03.10.2017 Views

1st Infocom Magazine (April 2016)

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

EDITORIAL

Shqipëria hyn

në ekonominë

digjitale

Botimi të cilin mbani në duar, është përpjekja e

stafit redaktues të BiZZ.al për të kontribuuar në

transformimin digjital të vendit.

Tanimë, dihet se ekonomia botërore po kthehet në

digjitale. Proceset e prodhimit, tregtia, transporti,

administrimi, qarkullimi i parave, bazohen kryesisht

në Teknologjinë e Telekomunikacionit dhe

Informacionit.

Përhapja e teknologjive digjitale në të gjitha

fushat, po rritet vazhdimisht dhe adoptimi i tyre nga

bizneset, si në aspektin e brendshëm operacional

po aq edhe në nivelin e prodhimit të produkteve

dhe shërbimeve është thjeshtë çështje kohe.

Në një treg global që transformohet me shpejtësi

të lartë, koha është një faktor kritik për ndërmarrjet

të cilat duhet të pozicionohen në kohë në tregjet

e tyre, pasi kufijtë së shpejti nuk do jenë asgjë tjetër

përveçse vija në hartë.

Agjenda digjitale e Bashkimit Evropian 2020

si dhe iniciativa për Tregun e Unifikuar Digjital,

demonstrojnë qartë vullnetin politik të Evropës për

të ecur drejt integrimit real të ekonomisë me boshte

lidhëse Telekomunikacionin dhe Teknologjinë e

Informacionit.

Tashmë, gjendet në prag "Revolucioni i 4-të

industrial" dhe vlerësimi i paraqitur së fundi në

Forumin Ekonomik Botëror të Davos vlerëson

përfitimet nga përdorimi i teknologjive digjitale në

vlerë voluminoze prej $100 trilion deri në vitin 2025.

Madje, vërehet perspektiva se transformimi digjital,

që aktualisht po përshkon horizontalisht të gjithë

sektorët e ekonomisë, së shpejti do të ketë një

ndikim më të madh në shoqëri dhe më pas edhe

në biznes, pasi efektet e kombinuara të teknologjive

të reja, të tilla si “Mobility”, “Cloud”, “Internet of

Things” dhe “Big Data Analytics”, gjeneratat e reja

të “Digital Natives” do jenë gati për të jetuar në një

mjedis të ri digjital dhe për të krijuar brenda tij.

>> INDEX

4 Ritme të shpejta rritjeje për

renë (Cloud)

Renditet ndër prioritetet e para të

kompanive që investojnë në këtë

sektor.

6 70% e popullsisë botërore

do të përdorë telefonat

inteligjent “smartphones”

deri në vitin 2020

10 Vodafone M-PESA, në pak

muaj me më shumë se

110.000 klientë

12 Projektet “Big Data”:

Mundësi të mëdha, Prioritet

Parësor

Studimi botëror i kompanisë Cisco

del në përfundimin se projektet

“Big Data” lidhen me avantazhin

konkurrues.

16 Piro Xhixho

Zhvillimet në tregun e

telekomunikacionit

20 Evropa do të “qëndrojë” në

epokën e bakrit

Sipas studimit të Point Topic

22 Nga Teleshikuesi i Panjohur

tek Tele-Përdoruesi i

Superfuqishëm!

Transformimi i televizionit nëpërmjet

Internetit.

26 Një sinjal më i mirë,kudo

dhe kurdo që ti do

ndodhesh në Tiranë!

3

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!