10.07.2015 Views

NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ - Gazetaria

NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ - Gazetaria

NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ - Gazetaria

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb' i natës që po bije,Duke sbritur që nga qjelli përmi fshat po bëhet fir...E kudó krahin' e gjërë më s'po qit as pipëtim:Në katund kërcet një portë...në Liqer heshtë një lopatë...Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë...Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t'im.Tërë fisi, tërë jeta, ra... u dergj... e zuri gjumi...Zotëroj më katër anë errësira...Po tashi:Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri,Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi... (Poradeci:67)Në këto vargje e ndjejmë pulsimin ndërmjet gjuhës poetike dhe realitetit, me ç’rast gjuhapoetike e ridimensionon realitetin, duke i dhënë një përmasë tjetër nga ajo që e ka në tëvërtetë, shumë më mistike.Me sintagmat poetike: perëndim i vagëlluar, një pluhurë si një hije, shkrumb’ i natës,përfitohen mbresa psikologjike dhe estetike të dukshme, sepse një perëndim i zakonshëmdielli, nuk provokon shqetësime të forta. Në fakt, një dukuri e tillë e ndërrimit të ditës e tënatës, në përjetimin racional të këtij cikli, vetëm sa e sjellë përkujtimin e njeriut përkohën, për ligjet që zotërojnë në gjithësi dhe për Krijuesin, që i mundëson të gjitha këtondryshime të mahnitshme. Nëse poezia e ngjallë në vëmendje edhe këtë përjetim, ajo engjallë edhe përjetimin estetik shumë më të fuqishëm të tekstit.Teorcienët e njohur, Rene Velek dhe Ostin Uoren, nga ana e tyre thonë se “natyra eletërsisë shprehet më së qarti kur ta shikojmë nga pikëpamja referenciale. Është e qartë sethelbin e artit letrar duhet kërkuar në zhanret tradicionale të lirikës, të epikës dhe tëdramës. Të gjitha na shpiejnë në botën e trilluar, në botën e imagjinatës. Thëniet në njëroman, në një vjershë ose dramë, nuk janë drejtpërdrejt të vërteta, ato s’janë konstatime tëlogjikës”. (Velek/Voren: 19 )Këtu ndeshemi me një definim ku hetohet kontradikta në vetë natyrën e letërsisë, meqëajo është referenciale dhe në të njëjtën kohë është edhe e trilluar. Ndërsa, CvetanTodorovi, duke folur për poetikën e prozës, në një rast e ka definuar atë si “ligjërimiskizofrenik”, gjë që na duket se e ndërlidh tërë problematikën e shtruar deri tash.Ligjërimi i dyzuar, i realizuar me anën e figurave, me anën e kontekstualizimeve tëndryshme, me anën e alternimit të realitetit dhe të imagjinares, në të vërtëtë i kakarakteristikat e ligjërimit të përçarë. Kështu është që nga poezia më e hershme e deri nëditët tona.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!