14.07.2015 Views

FAQET SHQIP - Agjencia Kosovare e Privatizimit

FAQET SHQIP - Agjencia Kosovare e Privatizimit

FAQET SHQIP - Agjencia Kosovare e Privatizimit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr.20 / 22 SHTATOR 2011, PRISHTINËLIGJI PËR MBI DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJEME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMITnë mbështetje të nenit 53 të kësaj shtojce. Kundër aktgjykimit për mosparaqitje nuk mund të parashtrohet ankesë.5. Dhoma e Posaçme mund ta shtyjë ekzekutimin e aktgjykimit për mosparaqitje deri në nxjerrjen e vendimit të saj përçfarëdo kërkese për prishjen e aktgjykimit për mosparaqitje.Neni 53Kërkesa për prishjen e aktgjykimit për mosparaqitje1. Cilado palë kundër së cilës është nxjerrë aktgjykim për mosparaqitje nga Dhoma e Posaçme, mund të parashtrojënjë kërkesë në Dhomën e Posaçme për prishjen e aktgjykimit për mosparaqitje.2. Kërkesa për prishjen e aktgjykimit për mosparaqitje duhet të parashtrohet brenda një muaji nga dita e dorëzimit tëaktgjykimit për mosparaqitje te pala gjegjëse. Kërkesa u dorëzohet palëve tjera.3. Pas dorëzimit të kërkesës, gjyqtari kryesuesi përcakton një afat kohor brenda së cilit pala tjetër mund të paraqetargumentet kundërshtuese me shkrim, nëse ka ndonjë.4. Në nxjerrjen e Aktvendimit të saj mbi kërkesën për prishjen e aktgjykimit për mosparaqitje, Dhoma e Posaçme:4.1. vërteton Aktgjykimin për mosparaqitje dhe hedhë poshtë kërkesën për prishjen e tij, ose4.2. prishë aktgjykimin për mosparaqitje dhe urdhëron vazhdimin e procedurave.5. Një aktvendim mbi kërkesën për prishjen e aktgjykimit për mosparaqitje i bashkëngjitet versionit autentik tëAktgjykimit për mosparaqitje dhe një kopje e atij aktvendimi u dorëzohet palëve.6. Ndaj aktvendimit mbi kërkesën për prishjen e aktgjykimit për mosparaqitje mund të parashtrohet ankesë.KREU XIVMJETET E PËRKOHSHME JURIDIKENeni 54Pezullimi i zbatimit të një gjobeMe kërkesë të palës për ta anuluar gjobën e shqiptuar nga <strong>Agjencia</strong> në mbështetje të nenit 27 të Ligjit për Agjencinë<strong>Kosovare</strong> të <strong>Privatizimit</strong>, Dhoma e Posaçme mund ta pezullojë zbatimin e një gjobe në pritje të një aktvendimi tëformës së prerë lidhur me kërkesën.Neni 55Urdhri paraprak gjyqësor1. Pas parashtrimit të një kërkesë nga njëra palë, Dhoma e Posaçme mund të nxjerrë një urdhër paraprak gjyqësorme kusht që parashtruesi jep prova të besueshme se do të ketë dëme të menjëhershme dhe të pariparueshme përpalën nëse nuk miratohet një urdhër paraprak gjyqësor. Dëmi konsiderohet si i 'pariparueshëm' vetëm nëse nuk mundtë zhdëmtohet në mënyrë të arsyeshme me anë të një kompensimi financiar. Shkresa për një urdhër paraprakgjyqësor duhet dorëzuar së bashku me kërkesën, ose nëse dorëzohet pas parashtrimit të një kërkesë, atëherë ajoduhet t'i referohet asaj kërkese.2. Dhoma e Posaçme mund të nxjerrë një vendim lidhur me shkresën për një urdhër paraprak gjyqësor pa mbajtjen eseancës dëgjimore dhe pasi që pala tjetër të ketë pasur mundësinë për të paraqitur argumentet kundërshtuese meshkrim. Kur ekzistojnë rrethana urgjente që detyrojnë Dhomën e Posaçme të veprojë menjëherë lidhur me shkresën,atëherë Dhoma e Posaçme mund të nxjerrë një vendim për shkresën mbi urdhrin paraprak gjyqësor pa ia dorëzuarshkresën palës tjetër. Urdhri paraprak gjyqësor lëshohet vetëm për një periudhë kohore të caktuar dhe mund tëzgjatet pas parashtrimit të kërkesës.3. Vendimi për një urdhër paraprak gjyqësor bëhet me shkrim dhe do të:3.1. përmbledhë prapavijën faktike dhe procedurale të procedurës, për aq sa ato kanë të bëjnë me urdhrinparaprak gjyqësor;34

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!