20.07.2016 Views

Infocom Albania Magazine 08/2016

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

INTERVIEW

Do të bëhemi lojtarë të konverguar komunikimi në

Shqipëri dhe jemi shumë të përkushtuar në investime

të mëtejshme infrastrukturore, për të përmbushur

plotësisht nevojat dhe kërkesat e të gjithë klientëve

tanë.

parët, të cilët prezantuan shërbimin 3G, duke pasuar

me HD Voice dhe vetëm 4 vite më vonë ishim

sërish të parët në prezantimin ve fjalës së fundit të

teknologjisë, rrjetit 4G/4G+, në një kohë me shumë

vende të zhvilluara të Evropës.

Vodafone ka ndërtuar rrjetin më të gjerë dhe të

modernizuar nëpërmjet investimeve serioze, me një

shumë, e cila arrin 500 milionë Euro, 70 milionë të të

cilave, vetëm për sigurimin e spektrit.

Një vit më parë, prezantuam shërbimin M-Pesa, për

t’i lejuar klientëve tanë dhe personave pa llogari

bankare, të kryejnë transaksione bankare nëpërmjet

telefonave të tyre, ngado dhe kurdo. Ata tanimë

mund paguajnë fatura, mallra, të rimbushin llogaritë

celulare, të marrin para nga të afërmit e tyre jashtë

vendi nëpërmjet IMT (International Mobile Transfers)

në një mënyrë mjaft të sigurtë dhe të përballueshme

financiarisht, pa patur nevojën e aksesit në një llogari

bankare.

Ne do të vazhdojmë të prezantojmë shërbime dhe

produkte inovatore për tregun dhe klientët tanë. Besoj

se në 4 – 5 vitet e ardhshme Vodafone do mund

të sjellë 5G në Shqipëri, por është e rëndësishme

të kuptohet se duhet të krijojmë dhe mirëmbajmë

një ambient, i cili mbështet strategjitë afatgjate të

investitorëve të huaj seriozë si Vodafone.

A keni në plan të hyni në tregun e rrjetit fiks?

Bota po përjeton një rritje të madhe të trafikut të të

dhënave, shpejtësisë dhe ndërlidhjes së pajisjeve inteligjente.

Shqipëria nuk është shumë ndryshe. Tregu

ynë ka mirëpritur teknologji të reja dhe po ndjekim

tendencat botërore, duke qenë të sigurtë se në

vitet në vazhdim do të shohim një rritje të madhe të

kërkesës për të dhëna nga tregu shqiptar. Vodafone

Albania po shqyrton mundësitë për të investuar më

shumë në rrjetet dhe teknologjitë e të dhënave,

duke përfshirë edhe investimet në infrastrukturën

e rrjetit fiks, çka jo vetëm do të sjellë shpejtësi dhe

volum më të lartë të dhënash, por edhe produkte

cilësore si ‘triple’ dhe ‘quad play’.

Çfarë mendoni për “e-skills” në Shqipëri? A ka në

plan Vodafone për të nxitur edukimin digjital në

vend?

Digjitalja është çelësi me të cilin realizojmë objektivat

e biznesit tonë, në të tashmen dhe të ardhmen. Në

2 vitet e fundit, jemi fokusuar shumë në promovimin

e e-skills në Shqipëri, si për punëdhënësin sikurse për

të rinjtë me perspektivë në fushën ICT. Vodafone

peshon mundësitë që Digjitalja ofron dhe do të

pozicionojë veten si lider në këtë fushë.

Ndër projektet tona të brendshme është “Digital

Company Digital People”, e cila fokusohet në 3

fusha kyçe, respektivisht për mënyrën se si klientët

tanë përjetojnë Vodafone nga ana digjitale, mjetet

për kryerjen e punës në mënyrën më efiçente nga

njerëzit, si dhe mjete për të përmirësuar punonjësin

dhe menaxherët duke digjitalizuar proceset

e brendshme të Burimeve Njerëzore. Duke patur

akses në mjetet më të mira, sistemet dhe proceset

krijojnë një ambient ku ne ndihemi me pasionantë,

të përfshirë, të mbështetur dhe të lirë për t’u shërbyer

sa më mirë klientëve tanë.

Gjatë vitit të fundit, kemi ofruar edukim digjital për

të gjithë punonjësit tanë, nëpërmjet akademive

online, të profilizuara për nevojat dhe karakteristikat

e punës së tyre, më synim zhvillimin e mëtejshëm

profesional.

Kemi prezantuar shërbime dhe aplikacione të ndryshme

për fusha të shumta. Këtu jam i lumtur të përmend,

prezantimin e suksesshëm të M-Pesa, një

zgjidhje për pagesa celulare, e cila po ndihmon në

përfshirjen dhe edukimin financiar në Shqipëri.

Ne gjithashtu prezantuam aplikacionin për e-books,

ku shqiptarët mund të zgjedhin të lexojnë libra qoftë

në anglisht apo shqip, nga një listë e gjatë të disponueshme

në platformë. Po planifikojmë në zgjerimin

e këtij aplikacioni dhe prezantimin për herë të

parë të librave zanorë, të cilat do t’u lejojnë shqiptarëve

të dëgjojnë librat e tyre të preferuara. Për

më tepër, zhvilluam edhe aplikacionin “Tirana Ime”,

nëpërmjet së cilës, qytetarët e Tiranës, do mund të

gjejnë me telefonin e tyre inteligjent, informacion

në kohë reale për trafikun rrugor, transportin urban,

turizmin, etj.

Edukimi i shqiptarëve në përdorimin e teknologjisë

në jetën e tyre të përditshme, po bëhet gjithnjë e më

e rëndësishme. Ndaj, si Vodafone do të vazhdojmë

të rrisim ndërgjegjësimin dhe promovimin për TIK, si

një aftësi për arsim profesional.

6

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!