03.10.2017 Views

3rd Infocom Magazine (December 2016) - Security World Issue

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

B0110-12.2016

News

Unifikimi i siglave në uniformat e reja të Policisë së Shtetit

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, prezantoi në fillim të

muajit Shkurt, uniformat e reja të Policisë së Shtetit. Tahiri

tha se uniformat e reja janë një tjetër hap drejt modernizimit

të policisë.

“Kemi parë uniforma pa identitet. Kjo është një ditë e

shënuar për Policinë e Shtetit, pasi nuk do të ketë më

uniforma kaotike, ku disa janë me sigla tradicionale dhe disa

me sigla moderne apo një miks, tashmë uniformat do të

jenë uniformizuar me siglat përkatëse”, tha Tahiri.

Uniforma e Policisë Rrugore do të ketë ngjyrë jeshile, ajo

e Rendit do të jetë ngjyrë blu, ndërsa efektivët e repartit

“Shqiponjat” do të kenë uniformë në ngjyrë portokalli.

Ministri Tahiri tha se simbolet kryesore të Policisë së Shtetit

do të jetë shqiponja dhe përkrenarja e Skënderbeut, të cilat

do të ndërthuren dhe me shenjat karakteristike të vendit

tonë dhe me ngjyrën e kuqe.

Ministri theksoi se për stilimin e uniformave të reja është

mbajtur parasysh fakti që ato duhet të kenë karakteristika

e dallueshme dhe të jenë të pangatërrueshme, pasi publiku

duhet të identifikojë menjëherë punonjësin e policisë dhe

gradën që ai mban.

Videokamerat e trupit për Policinë e Shtetit

Kamerat në trupin e punonjësve të policisë janë tashmë

në testim prej disa kohësh. Ato nuk janë thjesht një risi

teknologjike, ato janë një mjet që pritet të garantojnë një

marrëdhënie korrekte sa i takon respektimit të ligjit mes

uniformave blu dhe qytetarëve.

Kamerat janë operative gjatë gjithë kohës. Policët nuk

mund t’i heqin ato nga trupi dhe përmbajtja e tyre është e

kontrollueshme në çdo kohë.

Pajisja me kamera trupore e punonjësve të policisë synon jo

vetëm të rrisë përgjegjshmërinë e uniformave blu, por më

kryesorja të shmangë korrupsionin.

Në kamera shihen qartë të dhënat e datës dhe orës, si dhe

numri i identifikimit, që i korrespondon makinës, turnit dhe

oficerit përkatës.

Fillimisht do të jenë mbi 2 mijë punonjës të Policisë së

Tiranës që do të pajisen me kamera trupore, por synimi i

projektit është që të shtrihet në mbarë vendin.

Kamerat në trupat e efektivëve shikohen si një garanci

më shumë për zbatimin e proçedurave standarde dhe

respketimin e të drejtave të njeriut, pasi ndër vite Policia

e Shtetit është akuzuar për arbirtaritet dhe standarde të

dyfishta në dëm të qytetarëve.

8

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!