03.10.2017 Views

1st Infocom Magazine (April 2016)

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Evidentimet kryesore të studimit

Cisco Connected World Technology

Report (CCWTR)

Projektet “Big Data”, Mundësi të Mëdha,

Prioritet Parësor

Projektet “Big Data” mund të ofrojnë një avantazh

konkurrues për ata që mund të shfrytëzojnë të

dhënat në mënyra të reja dhe krijuese.

• Në nivel botëror, 60% e të anketuarve u shprehën

se besojnë që projektet “Big Data” mund të

ndihmojnë kompanitë dhe vendet për të

përmirësuar vendimmarrjen dhe konkurrencën

botërore, ku të anketuarit në Kinë (90%), Meksikë

(85 %), Indi (82%), Brazili (79%) dhe Argjentinë (78%)

deklarojnë më të sigurt në lidhje me avantazhet e

projekteve “Big Data”.

• Mbi dy të tretat e drejtorëve IT pajtohen me faktin

se projektet “Big Data” do të jenë një prioritet

strategjik për bizneset e tyre në vitin 2015 dhe

për pesë vitet e ardhshme. Përqindje të larta u

shënuan në Argjentinë (89%), në Kinë (86%), në

Indi (83%), në Meksika dhe Poloni (78% të dyja).

• Për çfarë ju duhen? Më shumë se një e treta

(38%) deklaruan që edhe pse kanë një zgjidhje

“Big Data” u nevojitet një plan strategjik për të

shfrytëzuar mundësitë e ofruara nga projektet

“Big Data”.

Pengesat në përftimin e informacionit dhe

krijimin e vlerës

Drejtorët IT shprehen se ekzistojnë shumë pengesa

për adoptimin e zgjidhjeve “Big Data” ku siguria

renditet sërish e para duke u ndjekur nga buxheti

dhe stafi.

• Më shumë se një në katër e të anketuarve në

nivel botëror (27%) deklaruan se siguria e të

dhënave dhe menaxhimi i riskut janë një burim i

madh i shqetësimit. Nga ato që deklaruan, masa

e madhe e të dhënave, numri i metodave të

aksesit tek të dhënat dhe mungesa e burimeve

financiare për sigurinë renditen ndër arsyet

kryesore për të cilat siguria e të dhënave në

projektet “Big Data” është një sfidë e madhe.

• Shqetësimi në lidhje me sigurinë ishte më i fortë

në Kinë (45%), në Indi (41%), në SHBA (36%) dhe

në Brazili (33%).

• Mungesa e burimeve financiare (16%) e kombinuar

me mungesën e kohës për studimin e projekteve

“Big Data” (14%) u përmendën si pengesat

kryesore nga një e treta e të anketuarve.

• Pothuajse një në katër e të anketuarve (23%)

deklaroi mungesën e mjaftueshme të personelit

IT (13%) ose kualifikimin e stafit për projektet “Big

Data” (10%), si çështje kryesore, veçanërisht në

Japoni (31%) dhe Brazili (30 %).

Projektet “Big Data” pritet të nxisin investimet

në sektorin e Informatikës

Më shumë se tre nga katër e të anketuarve në

degën e Informatikës (78%) besojnë se projektet “Big

Data” do të ndikojnë tani si dhe në të ardhmen në

buxhetet e kompanive të tyre që kanë të bëjnë me

aktivitetet IT për shkak të kërkesave të teknologjisë,

personelit dhe kualifikimit.

Më shumë se gjysma e të anketuarve presin që

13

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!