10.07.2015 Views

NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ - Gazetaria

NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ - Gazetaria

NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ - Gazetaria

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Rezulton se e imitimi është larg së vërtetës dhe arti shprehë vetëm pjesë të realitetit edheatë vetëm anën e jashtme e jo esencat e tij. Platoni e vë në shënjestër të kritikëspersonalitetin e poetit, Homerit, duke u ankuar se ai nuk ka lënë prapa vetes një shembullqë mund të ndiqet, si mënyrë jete ose përvojë të dobishme. As me shembullin personalnuk ka lënë një përvojë të mirë, e cila do t’ia vlente të ndiqej nga të tjerët. Platoni mbeteti fokusuar te imitimi si kategoria esenciale e artit, duke e ndjerë që është edhe “gjuhë edeformuar”, por pa u përqendruar në hetimin e shkaqeve të atij deformimi.Pasuesi i Platonit, Aristoteli, e definoi raportin ndërmjet poezisë dhe historisë në atëmënyrë që historia tregonte atë që ka ndodhur, ndërsa poezia tregonte atë që do të mundtë ndodhte, gjë që sikundër u tha më lart, e riiafirmon edhe Llotmani. Raportin ndërmjethistorisë dhe poezisë e gjejmë shumë të përhapur në praktikën letrare. E gjejmë edhe tepoezia e shumëpërfolur e Fan Nolit, “Shpell'e Dragobisë”, në të cilën poezia e merr sishkas një fakt historik, por më tutje e rikrijon vetë “historinë”, ashtu si ajo do të mund tëndodhte, e jo ashtu si ajo ka ndodhur në të vërtetë:Kur tufani e çthuri fenë,Kur tirani e krrusi atdhenë,Mi një brek të DragobisëPriret Flamur' i lirisë.Atje nisi, atje mbaroj,Atje krisi, atje pushoj,Rrufe-shkab' e Malësisë,Në një shkëmb të Dragobisë.Vendi dridhej, ay mbetiSe s'tronditej nga tërrmeti.Dif drangoj i Dragobisë,Trim tribun i Vegjëlisë.0 Bajram, bajrak i gjallë,More nam me gjak në ballë,Te një shpell' e Dragobisë,Yll i rrall' i burrërisë.Thon' u-shtri e thon' u-vra,Po ti s'vdiqe, or Baba,As te shkëmb' i Dragobisë,As te zëmr' e Djalërisë.As je vrar' e as po vriteshLegjendar Ante po rritesh.Dithiramb i Dragobisë,Tmerr, panik i mizorisë.Me Zjarr Shenjt u-ndrit kjo shpellë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!