03.10.2017 Views

2nd Infocom Magazine (September 2016)

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

një kombinim të kënaqshëm të karakteristikave të

dëshirueshme, por kostoja do të jetë e ndaluar për

përdorim komercial.

Prodhuesit e baterive janë të vetëdijshëm për

nevojat e konsumatorëve dhe ofrojnë produkte që

i përshtaten më mirë aplikimeve specifike. Industria

e telefonisë celulare është një shembull i përshtatjes

së zgjuar. Fokusi vendoset tek madhësia e vogël,

dendësi e lartë e energjisë dhe çmim i ulët, ndërsa

jetëgjatësia është prioriteti më i ulët.

Por gjërat po bëhen gjithnjë dhe më të komplikuara,

kur koncepti i Internetit of Things gradualisht të hyjë

në jetën tonë dhe së shpejti trupin tonë. Të gjitha

këto “gjëra” kërkojnë energji, e cila shpesh herë nuk

është aspak e lehtë për t’u zëvendësuar. Dhe këtu

shfaqet problemi më i madh. Kur wearables nga life

style gadgets bëhen health implants dhe mbeten

pa energji, nuk përbejnë më një zgjidhje. Dhe nëse

mendoni se po flasim hipotetikisht, sa vallë duhet

duhet të mbajë bateria e një stimuluesi kardiak dhe

për sa kohë ka të drejtë mbajtësi i saj të "harrojë" pa

e ndryshuar?

Por përveç shëndetit, ka shumë përbërës të "zgjuar"

të realitetit të ardhshëm të cilat kanë nevojë për

pavarësi nga kabllot. Pajisje të telemetrisë, sensorë,

matës inteligjent dhe më shumë të tjerë, duhet të

punojnë gjithandej, pa patur nevojë të kenë afër

çdo lloj burimi energjetik.

Këtu pra, hyjnë bateritë të cilat “refuzojnë” të ndjekin

ligjin e zhvillimit të elektronikës, duke mbajtur ende

"lidhur" pajisjet "portative" tek prizat elektrike dhe në

çdo lloje “power bank-u”. Këto të fundit mund të

evitojnë prizat por janë "të padurueshëm" sa i përket

peshës.

Edhe me teknologjitë më të përparuara që prej

vitesh gjenden në linjën e prodhimit vërejmë se

raporti peshë - kapacitet mbetet në nivel 1 me

1, ndërsa të gjitha ato teknologjitë premtuese që

janë prezantuar deri më tani, janë ende në fazën e

hulumtimit, d.m.th larg nga prodhimi dhe përdorimi

komercial. Kur ( “kur” dhe “nëse”) të arrijnë në fazën

e zbatimit, do të ngrihet natyrisht çështja e kostos

dhe nuk do të jenë aspak e çuditshme nëse do të

shohim që kostot e pajisjes do të tejkalojë kostot e

prodhimit të vetë pajisjes.

Ky vlerësim nuk është i tepruar, duke pasur parasysh

se që nga viti 1990 kostoja e përpunimit të fuqisë ka

rënë mijë herë, kostoja e kapacitetit për miliamper

është përgjysmuar .

37

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!