12.02.2016 Views

DUA LIPA KRENARE ME KOSOVËN

the_albanian_10_february_2016

the_albanian_10_february_2016

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

sport www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 22

Kualifikimi i përfaqësueses

sonë në Finalet e Europianit,

nuk arriti të

konkretizohet me lëvizjen e lojtarëve

shqiptarë në skuadra më

të mëdha në merkaton e dimrit,

madje një pjesë e tyre kanë

preferuar lëvizje në skuadra më

të vogla në kategori inferiore,

për të fituar minutat që do t’i

shërbejnë për të qenë në formën

ideale për në muajin qershor.

DE BIAZI: MË MIRË QË DISA KUQEZINJ

NUK LUAJNË ME KLUBET E TYRE!

Në një intervistë për Top Channel

trajneri i përfaqësueses,

Xhani De Biazi nuk shprehet i

habitur për lëvizjet jo të bujshme

dhe situatën jo të mirë

edhe pse përpiqet të gjejë aspektin

pozitiv të këtij problemi.

“Kualifikimi u pa si një arritje e

madhe dhe shumë klube filluan

të interesohen se cilët janë këta

lojtarët që formojnë skuadrën.

Por, të jem i sinqertë, nuk më

habit fakti që nuk ka pasur

lëvizje të bujshme.

Më parë një pjesë e tyre

ishin të panjohur, aktualisht ata

kanë pasur problemin kryesor

aktivizimin me skuadrat e tyre

dhe kjo është arsyeja kryesore e

lëvizjeve. Unë, për lojtarët që

kaluan në Itali kam dhënë

ndihmesën time, por edhe për të

tjerë. Por, nuk duhet të harrojmë

që për shqiptarët është ngërçi që

luajnë si ekstrakomunitarë, ky

është një problem më vete.

Megjithatë fakti që disa nuk luajnë

ndoshta është më mirë për

ne, janë më të freskët për Europianin.

Mund të jetë një avantazh

jo disavantazh”, shprehet

De Biazi.

Miqësorja e Shqipërisë me Austrinë

më 26 mars duhet të jetë e

vetmja ndeshje që do t’i shërbejë

De Biazit në aspektin teknikotaktik

për Finalet e Europianit,

pasi miqësorja tjetër me

Kanadanë më 5 qershor, që do të

luhet gjithashtu në Austri, do të

jetë më tepër një ndeshje stërvitore.

“Austria është një kundërshtar

shumë i fortë për ne, pasi është

skuadra e 10-të në klasifikimin e

FIFA-s dhe jo rastësisht.

Ky do të jetë një test i

rëndësishëm në prag të Europianit,

por na duhet të përballemi

me ta sa më mirë, për të mos

rrezikuar që të bëjmë një figurë

të keqe. Mua nuk më pëlqen të

futem në asnjë garë për t’u

mundur, as kur luaj si fëmijët

kush hedh gurin më larg, jo më

në ndeshje futbolli. Ndërkohë që

ndeshja me Kanadanë është më

tepër ndeshje stërvitore”, shprehet

trajneri i Shqipërisë.

Por, ndërkohë De Biazi ndjek me

vëmendje edhe lojtarët shqiptarë

në Angli. Ndërsa nuk fsheh kënaqësinë

që suksesi i një skuadre

të vogël si Leisteri, është krahasuar

me atë të Shqipërisë, ai tregohet

i kujdesshëm në vlerësimet

për emra konkretë.

Ndërkohë që, nga kjo

ndeshje trajnerit kuqezi nuk i ka

shpëtuar edhe debutimi i kosovarit

Celina.

“Më falënderoi dhe më tha që

puna jonë e mirë me skuadrat e

vogla na jep më shumë vlerë si

trajnerë italianë dhe ndihmojmë

edhe kolegët që të kenë mundësi

të reja punësimi në perëndim. Sa

i përket Celinës, që u aktivizua

me Manchester Sitin, mund të

them se fakti që e aktivizojnë në

një ndeshje aq të komplimentuar

na bënë ta kemi më tepër në vëmendje,

por gjithashtu është

ende i vogël për ne”, tha De

Biazi.

Ambasada e Republikës së Kosovës

në Mbretërinë e Bashkuar

Embassy of the Republic of Kosovo

8 John Street

London WC1N 2ES

Email: embassy.uk@rks-gov.net

Tel: +44(0)207 405 1010

Ambasada e Republikës së Shqipërisë

në Mbretërinë e Bashkuar

Embassy of the Republic of Albania

33 St. George’s Drive

London SW1V 4DG

Tel. +44 (0) 20 7828 8897

Fax +44 (0) 20 7828 8869

E-mail: embassy.london@mfa.gov.al

http://www.albanianembassy.co.uk

To contact the Albanian Embassy for emergency cases only

please call: 07518662630 (17.00-09:00 and during weekends)

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!