14.07.2015 Views

FAQET SHQIP - Agjencia Kosovare e Privatizimit

FAQET SHQIP - Agjencia Kosovare e Privatizimit

FAQET SHQIP - Agjencia Kosovare e Privatizimit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr.20 / 22 SHTATOR 2011, PRISHTINËLIGJI PËR MBI DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJEME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT2.3. përfshijë emrat e parashtruesve të ankesës dhe palëve tjera dhe emrat dhe adresat e agjentëve të tyre;2.4. paraqet datën kur palës kundërshtare i është dorëzuar apeli;2.5. paraqet në hollësi argumentet ligjore të palës kundërshtare që i përgjigjen atyre të paraqitura në apel;2.6. paraqet në hollësi llojin e zhdëmtimit të kërkuar nga pala kundërshtare, duke marrë parasysh dispozitat eparagrafit 10 dhe 11 të nenit 10 të Ligjit për Dhomën e Posaçme dhe të nenit 11 të Ligjit për Dhomën ePosaçme.Neni 62Përgjigja e apeluesit dhe kundërpërgjigja e palës kundërshtareSiç përcaktohet me paragrafin 8. të nenit 10 të Ligjit për Dhomën e Posaçme, parashtruesi i ankesës ka njëzet e një(21) ditë afat, pas dorëzimit të një përgjigjeje kundër memorandumit të tij ligjor, që të parashtrojë dhe të dorëzojëpërgjigjen e tij ndaj asaj përgjigjeje; dhe nëse apeluesi parashtron një përgjigje të tillë, atëherë pala kundërshtare kanjëzet e një (21) ditë afat, pas dorëzimit të përgjigjes së apeluesit, që të parashtrojë përgjigjen ndaj kundërpërgjigjessë palës tjetër.1. Procedurat apeluese me shkrim përfundojnë:Neni 63Përfundimi i procedurave ankuese me shkrim1.1. nëse asnjëra palë nuk dorëzon me kohë një përgjigje ndaj apelit të apeluesit, gjegjësisht deri nëmesnatën e datës kur mbushen njëzet e një (21) ditë, pasi që të gjitha palëve tjera t'i jetë dorëzuar apeli.1.2. nëse njëra apo më shumë palë me kohë kanë dorëzuar një përgjigje ndaj apelit, por apeluesi nuk kadorëzuar me kohë çfarëdo përgjigje ndaj asaj, gjegjësisht deri në mesnatën e datës kur mbushen njëzet e një(21) ditë, pasi që apeluesit t'i jenë dorëzuar me kohë të gjitha përgjigjet ndaj apelit të tij.1.3. nëse apeluesi me kohë ka dorëzuar një përgjigje ndaj përgjigjes së palës tjetër ndaj apelit të tij,gjegjësisht deri në mesnatën e datës pas së cilës nuk mund të parashtrohet asnjë kundërpërgjigje.Neni 64Procedurat e ankesës me gojë1. Me nismë të tij apo në bazë të kërkesës me shkrim nga një palë, Kolegji i Apelit vendos nëse do të mbajë apo jo mëshumë seanca dëgjimore me gojë lidhur me ankesën gjegjëse. Kolegji i Apelit merr parasysh çfarëdo kërkese përprocedurë gojore që parashtrohet nga ndonjëra palë, e cila paraqet arsyet e saja për parashtrimin e kërkesës përprocedurë gojore. Kërkesa e tillë parashtrohet para përfundimit të procedurave të ankesës me shkrim.2. Gjatë seancë dëgjimore me gojë, kolegji i apelit kryesohet nga gjyqtari kryesues. Kryesuesi është përgjegjës përmbarëvajtjen e seancës. Në fillim të çdo seance dëgjimore, Kryesuesi përcakton praninë e palëve dhe avokatëve tëtyre.3. Pala që përfaqësohet në seancë përmes avokatit, mund t'i drejtohet Kolegjit të Apelit vetëm përmes atij, përveçnëse ndonjë anëtar i Kolegjit të Apelit ia parashtron asaj pale një pyetje drejtpërdrejt4. Pas hapjes së seancës me gojë , gjyqtari kryesues paraqet një hyrje të shkurtër të ankesës , çështjeve ligjore tëkontestuara dhe çfarëdo gjetje faktike të konstatuar nga vendimmarrësi i Aktvendimit apo Aktgjykimit gjegjës, për tëcilin pala pretendon se është “qartazi i pasaktë”.5. Në dëgjimin me gojë, palëve mund u jepet mundësia për të bërë një prezantim të shkurtër verbal të argumenteve tëtyre ligjore. Palët kufizojnë prezantimet e tyre në faktet dhe provat që pasqyrohen në shënimet që janë të rëndësishmepër ankesën dhe çështjet ligjore që janë të rëndësishme për ankesën. Kolegji i Apelit mund të caktojë një afat tëarsyeshëm kohor për secilën palë për prezantimet e tilla.6. Përveç nëse lejohet në mënyrë të veçantë në bazë të nenit 65 të kësaj shtojce, gjyqtari(ët) nuk do të nis proceduratpër vlerësimin e provave.37

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!