16.07.2015 Views

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS - Këshilli ...

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS - Këshilli ...

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS - Këshilli ...

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

<strong>GAZETA</strong> <strong>ZYRTARE</strong> E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 72 / 25 QERSHOR 2010LIGJI PËR SHËRBIMIN CIVIL TË REPUBLIKËS SË KOSOVËSNeni 12Kategoritë e të punësuarve në shërbimin civil1. Në Shërbimin Civil të Kosovës ekzistojnë dy kategori të punësuarve:1.1. pozitat e nëpunësve civilë të karrierës - të cilët ushtrojnë funksionet në baza të përhershme përarritjen e objektivave të përgjithshme institucionale; dhe1.2. pozitat e nëpunësve civilë të jo karrierës - të cilët ushtrojnë funksionet me kohëzgjatje të kufizuarderi në dy (2) vjet, për zbatimin e projekteve të caktuara, zëvendësimi i përkohshëm i nëpunësve tëpërhershëm civilë dhe në raste të mbingarkesave në punë.2. Procedurat e pranimit për pozitat e nëpunësve civilë të karrierës dhe të jo karrierës zbatohen në bazë tëparimeve të njëjta.3. Pozitat e karrierës dhe të jo karrierës miratohen nga qeveria, për institucionet e ekzekutivit, paspropozimit të institucionit përkatës dhe aprovimit të ministrisë përgjegjëse për administratë publike dheministrisë përgjegjëse për financat.4. Emërimet me afat të caktuar për një periudhë më të shkurtër se gjashtë (6) muaj do të bëhen në bazë tëkontratave të quajtura “Marrëveshje për shërbime të veçanta” të cilat i nënshtrohen Ligjit për Detyrimetdhe për të cilat zbatohet një procedurë e thjeshtësuar e rekrutimit.Neni 13Kërkesat e përgjithshme për pranim në shërbimin civil1. Në shërbimin civil kanë të drejtë të punësohen shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore, tëcilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjene nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave ekzekutive, drejtuese osezbatimin e funksioneve administrative dhe të cilët kanë aftësitë fizike, që kërkohen për pozitën përkatëse.2. Pranimi në Shërbimin Civil të Kosovës mund të kryhet deri në një (1) vit para moshës së pensionimit.3. Në përputhje me parimet evropiane të lëvizjes së lirë të punëtorëve dhe mos-diskriminimit, të huajt të cilëtposedojnë kualifikimet e nevojshme për vendin e punës mund të pranohen në Shërbimin Civil tëKosovës. Qeveria përcakton disa funksione themelore shtetërore (që kanë të bëjnë me sovranitetin eshtetit), të cilat mund të kufizohen vetëm për shtetasit e Kosovës.4. Në Shërbimin Civil të Kosovës mund të lejohet puna vullnetare-pa pagesë e nëpunësve civilë paspensionimit, deri në moshën shtatëdhjetë (70) vjeçare. Mënyra e punës vullnetare rregullohet meRregullore të nxjerrë nga Qeveria.Neni 14Kufizimet në emërimin e funksionarëve publikë në pozita të nëpunësve civilë1. Funksionaret publikë nuk mund të emërohen me vendim ekzekutiv të Qeverisë në pozita të cilat me ligj ujanë rezervuar nëpunësve civilë dhe shërbimi civil nuk do të rezervojë asnjë pozitë për zyrtarët publikë.18

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!