03.10.2017 Views

3rd Infocom Magazine (December 2016) - Security World Issue

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

të jenë, të mbrojtura nga mjetet e duhura të sigurisë.

DLP vjen në ndihmë të ndërmarrjeve në këto situata. Mund

të ndihmojë të gjejë të dhëna duke skanuar magazinat e

të dhënave, duke monitoruar sistemin për të parë kush po

dërgon dhe kush po merr si dhe skanimin e vazhduar të

laptopëve dhe kompjuterave personalë të punonjësve për

të parë se kush ka ruajtur një kopje në memorien e tyre.

Gjithsesi DLP nuk është “ilaçi” përfundimtar. Do ju duhet të

dini ku ta drejtoni, të përcaktoni rregullat në lidhje me çfarë

po kërkoni dhe duhet patur akses në ato lokacione për të

patur mundësinë e skanimit. Por këto kanë tendencën të

jenë probleme mekanike, të cilat zgjidhen me një planifikim

paraprak të mirë.

Proçesi i të diturit se ku ndodhen të dhënat, mund të quhet

“content discovery” dhe mund të jetë shumë i dobishëm

për të arritur rezultatet e nevojshme. Tashmë, jo vetëm do

mund t’i tregoni auditit ku ndodhen të dhënat e rregulluara,

por gjithashtu mund të dokumentoni dhe të provoni se ku

nuk ndodhen. Kjo zvogëlon shumë fushën e veprimit të

auditëve, duke ulur kostot ndjeshëm.

Të kuptuarit se ku shkojnë të dhënat

Informacioni lëviz në mënyrë konstante, brenda dhe jashtë

kompanisë suaj dhe DLP-ja ndihmon kompanitë të ndjekin

se ku shkojnë këto të dhëna. Tri mënyrat se si e realizin këtë

është duke monitoruar rrjetin, duke vëzhguar hard drivet e

punonjësve dhe duke ndjekur informacionet e ndjeshme, të

cilat ruhen në memorie të lëvizshme. Për shumë kompani,

këto janë arsyet kryesore për të patur një DLP, duke filluar

me monitorimin e emailet, edhe pse kryesisht ai nuk është

burimi i rrezikut. Në të shumtën e rasteve, rrjedhja e të

dhënave vjen nga ndërhyrjet në sistem, jo nga dërgime me

email.

DLP e rrjeteve mund edhe të detektojë persona të cilët

janë duke vjedhur të dhëna, edhe pse kjo kërkon pak më

shumë përpjekje se zakonsisht, pasi mjetet standarde nuk

mund të skanojnë brenda skedarëve të inkriptuar ose të

detektojë teknika të tjera të ndërhyrjeve të pautorizuara.

DLP do duhet të kombinohet me mjete të sigurimit të

rrjetit, si “outbound firewalls”, të cilat bllokojnë lidhje e pa

aprovuara outbound, ose “next generation firewalls”, të

cilat vëzhgojnë për veprime të aplikueshme brenda trafikut

SSL, për të verifikuar dhe gjetur aktivitetet e rrezikshme për

vjedhje informacioni.

Endpoint DLP mund të ndjekë sistemin e cilit punonjës, ka

informacion të ndjeshëm, duke skanuar hard drive-n e tyre.

Kjo është një mënyrë efektive pasi mund të detektohen

17

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!