03.10.2017 Views

1st Infocom Magazine (April 2016)

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

kabulli aktual telefonik i përdredhur prej bakri për

të bërë lidhjen e fundit në shtëpi. Sepse distanca

që do të përshkojë bakri është relativisht e vogël,

shpejtësitë nga 25 deri në 40 Mbps mund të arrihet,

ndërsa me vectoring mundet edhe të dyfishohen.

Kjo e bën VDSL-ën teknologjinë me rritje më të

shpejtë sa i përket aksesit në shpejtësitë e larta

broadband, duke arritur në fillim të vitit mbulim në

mbarë Evropën në shkallën 25%.

Në anën tjetër, penetrimi i teknologjisë DOCSIS 3

(Data Over Cable Service Interface Specification),

teknologjia ultra-fast broadband e përdorur nga

rrjetet e televizioneve kabllore është rritur me 2.7%

dhe kryeson ndaj VDSL-ës me penetrim 39.3% në

familjet evropiane.

Gjithashtu aksesi me Fibër Optike në objektet FTTP

(Fiber-to-the-Premises), i cili përfshinë sa FTTH aq

edhe "fiber-to-the-Building" (për shembull, në një

pallat ose në një ndërtesë me zyra) u rrit me 2.4%

dhe tani mbulon 12.3% të Bashkimit Evropian.

"Docsis 3 u përhap shumë shpejt në periudhën 2010-

2012, sepse kërkohet vetëm një përmirësim i thjeshtë

në rrjetet kabllore ekzistuese. Megjithatë, procesi

tanimë pothuajse ka përfunduar dhe zhvillimi

i mëtejshëm do të kërkojë zhvillimin e rrjeteve të

reja, kabull i cili është i vështirë për t’u justifikuar

financiarisht.

"Në mënyrë të ngjashme, zgjerimi i mbulimit te FTTPës

nënkupton gjithashtu ndërtimin e rrjeteve të reja.

Pjesa më e madhe e mbulimit FTTP në Evropë deri

më sot shërben zonat me densitet të lartë banimi, siç

janë ndërtesat e banimit në Lindje të BE. FTTP-ja mund

të jetë zgjidhja më e lirë në këto raste, veçanërisht

nëse nuk ka rrjet telefonik. Megjithatë, zonat më

atraktive mbulohen tashmë në një masë të madhe,

ndaj edhe zhvillimi i FTTP-ës është i ngadalshëm." Vë

në dukje analiza e Point Topic.

Duke bërë një përmbledhje, raporti arrin në

përfundimin se të treja teknologjitë do të vazhdojnë

të rrisin mbulimin, por ritmi i rritjes e VDSL-ës është

padyshim më i shpejtë: "Ne parashikojmë se VDSL-ja

do të arrijë në 73% e familjeve evropiane deri në vitin

2020, ndërsa Docsis 3 do të mbulojë 45% prej tyre.

Së fundi, FTTP-ja parashikohet vetëm 16%, shprehet

Tim Johnson, përgjegjësi i raportit.

Edhe në këtë formë, parashikimet e Point Topic se

vetëm 90% e familjeve evropiane do kenë akses në

lidhje fikse broadband ultra-të shpejta deri në vitin

2020, realizojnë objektivin e Agjendës digjitale, i cili

parashikon 100% akses. Ndaj pritet që FTTP të mund

të plotësojë boshllëkun duke rritur mbulimin në 21%

ose më shumë, përfundon raporti.

21

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!