03.10.2017 Views

3rd Infocom Magazine (December 2016) - Security World Issue

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

2 nd

Sesionet

Strategjitë e reja për sfida të reja

Sfidat aktuale dhe shfaqja e formave të reja të kërcënimeve

me natyrë tejet të globalizuar janë sfida më e madhe për

shërbimet e sigurisë publike dhe sektorit privat.

Forma ndër-kufitare e krimit të organizuar, terrorizmi

ndërkombëtar dhe krimi kibernetik pa kufij gjeografik, si

dhe nevoja për mbrojtjen dhe kontrollin e kufijve, kërkon

mbi të gjitha grumbullimin dhe menaxhimin efektiv të

informacionit (Inteligjencë) për të identifikuar kërcënimet

si dhe bashkëpunim ndërmjet agjencive qeveritare dhe

ndërkombëtare, por edhe të sektorit privat.

Gjithashtu, një strategji efektive për të mbrojtur objektet

dhe personat (Mbrojtja VIP), kërkon zbatimin e planeve

të integruara të menaxhimit të rrezikut dhe përdorimin e

mjeteve moderne teknologjike.

Zhvillimin e strategjive dhe veprimeve për përballimin e

këtyre sfidave do ta trajtojnë folësit tanë në sesionin e parë

të konferencës.

Rregullat e reja të sigurisë Kibernetike

Siguria digjitale është tani më shumë se kurrë, një sfidë e

madhe për çdo organizatë dhe biznes.

Menaxherët e departamenteve IT nga njëra anë duhet të

merret me rreziqet që fshihen pas softuerëve dashakeqës

dhe të mbrohen nga sulmet e avancuara, ndërsa nga ana

tjetër, duhet të përshtatin masat e tyre për mbrojtjen e të

dhënave në mjedisin e ri IT, në formën që tashmë ai ka, me

adoptimin e Cloud-it, mobility, Internet of Things, qasjes

BYOD dhe tendencave të tjera.

Në sesionin e dytë të konferencës “Albanian Security Forum”,

ekspertë në sigurinë digjitale do të nxjerrin në pah "rregullat e

reja të lojës", duke paraqitur hartën e re të botës digjitale dhe

trendet e kërcënimeve, ndërsa në paralelisht do të paraqesin

politikat dhe mjetet e mbrojtjes q[ duhet të adaptohen nga

organizata për të mbrojtur të dhënat e tyre dhe për të rritur

funksionalitetin e infrastrukturës.

Digital Era do të thotë Kërcënimet reja: Si të jemi proaktiv!

Në një mjedis kërcënimesh gjithnjë e të reja, rreziku rritet

vazhdimisht. Sondazhet ndërkombëtare tregojnë se shumë

shtete, organizata, biznese të mëdha dhe të vogla, dhe

individë përballen me kërcënime digjitale dhe nganjëherë

bëhen viktimat e kriminelëve kibernetikë me pasoja të rënda

në shumë nivele.

Çelësi për mbrojtjen e të dhënave kritike të biznesit dhe

shmangies së incidenteve që rrezikojnë funksionimin e tyre të

duhur, është krijimi i kushteve që do të parandalojnë rreziqet

duke investuar në teknologji, në procese, në politika, dhe

natyrisht tek njeriu.

Copat e enigmës që përbëjnë një qasje proaktive për sigurinë

digjitale do të paraqiten në këtë seksion janë nga profesionistë

që aktivizohen në sektorin e sigurisë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!