03.10.2017 Views

2nd Infocom Magazine (September 2016)

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

kostos së lartë të investimit dhe kohën që nevojitet

për të arritur mbulim të kënaqshëm. Dihet që, nëse

ofruesit e shërbimit të internetit bazoheshin vetëm

tek fibra optike për t’i ofruar klientëve shpejtësinë

prej 100 Mbit/s, do nevojiteshin dekada për të arritur

në një mbulim kombëtar.

Ekzistojnë alternativa?

Një tjetër alternativë është përdorimi i risive të

fundit radikale në teknologjinë e transmetimit

nëpërmjet bakrit, të cilat hapin rrugën për shpejtësi

të njëjta me ato të fibrave optike duke përdorur

infrastrukturën ekzistuese. Në një përpjekje për të

shfrytëzuar plotësisht potencialin e bakrit, tregu i

telekomunikacionit është duke investuar në një

sërë teknologjish të reja të tilla si VDSL2 Vectoring,

bonding, Vplus dhe G.Fast, të cilat ofrojnë shpejtësi

prej qindra Mbit/s dhe janë më të shpejtë për t’u

zhvilluar dhe më pak të shtrenjta se instalimi i fibrës

në çdo shtëpi. Të gjitha këto tregojnë se çështja e

broadband është e dyfishtë. Nga njëra anë ekziston

problemi i “kohës së depërtimit në treg” (time to

market), ku bakri ka një avantazh krahasues dhe

nga ana tjetër ekziston çështje e kapacitetit, ku

fibra optike është fitues i padiskutueshëm. Edhe pse

fibra optike në shtëpi përbën një qëllim thelbësor

afatgjatë të ofruesve së shërbimit të internetit,

sot zgjidhja praktike qëndron diku në mes, në një

përzierje të zgjuar të fibrës së re optike dhe bakrit të

modernizuar, të aftë për të siguruar shpejtësi ultra

të lartë në një periudhë të shkurtër tek një bazë më

e gjerë klientësh duke gjeneruar më shumë fitime,

të cilat më vonë mund të investohen në zhvillimin

e mëtejshëm të rrjeteve optike. Në këtë mënyrë,

bandwidth tanimë i thotë "jo" bakrit apo fibër optike

dhe "po" bakrit dhe fibrës optike.

Bonding Vectoring G.Fast & Vplus

Një mundësi për arritjen e bandwidth-it më të lartë

është përmes lidhjes së metodës VDSL2, e cila

kombinon çifte të shumta të telave për të arritur një

rritje të kapacitetit të disponueshëm ose zgjerim të

aksesit të rrjetit të bakrit për një Bandwidth të caktuar.

Kjo teknikë megjithatë nuk e zgjidh problemin e

ndërhyrjeve.

Për këtë qëllim është zhvilluar në vitet e fundit

metoda VDSL2 Vectoring, një teknologji inovative

që synon të eliminojë ndërhyrjet nga çifte të tjera

të bakrit duke lejuar shfrytëzimin e plotë të aftësive

të VDSL2 dhe arritjen e një shpejtësie prej rreth 100

Mbit/s në distanca deri në 400 metra ndërmjet pikës

së shpërndarjes dhe abonentit. Sot VDSL2 Vectoring

përhapet në gjithë botën dhe po përdoret me

sukses nga shumë vende evropiane si Gjermania,

Irlanda, Holanda etj.

Duke qenë se teknologjia Vectoring po maturohet

gjithnjë e më shumë, zgjidhje të reja radikale kanë

nisur të zhvillohen, si p.sh. G.Fast dhe Vplus, duke

ofruar shpejtësi të konsiderueshme më të larta për

linja më të vogla. G.Fast është një teknologji që

23

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!