10.07.2015 Views

NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ - Gazetaria

NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ - Gazetaria

NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ - Gazetaria

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

<strong>NATYRA</strong> E LETËRSISË <strong>DHE</strong> <strong>FUNKSIONI</strong> I<strong>SAJ</strong>Jurij Llotmani e ka definuar në një mënyrë interesante natyrën e artit, kur ka thënë searti “na jep aventurën e rrugëve të papërfunduara, d. m. th. , të asaj që nuk ndodhi. . . Dhehistoria e së pandodhurës është madhështore dhe shumë e rëndësishme. Dhe arti ështëprore mundësia për të përjetuar të papërjetuarën, e kthimit prapa për ta riluajtur dhe ribërësërishmi. Ai është përvoja e asaj që nuk ka ndodhur. Ose e asaj që do të ndodhë. QëmotiAristoteli e pati kuptuar lidhjen shumë të thellë të artit me sferën e gjasës (mundësisë).”(Llotman, Tema, 2006)Mirëpo, ofrimi nga arti e një aventure të asaj që në fakt nuk ka ndodhur, që në fillim ezbulon natyrën e tij imagjinative dhe spekulative. Vetë Llotmani pohon se lidhjen e artitme “sferën e gjasës” e kishte hetuar Aristoteli, me çka vetëm sa e pohon ekzistimin e njëlidhjeje më shumë se dymijë vjeçare të kontinuitetit të natyrës së artit po edhe tëmendimit për artin. Rrjedhimisht, mendimi për artin (sikundër edhe vetë natyra e artit,)janë shumë të konservuara, dhe u kanë bërë ballë ndryshimeve që janë shfaqur në fushatpërreth, ku në këta dy mijëvjeçarë ka pasur ndryshime të jashtëzakonshme. Mendimi përfizikën, për mjekësinë, për ekonominë, për politikën, sikundër edhe ato vetë, kanëndryshuar aq shumë sa që dijet e antikës mund të përmenden vetëm si fillesë, por jo sibazë e trajtimit të sotëm. Ndërsa, në sferën e artit, veçmas të artit letrar, natyra e vepravetë hershme artistike, që nga Gilgameshi, Iliada, Odiseu, tragjeditë e Eskilit, etj., (sikundëredhe mendimit teorik për artin, veçmas ai i Aristotelit,) edhe sot paraqesin themelin ekëtij arti dhe studimit të tij, në kulturën perëndimore.Ftilluesi i mendimit antik për artin, Platoni, në librin 10 të veprës Shteti, thotë seshkrimtari nuk di të realizojë njohjen dhe nuk di të afrojë pranë vetes njerëz që do tanderonin. Bile shkrimtarin e definon si person, i cili as vetë nuk e kupton atë që shkruan,po e bën vetëm imitimin, dhe me atë imitim ai në fakt i mashtron njerëzit. Pëfundimisht,në konkludimet e tij lidhur me shkrimtarin dhe me letërsinë Platoni thoshte se “në shtetintonë mund t’i pranojmë vetëm ato këngë që janë himne perëndive dhe fjalime lavdëruesetë dedikuara të mirave”, (Platoni, Shteti:421) që do të thotë se kërkonte një art në shërbimtë shtetit.Shkrimtarët që dilnin jashtë kësaj kërkese të tij, ai propozonte që të përjashtoheshin ngashteti si të padëshirueshëm dhe veprat e tyre të mos qarkulloheshin. Me këtë definimPlatoni e shihte rolin e shkrimtarit në shoqëri e në shtetin ideal të tij, si tejet negativ,mashtrues dhe shqetësues, prandaj edhe propozonte kufizime ndaj personit të tij dhe ndajveprës së tij. Por, kjo kërkesë për një art utilitar, ballafaqohet me paradoksin në vetvete,meqë utilitariteti kërkohet nga një art që në esencë është vetëm imitim i realitetit, hije ehijes. Platoni thotë se “ çdo art që imiton është larg së vërtetës dhe kjo është, si duket,gjithë ajo që ai mund të shprehë, sepse prej çdo gjëje përfshin vetëm një pjesë të vogël,madje edhe këtë-vetëm dukjen (pamjen) e saj. (Platoni: 408)


Rezulton se e imitimi është larg së vërtetës dhe arti shprehë vetëm pjesë të realitetit edheatë vetëm anën e jashtme e jo esencat e tij. Platoni e vë në shënjestër të kritikëspersonalitetin e poetit, Homerit, duke u ankuar se ai nuk ka lënë prapa vetes një shembullqë mund të ndiqet, si mënyrë jete ose përvojë të dobishme. As me shembullin personalnuk ka lënë një përvojë të mirë, e cila do t’ia vlente të ndiqej nga të tjerët. Platoni mbeteti fokusuar te imitimi si kategoria esenciale e artit, duke e ndjerë që është edhe “gjuhë edeformuar”, por pa u përqendruar në hetimin e shkaqeve të atij deformimi.Pasuesi i Platonit, Aristoteli, e definoi raportin ndërmjet poezisë dhe historisë në atëmënyrë që historia tregonte atë që ka ndodhur, ndërsa poezia tregonte atë që do të mundtë ndodhte, gjë që sikundër u tha më lart, e riiafirmon edhe Llotmani. Raportin ndërmjethistorisë dhe poezisë e gjejmë shumë të përhapur në praktikën letrare. E gjejmë edhe tepoezia e shumëpërfolur e Fan Nolit, “Shpell'e Dragobisë”, në të cilën poezia e merr sishkas një fakt historik, por më tutje e rikrijon vetë “historinë”, ashtu si ajo do të mund tëndodhte, e jo ashtu si ajo ka ndodhur në të vërtetë:Kur tufani e çthuri fenë,Kur tirani e krrusi atdhenë,Mi një brek të DragobisëPriret Flamur' i lirisë.Atje nisi, atje mbaroj,Atje krisi, atje pushoj,Rrufe-shkab' e Malësisë,Në një shkëmb të Dragobisë.Vendi dridhej, ay mbetiSe s'tronditej nga tërrmeti.Dif drangoj i Dragobisë,Trim tribun i Vegjëlisë.0 Bajram, bajrak i gjallë,More nam me gjak në ballë,Te një shpell' e Dragobisë,Yll i rrall' i burrërisë.Thon' u-shtri e thon' u-vra,Po ti s'vdiqe, or Baba,As te shkëmb' i Dragobisë,As te zëmr' e Djalërisë.As je vrar' e as po vriteshLegjendar Ante po rritesh.Dithiramb i Dragobisë,Tmerr, panik i mizorisë.Me Zjarr Shenjt u-ndrit kjo shpellë.


Gjer në qjell u-ngrit KështjellëPër çlirimn' e ShqipërisëKatakomb' e Dragobisë. (Noli: 37)Në fakt, roli i Bajram Currit në historinë e rebelimit revolucionar në vitit 1924, tëdrejtuar nga autori i poezisë, Fan Noli, ka qenë shumë më episodik dhe më prozaik nga sae tregon poezia. Ajo kauzë nuk ka nisur në Dragobi dhe as ka mbaruar atje. Pastaj, luftanuk ka qenë për fe, sikundër lë të kuptohet vargu i parë i poezisë. Poashtu, sunduesikundër të cilit mësyu rebelimi, njihet si drejtues që e ngritit atdheun në atë periudhë tëhistorisë (dhe jo si “kërrusës” i tij, sikundër e cilëson poezia!). Historia ka dëshmuar serebelimi i armatosur ka qenë më pak legjitim se sa pushteti i Ahmet Zogut, kundër tëcilit u drejtua ai rebelim. Ndërsa, poezia na thotë se shpella u ndrit nga zjarri i shenjtë(këtë motiv fetar e ndeshim që te “Prometheu i gozhduar” i Eskilit), duke i dhënë kështuheroit të saj një ndriçim thellësisht fetar. Krahasimi me figurën e Anteut është gjithsesinjë zmadhim i figurës së heroit të kësaj poezie, duke e nxjerrë nga shtrati i realitetithistorik. Përfundimisht, poezia nga ana e vet thotë se heroi i saj nuk u vra, ndërsa në faktai u vra vërtet. Figura historike dhe ngjarjet kanë mundur të jenë të atilla, çfarë ipërshkruan poezia, por nuk kanë qenë, prandaj poezia në këtë rast rezulton të jetë sajuese,trilluese dhe ajo që është shumë evidente, me elemente të frymëzimit fetar.Dijetari Jan Mukarzhovski, te studimi, “Mbi gjuhën poetike”, thotë se“ gjuha poetike është më e afta nga të gjithas gjuhët që vazhdimisht ta ngjallë raportin enjeriut ndaj gjuhës dhe të gjuhës ndaj realitetit, që vazhdimisht dhe në mënyrë të re, tëzbulojë përbërjen e brendshme të shenjës gjuhësore dhe të tregojë mundësitë e reja tëpërdorimit të saj.” (Mukarzhovski, 1986:52)Me këtë qasje, gjuha poetike si ekstrakti i letërsisë, definohet si tharmi që e ndërtonraportin ndërmjet gjuhës dhe realitetit, duke e piketuar fushën ku shenja gjuhësorezhvillohet. (...) Prej këndej, ai edhe gjuhën e vlerëson si dhunti të fituar, si meritë të vetes,e jo si vlerë të dhënë e me funksion te caktuar, të emërtimit të saktë të sendeve e tërealitetit. Kjo gjuhë “e tij”, mund të përdoret sipas nevojave ose sipas tekave të tij, pa idhënë kujt llogari për mënyrët abuzive të përdorimit të saj. Deformimi i kuptimeveesenciale të fjalëve, (të emrave të sendeve), përmbysja e kuptimeve të tyre, me anën epërdorimit figurativ të fjalëve dhe i shprehjeve, jo vetmë që rezulton se janë të lejueshme,por edhe se janë shprehje e aftësive të tij, si sovran i botës. Kjo gjuhë e deformuar, në tëvërtetë vetëm sa e përshkruan ose e ngjallë një realitet të deformuar paraprakisht nëmendjen ose në botëvështrimin e njeriut për botën në të cilën ai jeton. Prirja që njeriu “tëzbulojë përbërjen e brendshme të shenjës gjuhësore dhe të tregojë mundësitë e reja tëpërdorimti të saj” është relativizuese e esencës së gjuhës, e funksionit të saj themelor dhee vlerave të saj. Hulumtimi i mundësive të reja të përdorimti të gjuhës, është i lejuar dhei domosdoshëm, sepse ajo e mundëson zhvillimin e saj, por brenda vlerave dhefunksioneve esenciale të saj si mjet komunikimi, e jo si instrument manipulimi osedeformimi të raportit të gjuhës ndaj realitetit. Poezia ‘Poradeci” e Lasgush Poradecit,mund të jetë një shembull interesant, i poezisë që e ka që ka efekte të ndikimit mistik:Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufirPo përhapet dal-nga-dale një pluhúrë si një hije.


Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb' i natës që po bije,Duke sbritur që nga qjelli përmi fshat po bëhet fir...E kudó krahin' e gjërë më s'po qit as pipëtim:Në katund kërcet një portë...në Liqer heshtë një lopatë...Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë...Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t'im.Tërë fisi, tërë jeta, ra... u dergj... e zuri gjumi...Zotëroj më katër anë errësira...Po tashi:Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri,Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi... (Poradeci:67)Në këto vargje e ndjejmë pulsimin ndërmjet gjuhës poetike dhe realitetit, me ç’rast gjuhapoetike e ridimensionon realitetin, duke i dhënë një përmasë tjetër nga ajo që e ka në tëvërtetë, shumë më mistike.Me sintagmat poetike: perëndim i vagëlluar, një pluhurë si një hije, shkrumb’ i natës,përfitohen mbresa psikologjike dhe estetike të dukshme, sepse një perëndim i zakonshëmdielli, nuk provokon shqetësime të forta. Në fakt, një dukuri e tillë e ndërrimit të ditës e tënatës, në përjetimin racional të këtij cikli, vetëm sa e sjellë përkujtimin e njeriut përkohën, për ligjet që zotërojnë në gjithësi dhe për Krijuesin, që i mundëson të gjitha këtondryshime të mahnitshme. Nëse poezia e ngjallë në vëmendje edhe këtë përjetim, ajo engjallë edhe përjetimin estetik shumë më të fuqishëm të tekstit.Teorcienët e njohur, Rene Velek dhe Ostin Uoren, nga ana e tyre thonë se “natyra eletërsisë shprehet më së qarti kur ta shikojmë nga pikëpamja referenciale. Është e qartë sethelbin e artit letrar duhet kërkuar në zhanret tradicionale të lirikës, të epikës dhe tëdramës. Të gjitha na shpiejnë në botën e trilluar, në botën e imagjinatës. Thëniet në njëroman, në një vjershë ose dramë, nuk janë drejtpërdrejt të vërteta, ato s’janë konstatime tëlogjikës”. (Velek/Voren: 19 )Këtu ndeshemi me një definim ku hetohet kontradikta në vetë natyrën e letërsisë, meqëajo është referenciale dhe në të njëjtën kohë është edhe e trilluar. Ndërsa, CvetanTodorovi, duke folur për poetikën e prozës, në një rast e ka definuar atë si “ligjërimiskizofrenik”, gjë që na duket se e ndërlidh tërë problematikën e shtruar deri tash.Ligjërimi i dyzuar, i realizuar me anën e figurave, me anën e kontekstualizimeve tëndryshme, me anën e alternimit të realitetit dhe të imagjinares, në të vërtëtë i kakarakteristikat e ligjërimit të përçarë. Kështu është që nga poezia më e hershme e deri nëditët tona.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!