16.07.2015 Views

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS - Këshilli ...

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS - Këshilli ...

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS - Këshilli ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

<strong>GAZETA</strong> <strong>ZYRTARE</strong> E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 72 / 25 QERSHOR 2010LIGJI PËR SHËRBIMIN CIVIL TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS6. Ministria përgjegjëse për administratë publike nxjerrë akte nënligjore për rregullimin e përmbajtjes sëdosjeve të personelit si dhe procedurat për menaxhimin dhe qasjen në të dhënat e Regjistrit Qendror tëNëpunësve Civilë.Neni 9Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin CivilKëshilli është një institucion i pavarur për mbikëqyrjen e ligjshmërisë së menaxhimit në shërbimin civil dherregullohet me ligj të veçantëNeni 10Instituti i Kosovës për Administratë PublikeInstituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP) është përgjegjës për zbatimin e politikave dhe strategjive tëtrajnimit, arsimimit dhe zhvillimit të kapaciteteve në Shërbimin Civil.KREU IIIPRANIMI, EMËRIMI DHE KUSHTET E PUNËSIMITNeni 11Pranimi në Shërbimin Civil1. Pranimi në Shërbimin Civil të Kosovës bëhet në pajtim me parimet e meritës, aftësisë profesionale,paanshmërisë, mundësive të barabarta, mosdiskriminimit dhe përfaqësimit të barabartë, në bazë tëkonkursit publik dhe pas verifikimit të zotësisë së veprimit të kandidatëve.2. Komunitet dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë në përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civilnë organet e administratës publike qendrore dhe lokale.3. Në kuadër të shërbimit civil në institucionet e nivelit qendror minimum 10% e posteve duhet të rezervohenpër personat të cilët u përkasin komuniteteve të cilët nuk janë shumicë në Kosovë dhe që përmbushinkriteret specifike të punësimit. Në nivelin komunal për anëtarët e kualifikuar të komuniteteve që nuk janëshumicë në komunë, do të jetë i rezervuar numri i vendeve të punës në pajtim me përfaqësiminprocentual të komuniteteve të komunës së dhënë.4. Brenda gjashtë (6) muajsh nga hyrja në fuqi e këtij ligji, ministria përgjegjëse për administratën publikenxjerr legjislacionin dytësor që rregullon procedurat për të siguruar përfaqësim të drejtë proporcional tëkomuniteteve në shërbimin civil të Kosovës në nivel qendror dhe lokal, siç parashihet paragrafin 3 të këtijneni.5. Brenda gjashtë (6) muajsh nga hyrja në fuqi e këtij ligji, ministria përgjegjëse për administratën publikenxjerr legjislacionin dytësor mbi procedurat e shërbimit civil: rekrutimi, puna provuese, përshkrimi i punës,vlerësimi i punës, procedurat disiplinore, procedurat e ankimit, orari i punës dhe vijueshmëria në punë,procedurat e pushimit, shënimet e personelit, procedurat për mundësitë e barabarta, si dhe ndërprerja epunësimit.17

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!