12.02.2016 Views

DUA LIPA KRENARE ME KOSOVËN

the_albanian_10_february_2016

the_albanian_10_february_2016

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

plus www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 16

Sheqeri, ky “armik” i rrezikshëm

i atyre që po përpiqen

të humbasin në peshë, njëkohësisht

edhe po aq i dëshiruar për

të shuar nepsin për ëmbëlsira,

mund të menaxhohet lehtësisht

duke ndjekur këshillat e mëposhtme

“Konsumoni më pak sheqer”,

mund të jetë një këshillë e lehtë për

t’u dhënë, por shumë e vështirë për

t’u zbatuar. Megjithatë ekzistojnë

mënyra që do t’ju ndihmojnë

shumë të ulni konsumin e sheqerit

të panevojshëm në trupin tuaj. Në

fund të fundit, jeni ju që vendosni

se çfarë do të bëni me ushqimin që

ju vihet në pjatë dhe të produkteve

që do të konsumoni. Ja se çfarë

duhet të bëni për të sakrifikuar ëmbëlsinë

e ushqimeve tuaja të preferuara.

KUJDES NGA

SHEQERI

EDUKOJENI VETEN

Përpara se të tmerroheni dhe të

hidhni çdo ushqim në plehra, merrni

një çast për të kuptuar rekomandimet

zyrtare të mjekëve për

sheqerin dhe ndryshimin midis atij

të tepërt dhe sheqerit natyror. Frutat,

perimet dhe produktet e bulmetit

kanë sheqer për nga natyra, e

kjo gjë nuk ka pse duhet të jetë

shqetësimi juaj. Frutat dhe perimet

përmbajnë edhe përbërës të tjerë të

shëndetshëm si fibrat dhe yndyrat

e mira, por duhet të kuptoni se

mëlçia juaj nuk e përpunon sheqerin

e tyre në të njëjtën mënyrë siç

përpunon sheqerin nga një biskotë

apo çokollatë. Me fjalë të tjera, sheqeri

te mollët dhe specat nuk e

shton peshën tuaj, siç bën një pije

me ose pa gaz.

Për fat të keq, etiketat e produkteve

ushqimore nuk janë gjithnjë të

vërteta, gjë që nuk na ndihmon

aspak për të matur sheqerin që

konsumojmë. Në këtë rast,

shmangni ushqimet që përmbajnë

sheqer artificial dhe blini më tepër

ato produkte ushqimore që nuk

kanë shije të shumëllojshme, sepse

në këtë rast kjo nënkupton se atyre

u është shtuar sheqer i panevojshëm.

SHIKONI ME KUJDES

EMËRTIMET

Ka mbi 56 emra të ndryshëm për

sheqerin e shtuar në ushqim, përfshirë

shurupin e misrit me fruktozë

të lartë, shurupin e orizit ngjyrë

kafe apo çdo gjë tjetër që ka prapashtesën

“ose”. Nëse disa forma të

ndryshme të sheqerit shfaqen në

etiketë, mendoni dy herë përpara se

ta bëni atë produkt të rregullt në dietën

tuaj. Mund të jetë shumë më

pak i shëndetshëm nga sa mendoni.

KUJDES ME PIJET

Burimi i tretë më i madh i kalorive

në SHBA sot janë limonadat, që

gjithashtu janë një nga burimet më

të mëdha ku ne e marrim sheqerin.

Një sasi shumë e vogël e pijeve me

ose

pa gaz që ne i konsumojmë çdo ditë,

mund të përmbajë një sasi aq të

madhe sheqeri saqë të hedhë poshtë

çdo përpjekje tuajën për të humbur

peshë. Provoni të mos i konsumoni

këto pije të konservuara. Do ta kuptoni

se do të shmangni shtimin në

peshë të kilogramëve të tepërt, të

panevojshëm për trupin tuaj.

BLINI VERSIONIN

PA SHEQER

Nuk ka rëndësi se çfarë produkti po

blini, nëse keni mundësi zgjedhjeje

duhet të kontrolloni për atë version

që nuk ka sheqer. Kjo nuk do të

thotë se produkti nuk e përmban

sheqerin natyral, por që atij nuk i

është shtuar sheqer nga prodhuesi,

gjë që do t’ju bëjë një nder shumë

të madh shëndetësor në harkun

kohor të një viti.

BËNI PAZAR PASI TË

KENI NGRËNË

Duket e lehtë të bëni zgjedhje të

shëndetshme për veten, derisa ju

shkelni në një supermarket. Nëse

jeni të uritur, logjika juaj ka gjasa

të zhduket dhe të bëni zgjedhje që

mund të dëmtojnë përpjekjet tuaja

për të ruajtur një trup sa më në

formë. Kini parasysh që sa herë të

shkoni në dyqan, pikë së pari të

keni ngrënë. Këshillohet të merrni

edhe një karrocë të vogël dhe të

mendoheni gjatë përpara se të bëni

shpenzimet e nevojshme.

KONSUMONI

‘ËMBËLSIRA’

NATYRORE

Çfarë duhet të blini në vend të atyre

ëmbëlsirave që kanë dyqanet? Ëmbëlsirën

e natyrës, sigurisht, që

është pa asnjë sheqer artificial. Në

fakt, specialistët e dietës thonë se

konsumi i një frute është një nga

mënyrat më të shëndetshme për të

plotësuar nevojën për diçka të

ëmbël. Sigurohuni që të konsumoni

një frutë sa herë keni dëshirën për

çokollatë, po ashtu hani arra, lajthi

apo bajame për t’u ndjerë më të

ngopur.

KUJDES NGA FRUTAT

E KONSERVUARA

Të gjithë frutat e freskëta janë

shumë të mira, por nëse jeni të

dhënë pas frutave të konservuara

apo shurupeve, duhet të kuptoni se

shija e tyre e sheqerit është pikërisht

ajo që duhet të shmangni për të

jetuar shëndetshëm.

KONSUMONI FARA

KOPERI

Nuk dini si ta hiqni nga mendja

dëshirën për të ngrënë ëmbëlsira?

Nëse konsumoni fara koperi,

dëshira juaj mund të largohet.

Përse? Sepse produktet natyrore që

janë të ëmbla, por që nuk përmbajnë

sheqer të shtuar ju ndihmojnë

shumë të largoni dëshirën. Po

ashtu, farat e koperit ndalin fryrjen

e barkut dhe largojnë urinë.

KONSUMONI ÇAJ

Herën tjetër që do t’ju shkojë

mendja për një ëmbëlsirë,

“mashtrojeni” veten me një filxhan

çaji. Menta, xhenxhefili, kanella

dhe çaji i malit ju ndihmojnë shumë

të largoni dëshirën për ëmbëlsira.

Një lugë mjaltë po ashtu do të funksionojë

si një mënyrë e mirë për

ngrënë sheqer natyror dhe të shëndetshëm.

KRIJONI BALANCË

Preferoni një çokollatë pasditeve?

Atëherë përgjysmojeni sasinë, ruajeni

pjesën tjetër për të nesërmen

dhe shtojini pjatës suaj diçka të

freskët dhe të shëndetshme në

mënyrë që të merrni proteina.

Kështu, përfitoni sheqer, por

gjithashtu e balanconi këtë me një

produkt të shëndetshëm.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!