19.02.2015 Views

Raport - Gjendja e Ujërave në Kosovë - ammk-rks.net

Raport - Gjendja e Ujërave në Kosovë - ammk-rks.net

Raport - Gjendja e Ujërave në Kosovë - ammk-rks.net

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Gjendja e Ujërave në Kosovë

1. PJESA HYRËSE

1.1. HYRJE

Raportimi për gjendjen e mjedisit në Kosovë, ku përfshihet edhe gjendja e sektorëve

mjedisorë (uji, ajri, toka dhe biodiversiteti), është përgjegjësi dhe detyrë e AMMK-së,

bazuar në ligjin për mbrojtjen e mjedisit.

Në kuadër të këtyre detyrave dhe përgjegjësive përveç përgatitjes së raportit të

përgjithshëm për gjendjen e mjedisit, AMMK ka obligim edhe përgatitjen e raporteve për

gjendjen e sektorëve të caktuar.

Ky raport përmban të dhëna për gjendjen e ujërave dhe sektorit të ujërave në përgjithësi.

Të dhënat për përgatitjen e raportit janë grumbulluar nga institucionet që bëjnë

monitorimin e cilësisë së ujërave, kompanitë që menaxhojnë ujërat si dhe institucione

tjera qeveritare dhe jo qeveritare që kanë përgjegjësi të caktuara në sektorin e ujërave.

Pjesë e raportit janë edhe të dhënat për ligjet dhe udhëzimet administrative për ujëra,

dokumentet strategjike për ujëra si dhe të dhëna nga projektet dhe donatorët në këtë

fushë. Disa të dhëna të prezantuara në këtë raport janë marrë edhe nga publikimet dhe

raportet e ndryshme relevante.

Raporti është i ndarë në kapituj dhe secili nga kapitujt trajtojnë një aspekt të caktuar. Në

pjesën e parë (pjesa hyrëse), prezantohen disa të dhënave të përgjithshme për Kosovën.

Në kapitullin e dytë është prezantuar gjendja me kornizën ligjore dhe institucionale në

administrimin e ujërave. Në kapitullin e tretë të këtij raporti prezantohen të dhëna të

përgjithshme për resurset ujore dhe reshjet.

Kapitulli i katërt përmban të dhëna për shfrytëzimin e ujërave në sektorë të ndryshëm si

amvisëri, bujqësi, industri, energjetikë etj.

Kapitull i pestë i këtij raporti trajton problemin e ndotjes së ujërave dhe trajtimin e ujërave

të ndotura, ndërsa në kapitullin e gjashtë prezantohen të dhëna për cilësinë e ujërave

nga procesi i monitorimit të ujërave sipërfaqësore, ujërave nëntokësore dhe ujërave

që përdoren për pije. Raporti përmban edhe kapitullin për aspektet e përgjithshme

në menaxhimin e ujërave si tarifat për shërbimet e ofruara, projektet dhe investimet

në sektorin e ujërave. Në një kapitull të veçantë raporti nxjerr konkluzionet dhe jep

rekomandimet për tejkalimin e gjendjes.

Kapitulli i fundit i dedikohet referencave (burimeve) të të dhënave të prezantuara në

raport.

1.2. DISA KARAKTERISTIKA TË PËRGJITHSHME PËR KOSOVËN

1.2.1. POZITA GJEOGRAFIKE

Kosova ka pozitë qendrore gjeografike në Gadishullin Ballkanik. Shtrihet në mes të

41°50’58” dhe 43°51’42” të gjerësisë gjeografike veriore dhe 20°01’30” dhe 21°48’02” të

gjatësisë gjeografike lindore. Pozita gjeografike e Kosovës konsiderohet me rëndësi të

veçantë nga aspekti ekonomik, kulturor dhe politik, me rajonin dhe botën.

Kosova ka sipërfaqe 10.887 km², me rreth 2.1 milion banorë (vlerësim i vitit 1991) dhe me

dendësi mesatare prej 192 banorë në km². Kufizohet me Shqipërinë (në jugperëndim), me

Maqedoninë (në juglindje), me Serbinë (në lindje, veri dhe verilindje) dhe me Malin e Zi

(në perëndim). Gjatësia e përgjithshme e kufirit të Kosovës me vendet fqinje është rreth

700.7 km.

© Agjencia e Kosoves per Mbrojtjen e Mjedisit

15

120

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!