03.10.2017 Views

3rd Infocom Magazine (December 2016) - Security World Issue

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

dashakeqase, duke i tematizuar emaile-t në lidhje me

terrorizmin, temë, e cila gjendet gjithmonë nëpër lajmet e

fundit. Për të parandaluar sulmet terroriste, shumë vende

kanë forcuar masat e tyre të sigurisë, ndaj dhe fushatat

përgënjeshtruese sensibilizuese, janë kthyer në një tematikë

të preferuar për krijuesit e emaile-ve Spam.

Disa nga këta përgënjeshtrues, mundohen të bindin

përdoruesit se skedari bashkangjitur emailit, përmban

një aplikacion për telefonin e tyre inteligjent, i cili, pas

instalimit do të mund të detektojë një pajise eksplozive

terroriste. Emaili thekson që Departamenti i Mbrojtjes së

SHBA, ka zbuluar këtë teknologji të re, e cila është efikase

dhe e thjeshtë për t’u përdorur. Skedari i bashkangjitur

kryesisht përmban një skedar të ekzekutueshëm, i cili është

identifikuar si “Troja-Dropper.Win32.Dapato”, një program

dashakeqës që mund të vjedhë të dhëna të ndjeshme si dhe

të programojë sulme të tjera më të dëmshme.

Zhvilluesit më të njohur të Spame-ve në Nigeri, gjithashtu

përdorin tema terrorizmi në email-et e tyre. Sipas raportit

të Kaspersky Lab, numri i këtyre emaile-ve është rritur

ndjeshëm. Këta kriminelë kibernetikë, më përpara preferonin

të dërgonin emaile të gjata me histori të detajura, të lidhura

dhe me faqe lajmesh për të qenë akoma më të besueshëm.

Gjithsesi, tani po dërgojnë mesazhe të shkrurtra, pa detaje,

thjesht duke i kërkuar marrësit, që të vihen vetë në kontakt

me dërguesin.

“Për fat të keq, po shohim që parashikimet tona të

mëparshme lidhur me Spamet, po bëhen realitet.

Përgënjeshtruesit po përdorin metoda të shumëllojshme

për të patur vëmendjen e përdoruesve dhe për t’i bërë ata

të jenë më të pakujdesshëm. Ata po përdorin shumë gjuhë,

duke ndërhyrë edhe nëpër Media Sociale, shumëllojshmëri

skedarësh që i bashkangjiten emaile-ve, si dhe mesazhe

pjesërisht të personalizuara për t’u dukur akoma më të

besueshëm. Mesazhet përgënjeshtruese shpeshherë

imitojnë njoftime nga organizata shumë të njohura. Kjo po

e çon rrezikun e Spame-ve në një nivel tjetër.” – shprehet

Daria Gudkova, Eksperte e Analizës së Spame-ve në

Kaspersky Lab.

Për të lexuar më shumë rreth veprimeve të “Spam” dhe

“Phishing” për çerekun e parë të 2016, mund të ndiqni

postimin në bloëgun securelist.com.

15

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!