02.01.2015 Views

SHËNDETI MENDOR - Arct

SHËNDETI MENDOR - Arct

SHËNDETI MENDOR - Arct

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

22

SHËNDETI MENDOR DHE TË DREJTAT E NJERIUT

kapacitetin e vendimmarrjes të pacientit, jashtë ekipit mjekësor të ngarkuar

me kujdesin ndaj pacientit.

Eshtë e nevojshme të bëhet ri-vlerësim i rregullt i dëshirave te pacientit në

lidhje me këto vendime dhe kapacitetin e tij për vendim-marrje. Nëse pacienti

nuk e ka këtë kapacitet dhe ai / ajo nuk shkruajnë udhëzimet paraprake apo

as emërojnë një përfaqësues ligjor, profesionisti i kujdesit shëndetësor duhet

të veprojë sipas interesave objektive e pacientit.

Marrëdhëniet mjek-pacient

Një marrëdhënie tradicionale të dyfishtë mjek-pacient në rast të një greve

urie, zhvendoset në një marrëdhënie tripalëshe mjek-pacient-autoritet.

Palët e tjerë si familja, publiku, media apo politika shpesh pretendojnë një

rol dhe mund të përpiqen të bëjnë presion mbi mjekun. Mjeku duhet të jetë

i paanshëm, empatik dhe nuk duhet të jetë i përfshirë në konfliktin mes

grevistëve dhe palëve të tjera. Është e rëndësishme që mjeku merr besimin

e grevistit, por dhe respekton autoritetin me të cilin pacienti i tij është në

konflikt. Të gjitha konsultimet duhet të bëhet në fshehtësi absolute, dhe i

gjithë komunikimi (me autoritetet, media masive dhe familjen) gjithmonë

duhet të bëhet pas miratimit paraprak të pacientit. Mjeku gjithashtu pritet të

luajë një rol aktiv si ndërmjetës neutral në konfliktin ndërmjet mes grevistëve

dhe autoriteteve të burgut; mjeku, me marrëveshjen e shprehur të pacientit,

informon rregullisht këtë autoritete.

Nëse, për arsye ndërgjegjeje, një mjek nuk është në gjendje të pranojë refuzimin

e një grevisti ndaj trajtimit ose të ushqyerit artificial, mjeku duhet

të bëjë këtë të qartë që në fillim dhe grevisti referohet në një tjetër mjek i cili

është i gatshëm që të përmbahen nga refuzimi grevistëve.

Roli i psikiatrit

Grevistët e urisë menaxhohen në përgjithësi nga mjekë të përgjithshëm të kujdesit

shëndetësor dhe të stafit infermier. Megjithatë, psikiatrit duhet të përfshihen

sa më shpejt të jetë e mundur në rastin e grevës së urisë. Është e gjithashtu e

rëndësishme për të vlerësuar pacientin përpara përkeqësimit mundshëm fizik

dhe mendor të shkaktuar nga mos-marrja e ushqimit për një kohë të zgjatur.

Prandaj është detyrë parësore e psikiatrit lidhur me vlerësimin/përcaktimin nëse

i burgosuri i cili është në grevë vuan ose jo nga një çrregullim mendor. Kjo është

shumë e rëndësishme në rastin e dallimit midis një vendimi të një burgosuri

kompetent, i cili duhet të respektohet, dhe qëndrimit te një burgosuri të paaftë

i cili mundet, për shembull, të rezultojë nga një formë deluzioni helmimi e deri

në rrjedhën e një çrregullimi skizofrenik.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!