12.02.2016 Views

DUA LIPA KRENARE ME KOSOVËN

the_albanian_10_february_2016

the_albanian_10_february_2016

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

opinion www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 20

ARTEMISA NESTURI BUSHI

Mënyra e të menduarit që flak

në koshin e plehrave si pa të

keq një intervistë të realizuar,

një tematikë të trajtuar (në media

apo në televizion), gjoja se në tërësi

ajo qenka “plehrë”; “shpërfillja” ndaj

mesazhit apo qëllimit pse ky transmetim,

apo pse kjo trajtesë problemi në

media, ndoshta përligjet nga bindja e

ngulitur te shumica prej nesh se

mungon përcjellja e vlerave nga mjetet

masive të komunikimit.

Përligjje që s’janë gjë tjetër

veçse anë të së njëjtës medalje të nihilizmit.

Dhe, pa diskutim, kjo medalje

bart në vetvete një mori paragjykimesh

dhe marrëzish.

Nga njëra anë qëndron kultura

elitare, nga ana tjetër ajo e

masave; midis tyre nuk ekziston

barasvlerë kuptimi dhe komunikimi

(nga pikëpamja e mënyrës së shprehjes,

temave, pikësynimeve). Kjo vlen

si në rastin kur si pikë referimi shërben

kultura e traditës, ashtu dhe kur si e

tillë shërben kultura progresisto-iluministe.

Dikush mund të pyeste:

“Mos ndodhemi përpara një snobizmi

të një shoqërie ende provinciale dhe se

bezdia ndaj gjithçkaje të shkruar (në

media dhe televizion – si një mjet i

mirëfilltë për masivizimin e çdo

mesazhi) është karakteristikë e

mënyrës së të menduarit të atij që

kërkon të duket, të shfaqet, sepse e

sheh trajtesën e një tematike të caktuar

thjesht për të mbushur minutazhin televiziv

apo faqet e një gazete?!

Apo të dikujt që pështjellon edhe

çështjen më të thjeshtë apo diçka që

duhet thënë sa më troç, vetëm e vetëm

që tematika të zgjatet e tejzgjatjet për

ditë të tëra, si një “ushqim mediatik e

shoqëror, derisa të dalë diçka tjetër”?!

Në të vërtetë, televizioni (nga pikëpamja

kohore), s’është veçse hallka e

fundit e zinxhirit të gjatë të

paragjykimeve të së ashtuquajturit

problem i ngritur. Ngjarja ka ndodhur,

tematika është e pranishme. Vendimet

dhe ecuria për to, nuk varet aspak nga

ajo që mediat dhe televizioni do të trajtojë.

(Me përjashtim të rasteve të

rralla kur zëri i masës ka çuar në

ndryshimin e rrjedhës së një problemi.)

Duket sikur fundi (zgjidhja sido që të

jetë) është i paracaktuar, përpos dilemave,

ideve apo zgjidhjeve që këto

mekanizma (media dhe televizioni) u

kanë dhënë.

Ndoshta e vërteta është se

KUR DO TË RRESHTIM SË

PARAGJYKUARI?!

gazeta të mundëson një përthellim më

të madh në krahasim me televizionin;

një rubrikë e përjavshme ofron një

mundësi më të madhe reflektimi lidhur

me çështjet që duhen trajtuar, ndërsa

koha e shtrënguar televizive s’krijon

mundësi për një mendim më të thellë.

Po, kjo është e vërtetë! Por në të dyja

format e trajtesës (si në media dhe në

TV), jemi të prirur vetëm të fyejmë, të

gjykojmë e të zhvlerësojmë.

Thelbi i gjithë kësaj është se,

përpos mënyrës së të menduarit dhe

përdorimit të mjeteve të komunikimit

masiv, ne jemi një shoqëri

paragjykuese. Që kurrë s’kënaqemi.

Që vetëm përbaltim çdo iniciativë,

vetëm e vetëm se kështu jemi gatuar

në thelb.

Ndoshta sepse ekziston një

hendek shumë i madh midis kulturës

së lartë dhe asaj të ulët, sipas shtresave

shoqërore?! Jo, kurrsesi.

Kjo, sepse nuk ndryshojmë dot! T’u

hapim portën vlerave dhe të dalim nga

guaska. Të shohim, të lexojmë dhe të

mbushim kohën me pasuri gjykimi,

kritike dhe (ri)interpretimi.

Dhe përgjigjja është: fluksi i gjithçkaje

të trajtuar në median e shkruar dhe

televizion përcakton sistemin tonë të

gjykimit ose, thënë më troç, është

modeli i jetës shoqërisht mbizotërues

me të cilin pajtohemi.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!