03.10.2017 Views

2nd Infocom Magazine (September 2016)

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

TEKNOLOGJI

Rrugëdaljet që ofron sot teknologjia dhe materialet,

mesa duket po kthen drejt konsumit të ulët të fuqisë

së pajisjeve, pasi komuniteti shkencor mesa duket

nuk pret diçka spektakolare nga laboratorët kimik

që kërkojnë reagime të reja me më pak nxehtësi, më

shumë energji dhe më shumë dendësi magazinimi.

Mos vallë do të ishte më mirë të linim mënjanë

bateritë dhe të kthehemi drejt mënyrave të tjera

të karikimit?

Bateria e re prej alumini që karikohet në një minutë

Shkencëtarët amerikanë deklaruan se ishin në gjendje të prodhojnë prej një bateri të lirë prej

aluminit, me jetëgjatësi të madhe dhe fleksibël. Kjo bateri do të ishte e përshtatshme për t’u

përdorur në smartphones, pasi paraqet avantazhin shtesë e karikimit në vetëm një minutë.

Hulumtuesit, të cilët kanë përshkruar në mënyrë të detajuar zbulimin e tyre në revistën

e ndërkombëtare “Nature”, u shprehën se bateria e re me jon alumini ka mundësinë për të

zëvendësuar bateritë me jon litium që përdoren në miliona laptopë dhe telefona celularë.

Përveç karikimit të shpejtë, bateria e re prej alumini është më e sigurt se bateritë ekzistuese prej jon

litiumi, të cilat herë pas here mbinxehen dhe marrin flakë.

Rezultati pozitiv i hulumtimeve me qellim ndërtimin e një baterie prej alumini me karakteristika

peshën e ulët dhe karikimin e shpejtë, erdhi pas përpjekjeve që zgjatën me vite. Zgjidhjen e dha

ekipi i Profesorit të kimisë Hongjie Dai në Universitetin e Stanfordit në Kaliforni, i cili bëri zbulimin

e rëndësishëm që kombinimi i grafit dhe aluminit krijon rrjedhën e duhur të ngarkesave për të

prodhuar energji të shfrytëzueshme.

Së fundi, hulumtuesit theksojnë që, ndërsa një bateri jon-litiumi mund të zgjasë rreth 1000 cikle të

ngarkimi-shkarkimi, bateri e re prej alumini është në gjendje të vazhdojë performojë edhe pas 7.500

ciklesh.

Vetë konstrukti i baterisë e lejon atë të paloset, duke lejuar që të shfrytëzojë më së miri hapësirat

tek pajisjet portative, ndërsa sipas publikimit të revistës “Nature”, bateri më të mëdha prej alumini

do mund të përdoren gjithashtu për të ruajtur energji elektrike që vjen nga burime të rinovueshme

energjie me performancë të paqëndrueshme ose me kohë të kufizuar.

38

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!