02.01.2015 Views

SHËNDETI MENDOR - Arct

SHËNDETI MENDOR - Arct

SHËNDETI MENDOR - Arct

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

SHËNDETI MENDOR DHE TË DREJTAT E NJERIUT 45

c) Mos-marrja e pjesshme e ushqimit përfshin marrjen e ushqimeve të lehta

dhe lëngjeve (p.sh. ushqim, sheqer) dhe eliminon ushqimet e ngurta.

Seksioni 2- VEPRIMET E INSTITUCIONIT

PARA FILLIMIT TË GREVËS URISË

Të dënuarit ose të paraburgosurit që kërkojnë fillimin e grevës së urisë,

njoftojnë drejtuesit e institucionit, nëpërmjet një deklarate me shkrim.

Drejtuesit e institucionit, me marrjen e këtij njoftimi, kontaktojnë drejtpërdrejtë

me kontigjentin e të dënuarve për zgjidhjen e kërkesave/konfliktit,

objekt i grevës së urisë.

Në rast të mospërmbushjes së kërkesave, procedohet me fillimin e greves,

duke përcaktuar saktësisht datën, vendin, numrin e të dënuarve/paraburgosurve

të përfshire.

REFERIMI FILLESTAR

(1) Referimi fillestar i kontigjentit për grevë bëhet pranë personelit mjekësor

të Institucionit për kryerjen e një vlerësimi të hollësishëm për gjendjen

fizike dhe mendore të këtij kontigjenti. Me rekomandim te personelit

mjekësor, kontigjenti mund të izolohet në një ambient të caktuar për

grevën e urisë.

Gjatë vlerësimit fillestar të kontigjentit dhe/ose një të burgosuri në

grevë urie, stafi mjekësor duhet të plotësojë Kartela Mjekësore me këto

elemente ( gjatësinë dhe peshën; shenjat vitale; analizat e urinës; vlerësimin

psikologjik / psikiatrik; gjendjen e përgjithshme fizike).

Psikiatri i shtohet vlerësimit paraprak mjekësor, nëse rrethanat kërkojnë

vlerësim të gjendjes mendore të të dënuarit/paraburgosurit.

Sektori i Edukimi dhe Sektori Juridik marrin takim me kontigjentin e

mundshëm për grevë urie për plotësimin e Deklarates personale, në të

cilën shprehet kapaciteti për vendim-marrje (Formati 1- Deklarata me

Shkrim).

(2) Të gjitha ekzaminimet fizike dhe mendore, trajtimet dhe procedurat e

tjera mjekësore kërkojnë pëlqimin e informuar të dokumentuar të të

dënuarit/ paraburgosurit (Formati 2- Deklarata e pëlqimit të informuar

për fillimin e grevës së urisë).

• • Nëse i dënuari/paraburgosuri refuzon vlerësimin fillestar mjekësor,

personeli mjekësor duhet të përpiqet për të siguruar nënshkrimin e të

paraburgosurit në një formë të “refuzimit të trajtimit”.

• • Nëse i dënuari/paraburgosuri nuk bashkëpunon me nënshkrimin,

stafi e pasqyron këtë fakt në formën e “refuzimin e trajtimit”.

• • Çdo i dënuar/paraburgosur që refuzon trajtimin mjekësor, do të monitorohet

nga stafi mjekësor për të vlerësuar nëse greva e urisë paraqet

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!