ditshme ku sigurisht në kompaninë tuaj keni të punësuar edhe shqiptarë veç të huajve. Çfarë duhet të përmirësojmë? Në kompani, rregullat janë të njëjta për të gjithë dhe sigurisht që është kënaqësi të punosh me bashkëkombësit e tu në një vend të huaj, por duhet të mësohemi të jemi më të përkulur ashtu siç thotë edhe Fan Noli “Ne jemi një komb i ftohtë ku secili mendon për veten e vet..” dhe kjo sipas meje duhet të ndryshojë që të ecim përpara si komb. Ndalemi pak te familja si gjëja më e shtrenjtë në jetën e gjithsecilit prej nesh. I ngacmuar nga stafi i revistës “Votra” për marrëdhënien me bashkëshorten, 91-vjeçari Mustafë Elezi përgjigjet me buzë në gaz se: Kam qenë pak i vështirë si burrë, por ama kam qenë i drejtë në familje, ndërsa për fëmijët baba Mustafë u është mirënjohës se e kanë ndihmuar duke punuar edhe pse të njomë dhe me një ngarkesë të konsiderueshme shkollore. Sot mërzitem, vijon ai, kur shoh se femra nuk ka rëndësinë që ka pasur, nuk çmohet për vlerat e saj, sepse në kohën e sotme meshkuj ka shumë, por burra pak. Ndërsa zoti Hysenaj shprehet se shqiptarët janë edhe të punës edhe të lapsit, edhe të pushkës, por ju mungon ndjenja patriotike, e cila do t’i bënte më të suksesshëm nëse do të ishte më mbizotëruese. Në një vëzhgim të profilit tuaj, vumë re jo vetëm se jeni përkrahës i së djathtës në Shqipëri, por se ju zoti Hysenaj keni qenë i pranishëm në dasmën e princ Lekës, si mendoni a ishte e realizuar plotësisht? Kjo dasem ishte një ngjarje shumë e rëndësishme, por larg të qenët një dasmë mbretërore në gjykimin tim dhe bazuar në kushtet që duhet të plotësojë një dasmë mbretërore për nga detajet, elemente, të cilat përbëjnë diferencën mes një dasme normale dhe një dasme mbretërore. Dy familje atdhetare kontribuese për çështjen kombëtare si fizikisht ashtu edhe materialisht 3 herë miq me njëri-tjetrin nisën rrugëtimin e tyre në takimin e para në Kosovë për ta vazhduar edhe sot në harmoni të plotë ashtu siç e do tradita dhe zakoni në zonat veriore. Këto ne i vumë gjatë bashkëbisedimit me dy miq të vjetër tropojanë. Shqipëria ishte e pranishme, në veshjet popullore, në martesat e fëmijëve të tyre etj. Vlen për t›u theksuar fakti se edhe pse larg atdheut, këto dy familje ndoqën karakteristikat e një dasme tipike shqiptare, mënyra se si lypet vajza si përcillet për te dhëndri një dasmë që përfshin tipare që nuk i gjejmë në vende të tjera të botës. E në fakt, me të trokitur në derën e kësaj familjeje tropojane, na përqafoi flladi i mikpritjes së ngrohtë dhe bujarisë ndaj mysafirit. Edhe pse disa pika shiu na zhvendosën nga oborri i bukur i kësaj shtëpie shqiptarësh në USA për në ambientet e brendshme të saj respekti që nga mbërritja jonë deri në ikje tregon më së miri bujarinë, fisnikërinë dhe zakonin e shqiptarit me tryezën e mbushur plot me gatime tradicionale shqiptare m›u në zemër të Amerikës. Me mikpritjen e familjes Rick dhe Shpresa Elezi, ne u ndjeme si në shtëpinë tonë dhe vumë re cilësitë e virtytet tona trashëguar brez pas brezi, duke na bërë me dije se ka pasur traditë kulture e respekt në brezat e shkuar dhe ne duhet te jemi ata që ta vazhdojmë dhe t’i çojmë para këto vlera të mira tonat duke i trashëguar te më të vegjlit tanë që janë fëmijët me qëllim që në kohët e sotme moderne të mos e kemi të vështirë të ndajmë se cila traditë është e jona dhe cila e mbjellë nga vendi ku ne kemi zgjedhur të jetojmë. 24 <strong>VOTRA</strong> magazine.com VERË 2017
Photography: Rudi Studios Grupi Rozafati Costumes: Bora Balaj design Albanian Roots event Grupi “Zëri i bilbilit” Foto: Sinan Ahmeti VERË 2017 <strong>VOTRA</strong> magazine.com 25 Votra Magazine