12.02.2016 Views

DUA LIPA KRENARE ME KOSOVËN

the_albanian_10_february_2016

the_albanian_10_february_2016

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

aktualitet www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 14

NGA TEUTA NUNAJ*

Ekonomia e luginës së Preshevës,

mbështetet te biznesi i

vogël, ai familjar. Infrastruktura

është shumë e dobët, ndërkohë që partitë

politike shqiptare janë krejt jashtë

rolit të tyre, shkruan Nunaj. Është koha

që kjo gjendje të ndryshojë, përmes

projekteve sipërmarrëse.

LUGINA E PRESHEVËS,

JO MË NJË VEND I HARRUAR

Tri komunat: Preshevë, Bujanoc

dhe Medvegjë, që përfshihen në

territorin që njihen si Kosova Lindore

apo Lugina e Preshevës, janë sot, territoret

shqiptare me përkrahjen më të

pakët politike, ekonomike dhe sociale

në rajon. Ndërkohë që, politika vendore,

kryesisht e 15 viteve të fundit në

Luginë është ngritur mbi bazën e interesave

të ngushta personale të

drejtuesve të tyre, se për interesa publike,

as që flitet. Kjo vërtetohet lehtësisht

me mungesën e vazhdueshme të

politikave zhvillimore për këtë rajon

shqiptar.

Në bazë të censusit të vitit

2002 në Serbi, në tri komunat: Preshevë,

Bujanoc dhe Medvegjë, jetojnë

61.647 shqiptarë ose 0.82% e popullsisë

totale. Duke qenë se censusi i vitit

2011 është bojkotuar nga pjesa më e

madhe e shqiptarëve, nuk kemi një

rezultat të ri dhe të saktë të popullsisë

shqiptare në këto troje, ndërsa faktet

flasim për një rënie të numrit të popullatës

shqiptare në këto 14 vite, kryesisht

në Medvegjë, që është edhe

komuna më e rrezikuar.

Në mënyrë metaforike,

mund të themi se sot Medvegja është

muri rrethues mbrojtës i këtyre tri komunave.

Nëse ky mur rrëzohet, rreziku

ndaj dy komunave të tjera (Bujanoc

dhe Preshevë) është i pashmangshën

dhe e ardhmja e mesme mund të sjellë

atë çka nuk do të donim dhe nuk do të

mundnim më ta ndryshonim…

Në të tri komunat, ushtrojnë veprimtarinë

e tyre politike 10 parti ose 1 parti

për 6.000 banorë. Një mesatare kjo që

e “lakmojnë” edhe vendet më të zhvilluara.

Prej tyre, vetëm një parti ka përfaqësi

në Parlamentin e Serbisë me 2 deputetë,

ndërsa 8 parti, kanë përfaqësuesit

e tyre në këshillat komunal në të tria

komunat. Ky inflacion partish dhe aktiviteti

i tyre, dëshmon se ato nuk po

punojnë në funksion të demokracisë në

Luginë, mirëqenies së popullatës atje,

apo në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve,

që ju kanë dhënë votën duke

marrë në këtë mënyrë të drejtën ligjore

të përfaqësimit të tyre.

Kjo gjendje shërben si një

fakt i arsyeshëm dhe i logjikshëm, për

nevojën e madhe që ka kjo zonë për

mbështetje dhe përkrahje reale politike

nga Tirana dhe Prishtina, ndihmesë, e

cila nuk duhet dhënë vetëm se është

një detyrim kushtetues për politikanët

në Shqipëri dhe Kosovë. Shërbimet

komunale si dhe infrastruktura e

qyteteve, lënë shumë për të dëshiruar

në Luginë.

Ndërkohë që në Preshevë,

qyteti më i madh i shqiptarëve, të bie

në sy errësira e gjatë përgjatë rrugës

Në të tri komunat, ushtrojnë veprimtarinë

e tyre politike 10 parti ose 1 parti për

6.000 banorë. Një mesatare kjo që e

“lakmojnë” edhe vendet më të zhvilluara.

kryesore, se ndriçimi mungon; ajo nuk

ka një park dhe kjo për një arsye sa të

thjeshtë po aq dhe banale, sepse zona

me pamjen më të bukur në Preshevë,

po kryen funksionin e një fushe mbeturinash

qytetase dhe zonës përreth saj.

Kur vjen nga Prishtina dhe hyn në Preshevë,

mbeturinat e shumta që kanë

marrë gjerësi dhe terren, janë e para gjë

që sheh.

Ato janë si një përshëndetje

e keqe dhe paralajmërim i shëmtuar

për gjendjen që të pret. Ekonomia në

Luginë është e ngritur mbi bazën e biznesit

të vogël apo atij familjar. Investimet

mungojnë, kjo edhe sepse i kanë

larguar apo se pushteti lokal e ai qendror

nuk kanë zbatuar politika për

përthithjen e tyre. Edhe ata pak investitorë

që kanë patur dëshirën e mirë për

të investuar, nuk iu është dhënë

mundësia dhe hapësira, ku edhe korrupsioni

ka një ndikimin themelor në

tkurrjen e investimeve.

Pak ditë më parë, nën kujdesin

e veçantë të kompanisë “Medita

Development”, me qendër në Venezia,

Itali, dhe të biznesmenëve të komunës,

që zhvillojnë aktivitetet e tyre

ekonomike në Itali, Zvicër dhe Austri

etj., u organizua Forumi i parë Rajonal

për Zhvillimin Ekonomik të komunave

Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Në qendër të tij, ishte prezantimi

i pesë projekteve konkrete për investime

në rajon, të cilat janë: (i) ndërtimi

i një impianti për përpunimin e mbetjeve;

(ii) për prodhimin e peletit; (iii)

për zhvillimin e bujqësisë, përmes rivitalizimit

të terrenit që do të sjellë kultivimin

e produkteve sezonale, të

vreshtarisë dhe më tej zhvillimin e

blegtorisë; (iv) për prodhimin e energjisë

përmes gjeo-termisë; (v) dhe

prodhimin e ujit të pijshëm duke qenë

një zonë shumë e pasur, kryesisht Baja

Siarina, Medvegjë.

Këto projekte u prezantuan

profesionalisht nga investitorët italianë,

të cilët theksuan në mënyrë të

drejtpërdrejtë: “Ne jemi gati të investojmë.

Na jepni hapësirën e nevojshme

dhe mbështetjen ligjore”, gjë të cilën

duhet ta bëjë administrata lokale. Sesa

do të realizohen këto projekte, kjo

varet edhe nga votat e qytetarëve të

Luginës në zgjedhjet e afërta vendore

dhe mbështetja që do të japin drejtuesit

e rinj.

E veçanta e këtij forumi,

ishte se u mbajt përtej politikës. Çfarë

do të thotë kjo? Që nuk ishin drejtuesit

e qeverisjes vendore që e organizonin,

siç logjikisht duhet të ndodhte, por

biznsmenë shqiptarë nga këto troje dhe

që i ushtrojnë aktivitetet e tyre

ekonomike në vendet e Evropës

Perëndimore. Investitorët nuk ishin

vetëm të qartë në ide, por shumë

konkretë me projektet e tyre.

Kur bisedoje ne organizatorët,

ata u shpehën të sigurt se tashmë

janë të gatshëm të investojnë në Luginë,

duke patur burimet e nevojshme

financiare, por kërkojnë vetëm

mundësinë ligjore të veprojnë. Edhe

reagimi i qytetarëve ndaj projekteve,

ishte shumë pozitiv. Të dukej sikur të

thonin me një gjuhë të thjeshtë trupi

dhe fjale: “Sa mirë që ja arritëm kësaj

dite”. Gëzimi i tyre ishte besimdhënës,

se ata nuk ndiheshin më të harruar dhe

të braktisur. Shpresa ishte rikthyer pas

një mungese të gjatë.

Ndërkohë në prag, kemi një tjetër

forum që do të zhvillohet në javën e

parë të muajit prill. Kësaj here do të

zhvillohet në Medvegjë. Synimi i të

cilit do të jetë hedhja e themeleve për

aplikimin e një strategjie unike të

zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm të

komunave Medvegjë, Bujanoc dhe

Preshevë.

Sipas ideatorit të krijimit të

kësaj strategjie, përmes “Medita Development”,

‘fitues nuk janë ata që nuk

kanë humbur kurrë, por ata të cilët nuk

janë dorëzuar asnjëherë. Prandaj nëse

duam të mbijetojmë këtu, nuk guxojmë

asnjëherë të dorëzohemi’. E gjitha kjo

të çon në një përfundim, tashmë mund

të themi se Lugina nuk është më rajoni

shqiptar i harruar.mapo

*pedagoge UET

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!