07.08.2017 Views

VOTRA_nr4_finale

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Mesazhi sensibilizues nga Fjodora Fjora

për të birësuar fëmijë nëpërmjet

Komitetit të birësimit

T

eksa i kërkojmë

një prononcim,

intervistë a

mesazh sensibilizues,

përvec kohës shumë

të strukturuar në karrierë, biznes

dhe përkushtim familjar, ajo është

edhe shumë fanatike për ruajtjen

me kujdes të imazhit të të birit.

Bëhet fjalë për Fjodora Fjorën,

gazetaren shqiptare e cila ka

birësuar një djalë nga shtëpia e

foshnjes “Hannah dhe Rozafa”

dhe po e rrit e vetme. U

bënë katër vjet tashmë

që Alteo është bërë

pjesë e pandashme e

saj,duke u kthyer në

motiv jete e dite. Në

një rrëfim emocionues

për ne, ajo

thotë se nëse do

të kishte mundësi

ekonomike dhe

fizike do ta merrte

sërisht guximin për

të birësur fëmijë të

tjerë, t’iu dhënë atyre

mundësinë e një jete

më të mirë. Fjodora u bën

thirrje të gjithë çifteve me

mundësi financiare, të gjithë

çifteve pa fëmijë dhe pse jo vajzave

apo djemve single ta marrin

pa frikë një hap të tillë, sepse jo

vetëm që do t’i ofrojnë një krijese

të pafajshme ngrohtësi familjare

dhe kushte më të mira jetese, por

do të ndryshojnë edhe jetën e tyre

katërcipërisht duke marrë mbrapsht

dashuri pa kushte.

“ Me Alteon është gjithcka ndryshe,

mendoj ndryshe, flas ndryshe

dhe jetoj ndryshe. Tashmë

çdo vendim e marr në baze të

djalit tim. Unë po e rris e vetme,

por po mundohem me të gjitha

mundësitë që ai të mos e ndiejë

mungesën e një babai në shtëpi.

Fati deshi të na bashkonte

përgjithmonë, sepse u dashurova

me të që

në takimin

e parë. Dhe sot që në jetën time

është Teo, them me bindje që nuk

e kisha ditur kuptimin e vërtetë

të jetës. Kthehem shpesh në

shtëpinë e foshnjes ku ne të dy u

takuam për herë të parë. Atje ka

aq shumë ëngjëj që meritojnë një

mundësi për një jetë më të mirë,

për të ndier dashuri prindërore,

për një të ardhme më të sigurtë.

Atje duhet të shkojë çdokush,

qoftë edhe për punë vullnetare,

qoftë edhe një herë një jetë, por

duhet ta shihni realitetin në sy. Në

një vend të vogël si Shqipëria,

unë e kuptoj që ka paragjykime,

barriera të mëdha, etiketime pa

sens apo veçime shoqërore, por

unë në rrugën time me Teon

nuk kam hasur asnjë të tillë.

Madje edhe pse sot kanë

kaluar pothuajse katër

vjet, ka ende njerëz që

më ndalojnë në rrugë

dhe më përgëzojnë

për vendimin,

ndonëse unë nuk e

kam bërë kurrsesi

për tu dukur

apo për tu marrë

shembull. Kjo

është edhe arsyeja

pse shpesh refuzoj

të flas në media

për këtë temë. Ndaj

përmes këtij mesazhi

dua t’ju bëj thirrje të gjithë

atyre që duan, kanë mundësi

financiare dhe fizike, apo për

arsye biologjike nuk mund të jenë

natyralisht prindër, të mos ngurrojnë

dhe të mos ngrenë barriera

në vetvete. Komiteti i Birësimit, një

institucion mjaft serioz, që unë i

jam shumë mirnjohëse do ta bëjë

edhe më të thjeshtë punën tuaj. Le

ta shfrytëzojmë potencialin tonë

sot, për një Shqipëri më të mirë

nesër”

30 VOTRA magazine.com

VERË 2017

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!