Dr. Bajram Kosumi / Zhanret E Gazetarisë II 2008/2009Ndërtimi strukturor i reportazhitNë aspektin strukturor të ndërtimit të tekstit dhe të idesë reportazhi është shumë mëafër letërsisë se sa gazetarisë. Autori është i lirë të zgjedhë strukturimin që ai dëshiron.Ai duhet t’u përmbahet elementeve përbërëse të reportazhit: motivit, përshkrimit,dialogut, personazhet dhe përjetimi subjektiv.Motivi [tema, ngjarja] i reportazhit është ngjarja, personi, vendi apo gjërat për të cilatrrëfehet në reportazh. Si thamë më sipër, autori nuk ka një kufizim se çfarë temashmund të trajtojë në reportazh. Janë të mira temat të cilat nuk paraqesin lajm, por janë tëpapritura, ose për të cilat marrësi di në përgjithësi, por nuk e njeh esencën dhe detajet.Për shembull: varfëria është temë e njohur për marrësin në Kosovë, por një ditë jete enjë familje të varfër, kjo nuk është temë e njohur për marrësin, prandaj ai e mirëpret njëreportazh të tillë.Përshkrimi është mënyra e të rrëfyerit: autori përshkruan në pjesën më të madhe tëtekstit, përveç kur përdor dialogun. Përshkrimi është faktik por në mënyrë <strong>letrar</strong>e.Gjuha mund të jetë më shumë apo më pak e figurshme, më lehtë apo më vështirë ekuptueshme, mund të jetë një gjuhë e ftoftë e fakteve [stil i ftohtë], por në të gjitha rastetduhet të jetë gjuhë letërsie.Dialogu është një formë tjetër e formësimit të ligjërimit që plotëson përshkrimin nëreportazh. Autori mund të japë dialogë të personazheve të tij, në vend se të përshkruaj.Dialogët e gjallë, që bartin në vete tendosje emocionesh apo informacion të madh,vetëm e rrisin vlerën e reportazhit. Dialogu, sikurse në çdo prozë, edhe këtu ka rol nëdinamizmin e ngjarjes dhe në paraqitjen e karakterit të personazheve.Personazhet e reportazhit janë pikë themelore: pa ta reportazhi mund të jetë vetëmnjë peizazh apo një prozë <strong>letrar</strong>e. Personazhet janë jeta e gjallë e reportazhit dhe autoriduhet të kujdeset që ata t’i karakterizojë saktë, sikurse personazhet e një romani.Personazhet duhet të jenë gjithmonë realë, të vërtetë, karakteristikë, të tipizuar mirë enë përputhje me veprimet e tyre, por edhe kur ka shpërputhje midis veprimeve dhekarakterit të personazhit autori duhet ta sipërfaqësojë këtë fakt. Një prej pikave kritiketë reportazhit është pikërisht realizimi i mirë i personazheve: realizimi i dobët i tyre iaulë vlerën më shumë se asgjë reportazhit, dhe e kundërta.Përjetimi subjektiv i ngjarjes është prezenca e autorit në reportazh. Autori rrëfenngjarjen sipas asaj që ai ka përjetuar apo ka argumentuar, apo atë që ka parë me sytë etij, pavarësisht nga argumentet e të tjerëve. Përjetimi subjektiv mund të jetë edhemonolog, rrallë herë, e në shumicën e rasteve është përshkrim subjektiv i autorit.Tekst i autorizuar vetëm për përdorim të studentëve të Departamentit të Gazetarisë nëFakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës3