03.10.2017 Views

1st Infocom Magazine (April 2016)

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

tek Digital TV dhe fillon dalë ngadalë duke fituar

betejat e dominimit në këtë Botë të Re të evolucionit

teknologjik dhe inovacionit.

Teleshikuesi përdori armën kryesore “internetin” për

t’u ritakuar me miqtë dhe familjen, për të ndarë

njohuritë e tij me pjesën tjetër të komunitetit, për të

gjetur përmbajtje argëtuese dhe për të shprehur

ndjenjat dhe mendimet e tij. Por ndërkohë, ai ishte

transformuar në Telepërdoruesin e Superfuqishëm

që mund të prodhojë dhe të ndajë materialet e tij,

të përhapë mesazhet e tij në të gjithë Botën e Re

dhe t’i paraqesë kërkesa Operatorëve Televiziv dikur

të famshëm dhe të fuqishëm.

Problemi qëndron se nuk ishte e lehtë për Operatorët

të kuptonin qëllimet, nevojat apo preferencat e tij,

as për të kuptuar pse Telepërdoruesi i Superfuqishëm

varej aq shume nga arma e tij (interneti).

Sfida për Tregun

Ndryshimi në tregun e telekomunikacionit ndjek

përhapjen e gjerë të internetit dhe perspektivat e

reja që solli tek praktikat e biznesit dhe sjelljes në

shoqëri.

Modeli hibrid i funksionimit të tregut televiziv

transformohet në përputhje me mundësitë dhe

alternativat gjithnjë e në rritje të teknologjisë sa

i përket prodhimit, shpërndarjes dhe cilësisë së

audios, videos, imazhit, por edhe mënyrën se si ajo

përcakton sinergjitë, kanalet e reja/rrjetet si dhe

mediat e reja.

Tashmë aksesi në burimet e informacionit, argëtimit

dhe komunikimit është më i lehtë dhe i drejtpërdrejtë,

ndërsa ...opsionet e mundshme janë aq shumë sa që

vështirë se dikush i referohet mediave të komunikimit

masiv.

Sfida e tregut të telekomunikacionit është të arrijë

të kombinojë element bazik audio, video dhe të

dhëna për të krijuar përvoja të reja emocionuese

për përdoruesit dhe jo vetëm të ofrojë produkte dhe

shërbime të reja.

Elementet kryesore janë: përmbajtja, komunikimi

dhe komunitetit.

Në mënyrë të ngjashme, suksesi i aplikimeve

elektronike formon një të ri më të reja modele

dhe përdoruesit e trajnuar teknologjikisht nuk janë

më të varur nga kufijtë ekonomik, gjeografik ose

shoqërorë.

23

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!