07.08.2017 Views

VOTRA_nr4_finale

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

popull sa Kisha Ortodokse Serbe.

Ia vlen të vihet në dukje se koncepti

i kombësisë nuk ekzistonte në atë

kohë dhe njerëzit zakonisht bashkoheshin

rreth një kishe, mbreti

apo princi. Në krahasim me Kishën

Katolike Romake, Kisha Ortodokse

Serbe ishte kolonizuese dhe në

përgjithësi shumë më strikte. Në

875, peshkopi metropolit i Praevalis

u transferua nga Shkodra në Doklea,

e cila tashmë kishte një popullsi

të përzierë dhe kishte marrë emrin

Zeta. Doklea (apo Zeta) ishte ende

nën juridiksionin e dinastisë serbe,

por sundohej nga kryepleq të zonës;

një prej tyre ishte Gjon Vladimiri apo

Jovan Vladimir (në sllavisht) i fisit

Nemania.

Gjon Vladimir (990–1016) ishte

princi i Dokleas dhe principata e tij

përfshinte territorin e Krajës (vendi i

tij më i preferuar dhe ndoshta edhe

vendlindja) përgjatë bregut jugor

të Liqenit të Shkodrës, Vladimirin e

sotëm apo Katerkollën (katër Kolat,

që përfaqësojnë katër Shenkolla

apo kisha të Shën Nikolas në atë

krahinë), Shasin dhe Ulqinin. Historia

e tij është magjepsëse —i shpallur

si nga shqiptarët ashtu edhe nga

serbët si shenjti i tyre; historia e tij

është pjesërisht e vërtetë e pjesërisht

legjendë, ashtu si është bërë

edhe pre e falsifikimit duke e bërë

edhe më tërheqës dhe intrigues.

Gjon Vladimiri erdhi në pushtet si

princi i Dokleas, të cilën e sundoi

nga viti 1016 prej kryeqytetit të tij

Scutari (Shkodra). Ai u shfaq gjatë

luftës së stërzgjatur mes Bizantit

dhe Carit Samuel të Perandorisë

Bullgare, i cili e burgosi. Fati i tij

në robëri është subjekt i një prej

tregimeve më romantike të letërsisë

së hershme bizantine—historia

e Vladimirit dhe Kosarës—një

gojëdhënë e treguar në Kronikën

e Priftit të Dokleas. Sipas historisë,

vajza e Samuelit ra në dashuri me

të burgosurin e pashëm dhe iu përgjërua

të atit për dorën e tij. Ai pranoi

duke ia kthyer Doklean dhëndrit të

tij, madje duke i dhuruar edhe një

territor fqinj shtesë. Vladimiri sundoi

në paqe, duke shmangur përfshirjen

në konfliktin madhor që kulmoi me

mposhtjen e Samuelit nga bizantinët

në 1014. Pas vdekjes së Samuelit,

perandoria e tij u trashëgua nga

Ivan Vladislav, djali i , Aaronit, vëllait

të Samuelit (997–1014) që ishte

edhe sundimtari i fundit i Perandorisë

së parë Bullgare. Ivani me sa

duket nuk ia harroi kunatit animin e

tij të heshtur nga Perandori i Bizantit

dhe pas një komploti ia preu kokën

Vladimirit, në 1016, përpara një

kishe në Prespë (të Maqedonisë së

sotme) dhe e varrosi aty. Tre vjet më

vonë, eshtrat e tij u transferuan në

Kishën e Virgjëreshës së Krajës, ku

u shpall martir dhe shenjt pa ndonjë

akt në formë të shkruar. Rreth vitit

1215, eshtrat e tij u transferuan

përsëri, kësaj here në Durrës nga

Teodori (Theodor) Engjëll Komneni

nga Epiri. Aty, besimtarët, si

nga kishat e Lindjes ashtu edhe

nga ato të Perëndimit, shkonin për

ta adhuruar. Në 1381, eshtrat e

tij përfunduan në Kishën e Shën

Gjonit Vladimir, pranë Elbasanit, në

Shqipëri, e cila ishte ndërtuar për

nder të një princi shqiptar me emrin

Karl Topia. Kisha u dëmtua rëndë

në 1944 nga gjermanët, kështu që

gjithçka që ka mbijetuar dhe reliket

e saj, mbahen që prej vitit 1995 në

katedralen ortodokse në Tiranë,

Shqipëri. Kisha Ortodokse Serbe

e njeh si shenjtin e parë serb, që

ngre pyetjen se pse një nder i tillë

nuk i njihet Stefan Nemanias, i cili

u kanonizua vetëm në vitin 1200.

Faktet historike dokumentojnë qartazi

se ai ishte një shqiptar që i ishte

bashkuar Kishës Ortodokse Serbe.

Gjithsesi, duket se Gjon Vladimiri

ishte një princ i mirë, një patriark i

mirë, dhe një njeri i mirë i cili ende

adhurohet në Shqipëri dhe në Malin

e Zi, si dhe mbetet shenjti mbrojtës i

Tivarit (Barit). Shqiptarët në Shqipëri

dhe në Malin e Zi (Kraja, Ana e Malit

dhe Ulqini) festojnë 22 Majin si ditën

e Shenjtit të tyre të dashur.

Në 1242, një hordhi mongolësh,

duke rendur me kuajt e tyre të shpejtë

nga Azia qendrore arritën në

muret e Kalasë. Pas një rrethimi të

pasuksesshëm, mongolët vendosën

të braktisnin planin e tyre për të

pushtuar Ulqinin dhe u hakmorrën

duke shkatërruar tërësisht qytetin

episkopal fqinj të Svaçit (Shas) duke

vrarë pothuajse të gjithë banorët e

tij.

Rënia e Carit serb Stefan Dushani

simbolizoi shpërbërjen e Perandorisë

Serbe dhe precipitoi ngritjen e

principatave të tjera, sidomos asaj të

Dokleas. Balsha I u bë princi i Dokleas,

i cili me ndihmën e vëllezërve

të tij dhe të krerëve feudalë shqiptarë

eliminoi sundimin e Bizantit dhe

të serbëve ortodoksë në Shqipërinë

veriore dhe qendrore. Brenda pak

kohe, familja Balsha vuri nën sundimin

e saj Dalmacinë, shumicën

e Maqedonisë bashkë me Selanikun,

si dhe pjesën më të madhe të

Shqëipërisë së sotme, ndërsa për

VERË 2017 VOTRA magazine.com 13

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!