03.10.2017 Views

3rd Infocom Magazine (December 2016) - Security World Issue

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

B0110-12.2016

Cyber Security

Njohja e katër benefiteve të

DLP-së për ndërmarrjet

Sapo një kompani kupton se me çfarë problemesh po përballet, është më e lehtë në përcaktimin

e mënyrës së rregullimit të problemit. Kjo është e vërtetë edhe për rastet e parandalimit

të humbjes së informacionit (Data Loss Prevention – DLP). Por cili model i DLP është më i

përshatshëm për biznesin tuaj?

Në qoftë se punoni në një industri me një

Ν

gamë të gjerë rregullimit të dhënash, si p.sh.

shërbime financiare, keni nevojë për një

program të plotë DLP. Një biznes i vogël, i

cili është i shqetësuar vetëm për sigurimin

e numrave të kartave të kreditit nëpër laptopë, mjaftohet

më një version më pak të avancuar të DLP.

Benefitet e përgjithshme të bizneseve, nga DLP, ndahen në

4 kategori të përgjithshme:

1. Të kesh informacion ku ndodhen të dhënat

2. Të kuptuarit se ku shkojnë të dhënat

3. Të diturit se si përdoren të dhënat

4. Të edukuarit e punonjësve si dhe parandalimi i

aktiviteteve të rrezikshme

Të kesh informacion ku ndodhen të dhënat

Të diturit se ku ndodhen të dhënat brenda një kompanie,

është një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen

profesionistët e sigurisë. Pavarësisht ndonjë politike

formale apo dokumentacioni, të dhënat kanë një veti,

të të shfaqurit në vendodhje nga më të papriturat. Nqs

diçka ka vlerë, punonjësit po e përdorin atë. E nqs. po e

përdorin atë, me shumë mundësi do të përfundojë në çdo

vend të mundshëm. Veprimi i thjeshtë i të krijuarit të një

“spreadsheet”, si dhe ruajtja në një server dhe dërgimi me

e-mail në disa kolegë, menjëherë shpërhap të dhënën në

dhjetëra servera dhe lokacione. Ky bëhet një problem i

ndjeshëm kur vjen momenti i auditit dhe ky i fundit duhet

siguruar që të dhënat janë ruajtur vetëm aty ku supozohet

16

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!