07.08.2017 Views

VOTRA_nr4_finale

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

dhe thuhej se e përmendte jo pa

krenari prejardhjen dhe qenien e

tij shqiptare. Identitetin e tij

shqiptar e pohoi publikisht edhe

Papa Pali VI, në letrën e tij të

botuar më 17 janar 1968 në

Romë me rastin e 500 vjetorit të

vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut

ku mes të tjerave thuhet:

“Nuk i harrojme as ato burra të

cilët ruajnë edhe fenë e tyre baraz

me përkushtimin ndaj Selisë

Apostolike për shërbim të së cilës

ato dhuruan njerëz të përmendur

për dituri dhe virtyte, ku me

kënaqësi përkujtojme paraardhësin

tonë Klementi XI nga populli

shqiptar, i cili krenohej me prejardhjen

e hershme të tij shqiptare”.

Në vitin 1701, Papa Klementi

themeloi për shqiptarët e Italisë

një kolegj në San Demetrio

Corone dhe me 1708 siguroi një

vend të përhershëm për një

student shqiptar në këtë kolegj.

Por akti më i rëndësishëm historik,

i ndërmarrë nga Papa Klementi

XI për trojet e Arbënit ishte

organizimi i KUVENDIT TË

ARBËNIT (1703), për të cilin do të

flasim veçmas. Me përkujdesjen

serish të veçantë të papës

Klementit XI, vetëm 8 vjet pas

Kuvendit të Arbënit, më 20 prill

1711 në kuvendin e Shën Pjetrit

në Montorinos në Romë, nën

drejtimin e misionarëve

françeskanë, hapet Katedra e

parë e Gjuhës Shqipe. Kur u

emërua në Seline e Shenjtë në

territorin shqiptar asokohe kishte

vetëm katër ipeshkvinj: Pjetër

Zymi arqipeshkëv në Durrës,

Pjetër Karaxhiq, ipeshkëv i Pultit,

Nikollë Vladanji, ipeshkëv i

Lezhës dhe Gjergj Teodori,

ipeshkëv i Sapës. Ai emëroi

Vinçenc Zmajeviçin në kishën

metropolitane të Tivarit, Anton

Babin në kishën e Shkodrës me

1701 dhe Marin Gjinin ipeshkëv

të Pultit, duke plotësuar kështu

selitë vakante në dioqezat

kryesore shqiptare. Basuar në

literaturën e bollshme përshkrimore,

referenciale, bibliologjike

dhe biobibliografike rreth personalitetit

dhe veprimtarisë së papa

Klementit të XI, si dhe interesin

gjithnjë në ritje për të, në fund të

tetorit të vitit 2007, Biblioteca

Oliveriana në Pesaro, realizoi

Projektin Arkivistik Albani Klementi

XI, (Progetto Archivio

Albani), në marrëveshje me

familjen Albani posaçërishit me

kontin Clemente Calstelbarco

Albani, pronar dhe kujdestar i

dokumenteve, në bashkëpunim

edhe me Ministrinë për të Mirat

dhe Aktivitetet Kulturore (Ministero

per i Beni e le Attività Culturali),

me kontributrin e financuesve

privatë. Arkivi është krijuar me

dhjetëra mijëra dokumente, pjesa

më e madhe e të cilëve të panjohur

të Giovanni Francesco-s, dhe

personaliteteve të ndryshme të

familjes Albani mes shek. XVI e

XVIII. Arkivi digjital përmbledh

tipologji të ndryshme dokumentesh:

letra konfidenciale,

urime, letra zyrtare, kronika,

kujtime, dokumente administartive

etj. Sipas një vlerësimi paraprak

mendohet se arkivi do të ketë

rreth 150 000 dokumente të

fotografuara mënyrë dixhitale, por

në gjendjen aktuale deri tani janë

të hapura për publikun dhe

studiuesit e interesuar rreth 14

000 dokumente dhe rreth 60 000

fotografi. Në këtë konteskt,

vështrimi i thelluar dhe shumëpërmasor

i Papa Klementit pret të

bëhet edhe më i pasur.

84 VOTRA magazine.com

VERË 2017

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!