundësoj dhe ndihmoj në kryerjen e kontrollit

inspektues fitosanitar.

Neni 8

8.1. Nëse prodhuesi i bimëve nuk zbaton masat e përcaktuara

nga neni 7 pika (a) (c) dhe (e) të këtij ligji,

inspektori fitosanitar përcakton zbatimin e tyre në

llogari të prodhuesve të bimëve.

8.2. Përjashtim nga dispozitat e nenit 7 pika (a) (c) dhe

(e) të këtij ligji, prodhuesi i bimëve i cili është pronar

apo shfrytëzues i bimëve pyjore, por është i obliguar

të lajmërojë menjëherë inspektorin e pylltarisë dhe

kryerësit e punëve publike nga lëmi i pylltarisë për

shfaqjen e organizmave të dëmshëm nga Lista I.A.

dhe II.A., të cilët menjëherë lajmërojnë organin kompetent

për punët e pylltarisë dhe organin kompetent

për mbrojtjen e bimëve nga neni 6 paragrafi 3 i këtij

ligji.

8.3. Personat të cilët nga natyra e punës vërejnë apo

dyshojnë në shfaqjen e re e të papritur të organizmave

të dëmshëm në bimë, atëherë duhet të informojnë

organet kompetente për mbrojtjen e bimëve.

Kapitulli III

PARANDALIMI I SHFAQJES DHE

PËRHAPJES SË ORGANIZMAVE TË DËM-

SHËM NË BIMË, PRODUKTET BIMORE DHE

OBJEKTEVE TË TJERA SI DHE MASAT PËR

ÇRRËNJOSJEN APO ASGJASIMIN E TYRE

Neni 9

Organizmat e dëmshëm, sipas rrezikut për shëndetin e

disa llojeve të veçanta të bimëve dhe sipas natyrës së

shkaktimit të dëmeve me rëndësi ekonomike në bimët të

kultivuara dhe ato pyjore, ndahen sipas listave vijuese:

I. Lista I.A.: organizmat e dëmshëm, futja dhe

përhapja e të cilëve është e ndaluar në territorin

e Kosovës e që prania e tyre është konfirmuar

në Kosovë;

II. Lista I.A.I.: organizmat e dëmshëm, futja dhe

përhapja e të cilëve është e ndaluar në territorin

e Kosovës edhe nëse është vërtetuar prania e

tyre në ndonjë bimë të veçantë apo produkte bimore;

III. Lista I.B.: organizmat e dëmshëm, futja dhe

përhapja e të cilave është e ndaluara në zonat e

mbrojtura;

IV. Lista I.B.I.: organizmat e dëmshëm, futja dhe

përhapja e të cilëve është e ndaluar në zonat

e mbrojtura edhe nëse është vërtetuar prania e

tyre në ndonjë bimë apo produkte bimore.

Neni 10

10.1. Bimët, produktet bimore dhe objektet të tjera të

cilët janë bartës të organizmave të dëmshëm nga

neni 9 pika III) të këtij Ligji dhe të cilat në masë

të madhe paraqesin rrezik për shëndetin e bimëve

janë të përfshira në listat vijuese:

Lista II.A.: bimët, produktet e bimëve dhe objekteve

të tjera, importi i të cilave është i ndaluar

në Kosovë;

Lista II.B.: bimët, produktet bimore dhe objekteve të

tjera, importi i të cilave është i ndaluar në

zonat e mbrojtura të caktuara;

Lista IV.A.: bimët, produktet bimore dhe objekteve të

tjera të cilat, duhet të plotësojnë kërkesat

specifike fitosanitare për import dhe transport

në Kosovë;

Lista IV.B.: bimët, produktet bimore dhe objekteve të

tjera të cilat duhet të plotësojnë kërkesat

specifike fitosanitare për import dhe transport

në zonat e mbrojtura;

LISTA V.A.:

Lista V.A - I: bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera

për të cilat është i obliguar lëshimi i fitocertifikatës

për tërë territorin e Kosovës;

Lista V.A - II: bimët, produktet bimore dhe objektet e

tjera për të cilat është i obliguar lëshimi

i fitocertifikatës për zona të veçanta të

mbrojtura;

LISTA V.B.:

Lista V B - I: bimët, produktet bimore dhe objektet e

tjera për të cilat duhet të jepet fitocertifi-

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PËR MBROJTJEN E BIMËVE

katë për tërë territorin e Kosovës;

Lista V B - II: bimët, produktet bimore dhe objektet e

tjera, për të cilat është i obliguar lëshimi

i fitocertifikatës për zona të veçanta

të mbrojtura;

10.2. Listat nga neni 9 dhe 10 janë pjesë e Aneksit i cili

është pjesë pёrbёrëse e këtij ligji.

Neni 11

11.1. Nëse në territorin e Kosovës shfaqen organizmat

e dëmshëm në zonën e mbrojtur nga Lista I.A. e

II.A. dhe nga Lista I.B. dhe II.B. ose konstatohen

simptomat në bimë, produkte bimore dhe objekte

të tjera, në bazë të të cilëve dyshohet për praninë e

organizmave të dëmshëm nga Lista I.A., II.A., I.B.,

II.B., kryerësit e punëve publike dhe prodhuesit e

bimëve, duhet të lajmërojnë menjëherë në mënyrë

të rregullt inspektorin fitosanitar dhe organin kompetent.

11.2. Prodhuesi i bimëve duhet të mbrojë bimët, produktet

bimore dhe objektet e tjera sipas udhëzimeve

të përcaktuara nga Inspektori fitosanitar, ndërsa

mënyrën e lajmërimit e përcakton Ministria me akt

nënligjor.

Neni 12

Laboratori referent fitosanitar

12.1. Në rast të dyshimit të pranisë së organizmave të

dëmshëm, inspektori fitosanitar merr mostrën dhe

atë e dërgon për analizë në laboratorin referent

fitosanitar që e përcakton Ministria.

12.2. Laboratori referent fitosanitar:

(a) përdorë metodat për trajtimin e mostrës të cilat

sigurojnë kushtet për parandalim të rrezikut nga

përhapja e organizmave të dëmshëm, konstaton

praninë e tyre, mbanë evidencën e mostrave,

ruan dhe prezanton shënimet për kryerjen e

analizave në mënyrë të rregullt,

(b) nëse vërteton praninë e organizmave të dëmshëm

nga Lista I.A. dhe II.A., ose në zonën e

mbrojtur nga Lista I.B. dhe II.B., inspektori fitosanitar

urdhëron ndërmarrjen e masave përkatëse

fitosanitare,

(c) organi kompetent informon prodhuesit e bimëve

dhe subjektet e tjera për shfaqjen e organizmave

të dëmshëm, rrezikun të cilin ato e bartin

dhe i njofton të njëjtit për veprimet dhe masat

paraprake për parandalimin e dëmeve në bimë,

produkte bimore dhe objekteve të tjera.

12.3. Masat nga paragrafi 2 pika (c) të këtij neni i përcakton

Ministria me akt nënligjor.

12.4. Obligimet ndërmjet Ministrisë dhe laboratorit referent

fitosanitar rregullohen me memorandum të

bashkëpunimit ose marrëveshje.

Neni 13

Mbajtja e shënimeve

13.1. Organi kompetent në mënyrë të rregullt mban evidencën

dhe i ruan të gjitha shënimet dhe rezultatet

për paraqitjen e organizmave të dëmshëm dhe

shënimet tjera të domosdoshme lidhur me përcjelljen

e organizmave të dëmshëm, me qëllim të sigurimit

dhe posedimit me informata të besueshme

të cilat mund të jenë me interes kombëtar dhe

ndërkombëtar.

13.2. Ministria me akte nënligjore përcakton përmbajtjen,

formën dhe mënyrën e mbajtjes së evidencës:

(a) për identifikimin e ri të organizmave të dëmshëm

nga Lista I.A. dhe II.A. në Kosovë, mund të shpallën

në mënyrë të rregullt,

(b) dhënien ose shpalljen e të dhënave për identifikimin

e ri të organizmave të dëmshëm nga Lista

I.A. dhe II.A.

TERRITORI NËN MBIKËQYRJE TË VEÇANTË

Neni 14

14.1. Nëse në territorin nën mbikëqyrjen e veçantë,

konstatohet prania e organizmave të dëmshëm

dhe gjatë ekzistimit të rrezikut për praninë dhe

përhapjen e tyre, inspektori fitosanitar:

(a) evidenton vend ndodhjen e tyre dhe urdhëron

ndërmarrjen e masave fitosanitare të përcaktuara

nga Ministria;

(b) varësisht nga lloji i organizmave të dëmshëm në

mënyrë të rregullt i lajmëron prodhuesit e bimëve

për vendin e evidentuar të paraqitjes.

14.2. Kufijtë e territorit nën mbikëqyrje të veçantë, masat

për identifikimin, parandalimin dhe përhapjen e organizmave

të dëmshëm, dhe masat për ndërprerjen

e aktiviteteve fitosanitare, si dhe mënyrën e

lajmërimit e rregullon Ministria me akte nënligjore.

ZONAT E MBROJTURA

Neni 15

15.1. Territori në të cilin nuk është konstatuar prania e

një apo më shumë organizmave të dëmshëm, por

në të cilin ekziston rreziku nga shfaqja e organizmave

të tillë shpallet zonë e mbrojtur.

15.2. Prania e organizmave të dëmshëm në zonën e

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PËR MBROJTJEN E BIMËVE

mbrojtur konsiderohet nëse:

(a nuk janë ndërmarrë masat përkatëse fitosanitare

për asgjësimin e tyre;

(b) janë ndërmarrë masat mbrojtëse, por ato nuk

kanë treguar sukses gjatë periudhës 3 vjeçare.

15.3. Në zonën, në të cilën prania e një apo më tepër organizmave

të dëmshëm nuk është konstatuar dhe

ajo është shpallur zonë e mbrojtur në mënyrë të

rregullt, Ministria duhet të ndërmarr veprime sistematike

të mbikёqyerjes.

15.4. Shpalljen e zonës së mbrojtur, listat e zonave të

mbrojtura dhe kushtet për kryerjen e ekzaminimeve

sistematike brenda zonës së mbrojtur i përcakton

Ministria me akte nënligjore.

Kapitulli i IV

NDALESAT DHE KUFIZIMET E FUTJES DHE

PËRHAPJES SË ORGANIZMAVE TË

DËMSHËM PËR BIMË

Neni 16

16.1. Ndalohet futja dhe përhapja e organizmave të

dëmshëm nga Lista I.A. dhe II.A. në tërë territorin

e Kosovës.

16.2. Ndalohet futja dhe përhapja e organizmave të

dëmshëm nga Lista I.B. dhe II.B. në zonat e mbrojtura.

16.3. Futja e organizmave të dëmshëm nga paragrafi 1

dhe 2 të këtij neni, është secila futje me qëllim apo

pa qëllim e organizmave të dëmshëm në territorin

e Kosovës ose në zonat e mbrojtura.

16.4. Futja dhe përhapja e organizmave të dëmshëm të

cilët nuk janë në Listat nga paragrafi 1 dhe 2 të

këtij neni, po ashtu ndalohet nëse ekziston rreziku

për shëndetin e bimëve në territorin e Kosovës.

Neni 17

Ndalesat e importit

17.1. Ndalohet importi i bimëve, produkteve bimore dhe

objekteve të tjera nga Lista III.A. në territorin e

Kosovës.

17.2. Ndalohet importi i bimëve, produkteve bimore dhe

objekteve të tjera nga lista III.B. në zonat e mbrojtura.

17.3. Ndalohet importi dhe transferimi i bimëve, produkteve

bimore dhe objekteve të tjera nga Lista IV.A.,

nëse masat e përcaktuara fitosanitare nuk janë

plotësuar.

17.4. Ndalohet importi dhe transferimi i bimëve, produkteve

bimore dhe objekteve të tjera nga Lista

IV.B., në territoret ku ajo zonë është shpallur e

mbrojtur, nëse masat e përcaktuara nuk janë të

kënaqshme.

17.5. Importi dhe transferimi i bimëve, produkteve bimore

dhe objekteve të tjera nga listat në paragrafin

1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni, ndalohen nga Ministria

me akt nënligjor.

Neni 18

18.1. Përjashtim nga dispozitat e nenit 16 dhe 17 të këtij

Ligji, personat juridik të cilët merren me veprimtari

shkencore-hulumtuese, mund të importojnë

ose transferojnë organizma të dëmshëm nga Lista

I.A., II.A., I.B., II.B., bimë, produkte bimore dhe objekte

të tjera nga Lista III.A., III.B., IV.A. dhe IV.B.,

nëse:

(a) posedojnë leje për import;

(b) i përdorin për ekzaminim, hulumtim ose për punë

në seleksionimin e bimëve;

(c) i plotësojnë kushtet e parapara në pikëpamje të

aftësisë profesionale dhe teknike, të cilat i përcakton

organi kompetent.

18.2. Lejen nga paragrafi 1 të këtij neni, e lëshon organi

kompetent i Ministrisë në bazë të kërkesës të personit

juridik.

18.3. Kërkesa duhet të përmbajë:

(a) të dhënat për paraqitësin e kërkesës;

(b) të dhënat mbi organizmat e dëmshëm për bimë,

produkte bimore dhe objekte të tjera sipas paragrafit

1 të këtij neni.

18.4. Organi kompetent mban evidencë për importin e

bimëve sipas paragrafit 3 pika (b) të këtij neni.

18.5. Kushtet për ngritje profesionale teknike, përmbajtjen

me detaje dhe formularin e lejes për import

nga ky nen, i përcakton Ministria me akt nënligjor.

Neni 19

19.1. Përjashtim nga dispozitat e nenit 16 dhe 17 të këtij

Ligji, organi kompetent në pajtim me kërkesat e

përcaktuara dhe nëse vlerëson se nuk ekziston

rreziku për përhapjen e organizmave të dëmshëm,

në raste të veçanta mund të lejoj:

(a) importin e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve

të tjera të cilat kultivohen ose përdorën

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PËR MBROJTJEN E BIMËVE

për nevoja personale dhe janë të destinuara për

mbëltim ose përdorim personal të menjëhershëm;

(b) importin e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve

të tjera, në rastet kur organizmat e dëmshëm

janë të pranishëm, përveç atyre që përdorën për

mbjellje.

19.2. Organi kompetent mbanë shënime për importin e

lejuar në bazë të paragrafit 1. pika (a) dhe (b) të

këtij neni.

Neni 20

20.1. Dispozitat nga neni 16 dhe 17 të këtij Ligji nuk zbatohen

nëse:

(a) dërgesa e bimëve është në kalim transit në

Kosovë;

(b) sasitë e vogla të bimëve, produkteve bimore dhe

objekteve të tjera, duke përfshirë artikujt ushqimorë

dhe ushqimin për kafshë, të destinuara

për përdorim personal, nevoja industriale dhe jo

komerciale ose përdorën për ushqim gjatë transportit.

20.2. Sasitë e vogla nga paragrafi 1 pika (b) të këtij neni

zbatohen për: fryte të freskëta, përveç patateve;

luleve të prera dhe buqete lulesh; farërave në paketim

origjinal, përveç farës së patates; rizomat e

bimëve dekorative; kërcejve të trupave halorë pa

rrënjë për nevojat e festave dhe luleve në saksi të

cilat përdoren ekskluzivisht për nevojat e shfrytëzuesit

të fundit.

20.3. Sasitë e vogla të bimëve sipas këtij neni, i përcakton

Ministria me akt nënligjor.

REGJISTRI I PRODHUESVE TË BIMËVE,

PËRPUNUESVE, IMPORTUESVE,

SHPËRNDARËSVE DHE DEPONUESVE

Neni 21

Me prodhimin, përpunimin, importin, deponimin dhe

shpërndarjen e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve

të tjera nga Lista V.A. dhe V.B., mund të merren personat

juridik dhe fizik, të cilët i përmbushin kërkesat e

parapara për ushtrimin e këtyre veprimtarive, ose janë të

regjistruar në regjistrin e Ministrisë.

Neni 22

22.1. Regjistrimi është i obliguar për personat vijues:

(a) prodhues të bimëve, përpunues, shpërndarës,

deponues të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve

të tjera nga Lista V.A.;

(b) importues të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve

të tjera nga Lista V.B.;

(c) prodhues të llojeve specifike të bimëve, produkteve

bimore e objekteve të tjera të cilat nuk janë

të cekura në Listën V.A. dhe për qendra gjegjëse

të grumbullimit ose shpërndarjes në zonën e kultivimit.

22.2. Përmbajtjen dhe mënyrën e mbajtjes së regjistrave,

Ministria e rregullon me akt nënligjor, ndërsa regjistrin

e përcakton dhe e mban organi kompetent i

Ministrisë.

Neni 23

23.1. Për regjistrim nga neni 21 të këtij Ligji, duhet të jetë

i punësuar personi përgjegjës i cili është i aftësuar

në mënyrë profesionale për prodhimin dhe mbrojtjen

e bimëve, e që është përgjegjës për përmbushjen

e obligimeve nga neni 24 i këtij Ligji.

23.2. Kriteret për aftësim profesional të personit

përgjegjës për mbrojtjen e bimëve i përcakton Ministria

me akt nënligjor.

23.3. Kërkesën për regjistrim nga neni 21 i këtij Ligji, në

formë të shkruar i bëhet organit kompetent.

23.4. Vendimin për regjistrim e merr Ministria, më së

voni 30 ditë nga dita e pranimit të kërkesës dhe

dokumentacionit.

23.5. Nëse personi i regjistruar në regjistër ndërprenë

përmbushjen e obligimeve dhe kërkesave të

parapara sipas këtij Ligji, Ministria merr vendim

për çregjistrimin e tij.

Neni 24

24.1. Personat e regjistruar janë të obliguar:

(a) mbajnë shënime për prodhimin, përpunimin dhe

qarkullimin e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve

të tjera të cilat i deponojnë ose kanë në

planë t’i mbëltojnë në pronë, përpunojnë ose i

shpërndajnë në një vend tjetër;

(b) mbajnë dhe plotësojnë rregullisht planin e vendit

ku bimët kultivohen, përpunohen, deponohen

dhe përdorën;

(c) bëjnë në mënyrë të rregullt kontrollime të duhura

vizuele në bimë;

(d) mundësojnë qasjen e inspektorit fitosanitar për

kryerjen e inspektimit, kontrollit të bimëve, vendit

dhe dokumentacionit, si dhe marrjen e mostrave;

(e) lajmërojnë organin kompetent të Ministrisë ose

inspektorin fitosanitar për të gjitha paraqitjet për

rritjen e numrit të organizmave të dëmshëm në

bimë dhe për prodhimtarinë e tyre;

(f) paraqesin organit kompetent të Ministrisë në afa-

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PËR MBROJTJEN E BIMËVE

tin e përcaktuar të gjitha ndryshimet e të dhënave

të cilat mbahen në regjistër;

(g) për çdo vit njoftojnë organin kompetent të Ministrisë

në afatin e duhur dhe Inspektorin fitosanitar

për sasinë dhe vendin e prodhimit, përpunimit të

bimëve dhe produkteve bimore;

(h) bashkëpunojnë me organin kompetent të Ministrisë

dhe Inspektorin fitosanitar lidhur me sigurimin

e mbrojtjes së shëndetit të bimëve dhe

(i) ruajnë dokumentacionin së paku një vit.

24.2. Ministria, me akt nënligjor rregullon mënyrën e kryerjes

së kontrollit shëndetësor të bimëve, afatet,

përmbajtjen dhe mënyrën e dërgimit të të dhënave

nga paragrafi 1 pika (a) të këtij neni.

Neni 25

Përjashtim nga dispozitat e nenit 24, regjistrimi nuk është

i obliguar për prodhuesit dhe përpunuesit e vegjël të cilët

nuk merren me prodhimtari dhe përpunim profesional të

bimëve, ose prodhimtaria dhe përpunimi, shitja e bimëve,

produkteve bimore dhe objekteve të tjera është e destinuar

për nevojat personale të personave fizikë në tregun

lokal dhe nuk paraqesin rrezik për përhapjen e organizmave

të dëmshëm.

Kapitulli i V

IMPORTI, EKSPORTI DHE KALIMI TRANZIT I

DËRGESAVE TË BIMËVE

Neni 26

Importi

26.1. Importi i bimëve lejohet nëse:

(a) importuesi është i pajisur me leje importi nga organi

kompetent i Ministrisë,

(b) dërgesa e bimëve mund të importohet nëpër

vendkalimet e përcaktuara kufitare në të cilat

ekziston shërbimi fitosanitar.

26.2. Vendkalimet kufitare duhet të përmbushin kushtet

e përcaktuara për kryerjen e kontrollit shëndetësor

të dërgesave bimore.

Neni 27

27.1. Dërgesat e bimëve nga Lista V.B.I. ambalazhi dhe

mjetet transportuese me të cilat transportohet i nënshtrohen

kontrollit të detyrueshëm të inspeksionit

fitosanitar, ku me këtë rast do të vërtetohet se:

(a) dërgesa e bimëve shoqërohet me fitocertifikatë,

(b) në dërgesë nuk janë të pranishëm organizmat e

dëmshëm nga Lista I.A. dhe II.A.;

(c) në dërgesë nuk janë të pranishëm organizmat e

dëmshëm të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve

të tjera nga lista II.A.;

(d) i përmbush kushtet e veçanta fitosanitare në pajtim

me Listën IV.A.

27.2. Çdo dërgesë e bimëve nga paragrafi 1 pika (a) të

këtij neni, duhet të shoqërohet me fitocertifikatë

origjinale nga vendi i origjinës, ose fitocertifikata

me klauzolat plotësuese, kur dërgesa e bimëve

duhet ti përmbushë kërkesat e veçanta fitosanitare

në pajtim me Listën IV.A. dhe IV.B. të cilat i rregullon

organi i vendit prej nga vjen dërgesa e që nuk

është vend i origjinës.

27.3. Për dërgesat e bimëve nga paragrafi 1 të këtij neni,

të cilat pas lëshimit të fitocertifikatës në vendin e

origjinës, janë transportuar, deponuar, ripaketuar

ose ndarë në një vend tjetër i cili nuk është vend i

origjinës, duhet që fitocertifikata origjinale ose kopja

e saj e vërtetuar të shoqërohet me fitocertifikatën

për rieksport të lëshuar në vendin tjetër.

27.4. Nëse dërgesa e bimëve nga paragrafi 1 i këtij

neni, vazhdimisht importohet në më shumë vende

dhe me këtë rast janë lëshuar më shumë fitocertifikata

për rieksport, atë dërgesë të bimëve duhet

shoqëruar krahas fitocertifikatës origjinale ose të

kopjes së vërtetuar të saj edhe origjinali apo kopja

e fitocertifikatës për rieksport nga të gjitha ato

vende.

27.5. Kontrollit të inspekesionit kufitar duhet t’i nënshtrohen

edhe dërgesat tjera të bimëve, nëse inspektori

fitosanitar dyshon se ekziston rreziku për

përhapjen e organizmave të dëmshëm të bimëve.

27.6. Procedurën e kontrollit të inspeksionit nga paragrafi

1 pika (b) të këtij neni, e përcakton Ministria

me akt nënligjor.

Neni 28

Çdo dërgesë e bimëve nga Lista V.B.II. e cila importohet

në zonën e mbrojtur, përveç kërkesave të përcaktuara

në nenin 27 të këtij Ligji, duhet t’i përmbushë edhe këto

kërkesa:

(a) të mos janë të pranishëm organizma të dëmshëm

nga Lista I.B. dhe II.B.;

(b) të mos përmbajë bimë, produkte bimore dhe objekte

të tjera nga Lista III.B. dhe

(c) të përmbushë kërkesat e veçanta fitosanitare

nga Lista IV.B.

Neni 29

29.1. Çdo dërgesë e bimëve nga Lista V.B., e cila importohet

për qëllim të ekzaminimit dhe punëve shkencore

hulumtuese për seleksionim, duhet të jetë e

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PËR MBROJTJEN E BIMËVE

kontrolluar nga inspeksioni fitosanitar si dhe duhet

të këtë lejen për import, në pajtim me nenin 18 të

këtij Ligji, e shoqëruar me fitocertifikatën nga vendi

i origjinës.

29.2. Përjashtimisht nga neni 19 paragrafi 1 pika (a) të

këtij Ligji, duhet lëshuar lejen për import të bimëve

nga Lista V.B., pa fitocertifikatë dhe pa inspektim

fitosanitar, të cilat janë të dedikuara për përdorim

personal ose për përdorim të menjëhershëm

brenda zonës kufitare me vendin nga importohen

bimët, produktet bimore dhe objektet tjera.

29.3. Sasitë e vogla të bimëve, produkteve bimore dhe

objekteve të tjera nga Lista V.B., në pajtim me nenin

20 të këtij Ligji mund të importohen pa fitocertifikatë

dhe pa inspektim fitosanitar.

Neni 30

30.1. Importuesit, transportuesit ose përfaqësuesit e tyre

dhe personat fizik të cilët i importojnë në Kosovë

bimët nga neni 27 paragrafi 1 i këtij Ligji, janë të

obliguar:

(a) të lajmërojnë në mënyrë të rregullt inspektorin

fitosanitar për arritjen e asaj dërgese e cila importohet

ose ripaketohet gjatë transportit, me

qëllim të kryerjes së kontrollit fitosanitar;

(b) të lajmëroj Inspektorin fitosanitar që të ndërmerr

të gjitha masat e përcaktuara lidhur me dërgesën

e bimëve që importohen.

30.2. Organet e shërbimit doganor nuk mund të fillojnë

punët e doganimit, para se inspektori fitosanitar të

bëjë kontrollin inspektues të dërgesës së bimëve

nga paragrafi 1 pika (a) të këtij neni dhe nuk jep

lejen për import, përveç në rastet kur ka të bëjë me

kalim transit.

Neni 31

31.1. Kontrolli i dërgesës së bimëve nga neni 27 i këtij

Ligji, bëhet në vendkalimin e përcaktuar kufitar në

Kosovë, ku kryhen edhe punët tjera të procedurës

administrative doganore.

31.2. Nëse nuk ekziston rreziku për përhapjen e organizmave

të dëmshëm, në kërkesat dhe rastet të

cilat i përcakton Ministria, kontrolli shëndetësor i

dërgesës së bimëve, mund të behet edhe në vendet

e përcaktuara zyrtare në brendi të territorit të

Kosovës nën mbikëqyrjen e shërbimit doganor.

Neni 32

32.1. Inspektori fitosanitar, pas kryerjes së kontrollit,

nëse janë përmbushur kërkesat sipas nenit 27 dhe

28 të këtij Ligji, lëshon lejen për import të dërgesës

së bimëve dhe konstaton fitocertifikatën ose fitocertifikatën

për rieksport me datën dhe vulën e hyrjes.

32.2. Nëse kërkesat paraprake nga neni 27 dhe 28 i këtij

Ligji, nuk janë përmbushur, inspektori fitosanitar

me vendim e ndalon importin dhe përcakton masat

në pajtim me dispozitat nga neni 12, paragrafi

1 të këtij Ligji dhe do të shënon fitocertifikatën ose

fitocertifikatën për rieksport me vulë trekëndëshe

me ngjyrë të kuqe, më të cilin fitocertifikata bëhet e

pa vlefshme.

32.3. Nëse gjatë kontrollit të inspektimit konstatohet se

pjesa e dërgesës së bimëve është e infektuar me

organizma të dëmshëm nga Lista I.A., II.A., I.B.

ose II.B. ndalohet importi i tyre, ndërsa pjesa e mbetur

e dërgesës mund të lejohet, nëse vërtetohet

se ajo nuk është e infektuar dhe nuk ka rrezik për

përhapjen e organizmave të dëmshëm.

32.4. Ministria me akt nënligjor përcakton formën, madhësinë

dhe përmbajtjen e vulës sipas paragrafit 1

dhe 2 të këtij neni.

Neni 33

33.1. Nëse importohet dërgesa që sipas dokumentacionit

përcjellës, nuk përmban bimë, produkte bimore

dhe objekte të tjera nga Lista V.B., inspektori

fitosanitar do të bëjë kontrollin inspektues, nëse

ekziston dyshimi i bazuar në identitetin e dërgesës

së bimëve ose për rrezikun e përhapjes së organizmave

të dëmshëm.

33.2. Nëse pas kryerjes së kontrollit inspektues dhe

nëse inspektori fitosanitar edhe më tutje dyshon

në identitetin e dërgesës së bimëve, posaçërisht

lidhur me llojin, tipin dhe origjinën e bimëve nga

Lista V.B. mund të bëjë përsëritjen e kontrollit inspektues.

Neni 34

Eksporti

34.1. Eksporti i bimëve mund të bëhet nëse:

(a) dërgesa e bimëve e cila eksportohet dhe ka

origjinën nga Kosova, ndërsa shteti në të cilin

eksportohet kërkon fitocertifikatën, inspektori

fitosanitar para lëshimit të fitocertifikatës, kryen

kontrollin inspektues, me qëllim të sigurimit të

kërkesave të përcaktuara fitosanitare të vendit

ku eksportohet dërgesa.

(b) dërgesa e cila eksportohet nuk është me origjinë

nga Kosova, por është e deponuar në Kosovë, e

ripaketuar dhe e ndarë, kurse shteti ku eksportohet

kërkon fitocertifikatë, inspektori fitosanitar do

t’a bëjë kontrollin inspektues të dërgesës, para

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PËR MBROJTJEN E BIMËVE

lëshimit të fitocertifikatës për rieksport, me qëllim

të sigurimit të kërkesave të përcaktuara fitosanitare

të shtetit importues.

34.2. Fitocertifikata për rieksport konsiderohet dokument

zyrtar, kur inspektori fitosanitar, vërteton se

janë përmbushë kërkesat nga paragrafi 1 pika (a)

dhe (b) të këtij neni.

34.3. Ministria me akt nënligjor përcakton formularin dhe

përmbajtjen e fitocertifikatës .

Neni 35

35.1. Kërkesën për lëshimin e fitocertifikatës, eksportuesi

ia bënë inspektorit fitosanitar, i cili është i

obliguar që në afatin e përcaktuar nga Ministria, të

bëjë kontrollin inspektues dhe të merr vendim në

bazë të kërkesës së eksportuesit.

35.2. Eksportuesit duhet që me shpenzimet e veta të

kryejnë të gjitha masat e dhëna të cilat i përcakton

inspektori fitosanitar pas kryerjes së kontrollit të

dërgesës për eksport.

Neni 36

Kalimi transit

36.1. Kalimi transit i bimëve dhe produkteve bimore

mund të lejohet:

(a) për dërgesat e bimëve të cilat janë në kalim transit

nuk është i obliguar kontrolli inspektues në

pajtim me dispozitat e nenit 27, paragrafi 1 pika

(a) (b) (c) dhe (d) të këtij Ligji.

(b) dërgesat e bimëve nga paragrafi 1 pika (a) të këtij

neni, duhet të jenë të paketuara në atë mënyrë

që të mos paraqesin rrezik për përhapjen e organizmave

të dëmshëm dhe nuk duhet të deponohen,

ndahen, ripaketohen ose të kombinohen me

dërgesa tjera në territorin doganor të Kosovës.

(c) dërgesa e bimëve nëse nuk është në pajtim me

dispozitat e paragrafit 1 pika (b) të këtij neni ose

në rastin kur është e shkarkuar, duhet të bëhet

kontrolli inspektues në pajtim me nenin 27 paragrafi

1 pika (a) (b) (c) dhe (d) të këtij Ligji.

36.2. Përjashtim nga dispozitat e paragrafit 1 pika (a) të

këtij neni, për dërgesat në kalim transit, në rastet e

rreziqeve apo të dyshimit të bazuar për rrezikun e

futjes dhe përhapjes së organizmave të dëmshëm,

Ministria cakton trajtim të veçantë ose inspektim të

detyrueshëm kontrolli.

Kapitulli i VI

TRANSFERIMI I DËRGESËS SË BIMËVE

Neni 37

37.1. Çdo dërgesë e bimëve nga Lista V.A.I., mund të

transferohet vetëm nëse shoqërohet me fitocertifikatën,

e bashkangjitur në ambalazh ose të jetë si

dokument shoqërues.

37.2. Çdo dërgesë e bimëve nga Lista V.A. e cila transferohet,

dhe është e destinuar për ekzaminim,

hulumtim shkencor ose për punë seleksionuese,

duhet të jetë e kontrolluar nga inspektori fitosanitar

dhe e pajisur me pasaportë bimore.

Neni 38

38.1. Çdo dërgesë e bimëve nga Lista V.A. mund të futet

në zonën e mbrojtur ose të transferohet brenda

saj vetëm me pasaportë bimore e cila vlen për

zonën e mbrojtur si dokument shoqërues ose që

i shoqërohet mjetit transportues, vetëm në rastet

nëse janë respektuar kushtet për transferim.

38.2. Kërkesat për transferim sipas paragrafit 1 të këtij

neni i përcakton Ministria me akte nënligjore.

Neni 39

Përjashtim nga dispozitat e nenit 38 paragrafi 1 i këtij Ligji,

prodhuesit apo përpunuesit vegjël nga neni 25 paragrafi

1 i këtij Ligji, mund të transferojnë dërgesat e bimëve nga

Lista V. A. pa pasaportë bimore.

Neni 40

40.1. Çdo dërges e bimëve nga Lista V.A.I. të cilat i

kultivojnë apo shfrytëzojnë personat për të cilët

regjistrimi është i obliguar dhe janë të destinuara

për transferim, duhet të jenë të kontrolluara nga

inspekcioni me qëllim të sigurimit se:

(a) nuk janë të infektuara me organizma të dëmshëm

nga Lista I.A. dhe II.A. dhe

(b) i përmbushin kërkesat e veçanta fitosanitare nga

Lista IV.A.

40.2. Çdo dërgesa e bimëve nga Lista V.A.II., të cilat

janë të destinuara për transferim në zonën e mbrojtur,

krahas kontrollit inspektues nga paragrafi 1

pika (a) të këtij neni, duhet të kontrollohen nga inspekcioni

fitosanitar me qëllim të konstatimit se:

(a) nuk janë të infektuara me organizma të dëmshëm

nga Lista I.B. dhe II.B. dhe

(b) i përmbushin kërkesat e veçanta fitosanitare nga

Lista IV.B.

40.3. Kontrollimet inspektuese me të cilat vërtetohet

përmbushja e kushteve nga paragrafi 1 pika (a)

dhe (b) të këtij neni, bëhen sipas mënyrës së përcaktuar

me këtë Ligj.

40.4. Përjashtim prej kontrollimeve inspektuese me të

10

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PËR MBROJTJEN E BIMËVE

cilat vërtetohet përmbushja e kërkesave sipas

paragrafit 1 pika (a) dhe (b) të këtij neni, pavarësisht

nga origjina e bimëve dhe vendin ku bëhet

transferimi, kultivimi, përpunimi, deponimi, shitja

ose shfrytëzimi në ndonjë mënyrë tjetër, sikurse

edhe në objektet e blerësit, sipas parimit të mostrës

së rastit, mund të bëhet kontrolli inspektues me

qëllim të konstatimit të gjendjes shëndetësore të

bimëve.

40.5. Nëse gjatë kontrollit inspektues, konstatohet se

ekziston rreziku për përhapjen e organizmave të

dëmshëm, ose nuk janë përmbushur kërkesat e

parapara për transferimin e dërgesës, inspektori

fitosanitar do të urdhërojë ndërmarrjen e masave

të parapara nga neni 12 paragrafi 2 pika (b) të

këtij Ligji.

Neni 41

Pasaporta Bimore

41.1. Pasaporta bimore është dokument zyrtar që

lëshohet për dërgesat e bimëve nga Lista V.A. e

që përkatësisht janë kontrolluar nga inspeksioni

në pajtim me nenin 38 të këtij Ligji.

41.2. Pasaportën bimore e lëshon personi i autorizuar

profesional në pajtim më këtë Ligj.

Neni 42

42.1. Personi i autorizuar profesional nga organi drejtues

për lëshimin e pasaportës bimore, duhet të

jetë i aftësuar në mënyrë profesionale.

42.2. Personi i autorizuar profesional është përgjegjës

për punët dhe detyrat që i janë përcaktuar për

lëshimin e pasaportës bimore.

42.3. Nëse gjatë kontrollit inspektues fitosanitar konstatohet

se gjendja shëndetësore nuk i përgjigjet të

dhënave në pasaportën bimore, organi kompetent

në Ministri e tërheqë autorizimin e personit profesional

për lëshimin e pasaportës bimore.

Neni 43

43.1. Organi kompetent duhet të konstatoj, përtërijë,

dhe ruaj evidencën për autorizimin e personit profesional

për lëshimin e pasaportës bimore.

43.2. Evidenca për personin e autorizuar profesional

duhet të përmbajë:

(a) emrin dhe mbiemrin, adresën, numrin personal,

(b) dëshminë për kualifikimin profesional,

(c) statusin e personit profesional të autorizuar në

pikëpamje të aftësimit për lëshimin e pasaportës

bimore.

Neni 44

Llojet e pasaportave bimore

44.1. Organi kompetent e autorizon personin profesional

për lëshimin e:

(a) pasaportave për bimë;

(b) ndërrim të pasaportës për bimë që ka shenjën

NPB;

(c) pasaportë për bimë për zonat e mbrojtura që ka

shenjën PBZM.

44.2. Forma dhe përmbajtja e pasaportës për bimë përcaktohet

nga Ministria me akte nënligjore.

Neni 45

Nëse gjatë kontrollit inspektues fitosanitar konstatohet

se një pjesë e dërgesës së bimëve, të cilën personi

e ka regjistruar në regjistër, prodhohet, përpunohet,

shfrytëzohet në çfarëdo mënyre tjetër është e pranishme

në pronën e tij, e që është e infektuar me organizma të

dëmshëm nga Lista I.A., II.A., I.B. ose II.B., atëherë nuk

lëshohet pasaporta bimore, ndërkaq ajo lëshohet vetëm

për pjesën tjetër për të cilin nuk ekziston dyshimi se është

e infektuar me organizma të dëmshëm dhe nuk paraqet

rrezik për përhapjen e tyre.

Neni 46

46.1. Nëse dërgesa e bimëve ndahet ose përbëhet nga

pjesë të veçanta që kanë pasaportë bimore, për

secilën dërgesë të ndarë në pjesë të reja, duhet të

lëshohet ndërrimi i pasaportës bimore.

46.2. Në së ndryshon gjendja shëndetësore e dërgesës

bimore sipas këtij neni, ndërrimi i pasaportës bimore

mund të lëshohet vetëm pas përsëritjes së

kontrollit inspektues dhe atë:

(a) për dërgesën e bimëve që importohet, e cila

gjendet në Listën V.A., e shoqëruar me fitocertifikat,

inspektori fitosanitar pas kontrollit inspektues

lëshon pasaportën e bimëve në të cilin shkruhet

se shërben si ndërrim i fitocertifikatës.

(b) në rast se dërgesa e bimëve nga paragrafi 1 i

këtij neni, ndahet ose përbëhet nga disa dërgesa

të ndryshme ose të veçanta, për dërgesën e re

të bimëve duhet të lëshohet pasaporta e re bimore.

(c) në rast se gjendja shëndetësore e dërgesës së

bimëve nga paragrafi 2 i këtij neni ndryshon,

atëherë lëshohet pasaporta e re bimore vetëm

pas përsëritjes së kontrollit inspektues.

Neni 47

47.1. Prodhuesit e bimëve, përpunuesit, importuesit dhe

shpërndarësit e bimëve, produkteve bimore dhe

11

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PËR MBROJTJEN E BIMËVE

objekteve të tjera nga neni 22 paragrafi 1 pika (a)

(b) dhe (c), krahas obligimeve tjera që dalin nga

neni 24 paragrafi 1 të këtij Ligji duhet të përmbushin

edhe këto kërkesa specifike:

(a) të paraqesin të gjitha ndryshimet e kërkesave

për lëshimin e pasaportës së bimëve, organit

kompetent të Ministrisë në afatin e caktuar;

(b) të kenë kujdes që pasaporta për bimë të jetë në

pajtim me këtë Ligj;

(c) në afatin e përcaktuar të njoftojnë inspektorin

fitosanitar lidhur me transferimin e dërgesës së

bimëve në zonat e mbrojtura;

(d) të plotësojnë pasaportën për bimë në pajtim me

përmbajtjen dhe shenjat e parapara;

(e) të ruajnë dokumentacionin dhe të dhënat e

lëshimit për të gjitha llojet e pasaportave për

bimë;

(f) të kenë kujdes për ndërrimin e pasaportave në

mënyrë që të bëjnë të pa mundur shfrytëzimin e

serishëm të saj.

47.2. Mënyrën, afatet e paraqitjes dhe ruajtjen e dokumentacionit

sipas këtij neni, e përcakton Ministria

me akt nënligjor.

Neni 48

48.1. Tregtuesit e dërgesës së bimëve, produkteve të

bimëve të prodhuara ose të përpunuara, të cilët

merren me qarkullimin e tyre si dhe shfrytëzuesit

e fundit, duhet të ruajnë llojet e pasaportave për

bimë në afatin kohor prej një viti.

48.2. Tregtuesit dhe shfrytëzuesit e fundit nga paragrafi

1 i këtij neni, duhet ti mundësojnë inspektorit fitosanitar

prezencën dhe qasjen në dokumentacion

dhe dërgesë në të gjitha fazat e prodhimit, përpunimit

ose në pronën e tyre.

Kapitulli VII

MBROJTJA BIOLOGJIKE E BIMËVE

Neni 49

49.1. Mbrojtja biologjike e bimëve mund të bëhet me llojin

autokton të organizmit, që është i pranishëm në

sistemin e përcaktuar të ekosistemit.

49.2. Futja, kultivimi ose përdorimi i llojeve autoktone të

organizmave për mbrojtjen biologjike të bimëve në

zonat e mbrojtura dhe jashtë tyre, është e lejuar në

mbështetje të programit të hartuar në të cilin ceket

dhe arsyetohet metoda biologjike e mbrojtjes së

bimëve të cilën e lejon Ministria në pajtim me Ministrinë

e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

49.3. Bartësit e programit dhe lloji autokton i organizmit

që është i pranishëm në natyrë, duhet të shënohet

në regjistër të veçantë.

Neni 50

50.1. Llojet e përftuara dhe të futura të organizmave për

mbrojtjen biologjike të bimëve janë ato lloje të cilat

i kultivon njeriu në ekosistem në të cilin nuk kanë

qenë të pranishëm më herët.

50.2. Për qëllime të mbrojtjes biologjike të bimëve në

zonat e mbrojtura dhe jashtë tyre, lejohen të përdoren

vetëm ato lloje të përftuara të cilat janë në

listë e që e përcakton Ministria në pajtim me Ministrinë

e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

50.3. Organi kompetent lëshon lejen për import dhe përdorim

të llojeve të përftuara të organizmave nga

paragrafi 2 i këtij neni në pajtim me Ministrinë e

Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në bazë të konstatimit

se futja e tyre nuk rrezikon baraspeshën

natyrore ose në biodiversitet në pajtim me Ligjin

për mbrojtjen e natyrës.

50.4. Përjashtim nga dispozitat e paragrafit 3 të këtij

neni, mund të lëshohet leja për import dhe përdorim

të llojeve të përftuara të organizmave për

mbrojtjen biologjike të bimëve, organizatave të vogla

shkencore-hulumtuese për nevojat ekzaminuese,

hulumtuese dhe zhvillimore.

50.5. Për marrjen e lejes nga paragrafi 3 i këtij neni,

paraqitësi i kërkesës duhet të i përmbushë kërkesat

e përcaktuara në pikëpamje të hapësirës,

mjeteve teknike dhe kuadrit profesional.

50.6. Kërkesën për lëshimin e lejes nga paragrafi 3 dhe

4 të këtij neni, duhet bërë Ministrisë e cila përmban:

(a) emrin, mbiemrin dhe adresën;

(b) të dhënat e personit përgjegjës;

(c) llojin e veprimtarisë;

(d) llojin dhe mënyrën e përdorimit të armiqve natyror

në raport me organizmat antagonist;

(e) programin e popullimit dhe listën e pranuar të atij

lloji;

(f) vlerësimin e rrezikut për natyrën;

(g) dëshmitë se organizmi është i lejuar të përdoret

së paku në tre sisteme ekologjike krahasuese në

vendet e Bashkimit Evropian;

(h) dëshmitë se organizmi dedikohet për përdorim të

mbrojtjes biologjike të bimëve dhe

(i) autorizimin për përdorimin e organizmave për

mbrojtjen biologjike të bimëve të lëshuar nga

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Kapitulli VIII

12

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PËR MBROJTJEN E BIMËVE

MBLEDHJA, KËMBIMI, PËRDORIMI I TË

DHËNAVE DHE INFORMATAVE

Neni 51

51.1. Organi kompetent për qëllime të analizimit dhe përcjelljes

së masave të mbrojtjes të bimëve, mund të

mbledhë dhe përdor të dhënat për nevojat e veta

në bazë të këtij Ligji, të cilat në kuadër të bazave të

përcaktuara i mbajnë organet kompetente në Ministri,

agjencionet, koncesionarët dhe personat tjerë

juridik të autorizuar, kryesisht nga:

(a) regjistri i prodhuesve dhe përpunuesve bujqësorë;

(b) regjistri i subjekteve ekonomike;

(c) regjistri tatimor - numri i tatimit;

(d) numri, kufiri dhe sipërfaqja e ngastrës, pronari

dhe shfrytëzuesi;

(e) baza e të dhënave statistikore për toka bujqësore

dhe tokat pyjore, të dhënat mbi tokat të cilat

janë në pronësi publike dhe qiramarrësi i këtyre

tokave dhe pyjeve;

(f) baza e të dhënave doganore për importin dhe

eksportin e dërgesave të bimëve dhe

(g) baza e të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik

të Kosovës.

51.2. Organi kompetent në lëmin e mbrojtjes së bimëve

mund të shfrytëzojë planet topografike, hartat, anketat

e anketuesve dhe planet ortofotografike digjitale.

51.3. Mënyra e lidhjes me bazat tjera të të dhënave dhe

mënyra e marrjes së të dhënave rregullohet nga

Ministria, në pajtim me organet tjera të administratës

përgjegjëse për bazën e të dhënave në

kompetencë të tyre.

Neni 52

52.1. Ministria dërgon të dhënat nga regjistrat e tij dhe

bazat e të dhënave organeve tjera të administratës

dhe organeve lokale me qëllim të kryerjes së punëve

të parapara me ligj, personave juridik të autorizuar

dhe ofertuesve të shërbimeve publike, për

nevojat e kryerjes së punëve nga lëmi i mbrojtjes

së bimëve.

52.2. Organet e administratës të cilat posedojnë me bazat

e të dhënave, hartave, planet ortofotografike

në pajtim me neni 51 të këtij Ligji, me marrëveshje

paraprake mund të këmbejnë të dhënat me Ministrinë.

Neni 53

53.1. Organet e administratës mbledhin, ruajnë, dhe

plotësojnë rregullisht të dhënat, regjistrat dhe

bazën e të dhënave të cilat janë të lidhura me

sistemim informativ për nevoja të Ministrisë.

53.2. Organet e administratës sigurojnë vendosjen dhe

lidhshmërinë e sistemit informativ sipas këtij neni

me sistemin informativ të Ministrisë dhe me sistemin

informativ ndërkombëtar në lëmin e mbrojtjes

së bimëve, kur ai është i nevojshëm.

53.3. Mënyrën e lidhjes, kushteve për ruajtjen dhe mirëmbajtjen

e të dhënave nga regjistrat, evidencës dhe

bazës së të dhënave e përcakton Ministria me akt

nënligjor.

Neni 54

54.1. Ministria në nivelin ndërkombëtar benë këmbimin

e të dhënave dhe informatave, për:

(a) kompetencat e organeve Qeveritare sa i përket

mbrojtjes së shëndetit të bimëve;

(b) listën e vendkalimeve kufitare në të cilat lejohet

importi i dërgesave në Kosovë;

(c) listat e organizmave të dëmshëm;

(d) praninë dhe paraqitjen e organizmave të dëmshëm

nga Listat dhe kushtet e parapara me këtë

Ligj, në pjesën e territorit të saj, ku prania e tyre

nuk ka qenë e njohur më parë dhe të dhënat lidhur

me zbatimin e masave fitosanitare;

(e) paraqitjen, shtimin e tepërt ose të dhënat e

përhapjes së organizmave të dëmshëm të cilët

paraqesin rrezik potencial;

(f) secilën paraqitje të organizmit të dëmshëm në

zonën e mbrojtur, e cila është shpallur si zonë e

mbrojtur për atë organizëm;

(g) rezultatet sistematike për vëzhgim në zonën

mbrojtur;

(h) aktet nënligjore, të cilat nxjerrën në bazë të këtij

Ligji;

(i) rastet e ndalesës së importit për shkak të mos

përmbushjes së kushteve fitosanitare dhe

(j) të dhënat dhe informatat tjera në pajtim me këtë

Ligj, në bazë të kërkesës së organit apo organizatave

ndërkombëtare.

54.2. Të dhënat dhe informatat tjera jepen edhe në

pajtim me konventat dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Kapitulli IX

SHPENZIMET E KONTROLLIT TË

DËRGESAVE DHE ANALIZAVE

LABORATORIKE

Neni 55

55.1. Shpenzimet e kontrollit të dërgesave dhe analizave

13

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PËR MBROJTJEN E BIMËVE

laboratorike të cilat bëhen në bazë të kërkesës së

inspektorit fitosanitar, me qëllim të konstatimit të

gjendjes së shëndetit të bimëve para importit, i

bartë importuesi.

55.2. Të gjitha shpenzimet e kontrollit të dërgesës së

bimëve që është bërë në bazë të kërkesës së inspektorit

fitosanitar me qëllim të konstatimit të gjendjes

shëndetësore, në rastin kur mostra është e

infektuar, i bartë prodhuesi i bimëve te i cili janë

marrë mostrat.

55.3. Shpenzimet administrative për zbatimin e masave

fitosanitare të cilat ndërmerren në pajtim me këtë

Ligj me qëllim të mbrojtjes së bimëve, produkteve

bimore dhe objekteve të tjera, përveç në rastin e

forcës madhore, i bartë prodhuesi i bimëve.

55.4. Shpenzimet për lëshimin e fitocertifikatës dhe pasaportës

së bimëve, i bartë paraqitësi i kërkesës.

55.5. Për kontrollimet inspektuese, lartësinë e taksës

sipas llojit dhe sasisë së bimëve, produkteve bimore,

objekteve të tjera dhe mënyrën e pagesës, i

përcakton Ministria me akt nënligjor.

Neni 56

Kompensimet

56.1. Nëse inspektori fitosanitar urdhëron ndërmarrjen e

masave për çrrënjosjen e organizmave dëmtues

apo asgjësimin e bimëve, produkteve bimore dhe

objekteve të tjera në pajtim me këtë Ligj, prodhuesi

i bimëve ka të drejtë në kompensim me kusht që:

(a) me kohë ka njoftuar për paraqitjen ose dyshimin

e pranisë për organizmin e dëmshëm nga Lista

I.A. dhe II.A. ose në rastin e paraqitjes dhe dyshimit

për pranin e organizmave të dëmshëm në

zonën e mbrojtur nga Lista I.B. dhe II.B.;

(b) i ka zbatuar të gjitha masat fitosanitare me kohë

dhe në mënyrë të rregullt por që nuk kanë qenë

efikase.

56.2. Kompensimin nga paragrafi 1 të këtij neni nuk

paguhet, nëse organizmi i dëmshëm paraqitet me

rastin e importit në Kosovë.

56.3. Në rastin, kur vendimi për kompensimin nuk nxirret

ose nuk i dërgohet prodhuesit të bimëve në

afat prej 60 ditësh nga paraqitja e kërkesës për

pagesën e kompensimit, ai mund të kërkojë nga

organi kompetent për vlerësimin e dëmit me anë

të padisë.

56.4. Kriteret për të drejtën në kompensim dhe lartësinë

e kompensimit, i përcakton Ministria me akte nënligjore.

Kapitulli X

PUNËT ME INTERES PUBLIK PËR

MBROJTJEN E BIMËVE

Neni 57

57.1. Punët me interes publik përfshijnë punët e përcjelljes,

prognozës së shfaqjes të organizmave të

dëmshëm dhe punët profesionale nga lëmi i mbrojtjes

së bimëve.

57.2. Punët nga lëmi i përcjelljes dhe prognozës përfshinë:

(a) përcjelljen e shfaqjes dhe zhvillimit të organizmave

të dëmshëm të cilët janë të pranishëm në

bimë, produkte bimore dhe objekte të tjera si dhe

përcaktimin e afateve optimale për asgjësimin e

tyre;

(b) evidentimin e shfaqjes dhe shtimin e organizmave

të dëmshëm me karakter ekonomik;

(c) përcjellja dhe evidentimi i të gjitha paraqitjeve të

rëndësishme me karakter ekonomik për mbrojtjen

e bimëve;

(d) diagnostikimin themelor në teren dhe laborator

të organizmave të dëmshëm;

(e) alarmimin dhe njoftimin e publikut dhe shërbimeve

përkatëse për parandalimin e përhapjes së

organizmave të dëmshëm, me anë të këshillave,

udhëzimeve dhe zbatimin e masave fitosanitare;

(f) edukimin dhe trajnimin e prodhuesve të bimëve

lidhur me kryerjen e punëve në mbrojtjen e

bimëve;

57.3. Punët profesionale nga lëmi i mbrojtjes së bimëve

janë:

(a) kryerja e ekzaminimeve profesionale laboratorike

në bimë, produkte bimore dhe objekte të tjera

me qëllim të diagnostikimit të organizmave të

dëmshëm;

(b) aftësimi profesional i personave përgjegjës për

mbrojtjen e bimëve;

(c) lëshimi i pasaportave të bimëve;

(d) veprimtaria hulumtuese - shkencore dhe zhvillimore;

(e) dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi për

nevojat e mbrojtjes së bimëve;

(f) kryerja e punëve dhe detyrave tjera profesionale

që nevojiten në lëmin e mbrojtjes së bimëve.

Neni 58

58.1. Kryerësit e punëve publike në lëmin e mbrojtjes së

14

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PËR MBROJTJEN E BIMËVE

bimëve janë:

(a) organet e lëmisë përkatëse komunale,

(b) laboratori referent fitosanitar,

(c) shërbimi këshillëdhënës për prodhimtarinë dhe

mbrojtjen e bimëve dhe

(d) personat fizik dhe juridik të cilët i plotësojnë kushtet

e parapara që janë të regjistruar në Ministri.

58.2. Përjashtim nga dispozitat e këtij neni, punët e

mbrojtjes së bimëve në lëmin e pylltarisë i kryejnë

organet dhe personat tjerë juridik dhe fizik të caktuara

me ligje dhe akte të tjera nënligjore.

Neni 59

Obligimet dhe financimi i kryerësve të

punëve publike

59.1. Obligimet e kryerësve të punëve publike kanë të

bëjnë me:

(a) kryerje të vazhdueshme të punëve ose shërbimeve

për të cilat janë të autorizuar nga Ministria;

(b) ofrimin e shërbimeve për prodhues të bimëve të

cilët tregojnë interesim për mbrojtjen e bimëve

dhe personave të interesuar sipas këtij Ligji;

59.2. Financimi i kryerësve të punëve publike bëhet

nga:

(a) pagesa e çmimit për kryerjen e shërbimeve nga

shfrytëzuesit, por disa shërbime mund të jenë pa

pagesë për shfrytëzuesin;

(b) buxheti i Qeverisë së Kosovës për kryerjen e punëve

publike, për qëllime të caktuara.

59.3. Obligimet dhe financimi i kryerësve të punëve publike

përcaktohen nga Ministria me akte nënligjore,

në rastet kur paraqitet nevoja.

Neni 60

Mbikëqyrja profesionale

Mbikëqyrjen profesionale të punëve publike dhe inspektimeve

fitosanitare e bënë organi kompetent i Ministrisë,

përveç punëve në mbrojtjen e bimëve në pylltari ku

mbikëqyrja profesionale inspektuese kryhet në pajtim me

ligjet dhe aktet tjera nënligjore në fuqi.

Neni 61

Ministria për kryerjen e punëve publike nga neni 59 paragrafi

1 të këtij Ligji, i ndanë autorizimet sipas kritereve të

përcaktuara.

Neni 62

62.1. Organi kompetent i Ministrisë kryen punët profesionale

nga lëmi i mbrojtjes së bimëve dhe punë

tjera të përcaktuara me këtë Ligj.

62.2. Organi kompetent i Ministrisë angazhohet për kryerjen

e punëve dhe detyrave tjera vijuese:

(a) kryerjen e punëve në mbrojtjen e bimëve;

(b) koordinimin dhe këmbimin e informatave ndërmjet

organit kompetent dhe bartësit të autorizimeve

publike;

(c) raportimi në vendet tjera lidhur me çështjet nga

lëmi i mbrojtjes së bimëve;

(d) grumbullimi i informatave për mbikëqyrjen e

përhershme të organizmave të dëmshëm lidhur

me vlerësimin e gjendjes shëndetësore të

bimëve në vend dhe ekzaminimeve laboratorike

për diagnostikimin e organizmave të dëmshëm

nga Lista I.A., II.A., I.B. dhe II.B.;

(e) vlerësimi i rrezikut në rastin e shfaqjes dhe konstatimit

të organizmave të dëmshëm;

(f) hartimi i planeve profesionale për përcaktimin e

zonave të shfaqjes së organizmave të dëmshëm,

zonave në rrezik, të rrezikuara, të infektuara,

zonave të mbrojtura, kufizimin apo ndalimin e

transferimit, importit ose kalimit transit të llojeve

të veçanta të bimëve;

(g) vendosja dhe mbajtja e regjistrave, evidencës

dhe listave, përcaktimi i kufirit të zonës për të

cilën është e nevojshme mbikëqyrja e jashtëzakonshme;

(h) përcjellja e programit lidhur me masat për parandalimin

dhe përhapjen e organizmave të dëmshëm,

asgjësimin dhe çrrënjosjen;

(i) përgatitja e raporteve, analizave, informatave

dhe materialeve tjera për organet dhe organizatat

ndërkombëtare, për të cilat Ministria duhet

të informojë, dhe bashkëpunoj për përgatitjen e

marrëveshjeve ndërkombëtare, në lëmin e mbrojtjes

së bimëve dhe angazhohet për zbatimin e

tyre;

(j) vendosja dhe mbajtja e sistemit informativ në lëmin

e mbrojtjes së bimëve.

62.3. Me qëllim të parandalimit të futjes dhe përhapjes

së organizmave të dëmshëm dhe çrrënjosjes apo

asgjësimit të tyre, nëse ekziston rreziku për shëndetin

e bimëve, Ministria me akt nënligjor:

(a) ndalon kultivimin e llojeve të veçanta të bimëve

dhe klonimit të bimëve në një territor të caktuar

dhe përcakton kufirin e zonës nën mbikëqyrje;

(b) siguron bashkëpunim në mes të prodhuesve të

bimëve me rastin e çrrënjosjes dhe asgjësimit të

organizmave të dëmshëm dhe

(c) siguron masa tjera emergjente të nevojshme për

zbatimin e këtij Ligji.

15

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PËR MBROJTJEN E BIMËVE

Kapitulli XI

MBIKËQYRJA E ZBATIMIT TË LIGJIT

Neni 63

63.1. Mbikëqyrjen për zbatimin e këtij Ligji e bënë Ministria

përmes inspektoratit fitosanitar.

63.2. Në lëminë e pylltarisë mbikëqyrjen dhe zbatimin e

bëjnë organet përkatëse të pylltarisë.

Neni 64

Në bazë të detyrimeve të përcaktuara me këtë Ligj, inspektori

fitosanitar ka autorizim që të:

(a) kryejë kontrollin inspektues të bimëve, produkteve

bimore dhe objekteve të tjera;

(b) verifikoj regjistrin e prodhuesit, përpunuesit, importuesit,

shpërndarësit të llojeve të caktuara të

bimëve;

(c) verifikoj plotësimin e kushteve nga personat e

autorizuar për lëshimin e pasaportave për bimë

dhe të personave tjerë të autorizuar në pajtim me

këtë ligj;

(d) bëjë mbikëqyrjen e punëve të mirëmbajtjes së

shëndetit të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve

të tjera nga autorizimet e dhëna;

(e) lëshoj fitocertifikata për eksport dhe ri eksport në

bazë të nenit 34 paragrafi 1, 2 dhe neni 35 paragrafi

1 të këtij ligji;

(f) bënë mbikëqyrjen e importit, kultivimit dhe përdorimit

të organizmave për mbrojtjen biologjike

të bimëve;

(g) kryen edhe punë tjera të përcaktuara me këtë

Ligj dhe akte tjera nënligjore në lëmin e mbrojtjes

së bimëve.

Neni 65

Inspektori fitosanitar në rastin kur konstaton se është

bërë shkelja e ligjit dhe akteve tjera nënligjore duhet të:

(a) ndalojë importin e dërgesës dhe transferimit të

bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të

tjera, të cilat nuk i përmbushin kushtet e përcaktuara

si dhe urdhëron çrrënjosjen dhe asgjësimin

e tyre nëse konstatohen organizmat e dëmshëm

që paraqesin rrezik për shëndetin e bimëve:

(b) urdhërojë trajtim përkatës të dërgesave të

bimëve, nëse konstatohet prania e organizmave

të dëmshëm;

(c) ndalojë dorëzimin e dërgesës prodhuesit të

bimëve gjer sa të kryhet kontrolli inspektues ose

deri në përfundimin e rezultateve zyrtare të ekzaminimit,

hulumtimit dhe testimit;

(d) lejon transferimin e bimëve, produkteve bimore

dhe objekteve të tjera që janë të dedikuara për

përpunim, por nën mbikëqyrjen e tij;

(e) propozon organit kompetent çregjistrimin nga

regjistri, nëse konstatohet se të regjistruarit nuk i

kryejnë obligimet e përcaktuara;

(f) kryen edhe punë tjera të përcaktuara me këtë

Ligj dhe akte nënligjore në lëmin e mbrojtjes së

bimëve.

Kapitulli XII

DISPOZITAT NDËSHKIMORE

Neni 66

66.1. Dënohet me gjobë për kundërvajtje prej 500 € deri

3.000 € personi që:

(a) vepron në kundërshtim me nenin 6 paragrafi 2

dhe nenin 7 të këtij Ligji;

(b) vepron në kundërshtim me nenin 24 të këtij

Ligji;

(c) nuk bënë kërkesë për lëshimin e fitocertifikatës

për eksport nga neni 35 i këtij Ligji;

(d) transferon bimët, produktet bimore dhe objektet

të tjera në kundërshtim me nenin 37 paragrafi 2

të këtij Ligji;

(e) vepron në kundërshtim me nenin 38 paragrafi 1

të këtij Ligji;

(f) nuk siguron kontrollin inspektues të bimëve,

produkteve bimore dhe objekteve të tjera nga

neni 40 paragrafi 1 dhe 2 të këtij ligji;

(g) nuk plotëson kushtet e parapara sipas nenit 47

paragrafi 1 të këtij Ligji;

(h) vepron në kundërshtim me nenin 48 paragrafi 2

të këtij Ligji;

(i) kultivon dhe përdorë lloje të organizmave për

mbrojtjen biologjike të bimëve sipas nenit 49

paragrafi 3 të këtij Ligji;

(j) nuk ruan pasaportën bimore në afatin kohor të

përcaktuar sipas nenit 48 paragrafi 1 të këtij

Ligji.

66.2. Dënohet me gjobë për kundërvajtje nga 3.000 €

deri 7.000 €, personi që:

(a) pengon inspektimin në rastin e marrjes së mostrave

dhe nuk siguron kontaktin me bime,

produkte bimore dhe objekte të tjera sipas nenit

12 paragrafi 1 dhe 2 të këtij Ligji;

(b) vepron në kundërshtim me nenin 27 të këtij

Ligji;

(c) importon dërgesa të bimëve në zonat e mbrojtura

në kundërshtim me nenin 28 të këtij Ligji;

(d) nuk i përgjigjet kërkesave të përcaktuara të inspektorit

fitosanitar sipas nenit 35.2 të këtij Ligji;

(e) vepron në kundërshtim me dispozitat nga neni

36 paragrafi 1 pika (b) të këtij Ligji.

66.3. Dënohet me gjobë për kundërvajtje nga 7.000 €

deri 15.000 € personi që:

16

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PËR MBROJTJEN E BIMËVE

(a) jep të dhënat dhe nuk është i autorizuar për publikimin

e tyre pa lejen e Ministrisë, për përhapjen

e organizmave të dëmshëm të zbuluar, sipas nenit

13 të këtij Ligji;

(b) vepron në kundërshtim me nenin 16 të këtij

Ligji;

(c) vepron në kundërshtim me nenin 17 paragrafi 1,

2, 3 dhe 4 si dhe nenin 18 paragrafi 1 të këtij

Ligji;

(d) importon dërgesa të bimëve dhe produkteve

bimore pa lejen e Ministrisë dhe që vepron në

kundërshtim me nenin 26 paragrafi 1 pika (a)

dhe (b) si dhe paragrafi 2 të këtij Ligji;

(e) Importon dërgesa nga Lista V.B. të cilat nuk janë

të kontrolluara nga Inspekcioni fitosanitar dhe

Lista V.B-I pa fitocertifikat sipas nenit 29 paragrafi

1 i këtij Ligji;

(f) nuk zbaton masat nga neni 30 paragrafi 1 i këtij

Ligji, të cilat i ka urdhëruar Inspektori fitosanitar;

(g) importon ose i përdor organizmat e përfituar në

kundërshtim me nenin 50 paragrafi 3 të këtij

Ligji;

(h) kryen punët publike në lëmin e mbrojtjes së

bimëve në kundërshtim me nenin 58 paragrafi 1

pika (d) të këtij Ligji.

DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

Neni 69

69.1. Për zbatimin e këtij Ligji, Ministria, varësisht nga

kompetencat e përcaktuara do të nxjerr akte nënligjore

në afat prej dy vitesh nga dita e hyrjes në

fuqi të këtij Ligji.

69.2. Ky Ligj shfuqizon çdo dispozitë të ligjeve dhe të akteve

nënligjore në fuqi të cilat janë në kundërshtim

me dispozitat e tij.

Neni 70

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga ana e Kuvendit të

Kosovës dhe shpalljes nga Pёrfaqёsuesi Special i Sekretarit

tё Pёrgjithshёm.

UNMIK/REG/2007/6

31.01.2007.

Neni 67

67.1. Çështjet tjera në lidhje me mbrojtjen e bimëve,

produkteve bimore dhe objekteve të tjera i referohen

Ligjit për materialin fidanor dhe Ligjit për

farëra.

67.2. Ndryshimet dhe plotësimet e Listave sipas nenit

9 dhe 10 të këtij ligji që kanë të bëjnë me organizmat

e dëmshëm të bimëve, produkteve bimore

dhe objekteve tjera rregullohen me akte nënligjore

nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit

Rural , në harmoni me Direktivat e BE-së ose ato

zbatohen drejtpërdrejtë.

Neni 68

68.1. Pagesat që rrjedhin nga zbatimi i dispozitave

ndëshkimore të këtij Ligji si dhe të hyrat tjera

nga taksat derdhën në Buxhetin e Konsoliduar tё

Kosovës.

68.2. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,

mund të nënshkruaj Memorandum të Mirëkuptimit

me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave,

që një pjesë të mjeteve të gjeneruara nga zbatimi i

këtij Ligji t’i shfrytëzoi Departamenti i prodhimit dhe

mbrojtjes së bimëve.

Kapitulli XIII

17

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PËR AKTIVITETET E TREGTISË ME JASHTË

LIGJI NR.2002/6

PËR AKTIVITETET E TREGTISË

ME JASHTË

Kuvendi i Kosovës,

Duke u bazuar në Rregulloren nr.2001/9 të dt.15 maj

2001 Mbi Kornizën Kushtetuese mbi Vetëqeverisjen e

Përkohshme në Kosovë, veçanërisht nenet 5.1 (d), 5.7,

9.1.26.(a), 9.3.3, 11.2 dhe tutje;

Në bazë të Rregullores nr.1999/1 dt. 25 korrik 1999

Mbi Autorizimet e Misionit të Përkohshëm të OKB-së

në Kosovë; të plotësuar dhe Rregulloren e UNMIK-ut

nr.1999/24 të dates 12 dhjetor 1999 Mbi Ligjin e Aplikueshëm

në Kosovë, të plotësuar.

Duke marrë parasysh se dispozitat e këtij ligji do të jenë

pa paragjykime kundrejt të drejtave dhe imunitetit të UN-

MIK-ut dhe KFOR-it të nevojshme për përmbushjen e

mandatit të tyre në bazë të Rezolutës të Këshillit të Sigurimit

1244 (1999) dhe Kornizës Kushtetuese;

Duke reafirmuar se termet e përcaktuara në Nenin 2 të

këtij ligji dhe akteve të dala nga ky ligj do të interpretohen

në pajtim me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244

(1999) dhe Kornizës Kushtetuese; dhe

Me qëllim të promovimit të zhvillimit të një ekonomie të

shëndoshë të tregut në Kosovë duke siguruar që përmbajtja

e rregullave dhe rregulloreve të cilat ndikojnë në

tregtinë ndërmjet Kosovës dhe rajoneve jashtë Kosovës

të zhvillohen dhe implementohen në përputhshmëri me

përvojat më të mira ndërkombëtare dhe kërkesat e Organizatës

Botërore të Tregtisë dhe Bashkimit Evropian,

Kuvendi i Kosovës:

Miraton Ligjin për aktivitetet e tregtisë me jashtë, si vijon:

Kapitulli 1

Dispozitat e Përgjithshme

Neni 1

Qëllimi, aplikimi dhe fushëveprimi

1.1 Qëllimi i këtij ligji është të sigurojë që, rregullat të cilat

i rregullojnë aktivitetet e tregtisë ndërmjet Kosovës

dhe rajoneve jashtë Kosovës, të jenë në përputhshmëri

me standardet e Organizatës Botërore të

Tregtisë dhe Bashkimit Evropian.

1.2 Ky ligj vlen për të gjitha autoritetet publike dhe ndërmarrjet

publike si dhe ndërmarrjet dhe personat tjerë

të cilët janë të angazhuar ose inkuadruar në tregti

dhe veprimtari komerciale brenda apo që kanë ndikim

ekonomik brenda territorit të Kosovës.

Neni 2

Definicionet

Kurdo që përdoren në këtë ligj, secila nga shprehjet në

vijim ka kuptimin e përshkruar më poshtë, përveç nëse

kontesti në të cilin një shprehje e tillë shfaqet, qartë ka

një kuptim tjetër.

“Leja e Veprimtarisë” nënkupton një autorizim, të lëshuar

nga autoriteti përkatës licencues, e cila e autorizon

poseduesin e lejes së tillë, që në pajtueshmëri më kushtet

e përcaktuara në leje të merret me një lloj të caktuar

të bisnesit apo të ndonjë aktiviteti tjetër.

“Mallrat me shenjë tregtare të rrejshme” nënkuptojnë

mallrat që, pa autorizim përkatës, bartin markë tregtare

identike apo shumë të ngjashme me markën tregtare që

ka qenë në mënyrë valide e regjistruar në BE apo në një

shtet anëtar të BE-së.

“Vendi i Destinimit” nënkupton shtetin e huaj ose rajonin

e jashtëm ku mallrat përkatëse do të përdoren, punohen,

transformohen apo përpunohen; nëse nuk do të

ketë baza të mjaftueshme për ta përcaktuar këtë, atëherë

vendi i destinacionit do të konsiderohet shteti i fundit i

huaj apo rajoni i jashtëm ku dihet se mallrat përkatëse do

të jenë dërguar.

“Legjislacioni doganor në Kosovë” do të thotë legjislacion

që ka për lëndë kryesore vendosjen e tarifave

doganore, vlerësimin e detyrimeve doganore apo procedurat

dhe rregullat që qeverisin çështje të tjera standarde.

“BE” nënkupton Unionin Evropian.

“Eksporti” apo “Eksportimi” nënkupton lëvizjen apo lëvrimin

e mallrave jashtë territorit të Kosovës dhe në rajonin

e jashtëm.

“Eksportues” nënkupton personin fizik dhe juridik apo

ndërmarrjen që kryen apo nxit tjetrin që të ndërmarrë një

eksportim. Në rast se eksportimi kërkohet me qëllim të

përmbushjes së një marrëveshje ndërmjet një rezidenti

dhe një jorezidenti që përfshinë përvetësimin apo blerjen

e mallrave, atëherë vetëm rezidenti konsiderohet si

eksportues. Një person fizik apo ndërmarrje që vepron

vetëm si bartës, transportues apo ndërmjetës i mallrave,

nuk do të konsiderohet si eksportues i atyre mallrave.

18

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PËR AKTIVITETET E TREGTISË ME JASHTË

“Autorizimi për eksportim” nënkupton lejen e nxerrë

nga organi përkatës lejedhënes që e autorizon poseduesin

të kryej, në pajtim me kushtet e përcaktuara saktë,

veprimtaritë e veçanta të caktuara të eksportit.

“Rajon i jashtëm” nënkupton çdo rajon jashtë territorit

të Kosovës.

“Aktiviteti i tregtisë me jashtë” përfshinë tregtinë, biznesin,

kontratat, transakcionet dhe veprimtaritë tjera

që ngërthejnë lëvizjet e mallrave, pasurinë tjetër të prekshme,

pasuritë tjera të paprekshme, të drejtat e pasurisë

së paprekshme dhe shërbimet në mes të territoreve të

jashtme dhe territorit të Kosovës.

“Shtet i jashtëm” do të thotë (i) çdo shtet apo territor i

huaj më shërbim të veçantë doganor, dhe (ii) çdo territor

ose nën-ndarje politike të një shteti të tillë apo territori të

huaj me shërbim të veçantë doganor.

“Ari” nënkupton arin e rafinuar dhe lëgurat e arit në

formë të shufrave gjysëm të përpunuara apo gjysëm të

fabrikuara, si dhe monedhave të arit që nuk kanë vlerë të

njohur apo domethënëse për koleksion.

“Mallrat” nënkuptojnë pasuri të tundshme të prekshme,

artikujt dhe pasurinë personale të luajtshme, rrymën elektrike,

por jo letrat me vlerë, letrat tregtare apo paratë e

gatshme (kartmonedha apo monedha) dhe ari; me kusht

që, sidoqoftë, kartmonedhat dhe monedhat të kenë vlerë

domethënëse dhe të njohur koleksionare.

“Qeveria” nënkupton Qeverinë e përcaktuar në nenin

1.5(c) të Rregullores së UNMIK-ut Nr.2001/9 mbi “Kornizën

Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në

Kosovë”, dhe çdo organ ekzekutiv publik sukcesor.

“Importi” apo “Importimi” nënkupton lëvizjen apo dërgimin

e mallrave në një rajon të jashtëm dhe në territorin

e Kosovës. Lëvizja apo dërgimi i mallit nga një zonë

e përjashtuar nga taksat doganore, zona e lirë tregtare

ose trafiku i doganave dhe në tregtinë e zakonshme të

Kosovës do të përbën një importim nëse malli i tillë më

parë ka lëvizur ose është lëvruar jashtë zonës së lirë

doganore, zonës së lirë tregtare ose trafikut të doganave.

“Importuesi” nënkupton një person fizik apo ndërmarrje

që kryen apo nxit tjetrin të kryej një importim të mallit. Në

rast se nga importimi kërkohet me qëllim të përmbushjes

së një marrëveshje ndërmjet një rezidenti dhe jorezidenti

duke përfshirë për përvetësimin apo blerjen e mallrave,

atëherë vetëm rezidenti do të konsiderohet importues.

Personi fizik apo ndërmarrja që vepron vetëm si bartës,

transportues apo ndërmjetës i mallrave nuk do të konsiderohet

si importues i atyre mallrave.

“Leja e importit” nënkupton lejen e nxjerrur nga autoriteti

përkatës lejedhënës që lejon bartësin të kryej në

pajtim me kushtet e përcaktuara në veprimtari importi të

përcaktuara në mënyrë të saktë.

“Autoriteti licencues” nënkupton autoritetin publik të

përcaktuar me këtë ligj apo me ndonjë akt tjetër normativ,

i cili ka autorizim dhe përgjegjësi për dhënien e lejes

së tillë.

“MTI” nënkupton Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë

dhe çdo organ publik që del nga ajo.

“Rezident” nënkupton dhe përfshin:

a. Personin fizik i cili është banues, apo ka vendbanim

të përhershëm në territorin e Kosovës;

b. Ndërmarrjen, përveç një dege apo një zyre të

ndërmarrjes nëse ndërmarrja e tillë (i) është

regjistruar në pajtim me aktet normative aplikative

të Kosovës, dhe nëse (ii) ka selinë qendrore,

emrin kryesor të biznesit, librat dhe regjistrat në

territorin e Kosovës; dhe

c. Degën apo zyrën e ndërmarrjes, pa marrë parasysh

nëse një ndërmarrje e tillë është apo jorezidente,

nëse (i) dega e tillë ose zyra është themeluar

dhe regjistruar në pajtim me aktin normativ

aplikativ të Kosovës; (ii) administrimi i përditshëm

dhe menaxhimi i degës apo zyrës së tillë kryhet

faktikisht në adresën e regjistruar në Kosovë,

dhe (iii) librat e veçanta dhe regjistrat mbi veprimtarinë

e degës së tillë ose zyrës udhëhiqen në

adresën e tillë.

“Jo-rezident” nënkupton:

a. Personin fizik i cili nuk është banor dhe nuk ka

vendbanim të zakonshëm në Kosovë;

b. Një ndërmarrje e cila nuk i përmbush kërkesat

e caktuara në paragrafin “b” nën definicionin e

“rezidentit”.

c. Një degë apo zyrë përfaqësuese e një ndërmarrje

rezidente, nëse dega e tillë apo zyra përfaqësuese

që gjindet në një rajon të jashtëm, nuk i

përmbushë kërkesat e përcaktuara në paragrafin

“c”, nën definicionin e “Rezidentit”.”

“Akt normativ” nënkupton (i) çdo ligj, dekret, rezolutë,

akt normativ, akt nën-normativ, rregullore, udhëzim administrativ,

udhëzim, rregull, urdhëresë, apo akt tjetër i

cili njihet si akt që ka fuqi normative, brenda territorit të

Kosovës nga çfarëdo autoriteti publik dhe (ii) çdo marrëveshje

ndërkombëtare të cilën ligji ndërkombëtar e

konsideron si të detyrueshme në Kosovë.

“Organi lejedhënës” nënkupton autoritetin publik të

përcaktuar në këtë ligj, apo aktin tjetër normativ që ka

19

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PËR AKTIVITETET E TREGTISË ME JASHTË

obligim apo përgjegjësi për dhënien e një leje importi apo

eksporti;

“Produkte pirate të së drejtës së autorit” nënkuptohen

mallrat të cilat përmbajnë apo bartin materiale të të

drejtës të autorit pa autorizimin e pronarit të materialeve

të të drejtave të tilla të autorit nëse shitja apo prodhimi i

mallrave të tilla në një shtet anëtar të BE-së do të shkelte

të drejtën e autorit ose ligjin i cili e themelon të drejtën e

tillë;

“Autoriteti Publik” nënkupton çdo organ ekzekutiv publik,

autoritet publik, ministri, departament, agjenci apo

pushtet tjetër publik i cili ushtron, në pajtim me çdo akt

normativ pushtetin ekzekutiv, legjislativ, rregullues, administrativ

apo ndonjë pushtet tjetër.

Fjala “autoritet publik” gjithashtu do të përfshijë edhe

çfarëdo organizate private apo kuazi-publike në atë

masë sa organizata e tillë të punojë si një autoritet i tillë

si pasues i një dhënie të autoritetit nga një akt normativ

apo një akt nën-normativ, apo si pasuese e delegimit të

autoritetit nga një autoritet publik.

“Ndërmarrje publike” nënkupton autortitetin publik ose

ndërmarrjen në pronësi apo të kontrolluar nga autoriteti

publik, deri në masën që autoriteti publik ose ndërmarrja

është e përfshirë në zhvillimin e veprimtarisë komerciale,

biznesore ose ekonomike brenda ose që kanë ndikim

brenda territorit të Kosovës;

“Kuoti” nënkupton kontigjentin, kontigjentin e tarifës apo

kufizimin tjetër numerik, të bazuar në një vlerë e cila i

detyrohet çdo lloji të veprimtarisë së tregtisë me jashtë.

“Kuotë”, do të përshijë çdo masë tjetër e cila me arsye

pritet që të dërgojë kah apo që të ndikojë në një kufizim

të tillë.

“Masë restriktive” nënkupton kufizim, ndalim, kërkesë

apo masë e përshkruar në nenin 3, paragrafi 2, të këtij

ligji.

“Masat e veçanta tregtare” nënkuptojnë anti-dampingun,

kompensimin dhe masat mbrojtëse të autorizuara

sipas Kapitullit IV, Pjesës 4 të këtij ligji.

“Tranzit” nënkupton transportimin e mallrave nga një rajon

i jashtëm nëpër territorin e Kosovës, në një rajon të

jashtëm pa hyrë këto mallra në tregun e zakonshëm të

Kosovës.

“Ndërmarrjet” nënkupton çdo person juridik, organizatë

biznesi, ortakëri, ndërmarrje e përbashket , ndërmarrje

publike, shoqatë, projekt, degë, zyrë apo organizata

tjera.

“OBT” nënkupton Organizatën Botërore të Tregtisë.

“Normë Teknike” në kuptim të nenit 13, do të thotë akt

normativ, duke përfshirë dispozitën në fuqi për zbatimin

e saj, që përcakton kriterin obligues të cilin lloji apo kategoria

e vakant e mallrave, pa marrë parasysh origjinën,

duhet ta plotësojnë, duke përfshirë por pa u kufizuar në

kërkesat lidhur me karakteristikat e prodhimeve, specifikacionin

teknik, terminologjinë, simbolet, ambalazhimin,

markimin ose kërkesën për etiketë kur ato vlejnë për

prodhimin ose metodën e prodhimit.

“Standardi i prodhimit” në kuptimin të nenit 14 nënkupton

çdo dokument (i) që është nxjerrë ose miratuar nga

organi i njohur për hartimin e standardit, (ii) që përcakton

me qëllim të përdorimit të rregullt dhe të shpeshtë normat,

direktivat apo cilësitë e prodhimeve, proceset gjedhëse

dhe metodat e prodhimit; duke përfshirë normat, direktivat

ose karakteristikat lidhur me terminologjinë, simbolet,

ambalazhimin, ose markimin ose kërkesat e etiketimit që

vlejnë për prodhimet, përpunimin ose metodën e prodhimit,

dhe (iii) e cila përputhje nuk kërkohet as nuk obligohet

me aktin normativ ose autoritetin publik.

Kapitulli 2

Normat themelore të veprimtarisë së

tregtisë me jashtë

Neni 3

Parimi themelor i tregtisë së lirë dhe biznesit

Autoriteti publik apo aktet normative nuk mund të imponojnë

restriksione, ndalime ose kushtëzime në asnjë

aktivitet tregtar me jashtë ose dëmtimin apo vendosjen

e kushteve mbi aftësinë apo të drejtën e cilitdo resident

apo jo-rezident për të marrë pjesë apo të merret me aktivitete

tregtare me jashtë, përveç nëse ky ligj në veçanti

kërkon këtë apo në një mënyrë tjetër lejon këtë.

Neni 4

Kufizimet e përgjithshme të masave restriktive

4.1 Nëse dispozita e këtij ligji, posaçërisht kërkon apo

autorizon vendosjen e masës restriktive që përndryshe

do të ishte në kundërshtim me nenin 3, Qeveria,

do të ose mundet, kur është e nevojshme të nxjerrë

akt normativ mbi themelimin e masës së tillë restriktrive;

me kusht që, sidoqoftë, çdo masë e tillë restriktive

e themeluar kështu duhet të jetë në pajtim me

kriteret vijuese:

(a) Duhet të jetë qartë e lejuar dhe në pajtim me dispozitën

përkatëse të këtij ligji;

(b) Duhet të jetë qartë në lidhje me dhe qartë e domosdoshme

për arritjen e qëllimit të përcaktuar

me një dispozitë të tillë;

20

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PËR AKTIVITETET E TREGTISË ME JASHTË

(c) Qëllimi dhe lloji i saj të jetë i kufizuar gjerë në

minimumin e nevojshëm për arritjen e këtij qëllimi;

(d) Implementimi i saj të bëhet në atë mënyrë që të

krijoj përzierjen sa më të vogël të mundshme dhe

vendosjen e caktimin e ngarkesës sa më të vogël

të mundshme lidhur me aktivitetet e tregtisë me

jashtë dhe lirinë e përgjithshme të veprimtarisë

ekonomike;

(e) Nuk do të jetë në kundërshtim me asnjë marrëveshje

ndërkombëtare e cila e obligon

Kosovën;

(f) Do të jetë në pajtim me kërkesat e obligueshme

të marrëveshjeve të OBT-së; dhe

(g) Do të jetë, aq sa është e mundur, në pajtim me

çdo kriter tjetër të aplikueshëm në BE ndaj masës

së tillë restriktive.

4.2 Nëse një masë e propozuar restriktive ka potencial

të mjaftueshëm që të ndikojë materialisht në marrëdhëniet

me jashtë, Qeveria do të informojë UNMIK-un

mbi aktivitetet e saj që kanë të bëjnë me përpilimin e

akteve plotësuese normative që vendosin masa restriktive.

4.3 Masa e tillë restriktive nuk mund të ndikojë negativisht

në kryerjen e obligimeve ekzistuese kontraktuese

në kohën kur masa e tillë restriktive është adoptuar

përveç kur arritja e qëllimit publik të masës së tillë

restriktive do të ishte më tepër se e pa rëndësishme

e rrezikuar me kryerjen e padëmshme të obligimit

të tillë.

4.4 Masa restriktive do të shfuqizohet ose fusha e zbatimit

të saj do të reduktohet aq dhe deri sa arsyet

që justifikojnë ekzistencën ose qëllimin e zbatimit

të pushojnë së ekzistuari ose përndryshe bëhen të

parëndësishme.

4.5. Nëse një masë kufizuese ose metoda e saj e implementimit

nuk ka element diskriminues anti-damping

ose tregtar kufizues ose efekt i cili nuk është qenësisht

i qartë për arritjen e qëllimit të dispozitës

përkatëse të këtij ligji, masa e tillë apo mënyra e

implementimit të saj do të jetë qoftë e shmangshme,

ose nëse është e mundshme me përpikëri të interpretohet

dhe zbatohet në mënyrë që të eliminoj ose

zvogëloj gjerë në minimum një element apo efekt të

tillë të parëndësishëm diskriminues, anti-konkurent

apo tregtar kufizues.

4.6 Të gjitha masat restriktive duhet të merren dhe publikohen

në një mënyrë krejtësisht transparente.

4.7 Nëse një akt plotësues normativ i nxjerrë nën autoritetin

e këtij duhet të zbatohet në kufi në mënyrë që

të hyjë ne fuqi, Qeveria do të përcjellë aktin e tillë

plotësues normativ tek Shërbimi Doganor i UNMIKut

së bashku me një kërkesë në të cilën kërkohet që

Shërbimi Doganor i UNMIK-ut të ndërmarrë hapat e

duhur për të zbatuar aktin e tillë plotësues normativ.

Neni 5

Autoriteti për implementimin e masave restriktive

5.1 MTI do të jetë autoriteti i vetëm publik i cili është i

autorizuar të zbatojë masat restriktive.

5.2 Nëse MTI ka mungesë të personelit të trajnuar dhe

të duhur ose nuk ka aftësi teknike të përgatisë apo

të zbatojë një lloj të veçantë të masës restriktive Qeveria

do të delegojë gjithë apo një pjesë të autoritetit

të saj të zbatojë një masë të tillë kufizuese një organi

tjetër publik; Sidoqoftë MTI do të sigurojë që

aktivitetet e tilla të kryhen në pajtueshmëri të plotë

me këtë ligj dhe çdo akt tjetër normativ ose akte të

zbatueshme.

5.3 Qeveria do të sigurojë që MTI dhe autoritetet tjera

publike që kanë interes legjitim dhe të dukshëm në

përgatitjen dhe implementimin e masës restriktive,

të bashkëpunojnë lidhur me përgatitjen e procedurës,

kritereve dhe mekanizmave të kërkuar për

implementimin e duhur të saj. Sidoqoftë, MTI do të

jetë përgjegjëse për të siguruar që aktivitetet e tilla

të zhvillohen në përputhshmëri me këtë ligj dhe çdo

akt tjetër normativ.

5.4 MTI do të sigurojë që përgatitja dhe implementimi i

të gjitha masave restriktive të jenë të zhvilluara dhe

të bashkrenduara në mënyrën që të jenë të lirë nga

procedurat dhe kërkesat e dyfishta dhe të tepërta.

5.5 MTI do të themelojë dhe udhëheqë zyrën e informimit

publik e cila do të jetë e hapur për çdo person fizik

gjatë orarit të rregullt të punës nga e hëna gjerë të

premtën, të mirëmbajë koleksionin e kopjeve të këtij

ligji, të gjitha akteve normative të nxjerra në bazë

të këtij ligji, të gjitha masat restriktive, dhe të gjitha

rregullat, rregulloret, procedurat, kërkesat dhe kriteriet

që kanë të bëjnë me implementimin e këtij ligji, akteve

të tilla normative dhe masave të tilla kufizuese.

MTI, gjithashtu do të mbajë dhe udhëheqë faqen në

rrjetin e internetit (web-faqe) në mënyrë të rregullt

dhe të përshtatshme për shfrytëzuesin, nëpërmjet të

cilës çdo person mund të marrë kopje elektronike të

dokumenteve të lartë theksuara.

Neni 6

Rregullat e përgjithshme lidhur me lejet për

import dhe eksport

6.1 Nëse dispozita e këtij ligji apo ndonjë akti tjetër normativ

i cili është nxjerrë në përputhje me këtë ligj

21

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PËR AKTIVITETET E TREGTISË ME JASHTË

përcakton që një leje importi apo eksporti kërkohet

për zbatimin apo kryerjen e një transaksioni të eksportit

apo importit, autoriteti përkatës lejedhënës,

përveç kur parashihet në paragrafin 2 më poshtë i

lëshon lejen e kërkuar aplikuesit përkatës.

6.2 Organi gjegjës për dhënien e lejes do të refuzojë aplikacionin

për dhënien e lejes së kërkuar për import

apo eksport vetëm nëse (i) një dispozitë specifike e

këtij ligji apo akti përkatës normativ mundëson një

refuzim të tillë apo (ii) autoriteti gjegjës lejedhënës

i artikulon qartësisht me shkrim arsyet bindëse që

provojnë që dhënia e lejes së kërkuar kërkuesit përkatës

do të rrezikonte materialisht qëllimin e dispozitës

e cila përcakton kërkesën e lejes.

6.3 Në raste se autoriteti lejedhënës refuzon një aplikacion

për një leje të importit apo eksporti, organi për

dhënien e lejes duhet ti sigurojë aplikuesit përkatës

përgjigjen me shkrim mbi shkaqet e bazës juridike

dhe arsyet për refuzimin e aplikacionit.

6.4 Akt normativ i nxjerrë në pajtim me këtë ligj, deri në

shkallën e lejuar me këtë ligj, të bëjë lëshimin e një

leje për import apo eksport varësisht nga kushtet e

plotësuara të aplikantit për t’i përmbushur kriteriet e

veçanta të përshkruara në një akt të tillë normativ;

me kusht që, sidoqoftë që të gjitha kriteriet e tilla të

jenë transparente dhe qartësisht e kryesisht të nevojshme

për arritjen e qëllimit publik që theksohet në

lejen gjegjëse për import dhe eksport.

6.5 Brenda tridhjetë (30) ditësh nga data e refuzimit te

kërkesës për import apo eksport nga autoritetet për

lëshimin e lejeve, parashtruesi i kërkesës mund të

bëjë kërkesën për rishqyrtim tek autoritetet për lëshimin

e lejeve. Autoritetet për lëshimin e lejeve do t’i

konfirmojnë parashtruesit të kërkesës kohën dhe

datën e marrjes së kërkesës për rishqyrtim.

Autoritetet për lëshimin e lejeve do të marrin vendim mbi

kërkesën për rishqyrtimin e refuzimit të kërkesës për leje

importi apo eksporti brenda tridhjetë (30) ditësh nga marrja

e kërkesës për rishqyrtim. Në rast se autoriteti për

lëshimin e lejeve refuzon kërkesën për rishqyrtim për leje

importi apo eksporti, autoriteti për lëshimin e lejeve duhet

të lëshojë nje deklaratë të detajuar me shkrim ku do të

ceket justifikimi ligjor dhe arsyet për refuzim.

Brenda tridhjetë (30) ditësh nga data e refuzimit të

kërkesës për rishqyrtim nga autoritetet për lëshimin

e lejeve në bazë të nenit 6.3 të këtij ligji, parashtruesi

i kërkesës mund të bëjë kërkesë në MTI për rishqyrtim

dhe vendim nga autoritetet për lëshimin e lejeve. MTI do

t’i konfirmojë me shkrim parashtruesit të kërkesës mbi

kohën dhe datën e marrjes së kërkesës për rishqyrtim.

Ky nen 6.4 nuk do të aplikohet aty ku autoriteti për lëshimin

e lejeve është vet MTI.

MTI do të marrë vendim mbi kërkesën e parshtruar për

rishqyrtimin e vendimit të autoriteteve për lëshimin e

lejeve sipas nenit 6.3 brenda tridhjetë (30) ditësh nga

data e marrjes së kërkesës për rishqyrtim. Në rast se

MTI refuzon kërkesën për rishqyrtimin e vendimit të autoriteteve

për lëshimin e lejeve, MTI duhet të jap arsyet

në një deklaratë të detajuar me shkrim ku do të ceket

justifikimi ligjor dhe arsyet për refuzim.

Vendimi i MTI në bazë të nenit 6.4 ose 6.5 më sipër, do

të rishikohet nga organet gjyqësore në pajtim me ligjet

në fuqi.

6.6 Asnje person apo ndërmarrje që është e autorizuar

me një leje eksporti apo importi nuk lejohet që të

bartë lejen në personin apo ndërmarrjen tjetër.

Neni 7

Ndalimi i kuotave; kuotat e papreferueshme;

caktimi i kuotave

7.1 Përveç kur në mënyrë të veçantë ose shprehimisht

lejohet nga ky ligj apo nga një dispozitë e një akti

tjetër normativ, asnjë autoritet publik apo akt normativ

nuk mundet që të vendosë, implementojë apo

akordojë asnjë kuotë në asnjë lloj të aktiviteteve të

tregtisë me jashtë.

7.2 Nëse një dispozitë e tillë shprehimisht dhe qartë

autorizon vendosjen, implementimin apo caktimin e

kuotës e cila do të ishte në kundërshtim me paragrafin

7.1, kjo kuotë nuk do të vendoset apo implementohet

nëse, sipas rrethanave të përcaktuara është

praktikisht e mundshme që të arrihet qëllimi i njejtë,

përmes detyrimit të pagesave shtesë të cilat janë të

kalkuluara në mënyrë të arsyeshme, për arritjen e

qëllimit mbrojtës të nivelit i cili është i barabartë për

përdorimin e një kuote të tillë.

7.3 Nëse, në pajtim me këtë ligj, akti normativ vendos

një kuotë të importit apo eksportit, që e cakton pjesëmarrjen

e Kosovës në një kuotë të importit apo eksportit

të vendosur nga një qeveri tjetër dhe nevoja

për një leje importi apo leje eksporti vendoset në lidhje

me implementimin apo akordimin e një kuote të

tillë, autoriteti përkatës do të akordojë autorizime të

tilla për të gjithë aplikantët e kualifikuar në bazë të

kritereve objektive, racionale dhe transparente. Kriteret

e tilla nuk mund të vendosen apo të implementohen

nëse si mbështetje kanë qëllimin diskriminues

apo anti-konkurues. Kushtet të cilat aplikanti duhet ti

përmbushë për t’u kualifikuar për marrjen e një autorizimi

të tillë duhet të jenë reale, të arsyeshme dhe

transparente dhe nuk do të zbatohen nëse kanë për

qëllim diskriminimin apo anti-konkurencën.

22

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PËR AKTIVITETET E TREGTISË ME JASHTË

7.4 Asnjë personi, apo ndërmarrje të cilës i është lejuar

një kontigjent i kuotës për import apo eksport apo një

leje që përfaqëson një akordim të tillë nuk i lejohet

që ta bartë apo të lejojë që leja e dhënë të përdoret

nga një person apo ndërmarrje tjetër.

Neni 8

Mosndikimi në legjislacionin e doganave

8.1 Asnjë dispozitë e këtij ligji nuk do të interpretohet si

cënim apo ndikim në legjislacionin e doganave të

Kosovës.

8.2 Leja, certifikata apo autorizimi tjetër i lëshuar apo

i dhënë në bazë të këtij ligji ose një akti normativ

të nxjerrë në pajtim me këtë ligj, nuk do të ndikojë

në obligimin e asnjë personi apo ndërmarrje që të

paguajë taksa, tarifa apo shuma tjera të cilat duhet

të paguhen sipas rregulloreve mbi eksportin dhe importin

e mallrave.

Kapitulli 3

Bazat e përgjithshme për kufizimin e

aktiviteteve të tregëtis më jashtë

Neni 9

Implementimi i marrëveshjeve ndershtetrore

9.1 Nëse Kosova është e obliguar të implementojë dispozitën

e ndonjë marrëveshje ndërkombëtare e cila

qartë kërkon vendosjen e një mase restriktive e cila

përndryshe do të ishte në kundërshtim me nenin 3,

Qeveria mund të lëshojë, sipas autorizimit të këtij

neni, një akt normativ i cili do të vendosë një masë

të tillë.

9.2 Çdo masë kufizuese e vendosur kështu, duhet që

plotësisht të jetë në përputhje me kërkesat e nenit

4 dhe, deri në atë masë sa është në përputhje me

përmbushjen e obligimit përkatës, do t’i nënshtrohet

çfarëdo dispozite tjetër të zbatueshme të këtij ligji.

KAPITULLI 4

MALLRAT E IMPORTUARA

Pjesa 1

Rregullat themelore mbi mallrat e

importuara

Neni 10

Trajtimi vendor i mallrave të importuara

Përveç nëse në mënyrë të veçantë parashihet ndryshe

me këtë ligj apo me një akt normativ të autorizuar nga

ky ligj, Kosova do tu jap mallrave që janë importuar tretmanin

i cili nuk është më pak i favorshëm se tretmani i

dhënë prodhimeve vendore të ngjashme; duke përfshirë,

por pa u kufizuar në, tretmanin në lidhje me shkallën

dhe shfrytëzimin e të gjitha taksave dhe tarifave tjera të

brendshme, dhe tretmanit që ndikon në shitjen, blerjen,

transportimin, përpunimin, shpërndarjen apo shfrytëzimin

e mallrave.

Neni 11

Tretmani i kombit më të favorizuar

11.1 . Nëse është në fuqi një marrëveshje ndërkombëtare

e dyanshme apo e shumanshme që ligji

ndërkombëtar kërkon nga Kosova ta respektoj

dhe marrëveshja e tillë e obligon që Kosovës ti ipet

tretmani i kombit më të favorizuar për importimin e

mallrave që kanë origjinë nga rajoni apo rajonet e

jashtme, atëherë përveç kur në mënyrë të vakant

parashihet ndryshe me këtë ligj ose aktin normativ

të nxjerrë në bazë të këtij ligji, Kosovës do ti ipet

tretmani i kombit më të favorizuar për importimin e

mallrave të tilla.

11.2. Kur importimi i mallit lejohet në bazë të tretmanit

të kombit më të favorizuar sipas nenit 11.1, Kosova

do ti jep importit të mallit të tillë tretmanin i cili

është i barabartë me tretmanin më të favorizuar

të cilin Kosova i jep çdo lloji të ngjashëm të mallit

me origjinë nga çdo rajon i jashtëm. Për më tepër

çdo përparësi, privilegj ose imunitet i dhënë nga

Kosova, çdo malli që është importuar, do ti jepet

drejtëpërdrejtë dhe në kushte të njejta çdo malli të

ngjashëm që ka të drejtë në tretmanin e kombit më

të favorizuar sipas nenit 11.

11.3. Gjatë caktimit të shkallës së veçantë të tretmanit

të kombit më të favorizuar, të kërkuar sipas nenit

11.1 dhe 11.2, nuk do të merret parasysh asnjë

favorizim i dhënë ndaj importimit të mallrave prej

rajoneve të caktuara të jashtme nëse tretmani i

favorizuar, i privilegjuar ose tjetër më i favorshëm

kërkohet me ndonjë dispozitë obliguese të një

marrëveshje të shumanshme apo dyanshme të

zonës së lirë doganore ose unionit doganor, ose

me një marrëveshje të shumanshme ose të dyanshme

të përkohshme që ka për qëllim mbështetjen

dhe formimin e zonës së lirë tregtare ose unionit

doganor, të cilin ligji ndërkombëtar kërkon që

Kosova ta respektojë.

11.4 Asgjë në nenin 11.1 apo 11.2 nuk do të interpretohet

si ndalim ose dhënie e tretmanit të kombit

më të favorizuar për importin e mallrave që kanë

origjinë nga rajonet e jashtme të cilat nuk përfshihen

në ndonjë marrëveshje të shumanshme apo

23

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PËR AKTIVITETET E TREGTISË ME JASHTË

të dyanshme.

Pjesa 2

Kërkesat dhe standardet teknike

për mallrat e importuara

Neni 12

Kushtet sanitare dhe fitosanitare

12.1. Qeveria është e autorizuar të nxjerrë një apo më

shumë akte normative në bazë të këtij ligji duke

themeluar, ose autorizuar një apo më shumë autoritete

publike të caktuara që, të përcaktojnë, (i)

kushtet sanitare dhe /ose fitosanitare të cilat llojet

e caktuara të mallrave duhet t’i plotësojnë dhe (ii)

procedurat objektive dhe konforme të vlerësimit për

sigurimin e përputhshmërisë së mallrave gjegjëse

me kushtet përkatëse.

12.2 Të gjitha kushtet sanitare dhe fitosanitare dhe procedurat

e vlerësimit të përputhshmërisë, metodat

e aplikimit të tyre dhe lista e llojit/kategorisë së

mallrave ndaj të cilave ato do të zbatohen, duhet të

jenë të përgatitura, të miratuara dhe të zbatuara në

atë mënyrë që, në bazë të parimeve të mbështetura

shkencore të jenë qartë në lidhje me dhe të

domosdoshme për arritjen e një apo më shumë

qëllimeve vijuese: (i) mbrojtja e jetës së njerëzve

apo kafshëve ose shëndetit nga rreziqet që dalin

nga aditivët, kontaminimet, materiet toksike, organizmat

që bartin ose shkaktojnë sëmundjet në

ushqim; (ii) mbrojtja e jetës ose shëndetit prej sëmundjeve

që bartin kafshët ose bimët; (iii) mbrojtja

e jetës dhe shëndetit të kafshëve dhe bimëve

nga insektet e dëmshme, sëmundjet ose organizmat

sëmundje-shkaktues apo sëmundje-bartës;

ose(iv) parandalimi ose kufizimi i demit që mund t’i

shkatohet Kosovës nga hyrja e stabilimenteve ose

shpërndarja e insekteve dhe (iv) parandalimi apo

kufizimi i dëmtimit të Kosovës nga hyrja, vendosja

apo shpërndarja e insekteve të dëmshme.

12.3 Asnjë kërkesë sanitare ose fitosanitare nuk do të

jetë më shumë treg-kufizuese se standardi relevant

ndërkombëtarisht gjerësisht i njohur ose direktiva

relevante dhe/ose rekomandimi i nxjerrë nga organizata

e njohur ndërkombëtare. Pavarësisht nga

ajo që u theksua më lart mund të caktohet kusht

më restriktiv sanitar apo fitosanitar, por vetëm

nëse kushti i tillë qartë dhe objektivisht mund të arsyetohet

me metodën e mbështetur shkencore që

provon se kushti më restriktiv është i nevojshëm

në mënyrë të domosdoshme për arritjen e qëllimit

të përcaktuar në nenin 11.2 më lartë.

12.4. Çdo kusht sanitar apo fitosanitar, dhe procedurat

relevante të përputhshmërisë, vlejnë njësoj për

të gjitha mallrat pa marrë parasysh origjinën; me

kusht që sidoqoftë kushti i tillë ose procedura e

vlerësimit të përputhshmërisë mund të bëj diskriminim

të arsyeshëm në mesin e mallrave që kanë

origjinë nga rajonet e ndryshme, por vetëm nëse

arsyetimi për diskriminim të tillë është i qartë, objektiv

dhe ndërkombëtarisht i pranuar.

12.5 Përgatitja, miratimi dhe implementimi i kushteve

të tilla sanitare dhe fitosanitare, procedurat e

vlerësimit të përshtatshmërisë dhe listat e llojeve/

kategorive të mallrave ndaj të cilave ato zbatohen,

(i) nuk do të kryhen me qëllim të krijimit të,

ose në mënyrë që të kenë ndikim e pengesë të

panevojshme të tregtisë; dhe (ii) përndryshe do të

përgatiten, miratohen dhe implementohen, aq sa

është e mundshme, në pajtim me rekomandimet

dhe kërkesat relevante të Marrëveshjes së OBT-së

Mbi Zbatimin e Masave Sanitare dhe Fitosanitare.

Neni 13

Normat Teknike

13.1 Qeveria është e autorizuar të nxjerrë një apo më

shumë akte normative në bazë të këtij ligji, duke

themeluar apo autorizuar një apo më shumë autoritete

publike të caktuara për të vendosur normat

teknike që përcaktojnë, (i) llojet apo kategoritë e

mallrave duhet t’i plotësojnë dhe (ii) procedurat

e drejta dhe objektive të vlerësimit të përputhshmërisë

për sigurimin e pajtueshmërisë së mallrave

gjegjëse me normat përkatëse.

13.2 Të gjitha normat teknike, procedurat e vlerësimit të

përputhshmërisë, metodat e tyre të aplikimit dhe

lista e llojeve/kategorive të mallrave ndaj të cilave

ato aplikohen, duhet të jenë të përgatitura, miratuara

dhe të aplikuara në mënyrën që është e qartë

dhe e domosdoshme për arritjen e një apo më apo

më shumë qëllimeve vijuese:(i) mbrojtja e jetës,

shëndetit dhe sigurisë së njerëzve; (ii) mbrojtja e

jetës dhe shëndetit të kafshëve dhe bimëve; (iii)

mbrojtja e ambientit; apo (iv) parandalimi i praktikave

mashtruese; me kusht që, sidoqoftë, çdo

mase që ka qëllimin e përcaktuar në nenin 12.2, të

mos jetë brenda fushëveprimit të nenit 13.

13.3 Përgatitja, miratimi dhe implementimi i normave

teknike, procedurave gjegjëse të vlerësimit të përputhshmërisë

(në relacion me këto rregulla) dhe

listat e llojeve/kategorive të mallrave ndaj të cilave

zbatohen, (i) nuk duhet të kryhen me qëllim të krijimit

ose në mënyrën që të ndikojnë në pengesat e

panevojshme të tregtisë, (ii) nuk do të kenë karakter

më shumë kufizues të tregtisë sesa që me të

drejtë është e nevojshme për të arritur qëllimin për

24

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PËR AKTIVITETET E TREGTISË ME JASHTË

të cilin ato janë themeluar, (iii) do të vlejnë njësoj

për të gjitha mallrat e ngjashme pa marrë parasysh

origjinën, dhe (iv) përndryshe do të përgatiten, miratohen

dhe implementohen, aq sa është e mundur

në pajtim me kërkesat relevante të Marrëveshjes

së OBT mbi Barrierat Teknike ndaj Tregtisë.

13.4 Çdo normë e tillë teknike do të bazohet në standardin

relevant ndërkombëtar ose pjesën relevante të

tij, nëse standardi i tillë ekziston ose zhvillimi i tij

është në një fazë të avancuar; me kusht që sidoqoftë,

nëse në bazë të dëshmive apo parimeve

qenësore shkencore mund të provohet se normat

teknike të bazuara në standardin e tillë nuk janë

duke arritur ose nuk do të arrijnë, në një mënyrë

efektive dhe të përshtatshme, qëllimin për të cilin

ka qenë ose do të krijohet. Norma e tillë teknike

mund të shmanget prej atij standardi deri në shkallën

e pranueshme të nevojshme për arritjen e qëllimit

të tillë.

Neni 14

Standardet e prodhimit

14.1 Çdo autoritet publik ose ndërmarrje tjetër që vepron

në territorin e Kosovës, që është e inkuadruar

apo ka përgjegjësi për përgatitjen, miratimin dhe

implementimin e standardeve të prodhimit (organi

vendor për caktimin e standardeve) do të përputhet

me Kodin e Praktikës së Mirë për Përgatitjen, Miratimin

dhe Implementimin e Standardeve në

Aneksin 3 të Marrëveshjes mbi Pengesat Teknike

ndaj Tregtisë të OBT-së, si dhe ndryshimet e plotësimet

e kohë-paskohshme të saj.

14.2 Qeveria do të nxjerr akt normativ që përmban

dispozita dhe kërkesa racionale që kanë të bëjnë

me përputhshmërinë e tillë nga organet vendore

të caktimit të standardeve. Nëse ndonjë organ

vendas i caktimit të standardeve ka të drejtat e

anëtarësisë dhe/ose ndikim në programin regjional

apo ndërkombëtar të caktimit të standardeve,

Qeveria mund të nxjerr akt normativ që përmbanë

kërkesat që sigurojnë se organi i tillë vendor për

caktimin e standardeve të ushtrojnë çdo të drejtë

të tillë dhe/ose ndikim në mënyrën që shpie kah

nxitja e organit të tillë rajonal/ndërkombëtar të

pranojë dhe veproj në pajtim me Kodin e përcaktuar

në paragrafin 14.1.

14.3 Përgatitja, miratimi dhe implementimi i standardeve

të prodhimit, procedurat gjegjëse të vlerësimit të

përputhshmërisë dhe listat e llojeve/kategorive të

mallrave për të cilat ato vlejnë (i) nuk do të kryhen

me qëllim të krijimit ose në një mënyrë që do të

ketë ndikim në mënyrën që krijon pengesa të panevojshme

për tregtinë; (ii)nuk do të ketë më tepër

karakter kufizues të tregtisë se sa është e nevojshme

për të arritur qëllimin për të cilin ato janë

themeluar, (iii) do të aplikohen njësoj për të gjitha

llojet e ngjashme të mallrave pa marrë parasysh

origjinën, dhe (iv) përndryshe do të përgatiten, miratohen

dhe implementohen aq sa është e mundur,

në pajtim me rekomandimet dhe kërkesat e

Marrëveshjes së OBT-së Mbi Pengesat Teknike

mbi Tregtinë.

Pjesa 3

Lejet e importit

Neni 15

Rregull e përgjithshme: nuk kërkohet leje për import

Me përjashtim të mallrave të përcaktuara në listën e kontrollimit

të importeve në pajtim me nenin 16 më poshtë,

për importin e mallrave në Kosovë nuk kërkohet leje ose

ndonjë licencë e llojit tjetër nga cilido autoritet publik.

Neni 16

Lista e importeve të kontrolluara

Qeveria është e autorizuar të nxjerrë listen e mallrave të

quajtur “Lista e importeve të kontrolluara”. Lista e tillë do

të specifikojë ato lloje dhe/ato kategori të mallrave për

importimin e të cilave është e nevojshme leja. Qeveria

mund të përfshijë në një listë të tillë lloje apo kategori të

mallrave vetëm nëse ka arsye të qarta themelore dhe të

vërteta të cilat arsyetojnë domosdoshmërinë për kontrollimin

e importimit të atyre llojeve apo cilësive të mallrave,

në mënyrë që esencialisht të bëhet përparim në arritjen

e qëllimeve vijuese:

(a) të mbroj nga rreziqet e mundshme ambientin,

ose jetën e shëndetit të njerëzve, bimëve dhe

kafshëve;

(b) të mbrojë rendin dhe moralin publik;

(c) të parandalojë shkeljen e të drejtës së pronës intelektuale;

(d) të mbrojë konsumatorët nga praktikat e rrejshme

dhe mashtruese;

(e) të implementojë dispozitën e një marrëveshje

ndërkombëtare e cila e obligon Kosovën ta zbatojë;

(f) të implementojë kufizimet mbi transaksionet e

importimeve që kanë të bëjnë me arin;

(g) të sigurojë implementimin e duhur dhe caktimin

e barabartë, në mesin e furnizuesve dhe /ose

importuesve, të kuotave të importit të vendosura

nga Kosova në importet e mallrave të caktuara,

dhe;

(h) të siguroj në pajtim me nevojat e Kosovës, furnizimin

më të mirë, dhe shpërndarjen e barabartë

të mallrave të nevojës së parë që janë

25

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PËR AKTIVITETET E TREGTISË ME JASHTË

(i) dëshmuar të jenë të rrallë në tregjet botërore ose

në Kosovë dhe

(ii) që i nënshtrohet kontrolleve të eksportit qeveritar

në rajonin e jashtëm të origjinës së mallit të

tillë.

Neni 17

Përcaktimi i kritereve të kërkuara për marrjen e

lejes së importit

17.1 Për çdo lloj apo kategori të mallrave, të përfshirë

në listën e kontrollit të importit, Qeveria do të

themelojë ose kërkoj nga një apo më shumë autoritete

publike të përcaktojë, me një akt normativ

kriteret që duhet të plotësohen nga aplikuesi me

qëllim të marrjes së lejes për importin e mallit të

tillë.

17.2 Të gjitha kriteret e tilla do të jenë transparente, të

qarta dhe qenësisht të domosdoshme për arritjen

e qëllimit të theksuar në përfshirjen e llojit të tillë

apo kategorisë së mallit në listen e kontrollit të importit.

17.3 Të gjitha kriteret e tilla do të jenë jodiskriminuese;

sidoqoftë, kur është qartë dhe realisht e nevojshme

për arritjen e qëllimit përkatës mund të përcaktohet

që leja e importit për llojin e veçantë të kategorisë

ose llojit të mallit do t’i jepet vetëm poseduesit të

licencës së veprimtarisë relevante; me kusht që,

sidoqoftë, nga një aplikues i tillë nuk do të kërkohet

posedimi i licencës së tillë të veprimtarisë, nëse

licenca e tillë nuk kërkohet për tu marrë drejtpërdrejtë

me mallra kompeditiv konkurues me origjinë

vendore.

17.4 As Qeveria dhe asnjë autoritet tjetër publik nuk

mund të përdorë asnjë dispozitë të Pjeses 3-të

përveç nenit 18, që të kufizojë importimin e çdo lloji

apo kategorie të mallit deri sa të mos jetë kërkuar

kriteri i lejes së importit dhe procedura për lëshimin

e saj të mos jetë përgatitur, plotësuar dhe zbatuar

tërësisht.

Neni 18

Importet e ndaluara

18.1 Nëse kategoria apo lloj i mallit të përfshirë në Listën

mbi Kontrollim të Importeve për arritjen e qëllimit të

përcaktuar në pikat (a), (e) të nenit 16, dhe qëllimi i

tillë në mënyrë të arsyeshme mund të arritet vetëm

me ndalimin e importit të një malli të kategorisë

apo llojit të tillë, Qeveria mund të ndalojë importimin

e këtij malli.

18.2 Nëse importimi i një kategorie apo lloji të mallit

është i ndaluar, asnjë person, ndërmarrje kompani

publike nuk do ti lejohet që të importojë, të mirret

apo të trajtojë një mall të tillë. Importim i një malli

të tillë nga autoriteti publik mund të lejohet nëse

importimi i tillë (i) është i qartë dhe i domosdoshëm

për arritjen e funksionit publik legjitim dhe (ii) nuk

do të përdoret apo përfshihet në asnjë mënyrë në

zhvillimin, ose do të varet nga cilido aktivitet komercial

apo biznesor ekonomik.

Neni 19

Kufizimet në shfrytëzimin apo disponimin e

mallrave të importuara

Nëse qartë është e nevojshme për arritjen e qëllimit të

përcaktuar, një leje importi mund të përmbajë kushte që

kufizojnë përdorimin ose disponimin tjetër që mund ti

bëhet në lidhje me mallin e importuar.

Neni 20

Lejet për transportet e shumfishta

Leja e importit, deri në shkallën që është në përputhje

me qëllimin e theksuar në përfshirjen e mallit të cakuar

në listen e importeve të kontrolluara i lejon poseduesit

të saj të importojë sasinë e përcaktuar saktë të mallrave

përkatëse në çdo kohë, dhe në transporte të shumfishta,

gjatë një periudhe të caktuar kohe që nuk kalon një vit.

Neni 21

Importimet jokomerciale dhe përjashtimet tjera

21.1 Kur realisht nuk rrezikohet qëllimi i theksuar i përfshirjes

së mallrave të kategorisë apo llojit në listën

e importeve të kontrolluara, Qeveria mund të nxjerr

akt normativ që përjashton importet e mallrave të

tilla në sasi të vogla, nën supozimet jokomerciale

nga kërkesat që përndryshe zbatohen me lejet e

importit. Çdo akt i tillë normativ do të përcaktojë

kriteret transparente, objektive dhe jodiskriminuese

që duhet të plotësohen për kualifikimin e një

përjashtimi të tillë të përcaktuar sipas këtij paragrafi.

21.2 Nëse lloji dhe kategoria e mallit është në listën e

kontrollit të importit, Qeveria mund të nxjerr akt

normativ, që përmban dispozita të cilat lejojnë importimin

e mallit gjegjës të veproj pa ndonjë leje

importi, nën këto kushte: (i) kur qartë theksohet se

importi i mallit përkatës nuk do të futet në tregun e

zakonshëm të Kosovës ose (ii) kur qëllimi gjegjës

i caktuar në nenin 16, mund të mbrohet njësoj me

disa mjete tjera efektive. Ky paragraf posaçerisht

vlen për mallrat të cilat hyjnë në zonën e lirë, mallrat

e importuara sipas procedurave të veçanta

doganore për përpunim, mallrat e importuara sipas

obligacioneve doganore.

26

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PËR AKTIVITETET E TREGTISË ME JASHTË

Neni 22

Përputhshmëria me kërkesat e OBT-së.

Përgatitja, miratimi dhe implementimi i të gjitha kërkesave

për leje importi, kriteret dhe procedurat do të jenë

në përputhshmëri me dispozitat e marrëveshjes së OBTsë

Mbi Procedurat e Licencimit të Importimeve që merren

me licencim jo automatik.

Pjesa 4

Masat e veçanta tregtare

Neni 23

Tarifat tatimore anti-damping

23.1 Qeveria është e autorizuar të përgatisë, miratojë

dhe implementojë një akt normativ me të cilin parasheh

vendosjen e tatimeve anti-damping mbi ose

në importet e kategorisë apo llojit të vakant të mallit

që kanë origjinë nga një rajon i vakant i jashtëm,

nëse pas hetimit të bazuar procedural, vërtetohet

se (I) mallrat e tilla nga rajoni i tillë janë duke u futur

në tregtinë e Kosovës në vlerën që është më e

vogël se vlera e tyre normale, dhe (ii) veprimtaria e

tillë është duke shkaktuar apo kërcenon të shkaktoj

dëm material industrisë së themeluar vendore

që prodhon mall të ngjashëm, ose që vonon realisht

themelimin e një industrie të tillë vendore.

23.2 Akti normativ i lejuar me paragrafin paraprak do

të përgatitet, miratohet dhe implementohet në

pajtueshmëri të plotë me kërkesat e Marrëveshjes

mbi Implementimin e nenit VI të Marrëveshjes së

Përgjithshme mbi Tarifat dhe Tregtinë të OBT-së të

vitit 1994.

23.3 Qeveria dhe asnjë autoritet publik nuk mund të

vendosë taksa doganore anti-damping apo masa

tjera anti-damping ndaj cilitdo mall të importuar

gjersa akti normativ të mos jetë përgatitur, miratuar

dhe implementuar në pajtueshmëri të plotë me

këtë nen.

Neni 24

Masat kundërvepruese

24.1 Qeveria është e autorizuar të përgatisë, adoptojë

dhe të implementojë një akt normativ i cili e vendos

imponimin e taksave kundërvepruese mbi një lloj

apo kategori të veçantë të mallit e cila e ka prejardhjen

nga një rajon i veçantë i jashtëm, nëse pas

një procedure të bazuar hetimore, vërtetohet se (i)

mallrat e tilla nga një rajon i tillë po përfitojnë nga

një subvencion i cili ose është i dënueshëm ose

është i ndaluar sipas Marrëveshjes e OBT-së mbi

Subvencionet dhe Masat Kundërvepruese, dhe (ii)

si pasojë e një përparësie të tillë, importet e mallrave

të tilla janë duke shkaktuar apo rrezikojnë të

shkaktojnë dëme të vërteta materiale industrisë

vendore e cila prodhon mallra të ngjashme, apo

që vonojnë realisht themelimin dhe ngritjen e një

industrie të tillë vendore.

24.2 Akti normativ i pararaparë me paragrafin paraprak

do të përgatitet, miratohet dhe implementohet në

pajtueshmëri të plotë me kërkesat e Marrëveshjes

mbi Subvencionet dhe Masat Kundërvepruese të

OBT-së.

24.3 As Qeveria dhe asnjë autoritet tjetër publik nuk

mund te imponojë masa kundërvepruese në asnjë

mall të importuar derisa një akt normativ i cili është

në pajtueshmëri të plotë me këtë nen të jetë përgatitur,

miratuar dhe implementuar plotësisht.

Neni 25

Masat e mbrojtjes

25.1 Qeveria është e autorizuar të përgatisë, miratojë

dhe implementojë një akt normativ i cili vendos imponimin

e taksave mbrojtëse mbi të gjitha importimet

e një lloji apo kategorie të veçantë të mallit, pa

marrë parasysh prejardhjen, nëse pas ndërmarrjes

së procedurave hetimore, caktohet se (i) mallrat e

tilla janë duke u importuar në sasi të mëdha dhe

(ii) sasi të tilla të mëdha janë duke shkaktuar apo

rrezikojnë që të shkaktojnë dëm të vërtetë industrisë

vendore e cila mirret me prodhimin e mallrave

të ngjashme apo mallrave drejtpërdrejt konkurruese.

25.2 Akti normativ i paraparë me paragrafin paraprak

do të përgatitet, miratohet dhe implementohet në

pajtueshmëri të plotë me kërkesat e Marrëveshjes

së OBT-së mbi Mbrojtjen.

25.3 Asnjë masë mbrojtëse nuk mund të imponohet në

asnjë mall të importuar derisa të përgatitet, miratohet

dhe implementohet një akt normativ i cili është

në pajtueshmëri të plotë më këtë nen.

Pjesa 5

Masat tjera që ndikojne në mallrat e

importuara

Neni 26

Masat kufitare për mbrojtjen e pronës

intelektuale në kufi

26.1 Qeveria do të përgatisë, në pajtim me këtë dispozitë,

aktin normativ i cili mundëson ndërmarrjen e

masave detyruese ligjore kufitare për mbrojtjen e

të drejtave të një personi apo ndërmarrje në apo

27

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PËR AKTIVITETET E TREGTISË ME JASHTË

për pronat intelektuale kundër importimit të mallrave

që shkelin të drejtat e tilla.

26.2 Akti normativ që kërkohet me paragrafin paraprak

do të parashoh procedurën e arsyeshme që

bartësit e të drejtave të tilla të mund të arrijnë bashkëpunimin

me MTI-së dhe autoritetet doganore të

Kosovës për zbatimin e të drejtave të tilla në kufi.

Masat e tilla detyruese gjithashtu do t’i autorizojnë

autoritetet doganore t’i konfiskojnë dhe të disponojnë

me mallrat të cilat i shkelin të drejtat e tilla.

26.3 Së paku, një akt i tillë normativ do të parashohë

procedurën në lidhje me falsifikimin e produkteve

me shenjë tregtare të falsifikuar dhe produktet e

falsifikuar të së drejtës së autorit.

26.4 Një akt i tillë normativ do të përcaktojë mbrojtjen

përkatëse themelore që siguron se asnjë person,

ndërmarrje apo autoritet publik nuk do të keqpërdorë

tregtinë e ligjshme.

26.5 Akti normativ i autorizuar nga paragrafet paraprake

do të përgatitet, miratohet dhe implementohet në

pajtueshmëri me kushtet e Marrëveshjes së OBTë

mbi aspektet gjegjëse të tregtisë së të drejtave të

pronës intelektuale.

Kapitulli 5

Mallrat e eksportuara

Pjesa 1

Rregullat themelore mbi eksportimin e

mallrave

Neni 27

Tretmani i kombit më të favorizuar

27.1 Nëse është në fuqi një marrëveshje ndërkombëtare

e dyanshme ose e shumanshme që ligji

ndërkombëtar kërkon që Kosova ta respektojë,

dhe marrëveshja e tillë obligon që Kosovës t’i ipet

tretmani i kombit më të favorizuar për eksportimin

e mallrave të destinuara për një rajon apo rajone

të jashtme të veçanta, atëherë, përveç kur shprehimisht

parashihet ndryshe me këtë ligj ose aktin

tjetër normativ të lejuar me këtë ligj, Kosovës do t’i

jipet tretman i kombit më të favorizuar për eksportet

e tilla.

27.2 Kur eksportimi i mallit autorizohet nga tretmani i

kombit më të favorizuar sipas paragrafit 28.1,

Kosovës do t’i ipet një tretman i tillë eksporti i cili

është i barabartë me tretmanin e kombit më të favorizuar

që i ipet Kosovës për cilindo mall të tillë

të ngjashëm, pa marrë parasysh destinimin. Kjo

kërkesë shtrihet gjer në vendosjen dhe aplikimin

e (i) taksave të eksportit, tarifat dhe taksave të

çfarëdo lloji të vendosura mbi apo në lidhje me

eksportin e tillë, (ii) mënyrës së vjeljes së taksave,

detyrimeve dhe tarifave të tilla dhe (iii) rregullave e

formaliteteve që duhet të ndiqen në lidhje me eksportin

e tillë.

27.3 Me rastin e caktimit të shkallës së veçantë të

tretmanit kombit më të favorizuar të kërkuar me

paragrafet 27.1 dhe 27.2, nuk do të mirret në

konsideratë asnjë tretman më i preferuar apo më

i privilegjuar i cili është caktuar nga Kosova për

eksportimin e mallrave në rajonet e jashtme derisa

tretmani i tillë i preferuar, privilegjuar, apo i

favorizuar kërkohet nga një dispozitë obligative e

një marrëveshje të dyanshme apo të shumanshme

e rajoneve të tregut të lirë apo unionit të doganave,

apo të një marrëveshje të dyanshme apo

të shumanshme të përkohshme që ka për qëllim

mbështetjen dhe formimin e rajoneve të tilla të lira

apo unioneve doganore, të cilën ligji ndërkombëtar

kërkon nga Kosova që ta respektojë.

27.4 Asgjë në paragrafin 27.1 apo 27.2 nuk do të interpretohet

si pengesë për dhënien e tretmanit të

kombit më të favorizuar për eksportet e destinuara

për rajonet e jashtme të cilat nuk janë të mbuluara

nga një marrëveshje e dyanshme apo e shumanshme.

Pjesa 2

Standardet dhe kërkesat teknike

për mallrat e eksportuara

Neni 28

Kërkesat sanitare dhe fitosanitare

Normat teknike dhe standardet e prodhimeve

28.1 Deri në masën që është e arsyeshme që të sigurohet

se mallrat që eksportohen nga Kosova nuk

janë të një cilësie të dobët, Qeveria mund të nxjerrë

një apo më shumë akte normative të cilat do të

kërkojnë që disa lloje apo kategori të mallrave të

caktuara të përcillen me certifikatë që dëshmon se

ato janë në pajtim me normat relevante teknike të

caktuara, kushtet e caktuara sanitare, fitosanitare

dhe standarde të prodhimeve.

28.2 Çdo kërkesë e përcaktuar në pajtim me paragrafin

paraprak do të vlejë në mënyrë të njejtë për të

gjithë prodhuesit dhe eksportuesit përkatës.

28.3 Veçanërisht, asnjë kërkesë e tillë nuk do të krijohet,

miratohet apo implementohet në mënyrë që

të bëjë diskriminim në mesin e eksporteve duke u

28

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PËR AKTIVITETET E TREGTISË ME JASHTË

bazuar në destinacionin e mallrave.

Pjesa 3

Lejet për eksport

Neni 29

Rregull e përgjithshme: nuk kërkohet leje eksporti

Me përjashtim të mallrave të përcaktuara në listen e kontrollit

të eksportit të përcaktuar sipas nenit 30 më poshtë,

për eksportimin e mallrave nga Kosova nuk do të kërkohet

leje, licencë apo autorizim nga cilido autoritet publik.

Neni 30

Lista e kontrollit të eksportit

Qeveria do të ketë autoritetin që të krijojë listen e mallrave

të quajtur “Lista e kontrollit të eksporteve”. Lista e tillë do

të përcaktojë saktë ato lloje apo kategori të mallrave për

eksportin e të cilave kërkohet leje. Qeveria mund të përfshijë

në listen e tillë llojin apo kategorinë e mallit vetëm

nëse ka arsye të qarta, reale dhe objektive që dëshmojnë

se është e nevojshme kontrolli i eksportit të mallrave të

kategorisë apo llojit të tillë, me qëllim që realisht të avancojë

arritjen e njërës nga qëllimet vijuese:

(a) të ndalojë shkeljet e të drejtave mbi pronën intelektuale;

(b) të zbatojë kufizime mbi transaksionet e eksporteve

që kanë të bëjnë me arin;

(c) të mbrojë llojet e rrezikuara të bimëve dhe kafshëve;

(d) të mbrojë artikujt që konsiderohen si thesarë kombëtarë

dhe që kanë vlerë të njohur dhe të rëndësishme

artistike, historike apo arkeologjike;

(e) të zbatojë dispozitat obligative të një marrëveshje

ndërkombëtare;

(f) të zbatojë masat që janë në mënyrë të qartë dhe

qenësisht të domosdoshme për konservimin e

burimeve të shterueshme natyrore, por vetëm

nëse këto masa shoqërohen me kontrollin e

rëndësishëm qeveritar ndaj prodhimeve të vendit

dhe konsumimit të këtyre resurseve;

(g) të zbatojë masa të përkohshme me qëllimin të

sigurimit të furnizimit adekuat minimal në tregun

e vendit me artikuj ushqimor bazik dhe themelorë

ose mallrave tjera vitale; sidoqoftë, kufizimet e

eksportit për qëllime të tilla do të lejohen vetëm

në rastet kur provohet në mënyrë të qartë se masat

tjera të mundshme janë joadekuate ose praktike;

ose

(h) të sigurojë zbatimin e duhur dhe caktimin e

barabartë në mes të eksportuesve të kontigjenteve

të vendosura nga shteti i huaj ose rajoni i

jashtëm në importet e mallrave të tilla.

Neni 31

Kriteret e nevojshme për marrjen e lejes së

eksportit.

31.1 Për çdo lloj apo kategori të mallit të përfshirë në

listën e eksporteve të kontrolluara, Qeveria do

të themelojë ose kërkojë nga një apo më shumë

autoritete të emëruara shtetërore që të vendosin,

kriteret që duhet të përmbushen nga aplikuesi për

të marrë një leje eksporti për një mall të tillë.

31.2 Të gjitha kriteriet e tilla do të jenë jo diskriminuese,

sidoqoftë, kur është qartë dhe realisht e nevojshme

për arritjen e qëllimeve përkatëse mund

të përcaktohet qartë që leja e eksportit për llojin

apo kategorinë e veçantë të mallit do t’i ipet vetëm

poseduesit të licences relevante të veprimtarisë;

me kusht që, sidoqoftë, nga aplikuesi nuk do të

kërkohet të posedojë një licence veprimtarie nëse

licenca e tillë nuk është e nevojshme për punë të

ngjashme ose drejtpërdrejtë konkurrente të mallrave

me origjinë vendore.

31.3 Të gjitha kriteriet e tilla do të jenë transparente dhe

qartë e qenësisht të domosdoshme për arritjen e

qëllimeve të theksuara për përfshirjen e llojit apo

kategorisë së tillë të mallit në listën e eksporteve

që duhet kontrolluar.

31.4 Qeveria nuk mund të përdorë asnjerën nga dispozitat

e kësaj pjese (Pjesa 3) për kufizimin e eksportit

të llojit apo kategorisë përkatëse të mallit përderisa

procedura e nxjerrjes dhe kriteret e kërkuara të

lejes së eksportit të mos përgatiten, miratohen dhe

plotësisht të zbatohen.

Neni 32

Eksportet e ndaluara

32.1 Nëse një lloj apo kategori e mallrave është përfshirë

në listën e eksporteve te kontrolluara me qëllim

të arritjes së qëllimit të përcaktuar me pikat e

prej (a)- (g) të nenit 30, dhe një qëllim i tillë mundet

që të arrihet në mënyrë të arsyeshme me ndalimin

eksportit të mallit te llojit apo kategorisë së tillë

të mallit, Qeveria mundet shprehimisht të ndalojë

eksportin e tillë.

32.2 Nëse eksporti i një lloji apo kategorie të mallit është

i ndaluar -qoftë parimisht ose te një shtet apo rajon

i caktuar saktë asnjë person, ndërmarrje apo

kompani publike nuk do të lejohet të eksportojë

mallra të tilla. Eksporti i mallrave të tilla nga autoriteti

publik mund të lejohet vetëm nëse eksporti i

tillë (i) është qartë dhe qenësisht i domosdoshëm

për autoritetin e tillë publik të kryejë funksionin e tij

legjitim publik dhe (ii) nuk bëhet në mbështetje të

29

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PËR AKTIVITETET E TREGTISË ME JASHTË

ndonjë veprimtarie ekonomike, biznesi apo komercial.

Neni 33

Kufizimet në përdorimin dhe disponimin e mallrave

të eksportuara

Nëse qartë është e nevojshme arritja e qëllimit përkatës,

leja e eksportit mund të përmbajë kushtet që kufizojnë

shfrytëzimin dhe disponimin tjetër që mund të bëhet ndaj

mallrave të eksportuara përkatëse dhe të kërkojë lejen e

eksportit për garantimin se kushtet e tilla do të plotësohen.

Neni 34

Eksporti i shërbimeve dhe informatave

Nëse është qartë e nevojshme dhe e domosdoshme, për

arritjen e qëllimit të përcaktuar në pikat (a) të nenit 30,

Qeveria mund të vendosë masa kufizuese mbi ofrimin e

shërbimeve dhe informative ndaj rezidentëve dhe jorezidentëve.

Neni 35

Lejet e shumfishta të transportit

Një leje transporti, gjer në shkallën që është në përputhje

me qëllimin e theksuar me përfshirjen e mallit përkatës në

listen e kontrollit të eksportit, do ti lejoj poseduesit të saj

të eksportoj kuantitetin e përcaktuar qartë të mallit përkatës

në çdo kohë dhe në dërgesa të shumfishta brenda

një periudhe të caktuar kohore që nuk kalon një vit.

Neni 36

Eksportet jokomerciale dhe përjashtimet tjera

Kur realisht nuk rrezikon qëllimin e theksuar në përfshirjen

e mallrave të llojit apo kategorisë në listen e kontrollit të

eksportit, Qeveria mund të nxjerr një akt normativ me të

cilin përjashton kushtet e lejes së eksportit ndaj mallrave

të tilla në sasi të vogla, nën supozimin jokomercial të eksporteve

për të cilat përndryshe leja e eksportit do të ishte

e nevojshme. Çdo akt i tillë normativ do të përcaktojë

kriterin transparent, objektiv dhe jodiskriminues që duhet

të plotësohet për tu kualifikur për një përjashim të tillë të

përcaktuar me këtë paragraf.

Pjesa 4

Masat tjera që ndikojnë në mallrat e

eksportuara

Neni 37

Masat kufitare të pronës intelektuale

37.1. Qeveria është e autorizuar të nxjerr, në bazë të

këtij neni (37) një akt normativ i cili mundëson

zbatimin e masave mbrojtëse në kufi me qëllim të

mbrojtjes së të drejtave të një personi apo ndërmarrje

të pronës intelektuale kundër eksportit që i

shkel këto të drejta.

37.2. Akti normativ i nxjerrë në përputhje me paragrafin

paraprak do të sigurojë procedurën e arsyeshme

të cilën bartësi i të drejtës së tillë mund ta përdorë

për arritjen e bashkëpunimit midis të MTI dhe organeve

doganore të Kosovës për zbatimin e këtyre

të drejtave në kufi. Masat e këtilla shtrënguese

poashtu lejojnë organet doganore të disponojnë

dhe konfiskojnë mallrat që i shkelin të drejtat e

tilla.

37.3. Të paktën, një akt i tillë normativ do të parashohë

procedurën në lidhje me mallrat me markë tregtare

të falsifikuar dhe prodhimet e të drejtës së autorit

të plagetuara.

37.4. Akti i tillë normativ do të parasheh mbrojtjen procedurale

adekuate që siguron se asnjë person,

ndërmarrje ose autoritet publik nuk do ta pengojë

tregtinë e ligjshme.

37.5. Akti normativ i nxjerrë në përputhje me paragrafet

paraprake do të përgatitet, adoptohet dhe zbatohet

në pajtim me kërkesat e Konventës së OBT-së

mbi aspektet përkatëse të tregtisë të të drejtave të

pronës intelektuale.

Neni 38

I rezervuar

Kapitulli 6

E drejta për import dhe eksport

Neni 39

Eksportet dhe importet jokomerciale

39.1 Çdo banor rezident dhe çdo banor jorezident ka

të drejtë që të importojë dhe eksportojë, për qëllime

jokomerciale, mallra që nuk i nënshtrohen

kërkesës për leje.

39.2 Qeveria mundet sipas nenit 21 të përcaktojë kushtet

që rregullojnë aftësinë e rezidentëve dhe jorezidentëve

të importojnë pa leje për qëllime jokomerciale

mallin i cili përndryshe i nënshtrohet kushteve

për leje importi.

39.3. Qeveria mund të përcaktojë sipas nenit 37, kushte

të cilat rregullojnë aftësinë e rezidentëve dhe jorezidentëve

që të eksportojnë pa leje, për qëllime

jokomerciale, mallin i cili përndryshe i nënshtrohet

kushteve për leje eksporti.

Neni 40

Importet dhe eksportet komerciale.

30

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PËR AKTIVITETET E TREGTISË ME JASHTË

40.1 Një rezident i cili është regjistruar në regjistrin komercial

apo biznesor të Kosovës dhe që ka të drejtë

të inkuadrohet në veprimtari komerciale, biznesi

apo komerciale do të ketë automatikisht të drejtë

që të importojë apo eksportojë mallra në sasi komerciale

dhe për qëllime komerciale.

40.2 E drejta e përcaktuar në paragrafin paraprak varet

nga dhe do të ushtrohet në pajtim me çdo masë

kufizuese e cila është themeluar në bazë të autorizimit

të këtij ligji. Me përjashim të masave restriktive

të lejuara me këtë ligj asnjë akt normativ nuk

do të vendosë, dhe asnjë autoritet publik nuk do të

përgatisë, miratojë e implementojë asnjë kërkesë

apo procedure që pengon të drejtën e vendosur

me paragrafin paraprak ose vendosjen e kushteve

për ushtrimin e saj.

40.3 Banorët jorezident nuk do të kenë të drejtë të importojnë

dhe eksportojnë mallra në sasi komerciale

apo për qëllime komerciale.

40.4 Një rezident i cili nuk është regjistruar në regjistrin

komercial apo biznesor ose që nuk ka atë të drejtë

të mirret me aktivitete komerciale, biznesore apo

ekonomike në Kosovë, nuk do të ketë të drejtë që

të importojë apo eksportojë mallra në sasi komerciale

apo për qëllime komerciale.

Kapitulli 7

Dispozitat plotësuese

Neni 41

Transaksionet e arit

Ky ligj nuk do të pengojë mundësinë e Qeverisë që të

rregullojë lirisht veprimtarinë e tregtisë me jashtë duke

përfshirë arin.

Neni 42

Transaksionet e shërbimeve

Transaksionet që ngërthejnë ofrimin e shërbimeve nga

rezidentët ndaj jorezidentëve ose nga jorezidentët ndaj

rezidentëve do të jenë të lira nga masat restriktive,

përveç kur përmasa e masave të tilla restriktive parashihet

shprehimisht në legjislacionin tjetër që rregullon shërbimet

dhe ofruesit e shërbimeve përkatëse.

Neni 43

Jodiskriminim në disponimitetin e këmbimit për

mallrat e importuara

43.1. Valutat të cilat janë të nevojshme për të paguar

mallrat e importuara, për të cilat është e nevojshme

leja për import do të jenë në dispozicion me emërtim,

kushte, procedura dhe baza të njejta sikurse

valutat e huaja të cilat janë vënë në dispozicion për

pagesat e mallrave të cilat nuk kanë nevojë për një

autorizim të tillë.

43.2 Afatet, kushtet, procedurat dhe tarifat e zbatueshme

të transferit ndërkombëtar të fondeve për

pagesat e mallrave të importuara nuk do të diskriminojnë

në mes të mallrave të importuara që i

nënshtrohen kërkesës për leje importi dhe mallrave

të importuara që nuk i nënshtrohen lejes së

tillë.

Neni 44

Taksat dhe formalitetet

44.1. Asnjë taksë nuk mund të vendoset mbi ose në lidhje

me importimin ose eksportimin përveç kur qartë

kanë të bëjnë me, dhe të domosdoshme për kompensimin

e shërbimeve aktualisht të ofruara, në të

gjitha rastet, çdo taksë e ngarkuar do të pasqyrojë

koston faktike të shërbimeve realisht të ofruara

dhe nuk do të përfaqësojë kufizim të fshehtë

tregtar, ose mënyrë për fitimin e të ardhurave për

qëllime fiskale.

44.2 Në interes të efikasitetit, Qeveria mund të caktojë

taksë fikse dhe/ ose taksë sipas vlerës së mallit të

importuar dhe strukturat e taksës duke përcaktuar

nivelet maksimale dhe minimale për shërbimet e

ofruara rregullisht dhe zakonisht të ofruara lidhur

me importin dhe eksportin; sidoqoftë, taksat e tilla

dhe struktura e taksës do të jenë plotësisht në pajtim

me direktivat dhe kërkesat e zbatueshme të

OBT-së.

Neni 45

Transparenca

45.1 Nëse masa restriktive është e përfshirë në një marrëveshje

ndërkombëtare dhe marrëveshja e tillë

parasheh afat të vakant në mes të dates së publikimit

dhe dates së hyrjes në fuqi, atëherë masa e

tillë restriktive nuk do të hyjë në fuqi deri sa afati i

tillë të mos kalojë.

45.2 Çdo akt normativ i nxjerr në bazë të këtij ligji do t’i

përshkruaj mallrat që ndikohen me këtë në mënyrë

të saktë, sikur që janë përcaktuar në legjislacionin

doganor të Kosovës, veçanërisht në nomenklaturën

e tarifave doganore.

Neni 46

Shkeljet dhe dënimet

Çdo akt normativ i nxjerrë sipas këtij ligji do të përmbajë

dispozita që përcaktojnë në mënyrë të saktë dënimet që

31

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PËR AKTIVITETET E TREGTISË ME JASHTË

mund të shqiptohen për shkeljet e ligjit. Çdo akt i tillë normativ

do të sigurojë që dënimet e tilla të jenë në përpjestim

me shkallën dhe llojin e shkeljes gjegjëse dhe nivelin

dhe shkallën e demit të shkaktuar nga shkelja e tillë.

Kapitulli 8

Dispozitat përfundimtare

Neni 47

Koordinimi me UNMIK-un

Veprimet dhe vendimet në Nenet 9.1, 12.4, 23.1, 24.1,

26.1, dhe 38.1 do të bëhen në koordimin të ngushtë me

UNMIK-un.

Neni 48

Implementimi

Qeveria nxjerrë akte normative që janë të nevojshme për

zbatimin e këtij ligji.

Neni 49

Ligji aplikativ

Ky ligj do të zëvendësojë çdo dispozitë të çdo rregullore

ekzistuese apo ligji aplikativ i cili nuk është në përputhje

me të.

Neni 50

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi me miratimin e tij nga Kuvendi, nënshkrimin

e Kryetarit të Kuvendit kurse shpalljen e bënë

PSSP në pajtim me Kornizën Kushtetuese.

UNMIK/ REG// 2003/ 15

12.05.2003

32

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJI PËR ENERGJINË ELEKTRIKE

LIGJI NR. 2004 / 10

LIGJI PËR ENERGJINË

ELEKTRIKE

Kuvendi i Kosovës

Duke patur parasysh Misionin e Përkohshëm të Administratës

të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK)

Rregullorja Nr. 1999/1 të 25 korrikut 1999, mbi Autoritetin

e Administratës së Përkohshme në Kosovë;

Duke u mbështetur në autorizimet që u janë dhënë Institucioneve

të Përkohshme të Vetëqeverisjes me Rregulloren

e UNMIK-ut Nr.2001/9 të datës 15 maj 2001, mbi ‘’Kornizën

Kushtetuese të Vetëqeverisjes së Përkohshme,“

veçanërisht Neni 5.1 (ç) dhe 9.1.26 (a);

Duke marrë parasysh kompetencat e rezervuara të Përfaqësuesit

Special të Sekretarit të Përgjithshëm në bazë

të Nenit 8.1 (r) të Kornizës Kushtetuese,

Duke njohur nevojën për vendosjen e standardeve dhe

kushteve për një sistem të integruar të prodhimit, bartjes,

distribuimit, furnizimit dhe tregtimit të energjisë elektrike

në mënyrë që të arrihet zhvillimi i një tregu konkurrues

dhe të qëndrueshëm të energjisë elektrike;

Vendosi të miratojë si vijon:

LIGJI PËR ENERGJINË ELEKTRIKE

Kreu 1

DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1

Ky ligj vendos kushtet për kryerjen e aktiviteteve të prodhimit,

bartjes, distribuimit, furnizimit, tregtimit, eksportimit,

importimit dhe tranzitit të energjisë elektrike; organizimin

e sistemeve elektroenergjetike dhe organizimin e tregut

të energjisë elektrike.

Neni 2

Qëllimet e këtij ligji janë:

a). të arrijë zhvillimin e një tregu konkurrues dhe të

qëndrueshëm të energjisë elektrike;

b). të garantojë kushtet për furnizim të sigurtë, qëndrueshëm,

efikas dhe të përhershëm me energji

elektrike;

c). kurdo që është teknikisht dhe ekonomikisht e arsyeshme,

të sigurojë që të gjithë klientët e fundit

të kenë shërbim universal, që është e drejta për

t’u furnizuar me një sasi të caktuar të energjisë

elektrike në Kosovë, me çmime të arsyeshme.

Neni 3

3.1. Termet e përdorura në këtë ligj do të kenë

domëthënien vijuese:

“shërbimet vartëse” do të thotë të gjitha shërbimet e

nevojshme për operimin e sistemeve të bartjes dhe distribuimit;

“rrjetat ndihmëse” do të thotë të gjitha rrjetat për kontrollimin,

rregullimin, mbrojtjen, komunikimin dhe informimin,

të nevojshme për funksionimin efektiv të rrjetave të

bartjes dhe distribuimit;

“çertifikata e prejardhjes” nënkupton dokumentin e

lëshuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji, që dëshmon

shfrytëzimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë

ose hedhurinave për prodhimin e energjisë elektrike apo

bashk-prodhimin e ngrohjes dhe energjisë elektrike;

“linjë e drejtpërdrejt” do të thotë, ose një linjë të energjisë

elektrike që e lidhë një lokacion të izoluar të prodhimit

me një klient të izoluar; ose një linjë e energjisë

elektrike që e lidhë një prodhues të energjisë elektrike

me një ndërmarrje për furnizim të drejtpërdrejt për godinat

e tyre, ndërmarrjet vartëse ose konsumatorët e

privilegjuar;

“dispeçingu” nënkupton veprimtaritë e nevojshme për

qarkullimin, bartjen, importimin ose eksportimin e energjisë

elektrike në sistemin e energjisë elektrike, për të

siguruar adaptimin e prodhimit të energjisë elektrike me

konsumimin e saj;

“distribuimi” do të thotë transportimi i energjisë elektrike

me tension të mesëm ose të vogël me qëllim të dërgimit

gjer tek klienti, por pa përfshirë furnizimin;

“Operatori i sistemit të distribuimit” do të thotë një

person fizik ose juridik që është përgjegjës për operimin,

sigurimin e mirëmbajtjen dhe, nëse është e nevojshme,

zhvillimin e një sistemi të distribuimit në një lëmi të caktuar.

Gjithashtu, kur është e mundshme, në ndërlidhje

me sistemet e tjera, të sigurojë që sistemi t’i përmbushë

nevojat për distribuimin e energjisë elektrike;

“rrjeti i distribuimit” do të thotë kombinimi i linjave të

energjise elektrike dhe njësive të energjisë elektrike me

tension të mesëm dhe të vogël që shërbejnë për distribuimin

e energjisë elektrike;

“ndërmarrje e energjisë elektrike” do të thotë një or-

33

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJI PËR ENERGJINË ELEKTRIKE

ganizatë afariste që kryen një apo më shumë aktivitete

të prodhimit, bartjes, distribuimit, furnizimit dhe tregtimit

të energjisë elektrike në bazë të licencës së lëshuar nga

Zyra e Rregullatorit për Energji ose pa licencë, nëse licenca

në fjalë nuk kërkohet.

“lokacion i energjisë elektrike” do të thotë: një central

për prodhimin e energjisë elektrike, si dhe rrjetet e instalimet

vartëse të tij; rrjetet e bartjes dhe stacionet e tyre

të trasformimit; sistemet e distribuimit; që janë të lidhura

drejtpërdrejt me pajisjet e klientit; qarqet ndërlidhëse dhe

linjat direkte.

“konsumator i privilegjuar” është konsumatori që është

i lirë të blerë energji elektrike nga furnizuesi i zgjidhjes të

tij/saj.

“eksportimi i energjisë elektrike” do të thotë bartje e

energjisë elektrike nga Kosova në një vend, nën kuptimin

se në të njëjtën kohë energjia elektrike do të pranohet në

atë vend;

“konsumatori i fundit” është konsumatori që blenë energjine

elektrike për përdorimin vetijak.

“prodhim” është prodhimi i energjisë elektrike.

“ndërlidhësit” do të thotë pajisjet për lidhjen e sistemeve

elektrike;

“sistem i ndërlidhur”do të thotë një numër i sistemeve

të bartjes dhe distribuimit të lidhura së bashku përmes

një ose më shumë ndërlidhësve;

“importimi i energjisë elektrike” domethënë pranimi i

energjisë elektrike nga Kosova prej një shteti tjetër.

“KEK” do të thotë Korporata Elektroenergjetike e

Kosovës me vendndodhje në Kosovë dhe me qendër në

Prishtinë.

“pajisjet matëse” janë instrumentet e regjistruara në

regjistrin për certifikimin e pajisjeve matëse në Kosovë

dhe që përdoren gjatë procesit të furnzimit me energji

elktrike;

“MW” do të thotë megavat që nënkupton njësinë matëse

të fuqisë së kapaciteteve të energjisë elektrike.

“treg i organizuar” do të thotë një varg transaksionesh

dhe marrëdhëniesh afarsite për tregtimin e energjisë

elektrike, ku vendi, koha dhe mënyra e përmbylljes së

transaksioneve dhe vendosjes së marrëdhënieve afariste

në fjalë njihet publikisht dhe është shpallur më parë në

rregullat e tregtimit.

“prodhues” do të thotë personi fizik ose juridik që prodhon

energji elektrike;

“furnizimi publik” do të thotë shitja e energjisë elektrike

nga furnizuesi publik për klientët tarifor;

“reciprocitet” domethënë se kushtet për qasje në rrjetë

në një shtet të tretë janë reciproke me ato të Kosovës

dhe se një konsumator i privilegjuar konsiderohet si i

privilegjuar në të dyja sistemet pjesëmarëse;

“furnizimi” do të thotë shitjen, duke përfshirë edhe rishitjen

e energjisë elektrike konsumatorëve;

“shfrytëzuesit e sistemit” do të thotë personat fizik dhe

juridik që e furnizojnë ose furnizohen nga një sistem i

bartjes ose distribuimit.

“tregtimi” do të thotë transakcionet e shitblerjes të kryera

në bazë të licencës nga ana e tregtuesit.

“tranzit” është transportimi i i energjisë matanë një kufiri

nacional pa prodhim apo konsumim në atë shtet.

“bartje” do të thotë bartja e energjisë elektrike, me tension

shumë të lartë dhe me tension të lartë tek sistemi i

ndërlidhur me qëllim të dërgimit gjer tek klienti ose distributori,

por pa përfshirë furnizimin;

“rrjeti i bartjes“ është kombinimi i linjave të energjisë

elektrike dhe njësive të energjisë elektrike me tension të

lartë që shërben për bartjen e energjisë elektrike.

“operator i sistemit të bartjes” do të thotë person fizik

ose juridik përgjegjës për operimin, sigurimin dhe mirëmbajtjen

e sistemit të bartjes dhe, ku është e nevojshme,

zhvillimi e rrjetit të bartjes në një sektor të caktuar, aty ku

aplikohet, të lidh interkonektorët me rrjete të tjera, dhe

sigurimin e rrjetit për të përballuar kërkesat për bartjen e

energjisë elektrike.

“ndërrmarjet e integruara vertikalisht” janë ndërrmarjet

për energji elektrike që kryejnë të paktën një funksion

për bartje apo distribuim dhe të paktën një funksion për

prodhimin apo furnizimin me energji elektrike.

3.2. Termat tjerë në këtë ligj, do të kenë domethënien siç

është cekur në Ligjin për Energjinë, apo në Ligjin për

Rregullatorin e Energjisë.

Kreu 2

SISTEMI I ENERGJISË ELEKTRIKE

Neni 4

4.1. Të gjitha lokacionet e energjisë elektrike në Kosovë

34

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJI PËR ENERGJINË ELEKTRIKE

duhet të jenë të lidhura dhe të veprojnë nën një

sistem të vetëm të energjisë elektrike me synimin e

përbashkët për prodhimin, bartjen, distribuimin dhe

furnizimin e vazhdueshëm të energjisë elektrike.

4.2. Sistemi i energjisë elektrike në Kosovë vepron në

mënyrë paralele, dhe mund të lidhet me sistemin

e energjisë elektrike të Shqipërisë dhe vendeve të

tjera në tregun rajonal të energjisë elektrike ku sistemi

i energjisë elektrike është në përputhshmëri me

standardet teknike dhe të sigurisë të njohura nga

Bashkimi Europian.

Kreu 3

PRODHIMI I ENERGJISË ELEKTRIKE

Neni 5

Prodhimi i energjisë elektrike kryhet nga ndërmarrjet e

energjisë elektrike që posedojnë licenca për prodhim

ose nga persona fizik apo juridik që janë përjashtuar nga

detyrimi për bartjen e licencës sipas Ligjit për Rregullatorin

e Energjisë.

Neni 6

Prodhuesi i energjisë elektrike ka të drejtë:

a). të shfrytëzoj burimet e energjisë që i konsideron

më të përshtatshme për procesin e prodhimit në

centralin elektrik të tij, me kusht që shfrytëzimi i

burimeve në fjalë të jetë në përputhshmëri me

rezultatet, karakteristikat teknike dhe kushtet

mjedisore të përcaktuara në licencë dhe në ligjet,

rregulloret kodet apo rregullat relevante;

b). të lidhin centralet e tyre të prodhimit me rrjetat

e bartjes dhe distribuimit sipas kushteve të vendosura

në këtë ligj dhe kodet e rregullat e tjera

përkatëse;

c). të lidhin kontrata për shitjen e energjisë elektrike

sipas kushteve të vendosura në këtë ligj, dhe

rregullave të nxjerra nga Zyra e Rregullatorit për

Energji;

d). bartjen e energjisë së tyre elektrike përmes rrjetave

të bartjes dhe distribuimit;

e). pranojnë kompensimin që u takon sipas kontratave.

Neni 7

Prodhuesi i energjisë elektrike ka detyrimet në vijim:

a). që të plotësoj të gjitha kushtet e cekura në licencë

për ushtrimin e aktiviteteve të tij të prodhimit

nëse licenca është e nevojshme;

b). që të veprojë sipas rregullave përkatëse teknike

dhe rregullave të vendosura nga operatorët e

sistemit përfshirë edhe Kodin e Rrjetit;

c). që të veproj sipas rregulloreve për mbrojtjen e

mjedisit dhe të kontrollojë ndikimin që aktivitetet

e tij kanë në mjedis;

d). që të pajiset më pajisje adekuate për matjen e

energjisë elektrike që hyn në rrjetë;

e). të përmbush të gjitha detyrimet e tjera që mund

të dalin nga ky ligji, ligjet tjera dhe rregulloret relevante.

Neni 8

Prodhuesi me një stabiliment për energji me kapacitet më

të madh se 5 MW që ekziston dhe është në funksion në

datën e shpalljes të këtij ligji do të jetë i detyruar të shesë

energji elektrike, që prodhon nga stabilimenti i tij për energji,

furnizuesit publik me një çmim të rregulluar në rast

se furnizuesit publik i nevojitet ajo energji elektrike.

Neni 9

Me përjashtim të kushtëzimeve në nenin 8, prodhuesi

mund t’ju ofrojë energjinë elektrike të prodhuar nga ai,

apo kapacitetin e elektranave të tij, me një çmim të negociuar

lirë:

a). konsumatorëve vendorë të privilegjuar përmes

kontraktimit dypalësh duke shfrytëzuar shërbimet

e detyruara të operatorit të sistemit të bartjes

dhe të distribuimit;

b). tregtarëve vendorë, përmes kontraktimit dypalësh

duke shfrytëzuar shërbimet e detyruara të

operatorit të sistemit të bartjes;

c). klientëve ose tregtarëve të privilegjuar të

jashtëm;

d). në tregun lokal ose rajonal të këmbimit të energjisë

elektrike;

e). furnizuesit publik, në rast se kërkesa e klienteve

për energji elektrike rritet përtej kapacitetit

të përgjithshëm të kontraktuar të të gjithë prodhuesve

në pajtim me nenin 8.

Neni 10

10.1. Ndërmarrjet e energjisë që prodhojnë energji elektrike

duke shfrytëzuar burimet e ripërtritshme të

energjisë ose hedhurinat dhe bashkë-prodhimin,

që prodhojnë energji elektrike dhe ngrohje në një

objekt të veçantë energjetik, kanë të drejtë të marrin

çertifikatën e prejardhjes nga Zyra e Rregullative

për Energji.

10.2. Në çertifikatën e prejardhjes, Zyra e Rregullatorit

për Energjisë:

a). vërteton kapacitetin e centralit elektrik që shfrytëzon

burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe

hedhurinat në mënyrë shembullore si burime për

prodhim;

b). saktëson afatet për paraqitjen e informacioneve

dhe raporteve te Zyra e Rregullatorit për Energji;

35

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJI PËR ENERGJINË ELEKTRIKE

10.3. Furnizuesit publik u japin përparësi në blerje energjisë

elektrike për të cilën është marrë çertifikata

e origjinës, me kusht që kostua e energjisë të tillë

elektrike nuk shpie çmimin e energjisë elektrike në

Kosovë një nivel jo stabil.

10.4. Nga furnizuesi publik kërkohet që ta blejë, me

çmim të rregulluar, gjithë sasinë e energjisë elektrike

të prodhuar për të cilën ekziston certifikata

e origjinës, për plotësimin e nevojave me energji

elektrike në Kosovë me përjashtim të sasisë për të

cilën prodhuesi i ka lidhur kontratë sipas dispozitave

të këtij ligji. Zyra e Rregullatorit për Energji,

mund t’ia kompenzojë shpenzimet furnizuesit publik,

përmes një tarife të veçantë për shërbimet e

operatorit të sistemit të bartjes.

Neni 11

11.1. Prodhuesit e energjisë elektrike me obligime të

shërbimeve publike janë të obliguar të mbajnë

rezerva të lëndëve djegëse në sasi të mjaftueshme

për të përballuar prodhimin e vazhdueshëm dhe

të besueshëm të energjisë elektrike ose kapacitet

prodhues të posaçëm rezervë të energjisë elektrike

që t’iu sigurojë konsumatorëve furnizimin e

sigurtë.

11.2. Lloji dhe niveli i depove rezervë të lëndëve djegëse

ose i kapacitetit prodhues të posaçëm rezervë përcaktohet

nga zyra ose subjekti i Qeverisë që është

përgjegjës për energjinë.

Kreu 4

BARTJA E ENERGJISË ELEKTRIKE

Neni 12

12.1. Përbrenda gjashtëdhjetë (60) ditëve, pas shpalljes

së këtij ligji, Qeveria e Kosovës përzgjedhë

në bazë të konkurrencës personin juridik si kandidat

për postin e Operatorit të Sistemit të Bartjes.

Kandidati duhet të aplikojë për licencë tek Zyra e

Rregullatorit për Energji brenda 90 ditëve nga data

e përzgjedhjes nga Zyra për Rregullatorin e Energjisë.

12.2. Kur Operatori i rrjetit të bartjes është pjesë e ndërmarrjes

së integruar vertikalisht, ai duhet të jetë i

pavarur nga aktivitetet e tjera që nuk kanë të bëjnë

me bartjen në kuptim të formës së tij juridike, organizimit

dhe vendimmarrjes.

12.3. Me qëllim të sigurimit të pavarësisë së Operatorit të

Sistemit të Bartjes, vlejnë kriteret vijuese:

a). ata individë që janë përgjegjës për menaxhimin

e Operatorit të Sistemit të Bartjes nuk mund të

marrin pjesë në strukturat e kompanisë të ndonjë

ndërmarrjeje energjetike përgjegjëse, drejtpërdrejt

apo tërthorazi, për operimin e përditshëm të

prodhimit, distribuimit dhe furnizimit me energji

elektrike;

b). duhet të merren masa të përshatshme për t’u

siguruar që interesat profesionale të personave

përgjegjës për menaxhimin e Operatorit të Sistemit

të Bartjes janë marrë parasysh në atë mënyrë

që sigurojnë se ata janë të aftë për të vepruar në

mënyrë të pavarur;

c). Operatori i rrjetit të bartjes ka të drejta efektive

të vendimmarrjes, pavarësisht nga ndërmarrja

energjetike e integruar vertikalisht, në lidhje me

asetet e domosdoshme për operimin, mirëmbajtjen

dhe zhvillimin e rrjetës. Sidoqoftë, kompania

kryesore mund të miratojë një plan vjetor

financiar të propozuar nga operatori i rrjetit bartës

ku do të përfshihet niveli më i lartë i borxhit.

d). Operatori i rrjetit të bartjes harton dhe Zyra e

Rregullatorit aprovon programin e mbarëvajtjes

që parashikon masat që sigurojnë përjashtimin

e sjelljes diskriminuese dhe siguron mbikëqyrjen

adekuate të tij. Programi duhet të përcaktojë

obligimet e veçanta që të punësuarit duhet

t’i përmbushin. Një plan vjetor publik, që do të

përcaktojë masat e ndërrmara, do të parashtrohet

nga personi apo organi përgjegjës për monitorimin

e mbarëvajtjes të programit për Zyrën e

Rregullatorit për Energji.

Neni 13

13.1. Operatori i rrjetit të bartjes është përgjegjës:

a). për veprimin, mirëmbajtjen, dhe në rastet ku

paraqitet nevoja, zhvillimin e rrjetit bartës dhe

ndërlidhësve të tij me rrjete të tjera, me qëllim që

të garantohet sigurimi i furnizimit;

b). për menaxhimin e rrjedhjes së energjisë në sistemin

e bartjes, duke marrë parasysh shkëmbimet

me rrjetat tjera të ndërlidhura, dhe ruajtjen e balancit;

c). për sigurimin e vënies në disponim të të gjitha

shërbimeve ndihmëse;

d). për dhënien e informacioneve të mjaftueshme

operatorit të çdo sistemi tjetër me të cilin është i

ndërlidhur sistemi i tij për sigurimin e një operacioni

të sigurtë dhe efikas, zhvillimin e koordinuar

dhe ndërfunksionalitetin e sistemeve të ndërlidhura;

e) për sigurimin e jo-diskriminimit dhe ndërfunksionimit

të sistemit të ndëlidhur;

f). ofrimi i informacioneve përdoruesëve të rrjeteve

që u nevojiten për qasje efikase në rrjetë;

g). dispecingu i prodhimit dhe vendosjen për përdorim

të inter-konektorëve;

h). zhvillimi i udhëzimeve parashikuese në pajtim me

36

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJI PËR ENERGJINË ELEKTRIKE

procedurat e përcaktuar në Ligjin për Energjinë;

i). organizimi i studimeve preliminare për mundësitë

e ndërtimeve të reja të kapaciteteve bartëse,

stabilimeteve, dhe pajisjeve të ndihmuara nga

studime teknike, ekonomike dhe financiare;

j). hartimi dhe publikimi i planeve afatshkurtra dhe

afatgjata për zgjerimin dhe modernizimin e rrjeteve

bartëse;

k). cdo dy vjet, përgatitja e listës të kapaciteteve të

reja bartëse rajonale dhe linjat e energjisë interkonekcioneve

të nevojshme për të pëmbushur

kërkesat në Kosovë;

l). kryerja e aktiviteteve të tjera që nevojiten për të

avancuar detyrat e tij sic janë paraparë me ligj.

13.2. Jo më vonë se 90 ditë pas datës së lëshimit të licencës

nga Zyra e Rregullatorit për Energji, Operatori

i rrjetit të bartjes duhet t’ia dërgojë Zyrës të

Rregullatorit për Energji për miratim Kodin e Rrjetës

i cili mes tjerash:

a). parashtron rregullat teknike që përcaktojnë dizajnin

minimal teknik dhe kriteret e operimit për

lidhjen në rrjetë dhe ndërlidhjen dhe operimin e

rrjetave tjera;

b). identifikon kriteret ekonomike për shpërndarjen

dhe përdorimin duke marrë parasysh furnizimin

e qëndrueshëm dhe të nevojshëm;

c). përcakton procedurat e aplikueshme për operimin

e rrjetës në situata të jashtëzakonshme.

13.3. Rregullat e Kodit të Rrjetës duhet të publikohen;

duhet të sigurojnë ndërfunksionimin e rrjetave;

duhet të jenë objektive dhe jo-diskriminuese;

duhet të zbatohen në mënyrë objektive dhe jo-diskriminuese.

Neni 14

Gjatë shpërndarjes së energjisë elektrike të prodhuar,

Operatori i rrjetit të bartjes duhet t’iu japë përparësi pajisjeve

prodhuese që shfrytëzojnë burimet e ripërtëritshme

të energjisë ose hedhurinat ose që prodhojnë në formë të

kombinuar energji elektrike dhe ngrohje.

Neni 15

15.1. Operatori i rrjetit të bartjes siguron energji për

nevojat e kryerjes së funksioneve të tij në pajtim

me procedurat transparente, jo-diskriminuese dhe,

kur është e mundur, të bazuara në treg.

15.2. Rregullat e miratuara nga Operatori i Sistemit të

Bartjes, për balancimin e sistemit të energjisë

elektrike, duhet të jenë objektive, transparente dhe

jo-diskriminuese, duke përfshirë rregullat për ngarkimin

e shfrytëzuesve të sistemit të rrjetave të tyre

për balancimin e sistemit.

15.3. Kushtet, duke përfshirë rregullat dhe tarifat, përshirë

sigurimin e shërbimeve nga Operatori i rrjetit

të bartjes përcaktohen në mënyrë jo-diskriminuese

dhe me kosto efektive. Rregullat dhe tarifat u nënshtrohen

miratimit nga Zyra e Rregullatorit për Energji

dhe publikohen.

Neni 16

16.1. Operatori i rrjetit të bartjes nuk duhet të zbulojë

informacionin konfidencial të marrë gjatë kryerjes

së biznesit të tij dhe duhet të parandalojë

informacionet mbi aktivitetet e tij që, nga zbulimi

i tyre në mënyrë diskriminuese, mund të jenë të

leverdishme në pikëpamje komerciale.

16.2. Pa rënë ndesh me paragrafin (1) të këtij neni, Zyra

e Rregullatorit për Energji mund t’i kërkojë Operatorit

të Sistemit të Bartjes informacionin konfidencial

i cili është i domosdoshëm për t’i kryer funksionet,

autorizimet dhe detyrat e saj.

Kreu 5

DISTRIBUIMI I ENERGJISË ELEKTRIKE

Neni 17

17.1 Përbrenda 60 ditëve, pas shpalljes së këtij Ligji

Qeveria emëron një apo më shumë persona juridik

si kandidat për postin e Operatorit të Sistemit

të Distribuimit. Kandidati duhet të aplikojë për licencë

tek Zyra e Rregullatorit për Energji brenda

90 ditëve nga data e përzgjedhjes nga Zyra për

Rregullatorin e Energjisë.

17.2. Kur Operatori i Sistemit të Distribuimit është pjesë

e ndërmarrjes së integruar vertikalisht, ai duhet të

jetë i pavarur nga aktivitetet e tjera që nuk kanë të

bëjnë me bartjen në kuptim të formës së tij juridike,

organizimit dhe vendimmarrjes.

17.3. Me qëllim të sigurimit të pavarësisë së Operatorit

të Sistemit të Distribumit, vlejnë kriteret vijuese:

a). ata individë që janë përgjegjës për menaxhimin e

Operatorit të Sistemit të Distribuimi nuk mund të

marrin pjesë në strukturat e kompanisë të ndonjë

ndërmarrjeje energjetike përgjegjëse, drejtpërdrejt

apo tërthorazi, për operimin e përditshëm të

prodhimit, distribuimit dhe furnizimit me energji

elektrike;

b). duhet të merren masa të përshatshme për t’u

siguruar që interesat profesionale të personave

përgjegjës për menaxhimin e Operatorit të Sistemit

të Distribuimit janë marrë parasysh në atë

mënyrë që sigurojnë se ata janë të aftë për të

vepruar në mënyrë të pavarur;

37

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJI PËR ENERGJINË ELEKTRIKE

c). Operatori i Sistemit të Distribuimit ka të drejta

efektive të vendimmarrjes, pavarësisht nga ndërmarrja

energjetike e integruar vertikalisht, në

lidhje me asetet e domosdoshme për operimin,

mirëmbajtjen dhe zhvillimin e rrjetës. Sidoqoftë,

kompania kryesore mund të miratojë planin vjetor

financiar të propozuar nga operatori i rrjetit

distributiv dhe përfshijë nivelin maksimum të

borxhit.

d). Operatori i Sistemit të Distribuimit harton programin

e mbarëvajtjes, i cili përcakton masat e

ndërrmara për të siguruar përjashtimin e sjelljes

diskriminuese dhe siguron mbikëqyrjen adekuate

të tij. Programi duhet të parashtroj obligimet e

veçanta që të punësuarit duhet t’i përmbushin.

Një plan vjetor publik, që përcakton masat e

ndërrmara, do t’i parashtrohet personit apo organit

kompetent për monitorimin e mbarëvajtjes të

programit për Zyrën e Rregullatorit për Energji.

Neni 18

18.1. Operatorët e sistemeve të distribuimit janë

përgjegjës:

a). për mirëmbajtjen e një sistemi të distribuimit të

energjisë elektrike të sigurtë, të besueshëm dhe

efikas në zonën e tyre me kujdesin e duhur për

ambientin e njeriut;

b). për sigurimin e jo-diskriminimit ndërmjet shfrytëzuesve

të rrjetit ose kategorisë së shfrytëzuesve

të rrjetit, posaçërisht në dobi të një dege (filiali)

a aksioneri;

c). për furnizimin e shfrytëzuesve të sistemit me informacionet

që iu nevojitet atyre për qasje efikase

në sistem;

d). për planifikimin e zhvillimit të rrjetës të distribuimit,

duke marrë parasysh masat efikase të energjisë

ose prodhimin e shpërndarë që mund të plotësoj

nevojën për modernizimin apo zëvendësimin e

kapaciteteve të energjisë elektrike;

e). hartimin dhe publikimin e planeve afatgjate dhe

afatshkurta për zhvillimin e rrjeteve distributive

dhe koordinimi i planeve të tilla me komunat;

f). studimin e zhvillimeve ekonomike dhe prospekti i

ndryshimeve në kërkesa në territorin e vet;

g). ndihmojë komunave në përgatitjen e planeve,

programeve dhe strategjive zhvillimore;

h). hapja e planeve zhvillimore afatgjata dhe afatshkurta

për operatorin e rrjetit bartës.

18.2. Një Operator i rrjetit të distribuimit do të blerë

energji elektrike për ta përdorur gjatë kryerjes të

detyrave sipas procedurave transparente, jo-diskriminuese

dhe të bazuara në treg.

Neni 19

19.1. Operatori i rrjetës së distribuimit nuk lejohet të

zbulojë informacionin konfidencial të marrë gjatë

kryerjes së biznesit të tij dhe parandalojë informacionet

mbi aktivitetet e tij që mund të jenë të

levërdishme në pikëpamje komerciale nga zbulimi

i tyre në mënyrë diskriminuese.

19.2. Pa rënë ndesh me paragrafin (1) të këtij neni, Zyra

e Rregullatorit për Energji mund t’i kërkojë Operatorit

të sistemit të distribuimit informacionin konfidencial

i cili është i domosdoshëm për t’i kryer

funksionet, autorizimet dhe detyrat e saj.

Kreu 6

FURNIZIMI ME ENERGJI ELEKTRIKE

Neni 20

20.1. Furnizimi me energji elektrike është aktivitet i

shitjes ose rishitjes së energjisë elektrike te konsumatori.

20.2. Furnizimi me energji elektrike duhet të kryhet nga

furnizuesi publik, tregtuesit ose prodhuesit.

Neni 21

21.1. Furnizuesi publik do të jetë një ndërrmarje me licencë

për furnizimin publik të energjisë elektrike.

21.2. Në bazë të licencës, furnizuesit me energji elektrike

kanë të drejtat vijuese:

a) të shesë, ekskluzivisht, energji elektrike konsumatorëve

tariforë me çmime dhe tarifa të

rregulluara, në pajtim me kushtet edhe konditat

e licencës;

b). blerë kapacitet dhe energji nga prodhuesit me

kapacitet të instaluar prej më shumë se 5 MW që

ekzistojnë nga data e shpalljes të këtij ligji, me

çmime të rregulluara;

c). blerë kapacitet dhe energji nga prodhues të tjerë

me çmime që nuk janë të rregulluara;

d). importojë kapacitet dhe energji në rast se kërkesat

e konsumatorëve rriten mbi kapacitetin e

kontraktuar;

e). eksportojë kapacitet dhe energji në rastet kur

kërkesat e konsumatorëve janë më të vogla se

kapaciteti i kontraktuar;

f). faturojë dhe mbledhë llogaritë nga konsumatorët

e vet;

g). procesojë ankesat e konsumatorëve.

21.3. Furnizuesi publik do të hyjë në Kontratën për Blerjen

e Energjisë (KBE) me prodhuesit e energjisë

elektrike. Një KBE do të përmbajë dispozitat vijuese:

38

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJI PËR ENERGJINË ELEKTRIKE

a). zgjatja e furnizimit;

b). kushtet teknologjike dhe kualiteti i furnizimeve;

c). orari i furnizimeve dhe marrja;

d). përgjegjësia e furnizimit dhe marrjes;

e). sankcionet për shkeljen e cilësdo dispozitë të

kontratës;

f). pagesën apo garancën e pagesës për furnizimet.

21.4. Kontratat vjetore do të përcaktojnë në detale më të

thella komponentet obligative të KBE-së dhe do të

përcaktojë çmimet dhe elemente të tjera për faturimin

e energjisë elektrike.

21.5. KBE-të do të lidhen për një vit ose maksimum për

5 vite me mundësi ripërtrimi.

21.6. Dispozitat e cilësdo KBE-je sipas këtij neni, do

të jenë objekt miratimi dhe monitorimi nga ana e

Zyrës të Rregullatorit për Energji.

21.7. Në çdo kontratë të hyrë me KEK-un para datës

efektive të këtij ligji do të negociohet jo më vonë se

2 vjet nga data e shpalljes të këtij ligji.

Neni 22

22.1. Furnizimi me kohë do të bëhet një aktivitet konkurrues

dhe cdo kompani e kualifikuar, ndërmarrje e

inkorporuar brenda ose jashtë Kosovës, mund të

aplikojë për të marrë licencë për furnizim me qëllim

që të shërbejë konsumatorëve të privilegjuar

në pajtim me kriteret e themeluara nga Zyra e

Rregullatorit për Energji.

22.2. Zyra ose subjekti i Qeverisë që është përgjegjëse

për energji do të përcaktojë kushtet për determinimin

e konsumatorëve të privilegjuar në një instrukcion

për zbatim që duhet miratuar jo më vonë se 31

janari për çdo vit. Kriteret do të përfshijnë zgjatjen

e konsumimit të energjisë elektrike dhe proporcionet

e kostos të energjisë në krahasim me çmimet

e produkteve dhe shërbimeve të tyre.

22.3. Një konsumator mund të fitojë statusin e konsumatorit

të privilegjuar në përgjigje të një thirrje publike

që Zyra e Rregullatorit për Energji duhet ta publikojë

çdo vit.

22.4. Konsumatorët e privilegjuar do të kenë mundësinë

të furnizohen nga një furnizues publik sipas procedurave

të themeluara nga Zyra e Rregullatorit për

Energji.

22.5. Konsumatorët e privilegjuar do ta njoftojnë me

kohë operatorin e bartjes, mbi kontratat që do të

nënshkruajnë për furnizimin me energji elektrike,

në pajtim me kushtet dhe procedurat e përcaktuara

në Kodin e Tregut lëshuar nga operatori i tregut

dhe miratuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

Neni 23

23.1. Një tregtues i energjisë elektrike do të jetë personi

që posedon licencë për tregtimin e energjisë elektrike.

23.2. Kushtet dhe afatet për licencën e tregtimit do të

vendosen nga Zyra e Rregullatorit për Energji që

do kërkojnë që tregtari të jetë me reputacion të

qëndrueshëm dhe ka kontrata blerjeje, që mbështesin

tregtinë e tij.

23.3. Ne bazë të licencës, tregtari ka të drejtë të:

a). shesë kapacitet dhe energji konsumatorëve të

privilegjuar me çmime të parregulluara;

b). blerë kapacitet dhe energji nga prodhues me

çmime të pa rregulluara;

c). blerë dhe shesë kapacitet dhe energji nga tregtarë

të tjerë me çmime të pa rregulluara;

d). blerë kapacitet dhe energji nga furnizues publik

me çmime të rregulluara nëse kërkesa e konsumatorit

është ulur nën kapacitetin e kontraktuar;

e). importi dhe eksporti i kapacitetit dhe energjisë;

f). faturojë dhe mbledhë llogaritë nga konsumatorët

e vet;

g). procesojë ankesat e konsumatorëve.

23.4. Një tregtar i energjisë elektrike do të paraqesë

garancën financiare për të mbuluar transakcionet

që i nënshkruan. Kërkesat për formën, llojin dhe

shumën e garancës do të përcaktohen në Kodin e

Tregut.

Neni 24

24.1. Të gjithë prodhuesit e energjise elektrike të themeluara

në Kosovë do të kenë mundësinë të ofrojnë

furnizim stabilimenteve të tyre, njësive të tyre, dhe

konsumatorëve të privilegjuar, nëpërmjet linjave

direkte.

24.2. Të gjithë konsumatorët e privilegjuar në Kosovë

do të kenë të drejtën të furnizohen nga një linjë

direkte nga prodhues dhe ndërrmarje të energjisë

për furnizim, aty ku është e mundur nga aspekti

teknik dhe ekonomik.

24.3. Lejet për ndërtimin e linjave direkte do të jepen

nga Zyra e Rregullatorit për Energji në bazë të kritereve

teknike të publikuara paraprakisht në Kodin

e Tregut, që kanë të bëjnë me sigurinë, efikasitetin

dhe integritetin e rrjeteve për bartje dhe distri-

39

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJI PËR ENERGJINË ELEKTRIKE

buim.

Kreu 7

QASJA E PALËS SË TRETË

Neni 25

25.1. Operatori i rrjetit të bartjes dhe operatori(ët) i sistemit

të distribuimit duhet t’i lejojë prodhuesit, furnizuesit,

dhe klientët e privilegjuar të kenë qasje në

rrjetën e bartjes dhe të distribuimit në pajtim me

Zyrën e Rregullatorit për Energji dhe rregullave për

operatorin e rrjetës.

25.2. Çmimi për shfrytëzimin e rrjetës propozohet nga

operatorët relevantë të rrjetës një herë në vit në

mënyrë që të nxitet efikasiteti dhe merret parasysh

çmimi mesatar i 12 muajve pararendës. Tarifat miratohen

nga Zyra e Rregullatorit për Energji dhe

publikohen nga operatori i sistemit përkatës.

Neni 26

26.1. Operatori i rrjetit të bartjes dhe operatori i sistemit

të distribuimit mund të refuzojnë qasjen në rrjetën

e bartjes dhe të distribuimit vetëm nëse kapacitetet

ekzistuese nuk janë të mjaftueshme, dhe mungesa

e kapaciteteve arsyetohet në bazë të sigurisë

së furnizimit, rregullshmërisë ose kualitetit të

furnizimit, duke marrë parasysh të gjitha rregullat

në fuqi.

26.2. Arsyet për refuzim sipas paragrafit (1) të këtij

neni paraqiten në raportin me shkrim me faktet

mbështetëse, dhe u ipen palëve të treta të cilat

kërkojnë të lidhin kontratë për qasje në rrjetë.

26.3. Çdo person të cilit i refuzohet qasja në rrjetë

ose i cili kundërshton kushtet e parapara për qasje

në rrjetë mund parashtrojë ankesë në Zyrën

e Rregullatorit për Energji e cila merr vendim në

përputhje me procedurat e parapara në Ligjin për

Rregullatorin e Energjisë.

Kreu 8

ORGANIZIMI I TREGUT

Neni 27

27.1. Brenda 60 ditëve pas shpalljes së këtij ligji, Qeveria

e Kosovës, në baza konkurruese, do të

përzgjedhë një person juridik, si kandidat për t’u

bërë operator i tregut. Kandidati do të aplikojë për

licencë tek Zyra e Rregullatorit për Energji, brenda

90 ditësh, nga data e përzgjedhjes nga Zyra për

Rregullatorin e Energjisë.

27.2. Kur operatori i tregut është pjesë e një ndërmarrje

të integruar vertikalisht, do të jetë e pavarur

nga aktivitetet që nuk kanë të bëjnë me bartjen

në formën e saj juridike, pronësore, organizative

dhe vendim-marrëse, dhe nuk do të marrë pjesë

në prodhim apo tregtim. Mund të jetë ndërmarrja e

njëjtë si operatori i rrjetit.

27.3. Operatori i tregut do të jetë përgjegjës për menaxhimin

ekonomik të rrjetit elektro-energjetik, dhe do

të ndërmarrë menaxhimin shitblerës të energjisë

elektrike, në bazë të kushteve të përcaktuara me

ligj. Përgjegjësitë do të përfshijnë:

a). evidentimin dhe ruajtjen e dosjeve të të gjitha

marrëdhënieve kontraktuale, që përmbajnë detyrime

të anasjellta në mes të furnizuesve dhe konsumatorëve

tarifor;

b). pranimin e ofertave (tenderuese) për furnizim me

energji elektrike;

c). aplikimin e procedurave të tenderit;

d). njoftimin e pjesëmarrësve në treg dhe operatorit

të sistemit bartës mbi procesin e marrëveshjes,

planifikimi i qasjes në rrjetë, duke u bazuar në

marrëveshje dhe çmimi i energjisë së mbetur;

e). pranimin e informatave nga operatori i sistemit

bartës, që kanë të bëjnë me rregullimin e ndryshimeve

të nevojshme, bazuar në kapacitetet

teknike dhe çdo situatë të jashtëzakonshme në

rrjetin e bartjes dhe të distribuimit;

f). vendosjen e çmimit të fundit për energji, për çdo

periudhë kohore të specifikuar dhe njoftimi i të

gjitha palëve pjesëmarrëse në treg;

g). themelimin e rrjetit -kontabël për tregtimin, gjerë

të çmimi i fundit i arrirë, si dhe dhënia e informatave

mbi operimin e gjeneratorëve dhe kapacitetit

prodhues, për çdo periudhë kohore; dhe

h). njoftimet publike për trendet e reja në treg për një

interval kohor.

27.4. Operatori i tregut do të kryejë detyrat e veta, në

bazë të parimeve transparente, objektive dhe të

pavarura.

27.5. Brenda 120 ditëve, nga data që, Zyra e Rregullatorit

për Energji nxjerr licencën për operatorin e

tregut, operatori i tregut do t’i parashtrojë Zyrës së

Rregullatorit për Energji, miratimin e rregullave të

tregut, që përcaktojnë rregullat dhe rregulloret për

participimin në tregun e energjisë elektrike.

Neni 28

28.1. Me qëllim që të mbahet bilanci në tregun e organizuar,

prodhuesit, tregtarët, furnizuesi publik

dhe konsumatorët e privilegjuar mund të hynë në

kontrata për shitjen e energjisë elektrike me :

40

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJI PËR ENERGJINË ELEKTRIKE

a). me persona vendorë në shtetet anëtare të BEsë;

b). persona të regjistruar në një shtet me të cilat

Kosova ka një marrëveshje për

aplikim të përbashkët të legjislacionit për energji

të BE-së.

28.2. Paragrafi 28.1 do të aplikohet kur:

a). prodhuesve, tregtarëve, furnizuesit publik dhe

konsumatorëve të privilegjuar u është njohur e

drejta për të tregtuar në mënyrë të lirë me energji

elektrike në pajtim me ligjin e një shteti tjetër.

b). Në bazë të dispozitave reciproke, ligji i një shteti

tjetër mundëson tregtimin e lirë të energjisë

elektrike për konsumatorët e privilegjuar të atij

shteti.

Kreu 9

SHËRBIMI I FURNIZIMIT

Neni 29

29.1. Çdo konsumator i fundit ka të drejtë të përgjithshme

për t’u furnizuar me energji elektrike kur

është teknikisht dhe ekonomikisht e mundshme.

29.2. Konsumatorët përfundimtar kanë të drejtë të kontraktojnë

me një furnizues të energjisë elektrike

në bazë të rregullave të përcaktuara nga Zyra e

Rregullatorit për Energji.

29.3. Furnizimi i ekonomive shtëpiake dhe ndërmarrjeve

të vogla me energji elektrike bëhet në përputhje

me Kushtet e Përgjithshme të Furnizimit të përcaktuara

nga Zyra e Rregullatorit për Energji në bazë

të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë.

Neni 30

30.1. Operatori i rrjetit të distribuimit apo bartjes duhet ta

lidhë çdo konsumator apo prodhues që:

a). ka pajisjen shpërndarëse elektrike të vendosur në

pronën e vet e cila i plotëson nevojat teknike dhe

operacionale mbi kriteret e sigurisë së kërkuar;

b). i plotëson kushtet për t’u lidhur në rrjetin e distribuimit

apo bartjes;

c). e ka nënshkruar një marrëveshje me shkrim me

ndërmarrjen e distribuimit apo të bartjes për çmimin

e lidhjes.

30.2. Operatori i rrjetit të distribucionit mund ta lidh një

konsumator i cili është i vendosur në territorin e

një operatori tjetër të rrjetit të distribuimit, në qoftë

se ai merr leje me shkrim nga Zyra e Rregullatorit

për Energji dhe në qoftë se është në interesin e

përgjithshëm të konsumatorëve.

30.3. Kushtet për t’u lidhur në rrjetën e distribuimit apo të

bartjes rregullohen në rregullat e Kodit të Rrjetës

ose Kodin e Distribuimit të publikuar. Ato do të miratohen

nga Zyra e Rregullatorit për Energji para

hyrjes së tyre në fuqi.

Neni 31

31.1. Konsumatorët ose prodhuesit e përmendur në nenin

25 të këtij ligji nuk kanë të drejtë të lidhen nëse

nuk i kanë plotësuar kushtet për lidhje apo nëse

lidhja do të shpiente deri te çrregullimi i furnizimit,

ose lidhja do të shkaktonte shpenzime jashtëzakonisht

të larta ndaj furnizuesit në rrjetë.

31.2. Një ndërmarrje e energjisë elektrike mund ta refuzojë

përkohësisht lidhjen e një konsumatori ose

prodhuesi në rrjetë nëse konstaton se pajisjet,

aparatura e tij, ose kur rrjeta nuk i plotësojnë normat

teknike ose kushtet tjera të përshkruara në

kodet teknike. Konsumatori ose prodhuesi duhet

të informohet me shkrim për arsyet e çdo refuzimi

të tillë.

Neni 32

32.1. Furnizuesit munden që përkohësisht ta suspendojnë

furnizimin me energji elektrike në bazë të

rrethanave të përcaktuara në Ligjin për Rregullatorin

e Energjisë dhe në Kushtet e Përgjithshme

për Furnizim.

32.2. Furnizuesit mund ta ndërprejnë furnizimin me energji

elektrike për konsumatorët që nuk paguajnë

detyrimet, në përputhje me rregullat e nxjerra nga

Zyra e Rregullatorit për Energji që kanë të bëjnë

me personat vunerabël dhe ndërprerjet gjatë sezonit

të dimrit.

32.3. Furnizuesit do të ndërprejnë furnizimin me energji

elektrike ndaj konsumatorëve me apo pa njoftim

paraprak në pajtim me rregullat e përcaktuara në

Ligjin për Rregullatorin e Energjisë.

Kreu 10

MATJA DHE LLOGARITJA

Neni 33

33.1. Energjia elektrike e shfrytëzuar nga klientët matet

me pajisje matëse komerciale që duhet të vendoset

sa më afër që është e mundur në kufi të pronës

së klientit në përputhje me kërkesat e Kodit të

Matjes.

33.2. Operatori i rrjetit të bartjes ose distribuimit përcakton

tipin, numrin dhe vendin e montimit (instalimit)

për pajisjen matëse komerciale si dhe kontrollin

41

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJI PËR ENERGJINË ELEKTRIKE

gjegjës dhe mënyrat e komunikimit.

33.3. Operatori i rrjetit të bartjes ose distribuimit e instalon

pajisjen matëse komerciale. Në rast se tarifat

e miratuara ua mundësojnë një grupi të konsumatorëve

të zgjedhin llojin dhe tipin e pajisjes matëse,

ndërmarrja e bartjes ose distribuimit duhet ta instalojë

pajisjen matëse komerciale e cila korrespondon

me zgjedhjen e klientëve që duhet të

theksohet me shkrim.

Neni 34

34.1. Pajisjet matëse komerciale për matjen e energjisë

elektrike janë pronë dhe i takojnë rrjetit të bartjes

ose distribuimit.

34.2. Me kërkesë të konsumatorit dhe në llogari të tij

mund të instalohet pajisja shtesë për matjen dhe

shpenzimin e energjisë elektrike nga konsumatori.

34.3. Në rast të çfarëdo dallimi në matje ndërmjet

matësve sipas paragrafit (1) dhe (2) të këtij neni

përtej nivelit të pranueshëm të saktësisë, konsumatori

ka të drejtë të kërkojë një ekspert të caktuar

nga Zyra e Rregullatorit për Energji për ta vërtetuar

saktësinë e matjes.

Neni 35

35.1. Konsumatorët duhet t’i paguajnë faturat për

shpenzimin e energjisë elektrike dhe u ipet zgjedhje

e gjerë(mundësi e gjerë për zgjedhje) për

mënyrën e pagesës për përmbushjen e faturave të

tyre.

35.2. Kushtet dhe procedura për faturim, faturat e pagesave

dhe pagesat definohen në Kushtet e Përgjithshme

për Furnizim dhe Pranim të Energjisë Elektrike

të nxjerra nga Zyra e Rregullatorit për Energji

sipas Ligjit për Rregullatorin e Energjisë.

Kreu 11

BARTJA NDËRKUFITARE E ENERGJISË

ELEKTRIKE

Neni 36

36.1. Eksporti dhe importi i energjisë elektrike bëhët nga

ndërmarrjet e energjisë elektrike të cilat kanë licencë

për aktivitete të këtilla.

36.2. Poseduesi i licencës për eksport ose import të

energjisë elektrike duhet ta informojë Zyrën e

Rregullatorit për Energji për çdo kontratë të lidhur

mbi furnizimet ndërkufitare me energji elektrike.

Zyra e Rregullatorit për Energji mund të ndalojë

zbatimin e kontratës për furnizim me energji elektrike

brenda dy javësh pas pranimit të njohtimit të

kontratës.

36.3. Në rast se Zyra e Rregullatorit për Energji nuk

mund t’i përgjigjet brenda afatit të specifikuar në

paragrafin (2) të këtij neni, Zyra e Rregullatorit për

Energji mund të pezullojë zbatimin e kësaj kontrate

për një afat jo më të gjatë se 4 javë.

36.4. Me përjashtim të kushtëzimeve në paragrafet 1

deri në 3, një prodhues mund të eksportojë energjinë

elektrike dhe konsumatorët e privilegjuar

mund të importojnë energji elektrike për nevojat e

tyre.

36.5. Zyra e Rregullatorit për Energji mund të ndalojë

zbatimin e kontratave për furnizimin ndër kufitar

me energji elektrike nëse është shkelur parimi e

reciprocitetit ose në qoftë se është kërcënuar stabiliteti

i sistemit të energjisë elektrike.

Neni 37

37.1. Tranziti i energjisë elektrike mund të kryhet nga një

ndërmarrje e energjisë elektrike e cila ka licencë

për këtë aktivitet.

37.2. Kur kërkohet me një marrëveshje ndërkombëtare

ose me një traktat ndërshtetëror të lidhur me

Kosovën, i licencuari për aktivitetet e energjisë

elektrike bënë tranzitin e energjisë elektrike

përmes rrjetës të bartjes në bazë kushteve dhe në

mënyrën e paraparë me marrëveshje ose me një

marrëveshje sipas dispozitave të Kodit të Rrjetit.

Kreu 12

DISPOZITAT KALIMTARE

Neni 38

38.1. Brenda një viti nga data e shpalljes së këtij ligji,

operatorët e sitemit për bartje dhe distribuim, do të

instalojnë aparatet matëse për çdo konsumatorë

që është i kyçur në sistemin e tyre dhe i cili nuk

posedon pajisjen matëse që nga data e hyrjes së

këtij ligji në fuqi.

38.2. Obligimi i operatorëve të sistemit, për të blerë pajisje

matëse nga konsumatorët, sipas paragrafit

38.1, nuk do të vlejë në rast se operatori i sistemit

instalon pajisjen e vet për të zëvendësuar pajisjen

ekzistuese, sipas kushteve për instalimin e pajisjeve

matëse.

38.3. Relacionet komerciale përcaktohen në sektorin e

energjisë elektrike në përputhje me kërkesat e këtij

ligji që nuk do të jetë më vonë se 18 muaj nga data

42

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJI PËR ENERGJINË ELEKTRIKE

e shpalljes të këtij ligji.

38.4. Furnizuesi publik duhet të përgatitë dhe t’i propozojë

secilit klient kontratën për furnizim me energji

elektrike sipas kushteve të precizuara në paragrafin

38.3 të këtij neni.

38.5. Në rast të çdo dështimi të lidhjes së kontratës komerciale

për furnizim me energji elektrike brenda

periudhës së përcaktuar në paragrafin 38.3 të këtij

neni, operatorët e rrjetit mund ta shkyqin personin

që merr apo furnizohet në mënyrë të paligjshme

me energji elektrike nga ndërmarrja për furnizim

me energji elektrike.

38.6. KEK-u do të bëjë kërkesën për licencë për aktivitetet

e saja prodhuese dhe të furnizimit publik

brenda 90 ditëve që nga shpallja e këtij ligji.

38.7. Operatori i rrjetit të bartjes përgatitë Kodin e Rrjetës,

Kodin e Standardeve të Energjisë Elektrike,

Kodin për Mbrojtjen e konsumatorëve, Kodin e

Pajisjeve Elektrike, Kodin e Matjes, Kodin e Distribuimit

dhe t’ia paraqet ato për miratim Zyrës të

Rregullatorit për Energji brenda 18 muajve pas hyrjes

në fuqi të këtij ligji.

Neni 39

Ky ligj hyn në fuqi mbas miratimit të tij nga Kuvendi i

Kosovës dhe në ditën e shpalljes nga PSSP-ja.

UNMIK/ REG/ 2004 / 22

30.06.2004

43

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PЁR TRASHËGIMINË KULTURORE

Kuvendi i Kosovës

LIGJI NR. 02/L-88

PЁR TRASHËGIMINË

KULTURORE

Nё bazë tё Kreut 5.1 (e) dhe 9.1.26 (a) tё Kornizës Kushtetuese

pёr Vetëqeverisje tё Përkohshme nё Kosovë,

(Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/9 e datës 15 maj

2001),

Me qëllim të krijimit të infrastrukturës dhe rregullatives

ligjore përkitazi me mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e

trashёgimisё kulturore tё Kosovёs ,

Miraton:

LIGJIN PЁR TRASHËGIMINË

KULTURORE

Neni 1

Dispozitat e përgjithshme

1.1. Objekt i këtij ligji janë vlerat e trashëgimisë kulturore,

të krijuara gjatë shekujve, gjithashtu mjetet legale

dhe teknike për inventarizim, dokumentim, selektimi

mbrojtje, konservim, restaurim, administrim, prezantim

dhe përhapje të këtyre thesareve në pajtim me

kartat dhe konventat ndërkombëtare, pavarësisht

nga pronësia e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje.

Vlera historike dhe kulturore e kësaj trashëgimie

është thesar i tërë popullit të Kosovës.

1.2. Ky ligj vendos marrëdhëniet midis pronarëve, poseduesve

dhe shfrytëzuesve të trashëgimisë kulturore,

qofshin ata individë ose komunitete ose autoritete

publike - përgjegjës për vlerësimin e trashëgimisë

kulturore. Kjo gjithashtu do të krijojë përgjegjësitë e

personave privatë dhe institucioneve publike në lidhje

me trashëgiminë kulturore.

1.3. Trashëgimi kulturore në kuadër të këtij ligji përfshinë:

trashëgiminë arkitekturale, arkeologjike, të luajtshme

dhe shpirtërore, pavarësisht nga koha e krijimit

dhe ndërtimit, tipi i ndërtimit, përfituesit, krijuesit

ose implementuesit e punës. Shtrirja e ligjit duhet

tё jetë e përkufizuar pёr çështjet qё ndërlidhen nё

mёnyrё specifike me trashёgiminё kulturore. Edhe

trashëgimia kulturore qё ndërlidhet ose derivon nga

konfesionet fetare do tё jetë e qeverisur nga legjislacioni

i cili rregullon statusin e komuniteteve fetare

nё Kosovë.

1.4. Qëllimi i këtij ligji është që të rregullojë legalisht

fushën e trashëgimisë kulturore në lidhje me ruajtjen,

mbrojtjen, qasjen publike, komunikimin dhe

pajisjen e burimeve të domosdoshme me qëllim që

trashëgimia të shijohet nga gjeneratat e tashme dhe

të jetë e gatshme për gjeneratat e ardhshme si një

dokument historik dhe kulturor.

Neni 2

Definimi i nocioneve në kontekstin e ligjit

2.1 “Trashëgimi kulturore” përfshin trashëgiminë arkitekturale,

trashëgiminë arkeologjike, trashëgiminë e

luajtshme dhe trashëgiminë shpirtërore.

2.2 “Trashëgimi arkitekturale” përbëhet nga:

a). Monumentet: Konstruktimet dhe strukturat e dalluara

për nga vlerat historike, arkeologjike, artistike

shkencore me interes shoqëror ose teknike

duke përfshirë elementet e luajtshme si pjesë tё

saj.

b). Ansamblet ose tërësia e ndërtesave: Grupet e

ndërtesave urbane ose rurale të dalluara për nga

vlerat historike, arkeologjike, artistike, shkencore,

me interes shoqëror ose teknik, në ndërveprim

me njësitë e caktuara topografike.

c). Fushat e konservimit arkitektural: Fushat që

përmbajnë punë të kombinuara të dorës së njeriut

dhe natyrës, të dalluara nga vlerat historike,

arkeologjike, artistike, shkencore, tё interesit

shoqëror dhe teknik.

2.3 “Trashëgimi arkeologjike” nënkupton ndërtimet,

strukturat dhe grupet e ndërtesave, vendbanimeve

të zhvilluara, objektet e luajtshme, monumentet e llojeve

të ndryshme dhe përbërjeve të tyre, të gjetura

në tokë ose nën ujë. Trashëgimi arkeologjike mund

të jetë e mbrojtur përmes një rezervati arkeologjik,

ku të mbeturat qoftë të dukshme ose të fshehta (të

padukshme) në terren duhet të mbeten të paprekura.

2.4 “Pejsazhet kulturore” nënkupton një fushë, ashtu

siç perceptohet nga njerëzit, karakteri i të cilës është

rezultat i veprimit dhe ndërveprimit të faktorëve natyrorë

dhe/ose njerëzorë; një komponentë esenciale

e ambientit të njerëzve, një shprehje e diversitetit të

trashëgimisë së përbashkët të tyre kulturore e natyrore,

dhe një krijues i identitetit të tyre.

2.5 “Trashëgimi e luajtshme” janë objektet që janë

shprehje ose evidencë e kreativitetit njerëzor ose e

një zhvillimi natyror, të dalluara për nga vlerat histor-

44

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PЁR TRASHËGIMINË KULTURORE

ike, arkeologjike, artistike, tё rëndësisë dhe tё interesit

shkencor ose shpirtëror.

2.6 “Trashëgimi shpirtërore” përfshin format e shprehjes

kulturore të traditave ose tё zakoneve popullore,

tё gjuhës, festave, riteve, valles, muzikës, kёngёs

dhe shprehjes artistike.

2.7 “Inventarizim” është një veprimtari hulumtuese për

regjistrimin paraprak dhe dokumentimin e vlerave tё

trashëgimisë kulturore.

2.8 “Dokumentim” është paraqitja e vlerave tipologjike

dhe faktike, si dhe faktorëve me interes sipas neneve

2.2, 2.3, 2.4 dhe 2.5 të këtij ligji përmes mjeteve

grafike dhe fotografike, dhe të dhënave të shkruara.

2.9 “Mbrojtja” është një nomenklaturë e masave të

mbrojtjes të natyrës juridike me qëllim të ruajtjes së

vlerave të trashëgimisë kulturore.

2.10 “Konservim” nënkupton krijimin e kushteve të përshtatshme

dhe marrjen e masave paraprake për

ruajtjen e trashёgimisё kulturore, duke përfshirë

edhe mirëmbajtjen.

2.11 “Restaurimi” nënkupton një veprimtari me qëllim

të ruajtjes dhe ekspozimit të vlerave të trashëgimisë

kulturore.

2.12 “Administrimi” nënkupton mbikëqyrjen dhe

menaxhimin e përdorimit të trashëgimisë kulturore.

2.13 “Përhapja” nënkupton një veprimtari arsimore

dhe rritëse të vetëdijesimit në lidhje me vlerat e

trashëgimisë kulturore.

2.14 “Dëmtimi” nënkupton cilindo dëmtim ndaj vlerave

të trashëgimisë kulturore.

2.15 “Vlerësimi i trashëgimisë kulturore” nënkupton

procesin e hulumtimit, studimit, dokumentimit dhe

përzgjedhjes për procesin e mbrojtjes, ruajtjes,

restaurimit, administrimit dhe përhapjes së vlerave

të saj.

2.16 “Lista e trashëgimisë kulturore” përfshinë gjetjet

në inventarin e trashëgimisë kulturore që janë

përzgjedhur për ruajtje dhe mbrojtje nga Institucioni

kompetent për këtë ligj.

2.17 “Ministria” është Ministria përgjegjëse për

trashëgiminë kulturore.

2.18 “Ministri” është ministri përgjegjës për trashëgiminë

kulturore.

2.19 “Institucioni kompetent” nënkupton një Institucion

të përcaktuar me ligj për hulumtimin, dokumentimin,

përzgjedhjen dhe mbikëqyrjen e ruajtjes,

konservimin, restaurimin, administrimin dhe

përhapjen e trashëgimisë kulturore.

2.20 “Perimetri i monumentit” është kufiri i hapёsirёs

së mbrojtur e lidhur me trashëgiminë kulturore të

mbrojtur, që përcaktohet në një plan nga Institucioni

kompetent.

2.21 “Zona e mbrojtur” nënkupton një hapёsirё të

vendit siç është përcaktuar në nenin 2 të Ligjit nr.

2003/14 për planifikim hapësinor, i cili është ambienti

i perimetrit të trashëgimisë kulturore të paluajtshme

që mund të mbrohet nga ndonjë zhvillim ose

veprimtari që mund të dëmtojë kuadrin e dukshëm

ose dëmtim tjetër të trashëgimisë kulturore.

2.22 “Sipërfaqe e mbrojtur” është një sipërfaqe që

mund të përfshijë burime natyrore ose ambientale

të mbrojtura, ose trashëgimi kulturore të paluajtshme

siç është përcaktuar në nenin 2 të Ligjit nr.

2003/14 për planifikim hapësinor.

2.23 “Zonë e veçantë” është një hapёsirё e përcaktuar

me planet hapësinore që kërkon një organizim të

veçantë, zhvillim, përdorim ose mbrojtje, siç është

përcaktuar në nenin 12.2 të Ligjit nr. 2003/14 për

planifikim hapësinor.

2.24 “Muzetë” janë institucione jo-profitabile dhe të

hapura pёr publikun që tё hulumtojnë, konservojnë,

mbledhin, komunikojnë dhe ekspozojnë

trashёgiminё e luajtshme për qëllime tё studimit,

tё edukimit dhe tё shijimit nё shërbim tё shoqёrisё

dhe tё zhvillimit të saj.

Neni 3

II. Inventarizimi, dokumentimi dhe mbrojtja e

përkohshme e trashëgimisë kulturore

3.1. Identifikimi i trashëgimisë kulturore bëhet nga

mënyra e inventarizimit dhe implementimit nga ana

e Institucionit kompetent, nё pajtim me ligjin.

3.2. Inventarizimi dhe dokumentimi përmbajnë grafikën

paraprake, paraqitjen pamore dhe përshkrues të të

dhënave themelore të trashëgimisë kulturore: emrat

e pronarit, poseduesin ose shfrytëzuesin, dhe referencat

për lokacionin, paraqitjen pamore, tipin dhe

datën në pajtim me një akt nënligjor të bazuar në

këtë ligj.

3.3. Ministria krijon bazёn e tё dhënave (data-base) pёr

trashёgiminё kulturore tё standardizuar dhe tё centralizuar

nё tё dy format, tё shkruar dhe elektronike.

45

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PЁR TRASHËGIMINË KULTURORE

Qasja nё këto tё dhëna lejohet përmes një rrjeti institucional.

3.4. Zyrtarit profesional nga Institucioni kompetent i jepet

e drejta për të verifikuar vlerën dhe gjendjen e

trashëgimisë kulturore gjatë procesit të inventarizimit

dhe vlerësimit, pas 7 ditësh të njoftimit të pronarit.

3.5. Bazuar në kritere të caktuara përmes një akti nënligjor

dhe në pajtim me nenin 3.2, Institucioni kompetent

përzgjedh nga inventarizimi i trashëgimisë kulturore

gjetjet dhe objektet për t’u dhёnё nё mbrojtje

të përkohshme në kuadër tё Listës sё trashëgimisë

kulturore.

3.6. Objektet e përfshira në Listën e trashëgimisë kulturore

për mbrojtje të përkohshme duhet të jenë

nën mbrojtje të përkohshme për një vit. E drejta për

kompensim për ndonjë humbje financiare bartet

në gjykatë nëse objekti nuk është nën mbrojtje të

përhershme pas një viti. Kompensimi i tillë vlerësohet

nga një komision i pavarur që themelohet nga

Këshilli i Kosovës për trashëgimi kulturore.

3.7. Trashëgimia kulturore nën mbrojtjen e përkohshme,

në pajtim me këtë ligj, ka atribute të njëjta me

trashëgiminë kulturore nën mbrojtje të përhershme,

siç është përcaktuar në nenin 4.

3.8. Dhënia e lejes (lejimi) për ndërtim ose veprimtari

tjera që mund të ndikojnë në vlerat ose ndryshojnë

tërësinë ose strukturën e objektit të trashëgimisë

kulturore nën mbrojtje të përkohshme bëhet vetëm

me miratimin me shkrim të Institucionit kompetent.

Neni 4

Mbrojtja dhe masat legale

4.1. Asetet e trashëgimisë kulturore të propozuar nga Institucioni

kompetent, personat juridikë ose fizikë për

mbrojtje të përhershme grumbullohen në pajtim me

kriteret e vendosura nga një akt nënligjor, i bazuar

në këtë ligj.

4.2. Asetet e trashëgimisë kulturore siç është përcaktuar

në nenin 2 të këtij ligji të propozuar për mbrojtje nga

persona juridikë ose fizikë kalojnë një vlerësim nga

Institucioni kompetent në pajtim me nenin 4.1 të këtij

ligji.

4.3. Asetet e trashëgimisë kulturore të propozuar për

mbrojtje të përhershme do ti paraqiten Këshillit të

Kosovës për trashëgimi kulturore për rishikim, adaptim

ose refuzim.

4.4 Vendimi për përfshirjen e objekteve nё listën e

trashёgimisё kulturore nёn mbrojtje tё përhershme

tё përcaktuar nga Këshilli i Kosovës pёr trashëgimi

kulturore, nënshkruhet nga ministri me ç’rast hyn nё

fuqi mbrojtja e përhershme e tyre me kёtё ligj. Lista

e trashёgimisё kulturore do tё jetë e hapur për publikun.

4.5. Miratimi i vendimeve pёr objektet nga ana e ministrit

për t’u përfshirë në Listën e trashëgimisë kulturore

nën mbrojtjen e përhershme në pajtim me nenin 4.4

bëhet të paktën 15 ditë pas datës së pranimit të tyre

në Ministri.

4.6. Objektet e trashëgimisë kulturore të përfshira në

Listën e trashëgimisë, nën mbrojtje të përkohshme

ose të përhershme, regjistrohen nё Agjencionin kadastral

dhe gjeodet tё Kosovës, nё tё dy nivelet qendror

dhe lokal.

4.7. Njoftimi për përfshirjen e një objekti në Listën e

trashëgimisë kulturore do të bëhet me anë të shpalljes

nё Gazetën zyrtare brenda 28 ditësh me njoftim

me shkrim për pronarin.

Këshilli i Kosovës për trashëgimi

kulturore

4.8. Këshilli i Kosovës për trashëgimi kulturore, ёshtё

organ i cili krijohet nga Kuvendi i Kosovës, i cili përcakton

edhe objektin e veprimtarisë sё tij nё fushën

e trashëgimisë kulturore. Ai pёrbёhet nga 7 anёtarё,

tё cilët zgjidhen pёr njё mandat tri (3) vjeçar nga Kuvendi

i Kosovës, duke respektuar përbërjen etnike

nё Kosovë. Kuvendi i Kosovës, miraton buxhetin e

Këshillit tё Kosovës për trashëgimi kulturore Mënyra

e organizimit dhe funksionimit te Këshillit tё Kosovës

për trashëgimi kulturore do tё rregullohet me njё akt

tё brendshëm tё miratuar prej tij.

4.9. Këshilli i Kosovës për trashëgimi kulturore do tё

identifikojë masat e domosdoshme tё mbështetjes

financiare pёr trashëgimi Kulturore për secilin vit nga

Kuvendi i Kosovës nё pajtim me kёtё ligj. Këshilli i

Kosovës për trashëgimi kulturore, nё ushtrimin e

veprimtarisë sё tij bashkëpunon me Institucionet

kompetente qё veprojnë nё fushën e trashёgimisё

kulturore.

Obligimet e personave juridik dhe fizik për mbrojtjen

e trashëgimisë kulturore

4.10. Secili person juridik dhe fizik ka për detyrë që të

kujdeset për mbrojtjen e tërësisë së trashëgimisë

kulturore nëse ai/ajo është pronar, posedues ose

shfrytëzues i kësaj trashëgimie kulturore.

4.11. Cilido person fizik apo juridik që dëmton trashëgiminë

kulturore, pavarësisht nga marrëdhëniet e tyre

46

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PЁR TRASHËGIMINË KULTURORE

pronësore me të, dënohet ose sanksionohet nё

bazë të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës,

Ligjit për kundërvajtje dhe në pajtim me nenin 11

të këtij ligji.

Inspektorët e trashëgimisë kulturore

4.12. Inspektorët e caktuar nga Ministria, në pajtim me

një akt nënligjor bazuar në këtë ligj, vlerësojnë

kushtet dhe gjendjen e ruajtjes së trashëgimisë

kulturore dhe ndërmarrin masat e duhura për ruajtjen

dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

4.13. Pronari, poseduesi ose shfrytëzuesi i trashëgimisë

kulturore të mbrojtur është i obliguar të mos pengojë

inspektimin që kryhet sipas nenit 4.12.

Konservimi dhe restaurimi i trashëgimisë kulturore

4.14. Cilado ndërhyrje qё ndikon nё tërësinë ose vlerat

e trashëgimisë kulturore kërkon leje të shkruar nga

Institucioni kompetent.

4.15. Institucioni kompetent urdhëron ndaljen e menjëhershme

për një periudhë të pacaktuar kohore

të çdo lloj pune të paautorizuar në trashëgiminë

kulturore.

4.16. Veprimet konservuese dhe restauruese në lidhje

me trashëgiminë kulturore bëhen nga Institucioni

kompetent dhe personat juridikë dhe fizikë, të licencuar

nga Ministria, në pajtim me një akt nënligjor

të bazuar në këtë ligj. Puna e bërë me licencë

mbikëqyret nga Institucioni kompetent.

4.17. Projektet konservuese dhe restauruese të trashëgimisë

kulturore zbatohen vetëm pas aprovimit të

shkruar për to nga Institucioni kompetent.

4.18. Ndërhyrjet konservuese dhe restauruese bëhen

në pajtim me aktin nënligjor në pajtueshmëri me

nenin 4.17 të këtij ligji.

4.19. Procesi i ndërhyrjeve konservuese dhe restauruese

bëhet nën mbikëqyrjen e Institucionit kompetent.

4.20. Institucioni kompetent ndalon punën konservuese

dhe restauruese nëse identifikon parregullsi gjatë

zbatimit të tyre dhe derisa kushtet e nevojshme të

plotësohen për përmbyllje të punëve të tilla.

Shitja dhe kalimi apo vendosja e të drejtave

pronësore nën kontrollin dhe pushtetin e

institucionit kompetent i trashëgimisë kulturore

4.21. Trashëgimia kulturore mund të shitet, trashëgohet

ose dhurohet vetëm brenda territorit të Kosovës

dhe në pajtueshmëri me legjislacionin në fuqi me

të cilin drejtohen çështjet pronësore. Ministria ka

përparësi për të blerë trashëgiminë kulturore sipas

çmimit të tregut, që do të vlerësohet nga një komision

i pavarur që krijohet nga Këshilli i Kosovës për

trashëgimi kulturore.

4.22. Të drejtat pronësore Trashëgimia kulturore e mbrojtur

mund të kalojë dhe vendoset në të drejta pronësore

nën kontrollin dhe pushtetin e institucionit

kompetent në pajtim me legjislacionin relevant ku

ka rrezik të identifikuar të dëmtimit të qëllimshëm

ose shkatërrimit të trashëgimisë kulturore ose ku

është ndërmarrë veprim i pamjaftueshëm nga pronari,

poseduesi ose shfrytëzuesi për të mbrojtur

kushtet dhe gjendjen e ruajtjes së trahëgimisë kulturore.

Kompensimi i paguhet pronarit në bazë të

vlerës në treg të pronës dhe reflektimit të kushteve

të pronës. Niveli i kompensimit përcaktohet nga

një komision i pavarur i themeluar nga Këshilli i

Kosovës për trashëgimi kulturore.

4.23. Trashëgimia kulturore e mbrojtur që ёshtё nё pronësi

private dhe qё përfiton nga fondet publike pёr

punë rreth konservimit dhe restaurimit, sipas nenit

5 tё këtij ligji ёshtё subjekt i kёrkesёs pёr qasje

publike pёr njё periudhë kohore afat i arsyeshëm e

cila do tё përcaktohet me akt nënligjor.

Neni 5

Financimi dhe masat fiskale për trashëgiminë

kulturore

5.1. Fondet për hulumtimin, dokumentimin, përzgjedhjen,

mbrojtjen, konservimin, restaurimin, administrimin,

prezantimin dhe përhapjen e trashëgimisë kulturore

sigurohen nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës dhe

përmes burimeve financiare të autoriteteve lokale

dhe ndonjë burimi tjetër vendor dhe ndërkombëtar

qoftë ai donacion ose sponzorim.

5.2. Buxheti i Konsoliduar i Kosovës mbi trashëgiminë

kulturore përdoret për mbulimin e veprimeve në lidhje

me trashëgiminë kulturore në pajtueshmëri me

nenin 4 të këtij Ligji. Këshilli i Kosovës për trashëgimi

kulturore vlerëson projektet e propozuara të parashtruara

nga institucionet e fushave përkatëse, ndërsa

Ministria është përgjegjëse për aprovimin dhe implementimin

e këtyre projekteve në baza proporcionale

nga buxheti i saj.

5.3. Trashëgimia kulturore nën mbrojtje të përkohshme

ose të përhershme lirohet nga tatimi mbi pronën, në

pajtim me këtë ligj.

47

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PЁR TRASHËGIMINË KULTURORE

5.4. Çdo investim me qëllim konservimi dhe restaurimi

në trashëgiminë kulturore të mbrojtur, nga personat

juridikë ose fizikë, shumat e të cilave janë të konfirmuara

dhe aprovuara nga Institucioni kompetent,

lirohet nga detyrimi për tatimin në të hyra deri në

vlerën e shumës së investuar nëse kjo nuk ёshtё

rregulluar ndryshe me ndonjë legjislacion tjeter nё

fuqi.

5.5. Trashëgimia kulturore nё pronësi private që është e

lejuar për publikun, sipas nenit 4.23 të këtij ligji, lirohet

nga tatimi mbi trashëgimi.

Neni 6

III. Trashëgimi arkitekturale

6.1. Trashëgimi arkitekturale është pjesë e trashëgimisë

të paluajtshme. Ajo përbëhet nga monumentet, ansamblet

(tërësitë) dhe hapësirat arkitekturale konservuese.

Trashëgimi arkitektural daton prej para-historisë

deri në kohën e tashme.

6.2. Inventarizimi, dokumentimi dhe mbrojtja e trashëgimisë

arkitekturale rregullohet sipas nenit 3 dhe 4 të

këtij Ligji. Vlerësimi profesional dhe shkencor për

vlerat e saj shënohet në Listën e trashëgimisë kulturore.

6.3. Monumentet arkitekturale ruhen në të gjitha elementet

e tyre përbërëse, tiparet arkitekturale dhe teknike.

Hapësira e mbrojtjes së monumentit përfshin secilin

ndërtim ose strukturë të vlerës së pranuar brenda

perimetrit të monumentit, dhe përcaktohet në një

plan të Institucionit kompetent.

6.4. Monumentet arkitekturale nën mbrojtje të përkohshme

ose të përhershme kanë një zonë tё mbrojtjes, që

është 50 metra nga perimetri i monumentit. Kjo

zonë e mbrojtjes mund të zgjerohet ose ngushtohet

dhe përcaktohet në planin e Institucionit kompetent

dhe në planet hapësinore relevante në pajtueshmëri

me nenin 2 të Ligjit nr. 2003/14 për planifikim

hapësinor.

6.5. Ansamblet (tërësitë) dhe hapësirat e konservuara

arkitekturale nën mbrojtje mund të jenë në ambiente

rurale ose urbane. Ndërtesat e përfshira në

ansamble dhe hapësira të tilla janë të mbrojtura nga

jashtë, dhe përcaktohen si sipërfaqe të mbrojtura në

pajtueshmëri me nenin 2 të Ligjit nr. 2003/14 për planifikim

hapësinor, dhe mund të klasifikohet si zonë

e veçantë në pajtueshmëri me nenin 12 të Ligjit nr.

2003/14 për planifikim hapësinor.

6.6 Politikat për ruajtjen, menaxhimin dhe shtimin e

fushave të konservuara arkitekturale përcaktohen

së bashku nga Institucioni kompetent dhe autoritetet

qendrore dhe lokale për planifikim hapësinor.

6.7. Çdo punë për modifikim ose demolim të një monumenti

arkitektural ose ndonjë veprim konservues ose

restaurues që mund të ndikojë nё vlerat atribuese të

monumentit, kërkon pëlqimin me shkrim të Institucionit

kompetent.

6.8. Çdo punë për modifikim ose demolim ose ndonjë

veprim konservues apo restaurues për mbulesën e

jashtme të ndërtesave të përfshira në asamble ose

zona konservuese arkitekturale kërkon pëlqim me

shkrim nga Institucioni kompetent.

6.9. Aplikimi për leje për ndërtimin e ndërtesave ose krijimtari

tjetër brenda zonës së mbrojtur të një monumenti

arkitektural, ose brenda një hapësire konservuese

arkitekturale, ose që ndikon nё mjedisin e

një asambleje, paraqitet për shqyrtim në Institucionin

kompetent. Institucioni kompetent ka veto mbi

dhënien e një lejeje të tillë. Nëse Institucioni kompetent

nuk përgjigjet brenda 15 ditëve në lidhje me

aplikimin për ndërtimin e ndërtesave ose zhvillimeve

tjera, leja mund të përcaktohet nga autoriteti relevant

për planifikim dhe ndërtim.

6.10. Trashëgimi arkitekturale nën mbrojtje shenjёzohet

qartë me një shenjë të dukshme. Vendosja e materialeve

reklamuese në monumentet arkitekturale,

ndërtesat e asambleve ose brenda hapësirave

konservuese arkitekturale bëhet me leje të shkruar

nga Institucioni kompetent.

6.11. Ndalohet lëvizja apo zhvendosja e pjesshme ose

komplete e ndonjë pjese të trashëgimisë së mbrojtur

arkitekturale nën mbrojtje të përkohshme apo

të përhershme.

6.12. Monumentet arkitekturale ose ndërtesat brenda

asambleve që janë në një gjendje të keqe të riparimit

ose janë në rrezik të dëmtimit domethënës

bëhen objekt i një procedure riparuese urgjente

ose emergjente. Institucioni kompetent i dërgon

pronarit një njoftim të shkruar në afat shtatë ditësh

me qëllim të hyrjes në objekt për të ndërmarrë një

punë të tillë. Aty ku gjendja e pronës ka rënë për

shkak të dështimit të pronarit që të kryejë detyrën

e tij/saj për t’u kujdesur sipas nenit 4.10, atëherë

kosto e punëve të tilla kompensohet nga pronari.

Kjo procedurë lë vend për ankesë në rastet e kushteve

të varfërisë financiare.

6.13. Të drejtat pronësore Një monument arkitektural

mund të kalojnë dhe të vendosën nën kontrollin

dhe pushtetin e institucionit kompetent në rastet

ku ka pasur dështim të konservimit të monumentit

sipas dispozitave të nenit 4.10, pas dhënies së një

48

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PЁR TRASHËGIMINË KULTURORE

njoftimi të shkruar që përmban orarin e specifikuar

të punëve brenda 90 ditësh. Kompensimi vlerësohet

sipas nenit 4.22 të këtij ligji.

6.14. Përdorimi me qëllim përfitimi ekonomik dhe kulturor

i trashëgimisë arkitekturale autorizohet me

leje të shkruar nga Institucioni kompetent, në rastet

ku vlerat e trashëgimisë arkitekturale janë të

mbrojtura.

Neni 7

IV. Trashëgimi arkeologjike

Tipet e trashëgimisë kulturore janë:

7.1. “Trashëgimi arkeologjike” përbëhet nga objektet e

paluajtshme dhe të luajtshme siç janë përcaktuar në

nenin 2.3 të këtij ligji.

7.2. “Objektet arkeologjike të paluajtshme” janë monumentet,

vendbanimet, strukturat e ndërtuara nga

dora e njeriut dhe kompozicion stratigrafike.

7.3. “Objektet arkeologjike të luajtshme” janë gjetjet gjatë

gërmimeve arkeologjike, të gjetura rastësisht, të cilat

janë pasqyrim ose evidencë e kreativitetit njerëzor.

Masat paraprake dhe shpëtuese

7.4. Kur një aplikim për leje për të ndërtuar një ndërtesë

ose krijimtari tjetër në trashëgiminë e ditur arkeologjike

pranohet në autoritetin lokal të planifikimit

dhe ndërtimit, ai aplikim parashtrohet menjëherë për

shqyrtim në Institucionin kompetent. Aplikuesi nuk

mund të marrë lejen për të filluar punën, para se të

bëhet një marrëveshje me Institucionin kompetent

për të ndërmarrë një studim vlerësues të trashëgimisë

arkeologjjike. Sasia e kostos që paraqitet nga

aplikuesi për këtë qëllim përcaktohet nga një formulë

e dhënë në aktin nënligjor të bazuar në këtë ligj.

7.5. Institucioni kompetent njofton autoritetin lokal për planifikim

dhe ndërtim nëse aplikuesit mund t’i jepet

leja në lidhje me nenin 7.4, brenda periudhës 20

ditëshe, dhe mund ta bëjë këtë në mënyrë të drejtpërdrejt

se ku krijimtaria duhet të vendoset. Nëse

Institucioni kompetent nuk bën një njoftim të tillë

brenda 20 ditësh, leja është e vetëkuptuar.

7.6. Gjatë punëve ndërtuese, nëse bëhet ndonjë zbulim

arkeologjik zbuluesi ose investitori duhet të informojë

Institucionin kompetent menjëherë, por jo më

vonë se sa në ditën pasuese nga koha e zbulimit.

Institucioni kompetent ka tё drejtë që menjëherë të

ndalë punët ndërtimore të filluara dhe tё ndërmarrë

një studim vlerësues dhe shpëtues arkeologjik në

vend për një kohë të kufizuar që duhet të përcaktohet

nga një akt nënligjor të bazuar në këtë ligj. Punët

krijuese (ndërtuese) mund të rifillojnë vetëm pas

lejes me shkrim nga Institucioni kompetent.

7.7. Të gjeturat arkeologjike të bëra të ditura dhe me interes

për arkeologjinë e Kosovës shpërblehen financiarisht,

pas aprovimit nga Institucioni kompetent.

Niveli i shpërblimit do të përcaktohet nga një komision

i pavarur i themeluar nga Këshilli i Kosovës për

trashëgimi kulturore.

7.8. Zbulimet e rastësishme arkeologjike njoftohen brenda

tri ditësh në Institucionin kompetent.

7.9. Të gjitha të gjeturat arkeologjike dhe ato të zhgroposura

nga gërmimet arkeologjike janë pronë e

Kosovës.

7.10. Autoriteteve pёrgjegjёse për ndonjë punë publike

u kërkohet që t’i binden dispozitës së nenit 7.4 dhe

7.9 plotësisht.

Rezervatet arkeologjike

7.11. Rezervatet arkeologjike janë hapësirat e një

rëndësie të veçantë për arkeologjinë të cilat ruhen

për gjeneratat e ardhshme dhe përcaktohen në një

plan nga Institucioni kompetent. Rezervatet e tilla

klasifikohen si zona tё veçanta në pajtim me nenin

12 të Ligjit nr. 2003/14 për planifikim hapësinor.

7.12. Bazuar në informatat që përmban lista e inventarit,

Institucioni kompetent përcakton rezervatet arkeologjike

dhe i vendos ato nën hapësira të tilla nën

mbrojtje të përkohshme në pajtim me nenin 3 të

këtij ligji me qëllim që të përfshihet në procedurën

për mbrojtje të përhershme.

7.13. Shpëtimi arkeologjik do të bëhet vetëm në rezervatet

arkeologjike nga Institucioni kompetent. Veprimtari

të tilla mund të ndodhin vetëm në rrethana

përjashtuese të lidhura me fatkeqësi natyrore ose

kërcënime tjera të larta.

7.14. Nuk lejohet asnjë veprimtari qё shkakton dëmtim

të ndonjë rezervati arkeologjik pa lejen e shkruar

nga Institucioni kompetent.

Zonat dhe hapësirat e mbrojtura

7.15. Zonat e mbrojtjes përcaktohen rreth vendeve të

ditura të trashëgimisë arkeologjike.

7.16. Radiusi (kufiri) i zonës sё mbrojtur është 100 metra

nga perimetri i vendit të trashëgimisë së mbrojtur

arkeologjike. Kjo zonë e mbrojtjes mund të zgjerohet

ose të ngushtohet dhe kjo përcaktohet në një

49

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PЁR TRASHËGIMINË KULTURORE

plan të Institucionit kompetent dhe në pajtueshmëri

me nenin 2 të Ligjit nr. 2003/14 për planifikimin

hapësinor.

7.17. Çdo aplikim për leje që të ndërtohen ndërtesa ose

bëhet krijimtari tjetër brenda Zonës sё mbrojtur të

një vendi të trashëgimisë arkeologjike paraqitet për

shqyrtim në Institucionin kompetent. Institucioni

kompetent ka veton mbi dhënien e një leje të tillë.

Nëse Institucioni kompetent nuk përgjigjet brenda

20 ditësh, leja mund të përcaktohet nga autoriteti

relevant i planifikimit dhe ndërtimit.

7.18. Lejohet ndërhyrja në tokë brenda zonës sё mbrojtur

në kuptimin e veprimtarive bujqësore me leje të

shkruar nga Institucioni kompetent.

7.19. Sipërfaqet e rëndësisë potenciale të trashëgimisë

arkeologjike përcaktohen gjatë procesit të inventarizimit,

në pajtim me nenin 3 të këtij ligji dhe përcaktohen

si sipërfaqe të mbrojtura në pajtim me nenin

2 të Ligjit nr. 2003/14 për planifikimin hapësinor.

Aplikimi për ndërtim apo krijimtari tjetër në hapësira

të tilla përcaktohet në pajtim me dispozitat e

nenit 7.4 të këtij ligji.

Procedurat për gërmim arkeologjik

7.20. Gërmimet arkeologjike mund të bëhen vetëm me

lejen e shkruar të Institucionit kompetent. Vendimi

lidhur me këtë leje jepet brenda 30 ditëve nga data

e kërkesës.

7.21. Institucionet ose personat fizikë apo juridikë mund

të lejohen të bëjnë gërmime arkeologjike vetëm

me licencë sipas kritereve të standardeve profesionale

dhe mbikëqyrjes që përcaktohet në aktin

nënligjor të bazuar në këtë ligj.

7.22. I licencuari për gërmim arkeologjik paraqet një raport

të gërmimit para Institucionit kompetent, përfshirë

materialet fotografike, skicat, vizatimet, planet,

materialet topografike, materialet kartografike

dhe materiale tjera shkencore e profesionale të

përdorura gjatë gërmimit, si dhe ndonjë zbulim

arkeologjik, brenda një viti të fillimit të gërmimit

arkeologjik.

7.23. Kriteret mbi dokumentimin dhe regjistrimin e hulumtimeve

arkeologjike dhe zbulimeve të gjetura gjatë

gërmimeve arkeologjike specifikohen nga një akt

nënligjor nga ky ligj.

7.24. E drejta e publikimit të hulumtimit arkeologjik i takon

poseduesit të licencës për gërmimin arkeologjik

për katër vjet. Pas kësaj kohe, e drejta për publikim

është e hapur për arkeologët tjerë të licencuar.

Të drejtat dhe obligimet

7.25. Trashëgimi arkeologjike e gjetur ose ekzistuese

brenda hapësirës së Kosovës është pronë e

Kosovës.

7.26. Kompensimi bëhet për humbjen e tokës punuese

bujqësore ose pronës tjetër ku janë bërë zbulimet

dhe ato ruhen në vend (in situ). Kompensimi

vlerësohet nga një komision i pavarur, i themeluar

nga Institucioni kompetent në pajtueshmëri me

këtë ligj.

7.27. Pronari ose shfrytëzuesi i tokës me rëndësi potenciale

arkeologjike gjatë punës ose përdorimit nuk

lejohet të dëmtojë tërësinë e trashëgimisë arkeologjike

nën tokë ose nën ujë. Pronari ose shfrytëzuesi

i tokës me rëndësi potenciale arkeologjike ka

kufizime në përdorim dhe të drejta.

Shpronësimi dhe kompensimi

7.28. Ish-pronari ose shfrytëzuesi i tokës në të cilën

është gjetur trashëgimi arkeologjike dhe që është

shpronësuar sipas nenit 4.22 ka të drejtën për kompensim

të arsyeshëm në para ose shkëmbim të

tokës. Kompensimi ose shkëmbimi i drejtë i tokës

përcaktohet nga një komision i pavarur i themeluar

nga Këshilli i Kosovës për trashëgimi kulturore.

Këshillat dhe udhëzimet profesionale

7.29. Institucioni kompetent për trashëgimi arkeologjike

është i obliguar që të sigurojë këshillime administrative

dhe procedurale mbi çështjet lidhur me

trashëgiminë arkeologjike.

7.30. Ministria siguron fonde vjetore për shpëtim arkeologjik.

Qasja publike

7.31. Trashëgimi arkeologjike mund të jetë subjekt i

kërkesave të qasjes publike në pajtim me nenin

4.23 të këtij ligji.

7.32. Të gjeturat e bëra nga hulumtimet arkeologjike

prezantohen dhe sigurohen për publikun përmes

ekspozitave dhe publikimeve.

Neni 8

V. Peizazhi kulturor

Peizazhi kulturor përcaktohet si zonë e veçantë në

pajtim me nenin 12 të Ligjit nr. 2003/14 për planifikimin

hapësinor.

50

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PЁR TRASHËGIMINË KULTURORE

Neni 9

VI. Trashëgimi e luajtshme

9.1. Trashëgimi e luajtshme sikurse është përcaktuar në

nenin 2.5 përbëhet nga:

- objektet ose pjesët e objekteve të gjetura gjatë

gërmimeve arkeologjike ose zbulime të rastësishme,

- dorëshkrimet, dokumentet fetare ose civile, librat,

publikimet me rëndësi historike, shkencore

ose artistike,

- objektet etnografike,

- objektet, pjesët integrale të koleksioneve të

përhershme të muzeve dhe galerive,

- objektet e lidhura me kulte fetare,

- objektet e lidhura me ngjarje të rëndësishme historike

dhe jetës së personaliteteve historike,

- veprat artistike të të gjitha llojeve dhe zhanreve

siç janë vizatimet, pikturat, skulpturat etj

- botimet origjinale, posterët dhe fotografitë,

- punët e artit të aplikuar të bëra nga materialet si

xhami, qeramika, metali, druri, pëlhura dhe letra

etj.

- punët antologjike të artit të aplikuar të dizajnit

dhe objekteve moderne në prodhimet rendore të

rëndësisë së veçantë artistike ose historike,

- orendi të vjetra,

- tapiceri, veshje dhe instrumente muzikore,

- objektet e karakterit historik në lidhje me zhvillimin

e shkencës dhe teknologjisë,

- objektet tjera të rëndësisë historike, artistike,

shkencore ose kulturore,

- objektet numizmatike, medalionët dhe koleksionet

filatelike,

- dokumentet e arkivit, përfshirë këtu edhe regjistrimet

e filmit, fotos dhe video-materialet.

9.2. Inventarizimi, dokumenti dhe mbrojtja e trashëgimisë

së luajtshme rregullohet sipas nenin 3 dhe 4 të ligjit

aktual.

9.3. Procedurat për vlerësimin e trashëgimisë së luajtshme

implementohen nga Institucioni kompetent sipas

aktit nënligjor të bazuar në këtë ligj.

Koleksionet publike

9.4. Koleksionet publike të trashëgimisë së luajtshme

janë objektet nën pronësi të institucioneve publike të

Kosovës. Koleksionet publike janë nën mbrojtje në

pajtim me këtë ligj.

9.5. Sipas këtij ligji, objektet e luajtshme, pjesët përbërëse

të trashëgimisë kulturore, komplekset historike,

ndërtesat fetare janë nën mbrojtje dhe ato nuk

mund të lëvizen nga konteksti natyror i vendit, ku

janë të vendosura, pa lejen e shkruar nga Institucioni

kompetent.

9.6. Trashëgimia e luajtshme e përcaktuar sipas nenit

9.1 që është më e vjetër se 100 vjet vendoset automatikisht

nën mbrojtje.

9.7. Edhe trashëgimia e luajtshme që daton para vitit

1453 është pronë publike e Kosovës.

9.8. Të gjitha objektet ose pjesët e objekteve të gjetura

gjatë gërmimeve arkeologjike ose zbulimeve të rastësishme

janë pronë e Kosovës sipas nenit 7.10.

9.9. Muzetë, siç janë përcaktuar në nenin 2.24, janë Institucione

kompetente për menaxhimin e koleksioneve

publike të trashëgimisë së luajtshme.

9.10. Veprimtarit bazike të muzeve publike, bazuar në

këtë ligj, rregullohen me Ligjin për Institucionet e

kulturës.

9.11. Dhurimi i trashëgimisë së luajtshme nga personat

fizikë apo juridikë për të shtuar koleksionet publike

ka lehtësim të taksës mbi dhurata të tilla. Niveli

i lehtësimit të taksës rregullohet nga legjislacioni

pёrkatёs fiskal.

Masat konservuese të mbrojtjes dhe ruajtja

e trashëgimisë së luajtshme kulturore

9.12. Institucioni kompetent ndërmerr masat pёr konservimin,

mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë së

luajtshme nën mbrojtje në pajtim me aktin nënligjor

të bazuar në këtë ligj, i cili do të përcaktojë kriteret

dhe pajisjet e domosdoshme për mbrojtjen dhe ruajtjen

e tij, dhe masat e domosdoshme preventive

dhe siguruese sa i përket dëmtimit, dekompozimit,

shkatërrimit ose humbjes.

9.13. Konservimi dhe restaurimi i objekteve të trashëgimisë

së luajtshme bëhet në laboratore nga personat

e licencuar në pajtim me nenin 4.16.

9.14. Koleksioneve publike të trashëgimisë së luajtshme

që janë në ekspozim publik u sigurohet hapësira

nga Ministria për prezantimin, arkivimin, ruajtjen

dhe mbrojtjen adekuate tё tyre.

9.15. Ministria është përgjegjëse për krijimin e kushteve

optimale për mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë

së luajtshme që mbahen në institucione publike

me qëllim që të mbrohen nga vjedhja, plaçkitja,

tjetërsimi ilegal dhe ndonjë akt tjetër ilegal, përfshirë

këtu përvetësimin, dëmtimin dhe shkatërrimin.

51

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PЁR TRASHËGIMINË KULTURORE

9.16. Koleksionet publike të trashëgimisë së luajtshme

janë të hapura për publik përmes ekspozitave të

përhershme ose të përkohshme, publikimeve dhe

mekanizmave tjerë të përshtatshëm.

Koleksionet private

9.17 Koleksionet private të objekteve të trashëgimisë

së luajtshme regjistrohen në Listën e trashëgimisë

kulturore në pajtim me nenin 4 të këtij ligji.

9.18. Pronari privat i një objekt të përcaktuar si trashëgimi

e luajtshme është i detyruar për përkujdesje të

mbrojtjes së tërësisë së një objekti të tillë në pajtim

me nenin 4.10 të këtij ligji. Çfarëdo dëmtimi,

shkatërrimi, humbje ose vjedhje e një objekti të

tillë raportohet në Institucionin kompetent brenda

tri ditësh.

9.19. Nëse pronari i një objekti të trashëgimisë së luajtshme

dështon të kryejë detyrën e tij/saj për t’u

përkujdesur sipas nenit 4.10 të këtij ligji, Institucioni

kompetent i dërgon një njoftim të shkruar me afat

shtatë ditësh me qëllim të ndërmarrjes së masave

të domosdoshme siguruese dhe mbrojtëse. Shuma

e kostos për një punë të tillë kompensohet nga

pronari. Kjo procedurë ka mundësinë e ankesës

në rastet e varfërisë financiare.

9.20. Të drejtat pronësore Objekti i trashëgimisë së

luajtshme mund të kalojnë dhe të vendosen nën

kontrollin dhe pushtetin e institucionit kompetent

nëse është i kërcënuar nga dëmtimi apo shkatërrimi

ose nëse pronari ka dështuar të ndërmerr masat

e domosdoshme për sigurimin dhe ruajtjen e tij

në pajtim me nenin 4.22.

Kufizimet legale mbi ekspozimin

9.21. Siguria e objekteve të trashëgimisë së luajtshme

nën pronësi private gjatë ekspozimit garantohet

nga organizatori i ekspozitës sa i përket sigurimit,

dëmtimit, shkatërrimit, vjedhjes ose humbjes sipas

kritereve që përcaktohen nga një akt nënligjor i

bazuar në këtë ligj. Kompensimi vlerësohet sipas

nenin 4.22 të këtij ligji.

9.22. Pronari privat i objekteve të trashëgimisë së luajtshme

ka përparësi në të drejtën për të kërkuar

vlerësim profesional të vlerave të tyre.

Qarkullimi i trashëgimisë së luajtshme

9.23. Objekti i trashëgimisë së luajtshme nën mbrojtje

mund të qarkullojë përkohësisht jashtë Kosovës

në rrethana të kufizuara për qëllime të konservimit,

restaurimit dhe ekspozimit, me leje të shkruar nga

Ministri në pajtim me aktin nënligjor të bazuar në

këtë ligj, akt ky që vendos kriteret për garantimin e

sigurisë dhe mbrojtjes së një objekti të tillë.

9.24. Blerësi i një objekti të trashëgimisë së luajtshme

që është blerë në besim, por është vënë në shitje

me mashtrim, kompensohet për humbjen e objektit

pas kthimit të tij tek pronari i vёrtetё. Blerësit

dhe dilerët të cilët me dije shesin ose tregtojnë me

objekte të vjedhura të trashëgimisë së luajtshme

i nënshtrohen masave penale në pajtim me të

Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës.

9.25. Objekti i trashëgimisë së luajtshme i konfiskuar

nga autoritetet legale kompetente, pronari i së

cilës nuk mund të identifikohet, paraqitet në Institucionin

kompetent.

9.26. Personat fizikë dhe juridikë që merren me shitjen

e objekteve të trashëgimisë së luajtshme duhet të

jenë të licencuar nga Ministria në pajtim me një

akt nënligjor të bazuar në këtë ligj, që lidhet me

regjistrimin të objekteve që i kanë ata dhe shitjes

së pandershme të tyre.

Tjetërsimi

9.27. Objektet e trashëgimisë së luajtshme me pronësi

publike nuk mund të tjetërsohen, shiten ose dhurohen.

9.28. Shkëmbimi i objekteve në koleksionet publike

mund të bëhet vetëm brenda muzeve publike në

Kosovë dhe me miratimin e ministrit.

Importi dhe eksporti

9.29. Nëse është përcaktuar se një objekt i trashëgimisë

së luajtshme është në një vend tjetër dhe

anasjelltas, atëherë importi, eksporti ose kthimi i tij

bëhet në pajtim me një marrëveshje bilaterale.

9.30. Qeveria e Kosovës kërkon, pa kufizim kohor, kthimin

e objekteve të trashëgimisë së luajtshme që

është marrë jashtë Kosovës pa miratim zyrtar.

9.31. Objektet e trashëgimisë së luajtshme të Kosovës

nuk mund të eksportohen pa lejen e shkruar të

ministrit.

Neni 10

VII. Trashëgimi kulturore shpirtërore

10.1. Trashëgimi kulturore shpirtërore përfshin format

e shprehjes kulturore të traditave popullore, zakonet,

gjuhën, festat, ritet, vallet, muzikën, këngët

dhe zejet artistike.

52

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PЁR TRASHËGIMINË KULTURORE

10.2. Trashëgimi kulturore shpirtërore është një pjesë

integrale e trashëgimisë kulturore të civilizimit në

përgjithësi. Kjo është një ndërveprim shpirtëror,

korrespodencë e duhur dhe e pakalueshme dhe

komunikim.

10.3. Trashëgimi kulturore shpirtërore në forma të ndryshme

të dokumentimit dhe tё regjistrimeve mbrohet,

ruhet dhe promovohet në pajtim me këtë ligj

dhe parimet ndërkombëtare, standardet dhe praktikat

gjyqësore.

Neni 11

VIII. Sanksionet

Mosbindja ndaj dispozitave të këtij ligji në lidhje me autorizimin

e veprimtarive do të gjobitet nga gjykata kompetente

me minimum prej 1.000 (një mijë) Euro dhe

maksimum prej 500.000 (pesë qind mijë) Euro për secilin

veprim të paautorizuar.

Neni 12

IX. Dispozitat përfundimtare

12.1. Ky Ligj shfuqizon Ligjin mbi mbrojtjen e monumenteve

të kulturës së Kosovës (Gazeta zyrtare e

KSAK Nr. 19/77).

12.2. Ministria është përgjegjëse për zbatimin e termit

“Institucioni kompetent”, sa i përket këtij ligji, nëse

nuk është specifikuar ndryshe në ligj.

12.3. Ministria duhet të përcaktohet, bazuar në këtë ligj,

që të lëshojë aktet nënligjore mbi hulumtimin, inventarizimin,

dokumentimin, përzgjedhjen, mbrojtjen,

konservimin, restaurimin, administrimin dhe

përhapjen e vlerave të trashëgimisë kulturore.

12.4. Shkalla nё bazë tё sё cilës ky ligj do tё jetë i aplikueshëm

pёr trashёgiminё fetare-kulturore do tё

jetë subjekt i legjislacionit ose marrëveshjeve tё

mëvonshme ndёrkombёtare sanksionuese.

12.5. Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga ana e Kuvendit

të Kosovës dhe shpalljes nga Pёrfaqёsuesi Special

i Sekretarit tё Pёrgjithshёm.

UNMIK/REG/2006/52

06.11.2006

53

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PËR NJËSITË MATËSE

LIGJI NR. 2004 / 11

PËR NJËSITË MATËSE

Kuvendi i Kosovës,

Në bazë të Rregullores nr. 2001/ 9 të datës 15 maj 2001 të

Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme

në Kosovë, e në veçanti nenet 5.1 (ç), 9.1.1, 9.3.3, 11.2,

Miraton:

LIGJIN PËR NJËSITË MATËSE

Dispozitat e Përgjithshme

Neni 1

Me këtë Ligj rregullohet përcaktimi i njësive matëse në

Kosovë, emërtimi dhe simbolet e tyre, lëmitë dhe fushat

e aplikimit, obligimi i përdorimit të këtyre njësive dhe

mënyrat e zbatimit të tyre në pajtim me Dokumentin D1,

të Organizatës Ndërkombëtare të Metrologjisë Legale

(OIML)/ International Document of the International Committee

of Legal Metrology: CIML 1975 D.I. No. 1/.

Neni 2

Përdorimi i njësive matëse ligjore është i detyrueshëm

në këto fusha:

a. në lëmin e ekonomisë (prodhimtari, ndërtimtari,

energjetikë, industri, tregti,), në shërbimet shëndetësore

dhe në mbrojtjen e ambientit;

b. në aktet ligjore e nënligjore, në tekstet shkollore,

në kontrata, njoftime, mbishkrime dhe në të gjitha

aktet dhe dokumentet tjera zyrtare.

Neni 3

Përkufizimi, vlerësimi dhe mënyrat e përdorimit të njësive

matëse përcaktohen me akte nënligjore dhe standarde të

pranuara, të cilat i harton Instituti për Metrologji Legale i

Kosovës dhe i miraton Ministria për Tregti dhe Industri.

Njësitë Matëse

Neni 4

Njësitë matëse legale në Kosovë janë:

4.1. Njësitë e sistemit ndërkombëtar (në vazhdim: njësitë

SI), dhe atë:

i. Njësitë themelore SI (tabela 1);

ii. Njësitë derivuara SI, me emra dhe simbole të

veçanta (tabela 2);

iii. Njësitë e derivuara SI, emrat dhe simbolet e të

cilave përfshijnë njësi të derivuara SI, me emra

dhe simbole të veçanta (tabela 3).

4.2. Një numër i kufizuar i njësive të lejuara, jashtë sistemit

ndërkombëtar SI:

i. Njësitë jashtë SI të lejuara për përdorim të gjerë

(tabela 4);

ii. Njësitë jashtë SI të lejuara për përdorim, vlerat e

të cilave janë përcaktuar eksperimentalisht (tabela

5);

iii. Njësitë jashtë SI të lejuara për përdorim në raste

të posaçme (tabela 6).

4.3. Njësitë tjera jashtë SI të ndaluara për përdorim:

i. Njësi të derivuara të sistemit CGS, me emërtime

të posaçme të ndaluara për përdorim, (tabela

7);

ii. Njësi jashtë SI të ndaluara për përdorim (tabela

8).

4.4. Parashtesat (prefiksat):

i. Parashtesat (prefiksat), në SI, (tabela 9);

ii. Prefiksat për shumëfishat binarë, (tabela 10);

iii. Krahasime me prefiksat SI, (tabela 11).

4.5. Emrat dhe simbolet e madhësive dhe njësive të

sistemit SI dhe jashtë sistemit SI, të paraqitura në

paragrafët 1,2,3 dhe 4, të këtij neni, janë dhënë në

shtesën nr. 1, që është pjesë përbërëse e këtij ligji.

Neni 5

Përveç njësive matëse ligjore nga neni 4 i këtij Ligji, në

Kosovë mund të përdoren edhe njësitë tjera matëse:

a. nëse përdorimi i njësive të tilla matëse është

pranuar me marrëveshje ndërkombëtare;

b. nëse për mallin, shërbimin apo të dhënat për

eksport jashtë Kosovës, në atë vend përdoren

këto njësi matëse.

Neni 6

Gjatë vënies në qarkullim të mallit të importuar, shërbimeve

apo informacioneve, shënimet e paraqitura në

njësitë matëse, të cilat nuk janë në pajtueshmëri me dispozitat

e këtij ligji, të shprehen edhe në njësitë matëse të

miratuara me këtë ligj.

Neni 7

Për bartjen apo përpunimin e të dhënave, njësitë matëse

mund të paraqiten me simbole të rregulluara veçanërisht

për sisteme me bashkësi të kufizuar të simboleve në

54

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PËR NJËSITË MATËSE

bazë të normave ndërkombëtare.

Neni 8

Mbikëqyrjen mbi rregullsinë e njësive matëse e bënë inspeksioni

i tregut, kurse ekspertizën mbi njësitë matëse

e bënë Instituti i Metrologjisë Legale të Kosovës, me

kërkesën e inspeksionit të tregut, Gjykatës, Doganës dhe

palëve të tjerë fizik dhe juridik.

Neni 15

Ky Ligj hyn në fuqi pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës,

në datën e shpalljes së tij nga Përfaqësuesi Special i

Sekretarit të Përgjithshëm.

UNMIK/ REG/2004/14

28.05.2004

Dispozitat Ndëshkuese

Neni 9

9.1. Me gjobë prej 1000 € deri 5000 € dënohet personi

juridik nëse në qarkullimin e mallrave apo gjatë kryerjes

së shërbimeve nuk e përdorë njësinë matëse

të rregulluar me këtë ligj (neni 4, 5 dhe 6).

9.2. Për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni dënohet me

gjobë prej 50 € deri 500 € edhe personi përgjegjës

në ndërmarrje apo personi tjetër juridik.

Neni 10

10.1. Me gjobë prej 500 € deri 2500 € dënohet personi

juridik nëse në punën e tij i përdor njësitë matëse

në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji ( neni 4);

10.2. Për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni dënohet me

gjobë prej 50 € deri 500 € edhe personi përgjegjës

në ndërmarrje apo personi tjetër juridik.

Neni 11

11.1. Me gjobë prej 150 € deri 500 € dënohet për

kundërvajtje ndërmarrësi nëse njësitë matëse nuk

i përdor me emrat dhe simbolet e rregulluara me

këtë ligj (neni 4 dhe 5).

11.2. Për kundërvajtje nga paragrafi 1 i këtij neni dënohet

me gjobë prej 50 € deri 250 € edhe personi

përgjegjës në ndërmarrje apo personi tjetër juridik.

Neni 12

Me gjobë prej 150 € deri 500 € dënohet për kundërvajtje

personi fizik i cili kryen veprimtari ekonomike me punë

vetanake, nëse kryen ndonjërën nga aktet në nenet 9.,10

dhe 11 të këtij Ligji.

Neni 13

Të gjitha pagesat që rrjedhin nga aplikimi i dispozitave të

këtij ligji derdhën në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës.

Dispozitat Përfundimtare

Neni 14

Me hyrjen në fuqi të këtij Ligji shfuqizohen të gjitha aktet

tjera normative që rregullojnë lëmin e njësive matëse.

55

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PËR NJËSITË MATËSE

SHTESA NR. 1.

Njësitë matëse themelore të sistemit ndërkombëtar SI për matjen e dukurive dhe të madhësive fizike

janë:

Tabela 1: Njësitë themelore SI

Madhësia themelore

Njësia themelore

Emri Simboli Emri Simboli

gjatësia l metri m

masa m kilogrami kg

koha t sekonda s

intensiteti i rrymës elektrike I amperi A

temperatura termodinamike T kelvini K

sasia e materies n moli mol

intensiteti i dritës I v

kandela cd

Tabela 2: Njësitë e derivuara SI me emra dhe simbole të veçantë

Njësia e derivuara SI

Madhësia e derivuar

Emri

Simboli

Shprehja

p ë r m e s

n j ë s i v e

tjera SI

Shprehja

p ë r m e s

n j ë s i v e

themelore

SI

këndi në rrafsh radian rad - m·m -1 = 1

këndi hapësinor steradian sr - m 2·m -2 = 1

frekuenca herc Hz - s -1

forca njuton N - m·kg·s -2

shtypja paskal Pa N/m 2 -2

m-1·kg·s energjia, puna, sasia e nxehtësisë

-2

xhul J N·m m2·kg·s -3

fuqia, fluksi radiant vat W J/s m2·kg·s ngarkesa elektrike kulon C - s·A

ndryshimi i potencialit

elektrik,forca elektromotore

-1

volt V W/A m2·kg·s-3·A kapaciteti elektrik 2

farad F C/V m-2·kg-1·s4·A -2

rezistenca elektrike ohm Ω V/A m2·kg·s-3·A 2

përçueshmëria elektrike siemens S A/V m-2·kg-1·s3·A 56

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PËR NJËSITË MATËSE

-1

fluksi magnetik veber Wb V·s m2·kg·s-2·A induksioni magnetik tesla T Wb/m 2 -1

kg·s-2·A Induktiviteti henri H Wb/A

-2

m2·kg·s-2·A temperatura e Celsiusit

shkallë Celsius

°C - K

fluksi i dritës lumen lm cd·sr (c) m 2·m-2·cd = cd

ndriçimi luks lx lm/m 2 m 2·m -4·cd = m -2·cd

aktiviteti i radionuklidit bekerel Bq - s -1

doza e absorbuar e rrezatimit

jonizues, energjia specifike

doza ekuivalente e rrezamit

jonizues

-2

grej Gy J/kg m2·s -2

sivert Sv J/kg m2·s aktiviteti katalitik katal kat s -1·mol

Tabela 3: Njësive e derivuara SI emrat dhe simbolet e të cilave përfshijnë njësi të derivuara SI me

emra dhe simbole të veçantë

Madhësia e derivuar

Njësia e rrjedhur SI

Emri

viskoziteti dinamik paskal sekonda Pa·s

momenti i forcës njuton metër N·m

tensioni sipërfaqësor njuton per metër N/m

Simboli

shpejtësia këndore radian per sekondë rad/s

nxitimi këndor radian për sekondë në katror rad/s 2

densiteti i fluksit termik (irradiance)

vat për metër katror W/m 2

termokapaciteti, entropia xhul për kelvin J/K

termokapaciteti specifik, entropia

specifike

xhul për kilogram kelvin

J/(kg·K)

energjia specifike xhul për kilogram J/kg

përçueshmëria termike vat për metër kelvin W/(m·K)

densiteti i energjisë xhul për metër kub J/m 3

intensiteti i fushës elektrike volt për metër V/m

densiteti I ngarkesës elektrike kulon për metër kub C/m 3

densiteti I fluksit elektrik kulon për metër katror C/m 2

permitiviteti farad për metër F/m

permeabiliteti henri për metër H/m

energjia molare xhul për mol J/mol

57

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PËR NJËSITË MATËSE

entropia molare, termokapaciteti

molar

ekspozicioni (rrezet x dhe γ)i

rrezatimit jonizues

shkalla e dozës së absorbuar të

rrezatimit jonizues

jul për mol kelvin

kulon për kilogram

grej për sekondë

J/(mol·K)

C/kg

Gy/s

intensiteti i rrezatimit vat për steradian W/sr

ndriqushmëria vat për metër katror steradian W/(m 2·sr)

koncentrimi katalitik katal për metër kub kat/m 3

Tabela 4: Njësitë jashtë SI të pranuara për përdorim të gjerë

Madhësia

Njësia

Emri

Simboli

Emri

Simboli

Vlera në njësi SI

koha

këndi

rrafsh

në

t

ϕ

minuta

ora

dita

shkalla

minuta

min

h

d

1 min = 60 s

1 h = 60 min

1 d = 24 h

1 ° = (π/180) rad

1’ = (1/60)°

1” = (1/60)’

sekonda

vëllimi V litri L 1 L = 1 dm 3

masa m tonelata t 1 t = 10 3 kg

log neperi Np 1 Np = 1

ln beli B 1 B = (1/2)ln 10 Np

Sqarim:

Lejohet përdorimi e disa njësive që kanë hyrë në përdorim të thellë, siç janë:

• Njësitë tradicionale matematikore për matjen e këndeve: shkalla këndore, minuti këndor (arkminuti) dhe

sekonda këndore (arkseconda).

• Njësitë tradicionale për matjen civile të kohës (minuti, ora, dita, dhe viti).

• Dy njësi metrike që përdoren shpesh në jetën e përditshme: litri për vëllim dhe tona për masa të mëdha.

Dy njësi logaritmike: neperi dhe beli.

Tabela 5: Njësitë jashtë SI të lejuara për përdorim vlerat e të cilave janë përcaktuar eksperimentalisht

Madhësia

Njësia

Emri Simboli Emri

Simboli

energjia E elektronvolti eV

Vlera në njësi SI

1 eV = 1,602 18*10 -19 J

(përafërsisht)

58

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PËR NJËSITË MATËSE

masa

m

njësia e unifikuar

atomike e masës

u

1 u = 1,660 54*10 -27 kg

(përafërsisht)

gjatësia

l njësia astronomike

ua

1 ua = 1,495 98*10 11 m

(përafërsisht)

Sqarim:

Lejohet përdorimi i disa njësive shkencore jashtë SI të cilat paraqesin konstanta të rëndësishme në shkencë siç janë:

njësia astronomike për gjatësi, njësia atomike e masës apo daltoni për masë dhe elektron volti për energji të cilat janë

dhënë në tabelën 5.

Tabela 6: Njësi jashtë SI, të pranuara për përdorim në raste të posaqme

Madhësia Njësia Simboli Vlera në njësitë SI

gjatësia milë detare 1 milë detare = 1852 m

shpejtësia knot 1 milë nautike për orë = (1852/3600) m/s

d e n s i t e t i

linear

teks

1 teks=10 -6 kg/m=1mg/m

presioni I

l ë n g j e v e

të trupit të

njeriut

m i l i m e t ë r

kolonë me

merkur

mmHg

1 mmHg=133322Pa

sipërfaqja

ar a 1 a = 1 dam 2 = 10 2 m 2

hektar ha 1 ha = 1 hm 2 = 10 4 m 2

shtypja bar bar 1 bar = 0.1 MPa = 100 kPa = 1000 hPa =

10 5 Pa

gjatësia angstrem Å 1 Å = 0.1 nm = 10 -10 m

seksioni barn b 1 b = 100 fm 2 = 10 -28 m 2

Sqarim:

Lejohet edhe përdorimi i disa njësive metrike dhe jometrike të cilat janë në përdorim tradicional në lëmenj të ndryshëm

të shkencës. Përdorimin e këtyre njësive duhet kuptuar në atë mënyrë që me rastin e çdo përdorimi të jepet korrelacioni

i tyre me njësitë përkatëse ndërkombëtare – SI. Këtu bëjnë pjesë këto njësi:

• mila nautike si njësi e shpejtësisë dhe nyja (knot) njësi e shpejtësisë që tradicionalisht përdoren në detari dhe

meteorologji.

• ari dhe hektari njësi të shpeshta për sipërfaqe (në Shqipëri me të madhe përdoret edhe njësia e vjetër me

origjinë turke – dulum që ka 10 ari).

• bari si njësi e shtypjes me shumëfishat dhe nënfishat e ndërtuar sipas parashtesave përkatëse siç është

milibari në meteorologji dhe kilobari në teknikë.

• angstremi (ångström) si njësi e gjatësisë në fizikë dhe barni si njësi e seksionit efikas në fizikën nukleare.

Tabela 7: Njësi të derivuara të sistemit CGS me emërtime të posaçme

Emri Simboli Vlera në njësi SI

Madhësia

59

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PËR NJËSITË MATËSE

puna, energjia

forca

viskoziteti

induksioni magnetik

intensiteti i fushës

magnetike

fluksi magnetik

shkëlqimi

ndriçueshmëria

nxitimi

erg erg 1 erg = 10 –7 J

din (dyn) dyn 1 dyn = 10 –5 N

puaz (poise) P 1 P = 1 dyn s/cm 2 = 0.1 Pa s

stoks (stokes) St 1 St = 1 cm 2 /s = 10 –4 m 2 /s

gaus G 1 G 10 –4 T

oersted Oe 1 Oe (1000/4 ) A/m

maksuell Mx 1 Mx 10 –8 Wb

stilb sb 1 sb = 1 cd/cm 2 = 10 4 cd/m 2

fot (phot) ph 1 ph = 10 4 lx

gal Gal 1 Gal = 1 cm/s 2 = 10 –2 m/s 2

Sqarim:

Në tabelën 7 janë dhënë njësi që mund të hasen në literaturë dhe preferohet që të evitohen nga përdoruesit. Me ndihmën

e kësaj tabele ato shndërrohen në njësi SI dhe pastaj, vlerat bëhen të lejuara për përdorim.

Tabela 8: Njësi jashtë SI të ndaluara për përdorim

Madhësia Emri i njësisë Simboli Vlera në njësi SI

aktiviteti i radionuklidëve

ekspozimi i rrezeve iks

apo gama

doza e absorbimit të

jonizimit

kiri Ci 1 Ci = 3.7*10 10 Bq

rëntgen R 1 R = 2.58*10 –4 C/kg

rad rad 1 rad = 1 cGy = 10 –2 Gy

doza ekuivalente rem rem 1 rem = 1 cSv = 10 –2 Sv

gjatësia njësia X 1 njësi X 1,002*10 –4 nm

nënfish i njësisë tesla gama 1 = 1 nT = 10 –9 T

jansky Jy 1 Jy = 10 –26 W · m –2 · Hz –1

gjatësia fermi 1 fermi = 1 fm = 10 –15 m

masa

shtypja

karati metrik

1 karat metrik = 200 mg = 2*10 –4

kg

torr Torr 1 Torr = (101 325/760) Pa

atmosfera normale atm 1 atm = 101 325 Pa

nxehtësia kaloria cal 1 cal = 4,1868 J

gjatësia mikron µ 1 µ = 1 µm = 10 –6 m

Sqarim:

Në tabelën 8 janë dhënë njësi jashtë SI dhe preferohet që të evitohen nga përdoruesit. Nëse hasen në literaturë, ato

së pari duhet të shndërrohen në njësi SI sipas tabelës e pastaj vlerat e fituara bëhen të përdorshme në SI.

60

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PËR NJËSITË MATËSE

Tabela 9: Parashtesat-prefiksat SI

Faktori Emri Simboli

1024 Jota Y

1021 Zeta Z

1018 Ekza E

1015 Peta P

1012 Tera T

109 Giga G

106 mega M

103 kilo K

102 hekto H

101 deka da

Faktori Emri Simboli

10-1 deci d

10-2 centi c

10-3 mili m

10-6 mikro μ

10-9 nano n

10-12 piko p

10-15 femto f

10-18 ato a

10-21 zepto z

10−24 jokto y

Sqarim:

Parashtesat SI shërbejnë për krijimin e njësive decimale. Njësitë decimale krijohen:

• nga të gjitha njësitë themelore SI, përpos njësisë kilogram-kg (tab.2).

• nga të gjitha njësitë e derivuara SI të emërtuara posaçërisht, përpos njësisë shkallë celsius- 0 C (tabela

3).

• Nga këto njësi jashtë SI të lejuara për përdorime të posaçme të emërtuara posaçërisht:litër (L), teks

(tex), bar (bar), elektronvolt (eV), dhe varn (var).

Tabela 10: Prefiksat për shumëfishat binarë

Emri Simboli Faktori

kibi Ki 2 10 = 1024

mebi Mi 2 20 = 1 048 576

gibi Gi 2 30 = 1 073 741 824

tebi Ti 2 40 = 1 099 511 627 776

pebi Pi 2 50 = 1 125 899 906 842 624

eksbi Ei 2 60 = 1 152 921 504 606 846 975

zebi Zi 2 70 = 1 180 591 620 717 411 303 424

jobi Yi 2 80 = 1 208 925 819 614 629 174 706 176

61

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 1 KORRIK 2008

LIGJIN PËR NJËSITË MATËSE

Sqarim:

Në dhjetorin e viti 1998 IEC (International Electrotechnical Commission), ka aprovuar emrat dhe simbolet standarde

të prefiksave të shumëfishave binarë. Këta prefiksa janë dhënë në tabelën 7. Emrat janë formuar nga dy shkronjat

e parë e parashtesës ndërkombëtare për shumëfisha (ki, me, gi, ti, pi, ex, ze, yo), nga shkronjat bi që do të

thotë binary që mund të zbatohen në njësinë bit apo byte. Simbolet e shumëfishave binarë janë formuar nga simboli i

shumëfishit ndërkombëtar – SI (K, M, G, T, P, E, Z, Y) dhe shkronjës i (Ki, Mi, Gi, Ti, Pi, Ei, Zi, Yi). Në këtë rast shumëfishi

kilo ka marrë simbolin K a mund të merret edhe k.

Tabela 11: Krahasime me prefiksat SI

një kibibit

një kilobit

një mebibajt

një megabajt

një gibibajt

një gigabajt

1 Kibit = 2 10 bit = 1 024 bit

1 kbit = 10 3 bit = 1 000 bit

1 MiB = 2 20 B = 1 048 576 B

1 MB = 10 6 B = 1 000 000 B

1 GiB = 2 30 B = 1 073 741 824 B

1 GB = 10 9 B = 1 000 000 000 B

Sqarim:

Në tabelën 11 shihen disa shembuj të krahasimit të njësive binare me njësi ndërkombëtare.

62

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!