03.10.2017 Views

3rd Infocom Magazine (December 2016) - Security World Issue

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Cloud Security Threats • Cisco Annual Security Report 2016 • Zhvillimet në sistemet e alarmit

.al

www.securityworld.al

10-12.2016 • Botimi 1

Konvergjenca ndërmjet

Sigurisë fizike dhe IT

Konvergjenca e pashmangshme e përfolur prej vitesh

në fushën e teknologjisë së informacionit

Β0110-12.2016

Contents

4 EDITORIAL

Kultura e re e sigurisë dhe roli kritik i përgjegjësit të sigurisë

12

6 NEWS

Urat Digjitale për shqetësimin e qytetarëve

10 COVER STORY

Konvergjenca e pashmangshme ndërmjet Sigurisë Fizike dhe

Teknologjisë së Informacionit (IT)

Konvergjenca është përfolur prej vitesh në fushën e teknologjisë së informacionit

12

CYBER SECURITY

14 “Kaspersky Lab” raporton një rritje të konsiderueshme të Spame-ve

dashakeqëse nëpër emaile në çerekun e parë të 2016

16 Njohja e katër benefiteve të DLP-së për ndërmarrjet

12

PHYSICAL SECURITY

23 10 Këshilla për të zgjedhur sistemin e duhur të video survejimit

TECHNOLOGY

26 Një Data Center i qëndrueshëm ka rëndësi të veçantë…

28 Zhvillimet në sistemet e alarmit

Çfarë të rejash duhet të presim!

12

CYBER SECURITY

32 Cloud Security Threats

Problematikat dhe Veprimet

12

34 Cisco Annual Security Report 2016

TECHNOLOGY

36 Bota e Integruar

BIZZ shpk

THE 360 o MEDIA Co

www.bizz.al | info@bizz.al | tel.: +355693540000

www.securityworld.al | www.asf.al | www.infocomalbania.com

3

Β0110-12.2016

Editorial

Kultura e re e sigurisë dhe roli

kritik i përgjegjësit të sigurisë

Botimi i parë periodik i revistës Security World që mbani në duar tuaja, në kombinim

me website-in www.securityworld.al si dhe me Konferencën Albanian Security

Forum - që do të zhvillohet për herë të 2-të më 14 dhjetor në Tiranë - kanë për

qëllim që të kthehen në pika referimi për zhvillimet e sektorit të sigurisë në vendin

tonë.

Të tre këto “mjete” të kompanisë BIZZ SHPK, krijojnë një kombinim të plotë dhe të

besueshëm informimi për profesionistët, por edhe për të gjithë ata që shfaqin interes

për çështjet e sigurisë në vendin tonë.

Nevoja për siguri është e domosdoshme dhe e lidhur ngushtë me cilësinë e jetës

sonë, në nivel personal, familjar dhe social, por është edhe faktori më i rëndësishëm

për mbijetesën dhe zhvillimin e ndërmarrjeve dhe organizatave.

Ndaj, revista Security World, si dhe konferenca Albanian Security Forum, i drejtohet

kryesisht të gjithë atyre që kanë vendimmarrjen dhe përgjegjësinë e menaxhimit për

sigurinë në të gjitha fushat dhe në të gjitha nivelet. I drejtohet gjithashtu, edhe atyre

që kanë një marrëdhënie të drejtpërdrejtë biznesi me fushën ose fushat si përgjegjës

ose si punëtorë në sektorin e sigurisë, në shërbimet publike dhe private apo

forcat e sigurisë, si dhe ata që marrin përsipër projektimin ose zbatimin e veprave

teknologjike të sigurisë.

Qëllimi ynë është që përmes artikujve të revistës të paraqesim një qasje mbi çështjet

e sigurisë. T’i trajtojmë ato me seriozitet dhe përgjegjësi, duke theksuar të gjitha

aspektet e menaxhimit dhe të teknologjisë, të cilat janë shtyllat kryesore në fushën

e sigurisë. Por kryesisht përpiqemi për të kultivuar një kulturë të re mbi sigurinë dhe

për të promovuar vlerat që duhet të drejtojnë këtë sektor në mënyrë që të kryej sa

më mirë rolin e rëndësishëm që ka.

.al

www.securityworld.al

4

Your BiZZness Partner

SECURITY

2nd

#asf16

Tirana International Hotel

www.asf.al

BiZZshpk AlbanianSF InfoComWorld

B0110-12.2016

News

Urat Digjitale per shqetësimet e qytetarëve

Mbipërdorimi i telefonëve mobilë apo pajisjeve të tjera

sikurse janë tabletat, ka rritur ndjeshëm dhe nevojën për

krijimin e metodave alternative për tu ardhur në ndihmë

qytetarëve. Institucione të pushtetit qëndror, por së fundmi

edhe vendor, prej vitesh po mundohen të përditësohen

me hapin e kohës, duke dixhitalizuar shërbimet publike.

Ndër rastet më të spikatura, mund të veçohen 2

aplikacionet inovative, të cilat vijnë me një funksion mjaft

specifik: fuqizimin e zërit të qytetarëve dhe përcjelljen

e shqetësimeve të tyre në mënyrë sa më efektive, në

instancat përkatëse.

Komisariati Dixhital

Komisariati Dixhital, është aplikacioni i prezantuar nga

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Fondacioni “Vodafone

Albania”, i cili do t’i shërbejë qytetarëve dhe Policisë së

Shtetit për të garantuar cilësinë e shërbimit, zbatimin e

ligjit, luftën ndaj korrupsionit si dhe për të rritur parametrat

e sigurisë publike. Ky është një shembull i suksesshëm, i

përdorimit të teknologjisë në favor të së mirës publike. Me

shkarkimin e këtij aplikacioni në celular, çdo përdorues,

mundet të raportojë në kohe reale në Policinë e Shtetit

foto, video e tekste, për rastet e dyshuara të shkeljes së

rregullave, korrupsionit, e paligjshmërisë në vend. Qytetari

mund të zgjedhë të mbetet anonim apo i identifikuar.

Gjithashtu, aplikacioni “Komisariati Dixhital”, u jep mundësi

qytetarëve të ndjekin nëpërmjet telefonit, përgjigjen apo

reagimin e policisë, për rastin e raportuar. Në kuadrin e

kësaj inisiative, në bashkëpunim me partnerin zbatues të

këtij projekti “ProTIK”, është ngritur e kualifikuar një sektor i

posaçëm pranë Drejtorisë së Policisë, që do jetë një hallkë e

rëndësishme për koordinimin e të dhënave të njoftuara dhe

ndërhyrjes së menjëhershme të forcave të rendit.

Vetëm në dy muajt e parë pas hedhjes online si një

aplikacion, i cili mund të shkarkohet falas, janë regjistruar

deri 14 mijë denoncime të formave të ndryshme, një shifër

e cila tregon qartazi për një angazhim qytetar mjaft proaktiv.

Tirana Ime

Aplikacioni “Tirana Ime” vjen për të gjithë qytetarët e Tiranës

si një udhëzues dixhital për kryeqytetin, me qëllimin e vetëm

për lehtësuar dhe përmirësuar jetën e qytetareve. I dizenjuar

në një platformë unike dhe lehtësisht të aksesueshme,

“Tirana Ime” përfshin 6 kategori të ndryshme (Trafiku,

Transporti, Ndotja, Informacion, Raportime, Turizmi), të cilat

do i vijnë në ndihmë përdoruesve të telefonave smartphone

për të marrë çdo informacion të nevojshëm në kohë reale,

kurdo dhe kudo që të ndodhen.

Në aplikacionin “Tirana ime” ndodhet dhe një bazë të

dhënash të të gjitha ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës.

Kryebashkiaku Veliaj tha se kjo është një mënyrë se si

qytetarët të dinë ekzaktësisht se çfarë shërbimesh ofron

qyteti.

Në një kohë kur kryeqyteti po ndryshon me ritme të shpejta

dhe dinamike, çdo qytetar mund të japë kontributin e tij

për t’u bërë pjesë e zhvillimit dhe përmirësimit të Tiranës.

Nëpërmjet aplikacionit “Tirana Ime”, çdo qytetar mund të

raportojë në kohë reale problematikat ose shqetësimet,

papastërtitë, ose shkeljet që has dhe stafi i bashkisë

së Tiranës, i cili ka ngritur dhe dedikuar një strukturë

këtij shërbimi, do të shqyrtojë çështjen pas marrjes së

raportimit.

6

B0110-12.2016

News

Unifikimi i siglave në uniformat e reja të Policisë së Shtetit

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, prezantoi në fillim të

muajit Shkurt, uniformat e reja të Policisë së Shtetit. Tahiri

tha se uniformat e reja janë një tjetër hap drejt modernizimit

të policisë.

“Kemi parë uniforma pa identitet. Kjo është një ditë e

shënuar për Policinë e Shtetit, pasi nuk do të ketë më

uniforma kaotike, ku disa janë me sigla tradicionale dhe disa

me sigla moderne apo një miks, tashmë uniformat do të

jenë uniformizuar me siglat përkatëse”, tha Tahiri.

Uniforma e Policisë Rrugore do të ketë ngjyrë jeshile, ajo

e Rendit do të jetë ngjyrë blu, ndërsa efektivët e repartit

“Shqiponjat” do të kenë uniformë në ngjyrë portokalli.

Ministri Tahiri tha se simbolet kryesore të Policisë së Shtetit

do të jetë shqiponja dhe përkrenarja e Skënderbeut, të cilat

do të ndërthuren dhe me shenjat karakteristike të vendit

tonë dhe me ngjyrën e kuqe.

Ministri theksoi se për stilimin e uniformave të reja është

mbajtur parasysh fakti që ato duhet të kenë karakteristika

e dallueshme dhe të jenë të pangatërrueshme, pasi publiku

duhet të identifikojë menjëherë punonjësin e policisë dhe

gradën që ai mban.

Videokamerat e trupit për Policinë e Shtetit

Kamerat në trupin e punonjësve të policisë janë tashmë

në testim prej disa kohësh. Ato nuk janë thjesht një risi

teknologjike, ato janë një mjet që pritet të garantojnë një

marrëdhënie korrekte sa i takon respektimit të ligjit mes

uniformave blu dhe qytetarëve.

Kamerat janë operative gjatë gjithë kohës. Policët nuk

mund t’i heqin ato nga trupi dhe përmbajtja e tyre është e

kontrollueshme në çdo kohë.

Pajisja me kamera trupore e punonjësve të policisë synon jo

vetëm të rrisë përgjegjshmërinë e uniformave blu, por më

kryesorja të shmangë korrupsionin.

Në kamera shihen qartë të dhënat e datës dhe orës, si dhe

numri i identifikimit, që i korrespondon makinës, turnit dhe

oficerit përkatës.

Fillimisht do të jenë mbi 2 mijë punonjës të Policisë së

Tiranës që do të pajisen me kamera trupore, por synimi i

projektit është që të shtrihet në mbarë vendin.

Kamerat në trupat e efektivëve shikohen si një garanci

më shumë për zbatimin e proçedurave standarde dhe

respketimin e të drejtave të njeriut, pasi ndër vite Policia

e Shtetit është akuzuar për arbirtaritet dhe standarde të

dyfishta në dëm të qytetarëve.

8

B0110-12.2016

Cover Story

Konvergjenca e pashmangshme

ndërmjet Sigurisë Fizike dhe

Teknologjisë së Informacionit (IT)

Konvergjenca është përfolur prej vitesh në fushën e teknologjisë së informacionit

onsiderohej mbivendosja e telekomit me

K

rrjetin kompjuterik. Gjithsesi një formë

e re konvergjence ka filluar të shfaqet në

vitet e fundit dhe bëhet fjalë pikërisht për

konvergjencën e sigurisë kibernetike dhe

sigurisë fizike. Dizajni i ri i rrjeteve me IP, lejon rrethimin dhe

mbylljen e telefonisë si dhe sistemeve kritike të bizneseve,

sëbashku me CCTV si dhe sisteme të tjera të sigurisë, të

cilat lejojnë aksesin fizik nëpër ndërtesa.

Të sjellurit e ekipeve specialiste sëbashku, është

në interesin e të gjithëve

Duke përdorur të njëjtën infrastrukturë për sistemin e

aksesit fizik dhe informatik, përfitime të shumta mund të

vijnë për një sërë departamentesh, duke kursyes sasi të

konsiderueshme buxheti. Këto sisteme gjithashtu do mund

të përshtaten më mirë ndaj nevojave specifike të klientit.

Mike Gillespie, drejtuesi i “Advent IM”, kompani konsulence

mbi sigurinë, shprehet se ideja e konvergjencës në dukje

është mjaft tërheqëse, duke konsideruar shtysën çdo ditë

e më shumë të paralelizimit të sistemeve fizike me ato

kompjuterike, për arsye të uljes së kostove dhe rritjes së

efikasitetit.

“Sisteme fizike si CCTV p.sh., mund të manaxhohen nga

një zyrë e vetme, duke mbikqyrur imazhe nga burime të

ndryshme. Gjithsesi, këto sisteme kanë nevojë të sigurohen

në mënyrën e duhur, sikurse të shtohen në proçeset

periodike të kontrollit nga ana e ekipeve të Teknologjisë

10

së Informacionit (IT). Këto proçese përfshijnë “security

patching” sikurse përditësimin e “antimalware-ve” të

ndryshme, etj.” – thotë Gillespie.

Konvergjenca nëse realizohet, sigurisht ka qëllime të

mira dhe pozitive, por nga ana tjetër ngrihen probleme,

të cilat nuk mund të anashkalohen. Që kjo strategji të

implementohet me sukses, duhen kapërcyer sfidat e krijuara

nga sistemi e nga proçeset si dhe nga vetë njerëzit.

Ellie Hurst, Manaxhere e Marketingut për Advent IM,

thotë se ndërkohë që rreziqet kibernetike dhe ato fizike

tashmë janë konvergjuar, sistemet tona të sigurisë fizike

ende nuk kanë një njohuri të thelluar të regjimit të sigurisë

së teknologjisë së informacionit lidhur me “patching” dhe

“antimalware”. “Sistemet janë shpeshherë të rrjetëzuara dhe

sapo largohesh nga një pozicion gjeografik për tu futur në

hapësirën kibernetike, çdo gjë ndryshon,” – shprehet ai.

“IT ka një rol për të luajtur në sigurimin e sistemeve

fizike, pasi është maturuar dhe kupton natyrën ciklike të

përditësimit të sistemit dhe konfigurimit të sistemeve të

manaxhimit. Sistemet fizike mund të përfitojnë nga ky

maturim, ndërsa maturohet vetë në fushën e hapësirës

kibernetike dhe më tepër sisteme lidhin rrjetet e kompanive

në hapësirën e kibernetike,” – thotë Hurst.

“Gjithashtu do jenë të aftë të bashkëpunojnë në platformat

e vlerësimit të rrezikut për të ndihmuar në vendimmarrjen

nëse është e sigurtë për ta që të bëhen pjesë e rrjetit, pasi

një zgjidhje tjetër mund të jetë më e preferueshme apo

elastike.”

Kujdes mungesën e kapaciteteve

Një tjetër problem lind lidhur me mungesën e kapaciteteve

dhe jo pikërisht aty ku prisni të mungojë, sipas Martin Grigg,

Konsulent “Senior” për Sigurinë në “PTS Consulting”.

Ai thotë se konvergjenca e teknologjisë së informacionit dhe

asaj të sigurisë, nuk ka krijuar një mungesë kapacitetesh, por

nevoja për role manaxhuese, mund ta shkaktojë pikërisht

këtë problem. Aftësitë e nevojshme, për manaxhimin dhe

shpërndarjen e qartë të çdo pune, zakonisht mbahen nga

njerëz të profileve të ndryshme.

“Për këtë arsye, IT dhe Manaxherët e Sigurisë kanë

pikëpamje të ndryshme lidhur me rreziqet e ndryshme,

çka është e kuptushme, duke konsideruar që rreziqet fizike

janë të një natyre plotësisht ndryshe nga ato virtuale,” –

shpjegon ai.

“Mundësitë janë që ngjarja e rradhës e madhe do të jetë një

sulm i dyzuar mbi sigurinë fizike dhe atë kibernetike. Ditët

e kriminelëve të kohërave të vjetra kanë kaluar. Grabitja e

famshme e “Hatten Garden” në Londër, ishte e pazakontë,

gjykuar nga përqasja e saj e thjeshtë. “Të këqinjtë” po

dyzojnë rreziqet, ndaj “të mirët” duhet të përgjigjen më të

njëjtën monedhë.”

Sipas Grigg, konvergjenca e këtyre roleve ka shumë

kuptim, por sfida lidhet me adaptimin e eksperiencës nga

të dy fushat dhe shkrirjen e saj në një individ të vetëm në

pozicion manaxherial.

“Problemi thellohet nga rreziqet gjithnjë e në ndryshim, me

të cilat kompanitë përballen. Kjo do të thotë që studimi

akademik nuk mund të jetë zgjidhja e vetme.”

“Manaxheri i Sigurisë” në të ardhmen do duhet të ketë

një formim të konsoliduar mbi rreziqet, dobësitë dhe

vlerësimet e rreziqeve krah njohurive për mbrojtjen fizike

dhe kibernetike. Atyre gjithashtu do u duhet të rishikojnë

në mënyrë periodike situtatën, për tu përditësuar me

ndryshimet e pashmangshme të rreziqeve që u kanosen.”

– shprehet Grigg.

Të flasësh gjuhën

Mbase suksesi mund të arrihet vetëm kur çdo ekip të flasi

gjuhën teknike të të tjerëve, për të kuptuar sa më mirë

problemin.

“Specialistët e sigurisë fizike nevojitet të rrisin aftësitë dhe

të kuptojnë si të bëjnë një vlerësim gjithëpërfshirës të

rrezikut; si të trupëzojnë rrezikun kibernet me asete fizike.

Ata kanë nevojë të flasin gjuhën e specialistëve të sigurisë

së teknologjisë së informacionit si dhe duhet të jenë më të

përfshirë në objektivat e biznesit.” – thotë Gillespie.

11

B0110-12.2016

Cover Story

“Ata kanë nëvojë të bashkohen me një grup më të madh

në vlerësimin e rrezikut për korporata, duke qenë më të

shkathët përderisa rreziqe, të cilat vijnë nga hapësira

kibernetike po evolojnë shumë më shpejte se rreziqet fizike.

“Gjeografia” tradicionale e sigurisë fizike po zvolgëlohet

dhe mjegullohet dita ditës. Rreziqet mund të vijnë nga një

dron fluturues ose nga ana tjetër e Botës, por mund të

shkaktojnë katastrofa të mëdha.”

Çipat “Radio Frequency ID” dhe njohja e tipareve të

fytyrës: teknologji të cilat do mund bashkojnë askesin në

asete fizike dhe të teknologjinë e informacionit.

• Kartat e Identitetit me teknologjine e ID me

Radiofrekeuncë, janë përdorur për shumë vite për të

siguruar aksesin në ndërtesa si dhe rrjete kompjuterike.

Por karta të tilla, dalëngadalë po shndërrohen në relike të

së kaluarës së sigurisë fizike dhe kontrollit të aksesit. Në

ditët e sotme, punonjësit kërkojnë një eksperiencë më

të shpejtë dhe të thjeshtë, pa patur nevojë të rrëmojnë

nëpër çanta.

• Por më përmirësimin e pajisjeve hardware kompjuterike

këto 10 vitet e fundit, njohja e tipareve të fytyrës

konsiderohet e ardhmja sa i përket sigurimit të aksesit në

asete fizike apo të teknologjisë së informacionit.

• Teknologjia e njohjes së tipareve të fytyrës, ka avancuar

aq shumë deri në pikën ku laptopi juaj, i cili ka të instaluar

“Windows 10”, mund të lejojë aksesin personal nëpërmjet

një opsioni të quajtur “Windows Hello”. Ndërfaqja e bën

shumë të lehtë hyrjen në mënyrë të sigurtë nëpërmjet

biometrisë.

• Për të përdorur këtë opsion, kompjuteri juaj duhet të ketë

të instaluar kamera “Intel RealSense”. Kjo pasi veçmas

teknologjisë së një kamere të thjeshtë, përdor infrared

dhe skanera të thellësisë së objektit, pasi vetëm një fytyrë

“live” do mund t’i lejohet aksesi dhe jo p.sh. një foto.

Pse specialistët e Sigurisë Fizike kanë nevojë të

kenë njohuri për Sigurinë Kibernetike

‘Boll menduat për sigurinë kibernetike si një problem

vetëm për teknikët e informacionit, sepse nuk është e

tillë; është një problem për bizneset në përgjithësi’, sipas

ekspertit të industrisë Mike Gillespie.

Mike, i cili hyri në biznesin e sigurisë kibernetike përpara

se kompjuterat modernë të hynin në çdo zyrë, thekson

vazhdimisht që manaxherët e IT, nuk mund të pritet të

përballojnë të gjithë sulmet e ardhshme të vetëm. 40

miliardë pajisje do të jenë të ndërlidhura në 2020 dhe

nëse diçka do të ketë një kompjuter të lidhur me të, ka

mundësinë që të sulmohet. Siguria kibernetike, mbahet

si sektori me rrezikshmërinë më të lartë për sulme, sipas

kompanive të sigurimit. Gjithsesi kompanitë e mëdha nuk

kanë një strategji të qartë për tu mbrojtur. Sipas Mike, kjo

problematikë duhet ngritur në nivelet e larta drejtuese të

kompanive dhe profesionistët e sigurisë kanë një rol të

madh për të luajtur.

Profesionistët e sigurisë po ja bëjnë më të lehtë

hakerave

Në rrjetëzimin e sotëm në vendet e punës, pikëlidhjet

e dobëta në sistemet e sigurisë, i hapin lehtësisht rrugë

hakerave për të aksesuar rrjetin. “Fajtorët” në këto raste

përfshijnë: prodhuesit, të cilët shtyjnë për nxjerrjen e

produkteve të pasigurta në treg; instalulesit, të cilët lejojnë

funksionimin e sistemeve të instaluara më fjalëkalime

standarde; si dhe përdoruesit, të cilët pa dijeni, hapin rrjetin

e brendshëm, duke e lënë të ekspozuar kompaninë, ndaj

12

sulmeve të mundshme.

“Nqs ne, profesionistët e sigurisë, jemi vektori, i cili lejon

sulmin, çfarë do të thotë kjo për integritetin tonë?” – Mike

Gillespie

Llogaritja e rreziqeve nga sulmet kibernetike

Problemi është, që shumë kompani dhe organizata kanë një

model armadillo, me një guackë të jashtme shumë të fortë,

por me një guackë të butë në brendësi. Me fjalë të tjera,

sapo dikush thyen mbrojtjen e rrjetit, ka mundësi të bëjë

dëme të pakthyeshme. Çka mund të fillojë si një përqasje

shumë e thjeshtë, mundësisht një email përgënjeshtrues, më

pas hapet dhe zgjerohet në një sulm shumë më kompleks

dhe të sofistikuar derisa shumë sisteme kompromentohen.

Këto mund jenë çdo sistem apo rrjet.

Shumë klientë, me të cilët Mike është përballur, nuk kanë

llogaritur rrezikun e një sulmi kibernetik, në shumë raste,

nuk kanë qenë as në dijeni që diçka e tillë ka ndodhur.

Prandaj, nqs ata nuk e dinë ndaj sa shumë rreziqesh janë

të ekspozuar, nuk ka asnjë mundësi që ata të manaxhojnë

situatën, si pjesë e praktikave standarde të administrimit të

kompanisë.

“Mund të imagjinoni një kompani pa një shef finance?” – pyet

Mike në mënyrë retorike. ”Jo! Atëherë pse shumë kompani

nuk kanë një “Corporate Security” apo “Risk Director”?

Një sulm kibernetik mund të jetë po aq i rrezikshëm sa një

parregullsi financiare.”

Rregulloret e BE lidhur me Mbrojtjen e të Dhënave, po

ndryshojnë sëbashku me penalitetet për kompromentimin

e të dhënave, të cilat ekspozojnë informacione personale,

duke rezultuar në gjoba deri në 4% të xhiros globale. Ky

fakt, duhet të jetë i mjaftueshëm për të bërë kompanitë të

marrin situatën më seriozisht.

Hakimet e jetës reale

Një arterje kryesore e rrjetit kombëtar rrugor izraelit,

u mbyll pasi sistemi i kamerave CCTV u sulmua nga një

“Trojan Horse”.

Një mulli çeliku në Gjermani, nuk ndalonte dot së punuari,

pasi hakerat kishin aksesuar sistemin e kontrolit të mullirit

nëpërmjet emaileve të infektuara.

Vetëm javën e kaluar, Gjermania raportoi për një impjant

nuklear, i cili ishte infektuar nga një “malware”.

Një impjant nuklear në Korenë e Jugut, u sulmua nëpërmjet

sistemit të tij të operimit.

Rrjeti i “Playstation” është kompromentuar 3 herë. Hakerët,

të cilët morën përsipër përgjegjësinë, u shprehen se e

ndërmorrën sulmin e 2014 vetëm sepse e kishin mundësinë

ta bënin.

Kompania Jeep, duhej të rimblidhte të gjithë makinat

e shitura, pasi dikush kishte ndërhyrë në sistemin e

manaxhimit të makinës dhe e kishte dëmtuar.

Grabitja Kibernetike e Bankave

Një grabitje e veçantë, të cilën Mike merr si shembull, ishte

një rast i kohëve të fundit, i cili përfshinte një bankë. Hakerat

ndërhynë në sistemin e CCTV dhe qëndruan të fshehur

duke vëzhguar, derisa arritën të kuptonin veprimtarinë

ditore të bankës. Më pas, keqbërësit aksesuan llogaritë

bankare, ku krijuan artificialisht lekë për të rritur bilancet

bankare. Së fundmi ata tërhoqën paratë e shtuara nga ATM,

duke lënë llogaritë bankare, në bilancet e tyre fillestare, duke

u lejuar të largohen pa ngritur dyshime të një vjedhjeje, në

të cilën banka dhe klientët e saj, nuk humbën asnjë shumë

parash.

Mjete të lira për hakera përtacë

Kërkesat bazike për të qenë një haker apo kriminel kibernet

janë më të ulëtat në histori, shpjegon Mike. Nuk ka nevojë të

jesh një IT apo të kesh njohuri të zhvilluar për kibernetikën

për të realizuar një sulm, çka ka sjellë që të ndodhin me

mijëra sulme të dëmshme çdo ditë. Madje ekziston dhe një

program, i cili mund të shkarkohet falas, i quajtur Lazy Kali

(Kali Përtac), ku kali është Zoti Indian i Shkatërrimit. Kërkon

vetëm pak njohuri teknike, pasi operohet nga shumë menu

“drop-down”, jo shumë e ndryshme nga një menu restoranti

online. Mjafton të zgjedhësh rrjetin që do të sulmosh dhe

Lazy Kali vazhdon punën i qetë.

Këshilla e Mike Gillespie për sigurinë

kibernetike

Këshilla kryesore nga Mike ishte: “Boll menduat, jam një

korporatë/kompani e madhe, këto çështje nuk janë të

rëndësishme për mua.”

Kjo po ndikon në ambjentet reale dhe fizike dhe ka

mundësinë të shkaktojë kaos masiv. Jo vetëm hakerat

përtacë janë vënë pas nesh, por gjithashtu edhe kriminelë

të mirëfilltë kibernetikë me eksperiencë dhe aftësi të

hatashme, ndonjëherë të financuar nga shteti apo organizata

terroriste.

Terrorizmi kibernetik po përfshihet ndjeshëm edhe në

axhendën e qeverive dhe ne si profesionistë të sigurisë,

kemi aftësinë dhe përgjegjësinë, të mbrojmë partnerët,

klientët dhe sigurisht integritetin tonë.

13

B0110-12.2016

Cyber Security

“Kaspersky Lab” raporton një rritje të

konsiderueshme të Spame-ve dashakeqëse

nëpër emaile në çerekun e parë të 2016

Raporti më i fundit nga Kaspersky Lab, ka zbuluar se pavarësisht rënies së numrit të Spameve

nëpër emaile, ato janë bërë më të rrezikshme dhe të avancuara se më parë. Në të njëjtë

kohë numri i fushatave promocionale me emaile të rreme, është rritur në mënyrë dramatike.

Vetëm Kaspersky Lab gjatë Marsit 2016, ka parandaluar 22,890,956 përpjekje për të infektuar

përdorues nëpërmjet emaile-ve me materiale dashakeqase të bashkangjitura, gati sa dyfishi i

sulmeve të regjistruara në Shkurt të po këtij viti.

ë prej vitit 2012, niveli i trafikut të emaileve

Spam, ka pësuar një ulje konstante.

Q

Gjithsesi, numri i emaileve me materiale

dashakeqase bashkangjitur tyre është

rritur ndjeshëm. Në çerekun e parë të

2016, ka qenë 3.3 herë më i lartë se sa e njëjta periudhë

në 2015. Gjithashtu në këtë periudhë, ka patur dhe një

rritje në “rasonmware” (program dashakeqas, i cili bllokon

aksesin në kompjuter derisa një shumë parash paguhet si

shpërblesë). Këto lloj programesh shpërndahen kryesisht

nga bashkangjitje të formatit Word Documents, nëpërmjet

emaileve. Aktori kryesor në këto bëma dashakeqase ka

qenë “ransomware” Trojan Locky, i cili është shpërndarë

nëpërmjet emaile-ve të gjuhëve të ndryshme në të paktën

114 shtete. Emailet e Lockyt përmbajnë informacione

të rreme nga institucione financiare, të cilat kanë

përgënjeshtruar përdoruesit duke i bërë që të hapin

bashnkangjitjet e dëmshme të emailit.

Gjetjet e Kaspersky Lab, sugjerojnë që Spamet po bëhen

shumë popullore për kriminelët kibernetikë, për të

shënjestruar përdoruesit e Internetit, sepse shfletueset

e internetit (WEB Browsers), po bëhen më të sigurtë.

Pothuajse të gjithë zhvilluesit më popullorë të shfletuesëve,

kanë integruar metoda sigurie, duke ja vështirësuar

punën kriminelëve në shpërndarjen e programeve të tyre

dashakeqase.

Sipas Raportit të Kaspersky Lab mbi “Spam” dhe

“Phishing”, rezultatet kryesore janë:

• Në çerekun e parë të 2016, Kaspersky Lab regjistroi

56.3% Spame në trafikun total të emaileve. Kjo shifër

shënon 2.9% më pak, krahasuar me të njëjtën përiudhë

të 2015, me 59.2%.

• Numri më i madh i Spameve është dërguar gjatë muajit

Janar (59.6% e trafikut total të emaile-ve). Kjo shpjegohet

nga fundi i sezonit të pushimeve dimërore, ku trafiku i

emaile-ve të rregullt, është më i ulët.

• SHBA, mbajnë vendin e parë si gjeneruesi më i madh i

Spameve në Botë, përgjegjëse për 12.43% të emaileve

dashakeqës. Gjithsesi pjesa e SHBA në këto statistika

ka rënë në krahasim me 2015, kur ishtë përgjegjëse për

14.5%.

• Burime të tjera të konsiderueshme të Spameve përfshinin

Vietnamin (vendi i dytë me 10.3%) dhe Indinë (6.16%).

Këto vende krahasohen me të njëjtën periudhë në 2015

ku vendi i dytë dhe i tretë, mbahej nga Rusia (7.3%) dhe

Ukraina (5.6%). Këtë çerek viti, Rusia zbriti në vendin e

shtatë me 4.9%.

• 81.9% e emaile-ve Spam, ishin me madhësi të vogël, deri

në 2 KB. Për kriminelët kibernetikë, një email jo shumë i

ngarkuar, e lehtëson proçesin e dërgimit masiv të tyre.

• Gjermania ishte vendi më i shënjestruar nga “mailshot”

dashakeqës, me një shifër prej 18.9% të të gjithë klientëve

të Kaspersky Lab në këtë vend. Gjermania pasohet nga

Kina (9.43%) dhe Brazili mban vendin e tretë (7.53%). Për

të njëjtën periudhë në 2015, tre vendet e para mbaheshin

nga Britania e Madhe (7.8%), Brazili (7.4%) dhe SHBA

(7.2%).

Terrorizmi ishte tematike kryesore e emaile-ve

Spam.

Gjatë këtij çerek viti, përgënjeshtruesit u munduan të

tërhiqnin vëmendjen e përdoruesit për të hapur dokumentat

14

dashakeqase, duke i tematizuar emaile-t në lidhje me

terrorizmin, temë, e cila gjendet gjithmonë nëpër lajmet e

fundit. Për të parandaluar sulmet terroriste, shumë vende

kanë forcuar masat e tyre të sigurisë, ndaj dhe fushatat

përgënjeshtruese sensibilizuese, janë kthyer në një tematikë

të preferuar për krijuesit e emaile-ve Spam.

Disa nga këta përgënjeshtrues, mundohen të bindin

përdoruesit se skedari bashkangjitur emailit, përmban

një aplikacion për telefonin e tyre inteligjent, i cili, pas

instalimit do të mund të detektojë një pajise eksplozive

terroriste. Emaili thekson që Departamenti i Mbrojtjes së

SHBA, ka zbuluar këtë teknologji të re, e cila është efikase

dhe e thjeshtë për t’u përdorur. Skedari i bashkangjitur

kryesisht përmban një skedar të ekzekutueshëm, i cili është

identifikuar si “Troja-Dropper.Win32.Dapato”, një program

dashakeqës që mund të vjedhë të dhëna të ndjeshme si dhe

të programojë sulme të tjera më të dëmshme.

Zhvilluesit më të njohur të Spame-ve në Nigeri, gjithashtu

përdorin tema terrorizmi në email-et e tyre. Sipas raportit

të Kaspersky Lab, numri i këtyre emaile-ve është rritur

ndjeshëm. Këta kriminelë kibernetikë, më përpara preferonin

të dërgonin emaile të gjata me histori të detajura, të lidhura

dhe me faqe lajmesh për të qenë akoma më të besueshëm.

Gjithsesi, tani po dërgojnë mesazhe të shkrurtra, pa detaje,

thjesht duke i kërkuar marrësit, që të vihen vetë në kontakt

me dërguesin.

“Për fat të keq, po shohim që parashikimet tona të

mëparshme lidhur me Spamet, po bëhen realitet.

Përgënjeshtruesit po përdorin metoda të shumëllojshme

për të patur vëmendjen e përdoruesve dhe për t’i bërë ata

të jenë më të pakujdesshëm. Ata po përdorin shumë gjuhë,

duke ndërhyrë edhe nëpër Media Sociale, shumëllojshmëri

skedarësh që i bashkangjiten emaile-ve, si dhe mesazhe

pjesërisht të personalizuara për t’u dukur akoma më të

besueshëm. Mesazhet përgënjeshtruese shpeshherë

imitojnë njoftime nga organizata shumë të njohura. Kjo po

e çon rrezikun e Spame-ve në një nivel tjetër.” – shprehet

Daria Gudkova, Eksperte e Analizës së Spame-ve në

Kaspersky Lab.

Për të lexuar më shumë rreth veprimeve të “Spam” dhe

“Phishing” për çerekun e parë të 2016, mund të ndiqni

postimin në bloëgun securelist.com.

15

B0110-12.2016

Cyber Security

Njohja e katër benefiteve të

DLP-së për ndërmarrjet

Sapo një kompani kupton se me çfarë problemesh po përballet, është më e lehtë në përcaktimin

e mënyrës së rregullimit të problemit. Kjo është e vërtetë edhe për rastet e parandalimit

të humbjes së informacionit (Data Loss Prevention – DLP). Por cili model i DLP është më i

përshatshëm për biznesin tuaj?

Në qoftë se punoni në një industri me një

Ν

gamë të gjerë rregullimit të dhënash, si p.sh.

shërbime financiare, keni nevojë për një

program të plotë DLP. Një biznes i vogël, i

cili është i shqetësuar vetëm për sigurimin

e numrave të kartave të kreditit nëpër laptopë, mjaftohet

më një version më pak të avancuar të DLP.

Benefitet e përgjithshme të bizneseve, nga DLP, ndahen në

4 kategori të përgjithshme:

1. Të kesh informacion ku ndodhen të dhënat

2. Të kuptuarit se ku shkojnë të dhënat

3. Të diturit se si përdoren të dhënat

4. Të edukuarit e punonjësve si dhe parandalimi i

aktiviteteve të rrezikshme

Të kesh informacion ku ndodhen të dhënat

Të diturit se ku ndodhen të dhënat brenda një kompanie,

është një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen

profesionistët e sigurisë. Pavarësisht ndonjë politike

formale apo dokumentacioni, të dhënat kanë një veti,

të të shfaqurit në vendodhje nga më të papriturat. Nqs

diçka ka vlerë, punonjësit po e përdorin atë. E nqs. po e

përdorin atë, me shumë mundësi do të përfundojë në çdo

vend të mundshëm. Veprimi i thjeshtë i të krijuarit të një

“spreadsheet”, si dhe ruajtja në një server dhe dërgimi me

e-mail në disa kolegë, menjëherë shpërhap të dhënën në

dhjetëra servera dhe lokacione. Ky bëhet një problem i

ndjeshëm kur vjen momenti i auditit dhe ky i fundit duhet

siguruar që të dhënat janë ruajtur vetëm aty ku supozohet

16

të jenë, të mbrojtura nga mjetet e duhura të sigurisë.

DLP vjen në ndihmë të ndërmarrjeve në këto situata. Mund

të ndihmojë të gjejë të dhëna duke skanuar magazinat e

të dhënave, duke monitoruar sistemin për të parë kush po

dërgon dhe kush po merr si dhe skanimin e vazhduar të

laptopëve dhe kompjuterave personalë të punonjësve për

të parë se kush ka ruajtur një kopje në memorien e tyre.

Gjithsesi DLP nuk është “ilaçi” përfundimtar. Do ju duhet të

dini ku ta drejtoni, të përcaktoni rregullat në lidhje me çfarë

po kërkoni dhe duhet patur akses në ato lokacione për të

patur mundësinë e skanimit. Por këto kanë tendencën të

jenë probleme mekanike, të cilat zgjidhen me një planifikim

paraprak të mirë.

Proçesi i të diturit se ku ndodhen të dhënat, mund të quhet

“content discovery” dhe mund të jetë shumë i dobishëm

për të arritur rezultatet e nevojshme. Tashmë, jo vetëm do

mund t’i tregoni auditit ku ndodhen të dhënat e rregulluara,

por gjithashtu mund të dokumentoni dhe të provoni se ku

nuk ndodhen. Kjo zvogëlon shumë fushën e veprimit të

auditëve, duke ulur kostot ndjeshëm.

Të kuptuarit se ku shkojnë të dhënat

Informacioni lëviz në mënyrë konstante, brenda dhe jashtë

kompanisë suaj dhe DLP-ja ndihmon kompanitë të ndjekin

se ku shkojnë këto të dhëna. Tri mënyrat se si e realizin këtë

është duke monitoruar rrjetin, duke vëzhguar hard drivet e

punonjësve dhe duke ndjekur informacionet e ndjeshme, të

cilat ruhen në memorie të lëvizshme. Për shumë kompani,

këto janë arsyet kryesore për të patur një DLP, duke filluar

me monitorimin e emailet, edhe pse kryesisht ai nuk është

burimi i rrezikut. Në të shumtën e rasteve, rrjedhja e të

dhënave vjen nga ndërhyrjet në sistem, jo nga dërgime me

email.

DLP e rrjeteve mund edhe të detektojë persona të cilët

janë duke vjedhur të dhëna, edhe pse kjo kërkon pak më

shumë përpjekje se zakonsisht, pasi mjetet standarde nuk

mund të skanojnë brenda skedarëve të inkriptuar ose të

detektojë teknika të tjera të ndërhyrjeve të pautorizuara.

DLP do duhet të kombinohet me mjete të sigurimit të

rrjetit, si “outbound firewalls”, të cilat bllokojnë lidhje e pa

aprovuara outbound, ose “next generation firewalls”, të

cilat vëzhgojnë për veprime të aplikueshme brenda trafikut

SSL, për të verifikuar dhe gjetur aktivitetet e rrezikshme për

vjedhje informacioni.

Endpoint DLP mund të ndjekë sistemin e cilit punonjës, ka

informacion të ndjeshëm, duke skanuar hard drive-n e tyre.

Kjo është një mënyrë efektive pasi mund të detektohen

17

B0110-12.2016

Cyber Security

lëvizjet e informacioneve në sistemin e punonjësve, qofshin

të autorizuara apo jo dhe të ndërmarrit e verpimeve të

duhura. Gjithashtu ndjek edhe kur skedarët kopjohen në

memorie të lëvizshme, për të mos lejuar humbjen e të

dhënave nga USB apo pajisje të tjera.

Të diturit se si të dhënat përdoren

Kombinimi i rrjetit, ruajtjes dhe monitorimit “endpoint”, krijon

një ide më të përgjithshme se si të dhënat e ndjeshme,

përdoren brenda një kompanie. Gjithsesi benefitet e DLPsë

me këto mundësi variojnë shumë. Në varësi të të tool-it

që zgjidhni, mund të jeni të aftë të detektoni dhe ndiqni, kur

përdoruesi bën “cut” dhe “paste” informacion të ndjeshëm

midis aplikacioneve të ndryshme, ose kur printojnë ose

dërgojnë fax të kopjeve të këtyre të dhënave. Disa tools

për DLP, po integrojnë “files activity monitoring tools”,

për të gjurmuar se kur përdoruesi akseson të dhëna. Nga

pikëpamja e biznesit, kjo ndihmon në të kuptuarin kur

përdoren të dhënat e ndjeshme në kompaninë tuaj. Psh.

mund të gjurmoni sa shpesh të dhënat i komunikohen

klientëve apo kompanive të jashtme, apo cilët sektorë të

bizneset bazohen në cilat të dhëna.

Ndërsa ky funksion bazohet në më shumë analiza manuale

se sa skenarë sigurie, mund të jetë shumë e vlefshme

pasi mund të përdoret për rregullluar proçeset e biznesit

për përshtatur më mirë objektivat tuaja të sigurisë, duke

bllokuar përdorime të veçanta të të dhënve.

Të edukuarit e punonjësve si dhe parandalimi i

aktiviteteve të rrezikshme

Një nga benefitet më të fuqishme për parandalimin e

humbjes së të dhënave, është edukimi i punonjësve

për kujdesin që duhet të shfaqin lidhur me të dhëna të

ndjehshme. Në vend që të bllokojë një veprim i cili shkel

politikat pa u vënë re, sistemi mund ta njoftojë direkt,

automatikisht dhe menjëherë. Shumica e rrjedhjeve të të

dhënave, ndodhin si rezultat i gabimeve apo mungesës

së informacionit për të kuptuar se cilat veprime janë të

dëmshme. DLP-ja i kap këto e menjëherë sapo ndodhin.

Duke diskutuar me qindra organizata, të cilat përdorin

DLP, ata universalisht raportojnë një rënie të theksuar të

aktiviteteve të padëshiruara, sapo kanë filluar implementimin

e proçesit të lajmërimit të punonjësve të tyre në rast

gabimesh apo veprimeve të gabuara.

Çdo DLP Tool mund të bllokojë veprime që shkellin

politikat e kompanisë. Ju mund të ndaloni punonjësit tuaj

t’i dërgojnë klientëve listë webmaili, të ruajnë numra kartash

krediti në memorie të lëvizshme ose të ngarkojnë “pronën

intelektuale” në “cloud-in” e tyre personal.

DLP është një teknologji e gjerë, e cila ofron një gamë të

madhe shrbimesh nga e cila bizneset mund të përfitojnë, për të

ruajtur më mirë, “pronat e tyre intelektuale”. Çelësi është në të

kuptuarit e objektivave specifike, përpara së të bëhet zgjedhja

e teknologjisë, pasi ka një gamë kaq të madhe shërbimesh,

saqë duhet zgjedhur me kujdes, opsioni i duhur.

18

Your BiZZness Partner

S E C U R I T Y

2 nd

#asf16

Tirana International Hotel

www.asf.al

BiZZshpk AlbanianSF InfoComWorld

Konferenca e 2-të Albanian

Security Forum

Mind the Risk. Be Proactive!

Tiranë - 14 Dhjetor 2016

Mënyra se si është formësuar mjedisi i ri në rang lokal, panevropian

dhe global, rendit çështjet e sigurisë ndër prioritete

më të larta në çdo vend.

Duke pasur parasysh se peizazhi i kërcënimit ka ndryshuar

dhe rreziqet janë në rritje sasiore dhe cilësore, kërkohet

vigjilencë e vazhdueshme, vlerësimin i rreziqeve, zbulimin e

hershëm i kërcënimeve dhe kryesisht masa parandaluese.

Bazuar në këtë qasje, më 14 dhjetor 2016 organizohet

në Tiranë për herë të dytë nga kompania BiZZ SHPK,

konferenca për çështjet e sigurisë "ASF - Albanian Security

Forum".

Konferenca e 2-të "Albanian Security Forum" ka për qëllim

të nxjerrë në pah peizazhin kërcënimeve aktuale, strategjitë,

metodat e zgjidhjeve, menaxhimin dhe trajtimin e rreziqeve

të bazuar në triptikun: Teknologji - Njerëz – Procese.

Në fokus të konferencës do të jenë çështje të rëndësishme

me të cilat përballet profesionistë në fushën e sigurisë -

por edhe më gjerë, në jetën politike dhe sociale - të tilla si

sfidat e reja të epokës së krimit kibernetik dhe kërcënimet

teknologjike (drone, survejimi AV, etj.) por edhe rrjedha e

madhe e emigrimit në rajon, format e reja të terrorizmit si

dhe krimi i përditshëm.

Folës të shquar shqiptarë por edhe të huaj do të ftohen

për të zhvilluar një sërë çështjesh kritike si: ndikimi i

emigrimit mbi sigurinë, kërkesat për mbrojtjen e kufirit

dhe infrastrukturës kritike, analizimi i profilit dhe mënyrës

si veprojnë grupet terroriste dhe “ujqërit e vetmuar” në

Evropë dhe në rajon, trajtimi i krimeve të vogla dhe të

mesme, karakteristikat e sulmeve të avancuara në rrjete,

mbrojtja e infrastrukturës së informacionit dhe të dhënave

kundër krimit kibernetik (ΙΤ Security), qasja optimale e

menaxhimit të projektit të sigurisë (Security Management)

siguria e ambienteve me mjete teknologjike (video survejimi,

sistemet e alarmit, kontrollit të qasjes) dhe shumë çështje

të tjera të rëndësishme.

2 nd

Sesionet

Strategjitë e reja për sfida të reja

Sfidat aktuale dhe shfaqja e formave të reja të kërcënimeve

me natyrë tejet të globalizuar janë sfida më e madhe për

shërbimet e sigurisë publike dhe sektorit privat.

Forma ndër-kufitare e krimit të organizuar, terrorizmi

ndërkombëtar dhe krimi kibernetik pa kufij gjeografik, si

dhe nevoja për mbrojtjen dhe kontrollin e kufijve, kërkon

mbi të gjitha grumbullimin dhe menaxhimin efektiv të

informacionit (Inteligjencë) për të identifikuar kërcënimet

si dhe bashkëpunim ndërmjet agjencive qeveritare dhe

ndërkombëtare, por edhe të sektorit privat.

Gjithashtu, një strategji efektive për të mbrojtur objektet

dhe personat (Mbrojtja VIP), kërkon zbatimin e planeve

të integruara të menaxhimit të rrezikut dhe përdorimin e

mjeteve moderne teknologjike.

Zhvillimin e strategjive dhe veprimeve për përballimin e

këtyre sfidave do ta trajtojnë folësit tanë në sesionin e parë

të konferencës.

Rregullat e reja të sigurisë Kibernetike

Siguria digjitale është tani më shumë se kurrë, një sfidë e

madhe për çdo organizatë dhe biznes.

Menaxherët e departamenteve IT nga njëra anë duhet të

merret me rreziqet që fshihen pas softuerëve dashakeqës

dhe të mbrohen nga sulmet e avancuara, ndërsa nga ana

tjetër, duhet të përshtatin masat e tyre për mbrojtjen e të

dhënave në mjedisin e ri IT, në formën që tashmë ai ka, me

adoptimin e Cloud-it, mobility, Internet of Things, qasjes

BYOD dhe tendencave të tjera.

Në sesionin e dytë të konferencës “Albanian Security Forum”,

ekspertë në sigurinë digjitale do të nxjerrin në pah "rregullat e

reja të lojës", duke paraqitur hartën e re të botës digjitale dhe

trendet e kërcënimeve, ndërsa në paralelisht do të paraqesin

politikat dhe mjetet e mbrojtjes q[ duhet të adaptohen nga

organizata për të mbrojtur të dhënat e tyre dhe për të rritur

funksionalitetin e infrastrukturës.

Digital Era do të thotë Kërcënimet reja: Si të jemi proaktiv!

Në një mjedis kërcënimesh gjithnjë e të reja, rreziku rritet

vazhdimisht. Sondazhet ndërkombëtare tregojnë se shumë

shtete, organizata, biznese të mëdha dhe të vogla, dhe

individë përballen me kërcënime digjitale dhe nganjëherë

bëhen viktimat e kriminelëve kibernetikë me pasoja të rënda

në shumë nivele.

Çelësi për mbrojtjen e të dhënave kritike të biznesit dhe

shmangies së incidenteve që rrezikojnë funksionimin e tyre të

duhur, është krijimi i kushteve që do të parandalojnë rreziqet

duke investuar në teknologji, në procese, në politika, dhe

natyrisht tek njeriu.

Copat e enigmës që përbëjnë një qasje proaktive për sigurinë

digjitale do të paraqiten në këtë seksion janë nga profesionistë

që aktivizohen në sektorin e sigurisë.

Kur do të zhvillohet konferenca e 2-të

Albanian Security Forum?

Konferenca do të zhvillohet ditën e Mërkurë më 14 Dhjetor 2015 në Tiranë, pranë

Tirana International Hotel & Conference Centre.

Kujt i drejtohet?

Të gjithë drejtuesit dhe profesionistët që merren me

fushën e Sigurisë dhe kanë përgjegjësinë e vendimmarrjes

për çështjet e sigurisë në sektorin Publik dhe Privat, si:

Përgjegjëses Sigurie Ambienti dhe Personash, Drejtorë

Sigurie Informacioni por edhe Profesionistë në Degët e

Informatikës.

Gjithashtu i drejtohet profesionistëve që ofrojnë shërbime

dhe pajisje sigurie, kompanitë që realizojnë vepra

teknologjike dhe më gjerë kompanitë që aktivizohen në

tregu e shërbimeve dhe zgjidhjeve mbi sigurinë, nëpunësve

që mbajnë pozicione të larta në kompani, banka, organizata

telekomunikacioni, industri & objekte (porte, aeroporte

etj.) të cilët duhan të informohen rreth kërcënimeve dhe

rreziqeve në si në aspektin e sigurisë fizike po ashtu dhe

në atë IT.

Së fundi, tematika e konferencës intereson në mënyrë

direkte drejtuesit e forcave të armatosura dhe të trupave të

sigurisë, drejtuesit e forcave speciale dhe në përgjithësi çdo

punonjës në fushën e sigurisë fizike dhe atë elektronike, në

sektorin privat dhe publik.

Si mund të marr pjesë në konferencën e 2-të Albanian Security Forum?

Për të marrë pjesë në konferencën nevojitet të regjistroheni paraprakisht në faqen www.asf.al. Pjesëmarrja ofrohet falas.

Si mund marr pjesë si sponsor në konferencë dhe cilat janë benefitet e sponsorizimit?

Në konferencë ofrohen disa opsione sponsorizimit në varësi

të kërkesave dhe mundësive të çdo kompanie ku mbulohen

nivele të ndryshme reklamimi duke filluar nga publikimi i

thjeshtë i logos e duke vijuar deri në shpërndarjen e

materialeve reklamuese tek pjesëmarrësit, mbajtjes së një

fjalimi, si mundësinë prezencës me stendë e cila ndërtohet

nga organizatorët.

Pjesëmarrja me anë të sponsorizimit në ASF - Albanian

Security Forum është një mundësi unike për të prezantuar

aktivitetet, shërbimet si dhe zgjidhje tuaja në eventin më të

madh për sigurinë në Shqipëri, në një audiencë të madhe të

profesionistësh ku do mund të njihni klientë rinj potencialë

dhe bashkëpunëtorë dhe të shkëmbeni idetë dhe përvojat

me kolegët dhe drejtuesit e tregut.

Duke pasur parasysh mbulimin e gjerë të mediave

bashkëpunuese (të shtypura dhe ato elektronike, radio,

portale, blogje), dhe veprimtaritë e tjera promovuese që

ndërmerren nga Bizz SHPK (marketing I drejtpërdrejtë,

media sociale, etj.), sigurohet një mbulim dhe promovim

dinjëtoz për kompaninë tuaj.

Për më shumë informacion, mund të kontaktoni Z. Idit Riza,

+355 69 35 40000, i.riza@bizz.al.

B0110-12.2016

Physical Security

10 Këshilla për të zgjedhur sistemin

e duhur të video survejimit

Përzgjedhja e sistemit të duhur për video survejim është një vendim më të cilin duhet të përballen

biznese të të gjithë përmasave dhe sektorëve të industrisë.

or ndërsa survejimi evolon dhe programet

P

avancojnë, CCTV po i sjell benefite

bizneseve përtej sigurisë. Si rezultat, të bërit

zgjedhjen e duhur, mund të ketë benefite

shumë më të mëdha se sa mendohet.

Më poshtë janë 10 pyetje që bizneset duhet t’i bëjnë vetes

përpara së të kërkojnë për një sistem survejimi.

1. Kamerat duhet të jenë diskrete apo duhet të

funksionojnë si “frikësues”?

Vendodhja dhe ajo çka duhet monitoruar, përcaktojnë

nëse duhen zgjedhur kamera diskrete apo të dukshme.

“Box Cameras” mund të jenë ndër më të mëdhatë dhe të

dukshme, për tu kujtuar njerëzve, që po monitorohen, për

të parandaluar mundësinë e ndonjë vjedhjeje.

“Dome Cameras” janë më të mirat për vëzhgim të fshehtë,

në sajë të përmasave të vogla dhe formës sferike. Modelet

ultra kompakte madje, janë aq të vogla sa mund të mbahen

në pëllëmbë të dorës. Së fundmi, kamerat PZT (Pan

Tilt Zoom), janë shumë të mira për të monitoruar zona

me shtrirje të gjerë si dhe për të ndjekur shumë lehtë

subjektet.

2. Kamerat do të përdoren për ambjente të

jashtme apo të brendshme?

Ndërsa pjesa më e madhe e kamerave moderne mund

të përdoren për ambjente të brendshme dhe të jashtme

gjithashtu, është e rëndësishme të konsiderohen faktorë

si montimi dhe kasa. Për përdorime në kushte ekstremisht

të ftohta, të zgjedhurit e një kamere, e cila ka një dizajn

mjaft të durueshëm më ngrohës të trupëzuar do të thotë

që do mund të ketë aftësinë të ndizet dhe të funksionojë

pavarësisht temperaturës.

Në industri të tilla si transporti, psh. është shumë e

rëndësishme zgjedhja e një kamere të fortë, e cila do mund

të operojë në mënyrë efikase në ambjente të vështira dhe

në shumicën e rastese me nivele të larta dridhjeje.

Por, jo vetëm kamerat e jashtme kanë nevojë për kasa

23

B0110-12.2016

Physical Security

mbrojtëse. Në ambjentet industriale, si psh fabrika, kamerat

kanë nevojë për mbrojtje nga pluhuri.

Në kuzhinat e restoranteve, është shumë e rëndësishme

mbrojtja e kamerave nga yndyra, ndërsa në klube e

bare, faktorë si makineritë e tymit dhe pije alkolike të

derdhura, mund të ndikojnë në tipin e kasës mbrojtëse së

përzgjedhur.

3. Sa është madhësia e hapësirës për t’u

suvejuar?

Hapësira e cila duhet vëzhguar me një sistem survejimi,

do të përcaktojë se cilat janë kamerat më të përshtatshme

sikurse rrjetin e nevojshëm. Është e nevojshmë të bëhet

një planimetri e hapësirës për të vlerësuar sasinë dhe llojet

e kamerave të nevojshme.

Kamerat PTZ funksionojnë më së miri për hapësira të

mëdha, gjykuar nga hapësira e madhe që mund të mbulojnë

sikurse mundësimin e afrimit (zoom) të pamjeve. Me

“Canon”, pamje këndgjera deri në 112 gradë, mundësojnë

monitorimin e hapësirave shumë të mëdha, vetëm me një

kamerë.

Kjo do të thotë që rrjetet e survejimit mund të ndërtohen

me më pak kamera, për të ulur kostot. Edhe pse me kënd

shumë të gjerë, kualiteti i imazheve është impresionues.

Në krahasim, zona më të vogla, kanë nevojë për kamera

statike. Ka gjithashtu lloje të ndryshme rrjetesh, në varësi

të zonës që nevojitet të monitorohet.

Pjesa më e madhe e bizneseve, kërkojnë vetëm rrjet LAN;

gjithsesi rrjetet më të mëdha kanë nevojë për rrjet pa kabuj

(WAN)

4. Sa cilësi imazhi dhe detaje ju nevojiten?

Shtrirja e hapësirës që duhet monitoruar, përcakton

rezolucionin e nevojshëm, p.sh., hapësirat e mëdha për

shitje, do të kenë nevojë për kamera me rezolucion të lartë,

pra imazhe që nuk humbasin informacion kur afrohen.

Ndërsa hapësira më të vogla si p.sh. zyra apo dhoma

recepsioni, kanë nevojë kryesisht për kamera me rezolucion

të ulët. Kamerat me rezolucion të lartë nuk janë gjithmonë

zgjidhja e duhur për çdo situatë.

Është më mirë të vlerësohet çdo hapësirë individualisht

për të projektuar në mënyrë që të shpenzohet në mënyrë

efikase duke kursyer para.

5. Si janë kushtet e ndriçimit?

Është shumë e rëndësishme të testohen kamerat për të

parë se cili model përshtatet më mirë me kushtet e ndriçimit

në hapësirën e caktuar. Ambjentet e brendshme sikurse ato

jashtë, kanë ndryshime të theksuara të ndriçimit gjatë ditës,

pa përmendur ndryshime më afatgjata gjatë ndryshimit të

stinëve.

Të konsiderohet ndriçimi dhe shpeshherë lëvizja e tij

është esenciale. P.sh. a do të ketë reflektim të dritës nga

dyshemeja?

A krijohet shkëlqim verbues nga ndriçim i fortë i pasëm?

Për ambjente si klube nate, ndriçimi LED mund të ketë një

efekt mbi kamerat.

Fatmirësisht ka një shumëllojshmëri teknologjish, të cilat

do mundësojnë regjistrimin e saktë dhë të përdorshëm të

pamjeve në çfarëdolloj kushtesh të ndriçimit. Teknologjitë

për filtrimin e dritës si IR Filters dhe iluminatorë artificialë,

mund të amplifikojnë apo të reduktojnë sasinë e dritës që

arrin sensorët e kamerës, duke krijuar imazhe më të qarta

gjatë ditës dhe natës.

6. A është audio e rëndësishme?

Integrimi i audios në sistemet e survejimit, e bën të

mundur për personelin të dëgjojë dhe flasë me kriminelët

e mundëshëm. Mund të integrohet lehtësisht me sistemin

e manaxhimit të videos.

Nga pikëpamja e survejimit, mund të përdoret edhe si një

metodë detektimi e veçuar, për të filluar regjistrime apo

alarme, kur zhurmat kalojnë një nivel të caktuar.

24

7. A është shkallëzueshmëria faktor? Do të

duhët të shtohet numri i kamerave më kalimin

e kohës?

Është mjaft e rëndësishme të pasurit e një sistemi survejimi

të shkallëzueshëm dhe fleksibël. Problemi me sistemet

tradicionale të CCTV është që janë qarqe të mbyllura, që

do të thotë se gjithçka është e lidhur me kabuj dhe shumë

e vështirë për tu zgjeruar.

Prandaj është shumë e rëndësishme të zgjidhen kamera

IP, të cilat janë të lidhura në rrjet pa kabuj duke lejuar një

zmadhim të mundshëm të tij. Shtimi i kamerave IP në një

rrjet është pak a shumë i ngjashëm me shtimin e një telefoni

në një rrjet VOIP, është e thjeshtë dhe nuk ka nevojë për

ndërhyrje apo shtime në rrjet.

8. Cilët sektorë të biznesit tuaj mund të përfitojnë

nga monitorimi dhe survejimi efektiv?

Bizneset përfitojnë nga sistemet e survejimit, por jo vetëm

për të monitoruar grabitje dhe vjedhje, por për të rritur edhe

sigurinë e stafit apo për të konfirmuar incidente. Duke ditur

që po mbrohen vazhdimisht, punonjësit do të ndihen më të

sigurtë gjatë punës.

Portretizimi i ngjarjeve i mundësuar nga sistemi i survejimit

është shumë i vlefshëm për të konfirmuar incidente

si grabitje, dhunë në vendin e punës, dëmtime apo

vandalizime. Ky informacion është esencial, në rast të një

përndjekje penale.

Por të kesh një sistem të mirë të survejimit me kamera,

mund të sjellë përfitime jo vetëm në termat e sigurisë dhe

monitorimit, por edhe në veprime më të gjera të biznesit

dhe analitikës.

Në industri si ato të shitjes me pakicë, psh. aftësia për

sisteme survejimi për të prodhuar të dhëna lidhur me

eksperiencën e klinetëve, po ndryshon jo vetëm mënyrën

si punon departamenti i security po gjithashtu edhe

marketingu, shërbimi ndaj klientit si dhe departamentet e IT,

duke ofruar informacione të vlefshme për të ndihmuar në

përmirësimin e kushteve për klientët dhe rritjen e fitimit.

Psh. të kuptuarit se si klientët lëvizin në brendësi të një

dyqani, mund të jetë një informacion i vlefshëm për mënyrën

e ekspozimit të produkteve, ndërsa teknologji si njohja e

tipareve të fytyrës mund të përcaktojë atribute si mosha

mesatara dhe gjinia më dominante që frekuenton dyqanin.

Këto aftësi mund të lejojnë manaxherët e dyqaneve jo

vetëm të kuptojnë më mirë profilin e klientëve të tyre, por

gjthashtu edhe të targetojnë fushatat reklamuese.

9. Çfarë sfidash kërkoni të tejkaloni me video

survejimin? A mundet të ndihmojë Analitika

VMS?

Një sistem VMS është esencial duke konsideruar që koha

mesatare që dikush mund të fokusohet në një regjistrim

video është vetëm 20 minuta. VMS ose video analitika,

mund të lajmërojë në mënyrë të pavaruar në rast të sjelljeve

të dyshimta si dhe të aplikojë analitikën, për të përmirësuar

mënyrën sesi manaxhoni biznesin tuaj.

Detektorët e lëvizjes dhe algoritme inteligjente, na

mundësojnë informacion të vlefshëm dhe të përdorshëm,

si psh. numri total i personave që kanë hyrë në dyqan. Duke

bërë krahasimin me xhiron e përgjithshme, manaxherët

do mund të llogarisin “conversion rate” për përcaktuar sa

efektive ka qenë një fushatë apo një tjetër.

10. Si të zgjedhësh një VMS të përshtatshme?

Është mjaft e rëndësishme që kërkesat për një sistem

manaxhimi video, të përfshijë dhe planin e përdorimit

nga ana e biznesit, që në fazat e projektimit. Problemet

kryesore, të cilat shtynë në zgjedhjen e sistemit të

survejimit do jenë pak a shumë të njëjtat edhe për

zgjedhjen e VMS-së së nevojshme.

Si shembull mund të merren personat që udhëtojnë

shumë, ose duhet të manaxhojnë shumë vendodhje të

survejuara, duke patur nevojën për akses nga çfarëdolloj

lokacioni. Çdo zgjidhje VMS duhet të jetë e përshatur për

ju dhe biznesin tuaj.

25

B0110-12.2016

Technology

Një Data Center i qëndrueshëm

ka rëndësi të veçantë…

Rritja ekonomike dhe qëndrueshmëria e sipërmarrjeve vazhdimisht mbështeten në modele

të reja biznesi, të cilat janë në gjendje të përfitojnë nga risitë e fundit të teknologjisë për të

krijuar burime të reja të ardhurash. Në ditët e sotme, fuqizimi i kapaciteteve në Teknologjinë e

Informacionit (IT) konsiderohet si një çelës suksesi për kompanitë e sapokrijuara (startup) dhe ato

të konsoliduara. Me këtë frymë, infrastruktura e teknologjisë së informacionit dhe Data Centerat

janë kthyer në domosdoshmëri për qëndrueshmërinë e ndërmarrjeve të mëdha dhe organizatave

qeveritare.

Çfarë ofron Intracom Telecom Albania për ju!

Intracom Telecom Albania ofron një gamë të plotë të

shërbimeve për Data Center dhe zgjidhje “me çelësa në

dorë” që nisin nga ndërtimi i objektit dhe infrastrukturës deri

tek virtualizimi, automatizimi dhe siguria, në përputhje me

kërkesat dhe planin e biznesit të klientit. Me eksperiencat e

suksesshme të grupit Intracom Telecom në implementime

të Data Centerave në institucione financiare, ISP, operatorë

telefonikë, ministri dhe organizata të mëdha në shumë

vende të botës, Intracom Telecom Albania, ka përfituar

njohuritë e duhura për të përmbushur edhe kërkesat më

strikte të klientëve.

Projektimi në detaj, çelësi i suksesit

Shërbimet e Data Centerit, përfshirë këtu plafinikimin

strategjik, projektimin dhe shtrirjen, sigurohen nga një

ekip profesionistësh të Intracom Telecom Albanias, të cilët

mbartin një eksperience shumëvjeçare. Në përputhje me

standardet e industrisë, Data Centerat janë të ndërtuara me

një objektiv madhor në mendje: teknologjia e informacionit

të jetë e disponueshme gjatë gjithë kohës për biznesin. Çdo

gjë manaxhohet në detaje, që nga kërkesat elektromekanike

dhe ndërtimore, deri tek mbrojtja nga zjarri, masat e sigurisë

dhe infrastruktura e domosdoshme për ngritjen dhe

sistemin e dhomës së serverave.

Furnizimi me Energji: i zgjerueshëm dhe i

vazhdueshëm

Bizneset mbështeten së tepërmi tek vijueshmëria dhe

zgjerimi shkallë-shkallë i Data Centerit. Intracom Telecom

Albania kujdeset për çdo lloj problemi që lidhet me

furnizimin e energjisë në të gjitha nivelet – burimi, rruga

dhe përbërësi – në mënyrë që çdo problem të shmanget

dhe të sigurohet vijueshmëria e sistemit edhe gjatë orëve të

mirëmbajtjes apo në rastet e problemeve me pajisjet fizike.

Vijueshmëria sigurohet nëpërmjet kombinit të sistemeve

të baterive (UPS) dhe furnizuesve të energjisë në rast

emergjencash (gjeneratorë). Për më tepër, Data Centerat

janë të zgjerueshëm dhe sigurojnë eficiencë në energji

për të mbushur në mënyrë të sukseshme çdo kërkesë në

funksion të rritjes së kapaciteteve në të arrdhmen.

Sisteme ftohje që kursejnë energji

Pajisjet e Data Centerit janë konceptuar të operojnë në

nivele të sigurta të temperaturës dhe lagështisë, për të pasur

një funksion sa më efikas dhe jetëgjatë. Në praktikë, ftohja

e dhomës, e cila nevojitet për të shmangur mbinxehjen

e pajisjeve, rezulton të jetë një nga konsumuesit më të

mëdhenj të energjisë në Data Center. Intracom Telecom

Albania përdor mjete të specializuara simuluese për të

projektuar dhe implementuar sisteme ftohjeje efikase që

garantojnë rezultatet më të mira me kosto operacionale

më të ulëta.

Mbrojtja nga të papriturat

Intracom Telecom Albania mbron asetet e Data Centerit

përkundrejt kërcënimeve të ndryshme – nga zjarri,

përmbytjet, ndërhyrjet e paautorizuara etj. – përmes

përdorimit të sistemeve të duhura të shuarjes së zjarrit dhe

mekanizmave të sigurisë, përfshirë rrjetin e kamerave me

qark të mbyllur (CCTV) që siguron mbikqyrje në çdo pikë

hyrje-dalje.

26

Përsosmëria në ndërtimin e dhomës

Vendndodhja e Data Centerit zakonisht kërkon modifikime

në disa forma strukturore dhe arkitekturore. Dyshemetë

teknologjike, mure rezistente ndaj zjarrit dhe ndërhyrjet

ndërtimore janë sfidë më vete. Intracom Telecom

Albania organizon në mënyrë të sukseshme, cakton

dhe ndërmerr punimet e nevojshme në ambientet tuaja

me profesionalizem, duke dhënë rezultate që mund të

përballojnë çdo lloj kritike.

Asistencë në distancë 24x7

Intracom Telecom Albania mund t’ju ndihmojë të zgjidhni

çdo incident apo situatë emergjence me Data Centerin tuaj.

Inxhinierët tanë të trajnuar mund të monitorojnë në largësi

të gjitha proceset kritike dhe përbërësit e infrastrukturës

suaj të IT-së, dhe të sigurojnë asistencën e nevojshme për

funksionimin pa ndërprerje të Data Centerit tuaj.

Partnerë të besueshëm

Intracom Telecom Albania ka ndërtuar një ekosistem të

qendrueshëm partnerësh lider në industri, në mënyrë që

të projektojë zgjidhjet e Data Centerit që i përshtaten

kërkesave specifike të klientëve.

Software-Defined Data Center dhe shërbimet e

avancuara

Me një ekspertizë të thellë në teknologjitë e reja dhe

tendencat e tregut, Intracom Telecom Albania projekton,

implementon dhe mbështet zgjidhjet që i rezistojnë kohës,

që janë të qendrueshme dhe eficiente dhe sigurojnë

gadishmërinë maksimale me një kosto totale minimale e

duke shmangur mbërthimin në një prodhues të vetëm.

Intracom Telecom Albania realizon premtimin e një Data

Centeri me bazë software-ike (software-defined) ndërkohë

që ofron shërbime të avancuara. Për këtë arsye, kompania

i mundëson sipërmarrjeve të riformojnë biznesin e tyre

përmes riprojektimit të teknologjisë së informacionit, duke

i adresuar sfidat dhe mundësitë globale drejt një botë që

është gjithnjë në gadishmëri.

27

B0110-12.2016

Technology

Zhvillimet në sistemet e alarmit

Çfarë të rejash duhet të presim!

Ndryshimet teknologjike në sistemet e alarmit ndoshta nuk zhvillohen me shpejtësinë që

zhvillohen sistemet e tjera si p.sh. survejimi, por vazhdimisht dalin disa përmirësime për

funksionim si dhe në aspektin e dizajnit, që vlejnë të përmenden.

novacioni është një nevojë themelore për

I

zhvillimin e një biznesi. Asnjë biznes nuk

mund të mbështetet vetëm në arritjet e

fituara, për shkak të rrezikut të ndaluarit

së funksionuari. Një sfidë e vërtet është

që hulumtimi të bazohet në atë që me të vërtete tregu ka

nevojë dhe jo të shpenzohen fonde në përpjekje dhe ide

të pakuptimta.

Nga ky rregull i përgjithshëm nuk mund të përjashtoheshin

kompanitë e fushës së sistemit të alarmeve. Siç dihet

sistemet e alarmit përbejnë përfaqësuesin e parë të

sistemeve elektronike të sigurisë. Kështu, ata kanë historinë

më të gjatë nga të gjitha kategoritë e tjera të sistemeve

elektronike të sigurisë. Gjatë gjithë këtyre dekadave

që përdoren alarmet, ka pasur ndryshime të mëdha

teknologjike. Por si këto ndryshime ndikuan në evolucionin

e alarmeve dhe çfarë duhet të presim që tani e tutje?

Stacione kryesore zhvillimi

Nëse dikush dëshiron të përmbledh risitë që kanë lënë

gjurmët e tyre në sistemet e alarmit do të përqendrohej

kryesisht në ndërfaqen wireless, në teknikat e eliminuara

të pasakta të alarmeve dhe ne rritjen e dobishmërisë së

tabelave të reja. Me një lexim të parë mund të duket se këto

28

zhvillime ndihmojnë kryesisht përdoruesit përfundimtarë

në vend te instaluesve por çdo gjë që lehtëson instalimin

dhe funksionimin e sistemeve të alarmit, është e qartë që

ndihmon edhe ne përmirësimin e punës se instaluesit.

Sigurisht, zhvillimi i fundit i madh ishte hyrja dinamike e

teknologjive cloud computing që i lejon si përdoruesit ashtu

edhe instaluesit mundësi të pafundme në kontrollin dhe

funksionimin e sistemeve të alarmit në largësi.

Megjithatë përpos gjithë risive roli bazik i sistemeve

të alarmit mbetet po i njëjtë gjatë gjithë këtyre viteve.

Identifikimi i çdo lëvizje të dyshimtë apo përpjekje invadimi

në ambientin që monitorohet si dhe informimi në kohë

për ata që janë përgjegjës për mbrojtjen e atij ambienti.

Pra sfida është se këto zhvillime do të punojnë në mënyrë

konstruktive për të përmirësuar efikasitetin e sistemeve të

përdoruesit final, por edhe ofrimi i mundësive të reja për të

zhvilluar aktivitetet e instaluesit.

Përdorshmëria në ndërfaqe

Në vitet e kaluara kur flitej për sisteme alarmi

nënkuptoheshin ekrane të ngushtë bardh e zi e butona të

vegjël që menaxhoheshin me vështirësi. Tendenca aktuale

është zëvendësimi i gjithë këtyre moduleve me ekrane të reja

me prekje me rezolucion të lartë, më të mëdha ne përmasa

dhe mënyra përdorimi të përmirësuara. Me panele kontrolli

që do të kenë menu të thjeshtë për përdoruesit por edhe

për instaluesit. Pasi një prej problemeve më të hershme

ishin menu-të e rënduara dhe të komplikuara. Jo vetëm për

përdoruesit, por edhe për teknikët me eksperiencë të cilët

shpesh e kishin të vështirë të gjenin zgjidhje kur nevojitej

ndonjë rregullim ndërsa butonat e vegjël shpesh përbenin

shkak për shfaqjen e alarmeve të rreme.

Tanimë, ekzistojnë produkte të cilat janë shumë të lehta

në programim duke kombinuar disa karakteristika dhe

paralelisht posedojnë mjete diagnostikuese që lejojnë

thjeshtimin e funksioneve komplekse. Pasi instaluesit duan

të kenë në dispozicion të tyre sa me shumë karakteristika

pa rritur kompleksitetin. Sfida pra për departamentin R&D

është të paraqesë zgjidhje që do t’i përgjigjen në mënyrë

efektive kësaj kërkesë.

Lidhja Wireless

Koha është flori siç thotë një proverb i lashtë. Ky parim

gjen zbatim si kurrë më parë në kohën tonë. Instalimi i një

sistemi alarmi deri tani kërkonte ekzistencën e instalimeve

te duhura të kabllove. Ne vetvete kjo është time consuming,

e vështire dhe krijon probleme të tjera të tilla si nevoja për

punë ndërtuese shtese. Me përdorimin e pajisjeve të alarmit

wireless zgjidhen në mënyrë efektive të gjitha këto probleme.

Megjithatë, edhe sot ka shqetësime aq nga instaluesit sa

dhe përdoruesit për besueshmërinë e sistemeve të alarmit

wireless. Nëse i kapërcejnë këto shqetësime dhe analizojnë

me terma thjesht teknik sistemet e alarmit wireless, do të

shohë se ato që shkruhen në lidhje me besueshmërinë e

tyre nuk janë të bazuara në fakte dhe të dhëna. Megjithatë,

hulumtimi i kompanive ka për qëllim gjetjen e sistemeve të

lidhjes wireless edhe më të besueshme.

Transportueshmëria dhe përdorimi i Apps

Është e njohur se aplikacionet që ekzistojnë në pajisje të

ndryshme portative si smartphones dhe tableta, i shërbejnë

gjithnjë e më shume detyrave që më parë ishim të detyruar

ose të lëviznim në hapësirën përkatëse duke bërë një punë

të caktuar (p.sh. në fushën e bankave ) ose në rastin më të

mirë të përdornim një kompjuter konvencional me një lidhje

të qëndrueshme në internet.

Transportueshmëria, rrjetet Wi-Fi dhe 3G dhe shfaqja e

pajisjeve përkatëse kanë ndryshuar plotësisht të dhënat.

Sistemet e alarmit nuk do mund të ishin pas në këto

29

B0110-12.2016

Technology

arrihet kursimi i energjisë, por edhe të përmirësohet niveli i

sigurisë. Një shembull tipik është bashkëpunimi i sistemeve

të alarmit me CCTV apo me sistemet e zbulimit të zjarrit ose

të lagështisë. Tani përdoruesit mund të kenë një sistem të

integruar të kontrollit të instalimit, i cili duke llogaritur edhe

mundësinë e transportueshmërise mund ta informojë atë

vazhdimisht. Instaluesit dhe kompanitë për këtë arsye duhet

së pari të kuptojnë përfitimet e konsolidimit në mënyrë që

të informojnë më pas si duhet edhe klientët e tyre.

zhvillime. Shumica e kompanive kanë paraqitur propozime

gjithëpërfshirëse që i vënë ne përdorim mundësitë shtesë

duke përmirësuar përditshmërinë si të përdoruesve ashtu

dhe të instaluesve. Pra, në këtë fushë ne presim zhvillime

të reja të cilat do ta forcojnë më tej këtë prirje.

Konsolidimi

Përveç transportueshmërise dhe konsolidimi I sistemeve të

ndryshme elektronike është një përmirësim i dukshëm në një

qasje holistike për sigurinë dhe menaxhimin e instalimeve.

Përdorimi i teknologjisë IP u jep mundësi të jashtëzakonshme

përdoruesve si dhe teknikëve. Ata tani mund të propozojnë

sisteme, roli i të cilëve shtrihet përtej aftësive të thjeshta të

një sistemi alarmi autonom. Nëpërmjet sistemeve të alarmit

mund të kontrollohen funksione të ndryshme ndërtimore, të

Teknologjia Cloud

Përdorimi i teknologjisë cloud do të japë një dimension të ri

në mënyrën në të cilën pajisjet e alarmit janë përdorur. Në

kombinim me trendet e mëparshme të lëvizshmërisë dhe

konsolidimit, adoptimi i zgjidhjeve cloud computing do të

lejojë përdoruesit të lirohen nga kufizimet që ekzistonin deri

më tani në rrugën e pajisjeve të interkoneksionit. Kompanitë

do të ofrojnë platforma të integruara nëpërmjet të cilave

kontrolli, rregullimi dhe konfigurimi i pajisjeve do të bëhet

përmes internetit duke reduktuar kapitalin fillestar që do të

duhet të investoj të përdoruesi. Integrimi i teknologjisë së

re do të sjellë në industrinë e sistemeve të alarmit zbatimin

e zgjidhjeve "software as service". Pozitive nga ky zhvillim

është se do të mund të bëjnë shumë me lehtësisht pjesën

software të pajisjeve.

Alarmet dhe ngjarjet nga sensorë të ndryshëm por edhe

nga kamerat (nëse i referohemi sistemit të konsoliduar),

do të transferohen në platformën qëndrore të kontrollit

të teknologjisë cloud nëpërmjet rrjeteve IP në mënyrë që

të procesohen nga operatorët. Duke përdorur këtë qasje

lehtësohet edhe më shumë tendenca e konsolidimit të

sistemeve pasi me përdorimin e platformës qëndrore,

operatori do të ketë akses të pakufizuar në të gjitha

nënsistemet individuale.

Të gjitha këto zhvillime nuk përbëjnë thjesht një objekt

hulumtimi të departamentit R&D të kompanive të ndryshme

që merren me sistemet e alarmit. Për më tepër nuk mund

të konsiderohet se projektet që janë aktive për zhvillimin

e mëtejshëm të këtyre karakteristikave bëhen vetëm

që të justifikohen burimet që kompanitë kanalizojnë në

seksionet R&D. Përkundrazi, siç e pamë edhe më lartë mbi

të gjitha, këto zhvillime kanë një ndikim të drejtpërdrejtë

në përmirësimin e vërtetë të sistemeve të alarmeve.

Përmirësime të cilat ndihmojnë përdoruesit në jetën e tyre

të përditshme por edhe të përmirësojë punën e instalimeve

duke hapur mundësi të reja profesionale.

30

Enterprise Security Simplified

B0110-12.2016

Cyber Security

Cloud Security Threats

Problematikat dhe Veprimet

Përfitimet që rrjedhin nga zhvillimi i teknologjive cloud janë të shumta në nivele të ndryshme

funksionimi të organizatave. Por çfarë ndodh në krahasim me sfidat që dalin në sigurinë dhe

menaxhimin e riskut?

ë të gjithë e dimë se përdorimi i teknologjisë

N

cloud ofron mundësi të mrekullueshme dhe

organizatat po e kuptojnë se sa përfitime

mund të kenë nga reduktimi i kostove të

menaxhimit, të serverave të tyre ose atyre

me konsulentë. Shumë mjete dhe shërbime po kalojnë në

një level sharing dhe bashkëpunimi të ri, i cili po e shndërron

mënyrën se si ne punojmë në një mjedis më të mirë dhe më

produktiv. Duke përdorur mjetet e duhura të cloud, ne jemi

në gjendje të kapërcejmë shume pengesa, organizatat mund

të jenë më efektive, më të qëndrueshme dhe më fleksibël.

Por çfarë ndodh me kërcënimet e sigurisë? Të gjitha këto

mund të pushojnë së funksionari, shpesh pa paralajmërim,

ndaj duhet të marren masa përpara se të kemi probleme

të mëdha.

Malicious Insiders

“Malicious insider threats” mund të duket një kërcënim i

vjetër dhe i zakonshëm por në qoftë se ndodhet brenda një

organizmi cloud, problemet mund të jenë të shumta. Një

klient i organizuar i cloud duhet t’i mbajë encryption keys

në posedim të tij dhe jo në cloud. Kërcënimet nga brenda

organizatës kanë shumë dimensione, për shembull, një

punonjës aktual ose një ish, një administrator i sistemeve,

një outsourcer ose një partner. Historia ka treguar se, ndër

të tjera, arsyet mund të jenë vjedhja e te dhënave apo

32

ëndësishëm. Sulmi nga qindra mijëra ose miliona kërkesa

të automatizuara për mundësimin e shërbimeve duhet

zbuluar dhe trajtuar përpara se operation service të arrijë

në stall status. Por sulmuesit kibernetikë kanë metoda

mbresëlënëse të një inteligjence të lartë për të kryer sulme,

duke e bërë shumë të vështirë zbulimin e tyre pa përdorimin

e mbrojtjes kibernetike. Për klientët e shërbimeve cloud,

përvoja e denial-of-service attack është sikur të kenë rënë

në pikun e trafikut. Nuk kanë asnjë mënyrë për të arritur

në destinacionin e tyre dhe nuk mund të bëjnë asgjë tjetër

veçse të presin.

Por gjërat mund të bëhen edhe më keq, dhe pa pasur

mundësinë të mbylli cloud-in, kur denial of service sulmon

një shërbim të klientit cloud, atëherë ofruesi i shërbimeve

cloud do të faturojë konsumatorin për përdorimin e të gjitha

këtyre burimeve të përdorura gjatë sulmeve kibernetike.

Kjo ndodh për shkak se sulmet e denial of service (DoS)

përdorin një sasi të madhe të fuqisë së përpunimit, dhe kjo

është një kosto që klienti cloud do të mbajë.

edhe hakmarrje. Në një mjedis të cloud, një i brendshëm

i cili ka qëllime keqdashëse, mund të shkatërrojë të gjithë

infrastrukturën ose edhe të dhëna.

Insecure APIs

Cloud ka sjellë kontradiktën duke u përpjekur të bejë

shërbimet të disponueshme për miliona përdorues ose

aplikacione, duke kufizuar paralelisht dëmin e përdoruesve

anonimë në masë të madhe që do të përdorin këto shërbime.

Përgjigja për këtë është “application programming interface”

(API). Siguria dhe disponueshmëria e shërbimeve cloud

duke përdorur authentication, access control dhe encyption

varen nga se sa i sigurt do të jetë API. Rreziku rritet kur

shtohen potenciale të palëve të treta dhe inkorporohen

në APIs duke i dhënë mundësi më të mëdha ose më të

specializuara kompanive që u nevojitet të disponojnë më

shumë shërbime ose mundësi më të avancuara për klientët

e tyre.

Denial of Service

Denial of Service attacks është një çrregullim i vjetër i

online operations, megjithatë mbetet ende një kërcënim i

Insufficient Due Diligence

Shumë kompani kalojnë në teknologjinë cloud pa kuptuar

shtrirjen e plotë të projektit. Pa njohjen e mire të mjedisit

dhe të mbrojtjes së ofruesve të shërbimeve, klientët cloud

nuk dinë se çfarë të presin në rast të ndonjë incidenti.

Kështu, niveli i rrezikut është i panjohur për ta, gjithsesi

sigurisht është shumë më i madh se i sotmi. Pritshmëritë e

të dyja palëve duhet të jenë të qarta. Cilat janë detyrimet

kontraktuale për çdo anë? Si do të ndahen përgjegjësitë? Sa

diskrecion duhet të presë klienti nga ofruesit e shërbimeve

cloud, në rast të ndonjë incidenti? Nëse arkitektët e një

biznesi nuk e njohin mjedisin cloud, aplikacionet e tyre mund

të mos funksionojnë siç duhet dhe në mënyrë të sigurt, kur

të përfundojnë migrimin në mjedisin cloud. Fatkeqësisht,

Insufficient due diligence ndodh shumë shpesh, duke

sjellë si rezultat që sistemet e IT të jenë të pambrojtura

dhe të ekspozuara në sulmet kibernetike. Mjedisi Cloud

ka shumë përfitime, por një faktor i rëndësishëm për

kalimin e suksesshëm është njohja e mjedisit nga biznesi,

çfarë nevojitet që të dhënat e tij të jenë të sigurta. Është

shumë e rëndësishme të krijoni një grup IT Cyber security

experts, me trajnim të posaçëm në teknologjinë cloud dhe

nën monitorimin e CISO në lidhje me çështjet e cloud

security.

33

Β0110-12.2016

Cyber Security

Cisco Annual Security Report

2016

Raporti i fundit Vjetor i Sigurisë (Annual Security Report) i Cisco-s për vitin 2016, paraqet

një pamje të vështirë për sigurinë online. Departamentet e IT "luftojnë" për të vazhduar me

digjitalizimin në mbarë botën, duke u përpjekur paralelisht të integrojnë zgjidhje nga dhjetëra

furnizues për të përshpejtuar zbulimin e kërcënimeve dhe për të trajnuar organizatat e tyre në të

gjitha nivelet.

e të njëjtën kohë, sulmuesit përmirësohen

N

çdo ditë, bëhen më guxues, fleksibël dhe

më durues, duke "ngritur" infrastruktura

biznesi që ngjasojnë shumë me ato që do të

gjenim në biznese të ligjshme. Në të gjithë

botën, shohim luhatje në menaxhimin e Internet nga vendi

në vend, gjë e cila komplikon bashkëpunimin dhe aftësinë

për të përballuar sulmet.

Kërcënimet e sigurisë dhe sulmet kibernetike nuk janë

diçka e re (Cisco ASR prezantoi studimin e parë në vitin

2007). Ndërsa tendencat themelore mbeten në thelb të

njëjta, përvoja e akumuluar e raporteve, tregon se sa shpejt

sulmuesit me luksin që u jep puna e jashtëligjshme, përtërijnë

në mënyrë që të shfrytëzojnë hapësira të reja të sigurisë.

Sondazhi i këtij viti tregon se sulmuesit janë duke përdorur

gjithnjë e më shume burime të ligjshme të rrjetit për të nisur

sulmet e tyre. Edhe pse shumica e lajmeve të rëndësishme

shpesh i referohen sulmeve ku është përdorur teknologjia

moderne, hakerat vazhdojnë të shfrytëzojnë software të

vjetërsuar për të përfituar nga pikat e dobëta, të tilla si,

serverat e keq-informuar. Infrastruktura “e vjetër” le të

ekspozuara pika sulmi të pashfrytëzuara ndërsa praktika

kontradiktore të sigurisë mbeten ende një sfidë.

Rezultate të tjera kryesore të studimit përfshijnë rritje

të prirjes së encryption (sidomos HTTPS) në trafikun e

të dhënave në internet, të cilat shpesh ofron një ndjenjë

të rreme të sigurisë për përdoruesit dhe kompanitë,

duke mbuluar aktivitetin e dyshimtë. Vërejmë gjithashtu

34

itje përdorimi të WordPress servers për të mbështetur

ransomware software, mashtrimit bankar dhe sulmeve

phishing. Sidomos në periudhën Shkurt-Tetor 2015, numri i

infrastrukturës WordPress i përdorur për sulmet dashakeqe

u rrit më shumë se 221%.

Pamja qe shohim është shqetësuese

Duke e marrë si të mirëqene këtë mjedis, aftësia për të

njohur dhe për t'iu përgjigjur sulmeve dhe kërcënimeve në

kohë gati reale, është të paktën një nevojë urgjente për

një biznes. Ne nuk mund të vazhdojmë të krijojmë "borxh

teknik", duke lënë sisteme pa përditësime korrigjuese, me

shërbime kritike të ekspozuara dhe aplikime të dobëta para

sulmeve. Behet fjalë për çështje që mund t’i kontrollojmë

por provat tregojnë se ja kemi arritur. Kjo do të thotë se ne

duhet të forcojmë lidhjet më të dobëta, të tilla si teknologjia

e vjetër e rrjeteve software, të qasim me logjike preventive

përditësimet e sistemeve dhe të marrim kontrollin e

infrastrukturave.

Kjo gjithashtu do të thotë se ne duhet të punojmë drejt

një platformë të vetme komunikimi, ku bizneset, industritë

dhe qeveritë, komunikojnë dhe bashkëpunojnë për të

parandaluar sulmet, duke adoptuar një qasje të integruar

ndaj kërcënimeve, e cila do të veprojë në gati kohë reale në

dobi të të gjithëve.

Opinioni i Cisco për atë çka mund të bëjmë të

gjithë ne tani!

Krerët e organizatave dhe kompanive duhet të njohin

rëndësinë e sigurisë dhe të udhëheqin ata vetë planifikimin

strategjik. Kjo nuk është me përgjegjësi e një përgjegjësi

sigurie (CISO) ose e një departamenti IT.

Kompanitë që integrojnë produkte dhe shërbime informatike

në ofertat e tyre, duhet të ofrojnë zgjidhje të cilave klienti

mund t’i besoj dhe të cilat kanë qenë të dizajnuara duke

patur në mendje sigurinë. Duhet të ngadalësojnë futjen e

dobësive të reja dhe hapësirave të dobëta në rrjet.

Shtimi "i një furnizuesi më shumë" nuk mund të vazhdojë të

jetë një përgjigje për sfidat e çështjeve të sigurisë. Kjo vetëm

shton kompleksitetin dhe lë kompanitë më të pambrojtura

ndaj sulmeve. Për të zvogëluar shpenzimet, për të pasur një

kthim të investimeve, efikasitet dhe fleksibilitet, strategjia

e sigurisë duhet të ndjekë kritere biznesi, të zbatohet me

projektimi arkitektonik dhe të jenë të provuara efektive.

Raporti i plotë Cisco Annual Security Report 2016, e gjeni

në www.cisco.com/go/asr2016~~pobj.

35

B0110-12.2016

Technology

Bota e integruar

Përpara se fjala “konvergjencë” të hynte furishëm në sektorin tonë, sektorët e Sigurisë

Kibernetike dhe asaj Fizike, ishin dy botë të ndara. Gjithsesi më shpërhapjen e shpejtë të

teknologjisë IP të dy këto sektorë po afrohen shumë me njëri – tjetrin. Çfarë do të ndodhë kur

siguria fizike dhe IT do të takojnë rrugët? Integrimi është zgjidhja!

Përpara ardhjes së teknologjisë në rrjet,

I

mund të thuhet lehtësisht se çdo element

sigurie në vetvete, kishte një detyrë

specifike. Kamerat vëzhgonin për incidente

të mundshme apo për të ndjekur individë,

kontrolli i aksesit lejonte hyrjet e autorizuara, alarmet

sinjalizonin hyrjen e hajdutëve ore rënien e një zjarri, etj.,

Të gjithë këto sisteme funksiononin shumë mirë si njësi të

ndara dhe të pavarura.

Teknologjitë e ditëve të sotme janë të projektuara për

të funksionuar krah sistemeve të tjera për të krijuar një

zgjidhje sigurie të ndërlidhur, intuitive dhe proaktive. Një

kamerë survejimi nuk është thjesht një vëzhgues pamjesh,

por tanimë edhe e aftë për të njohur tymin e një zjarri,

sjellje të dyshimta apo objekte të dyshimta. Kur kamerat

lidhen me sisteme të tjera, mund të aktivizohen alarme, të

mbyllen dyer, dritat të ndizen dhe shumë veprime të tjera

mund të ndërmerren në sajë të sinjaleve të perceptuara

nga kamera. Për më tepër, mund të shtosh një program të

integruar “PSIM” dhe përfton një sistem të përgjithshëm

sigurie, që mbron korporatën tuaj më shumë se çdo herë

tjetër në histori. Teknologjia e sotme është projektuar për të

qenë e aftë të punojë krah sistemeve të tjera për të krijuar

një zgjidhje të re të ndërlidhur, intuitive dhe proaktive.

Vendodhja, vendodhja…

Me benefitin për të vendosur të gjithë këto sisteme në një

rrjet, përdoruesit tashmë mund të aksesojnë sistemin e

36

tyre të sigurisë online, nga çdo vendodhje e Botës, në çdo

moment të ditës. N.q.s. klienti nuk dëshiron të kontrollojë

përiodikisht sistemin, teknologjia i mundëson lajmërimin

nëpërmjet SMS-ve në rast të problemeve teknike dhe në

disa raste madje të marrë vendime autonome.

Këto opsione të kontrollit në largësi mund të jenë me interes

për përdoruesin e thjeshtë, (pasi në këtë pikë persona të

industrisë mendojnë që janë opsione luksi më shumë se të

nevojshme), por ato ofrojnë gjithashtu edhe disa mundësi

për instaluesit. P.sh. ofrimi i mirëmbajtjes në largësi. Të

pasurit e një kamere në rrjet, e cila lejon kontrollin nëse

çdo gjë është në rregull, është shumë më mirë se të hipësh

në makinë dhe të bësh kontroll në vendodhje. Kjo mund të

aplikohet edhe në teknologji të tjera si alarmet dhe kontrolli

i aksesit.

Benefiti tjetër, të cilin ofron kontrolli në largësi për

instaluesit, është mundësia e të ardhurave të përsëritura.

Mund të vendoset një tarifë për aksesin në një aplikacion

për të lejuar përdoruesin të vëzhgojë imazhet etj, duke

patur mundësi rikthimi në punët e mëparshme.

Ndërsa e gjithë kjo tingëllon shumë mirë, ka akoma një pikë

për tu patur kujdes nga ana e instaluesve dhe integratorëve:

nuk duhet shtuar një sistem sigurie në një rrjet ekzistues të

një klienti, pa bërë kontrollet e nevojshme fillimisht.

Gjithsesi sado të mahnitshme të jenë benefitet e ofruara nga

teknologjia moderne, të cilat vijnë në ndihmë të instaluesve,

konsultimi me një profesionist IT përpara instalimit të

një sistemi të ri dhe me shtrirje të gjerë, është mjaft e

rëndësishme. Proçesi i prokurimit shpeshherë përfshin të

dyja palët, çka do të thotë se të dy duhet të jenë në dijeni

të zhvillimeve më të reja të teknologjisë.

Ndërsa rrjetëzimi i teknologjisë së sigurisë bëhet akoma më

i zakonshëm, manaxherët IT po luajnë një rol të madh në

proçedurat e prokurimit për të prezantuar IP-në në fushën

e sigurisë. Kjo përfshirje e IT-ve në botën e sigurisë, po

sjell më shumë se kurrë njerëz të rinj në sektor, sikurse po

ndryshon mënyrën sesi sistemet po specifikohen, shiten

dhe instalohen.

Për më tepër, rrjeti ekzistues nuk mund të jetë opsioni më i

mirë për pajisjet tuaja të sigurisë. Sonia Blizzard nga Beaming

shprehet: “Interneti është një rrjet shumë i aksesueshëm,

por është i orientuar ndaj konsumatorëve, çka e shfokuson

nga problemet e sigurisë.

Kompanitë e shërbimit të internetit merren më mirëmbajtje

të rrjetit në orët e para të mëngjesit, në mënyrë që të

ndërprehet sa më pak puna e klientëve të tyre. Gjithsesi

për biznese që monitorojnë 24 orë në 7 ditë të javës, një

humbje në aksesin e internetit nuk është e pranueshme. Për

qendrat e monitorimit të alarmeve apo të video survejimeve,

pjesa më e ngarkuar e ditës është gjatë orëve të vona të

natës, ndaj një shkëputje e mundshme për mirëmbajtje

gjatë atyre orëve është mjaft e rrezikshme.

“Një tjetë çështje, të cilën e kemi parë mjaft shpesh, janë

rastet kur kompanitë kliente, përjetojnë një ulje të shpejtësisë

së internetit, pa patur mundësinë të identifikojnë problemin.

Zbulohet më pas, siç ndodh zakonisht me kompanitë e

mëdha, që ka patur një “backup” të të dhënave gjatë natës,

çka ka ngadalësuar përformancën dhe shpejtësinë e lidhjes

me ARC-në,” – vazhdoi Sonia. “Ndërsa masat e sigurisë si

CCTV, alarmet, etj. të kombinuara me shërbimet e një ARCje

nuk janë të lira, bën sens të pasurit e një lidhjeje specifike

të pavarur nga lidhja standard e kompanisë.”

“When, not if…”

Migrimi i survejimit video me IP është tashmë e konsoliduar

dhe pyetja e madhe nuk është më “kur shitjet e pajisjeve me

IP, do të tejkalojnë ato të pajisjeve analoge?” Pasi në shumë

sektorë kjo ka ndodhur tashmë. Një raport i kohëve të

fundit nga HIS, lidhur me tregun global të video survejimit,

shkruan se në terma përfitimesh financiare, tregu i kamerave

në rrjet, ishte më i madh se ai i kamerave analoge në 2013.

Gjithsesi, tregtimi dhe shitja e kamerave në rrjet, nuk pritet

të tejkalojë atë të kamerave analoge përpara përfundimit

të kësaj dekade.

Parashikimet për kamerat në rrjet me rezolucion 4 megapixel

e sipër, janë rritur. Rritja e kërkesës për kamera 180/360

gradë sikurse kamera 4K janë arsyeja pas kësaj rritjeje.

Aftësia për të integruar teknologji e ka shtyrë akoma më

shumë këtë rritje, por si me shumë teknologji të tjera, ka

më shumë se një mënyrë drejt sigurimit në rrjet. Në fakt,

gjatë diskutimeve më të fundit me një të brendshëm të

industrisë, u dol në përfundimin se termi “IPCCTV” si një

përshkrim për kamerat me mundësinë e lidhjes në rrjet,

mund të jetë një anakronim për faktin e vetëm se ka disa

sisteme të disponueshme, të cilat mund të bëjnë një kamerë

analoge, të lidhet online.

Sido të jetë situata, e ardhmja e teknologjisë IP ka ngritur

shumë pyetje dhe njëkohësisht ka ndryshuar formën

37

B0110-12.2016

Technology

sigurinë. Në vend që manaxherët e sigurisë të blejnë kamera

me IP dhe më pas të diskutojnë me teknikët e informacionit

mbi metodën e përfshirjes së tyre në rrjet, po shihet një

tendencë ku departamenti IT, bën vetë blerjen e pajisjeve

të sigurisë nga buxheti i tyre, duke përfshirë vetë pajisjet

në rrjet.

dhe funksionimin e tregut. Me rritjen e teknologjisë IP,

një nga ndryshimet më të mëdha që tregu i sigurisë po

përjeton, lidhet me numrin e përsonave nga sektori i IT, të

cilët ofrojnë shërbimin e instalimeve të sigurisë. Në këtë

aspekt, distributorët dhe integratorët IT, po konkurrojnë me

distributorët dhe integratorët tradicionalë të sigurisë.

Ndërsa distributorët IT po mundohen të shtojnë video

survejimin në gamën e produkteve të tyre, do ishte një lajm

i mirë për integratorët tradicionalë IT, të cilët gjithashtu po

mundohen të hyjnë në tregun e video survejimit, pasi do

i kenë të vendosura marëdhëniet me distributorët e tyre

IT. Gjithsesi, shumë integratorë IT nuk po kërkojnë nga

distributorët e tyre njohurinë e duhur lidhur me sigurinë,

por po drejtohen direkt tek prodhuesi për kamerat specifike

që u nevojiten.

Një gjetje e rendësishme nga një raport i HIS, i quajtur:

“Tendencat e IP për sigurinë – një Vëzhgim i Sistemeve,

Integratorëve dhe Instaluesve”, tregon mbi influencën që

manaxherët e IT kanë mbi zgjedhjen e sistemit të duhur

të video survejimit. Ata pozicionoheshin të parët, mbi

manaxherët e departamenteve të tjerë si psh. manaxherët

e sigurisë fizike, CSO-ve apo konsulentëve, në lidhje me

aftësinë që kishin për të ndikuar në zgjedhjen specifike

të sistemeve të video survejimit me IP. Një nga arsyet e

këtij ndikimi mund të jetë fakti që buxhetet e teknikëve

të informacionit janë zakonisht më të larta se buxheti për

Më shumë se kamera

Në Mbretërinë e Bashkuar, teknologjitë e sistemeve

analoge janë të mirë konsoliduar, por siç përmendëm IP

nuk limitohet në përdorim vetëm për CCTV. Shumë nga

zhvillimet e reja, të cilat kanë hyrë në treg, janë të bazuara

në IP, kështu që kjo hyrje e integratorëve IT në treg, tregon

se si sektori i sigurisë ka evoluar në vitet e fundit dhe

gjithashtu se sa e rëndësishme është që çdokush i përfshirë

në proçesin e prokurimit të jetë në dijeni të lidhjes midis

rrjetit dhe sigurisë për një maksimizim të efikasitetit dhe

performancës.

Duke parë se çdo aspekt i jetës sonë të përditshme, po

kalon dalëngadalë online, i njëjti fenomen po vërehet dhe

në tregun e sigurisë. Ndërsa disa produkte të prezantuara

vitet e fundit, ngjanin si teknologji në kërkim të një qëllimi

të caktuar, aftësia për të shfaqur ndërlidhjen e sistemeve

të ndryshme, ka marrë shumë vëmendje dhe vlerësime.

P.sh. për kontrollin e aksesit, ka qënë gjithmonë një

element i rëndësishëm fakti, që personi, i cili bën kalimin e

kartës jo detyrimisht duhet të jetë pronari i kartës. Shtimi

i biometrisë në këtë proçes, ka ndihmuar shumë, por

vetëm me integrimin e kamerave në sistem, do mund të

provohet një herë e mirë se kush ishte mbajtësi i kartës në

momentin e caktuar. Për më tepër, me shtimin e analitikës

në sistemin e kamerave, identiteti i individit në fjalë, do

mund të verifikohet automatikisht. N.q.s. rezulton se nuk

është personi i duhur, dyert bllokohen, dritat ndizen dhe

alarmi aktivizohet. Në thelb, disa nga karakteristikat e këtyre

sistemeve të integruara, varen nga zgjedhja e klientit dhe

niveli i sigurisë që ky i fundit kërkon. Sigurisht kjo është e

lidhur dhe me buxhetin e disponueshëm, por nqs janë të

interesuar në të paturin e një sistemi CCTV si dhe kontroll

të aksesit për një hapësirë të rëndësishme, le të themi një

dhomë serverash, atëherë integrimi i të dyjave do të kishte

shumë kuptim.

Këto janë shumë kohë emocionuese për sektorin e sigurisë

pikërisht falë IP-së, por në të njëjtin aspekt, instaluesit

e sigurisë, kanë nëvojë të përshpejtojnë për të kapur

avancimin e rrjeteve, ose do të kenë probleme në përballjen

me IT dhe automatizimin e ndërtesave.

38

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!