19.02.2015 Views

Raport - Gjendja e Ujërave në Kosovë - ammk-rks.net

Raport - Gjendja e Ujërave në Kosovë - ammk-rks.net

Raport - Gjendja e Ujërave në Kosovë - ammk-rks.net

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Gjendja e Ujërave në Kosovë

në Udhëzimin Administrativ (UA nr.2/99), me të cilin rregullohet problematika e cilësisë

së ujit të pijes. Misioni i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike është mbrojtja dhe

përmirësimi i shëndetit të popullatës, përmes monitorimit të indikatorëve, parandalimit

të paraqitjes së sëmundjeve dhe promovimit të shëndetit publik.

2.2.6 TASK FORCA E UJËRAVE

Task Forca e Ujërave (TFU) është një komision i ministrive relevante të Qeverisë së Kosovës,

e udhëhequr nga Kryeministri apo zëvendës Kryeministri, e cila është përgjegjëse për

përmirësimin e situatës në sektorin e ujërave, përmes zhvillimit të politikave sektoriale

dhe planeve të veprimit të bazuara në praktika të mira.

TFU-ja shërben si forum për grumbullimin dhe vlerësimin e përvojave pozitive në sektorin

e ujërave, por edhe pengesat në zbatim, komunikim dhe bashkëpunim. Për më tepër,

siguron një platformë për zhvillimin e politikave për reformimin e sektorit të ujërave

duke konsideruar perspektivat e ndryshme, nga shfrytëzuesit e ujërave deri tek ofruesit

e shërbimeve. TFU-ja po ashtu, do të zhvillojë dhe miratojë politikat e duhura për të

siguruar qëndrueshmërinë e reformave dhe investimeve në sektorin e ujërave.

Task Forca e Ujerave përbëhet nga shtatë anëtarë të përhershëm (pesë nga të cilët kanë

drejtë vote):

• Kryeministri (Kryesues);

• Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (Zëvendës Kryesues) (për resurse

ujore);

• Ministri i Ekonomisë dhe Financave (për ndërmarrjet ujore dhe financa);

• Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (për pushtetin lokal);

• Ministri i Punëve të Jashtme (për ujërat ndërkufitare);

• Dy përfaqësuar të nominuar nga komuniteti i donatorëve (pa të drejtë vote)

Për më tepër, Ministritë në vijim do të kontribuojnë në raste tematike që përkojnë me

çështje që ndërlidhen me administrimin e ujërave: Ministria e Drejtësisë, Ministria e

Energjisë dhe Minierave, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë,

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministria e Punëve të

Brendshme.

2.2.7 PUSHTETI LOKAL-KOMUNAT

Sipas nenit 20 të Ligjit për Ujëra (nr. 2004/24), detyrat dhe përgjegjësitë e komunave

në administrimin e ujërave janë: të administron me burimet për furnizimin me ujë, me

rëndësi të nivelit lokal si dhe me burimet natyrore, krojet publike, puset publike dhe vijat

ujore.

Ndërsa, sipas Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale në Kosovë (nr. 03/L-040), komunat janë

kompetente për ofrimin e shërbimeve publike të furnizimit me ujë. Kjo kompetencë e

tyre në rastin e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit duhet të realizohet përmes

Marrëveshjeve të Shërbimit që nënshkruajnë komunat me kompanitë përkatëse

regjionale që ofrojnë shërbimet e veta në komunën përkatëse.

© Agjencia e Kosoves per Mbrojtjen e Mjedisit

27

120

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!