03.10.2017 Views

2nd Infocom Magazine (September 2016)

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

madh për ta, dhe për këtë arsye nuk i kushtojnë shumë

vëmendje këtij sektori. Ndërkohë, përfaqësuesit e

kompanive më të mëdha në përmasa, janë më të

shqetësuar rreth humbjes së pajisjeve portative të

të punësuarve, me një 58% prej tyre të kenë frikë se

humbja ose vjedhja e një pajisjeje do të mund të

dëmtonte kompaninë.

Ky qëndrim si nga zotëruesit e pajisjes, si dhe nga

punëdhënësit e tyre, mund të krijojë një dobësi

serioze për një rrjet kompanie.

Kjo dobësi potencialisht mund të shfrytëzohet nga

kriminelë kibernetikë, si dhe nga konkurrentë te

pamëshirshëm. Ekziston gjithmonë mundësia të

pësojnë humbje financiare (p.sh. nga mungesa e

bazës së klientelës), edhe pse ndjesia e përgjithshme

është se një pajisje e humbur portative nuk mund

të shkaktojë dëmtim të kompanisë. Mbrojtja e

mjedisit portativ, pra, përbën një pjesë tashmë të

rëndësishme të politikës së sigurisë së kompanive.

"Është gjithnjë e më e rrallë të ndeshësh një

profesionist i cili nuk e përdor pajisjen e tij portative

për arsye pune. Laptopët, tabletat ose smartphone-t

e bëjnë të mundur kryerjen e pjesës më të madhe

të punës së një biznesi kudo, në largësi. Megjithatë,

humbja e të dhënave të rëndësishme të kompanive

përmes pajisjeve personale është një dukuri mjaft

e zakonshme. Në këtë mënyrë sjellja e shkujdesur

ndaj sigurisë se pajisjeve portative mund të jetë një

rrezik serioz për punën e kompanisë. Prandaj, është

e rëndësishme të përdoret një zgjidhje e besueshme

dhe e përshtatshme që i plotëson të gjitha kërkesat

moderne dhe trendet e tregut, si dhe të trajnohen

punonjësit rreth kërcënimeve të mundshme dhe

veprimeve që duhet të ndërmerren në rast se

përballen me to", tha Konstantin Voronkov, Head of

Endpoint Product Management të Kaspersky Lab.

Ndër hapat e parë që duhet të planifikojnë bizneset,

për të zbatuar në mënyrë të sigurtë modelin BYOD,

është vlerësimi i përdorimit të pajisjeve personale

në punë dhe zgjedhja e një zgjidhje të sigurisë

kibernetike, e cila do të sigurojë një mbrojtje efektive

kundër malware programs dhe kërcënimeve

kibernetike, duke lejuar dhe menaxhimin e lehtë

përmes një tastiere të vetme.

Një hap i rëndësishëm duhet te jete gjithashtu trajnimi

i stafit për çështje të tilla, si vjedhja e inxhinierisë

sociale (p.sh. thirrje të rreme nga bankat apo policia,

ku kërkohet nga përdoruesit të raportojnë të dhënat

nga SMS te marra se fundmi, të cilat mund të jene

kode njëpërdorimshme të fjalëkalimeve të llogarisë

bankare, Apple apo Google ID), kontrolli i kodeve

QR (të cilët mund të çojnë në faqe phishing, në

qoftë se për shembull, një imazh i rremë është i

fiksuar në një kod QR të vërtetë) dhe raportimi i

pajisjes portative sa më shpejt të jetë e mundur.

Gjithashtu, një kompani duhet të ketë zhvilluar

skenarë për përjashtimin e pajisjeve personale nga

rrjeti i kompanisë, nëse ato janë të humbura apo të

vjedhura, ose në qoftë se një punonjës largohet nga

kompania. Në këto raste, do të duhet të zhvillohet

paraprakisht një proçes për heqjen e të dhënave

konfidenciale të kompanisë nga këto pajisje si dhe

te bllokohet qasja e tyre në rrjetin e kompanisë.

9

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!