07.08.2017 Views

VOTRA_nr4_finale

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Studentja Elida Loci në New York

Nga ëndërrat te përpjekjet

për t’i realizuar ato

T

ë kemi parë nëpër

pasarela, në skenë

duke kënduar

përkrah babait

tënd, duke promovuar faljen dhe

paqen. Na tregon më shumë për

veten?

Më quajnë Elida Loci dhe

jam studente në universitet e

njëkohësisht punoj si asistente në

një zyrë avokatie. Gjithashtu ushtroj

edhe modelimin, sepse moda është

pasioni im që e ushtroj më shumë

deshirë dhe i kushtoj një pjesë të

kohës së lirë.

Prioriteti im më i madh është të

mësoj. Më pëlqen të marrë dije

në fusha të ndryshme. Studioj për

Ekonomi, por pas universitetit dua të

shkoj në shkollë për avokate. Babai

im me ka futur në gjak përkushtimin

për të ndihmuar dhe për t’iu

gjendur pranë kujtdo që ka

nevojë për mua. Aktivitetin tonë

e filluam te “Shtëpia e paqes”.

Cfarë përfaqësonte

pjesëmarrja jote në

pasarelat e New York-ut?

Pjesëmarrja në pasarelat e

“Fashion week” në New York,

për mua në fillim ishte

një hobi. Më pëlqente

të shkoja në shfaqje,

po shumë shpejt

angazhimi im u

kthye në një punë

që po e bëj me

pasion të madh.

Na e tregon

idhullin tënd

dhe përse e ke

zgjedhur?

Idhulli im është Miranda Kerr, sepse

ajo përveçse ishte një prej modeleve

më të bukura dhe të sukseshme të

Victoria Secret, arriti që të formonte

kompaninë e saj të përkujdesjes

ndaj lëkurës dhe publikoi një

libër gjithashtu. Ajo është mjaft

puntore dhe e zgjuar, sa ka krijuar

perandorinë e saj në biznes.

Cila është ëndrra jote e fshehur në

sirtar?

Ëndrra ime kur kam qenë e vogël ka

qenë të bëhesha shkrimtare, sepse

kur shkruaj futem në botën time të

ëndrrave dhe me atë të shkrimeve

mund të shpreh ndjenjat e mia

lirshëm. Nganjëherë e shikoj modën

si të tillë, pasi nëpër shfaqje na bie

të mbajmë veshje të ndryshme,

nga shtete të ndryshme, veshje

tradicionale ose jo. Po çdo veshje

shpreh veçantinë e saj.

Si ka ndryshuar Elida Loci në New

York?

Qëkur kam ardhur në New York, unë

kam ndryshuar shumë.

Kur erdha, në fillim isha e re dhe çdo

gjë me dukej e pamundur, por kurrë

nuk u dorëzova për ëndrrat e mia.

Arrita të fitoj universitetin e më pas

ia kushtova një pjesë të kohës sime

modës. Dhe pse e dija se do ishte e

vështirë, vendosa të futem në botën

e bukur të artit. Jam shumë e lumtur

që e bëra këtë zgjidhje.

Cfarë kuptimi ka jeta studentore

për ty?

Jeta studentore për mua është tepër

e rëndësishme. Shkolla është gjëja

kryesore në jetën time, diçka që ia

sugjeroj çdo njeriu që njoh.

38 VOTRA magazine.com

VERË 2017

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!