20.02.2013 Views

Libër leximi i gjuhës shqipe

Libër leximi i gjuhës shqipe

Libër leximi i gjuhës shqipe

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

dr. ASLLAN HAMITI

mr. ISMAIL HAMITI

GJUHË SHQIPE

PËR KLASËN VI

TË ARSIMIT FILLOR TETËVJEÇAR

VJETËRSIA E GJUHËS SHQIPE

Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane. Ajo formon

një degë të veçantë në këtë familje gjuhësore.

Ka disa mendime për prejardhjen e gjuhës shqipe, por është vërtetuar

që gjuha shqipe rrjedh nga dialekti jugor i ilirishtes, ndërsa shqiptarët janë

pasardhës të ilirëve.

��DETYRË

Shikojeni pemën gjuhësore indoevropiane. Çfarë vëreni në të?

Shqipja është një nga gjuhët e lashta të Ballkanit, por e dokumentuar

me shkrim mjaft vonë, në shekullin XV.

Dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe, është ai që quhet

"Formula e pagëzimit", e vitit 1462. Është një fjali e shkurtër në gjuhën

shqipe "Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit", senit" që gjendet

në një qarkore të shkruar në latinisht nga Kryepeshkopi i Durrësit Pal

Engjëlli, bashkëpunëtor i ngushtë i Skënderbeut.

Pal Engjëlli, gjatë një vizite në Mat, vuri re çrregullime në punë të

ushtrimit të fesë dhe me këtë rast, ai la me shkrim disa porosi dhe udhëzime

për klerin katolik, ndër të cilat edhe formulën e mësipërme, të cilën mund ta

përdornin prindërit për të pagëzuar fëmijët e tyre, në rastet kur nuk kishin

mundësi t'i dërgonin në kishë, ose kur nuk kishte prift. Formula është shkruar

me alfabetin latin dhe në dialektin e veriut (gegërisht).

Dokumenti i dytë, i shkruar në gjuhën shqipe është Fjalorthi i Arnold

von Harfit, i vitit 1496. Udhëtari gjerman Arnold von Harf, nga fshati i Këlnit,

në vjeshtë të vitit 1496, ndërmori një udhëtim pelegrinazhi për në "vendet e

shenjta". I fundit të shekullit XV ose i fillimit të shekullit XVI është "Ungjilli i

Pashkëve". Këto dokumente paraqesin interes për historinë e gjuhës së

shkruar shqipe.

Libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe, që njohim deri më sot, është

"Meshari" i Gjon Buzukut, i vitit 1555, i cili shënon edhe fillimin e letërsisë

së vjetër shqiptare. Kjo vepër dëshmon për ekzistencën e një tradite të

mëparshme të të shkruarit të shqipes.

4

Në shekullin XVI i ka fillimet edhe letërsia në gjuhën shqipe te

arbëreshët e Italisë. Vepra e parë e letërsisë arbëreshe në gjuhën shqipe dhe

vepra e dytë për nga vjetërsia, pas asaj të Buzukut, është ajo e priftit arbëresh

Lekë Matrënga "E mbësuame e krishterë….", e botuar në vitin 1592. Një

zhvillim më të madh njohu lëvrimi i gjuhës shqipe në shekullin XVII, nën

penën e një vargu autorësh, si Pjetër Budi, Frang Bardhi dhe Pjetër Bogdani.

Gjatë Rilindjes Kombëtare, në shekullin XIX, në kushte të reja historike,

lëvrimi dhe përparimi i gjuhës shqipe hyri në një etapë të re. Në këtë

periudhë u bënë përpjekje të vetëdijshme për të ndërtuar një gjuhë letrare

kombëtare, standardizimi i së cilës u arrit në shekullin XX.

Gjuha shqipe ka dy dialekte, dialektin e veriut ose gegërishten dhe

dialektin e jugut ose toskërishten. Kufiri natyror që i ndan në vija të

përgjithshme këto dialekte, është lumi i Shkumbinit. Në anën e djathtë të

Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegërishtja), në anën e majtë të tij,

dialekti jugor (toskërishtja).

Dallimet midis dialekteve të shqipes nuk janë të mëdha, folësit e tyre

kuptohen pa vështirësi njeri me tjetrin.

5

�� PËRGJIGJUNI PYETJEVE

1. Në cilën familje gjuhësh bën pjesë gjuha shqipe?

2. A është e vjetër gjuha shqipe?

3. Nga rrjedh gjuha shqipe?

4. Cili është dokumenti i parë i gjuhës shqipe?

5. Kur është shkruar ai?

6. Kush e ka shkruar dhe përse?

7. Cili është dokumenti i dytë i gjuhës shqipe?

8. Cili është libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe?

9. Cilës periudhë të letërsisë shqipe i takojnë Lekë Matrënga, Pjetër Budi,

Frang Bardhi dhe Pjetër Bogdani?

10. Sa dialekte ka gjuha shqipe?

11. Cili lumë i ndan dy dialektet e shqipes?

12. Cilit dialekt i takon e folmja jote?

13. Në qoftë se do të gjenit ndonjë shkrim të vjetër të shqipes, çfarë do të

bënit me të?

� � DETYRË

Lexojeni fragmentin e mëposhtëm të "Mesharit" të Gjon Buzukut.

U Doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herë se gluha

jonë nukë kish gja të ndigluom n së Shkruomit shenjtë, n së dashunit së

botësë sanë desha me u fëdigunë, për sa mujta me ditunë, me zdritunë pak

mendetë e atyne qi të ndiglonjinë, përse ata të mundë mernë sa i naltë e i

mujtunë e i përmishëriershim ashtë Zotynë atyne qi ta duonë m gjithë

zemërë. U lus mbas sodi ma shpesh të vini m klishë, përse ju kini me

gjegjunë ordhëninë e Tinëzot. E atë në mbarofshi, Zotynë të ketë mishërier

mbi ju. E ata qi u monduonë djerie tash, ma mos u mondonjënë. E ju t'ini të

zgiedhunitë e Tinëzot. E përherë Zotynë ka me klenë me ju, ju tue ndjekunë

të dërejtënë e tue lanë të shtrembënënë. E këta ju tue bam, Zotynë ka me

shtuom ndër ju, se të korëtë taj të nglatetë djerie n së vjelash, e të vjelëtë

djerie n së mbjellash. E u ma duo të mbaronj vepërënë teme, Tinëzot tue

pëlqyem. Ndë vjetët M.D.L.IV. njëzet dit ndë mars zuna nfill, e mbarova ndë

vjetët një M.D.L.V. ndë kallënduor V dit. E se për fat në keshë kun mbë ndonjë

vend fejyem, u duo tuk të jetë fajtë, aj qi të jetë ma i ditëshim se u, ata faj

e lus ta trajtonjë nde e mir. Përse nukë çuditem se në paça fëjyem, këjo tue

klenë ma e para vepërë e fort e fështirë për të vepëruom mbë gluhët tanë.

Përse ata qi shtamponjinë kishnë të madhe fëdigë, e aqë nukë mundë qëllonjinë

se faj të mos banjinë, përse përherë ndaj ta nuk mundë jeshë; u tue mbajtunë

një klishë, mbë të dy anët më duhe me sherbyem. E tash u jam nfalë

gjithëve, e lutëni Tënëzonë ende për muo.

ÇABEJ (1968), 387.

6

� � FJALOR

të ndigluom - të kuptueshme

n së dashunit - prej dashurisë

u fëdigunë - me u lodhë, me u munduar

atyne - për ata

klishë - kishë

të korëtë - të korrat

� � DETYRË

Në kolonën e parë janë dhënë disa fjalë e grupe fjalësh nga teksti i

mësipërm. Në kolonën e dytë shënoni formën e fjalës të të folmes tënde

dhe në kolonën e tretë formën e gjuhës letrare.

Gjuha e Buzukut E folmja ime Gjuha standarde

tue u kujtuom

gluha

me ditunë

me zdritunë

mendetë

atyne

qi të ndiglonjinë

ta duonë

kini me gjegjunë

ka me klenë me ju

tue ndjekunë

tue bam

vepërënë teme

ndë kallënduor

mbë gluhët tanë

të nglatëtë - të zgjatet

në keshë - në paça

fëjyem - gabuam

fajtë - aty ku të jetë faji

nde e mirë - në të mirë

tue klenë - duke qenë

ndaj ta - ndaj tyre

7

KLASAT E FJALËVE

FJALËT E NDRYSHUESHME DHE TË PANDRYSHUESHME

� � DETYRË

Lexoni me kujdes fjalët e mëposhtme të grupit të parë dhe të dytë.

Tregoni çfarë dallimi vëreni?

I

libër libri, librin, librit, libra, librat, librave, librash.

i mirë e mirë, të mirë, të mira

im ime, time, sime

mësoj mëson, mësojmë, mësoni, mësonim, mësova

tre tr

tri

II

mirë, keq, herët, vonë, ngadalë, shpejt

mbi, nën, te, prej, nga, nëpër, përtej

se, sesa, prandaj, kurse, ndërsa, sepse

jo, po, nuk, s’, mos

obobo, oh, uh, of, ububu, mor

Disa fjalë gjatë përdorimit në fjali marrin forma të ndryshme (siç janë

fjalët e grupit të parë), ndërsa të tjerat (ato të grupit të dytë) kanë një formë

të vetme. Në bazë të kësaj, pjesët e ligjëratës ndahen në:

1. pjesë të ndryshueshme, ndryshueshme dhe në

2. pjesë të pandryshueshme.

pandryshueshme

Pjesë të ndryshueshme janë fjalët që pësojnë ndryshime gjatë përdorimit

(lakimit dhe zgjedhimit). Ato janë:

a) emri

b) mbiemri

c) përemri

ç) folja

d) numërori

Pjesë të pandryshueshme të ligjëratës janë fjalët që kanë vetëm një

formë (as nuk lakohen, as nuk zgjedhohen). Të pandryshueshme janë:

8

a) ndajfolja

b) parafjala

c) lidhëza

ç) pjesëza, dhe

d) pasthirrma.

� � DETYRË:

Shkruani në skemën e mëposhtme fjalët e ndryshueshme dhe të

pandryshueshme.

� � DETYRË:

Rishkruani fjalët në dy kolona, duke i ndarë në fjalë të ndryshueshme

dhe në fjalë të pandryshueshme.

nxënës, nxënës,

nxënësi, nxënësit, nxënësin

atje

lart

pesë, pesë,

pesa, pesës, pesën, pesat

kam, kam,

ke, ka, kemi, keni, kanë

jam, jam,

je, është, jemi, jeni, janë

njësh, njësh,

njëshi, njëshin, njëshat

unë, unë,

ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato

laps, laps,

lapsi, lapsin, lapsa, lapsat por

për

mësoj, mësoj,

mëson, mësojnë, kam mësuar

pra

të ndryshueshme

fjalë

fjalë të ndryshueshme

1. ............................................................................

2. ............................................................................

3. ............................................................................

4. ............................................................................

5. ............................................................................

6. ............................................................................

7. ............................................................................

8. ............................................................................

9. ............................................................................

10. ..........................................................................

të pandryshueshme

mbi

i mirë, mirë,

e mirë, të mirë, të mira

im, im,

yt, jonë, juaj, i tij, i saj, e tyre

e

le

mos

nuk

të pandryshueshme

1. ............................

2. ............................

3. ............................

4. ............................

5. ............................

6. ............................

7. ............................

8. ............................

9. ............................

10. ..........................

9

� � PYETJE:

1. Si i dallojmë fjalët e ndryshueshme nga fjalët e pandryshueshme?

2. Cilat janë fjalë të ndryshueshme?

3. Cilat janë fjalë të pandryshueshme?

4. A e ndryshojnë lëngjet formën sipas enës? Pse?

5. A e ndryshojnë formën trupat e ngurtë?

6. Si mendoni, a është mirë që në natyrë dhe në gjuhë të kishte vetëm

gjëra të ndryshueshme ose vetëm gjëra të pandryshueshme?

7. Cilat fjalë të ndryshueshme kanë më shumë forma?

� � DETYRË

Shënoni shenjën plus nëse janë të ndryshueshme, ndërsa shenjën

minus nëse janë të pandryshueshme.

� � DETYRË

Lexoni fjalitë e mëposhtme. Fjalët e fjalive të dhëna ndani në fjalë të

ndryshueshme dhe të pandryshueshme. Shkruani në fletore, duke i ndarë në

dy kolona.

- Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane.

- Shqipja është një nga gjuhët e lashta të Ballkanit, por e dokumentuar me

shkrim mjaft vonë.

- Gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja, ndërsa shqiptarët janë pasardhës të

Ilirëve.

10

guri

ajri

uji

hekuri

vaji

i ndryshueshëm i pandryshueshëm

EMRI

� � DETYRË:

Lexojeni këtë fabul dhe thoni çfarë janë fjalët e shënuara me

shkronja të hijesuara?

Ujku u afrua ta hajë kalin. kalin Kali i

thotë ujkut: ujkut Po të lutem, më bëj nder e

hiqma një thumb prej këmbe se nall-

bani, bani duke më mbathur, më ka prerë

thundrën e pasi të ma heqësh thumbin, thumbin

atëherë e ke hak të më hash.

Ujku u pajtua, e i thotë kalit: kalit

- Çoje këmbën të ta shoh.

Kali, Kali duke çuar këmbën, këmbën i ra

shqelm ballit dhe e hodhi ujkun tutje.

Ujku thotë me vete: Unë duke qenë kasap, kasap pse u bëra nallban pa

nevojë?

MBANI MEND

Emër është fjala që emërton ndonjë send konkret ose një gjë abstrakte.

Shpjegim:

Në tekstin e sipërshënuar, fjalët: ujk, kalë, thumb, këmbë, nallban

etj. që janë shënuar me shkronja të hijesuara janë emra.

� � Ushtrimi 1:

1. Shkruani disa emra të shokëve e të shoqeve të klasës:

2. Shënoni emrat e disa kafshëve dhe shpendëve:

3. Emërtoni disa gjëra ushqimore:

4. Shkruani emrat e disa sendeve në klasë:

11

� � Ushtrimi 2:

Emrat e mëposhtëm ndani në dy grupe: në emra të qenieve të gjalla

dhe në emra të sendeve dhe objekteve.

nënë gërshërë

gjysh orë

baba pulë

dardhë mace

mollë pjatë

vizore sapun

gotë dritare

lule fletore

lopë laps

shkollë trëndafil

� � Ushtrimi 3:

Formoni fjali me emrat e dhënë:

12

qenie të gjalla sende dhe objekte

1. Astriti __________________________________________________

2. Vardari _________________________________________________

3. Klasa ___________________________________________________

4. Kopshti _________________________________________________

5. Molla ___________________________________________________

6. Macja ___________________________________________________

7. Dallëndyshja ____________________________________________

8. Pranvera ________________________________________________

9. Nxënësit ________________________________________________

10. Mjeku _________________________________________________

KATEGORITË GRAMATIKORE TË EMRIT

Mendoni dhe përgjigjuni:

1. Çfarë dini për emrin?

2. Thoni në cilën trajtë, gjini, numër dhe rasë është përdorur emri

shkollë në fjalinë: Shkolla jonë është e re.

Emrat në gjuhën shqipe ndryshojnë jo vetëm në numër, por edhe në

gjini, rasë dhe trajtë. Pra, emri në gjuhën shqipe ka kategorinë gramatikore

të shquarsisë e të pashquarsisë (trajtës), të gjinisë, gjinisë të numrit dhe

të rasës. rasës

PASHQUARSIA DHE SHQUARSIA E EMRIT

Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar. Nga trajta

themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat).

Emrat, si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta:

a) në trajtë të pashquar dhe

b) në trajtë të shquar. shquar

Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në

përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një

mendim, një mace, një laps etj.

Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të

veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi,

macja, lapsi etj.

Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri

njëjës, rasa emërore: djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur,

qen, piano etj.

Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese

nyjën shquese, përkatësisht mbaresën:

a) për emrat e gjinisë mashkullore -i ose -u dhe

b) për emrat e gjinisë femërore -a ose -ja.

13

GJINIA E EMRIT

Emrat në gjuhën shqipe ndahen në tri gjini: në gjininë mashkullore,

femërore dhe gjininë asnjanëse. Gjinia asnjanëse përfshin një numër të

kufizuar emrash, kryesisht ata me nyjë të përparme. Për çdo shqiptar nuk

është i vështirë dallimi i gjinisë së emrave. Problem përbëjnë disa emra

gjinish të ndryshme që kanë të njëjtën formë, si dhe disa emra që ndërrojnë

gjininë në shumës.

Trajta e shquar e numrit njëjës është treguesi më i mirë i gjinisë gramatikore

të emrit.

Emrat që në trajtën e shquar njëjës marrin mbaresën -i ose -u janë

të gjinisë mashkullore. P.sh.: mal-i, laps-i, nxënës-i, artist-i, shitës-i; ujku,

zog-u, krah-u, ari-u etj.

Emrat që në trajtën e shquar njëjës marrin mbaresën -a ose -ja janë

të gjinisë femërore. P.sh.: vajzë - vajza, shkollë - shkolla, motër - motra;

lule - lulja, nuse - nusja etj.

Mënyra e formimit të trajtës së shquar nga trajta e pashquar mund

të paraqitet edhe në mënyrë tabelore:

1.

14

gjinia mashkullore

Trajta e pashquar mbaresa Trajta e shquar

emrat që mbarojnë me bashkëtingëllore + i

2. emrat që mbarojnë me bashkëtingëlloret:

-k, -g, -h + u

3. emrat që mbarojnë me zanoren e theksuar

-í + u

top + i = topi

libër + i = libri

laps + i = lapsi

ujk + u = ujku

zog + u = zogu

gjinia femërore

Trajta e pashquar mbaresa Trajta e shquar

1. -ë + a nënë + a = nëna

njerí + u = njeriu

shi + u = shiu

2. -e + ja lule + ja = lulja

3. -í + a shtëpí + a = shtëpia

4. -o, -á, -é, -ý + ja vazo+ ja = vazoja/kalá+ja, re+ja

� � Ushtrimi 4:

Thoni trajtën e shquar të këtyre emrave:

dhëmb, dhomë, dhuratë, adhurim, dardhë, udhë, gjak, gjemb, gjeth, gjoks,

gjuhë, lule, lis, lojë, lakuriq, pulë, llambë, llullë, mollë, pyll, njeri, zonjë,

rreth, rrugë, rreze, rrezik, shaka, shok, shekull, thanë, thatësi, thelb,

thikë, thirrje, xhezve, xhep, ylber, yndyrë, zhurmë.

� � Ushtrimi 5:

Formoni trajtën e pashquar të këtyre emrave:

televizori, Arbeni, libri, topi, Teuta, plaku, ora, qershia, radioja, nëna, tigri,

luga, natyra, fustani, mësuesja, dardha, zjarri, dielli, miu, shtëpia,

këmisha, mali, peshku, gjuha, bregu.

GJINIA ASNJANËSE

Disa emra dalin në një gjini të tretë që nuk është as mashkullore, as

femërore, e që quhet gjini asnjanëse.

Në gjuhën shqipe ka pak emra të gjinisë asnjanëse: të kuqtë,

të bardhët, të ftohtët, të nxehtët, të menduarit, të mësuarit etj.

Emrat që marrin mbaresën -t (-të ose -it) janë të gjinisë asnjanëse.

Janë në gjininë asnjanëse:

a) disa emra të prejardhur nga folje. Këta quhen emra prejfoljorë ose prejpjesorë.

b) disa emra të prejardhur nga mbiemra, që quhen emra prejmbiemrorë.

folje - emër i gjinisë asnjanëse mbiemër - emër i gj. asnjanëse

mësoj - të mësuarit

këndoj - të kënduarit

eci - të ecurit

lexoj - të lexuarit

flas - të folurit

i zi - të zitë

i kuq - të kuqtë

i verdhë - të verdhët

i ftohtë - të ftohtët

i bardhë - të bardhët

15

P.sh.:

� � Ushtrimi 6:

Formoni emra të gjinisë asnjanëse nga foljet dhe mbiemrat e dhënë:

� � Ushtrimi 7:

Nga foljet dhe mbiemrat e dhënë, formoni emra të gjinisë asnjanëse:

GAZMORE

RREZIKU

Goni i vogël kthehet në shtëpi nga shkolla dhe i thotë s’ëmës:

- Mami, sot nuk do t'i shkruaj detyrat e shtëpisë. Po përtoj t'i

shkruaj çdo ditë!

- Mos përto, shpirt i mamit. Deri sot askush s'ka vdekur nga detyrat

e shtëpisë.

- E pse të rrezikoj unë të bëhem i pari?! - ia ktheu shpejt Goni.

16

harroj - ................................. i mirë - ...................................

shikoj - ................................ vallëzoj - ...............................

ftoj - ................................... i shkruaj - ..............................

lexoj - .................................. dëgjoj - ..................................

i bardhë - ................................ gjykoj - ....................................

- (mësoj) ............................... është i domosdoshëm.

- U ngri nga ................................ (i ftohtë).

- (këndoj) ................................... nuk është aspak i lehtë.

- Hoqi ...................................... (i zi) e ullirit.

- (eci) ................................ është i dobishëm për shëndetin.

- (lexoj) .................................. para gjumit ndihmon për gjumë të rehatshëm.

- Ndaj .................................. (i bardhë) nga ................................ (i verdhë) e vezës.

- (fle) .................................... është i dobishëm.

NUMRI I EMRAVE

Mendoni dhe përgjigjuni:

1. Çfarë tregojmë kur themi: një shok, një klasë, një plak, një zog?

2. Çfarë tregojmë kur themi: dy shokë, dy klasa, dy pleq, disa zogj?

Emrat kanë dy numra: njëjësin dhe shumësin.

Emri në numër njëjës tregon një send të vetëm, një qenie ose

dukuri të vetme. P.sh.: (një) njeri - njeriu, zog - zogu, fletore - fletorja,

mendim - mendimi etj.

Emri në numër shumës tregon shumë sende, qenie ose dukuri.

P.sh.: (shumë, disa, ca) njerëz - njerëzit, zogj - zogjtë, fletore - fletoret,

mendime - mendimet etj.

DETYRË

Krahasoni çiftet e emrave të dhënë në numrin njëjës dhe në numrin

shumës. Çfarë vëreni?

Siç shihet edhe nga shembujt e dhënë, emrat kanë trajtë të

pashquar dhe të shquar, si në numrin njëjës, ashtu edhe në numrin

shumës.

Si formohet shumësi i emrave?

Mjetet për formimin e trajtës së shumësit të emrave në gjuhën shqipe

janë të llojllojshme. Emrat e gjinisë mashkullore kanë një shumës më të

larmishëm në krahasim me emrat e gjinisë femërore.

Nga pikëpamja e ndërtimit të trajtave të numrit shumës, emrat e

gjuhës shqipe ndahen në dy grupe:

I. në emra që kanë vetëm një formë (si në njëjës ashtu edhe në

shumës);

II. në emra me formë të veçantë në shumës. shumës

I. EMRAT QË KANË VETËM NJË FORMË SI NË NJËJËS ASHTU EDHE NË SHUMËS

Në këtë grup bëjnë pjesë:

a) Emrat e gjinisë femërore që në trajtën e pashquar mbarojnë me -e

ose -o të patheksuar, si dhe me zanore të theksuar (si: -i, -e, -a, -u, -o).

P.sh.: anije, dele, faqe, lagje, lutje, mace, nuse, shoqe, zile etj.; kusi, lajthi,

parti, qeveri, shtëpi, ushtri, fotografi; re, ve; bakllava, kala, para, shaka;

depo, pako, pallto, radio, triko, byro etj.

17

) Gjithë emrat mashkullorë të formuar me prapashtesën -(ë)s, -ues,

-yes dhe -as: blerës, gjykatës, kalorës, mbledhës, nëpunës, nxënës,

rrobaqepës, shitës, vendës (por çelësa); lexues, mësues, dëgjues, pastrues,

ndërtues; përkthyes, maqedonas etj.

c) Një pjesë e emrave femërorë që mbarojnë me -ë të patheksuar: kafshë,

lopë, shtazë, brinjë, ditë, enë, këmbë, këngë, lugë, mollë, plagë, rrënjë,

rrugë, shkallë, udhë etj.

II. EMRAT QË KANË FORMË TË VEÇANTË PËR SHUMËSIN

Shumica e emrave shumësin e formojnë në dy mënyra:

1. me prapashtesa dhe

2. me ndërrime fonemash (tingujsh).

1. Formimi i shumësit me prapashtesa

Prapashtesat e shumësit janë: -e, -a, -ë, -nj, -ër, -enj, -inj, -ra.

a) Disa emra shumësin e bëjnë me prapashtesën -e: gabim-e, qëllime,

vendim-e; aksion-e, stacion-e, album-e, dyqan-e, organ-e, plan-e; aparate,

kat-e, argument-e, dokument-e, element-e, instrument-e; festival-e, hidrocentral-e,

kanal-e, ideal-e, mal-e, hotel-e, tunel-e, themel-e, zakon-e etj.

b) Një grup emrash të gjinisë mashkullore dhe femërore, shumësin

e bëjnë me prapashtesën -a: fusha, pula, tufa, vajza, dëftesa, doreza; çuna,

gjela, plepa, speca, tela, topa, xhepa, bilbila, qilima, telefona, trëndafila;

petulla, vetulla, flutura; emra, litra, metra, numra, kodra, letra, motra etj.

c) Disa emra mashkullorë shumësin e bëjnë me prapashtesën -ë.

P.sh.: detarë, anëtarë, arsimtarë, artistë, sportistë, dasmorë, drejtorë,

fjalorë, lakrorë, punëtorë, berberë, shoferë, kamerierë, traktorë; fotografë,

mjekë, atletë, agronomë, majmunë, policë, dhëmbë, shokë; brirë, drerë,

drurë, frerë etj.

ç) Një numër emrash mashkullorë shumësin e bëjnë me prapashtesën

-nj: hunj, kallinj, barinj, florinj, kushërinj, arinj, mullinj, penj, shalqinj,

zanatçinj, ftonj, thonj etj.

d) Një numër i vogël emrash në shumës marrin prapashtesën -enj; -

inj; -ër; -ra: lumenj, përrenj; drapërinj, shkëmbinj, zotërinj; mbretër, nipër,

18

princër, etër, kunetër, shtretër, vëllezër; barëra, erëra, bulmetra, plehra,

fshatra, mallra, shira, gjëra, lojëra, kohëra etj.

2. Formimi i shumësit me ndërrime fonemash

Një numër i caktuar emrash shumësin e formojnë me ndërrime fonemash,

pa ose me prapashtesa.

P.sh.:

a) me ndërrimin e /k/-së /k/ në /q/(+ /q/ e): : plak > pleq, armik > armiq,

bujk > bujq, fik > fiq, mik > miq, peshk > peshq, turk > turq, ujk > ujq; bark

- barqe, bllok > blloqe, park > parqe, hark > harqe, shkak > shkaqe etj.

b) me ndërrimin e /g/-së /g/ në /gj/ + e: zog > zogj; lëng > lëngje, treg

> tregje, varg > vargje; breg > brigje, shteg > shtigje etj.

c) me ndërrimin e /ll/-së /ll/ ose të /r/-së /r/ në /j/: /j/ akull > akuj, avull

> avuj, buall > buaj, grumbull - grumbuj, ishull - ishuj, popull > popuj, portokall

> portokaj, shembull > shembuj, bir > bij, lepur - lepuj; mashkull >

meshkuj, yll > yje etj.

ç) me ndërrime zanoresh ose me ndërrime zanoresh e bashkëtingëlloresh

njëherazi: cjap > cjep, dash > desh, natë > net, rreth > rrathë,

thes > thasë, vit > vjet, ka > qe, djalë > djem, grua > gra, kalë > kuaj, derë >

dyer, njeri > njerëz, vëlla > vëllezër etj.

Shënim:

Në gjuhën shqipe, si rregull, emrin e gjinisë mashkullore e përcakton

mbiemri dhe fjalët e tjera përcaktuese (përemri) në gjininë mashkullore. Për emrin

e gjinisë femërore mbiemri dhe fjalët e tjera përcaktuese duhet të jenë në gjininë

femërore.

Përjashtim bëhet tek emrat e gjinisë mashkullore që shumësin e bëjnë me

prapashtesën -e ose -ra ra, sepse përcaktori në numrin shumës është i gjinisë

femërore. Emrat e tillë quhen të dygjinishëm (ambigjenë). P.sh.:

njëjës shumës

një mur i bardhë - shumë mure të bardha, bardha

një mal i lartë - shumë male të larta, larta

ky qytet - këto qytete, qytete

ujë i ftohtë - ujëra të ftohta etj.

19

DETYRË

Emrat: nxënës, numër, shokë, orë, shqiptarë, kuti, flori, libra, shkëmbinj,

klasa, lumë, lexues, natë, derë, lule shkruani në vendet përkatëse.

njëjës njëjës dhe shumës shumës

DETYRË

Thoni njëjësin dhe shumësin e emrave që i shihni në fotografi.

20

TRAJTA E SHQUAR E EMRAVE NË SHUMËS

DETYRË

1. Formoni shumësin e emrave të gjërave që i keni në klasë.

2. A kanë numër shumës emrat tuaj vetjakë. Pse?

Vlen të ritheksojmë se trajta e shquar e emrave në shumës formohet

duke i prapavendosur emrit në shumës prapashtesën -t, -të ose -it. P.sh.:

shokët, vajzat, çelësat, dritaret, gomat, nënat, bankat, amerikanët, mjekët,

profesorët, gjermanët, shkollat, topat; armiqtë, djemtë, gratë, zotërinjtë,

lumenjtë, thonjtë, qentë, sytë, zogjtë, partitë, shamitë, kutitë, fotografitë;

nxënësit, mësuesit, maqedonasit, vëllezërit, mbretërit, nipërit etj.

� � Ushtrimi 8: Me emrat: shtëpi, libër, gomë çantë, qen, mace, kompjuter

ushtroni sipas shembullit më poshtë.

Unë kam një laps, ti ke dy lapsa.

Ai ka një fletore, ajo ka dy fletore.

� � Ushtrim 9: Shkruani shumësin e pashquar të këtyre emrave.

dritare - _____________ stilolaps - _____________ mjek - ______________

mal - _______________ punëtor - ______________ aeroplan - ___________

shtëpi - ______________ libër - ________________ pallto - _____________

student - _____________ dyqan - ______________ çantë - _____________

klasë - _______________ rrugë - _______________ bankë - _____________

� � Ushtrimi 10: Këta emra nga numri shumës, ktheni në numrin njëjës.

male - mal dele - .................. lumenj - ..................

mollë - ................ kuti - ................... mjekë - ...................

pleq - .................. lexues - ................ vajza - ....................

popuj - ................. sheshe - ................ fshatra - ..................

arinj - ................... maqedonas - ................... shitës - ...................

21

� � Ushtrimi 11: Plotësoni fjalitë me emrat e dhënë në kllapa në numrin

shumës.

Shkolla jonë ka pesë (mësues) ____________ dhe 150 (nxënës) ___________.

Sonte kemi disa (mik) __________ të largët. Pylli ishte plot me (zog)

__________. Në klasën tonë kemi tri (dritare) ____________ dhe disa

(fotografi) ____________. Në hotel fjetëm dy (natë) _________. Linda ka tre

(vëlla) ___________ dhe tri (motër)_________. Në klasë janë 16 (djalë)

_________ dhe 12 (vajzë) __________. Në bibliotekë ka shumë (libër)

____________. Në kopsht ka shumë (trëndafil) ____________. Në lagjen tonë

ka shumë (shtëpi) _____________. Gjyshi në fshat ka 6 (pulë) _________ dhe

10 (dele) _________ .

� � Ushtrimi 12: Plotësojeni tekstin me emra në numrin shumës.

Shkupi është kryeqyteti i Maqedonisë. Ai ka shumë _______________(lagje)

me ______________(pallat) të larta e me shumë ___________(kat). Nëpër

_____________(rrugë) qarkullojnë vazhdimisht ___________(makinë),

_______________(autobus) dhe __________________(automjet) të ndryshme.

Në Shkup ka edhe shumë _______________(fakultet), ______________(teatër),

_______________(muze) e ______________________(institucion) të ndryshme.

Në _________________(fakultet) e ________________(shkollë) mësojnë shumë

__________________(student) dhe ________________(nxënës).

22

RASAT

DETYRË

Lexojeni këtë anekdotë. Gjeni dhe nënvizoni emrat.

Një ditë një nga miqtë e Nasradinit shkoi në shtëpi të këtij për t'i

kërkuar të holla hua. Hoxha ishte shtrirë në kanape dhe po pinte duhan.

Si ndenjën pak, miku i thotë Hoxhës:

- Të kam pasur mik dhe do të kem për jetë. Si mik të ngushtë që të

kam, të lutem të më japësh ca para për një afat të shkurtër.

- Hoxha menjëherë i tha:

- Para nuk mund të të jap, por meqë je miku im, afat të jap sa të

duash.

Shpjegim:

Shpjegim

Emri në fjali mund të përdoret si kryefjalë, si pjesë plotësuese e kryefjalës

ose e kallëzuesit, kundrinë e drejtë ose e zhdrejtë, përcaktor,

rrethanor, ndajshtim etj. Në varësi nga kjo ndryshon edhe forma e tij. Në

këtë anekdotë, emri Nasradin është përdorur:

1. Si kryefjalë (kush?, cili?) Nasradini.

2. Si pjesë plotësuese e kryefjalës Miku (i kujt?, i cilit?) i Nasradinit.

3. Si pjesë plotësuese e kallëzuesit Miku e takoi (kë?, cilin?) Nasradinin.

Format e ndryshme që merr emri, duke u lidhur me fjalë të tjera në fjali,

quhen rasa. Ndryshimi i emrit nëpër rasa quhet lakim.

23

Gjuha standarde shqipe ka pesë rasa:

1. emërore

2. gjinore

3. dhanore

4. kallëzore

5. rrjedhore

Mendoni dhe përgjigjuni:

- Çfarë do të ndodhte po të mos kishte rasa në gjuhën shqipe?

- Cila gjuhë nuk ka rasa?

RASA EMËRORE

Siç dihet, rasa emërore, trajta e pashquar, numri njëjës është tema

bazë e emrit. Format e kësaj rase i kemi mësuar kur kemi bërë fjalë për

gjininë dhe shquarsinë e emrave.

Rasa emërore zakonisht përdoret pa parafjalë, por shpesh mund të

shoqërohet edhe me parafjalët nga, te, tek.

Kjo rasë gjithnjë gjendet me përemrat pyetës: kush?; cili?; cila? për

njëjës dhe cilët?, cilat? për numrin shumës.

Rasat nuk mund të përvetësohen në mënyrë të shkëputur nga konteksti

që kanë në fjali. Rasën duhet ta vështrojmë nga forma e saj dhe nga

funksioni që kryen në fjali. Secila rasë ka dy e më shumë funksione. Pra,

duhet ta ndërlidhim formën e fjalës me funksionin që e kryen në fjali. P.sh.:

24

Mësuesi ia dha librin nxënësit.

1 2 3

1 - emër në rasën emërore - kryefjalë e fjalisë,

2 - emër në rasën kallëzore - kundrinë e drejtë,

3 - emër në rasën dhanore - kundrinë e zhdrejtë.

Emri në rasën emërore përdoret kur është:

a) kryefjalë e fjalisë (në trajtë të shquar dhe të pashquar). P.sh.:

Bekimi u gëzua për lajmin e mirë. Maqedonia është në zemër të

Ballkanit.

b) plotësues i foljes "jam", pjesë përbërëse e kallëzuesit emëror (në trajtë

të pashquar ose të shquar), si:

Ai është mjek. Ai është mjeku më i mirë i spitalit. Puna është nder. Ai

ishte Fisniku. Ishte dimër i ftohtë.

c) plotësues i dy fjalëve njëherazi (trajta e pashquar). P.sh:

S'bëhet ujku shok me delen. Iu bë zemra mal.

ç) përcaktues i një emri, emri përkatësisht ndajshtim, për të treguar profesion,

pozitë, detyrë, gradë etj. (trajta e pashquar), si:

Inxhinier Iliri filloi punën në Gostivar. Mësuese Dritën e dekoruan.

Ishte djali më i vogël i princ Gjon Kastriotit.

d) emërtim i një personi a sendi të cilit i drejtohet ligjërimi, përkatësisht

thirror (zakonisht në trajtë të pashquar). P.sh.:

Doktor, më vizito edhe mua. Si e ke emrin, bir? Si të quajnë, biri im?

dh) plotësues i një foljeje ose i një fjale tjetër me parafjalët nga dhe

te(k):

Doli nga shtëpia në mëngjes. Nga ferra e vogël del lepuri i madh. Bora

shkrin nga shiu. Do të kthehem nga dreka. Ura u ndërtua nga fshatarët. E

njoha nga të ecurit. Ajo është e mirë nga pamja. Dy nga çiklistët e ndërprenë

garën. Më shkon mendja tek atdheu, te nëna, te shokët.

Detyrë:

Pasi t’i keni lexuar me vëmendje funksionet e emrit në fjali, jepni një

konstatim të përgjithshëm, duke e zgjidhur funksionin më të shpeshtë që

e kryen ai në fjali, përkatësisht a, b, c, ç, d ose dh. Do të fitoni gjykimin:

- Emri në rasën emërore është ........................................................

25

RASA GJINORE

Rasa gjinore çdo herë është e njëjtë me dhanoren, e nganjëherë edhe

me rrjedhoren; por dallohet ngase kurdoherë gjinores i paraprin një nyjë e

përparme: i, e, të, së. Rasa gjinore çdo herë është e varur.

Emri në këtë rasë gjendet me pyetjet i, e kujt?; i, e cilit?; i, e cilës?;

i, e cilëve?; i, e cilave? dhe gjithnjë përdoret pa parafjalë.

Funksioni i rasës gjinore

Emri në rasën gjinore përdoret kur është përcaktues i një emri për

të treguar:

1. a) përkatësi: rrugët e qytetit; pyjet e Maqedonisë; orari i punës; libri i

nxënësit; vjershat e poetit; biblioteka e shkollës; dritaret e shtëpisë; biçikleta

e babait; lisat e pyllit.

b) lloj, lëndë, cilësi: këngët e dasmës; çaji i malit; këmisha e mëndafshit;

ditët e verës; buka e grunjtë; lëngu i pjeshkës; unaza e floririt; liria e

mendimit; ura e gurit; poezia e dashurisë.

c) vepruesin: kthimi i refugjatëve; lindja e diellit; oshëtima e sirenave;

tingëllima e zileve; zhurma e makinave; gumëzhima e bletëve.

ç) sendin mbi të cilin bie veprimi: ndërtimi i hidrocentralit; vjelja e

rrushit; thyerja e gotës; mbrojtja e të drejtave; shkelja e ligjit; pirja e

duhanit; korrja e grurit.

d) tërësinë nga ndahet një pjesë: gjysma e bukës; shumica e njerëzve;

dy të tretat e materialeve; më i miri i shokëve; më i urti i klasës; pjesa e

detyrës; çereku i orës.

dh) emërtimin e një vendi a sendi: lumi i Vardarit; qyteti i Shkupit;

Kanali i Otrantos; Republika e Maqedonisë; Ujëvara e Nijagarës; Arusha e

Madhe; Bregu i Fildishtë.

2. a) plotësues i një foljeje ose i një fjale tjetër me parafjalët: me anë, nga

ana, për shkak, në drejtim, për arsye, në mes, në bazë, në vend, për

hir etj. P.sh.:

26

Njeriu i vetmuar po largohej në drejtim të postës. Shtëpia humbi në

mes të flakës. Rronte në mes të egërsirave. Nuk erdhën për shkak të kohës

së keqe. Vendimi u mor në bazë të ligjit.

DETYRË

Pasi t’i keni lexuar me vëmendje funksionet e emrit në fjali, jepni

mendimin tuaj përfundimtar:

- Emri në rasën gjinore është ........................................................

� � Ushtrimi 13: Thurni fjali sipas shembullit të mëposhtëm.

Ky është shoku i Mirit. Kjo është dera e klasës.

vëlla - Fatos klasë - Denis nënë - Luljetë orë - dorë

gotë - qelq ombrellë - Meritë urë - hekur veturë - baba

qen - Besnik shoqe - Artan motër - Besa celular - Blerinë

� � Ushtrimi 14: Plotësoni fjalitë me emra në rasën gjinore.

në numrin njëjës në numrin shumës

- Ngjyrat ........ trëndafili....... - Ngjyrat ...... trëndafila........

- Gjethet ........ lule........ - Gjethet ....... lule........

- Librat ........ nxënësi....... - Librat ....... nxënës.......

- Ditët ........ javë........ - Këngët ....... zogj........

- Gishtat ....... dorë........ - Gishtat ........ duar........

- Ditët ........ festë.......... - Ditët ........ festa.........

- Pantallonat ......... çuni...... - Pantallonat ........ çuna........

- Topat ........ fëmijë........ - Topat ........ fëmijë........

27

RASA DHANORE

Emri në rasën dhanore përdoret kur është kundrinë e zhdrejtë e një

foljeje dhe shoqërohet me një trajtë të shkurtër. Foljet më të shpeshta që

hasen me këtë rasë janë: jap, fal, pëlqej, bie, tregoj, them, dhemb etj. Kjo

rasë gjendet me pyetjet: kujt?, cilit?, cilës?, cilëve? cilave?

Për nga forma, rasa dhanore është plotësisht e njëjtë me emrin në

rasën gjinore me përjashtim të nyjes së parme (i, e, të, së). D.m.th. trajtat

e emrave që i mësuam më parë plotësisht përputhen me rasën dhanore,

por pa nyjet e përparme. Gjithashtu duhet të dimë se kjo rasë nuk

shoqërohet me parafjalë.

Zakonisht rasa dhanore shoqërohet me një trajtë të shkurtër, që

vendoset diku para emrit, e më shpesh para foljes. Edhe pse trajtat e

shkurtra më hollësisht do të trajtohet te përemrat vetorë, megjithatë po i

japim në formë tabelore:

Unë

Ti

Ai

Ajo

Funksioni i rasës dhanore

Rasa dhanore përdoret për të treguar:

a) personin a sendin të cilit i drejtohet veprimi. P.sh.: I dhashë Teutës

një libër. Shkruaji nënës, mos përto! I blenë fëmijës një biçikletë. I thashë

Benit të vijë në teatër.

b) personin që përjeton një gjendje, si: Shpresës nuk i rrihej, nuk i hahej,

nuk i flihej. Babait nuk i zihej vendi vend. Gonit i erdhi keq, ndërsa Besës i

erdhi mirë.

c) personin a sendin, të cilit i përket diçka: Antigonës i erdhi vëllai (Erdhi

vëllai i Antigonës). Librit iu shqye kapaku. Nënës nuk i shuhet kurrë

dashuria për fëmijët. Drurëve u bien gjethet në vjeshtë.

28

(Mua) më

(Ty) të

(Atij,

Asaj) i

pëlqen deti

Ne

Ju

Ata

Ato

(Neve) na

(Juve) ju

(Atyre) u

pëlqen deti

Me anë të trajtave të shkurtra të përemrave vetorë i, u në shembujt

e dhënë bëhet përsëritja e kundrinës. Kjo është një dukuri e përbashkët e

gjuhëve ballkanike.

DETYRË

Pasi t’i keni lexuar me vëmendje funksionet e emrit në fjali, jepni një

përmbyllje:

- Emri në rasën dhanore në sintaksë është .....................................

� � Ushtrimi 15: Emrat në kllapa vini në rasën dhanore.

(Mira) ______________ i dhemb koka. Nëna i telefonoi ______________(mjeku).

Dritani u tregoi __________________(shokët) shumë fotografi. Babai i solli

______________(vajza) një dhuratë të bukur. (Iliri)______________ i dhemb

këmba. Toni i telefonoi _______________(Delina). Dentisti ia mjekoi

________________(Beni) dhëmballën. Edhe ______________(Nora) i dhemb

dhëmballa. (Zana)_____________ i sollën shumë dhurata për ditëlindje.

Nëna i bleu ______________(mbesa) një këmishë.

� � Ushtrimi 16: Emrat e nënvizuar vini në rasën dhanore sipas shembullit

të dhënë.

Arbnori ia dha një libër Besa. / Arbnori ia dha një libër Besës.

- Zana ia jep një lule Bekimi. / .................................................................

- Bekimi ia jep një lule Zana. / .................................................................

- Miranda i uroi ditëlindjen shoku. / ........................................................

- Shoku i uroi ditëlindjen Mirandë. / ........................................................

- Drini i telefonoi Agroni. / .......................................................................

- Agroni i telefonoi Drini. / ........................................................................

- Teuta i solli nënë një dhuratë. / .............................................................

- Nëna i solli Teutë një dhuratë. / .............................................................

29

RASA KALLËZORE

Rasa kallëzore ka dy forma: pa parafjalë dhe me parafjalë. Funksioni

kryesor i rasës kallëzore pa parafjalë është për të treguar frymorin ose

sendin të cilin e përfshin veprimi i foljes.

Në sintaksë kjo gjymtyrë e fjalisë quhet kundrinë e drejtë. Format me

parafjalë përdoren jo për të treguar objektin themelor të fjalisë, por për të

plotësuar një gjymtyrë të saj. Kallëzorja e shqipes i merr këto parafjalë: në,

mbi, nën, me, pa, për etj.

Kjo rasë gjendet me pyetjet: kë?, cilin?, cilën?, cilët?, cilat?

Rasa kallëzore shumë shpesh përdoret në bashkëvajtje me trajtat e

shkurtra të përemrave vetorë të rasës kallëzore. Prandaj edhe pse për këtë

do të bëhet fjalë më vonë kur do të mësojmë për përemrat vetorë, është

mjaft e dobishme që këto trajtat e shkurtra t’i japim në formë tabelore:

Funksioni i rasës kallëzore

Emri në rasën kallëzore përdoret kur është:

a) kundrinë e drejtë e një foljeje për të treguar sendin mbi të cilin bie

drejtpërdrejt veprimi. P.sh.: Pas tërmetit rindërtuam kryeqytetin tonë,

Shkupin. Shkrova një letër për nënën. Bëri kërkesë për t'u pranuar në fakultet.

I ftova shokët për drekë. Ata hanë bukë rregullisht në orën 12.

b) plotësues i një foljeje për të treguar: kohë, sasi etj.: Verën e kaluam

së bashku. Gjithë natën ra shi. Këtë libër e kam blerë 200 denarë. Sa ton

peshon ngarkesa?

30

Agimi

(Teuta)

më

mua

të pyeti ty

e atë

Agimi

(Teuta)

për

shokun.

shokët.

mësimin.

mësimet.

na

ne

ju pyeti ju

i

ata

ato

për

shokun.

shokët.

mësimin.

mësimet.

c) plotësues i një foljeje (rrethanor, kundrinor), duke u paraprirë nga: në,

nën, mbi, përmbi, nëpër, me, pa, për, për në, deri në, në lidhje me, në kundërshtim

me, në bashkëpunim me, në krahasim me etj. P.sh.: Po shkoj në shkollë.

U fsheh nën krevat. Shumë toka janë futur nën ujë. Vuri mbi tryezë librin

e gjuhës. I hodhi krahun mbi sup. Mos shkelni mbi bar. Udhëtoi çdo ditë me

tren. S'bëhet vreshta me urata, po me shata e lopata. Vajti në teatër me

shokët. Nëpër qytet kaloi një burrë. Fëmija pa nënë si nata pa hënë. Ora

është 12 pa një çerek. Erdhën për vizitë. Foli për jetën e veprën e Naimit.

Hoteli do të ndërtohet në bashkëpunim me një firmë të huaj.

DETYRË

Sintetizojeni këtë në një konstatim përgjithësues:

- Emri në rasën kallëzore në sintaksë është ....................................

� � Ushtrimi 17: Emrat në kllapa vini në rasën kallëzore, në trajtën e

shquar (njëjës ose shumës).

- Diana po vizaton (zog) ...................... në fletore.

- Ai po shikon (film) ............................... në televizor.

- Mira po flet me (shoqe) ......................... e klasës.

- Ato po dëgjojnë (mësim) ............................... e ri.

- Kush po flet me (Sokol) ..................................

� � Ushtrimi 18: Shkruani fjali sipas shembullit të dhënë më poshtë. P.sh.:

- Besa e takoi Artani në bibliotekë. a) Basa e takoi Artanin në bibliotekë.

b) Besën e takoi Artani në bibliotekë.

- Macja e pa zogu në degë.

- Shitësi e falënderoi blerësi.

- Nëna e lajmëroi mjeku.

� � Ushtrimi 19: Shkruani përgjigjet e pyetjeve.

a)...........................................................................

b)...........................................................................

a)...........................................................................

b)...........................................................................

a)...........................................................................

b)...........................................................................

- Me kë është Diana? - Me ....................... (Sokoli).

- Me kë është Sokoli? - Me ....................... (Diana).

- Me kë është Luani? - Me ....................... (Ermira).

- Me kë janë Zana dhe Teuta? - Me ....................... (Petrit).

31

RASA RRJEDHORE

Rasa rrjedhore kryen funksione të ndryshme. Zakonisht tregon frymorin

ose sendin prej të cilit rrjedh, largohet ose ndahet diçka. Ajo veç

kësaj, mund të tregojë edhe shkakun, mjetin, vendin ose kohën e veprimit.

Rrjedhorja përdoret me parafjalë dhe pa parafjalë.

Siç dihet, rasa rrjedhore ngërthen në vete një numër të madh parafjalësh,

si: prej, ndaj, kundër, majë, rreth, buzë, rrëzë, midis; afër, larg, drejt,

krahas; përveç, sipas etj. P.sh.: Erdhën prej fshatit. Delegacioni i

Maqedonisë sot kthehet prej Bullgarisë. Treni niset prej Selanikut në ora tetë.

Prej Zagrebit deri në Beograd ka 400 km. Disa prej shokëve do të bëhen

mjekë. U zgjua prej gjumit. Kjo shtëpi është bërë prej gurësh. E dallova prej

zërit.

Kjo rasë gjendet me pyetjet: prej kujt?, prej cilit?, prej cilës?, prej

cilëve?, prej cilave?

Për nga forma, rrjedhorja është shumë e përafërt me rasën gjinore e

dhanore. Dallimi i vetëm është te numri shumës, trajta e pashquar, ku të

gjithë emrat marrin mbaresën -sh.

Emri në rasën rrjedhore përdoret kur është:

a) përcaktues i një emri të pashquar, për të treguar:

- përkatësi: rrugë fshati; dallgë deti; cicërimë zogjsh.

- cilësi, lloj: erë luleje; dyqan këpucësh; derë druri; bukë gruri; rreze

drite; gotë uji; lëng mishi; gur kufiri; grup minatorësh; tufë zogjsh.

- tërësinë nga ndahet një pjesë: gjysmë buke; gjysmë metri stof; ne

qëndruam pa folur një çerek ore.

- lëndë: ora prej bronzi; pllaka prej guri e mermeri.

b) plotësues i një foljeje, duke u paraprirë nga parafjalët: prej,

pas, para si: prej vitesh; pas disa minutash; pas disa ditësh; para disa

orësh; pas dy orësh. (me emra në shumës që tregojnë fragmente kohe).

P.sh.: Prej vitesh në Kërçovë banonte Agroni. Do të nisem pas dy orësh.

Para disa ditësh isha te Zana. Pas një viti do të kthehet në Shkup.

Nuk e njoha pas disa muajsh.

32

DETYRË

Jepni një vlerësim përgjithësues:

- Emri në rasën rrjedhore në sintaksë është ....................................

� � Ushtrimi 19: Në fjalitë e poshtëshënuara gjeni dhe nënvizoni emrat e

rasës rrjedhore.

- Ai punonte prej mëngjesit deri në mbrëmje.

- Kashta u dogj prej vapës.

- E kam kujtim prej nënës.

- Treni udhëtonte me shpejtësi prej 80 km në orë.

- Mori letër prej motrës.

- Gjoni ka qëndrim korrekt ndaj punës.

- Të parët tanë luftuan kundër armikut.

- Sipas projektit janë paraparë 8 dhoma.

- Ajo flet sipas dëshirës.

- Buzë detit u ndërtua një hotel.

- Ai erdhi afër dritares.

- Ata i ngritën çadrat pranë lumit.

- Viçi rrinte larg lopës.

� � Ushtrimi 20: Emrat në kllapa vini në rasën rrjedhore në trajtën e duhur.

- Gjatë (rrugë) .................... ne takuam shoqen time.

- Dyqani është i hapur prej (orë) .......... 8 deri në orën 12.

- Ajo qëndron përpara (pasqyrë) ....................... dhe provon pallton e re.

- Dua të blej një këmishë (mëndafsh) .........................

- Ajo bleu një fanellë (pambuk) .........................

- Unë marr letra vazhdimisht prej (shoqe) .........................

- Në repartin e rrobave kishte kostume (burra) ............. dhe (gra) ..............

- Ai ishte afruar pranë (banak) ..........................

33

USHTRIME PËRMBLEDHËSE PËR PËRDORIMIN E DREJTË TË TË

GJITHA RASAVE

� � Ushtrimi 21: Plotësojeni këtë tregim, duke i vënë emrat e dhënë në kllapa

në rasën e duhur.

Një _________ (ditë) të nxehtë vere, __________ (bletë) shkoi në

_______ (lumë) të pinte _______ (ujë), por ra brenda dhe s'mundi të dilte.

______________(Pëllumb) që fluturonte atypari, e pa

____________(bletë) që ishte në rrezik. "Duhet ta ndihmoj", - tha me vete.

"Do të marr këtë ___________ (gjeth) dhe do ta hedh në ________ (ujë),

__________ (bletë) mund të ngjitet mbi të. Do të jetë si në ___________

(barkë) të vogël". Kështu ____________ (pëllumb) hodhi _______________

(gjeth) në ___________ (ujë), ___________ (bletë) u ngjit mbi të.

"Faleminderit, zoti _____________ (pëllumb)!- thirri ajo. Edhe unë do të të

ndihmoj një ditë". Shumë shpejt pas kësaj, një ___________ (burrë) kaloi

aty pranë me një ____________ (hark) dhe ____________ (shigjeta). Ai e pa

_____________ (pëllumb) në ____________(pemë) dhe u mat ta qëllojë.

Pikërisht atëherë, _______ (bletë) e pickoi _____________ (burrë) në dorë. Ai

kërceu dhe ____________ (shigjetë) fluturoi në ___________ (qiell). Kështu

_______________ (pëllumb) i shpëtoi ________________(rrezik).

� � Ushtrimi 22: Plotësojeni tregimin me rasën e duhur të emrave në kllapa.

Një herë __________ (dhelpër) e ftoi ___________(lejlek) për ___________

(drekë). Ajo kishte zier _________________(qumësht) dhe e kishte zbrazur në

një _______ (pjatë) të gjerë. Ha ______________(lejlek)! Ha, i dashur

_________(mik), se për ty e zjeva _____________(qumësht). Çuk aty e çuk

këtu, i gjori ____________(lejlek) nuk mundi të pijë as një pikë, kurse

__________(dhelpër) llup, llup, e përlau me _________(gjuhë) tërë

_____________(qumësht). ___________(Lejlek) u zemërua, por s'foli, vetëm

vuri buzën në gaz e pastaj i tha _____________(dhelpër): Të faleminderit,

zonja _____________(dhelpër)! Nesër urdhëro ti për ___________ (drekë) tek

unë. Të nesërmen ___________(lejlek) kishte bërë përshesh me ____________

(qumësht). _____________(Përshesh) e kishte futur në një poçe me qafë të

gjatë, por të ngushtë. Urdhëro, zonja dhelpër, urdhëro e ha si në

____________(shtëpi) tënde! ___________(Dhelpër) i vinte rrotull

_________(poçe), por nuk hante dot. Ndërkaq, ___________(lejlek) e mbaroi

_____________(përshesh), pastaj i tha __________(dhelpër): Mos u zemëro,

zonja dhelpër, por s'kam gjë tjetër për ty. ______________(Dhelpër) nuk foli

gjë, por iku e uritur dhe e zemëruar.

34

LAKIMI I EMRAVE

��DETYRË

Lexojeni këtë fabul dhe emrat e nënvizuar vini në rasën e duhur.

Ishte një ditë e mirë vjeshte. Lepurush e kishte

nxjerrë në shëtitje të biri . Duke kërcyer nëpër fushë,

lepur i vogël hetoi diçka, me gëzim iu afrua babai dhe

i tha:

- Babi, shih, shih sa brirë të bukur janë mbi bar!

A e di të kujt janë?

- Këta brirë, biri im, janë të dreri . Këta e

zbukurojnë mali .

- Pra, pasi i paska humbur po i marr unë.

Atëherë të gjitha kafshë dhe drurë do të dridhen prej meje.

Kështu tha lepur i vogël, i mori brirë dhe i vendosi në kokë.

Baba e shikoi të biri dhe i tha duke qeshur:

- Këta brirë mund t'i mbajë vetëm ai, i cili i ka hequr prej kokë së

vet. Këta u takojnë vetëm atyre që janë trima dhe guximtarë. E për ne që

jemi frikacakë, janë të tepërt edhe këta veshë që i kemi.

� � Shpjegim:

Gjuha shqipe ka katër lakime: lakimin I, II, III dhe IV.

a) Në lakimin e parë përfshihen emrat e gjinisë mashkullore që

shquarsinë e bëjnë me mbaresën -i: laps-i, libr-i, kompjuter-i etj.

b) Në lakimin e dytë bëjnë pjesë emrat mashkullorë që marrin

mbaresën -u: shok-u, zog-u, krah-u, njeri-u etj.

c) Në lakimin e tretë përfshihen të gjithë emrat e gjinisë femërore

(që marrin mbaresën -a (-ja): bankë - banka, lule - lulja, shtëpi - shtëpia,

piano - pianoja etj.

ç) Në lakimin e katërt hyjnë emrat e gjinisë asnjanëse: të mësuarit,

të ftohtët etj.

Në numrin shumës të gjithë emrat lakohen njëlloj, pavarësisht nga

tipi i lakimit në njëjës.

35

Në vijim do të japim paradigma nga të gjitha këto lakime:

Lakimi I

(të gjithë emrat e gjinisë mashkullore që shquarsinë e bëjnë me -i.)

��DETYRË

Sipas paradigmës së dhënë, lakoni emrat: mur, çelës, qen, top, mal,

Artan, Shkup, pëllumb, libër, djalë.

� � Shënim: Emrat e përveçëm lakohen vetëm në trajtë të shquar.

Lakimi II

(të gjithë emrat e gjinisë mashkullore që shquarsinë e bëjnë me -u)

��DETYRË

Sipas kësaj paradigme lakoni emrat: mjek, Mark, mik, ujk, plak,

peshk, zog, treg, krah, njeri.

36

laps - lapsi

Rasa Trajta e pashquar Trajta e shquar

Emërore (një) laps lapsi

Gjinore i, e (një) laps-i i, e lapsi-t

Dhanore (një) laps-i lapsi-t

Kallëzore (një) laps lapsi-n

Rrjedhore prej (një) laps-i prej lapsi-t

shok - shoku

Rasa Trajta e pashquar Trajta e shquar

Emërore (një) shok shoku

Gjinore i, e (një) shok-u i, e shoku-t

Dhanore (një) shok-u shoku-t

Kallëzore (një) shok shoku-n

Rrjedhore prej (një) shok-u prej shoku-t

vëlla - vëllai

Rasa Trajta e pashquar Trajta e shquar

Emërore (një) vëlla vëllai

Gjinore i, e (një) vëlla-i i, e vëllai-t

Dhanore (një) vëlla-i vëllai-t

Kallëzore (një) vëlla vëlla-në

Rrjedhore prej (një) vëlla-i prej vëllai-t

njeri - njeriu

Rasa Trajta e pashquar Trajta e shquar

Emërore (një) njeri njeriu

Gjinore i, e (një) njeri-u i, e njeriu-t

Dhanore (një) njeri-u njeriu-t

Kallëzore (një) njeri njeriu-n

Rrjedhore prej (një) njeri-u prej njeriu-t

Lakimi III

(të gjithë emrat e gjinisë femërore)

Rasa

Trajta e pashquar

vajzë; lule; shtëpi

Emërore (një) vajzë (një) lule (një) shtëpi

Gjinore i, e (një) vajz-e i, e (një) lule-je i, e (një) shtëpi-e

Dhanore (një) vajz-e (një) lule-je (një) shtëpi-e

Kallëzore (një) vajzë (një) lule (një) shtëpi

Rrjedhore prej (një) vajz-e prej (një) lule-je prej (një) shtëpi-e

Rasa

Trajta e shquar

vajza; lulja; shtëpia

Emërore vajza lulja shtëpia

��DETYRË

Sipas paradigmës së mësipërme lakoni emrat: mollë, bankë, Vjollcë,

këpucë, nënë, Tetovë, pjatë, dele, dritare, fletore, karrige, qershi, fotografi,

piano.

Lakimi IV

(të gjithë emrat e gjinisë asnjanëse)

��DETYRË

Sipas tabelës së dhënë lakoni emrat: të ecur-it; të nxehtë-t; të ngriturit;

të kënduar-it.

të folur - të folurit

Rasa Trajta e pashquar Trajta e shquar

Emërore të folur të folur-it

Gjinore i, e të folur-i i, e të folur-it

Dhanore të folur-i të folur-it

Kallëzore të folur të folur-it

Rrjedhore prej të folur-i prej të folur-it

Gjinore i, e vajzë-s i, e lule-s i, e shtëpi-së

Dhanore vajzë-s lule-s shtëpi-së

Kallëzore vajzë-n lule-n shtëpi-në

Rrjedhore prej vajzë-s prej lule-s prej shtëpi-së

të ftohtë - të ftohtët

Rasa Trajta e pashquar Trajta e shquar

Emërore të ftohtë të ftohtë-t

Gjinore i, e të ftoht-i i, e të ftoht-it

Dhanore të ftoht-i të ftoht-it

Kallëzore të ftohtë të ftohtë-t

Rrjedhore prej të ftoht-i prej të ftoht-it

37

LAKIMI I EMRAVE NË NUMRIN SHUMËS

Në numrin shumës të gjithë emrat lakohen njëlloj, pavarësisht nga

tipi i lakimit në njëjës. P.sh:

��DETYRË:

Sipas këtyre paradigmave lakoni emrat: topa, kalendarë, libra, burra,

studentë, mjekë, krahë, njerëz, banka, këpucë, nëna, pjata, dritare, fletore,

studente, fotografi, shami, piano.

�� Udhëzime praktike:

Që të mund t'i gjejmë më lehtë rasat, po japim një pasqyrë të lakimit

të përemrave pyetës kush?, cili?, cila? për numrin njëjës dhe cilët?, cilat?

për numrin shumës. Këta përemra pyetës ndihmojnë shumë për të përcaktuar

rasën e emrit.

38

Trajta e pashquar - shumës

lapsa; shokë vajza; lule; shtëpi

Rasa Gjinia mashkullore Gjinia femërore

Emërore (ca) lapsa (ca) shokë (ca) vajza (ca) lule (ca) shtëpi

Gjinore i,e (ca) lapsa-ve i,e (ca) shokë-ve i,e (ca) vajza-ve i,e (ca) lule-ve i,e (ca) shtëpi-ve

Dhanore (ca) lapsa-ve (ca) shokë-ve (ca) vajza-ve (ca) lule-ve (ca) shtëpi-ve

Kallëzore (ca) lapsa (ca) shokë (ca) vajza (ca) lule (ca) shtëpi

Rrjedhore (ca) lapsa-sh (ca) shokë-sh (ca) vajza-sh (ca) lule-sh (ca) shtëpi-sh

Trajta e shquar - shumës

lapsat; shokët vajzat; lulet; shtëpitë

Rasa Gjinia mashkullore Gjinia femërore

Emërore lapsa-t shokë-t vajza-t lule-t shtëpi-të

Gjinore i, e lapsa-ve i, e shokë-ve i, e vajza-ve i, e lule-ve i, e shtëpi-ve

Dhanore lapsa-ve shokë-ve vajza-ve lule-ve shtëpi-ve

Kallëzore lapsa-t shokë-t vajza-t lule-t shtëpi-të

Rrjedhore (prej) lapsa-ve (prej) shokë-ve (prej) vajza-ve (prej) lule-ve (prej) shtëpi-ve

Pyetjet për ta përcaktuar rasën

Rasa Kush? Cili? Cila? Cilët? Cilat?

E.

Gj.

Dh.

K.

Rr.

kush?

i (e) kujt?

kujt?

kë?

prej kujt?

cili?

i (e) cilit?

cilit?

cilin?

prej cilit?

cila?

i (e) cilës?

cilës?

cilën?

prej cilës?

cilët?

i (e) cilëve?

cilëve?

cilët?

prej cilëve?

P.sh.:

- Unë isha (te cili?, te kush?) te shoku.

- U largua (nga cili?) nga qyteti.

- Nxënësit dolën (nga cila?) nga klasa.

- Babai (i cilit? i kujt?) i Benit është mësues.

- Aroma (e cilit?) e trëndafilit është e këndshme.

- Vëllai (i cilës?) i Mimozës është student.

- Nëna (e cilës?) e Dritës punon në spital.

- Ia dërgova një letër (cilës? kujt?) Blertës.

- (cilit? kujt?) Agimit i dhemb koka.

- Diskutuam (për cilin?) për librin.

- Shoqërohem (me cilin?) me Astritin.

- Buron (nga cili?) nga mali.

- Zbriti (nga cila?) nga makina.

- Luftuam (kundër cilit?) kundër analfabetizmit.

- Qëndrova (pranë cilit?) pranë burimit.

- Kaluam (përtej cilës?) përtej rrugës.

cilat?

i (e) cilave?

cilave?

cilat?

prej cilave?

�� Ushtrimi 23: Përdoreni emrin gjysh nëpër rasa në këtë tekst.

- (kush?, cili?) ............................ na foli për të kaluarën tonë të lavdishme.

- Rrëfimi (i kujt?, i cilit?) .......................... na pëlqeu shumë.

- Ne iu lutëm (kujt?, cilit?) ................. të na tregonte edhe një përrallë tjetër.

- Në fund e falënderuam (kë?, cilin?) .............. dhe iu lutëm të vinte përsëri.

- Nuk na bëhej të largoheshim (prej kujt?, prej cilit?) ..................................

39

�� Ushtrimi 24: Lakojeni emrin Blertë sipas kërkesave të tekstit.

- (kush?, cila?) ........................... është nxënëse.

- Babai (i kujt?, i cilës?) .................................. është mjek, ndërsa

nëna (e kujt?, e cilës?) ..................................... është mësuese.

- (kujt?, cilës?) ......................... i pëlqejnë shumë çokollatat.

- (kë?, cilën?) .......................... e duan të gjithë shokët.

- (prej kujt?, prej cilës?) Prej ............................ mora një letër.

�� Ushtrimi 25: Lakojeni emrin gjahtar nëpër rasat e duhura.

- (kush?, cili?) ........................ shkon për gjah.

- Qeni (i kujt?, i cilit?) .............................. shkon pas tij.

- (kujt?, cilit?) ...................... i kaloi një lepur pranë, shtiu dhe e vrau.

- Qeni vrapoi dhe ia solli lepurin (kujt?, cilit?) .........................

- Agroni e pa (kë?, cilin?) ......................... dhe e përshëndeti.

- (kush?, cili?) ....................... ia dha lepurin vogëlushit.

- Ai e mori lepurin (prej kujt?, prej cilit?) prej ........................ dhe u

falënderua.

�� Ushtrimi 26: Gjeni emrat në fjalitë e dhëna më poshtë dhe përcaktoni

rasat e tyre. P.sh.:

Mentori mori prej bankës vizoren e Vjollcës dhe ia dha Gazmendit.

Mentori - rasa emërore

prej bankës - rasa rrjedhore

vizoren - rasa kallëzore

e Vjollcës - rasa gjinore

Gazmendit - rasa dhanore

- Agimi e zuri fluturën dhe ia tregoi Vjollcës.

- Zana e pa qenin e Dianës në parkun e qytetit.

- Babai doli nga shtëpia e mësuesit dhe i hipi veturës.

- Mësuesja nxori nga xhepi i palltos stilolapsin dhe ia dha koleges.

- Nëpunësi mori prej dollapit makinën e shkrimit dhe e la mbi tavolinë.

40

��DETYRË

Analizojmë grupet emërore:

- laps i zi

- trëndafil i kuq

- klasa jonë

- oborri i shkollës

- rroba për fëmijë

- bukë gruri

- libri i Benit

- dita e paqes

PËRCAKTORËT E EMRIT

PËRCAKTORI

Çfarë funksioni kanë fjalët e shënuara me shkronja të pjerrëta dhe më të

zeza?

� � Shpjegim

Fjalët e shënuara me shkronja më të zeza janë përcaktorë.

Përcaktor është fjala që përdoret pranë një emri dhe shërben për ta

cilësuar ose përcaktuar atë. Domethënë, përcaktori tregon një tipar a karakteristikë

të emrit, përkatësisht tregon cilësinë, vetinë, përkatësinë, llojin, përbërjen

etj. prej të cilit varet.

Përcaktori shprehet me emra, mbiemra, përemra, numërorë, e ndonjëherë

edhe me forma të pashtjelluara të foljes. Ndryshe përcaktori quhet

edhe atribut. Atë mund ta gjejmë me pyetjet: çfarë?, i (e) cilit?, i (e) kujt?,

Sa?

Me se shprehet përcaktori?

1. Përcaktori i shprehur me emër mund të ndërtohet me emër pa

parafjalë në rasat gjinore (lulet e mimozës), kallëzore (një gotë qumësht), rrjedhore

(vegël pune) dhe me emër me parafjalë në rasën emërore (pjesë nga historia),

kallëzore (bora nëpër male), rrjedhore (pallto prej leshi).

2. Përcaktori i shprehur me mbiemër

Mbiemri përcaktor është:

a) i nyjshëm (njeri i gëzuar) dhe

b) i panyjshëm (hije madhështore).

41

Përcaktori i shprehur me mbiemër të nyjshëm përshtatet me emrin në

gjini, numër dhe rasë; kurse përcaktori i shprehur me mbiemër të panyjshëm

përshtatet me emrin në numër dhe në gjini. P.sh.: mollë e ëmbël, gjellë e shijshme,

rrugë e gjerë, pëllumb i bardhë, shkollë e madhe; bukuri natyrore,

shok besnik, njeri bujar, grua plakë, djalë trim etj.

3. Përcaktori i shprehur me përemër

Si përcaktor mund të përdoret përemri:

a) dëftor: ky nxënës, kjo fletore, këto detyra, libër i këtillë;

b) pronor: shoku im, lagjja jonë, qyteti ynë, prindërit tanë;

c) pyetës: cili shok, cila klasë, cilat shoqe, cilët nxënës;

ç) i pacaktuar: secili nxënës, çdo ditë, ndonjë ngjarje.

Ashtu si dhe mbiemrat e nyjshëm, përcaktori i shprehur me përemër

përshtatet në numër, gjini dhe rasë me emrin e përcaktuar. P.sh.: kjo ngjarje,

një mënyrë e tillë, biblioteka ime, cili libër, cilido nxënës.

4. Përcaktori i shprehur me numëror shpreh sasinë e sendeve,

dukurive ose frymorëve të treguar nga emri që përcakton. P.sh.: katër orë, tri

ditë, njëzet minuta, dyqind denarë.

Nga numërorët vetëm tre/tri përshtaten sipas gjinisë së emrit që përcaktojnë:

tre djem, tri vajza. Po kështu, përshtaten edhe numërorët e përbërë

që kanë si pjesë të fundit numërorin tre (ose tri) P.sh.: dyzet e tre djem, dyzet

e tri vajza.

Përcaktorët e shprehur me ndajfolje, me grup fjalësh a me njësi frazeologjike

kanë një përdorim të kufizuar.

VENDI I PËRCAKTORIT

Përcaktori qëndron pas ose para emrit që e përcakton, përkatësisht:

1. Kur përcaktori shprehet me emër, mbiemër ose përemër pronor

zakonisht qëndron pas gjymtyrës që përcakton: aroma e luleve, dera e klasës,

oborri i shkollës; trëndafil i kuq, kopsht i madh, pranverë e bukur, fushë e

gjerë; mësuesi im, nëna jonë, atdheu ynë, vëllezërit tanë etj.

2. Kur përcaktori shprehet me përemër dëftor, përemër pyetës, përemër

të pacaktuar dhe me numëror, zakonisht përdoret para emrit që përcakton:

ky libër, kjo fletore; disa nxënës, çdo njeri, secila klasë; cili lumë, cila shkollë,

cilët shokë; tre lapsa, tri fletore, shtatë vëllezër etj.

42

RENDI I DY E MË SHUMË PËRCAKTORËVE TË NJË GJYMTYRE

Gjymtyra emërore në funksion të kryefjalës, kallëzuesit emëror apo

kundrinës mund të përcaktohet edhe me dy a më shumë përcaktorë.

1. Kur emri a fjala emërore përcaktohet nga dy përcaktorë të shprehur

me mbiemra, vendin e parë e zë mbiemri i nyjshëm dhe pas tij përdoret

mbiemri i panyjshëm: “Bagëti e bujqësi” është një vepër e mrekullueshme

letrare. Atë e përshkojnë ndjenja të fuqishme poetike.

2. Kur një emër përcaktohet nga një përemër dhe nga një mbiemër apo

emër, vendin e parë e zë përemri e pastaj përcaktori i shprehur me mbiemër

apo emër: Detyra jonë e parë është të mësojmë. Shoku im i klasës zuri vendin

e parë në konkurs.

3. Kur një emër përcaktohet njëkohësisht nga një përcaktor i shprehur

me mbiemër dhe nga një përcaktor i shprehur me emër në gjinore apo rrjedhore

si edhe në emërore e kallëzore të shoqëruar me parafjalë, vendin e parë

e zë mbiemri e pas tij përdoret përcaktori i shprehur me emër: Fëmijët pinë

qumësht cilësor lope. Blerta bleu një fustan të bukur prej mëndafshi. Sportisti

i shquar nga Tetova u nderua me dekoratë të lartë. Ura e vjetër me gurë është

një monument i rëndësishëm i kryeqytetit tonë.

4. Kur një emër përcaktohet njëkohësisht nga dy përcaktorë të shprehur

njëri me emër në gjinore, ndërsa tjetri me emër me parafjalë, atëherë

kemi dy raste renditjeje:

a) Nëse gjymtyra e përcaktuar shprehet me ndonjë emër jofoljor, vendin

e parë e zë emri me parafjalë, ndërsa emri në gjinore vihet pas tij: Në bjeshkët

me famë të Sharrit gjatë verës kullotin qindra tufa dhensh.

b) Nëse gjymtyra e përcaktuar është emër foljor, atëherë në vend të

parë përdoret emri në gjinore e pas tij emri me parafjalë: Zbatimi i teorisë në

praktikë po realizohet me sukses.

PYETJE DHE DETYRA

1. Ç'është përcaktori?

2. Me se shprehen përcaktorët?

3. Cilët përcaktorë qëndrojnë zakonisht para emrit që përcaktojnë?

4. Cilët përcaktorë qëndrojnë zakonisht pas emrit?

5. Ndërtoni nga dy fjali me përcaktor të shprehur me emra, mbiemra,

përemra dhe numërorë.

43

� � Ushtrimi 27: Lexojeni këtë pjesë dhe gjeni përcaktorët.

Mjekra e gjatë pak e thinjur, balli i lartë dhe i gjerë i jepnin Abdyl beut

një hije me të vërtetë madhështore. Po sytë, dy sy të mëdhenj e të thellë e

kishin shkëlqimin e yjeve dhe forcën e çelikut, dëftenin më shumë, gjithë

flakën, gjithë fuqinë e këtij burri.

� � Ushtrimi 28: Lexoni me kujdes këto fjalë të urta, gjeni përcaktorët dhe

vëreni çfarë vendi kanë zënë në fjali.

- Fëmija pa nënë - si nata pa hënë.

- Plaga e shpatës shërohet më lehtë se plaga e fjalës.

- Fjala e gjatë ka kuptim të shkurtër.

- Në vendin e huaj pranvera duket e hidhur.

- Fara e ligë mbin kudo.

- Më mirë në hijen e ferrës sime se në hijen e fikut tënd.

- Durimi është bar i çdo sëmundjeje.

- Fjala e mirë çel derën e hekurt.

� � Ushtrimi 29: Bëni radhitjen e duhur të fjalëve në tekstin e mëposhtëm:

Një e mbjellë arrë skaj një buzë rruge malit

bënte kokrra shumë.

Udhëtarët andej që kalonin, për t'i kokrrat

marrë, gjithnjë me gurë e gjuanin dhe dëme

shumë i shkaktonin.

Më në fund, u mërzit arra një ditë dhe një

shelgu i tha:

- E unë mjera!...

I kënaqi kalimtarët me e mia kokrrat, ndërsa

më shpërblejnë me gurë ata.

Të sintetizojmë atë që mësuam për përcaktorin

Shkruani gjërat më të rëndësishme sipas kërkesave:

1. Shkruani disa fjali për të përmbyllur gjërat më të rëndësishme për

përcaktorin.

2. Shkruani 4-5 fjalë kyç.

3. Jepni shembuj fjalish ku do të ketë përcaktorë.

4. Çfarë dobie praktike keni përfituar nga kjo temë?

44

NDAJSHTIMI

� � DETYRË

Lexoni fjalitë e mëposhtme dhe thoni çfarë funksioni kanë fjalët e shkruara

me shkronja më të zeza:

- Nënë Tereza është nobelistja e parë shqiptare.

- Profesor Eqrem Çabej është gjuhëtar i njohur.

- Xha Bardhyli është plak i mençur.

- Agimi, kryetari i klasës, klasës është nxënës shembullor.

- Ky është inxhinier Agroni.

Në fjalitë e mësipërme fjalët e shkruara me shkronja më të zeza janë

ndajshtime.

Ndajshtimi është një lloj përcaktori që shprehet me një emër ose me

një grup emëror në rasën emërore ose me një togfjalësh emëror. Ai përcakton

të njëjtën qenie ose të njëjtin send, por me fjalë të tjera.

Ndajshtimi është dy llojesh:

a) ndajshtim i paveçuar: Na kanë folur për trimëritë e

katundit Dardan;

b) ndajshtim i veçuar: Vëllai im, Skënderi, është kompozitor i njohur.

Ndajshtimi i paveçuar është zakonisht një emër i pashquar ose një

grup emëror në rasën emërore, që i pranëvihet një emri dhe që përshtatet në

numër me të. Quhet ndajshtim i paveçuar, sepse nuk ndahet nga gjymtyra

që përcakton, as me pushim në të folur dhe as me presje në të shkruar.

Ndajshtimi i paveçuar qëndron para dhe pas gjymtyrës së përcaktuar.

P.sh.:

- Agroni e kishte humbur mendjen pas tregimit të nënë Mihrijes.

- Inxhinier Astriti po kthehej i lodhur në shtëpi.

- Ushtar Agimi u ngrit në këmbë dhe përshëndeti përzemërsisht.

- Djaloshi shkoi në shtëpinë e profesor Fatmirit.

45

DREJTSHKRIMI I NDAJSHTIMIT

Ndajshtimi i paveçuar që tregon emrin e përveçëm të një vepre, rruge,

sheshi, shkolle, biblioteke, gazete etj., vihet gjithmonë midis thonjëzash dhe

fillon me shkronjë të madhe. P.sh.:

- Të gjithë e lexojnë me kënaqësi veprën "Bagëti e bujqësi" të Naim

Frashërit.

- Arbeni banon në rrugën "Asim Vokshi" në Strugë.

- Në revistën "Gjuha jonë" trajtohen çështje të ndryshme gjuhësore.

Ndajshtimi i veçuar quhet kështu, sepse veçohet nga gjymtyra që përcakton

me një pushim në të folur ose me presje në të shkruar.

Ndajshtimi i veçuar është një emër ose një grup emëror që vihet pas

gjymtyrës që përcakton (kjo gjymtyrë mund të jetë emër ose përemër) për ta

sqaruar ose për ta saktësuar më tej kuptimin e saj. P.sh.:

- Ne, nxënësit e klasës së shtatë, jemi shumë të zellshëm.

- Migjeni, poeti i mjerimit, vdiq në moshë mjaft të re.

Onufri, piktori shqiptar shumë i çmuar ndër të vjetrit, ishte nga

Elbasani.

Një ditë na erdhi për vizitë një mik i babait, burrë fjalëpakët.

PYETJE DHE DETYRA

1. Krahasoni ndajshtimin me përcaktorin dhe thoni ku dallojnë

dhe ç'gjëra të përbashkëta kanë ndërmjet tyre?

2. Ndërtoni fjali me ndajshtim të paveçuar dhe të veçuar.

3. Në fjalitë e mëposhtme dalloni ndjashtimet dhe gjymtyrën që

ai përcakton. Tregoni ç'lloj ndajshtimesh janë.

a) Gjithë shqiptarët: myslimanë, katolikë dhe ortodoksë janë vëllezër.

b) Priste me ankth mos vallë hemorragjia, ky armik i tmerrshëm i

njerëzimit në shekuj, do t'i merrte jetën edhe atij vogëlushi.

c) Pula mëmë vërtitet rrotull duke mbledhur ushqim.

ç) Për ju, fëmijët, tani e tutje do të ketë ditë të lumtura.

d) Ne, mjekët, shpeshherë gabojmë kur flasim vetëm si mjekë.

46

SHKALLA E MBIEMRIT DHE E NDAJFOLJES

Cilësia e sendeve mund të shprehet në mënyrë të shkallëzuar. P.sh.:

Liqeni është i madh. madh Deti është më i madh. madh Oqeani është shumë i madh. madh Pra,

mbiemri ka tri shkallë: shkallën pohore, krahasore dhe sipërore.

1. Shkalla pohore është shkalla bazë e mbiemrit dhe emërton tiparin

e sendit, jashtë çdo krahasimi. P.sh.: i mirë, e bardhë, të verdhë etj.

2. Shkalla krahasore tregon se cilësia e dhënë krahasohet me

vetveten ose me një cilësi tjetër. Lidhja e dy gjymtyrëve të krahasimit bëhet

me lidhëza krahasore. Nga ky krahasim, shkalla e mbiemrit mund të dalë e

barabartë, më e lartë, më e larta ose më e ulët.

a) Shkalla krahasore e barazisë tregon se cilësia e dhënë është në të

njëjtën shkallë te të dy krahët e krahasimit. Kjo është e njëjtë me shkallën

pohore, por zakonisht shoqërohet me ndajfoljet sasiore të paravendosura aq

ose kaq në gjymtyrën e parë dhe sa në gjymtyrën e dytë, ose anasjelltas sa

... aq. P.sh.: Mësuesi ishte po aq i rreptë, sa edhe i mirë. Ata duken sa guximtarë,

aq edhe krenarë.

b) Shkalla krahasore e sipërisë relative formohet me pjesëzën më të

vendosur para mbiemrit në pohore (më + mbiemër në pohore + se) ose (sa...

aq...) p.sh.: Doktori ishte më i verdhë se ne të dy. Ajo është më e re se motra

ime. Sa më shumë largohej treni, aq më i vogël dukej.

c) Shkalla krahasore e sipërisë absolute: Ky ishte me siguri më i miri

në këtë listë. Kjo është një nga veprat më të shkëlqyera që ke bërë deri më

sot. Ai ishte më i riu dhe më i miri nga ne.

3. Shkalla sipërore e mbiemrit tregon se cilësia e dhënë është në një

shkallë shumë të lartë jashtë çdo krahasimi. Forma e saj është analitike dhe

ndërtohet me ndajfolje sasie, të cilat vendosen përpara formës pohore të

mbiemrit. Rëndom përdoren ndajfoljet: shumë, jashtëzakonisht, mjaft, tepër,

fort, krejt, fare, absolutisht etj. p.sh.: Midis reve dukej qielli shumë i kaltër.

Barkun e kishte mjaft të madh. Kjo fjalë ka domethënie jashtëzakonisht të

madhe. Stacioni është fare i ri. Oborri tani iu duk shumë-shumë i vogël.

Në gjuhën popullore dhe letrare, për të shprehur shkallë shumë të lartë

të cilësisë, përdoren edhe disa emra me kuptim të fytyruar, të cilët në rastin

47

e dhënë nuk emërtojnë më sende, por tipare karakteristike të këtyre sendeve,

p.sh.: akull, mjaltë, borë, dyllë, qumësht etj.: Uji i burimit ishte akull i ftohtë.

Muri dukej qumësht i bardhë. Mollët janë mjaltë të ëmbla. Ajo u bë thanë e

kuqe në fytyrë.

Ndajfoljet, ashtu si edhe mbiemrat kanë shkallën pohore, shkallën

krahasore dhe shkallën sipërore. Mënyrat e ndërtimit të shkallëve të ndajfoljeve

janë të njëjta me ato të mbiemrave. P.sh.:

- Gimi vrapon shpejt.

- Drini vrapon më shpejt.

- Genti vrapon shumë shpejt.

� � DETYRË

Paraqiti në mënyrë skematike shkallët e mbiemrit.

� � Ushtrimi 30: Mbiemrat në kllapa vini në shkallën krahasore.

- Rrushi i bardhë është .................................. (i ëmbël) se rrushi i zi.

- Denisi është ........................................ (i gjatë) se Aleksandri.

- Sot dita është .................................... (e bukur) se dje.

- Dhoma e ditës është .................................... (e madhe) se dhoma e gjumit.

- Vetura ime është ...................................... (e shpejtë) se vetura jote.

� � Ushtrimi 31: Mbiemrat në kllapa vini në shkallën sipërore.

- Arta ka një shoqe ...................................... (e mirë).

- Merita është ........................................ (e bukur).

- Banesa jonë ka një ballkon ........................................ (i madh).

- Blendi ka një qen ..................................... (i rrezikshëm).

- Në muajin korrik ditët janë ..................................... (e nxehtë)

� � Ushtrimi 32: Krijoni shkallën krahasore dhe sipërore nga mbiemri dhe

ndajfolja e dhënë në fjalitë e mëposhtme.

a) pohore: Makina ime është e mirë.

krahasore: Makina jote është ....................................

sipërore: Makina e tij është .......................................

b) pohore: Donika mëson mirë.

krahasore: Lulja mëson .....................................

sipërore: Adelina mëson .......................................

48

PËREMRI

Ashtu si edhe në gjuhët e tjera, edhe në gjuhën shqipe përdoren

shpesh fjalë që zëvendësojnë emrat, që janë përfaqësues të tyre në fjali.

Përdorimi i përemrave bën të mundur që të shmanget përsëritja e të njëjtit

emër.

Përemër quhet ajo pjesë e ligjëratës që tregon në mënyrë të

përgjithshme (pa i emërtuar) frymorë, sende, tipare ose sasi të pacaktuara.

Disa përemra, ashtu si mbiemrat, përdoren pranë emrave dhe përshtaten

me ta në gjini, në numër dhe në rasë. Për shembull:

- Gjyshi im ka qenë murator.

- Kjo kullë ka përballuar shumë sulme.

Disa përemra të tjerë nuk përdoren pranë emrave dhe lakohen në

njëjës dhe në shumës, ashtu si emrat. P.sh.:

- Unë them të tregojmë të vërtetën në çdo rast.

- Mua më quajnë Tanush.

- Dikush po vjen.

- Hapat e dikujt po dëgjohen në korridor.

Sipas kuptimit që kanë, dallojmë këto lloje përemrash:

1. Përemra vetorë (unë, ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato)

2. Përemra vetvetorë (vete, vetvete)

3. Përemra dëftorë (ky, kjo, këta, këto, i tillë...)

4. Përemra pronorë (im, yt, i tij, i saj...)

5. Përemra pyetës (kush? cili? sa? ç'?...)

6. Përemra lidhorë (që, i cili, e cila)

7. Përemra të pacaktuar (cilido, secili, asnjë, ca, asnjëri, kushdo,

dikush, çdo...).

49

� � Ushtrimi 33: Gjeni përemrat në tekstin e dhënë.

Unë nuk kam parë kalë më të mirë se ky.

Ai kali i karrocës që kalon nga lagjja jonë

s'është asgjë para këtij. Ai vjen çdo mëngjes në

oborrin tonë, por s'është i bardhë si ky. As sytë,

as barkun s' i ka si të këtij. Vërtetë ka ca zilka

të vogla, por yni ka një zile të madhe, të cilën

xhaxhi Thomai ia ka zënë me bar. Vetëm, të të

them të drejtën, kali mua nuk më do aq sa e

dua unë.

veta.

1. PËREMRI VETOR

Përemra vetorë janë fjalët që tregojnë veta të ndryshme. Ata kanë tri

Përemrat vetorë të vetës së parë: njëjës unë, shumës ne, tregojnë

vetën që flet, përkatësisht një grup vetash ku bën pjesë edhe folësi.

Përemrat vetorë të vetës së dytë: njëjës ti, shumës ju, tregojnë vetën

me të cilën flasim, bashkëbiseduesin, përkatësisht bashkëbiseduesit.

Përemrat ai, ajo njëjës dhe ata, ato shumës janë të vetes së tretë dhe

tregojnë frymorët dhe sendet për të cilët bëhet fjalë.

Përemrat vetorë të vetës së parë dhe të dytë (unë, ti; ne, ju) përdoren

për të dy gjinitë dhe vetëm për njerëz, kurse ata të vetes së tretë (ai, ajo;

ata, ato) kanë forma të veçanta për gjini të ndryshme dhe përdoren edhe

për kafshë e sende.

50

DREJTSHKRIMI DHE DREJTSHQIPTIMI I PËREMRAVE VETORË

Përemrat vetorë të vetës III (ai, ajo; ata, ato) kur shoqërohen me

parafjalët e rasës kallëzore (me, në, mbi, pa, nën, për etj.) dhe me parafjalët

e rasës rrjedhore (prej, pas, para, përballë etj.) përdoren pa zanoren a nistore,

p.sh.: prej tij = prej atij; prej saj = prej asaj; përballë tyre = përballë

atyre; kundër tyre = kundër atyre etj. P.sh.:

- Agimi u nis përpara. Me të shkoi dhe Artani.

- Petriti dhe Ylli erdhën të parët. Pas tyre erdhën të tjerët.

- Vjollca shkoi në Shkodër. Prej saj morëm letër.

� � Ushtrimi 35: Gjeni dhe nënvizoni përemrat vetorë në tekstin e

mëposhtëm.

Unë jam Beni. Ne banojmë në qendër të qytetit. Unë para një viti

mbarova klasën e pestë me rezultate shumë të mira. Babai u gëzua shumë.

Ai nuk dinte ç'të bënte, kurse mami sa s'fluturonte nga gëzimi. Ajo më

puthte vazhdimisht...

Babi dhe mami donin të më blinin një dhuratë.

Unë u thashë:

- Ju më mirë më blini një top...

- E di unë, gjithmonë top do ti, - tha mami.

Ata ecnin para dhe unë mbeta prapa. Mami kundërshtonte. Më në

fund ajo më bleu dy libra me përralla, por edhe një top. Unë u gëzova

shumë.

Përemrat vetorë të vetës së tretë e kanë si kategorinë e gjinisë, ashtu

edhe atë të numrit: ai, ajo - ata, ato; ndërsa kategorinë e rasës e kanë të gjithë

përemrat vetorë.

Pasqyra e lakimit të përemrave vetorë

Numri Rasa Veta e parë Veta e dytë

Njëjës

Shumës

Emërore

Gjinore

Dhanore

Kallëzore

Rrjedhore

Emërore

Gjinore

Dhanore

Kallëzore

Rrjedhore

unë

--mua,

më

mua, më

(prej) meje

ne

--neve,

na

ne, na

(prej) nesh

ti

--ty,

të

ty, të

(prej) teje

ju

--juve,

ju

ju, ju

(prej) jush

Veta e tretë

Gjinia mashkullore Gjinia femërore

ai

i atij

atij, i

atë, e

(prej) atij

ata

i atyre

atyre, u

ata, i

(prej) atyre

ajo

i asaj

asaj, i

atë, e

(prej) asaj

ato

i atyre

atyre, u

ato, i

(prej) atyre

51

Çfarë përfundimesh mund të nxjerrim nga kjo tabelë?

1. Në rasat dhanore dhe kallëzore përemrat kanë dy trajta: një trajtë

të plotë e një trajtë të shkurtër.

2. Për të gjetur rasat e përemrave vetorë, ashtu si edhe për emrat,

përdorim pyetjet: kush?; i, e kujt?, kujt?, kë?, prej kujt?, cili? etj.

3. Trajtat e shkurtra të vetës së parë e të dytë (njëjës e shumës) në

rasat dhanore e kallëzore janë të njëjta.

4. Veta e parë dhe e dytë e përemrave vetorë nuk përdoren në rasën

gjinore.

5. Në rasat kallëzore dhe rrjedhore të vetës së tretë përdoren dhe trajtat

e paplota, pa zanoren -a të fillimit. Këto trajta përdoren pas parafjalëve,

p.sh.: me të, foli me të, prej saj, para tij, kundër tyre, për ta...

� � Ushtrimi 35: Zëvendësoni përemrat vetorë me emrat përkatës.

Në strehën e shtëpisë sonë dallëndyshet bëjnë folenë vit për vit. Ato

shkojnë e vijnë me shpejtësi, punojnë pa u lodhur.

Blerta i do shumë dallëndyshet. Ajo kënaqet kur u shikon gushën e

larme. Një ditë Blerta pa një dallëndyshe të vogël. Ajo u përpoq të fluturonte,

por ra në tokë. Blerta pa macen. Ajo donte ta kapte. Por gjyshja i bërtiti:

- Çit, moj Pambuke!

Macja e ka frikë atë. Blerta mori shkallën. Ajo hipi në shkallë duke

e mbajtur me kujdes dallëndyshen e vogël në njërën dorë, dhe e vuri atë

ngadalë në fole.

� � Ushtrimi 36: (me shkrim): Thurni një tekst sipas shembullit të dhënë më

poshtë.

- Agimin e kam shok. Me të mësojmë bashkë. Ai banon afër meje.

Mua më viziton shpesh ai. Ndonjëherë marr lojëra kompjuteri prej tij.

- Zanën e kam shoqe. Me të jemi njohur në pushime. Ajo ...

52

TRAJTAT E SHKURTRA TË PËREMRIT VETOR

Krahas trajtave të plota, në rasat dhanore e kallëzore përemrat

vetorë kanë edhe trajta të shkurtra. Trajtat e shkurtra janë të patheksuara

dhe vihen gjithmonë pranë foljes.

Nëna e përcjell djalin gjer te përroi, e puth atë në ballë dhe e porosit

të luftojë si trim.

Pra, përemri atë dhe vetë trajta e shkurtër e zënë vendin e emrit

djalin.

Trajtat e shkurtra qëndrojnë pranë foljes. Zakonisht ato vendosen

para saj, por mund t'i ngjiten pas ose të futen në trup të saj. P.sh.:

- E mora librin.

- Merre librin.

- Merreni librin.

Trajtat të shkurtra të vetës së parë dhe të dytë (njëjës e shumës) në

dhanore e kallëzore janë të njëllojta:

Dhanore: më, të, i, na, ju, u

Kallëzore: më, të, e, na, ju, i

Për të dalluar rasën e tyre përdorim pyetjet: kujt? ose cilit? (për

dhanoren) kë? ose cilin? (për kallëzoren). P.sh:

(kujt?) Mua më dhanë fletëlavdërimin (ty të; juve ju).

(kë?) Mua më lavdëruan (ty të, ju ju).

Në vetën e tretë trajtat e shkurtra janë të njëllojta për të dyja gjinitë:

(kujt?) - (atij, asaj) i; (kë?) - (atë) e.

53

54

TRAJTAT E SHKURTRA TË BASHKUARA

Në gjuhën shqipe përdoren shpesh pranë njëra-tjetrës zakonisht dy

trajta të shkurtra. Në këtë rast ato shkrihen njëra me tjetrën dhe shkruhen

bashkë.

Bashkohen të gjitha trajtat e shkurtra të dhanores me trajtën e

shkurtër të kallëzores në vetën e tretë njëjës e ose me vetën e tretë shumës

i. Vetëm trajtat na e dhe na i shkruhen veças.

Në vazhdim po japim pasqyrat tabelore të këtyre bashkimeve.

a) Dhanorja e tri vetave njëjës e shumës + kallëzorja e vetës së tretë

njëjës:

Numri Veta Rasa dhanore

Njëjës

Shumës

I më

Rasa kallëzore

veta III njëjës

+e

Trajtat e bashkuara

më + e = ma

II të të + e = ta

III i i + e = ia

I na na + e = na e

II ju ju + e = jua

III u u + e = ua

Numri Veta Rasa dhanore

Njëjës

Shumës

I më

Rasa kallëzore

veta III shumës Trajtat e bashkuara

+i

më + i = m’i

II të të + i = t’i

III i i + i = ia

I na na + i = na i

II ju ju + i = jua

III u u + i = ua

� � Ushtrimi 37: Plotësoni fjalitë me trajtat e shkurtra të bashkuara të

përemrave vetorë.

- Vjollca ......... ngjiti pullën zarfit dhe ........ dha (atë) nëpunëses.

- Mësuesi .......... shpjegoi (mua) të gjitha fjalët e reja.

- Dentisti ........... kontrolloi dhëmbët fëmijëve.

- Mua .......... hoqi dhëmbin e prishur.

- Librat ............. (juve) dhashë dje, - u tha mësuesi nxënësve.

- Kujt ........... dhe çelësat e makinës?

- Venera .......... plotësoi dëshirat shoqeve.

- Pakon .......... (ty)dërgova dje me postë.

- Djali .......... bëri qejfin prindërve.

- .............. jep mua këtë fotografi.

- Lulet .......... dhurova nënës për 8 Mars.

MENDO DHE PËRGJIGJU

Çfarë mësove për përemrin vetor?

2. PËREMRI VETVETOR

Si përemra vetvetorë shërbejnë fjalët: vete, vetja, vetvete, vetvetja.

Trajtat vete e vetvete përdoren vetëm në rasën kallëzore me parafjalë

(për vete, me vete, në vete).

Përemrat vetvetorë përdoren në të njëjtën formë për të dyja gjinitë

dhe për të dy numrat. P.sh.:

- Ai mori me vete të motrën.

- Ajo mori me vete të motrën.

- Ti mos puno vetëm për vete. vete

- Ju mos punoni vetëm për vete. vete

Vetja: i, e vetes; vetes, veten, prej vetes.

Vetvetja: i, e vetvetes; vetvetes, vetveten, prej vetvetes.

55

Përemrat vetja, vetvetja lakohen si emrat e gjinisë femërore.

P.sh.:

- I dhimbset vetvetja; ai është e zeza e vetes; i doli zot vetes; e përmbajti

veten; mori pas vetes edhe dy shokë.

� � Ushtrimi 38: Gjeni dhe nënvizoni vetvetorët në fjalitë e mëposhtme.

- Njeriu që vetëm për vete punon, është si një dru që pemë s'lëshon.

- Më parë mëso veten, pastaj të tjerët.

- I duket vetja i madh.

- Ai po i bën dëm vetvetes.

- Inxhinieri vendosi të mendonte më tepër për kursimin, sepse ky, në

vetvete, ishte një problem tepër i rëndësishëm.

- Mësuesi solli me vete në konkurs dy recitues të rinj.

� � Ushtrimi 39: Në vend të pikave, shkruani përemrin vetvetor në rasën e

duhur.

- Këto fjalë i ke nga .................?

- A e ke marrë topin me ..............?

- Fol më pak për ................., se është më mirë.

- Kërkon më shumë prej .................... .

- Megjithëse isha nxehur, unë dita ta përmbaja ................... .

- Ato e ndienin .................. sikur të ishin në shtëpinë e tyre.

- Kur ishte me shokë, e ndiente ...................... të fuqishëm.

MENDO DHE PËRGJIGJU

56

Çfarë mësove për përemrin vetvetor?

3. PËREMRI DËFTOR

Përemri dëftor shërben për të treguar frymorë ose sende që ndodhen

afër ose larg folësit. Ata përdoren bashkë me emrin ose e zëvendësojnë atë.

Përemrat dëftorë janë:

Përemrat dëftorë ndryshojnë sipas gjinisë, numrit dhe rasës. P.sh.:

- Ky djalë është shumë punëtor.

- Kjo vajzë ndihmon shoqet.

- Ajo rrugë duhet asfaltuar.

- Ato parcela do të mbillen me oriz.

- Ky libër është i bukur.

- Këtë libër sapo e lexova.

Përemrat dëftorë ky, kjo, ai, ajo lakohen si përemrat vetorë ai, ajo.

Përemrat dëftorë i këtillë, e këtillë etj. lakohen si mbiemrat e

nyjshëm: një djalë i këtillë, i një djali të këtillë etj.

Në vazhdim po japim lakimin e përemrave dëftorë ky, kjo, këta,

këto:

Rasa ky kjo

E.

Gj.

Dh.

K.

Rr.

ky

i (e) këtij

këtij

këtë

prej këtij

ky mësues

i (e) këtij mësuesi

këtij mësuesi

këtë mësues

prej këtij mësuesi

kjo

i (e) kësaj

kësaj

këtë

prej kësaj

Rasa këta këto

E.

Gj.

Dh.

K.

Rr.

Për afër: ky, kjo, këta, këto; i këtillë, e këtillë, të këtillë, të këtilla; i tillë, e tillë.

Për larg: ai, ajo, ata, ato; i atillë, e atillë, të atillë, të atilla.

këta

i (e) këtyre

këtyre

këta

prej këtyre

këta mësues

i (e) këtyre mësuesve

këtyre mësuesve

këta mësues

prej këtyre mësuesve

këto

i (e) këtyre

këtyre

këto

prej këtyre

kjo mësuese

i (e) kësaj mësueseje

kësaj mësueseje

këtë mësuese

prej kësaj mësueseje

këto mësuese

i (e) këtyre mësueseve

këtyre mësueseve

këto mësuese

prej këtyre mësueseve

57

� � Ushtrimi 40: Gjeni dhe nënvizoni përemrat dëftorë në fjalitë e

mëposhtme.

- S'duhet harruar se në këtë luftë Skënderbeu përdori një taktikë të re.

- A nuk beson ti se këta topa do ta mposhtin këtë kala?

- Ai shi vere nuk ra gjatë.

- Ky qe sulmi i tyre i parë.

- Kjo është toka jonë.

- Ç'arkitekt mund ta kishte projektuar këtë kështjellë?

� � Ushtrimi 41: Në vend të pikave vini përemrin dëftor që mungon.

- Në ................ mënyrë ruhet jeta e ushtarëve.

- ................... fjalë na rritin krenarinë, moj nënë.

- Kuptohet se ai s'do të kursejë asgjë në .............. punë.

- Ata nisën të diskutonin për ............. gjë.

- Me mjete .................. ne duhet të fitojmë patjetër.

PËRGJIGJU ME SHKRIM

58

Çfarë mësove për përemrin dëftor?

MENDONI DHE PËRGJIGJUNI ME SHKRIM

4. PËREMRI PRONOR

(Nxënësit punojnë në grupe dhe prezantojnë rezultatet e tyre)

- Çfarë dimë për përemrin pronor?

Fjala që tregon se kujt i takon një pronë e caktuar quhet përemër

pronor. pronor Përemri pronor ka gjininë mashkullore dhe femërore, ka numrin

njëjës dhe shumës dhe lakohet sikur mbiemri. Përemri pronor ka tri veta,

sikurse edhe përemri vetor.

Përemrat pronorë përdoren:

- si përcaktorë të një emri: emri libri im, fushat tona.

- më vete: vete Shkolla jonë është më e re se juaja.

Përemrat pronorë të gjinisë mashkullore, kur përdoren më vete, në

numrin njëjës kanë mbaresën -i: imi, yni, yti, juaji, i tiji, i saji, i tyri.

Përemrat pronorë të gjinisë femërore kanë mbaresën -a: imja, jona,

jotja, juaja, e tija, e saja, e tyrja.

Në numrin shumës të gjithë përemrat kanë mbaresën -t (-të) dhe

disa prej tyre nyjën e përparme të: të mitë, të miat, tanët, tonat, të tutë,

të tuat, tuajt, tuajat, të tijtë, të sajtë, të tijat, të sajat, të tyret.

VENDI I PËREMRIT PRONOR NË FJALI

Përemri pronor përdoret zakonisht pas emrit që përcakton. Përemrat

e vetës së parë e të dytë njëjës, kur përcaktojnë emra që tregojnë lidhje

gjinie ose marrëdhënie familjare, si: atë, bijë, bir, mbesë, motër, vëlla,

shoq etj., mund të përdoren edhe përpara këtyre emrave, si: im atë, ime

motër, im shoq etj.

59

��DETYRË

Shihni paraqitjen tabelore të përemrave pronorë që kanë të bëjnë me

një objekt të vetëm:

��DETYRË

Analizojeni paraqitjen tabelore të përemrave pronorë që kanë të

bëjnë me më shumë objekte:

��DETYRË

Thoni të kujt janë sendet në klasë.

60

Për. vetor

(njëjës)

Për. vetor

(njëjës)

Prona: një objekt i vetëm

Një pronar Disa pronarë

Prona në gj.

mashkullore

Prona: më shumë se një objekt

Një pronar Disa pronarë

Prona në gj.

mashkullore

Prona në gj.

femërore

Për. vetorë

(shumës)

Prona në gj.

mashkullore

Prona në gj.

femërore

I unë e mi e mia I ne tanë tona

II ti e tu e tua II ju tuaj tuaja

III

ai

ajo

e tij

e saj

e tij

e saj

III

ata

ato e tyre e tyre

Këta janë lapsat

Këto janë fletoret

Prona në gj.

femërore

Për. vetorë

(shumës)

Prona në gj.

mashkullore

Prona në gj.

femërore

I unë im ime I ne ynë jonë

II ti yt jote II ju juaj juaj

III

ai

ajo

i tij

i saj

e tij

e saj

III

ata

ato

i tyre e tyre

Ky është libri

Kjo është shkolla

unë ti ai ajo ne ju ata ato

im yt i tij i saj ynë juaj i tyre

unë ti ai ajo ne ju ata ato

ime jote e tij e saj jonë juaj e tyre

unë ti ai ajo ne ju ata ato

e mi e tu e tij e saj tanë tuaj e tyre

unë ti ai ajo ne ju ata ato

e mia e tua e tij e saj tona tuaja e tyre

��DETYRË

Gjeni dhe nënvizoni përemrat pronorë.

Zana i bën një vizitë Artanit në shtëpi për herë të parë

ARTANI: Ja, shiko Zana. Ky është kopshti im. Ka shumë lule të bukura.

Po kopshti yt, si është?

ZANA: Edhe kopshi im është i bukur. Para disa ditësh isha te Blerta.

Ajo në kopsht kishte një bredh. Bredhi i saj ishte i madh.

ARTANI: Unë isha edhe te Gëzimi. Edhe kopshti i tij ishte i bukur.

ARTANI: Shiko, kjo është shtëpia ime. Nuk është aq e madhe. Si është

shtëpia jote Zana?

ZANA: Edhe shtëpia ime nuk është shumë e madhe, por është e

bukur. Po shtëpia e Gëzimit, si ishte?

ARTANI: Shtëpia e tij ishte shumë e madhe. Shtëpia e Blertës, e madhe

ishte?

ZANA: Jo. Shtëpia e saj nuk ishte shumë e madhe.

ZANA: Artan, rrugica juaj është e gjerë, ndërsa rrugica jonë është më

e ngushtë.

ARTANI: Si ishte rrugica e Benit dhe e Blertës?

ZANA: Rrugica e tyre ishte e ngushtë, por kishte shumë drurë bliri.

ARTANI: Shiko Zana, kopshti ynë është i bukur. Si është kopshti juaj?

ZANA: Kopshti ynë nuk është kaq i madh. Si ishte kopshti i Benit dhe

i Blertës?

ARTANI: Edhe kopshti i tyre ishte i bukur.

MENDONI DHE PËRGJIGJUNI

Çfarë mësove për përemrin pronor?

61

62

MENDO DHE PËRGJIGJU

Pse e quajmë përemër pyetës?

5. PËREMRI PYETËS

Përemri pyetës përdoret për të pyetur për frymorë e sende ose për

tipare të tyre. Përemra pyetës janë: kush?, cili?, cilat?, ç'?, çfarë?, sa?,

i sati?, me se? etj.

Përemri kush? përdoret për të pyetur për njerëz ose për qenie të personifikuara,

vetëm në numrin njëjës: Kush ishte regjisori i filmit? Kush

këndon më bukur se unë? - tha Gjeli.

Ky përemër nuk duhet përdorur asnjëherë përpara emrave si përcaktor

i tyre. P.sh. nuk duhet të themi Kush këngëtar këndon më mirë? por Cili

këngëtar këndon më mirë?

Përemri cili? mund të përdoret për të pyetur për njerëz, për kafshë

dhe për sende. Mund të përdoret edhe si përcaktor i një emri ose më vete.

Përemrat pyetës ç'?, çfarë? kanë gjithnjë të njëjtën formë, pavarësisht

nga funksioni që kryejnë në fjali. Përemri pyetës ç'? shkruhet gjithmonë

me apostrof, si: Çfarë bën mësuesja? ose Ç’bën Ç’ mësuesja?.

��DETYRË

Krahasoni paradigmën e lakimit të përemrave pyetës kush?, cili?,

cila, cilët?, cilat?

Rasa Kush? Kush Cili? Cili Cila? Cila Cilët? Cilët Cilat? Cilat

E.

Gj.

Dh.

K.

Rr.

kush?

i (e) kujt?

kujt?

kë?

prej kujt?

cili?

i (e) cilit?

cilit?

cilin?

prej cilit?

cila?

i (e) cilës?

cilës?

cilën?

prej cilës?

cilët?

i (e) cilëve?

cilëve?

cilët?

prej cilëve?

cilat?

i (e) cilave?

cilave?

cilat?

prej cilave?

� � Ushtrimi 42: Në vend të pikave vini përemrat pyetës kush? ose cili?

në rasën e duhur.

- ............. do ta blejë këtë kostum? - Çanta ................. është kjo?

- .............. i bleu nëna fustan të bukur? - Prej ................. e more letrën?

- Me ........... do të shkosh në teatër? - .......... po ia blen këtë kukull?

- Afër .............. e ke shtëpinë? - ............ prej jush do të vijë me mua?

MENDO DHE PËRGJIGJU

Pse e quajmë përemër lidhor?

6. PËREMRI LIDHOR

Përemri lidhor shërben për të lidhur pjesën e nënrenditur përcaktore

me emrin, grupin emëror ose përemrin paraprijës që plotëson. Përemri lidhor

ka dy forma: që dhe i cili. P.sh.:

- E lexova librin që ma solli motra. / E lexova librin. Librin ma solli motra.

- Bleva një roman të ri, i cili ka dalë këto ditë. / Bleva një roman të ri.

Romani i ri ka dalë këto ditë.

- E mora porosinë që ma dërgove ti. / E mora porosinë. Porosinë ma dërgove

ti.

Përemri lidhor që ka vetëm një formë, edhe për numrin njëjës, edhe

për shumës, edhe për gjininë mashkullore edhe për atë femërore.

Përemri lidhor i cili ka forma të veçanta për gjininë mashkullore e

femërore, për numrin njëjës e shumës: i cili (m., nj.), e cila (f., nj.), të cilët

(m., sh.), të cilat (f., sh.). Në varësi të funksionit që kryen në fjali, ndryshon

formë edhe gjatë lakimit.

Në gjuhën shqipe, si përemra lidhorë mund të shërbejnë edhe

përemrat pyetës kush?, cili?, ç'?. P.sh.:

- Lum kush e shtie atë nuse në shtëpi! (kush - ai që).

- Ç'i shihte syri, ia punonte dora. (ç' - atë që)

- Eja me cilin të duash. (me cilin - me atë që)

��DETYRË

Krahasoni lakimin e përemrit lidhor i cili, me përemrin lidhor e cila

në njëjës dhe në shumës.

Rasa

E.

Gj.

Dh.

K.

Rr.

Gjinia mashkullore Gjinia femërore

Njëjës Shumës Njëjës Shumës

i cili?

i (e) të cilit?

të cilit?

të cilin?

prej të cilit?

të cilët?

i (e) të cilëve?

të cilëve?

të cilët?

prej të cilëve?

e cila?

i (e) së cilës?

së cilës?

të cilën?

prej së cilës?

të cilat?

i (e) të cilave?

të cilave?

të cilat?

prej të cilave?

63

��Shënim: Shënim:

Përemri lidhor që nuk lakohet. Ai përdoret në vend të një emri të

rasës emërore ose kallëzore, kurdoherë pa parafjalë. P.sh.: Shkupi është

qyteti që (i cili) më pëlqen më shumë. Shoqja që (të cilën) e takova, quhet

Lindita.

� � Ushtrimi 43: Lexoni periudhat e mëposhtme dhe gjeni përemrat lidhorë.

- Nga jashtë vinte një erë e lehtë që na freskonte.

- Në kuvend merrnin pjesë delegatë, të cilët përfaqësonin të gjitha

krahinat e vendit.

- Unë nuk kam bërë asgjë të keqe që të më dënojnë.

- Lajmi për atë që kishte ndodhur, u shpërnda me shpejtësi të

madhe.

- Miqtë e ardhur nga Roma rrinin si të mpirë nga loja e atij skllavi,

të cilit nuk i trembej syri nga luani.

- Dje e takova shokun që s'e kisha parë prej kohësh.

� � Ushtrimi 44: Plotësoni fjalitë me përemrat lidhorë që ose i cili (e cila).

- Fillova ta lexoj librin ............... më solli motra.

- Bleva një libër të ri ................ ka dalë këto ditë.

- E mora letrën ............... ma dërgove ti.

- Durrësi është qyteti ............... më pëlqen shumë.

- Shoqja .............. takova, quhet Besa.

PËRGJIGJUNI ME SHKRIM

GAZMORE

Çfarë mësove për përemrin lidhor?

- Blerim, pse nuk e merr librin të mësosh. Ka dy ditë që nuk e ke

hapur fare? - i tha e ëma.

- Mami, herën e fundit kur e hapa gjeta një qime dhe tani sa herë që

e hap, më vjen për të vjellë.

64

MENDO DHE PËRGJIGJU

7. PËREMRI I PACAKTUAR

1. Pse e quajmë përemër të pacaktuar?

2. Thuaj ndonjë përemër të pacaktuar.

Përemrat e pacaktuar tregojnë frymorë ose sende në mënyrë të

pacaktuar. Këta përemra lakohen. Ja disa përemra të pacaktuar: dikush,

ndokush, kushdo, askush, gjithkush, një, njëri, ndonjë, ndonjëri,

asnjë, asnjëri, secili, gjithsecili, cilido, çdo, çfarëdo, gjithçka, diçka,

ca, disa, të gjitha etj.

Përemrat e pacaktuar përdoren shpesh si kryefjalë të fjalive, si kundrinorë

e përcaktorë. Kur janë të pashoqëruar me emra, përdoren në fjali

zakonisht si kryefjalë a kundrinorë; kur janë të shoqëruar me emra, përdoren

si përcaktorë.

��DETYRË

Në tabelën e mëposhme shihni dhe krahasoni lakimin e disa përemrave

të pacaktuar:

Rasa njëri njëra ndonjëri ndonjëra

E.

Gj.

Dh.

K.

Rr.

njëri

i (e) njërit

njërit

njërin

njërit

njëra

i (e) njërës

njërës

njërën

njërës

ndonjëri

i (e) ndonjërit

ndonjërit

ndonjërin

ndonjërit

ndonjëra

i (e) ndonjërës

ndonjërës

ndonjërën

ndonjërës

� � Ushtrimi 45: Nënvizoni përemrat e pacaktuar në fjalitë e

poshtëshënuara.

Tani atë e njihte gjithë vendi dhe ishte e natyrshme që të krenohej i

tërë qyteti. Këtë s'ia kam thënë asnjërit deri më sot. Secili prej tyre kishte

dëgjuar, por askush nuk donte ta pranonte këtë. Gjithsecili mendon për

vetvete. Kështjella madhështore, gjithsecilit i kishte ra në sy. Ai çfarëdo që

bënte, e bënte me nder. Çdo lodër e Gentit, i pëlqente edhe Enisit. Në

dyqanin e Besartit tërë ditën dikush hynte e dikush dilte, por askush nuk

ankohej nga mikpritja e tij.

65

� � Ushtrimi 46: Përemrat e pacaktuar që janë në kllapa, i vini në rasën e

duhur.

Babai përqafohej me .................. (kushdo) që e uronte për martesën

e djalit. Kur po festonin ditëlindjen e Teutës, ..................... (secili) i

pëlqente të këndonte ose të bënte shaka. ..................... (Askush) nuk iu

kujtuan fjalët e këngës. A i ke thënë .................. (ndokush) për këtë gjë?

Unë kam dy shoqe dhe prej ................... (secila) marr letra vazhdimisht.

Besoj se filmi do t'i pëlqejë ................... (kushdo) që do ta shikojë.

PËRGJIGJUNI ME SHKRIM

Çfarë mësove për përemrin e pacaktuar?

��DETYRË

Paraqiti në mënyrë skematike të gjitha llojet e përemrave.

��DETYRË

Përshkruajeni me shkrim fotografinë që e shihni.

66

FJALËT E PREJARDHURA DHE TË PËRBËRA

MENDONI DHE PËRGJIGJUNI

Çfarë di për fjalët e prejardhura dhe fjalët e përbëra?

Ekzistojnë dy lloje fjalësh:

a) fjalë të thjeshta, që nuk mund të ndahen në pjesë më të vogla, dhe

b) fjalë jo të thjeshta, ku dallohen të paktën dy pjesë përbërëse.

Fjalët jo të thjeshta mund të jenë të prejardhura ose të përbëra.

Fjalët e prejardhura formohen duke shtuar, përpara ose prapa një

fjale, një element fjalëformues.

Fjalët e përbëra formohen nga bashkimi i dy ose më shumë fjalëve që

kanë kuptim më vete.

��DETYRË

Analizoni skemën e mënyrës së formimit të fjalëve në gjuhën shqipe.

FJALË

TË THJESHTA

JO TË THJESHTA

TË PREJARDHURA

TË PËRBËRA

PARASHTESAT DHE PRAPASHTESAT

ME PARASHTESA

ME PRAPASHTESA

ME PARASHTESA + PRAPASHTESA

KOMPOZITA

TË PËRNGJITURA

Parashtesat dhe prapashtesat përdoren për të krijuar fjalë të prejardhura.

Parashtesat vendosen para fjalëve dhe ua ndryshojnë kuptimin fjalëve

me të cilat lidhen.

Parashtesat klasifikohen në: parashtesa me kuptim të kundërt,

parashtesa me kuptim përforcues etj.

Prapashtesat vendosen pas fjalës bazë. Ato klasifikohen në prapashtesa

që përdoren për të krijuar: emra, mbiemra, folje dhe ndajfolje.

67

PARASHTESAT

1. Parashtesa që u japin fjalëve kuptim të kundërt:

pa-: paaftësi, i paditur, i pafund

mos-: mosbesim, mosbindje

jo-: joshkencor, jopjellor

ç-/sh-/zh-: çarmatos, shqep, shthur, zhvendos

kundër-: kundërajror, kundërgaz, kundërtank

2. Parashtesa që përforcojnë kuptimin e fjalëve:

për-: përforcoj, përpunoj, përshpejtoj

mbi-: mbikalim, mbingarkesë, mbivlerësoj

ri-: rishkruaj, ripunoj, rishikoj, rilexoj

l. Prapashtesa që formojnë folje:

PRAPASHTESAT

-o,-ro, -to, -so, -zo: fluturo(j), largo(j), shqipto(j), pakëso(j), dorëzo(j).

-os: inatos, vendos, fundos, vulos

2. Prapashtesa që formojnë emra:

-(ë)s: nxënës, ndihmës, vendës; -ar, -tar: notar, shqiptar, udhëtar; -tor:

fajtor, punëtor; -ist: shahist, sportist, futbollist; -im: kuvendim, drejtim, lexim;

-je: marrje, veshje, shëtitje, lindje; -i, -(ë)si, -(ë)ri: dhelpëri, fatkeqësi, gjatësi,

trimëri, djalëri.

3. Prapashtesa që formojnë mbiemra:

-(ë)s: tërheqës, bindës, ngrënës; -ar, -tar: bregdetar, kalimtar; -or, -tor:

dimëror, leshtor; -shëm: i lëvizshëm, i rrjedhshëm; -të, -t: i nxehtë, i hekurt

4. Prapashtesa që formojnë ndajfolje:

68

-as, -azi: barkas, barkazi

-(i)sht: miqësisht, zyrtarisht

� � USHTRIME DHE DETYRA

1. Nga fjalët e dhëna formoni fjalë të prejardhura me parashtesën për-.

Shpjegoni kuptimin e fjalës së prejardhur.

lyej, plas, kthej, puth

2. Me ndihmën e parashtesave ç-/sh-/zh- formoni fjalët që tregojnë të

kundërtën e fjalëve të mëposhtme:

organizoj, vulos, qep, dredh, thur, orientoj

3. Bashkoni me një shigjetë fjalët që kanë parashtesën ri- me shpjegimin e

kuptimit të tyre.

rifitoj o o Shfaq përsëri diçka.

rishikoj o o Përsërit diçka që kam thënë më parë.

ritregoj o o Fitoj atë që kam humbur.

ripunoj o o E punoj përsëri diçka.

rishfaq o o Shqyrtoj sërish diçka për të ndrequr.

ripohoj o o Përsërit me fjalët e mia një pjesë të lexuar.

4. Gjeni parashtesat në fjalët e grupit të parë (a) dhe prapashtesat në ato të

grupit të dytë (b). Thoni kuptimin e çdo fjale.

a) përmbledh, nënkryetar, zbardh, skuq, i paplotë, rindërtoj, mbingarkoj.

b) urdhëroj, tregtar, vendos, traktorist, lumturi, hyrje, nisje, i kapshëm,

shtëpizë.

5. Formoni fjalë të prejardhura me prapashtesa nga fjalët e mëposhtme.

kopsht, pjesë, akull, treg, futboll, ngadalë, gjallë, mend, gjykatë.

6. Bashkoni secilën fjalë bazë të shkruar horizontalisht me njërën nga parashtesat

e shkruara vertikalisht. Shkruani në kutinë përkatëse fjalën e formuar.

pa

dituri njohje drejtësi plotësim bindje qartësi

mos mosbindje

69

DREJTSHKRIM DHE DREJTSHQIPTIM

- Parashtesa sh- vendoset përpara fjalëve që fillojnë me një bashkëtingëllore

të shurdhët: f, k, p, q, t, th.

- Parashtesa zh- vendoset përpara fjalëve që fillojnë me një bashkëtingëllore

të zëshme: b, d, g, gj, v.

- Parashtesa ç- vendoset përpara fjalëve që fillojnë me tingëllueset l, ll,

r, rr, m, n, nj, j dhe me zanore.

- Emrat që mbarojnë me -im, -je, bashkohen me parashtesën mos-.

- Emrat që mbarojnë me -i-(ë)si, -(ë)ri, bashkohen me parashtesën pa-

MENDONI DHE PËRGJIGJUNI

1. Pse quhen fjalë të përbëra?

FJALËT E PËRBËRA

Fjalë të përbëra (kompozita) quhen ato fjalë që formohen nga bashkimi

i dy fjalëve bazë, si: bregdet, dyluftim, peshkaqen, atdhe, kryeqytet,

dorështrënguar, zemërthyer, mbarëvajtje, shumëkatëshe etj.

Nga shembujt e mësipërm shihet se fjalët e përbëra formohen duke u

bashkuar:

1. Dy emra si p.sh.: bregdet (breg+det).

2. Një emër me një mbiemër, p.sh.: sylarmë (sy+i larmë).

3. Një numëror me një emër ose mbiemër, si p.sh.: dyluftim, (dy+

luftim), dyjavor (dy+javor).

4. Një folje me një emër, p.sh.: vëmendje (vë+mendje).

5. Një emër me një folje, p.sh.: dorështrënguar (dorë+shtrënguar).

6. Një ndajfolje me një emër, p.sh.: baraspeshë (baras+peshë), drejtshkrim

(drejt+shkrim), drejtshqiptim (drejt+shqiptim) etj.

FJALËT E PËRNGJITURA

Disa fjalë, duke u përdorur për një kohë të gjatë pranë njëra-tjetrës,

janë bashkuar, përkatësisht janë ngjitur dhe kanë formuar fjalë të përngjitura.

Të këtilla janë:

a) emrat: farefis, gjëegjëzë etj.;

b) numërorët: trembëdhjetë, nëntëmbëdhjetë, dyqind, tetëqind etj.;

c) përemrat: kurrkush, gjithkush etj.;

ç) ndajfoljet: askund, gjithandej etj.;

d) parafjalët: nëpër, përmbi, përveç etj.

70

� � DETYRË

Fjalët e shtyllës së parë i bashkoni me fjalët përkatëse të shtyllës së

dytë. Formoni fjalë të përbëra dhe shkruani në vijën përkatëse.

udhë mirë _______________________

lule gjerë _______________________

gjel heqës _______________________

pemë hollë _______________________

bukur shitës _______________________

zemër deti _______________________

mik dielli _______________________

ujë ngrënës _______________________

shpatull pritës _______________________

mendje sjellës _______________________

bukë shkrim _______________________

bar pjekës _______________________

� � DETYRË

Shkruani në kolonat përkatëse fjalët: shqip, sipërfaqe, kryeqytet,

gjëegjëzë, mal, jozyrtar, anembanë, gurgdhendës, enë, hekurudhë, shtëpi,

orëndreqës, mësues, gjashtëdhjetë, përpunoj, kurdoherë, shkrimtar, ritregoj.

fjalë të thjeshta të prejardhura të përbëra të përngjitura

� � DETYRË

Hapni Fjalorin shpjegues elektronik në komjuter dhe gjeni fjalët e përbëra

dhe të përngjitura me fjalën bazë: krye, krye kokë dhe udhë. udhë Shënoni ato në

fletore.

71

72

FOLJA

� � DETYRË

Lexojeni këtë tregim. Thoni çfarë shprehin fjalët e hijesuara?

Një njeri kishte një pulë, e cila çdo ditë i bënte nga një vezë të artë.

Një ditë u ndal dhe po mendonte. mendonte Përse të pres çdo ditë të më bëjë vetëm

nga një vezë. Më mirë ta ther dhe sigurisht ajo brenda është plot me vezë

të arta. Me siguri se edhe brenda fsheh pasuri të madhe ari. Lakmuesi e

mori pulën dhe e preu, preu e hapi brenda dhe pa se ajo ishte njëjtë si edhe

pulat e rëndomta. Kështu njeriu, duke dashur përnjëherë të pasurohej,

pasurohej

e humbi edhe atë pasuri që kishte. kishte

Fjalët me shkronja të hijesuara në këtë tregim janë folje.

Folje janë fjalët që tregojnë një veprim ose një gjendje. Ato kanë

kategorinë gramatikore të vetës, numrit, mënyrës, kohës dhe të diatezës.

Në gjuhën shqipe, folja përbën klasën më të gjerë të fjalëve dhe më

të vështirën për t’u zotëruar si duhet, pasi ka një paradigmë (tërësi formash

të zgjedhimit) shumë të pasur me forma.

Siç dihet, shumica e foljeve përdoren në fjali me kuptimin e tyre. Por

disa folje e humbasin kuptimin e tyre leksikor dhe përdoren si mjete gramatikore.

Fjala është për foljet ndihmëse, modale dhe foljet aspektore.

Folje ndihmëse janë foljet kam dhe jam, që shërbejnë për të formuar

trajtat e përbëra të foljes (kam larë, jam larë, kisha larë, isha larë,

kisha për të larë etj.).

Foljet modale shërbejnë për ta paraqitur veprimin e shprehur nga

folja që e ndjek si të mundshëm ose të lejueshëm, të detyrueshëm ose të

domosdoshëm. Si folje me vlerë modale në gjuhën shqipe janë foljet: mund,

duhet etj.

Foljet aspektore shërbejnë për të shprehur fillimin, vazhdimin ose

mbarimin e një veprimi, si: filloj, filloj nis, nis zë, zë bëj, bëj marr; marr vazhdoj, vazhdoj vijoj; vijoj mbaroj, mbaroj

pushoj. pushoj

FOLJET KALIMTARE DHE JOKALIMTARE

Kalimtare janë foljet veprimi i të cilave i kalon një personi ose një

sendi tjetër, d.m.th. që pranojnë një kundrinor. Foljet që pranojnë një kundrinor

të drejtë janë folje kalimtare të drejta, p.sh.: Zana çdo ditë e shikon

televizorin. Nëna çdo ditë i ujit lulet.

Foljet që marrin kundrinor të zhdrejtë pa parafjalë janë kalimtare të

zhdrejta, p.sh.: Agroni i hipi makinës. Shpesh ndodh që një folje të marrë

njëkohësisht një kundrinor të drejtë dhe një kundrinor të zhdrejtë pa

parafjalë. P.sh. Ia dhashë librin Lindës.

Folje jokalimtare janë ato që nuk pranojnë kundrinor, si foljet: fle,

eci, rri, qëndroj, dal etj. P.sh. Dje fjeta gjithë ditën. Beni ecte i shqetësuar.

Disa folje përdoren herë si kalimtare, herë si jokalimtare. Për të gjetur

se cilit grup i përkasin, duhet parë se në ç'kuptim janë përdorur.

folje kalimtare: folje jokalimtare:

Mira filloi punën. Mësimi fillon në orën tetë.

Nëna e shkoi perin në gjilpërë. Beni shkon në shkollë herët.

FORMAT VEPRORE DHE JOVEPRORE E FOLJEVE

Foljet kalimtare të drejta kanë dy forma, formën veprore dhe joveprore:

Forma veprore (aktive): laj, fshij, thaj, shkruaj. mësoj, lexoj, punoj ...

Forma joveprore (pasive): lahem, fshihem, thahem, mësohem ...

Veprore janë foljet që tregojnë se subjekti vepron (laj fytyrën, fshij

dhomën, thaj rrobat). Joveprore janë foljet që tregojnë se subjekti pëson,

d.m.th. se i nënshtrohet veprimit të një tjetri ose se veprimi i tij kthehet po

tek ai.

73

MËNYRAT E FOLJEVE

Kuptimi i asaj që shprehet nga folja mund të paraqitet prej folësit në

mënyra të ndryshme. Trajtat e ndryshme që merr folja për të shprehur

kuptimin e saj quhen mënyra. Në gjuhën shqipe folja ka gjashtë mënyra

të ndryshueshme (të shtjelluara): dëftore, dëftore lidhore, lidhore kushtore, kushtore habitore, habitore

dëshirore, dëshirore urdhërore dhe tri forma të pandryshueshme (të pashtjelluara):

pjesore, pjesore paskajore dhe përcjellore.

përcjellore

Mënyrat e shtjelluara të foljes

1. Mënyra dëftore e paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diçka

të vërtetë ose reale, qoftë ky pohim, mohim ose pyetje: Iliri po mëson. Iliri

nuk po mëson. A po mëson Iliri?

2. Mënyra lidhore e paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diçka

që dëshirojmë ose presim të ndodhë. Po të punosh, do të fitosh.

3. Mënyra kushtore e paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si

diçka të mundshme, që varet ose kushtëzohet nga një veprim tjetër: Po të

punoje më shumë, do ta mësoje më mirë kompjuterin.

4. Mënyra habitore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diçka

të papritur, që shkakton habi: Sa qenka rritur! Ju mësokeni shumë!

5. Mënyra dëshirore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes në

mënyrë urimi ose mallkimi: Shkofsh e ardhsh shëndosh! U bëfsh njëqind

vjeç! Të raftë pika!

6. Mënyra urdhërore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes në

formë urdhri, kërkese ose këshille: Punoni më mirë. Mësoni më shumë.

Veç gjashtë mënyrave të ndryshueshme, gjuha shqipa ka edhe forma

foljore të pandryshueshme, të cilat nuk kanë as kohë, as vetë as numër.

Format e pashtjelluara të foljeve janë:

Pjesorja: Pjesorja punuar, mësuar, blerë, gjetur, thënë etj.

Paskajorja: Paskajorja për të punuar, për të mësuar, për të marrë etj., dhe

Përcjellorja: Përcjellorja duke mësuar, duke larë, duke punuar etj.

� � DETYRË

Paraqitni në formë skematike mënyrat e foljes.

74

VETAT DHE NUMRAT E FOLJEVE

Vetë e foljes quhet forma foljore që tregon se kush e kryen veprimin

(unë, ne, ti, ju, ai, ajo; ata, ato). Përgjithësisht, në gjuhën shqipe nuk

është e domosdoshme që përemrat vetorë të përdoren para foljeve, siç

ndodh në gjermanishten, anglishten ose frëngjishten.

Numër i foljes quhet forma foljore që tregon se veprimi kryhet nga

një ose më shumë qenie ose sende. Folja ka dy numra: njëjësin dhe

shumësin.

FOLJET NJËVETORE

Folje njëvetore janë foljet që përdoren vetëm në vetën e tretë dhe që

shënojnë:

- dukuri atmosferike: bie (shi, borë), fryn (erë), bleron (natyra), gjelbëron

(bari), ushton (mali) etj.

- veprime karakteristike për kafshët: hingëllin (kali), leh (qeni), pëllet

(gomari).

- foljet e tipit: (s'më) besohet, bëhet, kujtohet; pëlqen etj.

- folje të formës joveprore, si: dihet, flitet, thuhet, kuptohet, parashikohet

etj.

- foljet: jam, vij, shkoj, dal në shprehjet si: s'është mirë, s'është keq,

s'më vjen mirë, s'më shkon etj.

75

ZGJEDHIMI I FOLJEVE

Foljet e shtjelluara në mënyra, kohë, veta dhe numra të ndryshëm

marrin forma të ndryshme.

Në gjuhën shqipe ka dy lloje zgjedhimesh: zgjedhim vepror dhe jovepror.

Gjatë zgjedhimit të foljeve dallojmë elemente të ndryshme: temën,

mbaresën, foljet ndihmëse.

Mbaresë quhet pjesa fundore e foljes që ndryshon dhe shërben për

të shprehur diatezën (veprore - joveprore), mënyrën (dëftore, lidhore...),

kohën (e tashme, e pakryer etj.), vetën (e parë, e dytë, e tretë) dhe numrin

(njëjës - shumës).

Çdo folje ka temën prej së cilës formohet. Tema është pjesa që nuk

ndryshon kur formohen kohët dhe vetat e ndryshme të saj. Kur tema është

fjalë e thjeshtë, tema është njëkohësisht edhe rrënjë e foljes. Shumica e foljeve

kanë një temë të përbashkët, nga e cila ndërtohen të gjitha format gramatikore:

lidh, kap, mbyll, mat, punoj, rrëfej, shkruaj, thyej. Këto quhen

folje të rregullta.

Përveç foljeve të rregullta, ka edhe disa folje të tjera që quhen

të parregullta. Folje të parregullta janë: jap, jap bie, bie ha, ha jam, jam kam, kam rri, rri shoh, shoh

vij; vij dua, dua them, them vdes, vdes vete, vete lë, lë shpie, shpie shtie. shtie

Tërësia e formave që merr një folje në mënyra, kohë, veta dhe numra

quhet zgjedhim i foljes.

foljes

KLASIFIKIMI I FOLJEVE NË ZGJEDHIME

Si trajtë përfaqësuese e foljes shërben veta e parë njëjës e kohës së

tashme e mënyrës dëftore në formën veprore.

Sipas temës me të cilën dalin dhe sipas mbaresave që marrin në trajtën

përfaqësuese, foljet ndahen në tri zgjedhime: në zgjedhimin e parë, parë

të dytë dhe të tretë. tretë

Zgjedhimi i parë përfshin foljet që në trajtën përfaqësuese dalin

me temë në zanore dhe marrin mbaresën -j. P.sh.: punoj, punoj laj, laj kthej, kthej rrëfej; rrëfej

gjej, gjej arrij, arrij mbaj; mbaj bëj, bëj hyj etj.

76

Zgjedhimi i dytë përfshin foljet që në trajtën përfaqësuese dalin

me temë në bashkëtingëllore, si hap, hap mat, mat vendos, vendos gjuaj; gjuaj heq, heq marr, marr

dredh, dredh nxjerr, nxjerr vjel, vjel djeg etj.

Zgjedhimi i tretë përfshin foljet që në trajtën përfaqësuese dalin

me temë në zanore dhe nuk marrin asnjë mbaresë në numrin njëjës: vë, vë

zë, zë shpie; shpie di, di fle, fle ngre, ngre pi. pi

� � DETYRË

Paraqitni në formë skematike ose grafike klasifikimin e foljeve në

zgjedhime.

KOHËT E FOLJEVE

1. Mënyra dëftore ka tetë kohë: koha e tashme - laj, e pakryer -

laja, e kryer e thjeshtë - lava, e kryer - kam larë, më se e kryer - kisha

larë, e kryer e tejshkuar - pata larë, e ardhme - do të laj, e ardhme e

përparme - do të kem larë.

2. Mënyra lidhore ka katër kohë: e tashme - të laj; e pakryer - të

laja; e kryer - të kem larë; më se e kryer - të kisha larë.

3. Mënyra kushtore ka dy kohë: e tashme - do të laja; e kryera - do

të kisha larë.

4. Mënyra habitore ka katër kohë: e tashme - lakam; e pakryer -

lakësha; e kryer - paskam larë; më se e kryer - paskësha larë.

larë.

5. Mënyra dëshirore ka dy kohë: e tashme - lafsha; e kryera - paça

6. Mënyra urdhërore ka vetëm vetën e dytë njëjës dhe shumës.

� � DETYRË Lexojeni këtë fabul dhe nënvizoni foljet.

Dhelpra dhe bijtë e saj

Një dhelpër bishtkuqe e kishte ndërtuar strofullën e saj në një grunishtë.

Kur shkonte për të kërkuar ushqim, i porosiste të vegjëlit e saj të

dëgjonin ç'thoshte bujku.

Një ditë të vegjëlit dëgjuan bujkun që i thoshte të birit:

- Gruri u poq. Nesër do të thërrasim fqinjët e do ta korrim.

Kur dhelpra u kthye në strofull, dhelpërushët, të trembur, i treguan ç'kishin

dëgjuar. Dhelpra plakë buzëqeshi dhe u përgjigj:

77

- Nuk ka për të ardhur, sepse pritka ndihmën e fqinjve.

Të nesërmen bujku erdhi përsëri në grunishtë. Dhelpërushët dëgjuan që i

tha të birit:

- Nesër do të thërrasim ferefisin, sepse

fqinjët nuk erdhën të na ndihmojnë.

Të vegjëlit ia treguan këtë s’ëmës.

Dhelpra u përgjigj si herët e para.

Ditën e tretë bujku shkoi përsëri në grunishtë.

Pa grurin që po shkonte dëm, dhe i tha të

birit kokulur:

- Nuk duhet të rrimë më me shpresën e të tjerëve. Nesër do të vijmë

pa zbardhur dita, do të përveshim krahët dhe do ta korrim vetë.

Kur u kthye dhelpra dhe dëgjoi prej fëmijëve ç'kishte thënë bujku, foli:

- Tani është koha që të largohemi.

- Ritregojeni këtë fabul.

KOHËT E MËNYRËS DËFTORE

��DETYRË

Shikoni ilustrimet, lexoni fjalitë nën to, gjeni foljet dhe mendoni se për

cilën kohë bëhet fjalë në çdo fjali.

Qeshë i vogël. Tani jam nxënës. Do të bëhem mjek.

Shpjegim:

Fjalia e parë tregon një gjendje të kohës së shkuar. Fjalia e dytë tregon

gjendjen e tashme. E treta paraqet gjendje apo veprim që do të bëhet

në të ardhmen.

Koha e foljes tregon se kur kryhet veprimi.

Për ta përcaktuar më mirë kohën e foljes, bëni pyetjen - kur?

78

Mbani mend

Mbani mend

Folja ka tri kohë kryesore, që janë: koha e tashme, koha e shkuar

dhe koha e ardhme.

Për nga struktura, kohët e foljes janë të thjeshta (sintetike) dhe të

përbëra (analitike).

Të thjeshta janë: e tashmja (mësoj), e pakryera (mësoja), e kryera

e thjeshtë (mësova) dhe e ardhmja (do të mësoj). Ato formohen kryesisht

me mbaresa që i shtohen foljes.

Kohët e përbëra janë: e kryera (kam mësuar), më se e kryera (kisha

mësuar), e kryera e tejshkuar (pata mësuar), e ardhmja e përparme (do

të kem mësuar). Këto formohen me foljen ndihmëse kam ose jam dhe pje-

soren e foljes.

� � Ushtrimi 47:

Në tekstin e mëposhtëm gjeni foljet.

U ngrita shpejt, bëra gjimnastikën e mëngjesit, rregullova shtratin, u

pastrova dhe u vesha. Pastaj hëngra mëngjes dhe erdha në shkollë.

Tani dëgjoj mësuesin, shkruaj dhe lexoj.

Pas mësimit do të shkoj në shtëpi, do të ha drekë, do të pushoj pak

dhe pastaj do t'i bëj detyrat. Më vonë do t'i ndihmoj babait dhe do të luaj

me shokët e mi.

79

KOHA E TASHME

��DETYRË

Thuaj ç’bën ti gjatë ditës (prej mëngjesit e deri në mbrëmje).

Koha e tashme (prezenti) ka vetëm një formë. P. sh. Nora punon në

kopsht. Ose: Nora dhe Besa po punojnë në kopsht. Në shembullin e dytë,

me pjesëzën po dëshmohet se puna apo veprimi kryhet para syve tanë, në

çastin kur flasim.

Por në shembujt: Nxënësi lexon çdo ditë. Ai mëson në shkollë fillore;

folja e kohës së tashme tregon një veprim që përsëritet.

Ja paradigma e zgjedhimit të foljeve jam dhe kam: kam

��DETYRË

Krahasoni mbaresat vetore të foljeve në të tri zgjedhimet:

zgjedhimi I zgjedhimi II zgjedhimi III

veta I -j -jmë

veta II -n -ni

veta III -n -jnë

��DETYRË

Zgjedhoni foljet: lexoj, shëtit, pi.

80

mësoj

jam kam

Unë jam Ne jemi kam kemi

Ti je Ju jeni ke keni

Ai është Ata janë ka kanë

njëjës shumës

Unë mësoj Ne mësojmë

Ti mëson Ju mësoni

Ai

Ajo

mëson Ata

Ato mësojnë

përgatit

njëjës shumës

Unë përgatit Ne përgatitim

Ti përgatit Ju përgatitni

Ai

Ajo

përgatit Ata

Ato përgatitin

veta I -# -im

veta II -# -ni

veta III -# -in

di

njëjës shumës

Unë di Ne dimë

Ti di Ju dini

Ai

Ajo

di Ata

Ato dinë

veta I -# -më

veta II -# -ni

veta III -# -në

� � Ushtrimi 48: Plotësoni fjalitë me foljet e njëjta në vetën e duhur:

- Ai punon në kopsht. / Ne ................................. në kopsht.

- Unë banoj në Shkup. / Ti nuk ............................ në Shkup.

- Ju lexoni shumë libra. / Ata ............................. shumë libra.

- Ajo përgatit mëngjesin. / Ato nuk ............................ drekën.

- Ti hip në autobus. / Ne ............................. në tren.

- Unë po marr një libër. / A po .......................... edhe ti një libër?

- Ju flisni frëngjisht. / Ne .............................. anglisht.

- Ai zbret nga vetura. Edhe ne ............................. nga vetura.

- Ju dilni nga shtëpia. Unë ...................... nga shkolla.

- Ti hap dritaret e dhomës. Ato ....................... librat.

- Ne presim trenin. Ti ...................... autobusin.

- Ajo mbyll librin. Ju .............................. fletoret.

- Unë di shqip. / A .................... ti anglisht?

- Ti pi shumë lëngje. / Ju nuk ..................... shumë lëngje.

��DETYRË

Krijoni fjali me foljet: punoj, mësoj, lexoj, shkruaj, luaj, hyj, hap,

dal, jap, dua.

KOHA E SHKUAR

E shkuara ka pesë nënndarje: 1. e pakryera, pakryera 2. e kryera e

thjeshtë, thjeshtë 3. e kryera, kryera që shprehin veprime të kryera para çastit kur flasim

dhe 4. më se e kryera dhe 5. e kryera e tejshkuar, tejshkuar që shprehin veprime

para një çasti të caktuar të së shkuarës, përkatësisht të një të kaluare të

largët.

��DETYRË

Paraqite në mënyrë grafike ose skematike nënndarjen e kohës së

shkuar.

81

KOHA E PAKRYER

Koha e pakryer (imperfekti) tregon një veprim të zgjatur a të përsëritur

herë pas here brenda një kohe të caktuar të së shkuarës e që ka përfunduar

para çastit të ligjërimit pa ditur fillimin dhe mbarimin e tij.

Koha e pakryer përdoret edhe me pjesëzën "po", por kjo pjesëz nuk

është aq e domosdoshme sa në të tashmen e dëftores.

Të gjitha foljet, duke i përfshirë edhe foljet e parregullta, në të pakryerën

e veprores, marrin këto mbaresa vetore:

Që të keni një pasqyrë më të qartë, në vazhdim po japim edhe disa

folje të tjera në kohën e pakryer:

shkoj - shkoja, shkoje, shkonte; shkonim, shkonit, shkonin.

hap - hapja, hapje, hapte; hapnim, hapnit, hapnin.

di - dija, dije, dinte; dinim, dinit, dinin.

dua - doja, doje, donte; donim, donit, donin.

82

jam kam punoj

Unë isha Ne ishim kisha kishim punoja punonim

Ti ishe Ju ishit kishe kishit punoje punonit

Ai ishte Ata ishin kishte kishin punonte punonin

veta I -ja -nim

veta II -je -nit

veta III -nte(-te) -nin

Në formën joveprore, foljet marrin këto mbaresa vetore:

veta I -(h)esha -(h)eshim

veta II -(h)eshe -(h)eshit

veta III -(h)ej -(h)eshin

Për shembull:

lahem - lahesha, laheshe, lahej; laheshim, laheshit, laheshin.

bëhem - bëhesha, bëheshe, bëhej; bëheshim, bëheshit, bëheshin.

lodhem - lodhesha, lodheshe, lodhej; lodheshim, lodheshit, lodheshin.

ulem - ulesha, uleshe, ulej; uleshim, uleshit, uleshin.

� � Ushtrimi 49: Foljet kam dhe jam vini në kohën e pakryer në vetën e

duhur.

Unë dje ..................... (jam) në kinema, ndërsa Gimi dhe Beni

...................... (jam) në teatër. Në rrugë ........................ (kam) shumë

njerëz dhe makina. Filmi ......................... (jam) i bukur. Në mbrëmje ne

....................... (jam) në shtëpinë e Drinit por ai nuk ..........................

(jam). Aty ........................... (jam) vetëm prindërit e tij.

� � Ushtrimi 50: Foljet e dhëna ktheni në kohën e pakryer.

Petriti çdo mëngjes ........................... (ngrihem) në orën shtatë,

....................... (shkoj) në banjë, ...................... (lahem),

.........................(rruhem),.........................(fshihem) me peshqir dhe

.......................... (krihem). Pastaj ........................ (kthehem) në dhomën e

tij dhe ........................... (vishem). Kur ..................... (bëhem) gati,

......................... (shkoj) në dhomën e ngrënies, ..................... (ulem) në

tryezë dhe ...................... (ha) mëngjes. Kur ................... (bën) të ftohtë

......................... (vishem) trashë; në kokë ...................... (vë) një kapelë dhe

............................. (mbështillem) me shall, pastaj ..................... (nisem) për

në zyrë. Në punë ..................... (shkoj) më këmbë. ........................ (Ndalem)

në qoshkun e parë dhe.................... (blej) gazetë. Në orën tetë

........................ (arrij) në zyrën e tij dhe ................................. (filloj) punën.

� � Ushtrimi 51: Gjeni dhe nënvizoni foljet e kohës së pakryer.

Atëherë, kur shkoja unë në shkollë, nuk kishte shkolla tetëvjeçare

nëpër fshatra, prandaj çdo ditë udhëtonim nga disa kilometra më këmbë.

Shpesh kur binte borë e madhe, nuk mund të shkonim në shkollë derisa

83

shkrihej bora. Mësonim në kushte të vështira. Nuk kishte as libra si sot,

por merrnim shënime nga arsimtarët. Posa ktheheshim në shtëpi, i bënim

detyrat e pastaj u ndihmonim prindërve. Në mbrëmje mblidheshim përreth

gjyshit, e ai fillonte të na tregonte përralla derisa na zinte gjumi.

KOHA E KRYER E THJESHTË

��DETYRË

Në cilën kohë është kryer veprimi i shprehur nga foljet e dhëna me

shkronja më të trasha.

Plaku i urtë

Një plak nëntëdhjetë vjeç po mihte dheun e po mbillte një hardhi. Një

mik i tij shkoi atje, e pa dhe e pyeti: pyeti "Ke shpresë ti të rrosh e të hash pemë

nga kjo?"

"Jo - tha plaku - por mbollën të tjerët, hëngrëm ne, tani mbjellim

ne që të hanë të tjerët."

��Shpjegim:

Funksioni kryesor i kohës së kryer të thjeshtë (aoristit) është që të

tregojë një veprim ose gjendje të përfunduar në një kohë të shkuar, d.m.th.

para momentit të të folurit, zakonisht në praninë e personit që e tregon.

DETYRË

Të cilës kohë të shkuar janë këto mbaresa vetore?

84

Koha e kryer e thjeshtë tregon një veprim që ka përfunduar.

I

II

III

-a -am /-ëm /-më /-em

-e -at /-ët /-të /-et

-i /-u -an /-ën /-në /-en

��DETYRË

Vëreni zgjedhimin e foljeve të mëposhme. Përpiquni t’i mbani mend.

jam - qeshë, qe, qe; qemë, qetë, qenë.

kam - pata, pate, pati; patëm, patët, patën.

mësoj - mësova, mësove, mësoi; mësuam, mësuat, mësuan.

shkruaj - shkrova, shkrove, shkroi; shkruam, shkruat, shkruan.

laj - lava, lave, lau; lamë, latë, lanë.

kthej - ktheva, ktheve, ktheu, kthyem, kthyet, kthyen.

gjej - gjeta, gjete, gjeti; gjetëm, gjetët, gjetën.

luaj - luajta, luajte, luajti; luajtëm, luajtët, luajtën.

bëj - bëra, bëre, bëri; bëmë, bëtë, bënë.

hyj - hyra, hyre, hyri; hymë, hytë, hynë.

zë - zura, zure, zuri; zumë, zutë, zunë.

hap - hapa, hape, hapi; hapëm, hapët, hapën.

mbyll- mbylla, mbylle, mbylli; mbyllëm, mbyllët, mbyllën.

dal - dola, dole, doli; dolëm, dolët, dolën.

them - thashë, the, tha; thamë, thatë, thanë.

shoh - pashë, pe, pa; pamë, patë, panë.

vij - erdha, erdhe, erdhi; erdhëm, erdhët, erdhën.

dua - desha, deshe, deshi; deshëm, deshët, deshën.

� � Ushtrimi 52: Plotësojeni tekstin me foljet kam dhe jam në vetën e duhur

në kohën e kryer të thjeshtë.

Unë sot ........................ (kam) shumë punë. Pastaj ............................ (jam)

edhe te Sokoli. Unë dhe Benita ....................... (jam) në fakultet. A

...................... (jam) ju në teatër? Beni nuk ........................ (jam) sot në

mësim. Ai ....................... (kam) temperaturë. A ......................... (kam) ne

detyra sot? Ti .......................... (kam) një çantë në dorë dhe

......................... (jam) me një fustan të kuq. Ata .......................... (kam)

mësim në orën 8, ndërsa ne ............................. (kam) në orën 7.

� � Ushtrimi 53: Shkruani foljet paraprake në kohën e kryer të thjeshtë.

- Unë punoj në kopsht. / Unë .................. në kopsht.

- Ne mësojmë shqip. / Ne ....................... shqip.

- Ata lexojnë bukur anglisht. / Ata .................. bukur anglisht.

85

- Ti paguan 100 denarë. / Ti ..................... 100 denarë.

- Ju dërgoni letra. / Ju ............................ letra.

- Ajo këndon mirë. / Ajo ....................... mirë.

- Ato gatuajnë gjellë. / Ato ................................ gjellë.

- Unë shkoj në teatër. / Unë .......................... në teatër.

- Ai shkruan në fletore. / Ai ............................. në fletore.

- Ne kërkojmë një libër. / Ne ............................. një libër.

��DETYRË

Paraqite të kaluarën tënde me një figurë të vetme. Shpjegoje lidhshmërinë

e figurës me të kaluarën tënde.

KOHA E KRYER

��DETYRË

Nënvizoni foljet. Tregoni kohën e kryerjes së veprimit dhe

mënyrën e formimit.

Njëherë e kanë takuar një njeri të ditur dhe e kanë pyetur:

- Si e ke fituar gjithë këtë dituri?

Njeriu është përgjigjur:

“Ç'nuk kam ditur, kam pyetur të tjerët, por më së shumti kam

mësuar duke lexuar libra.”

��Shpjegim:

Foljet kanë takuar, kanë pyetur, ke fituar, është përgjigjur, kam

ditur, kam pyetur, kam mësuar janë në kohën e kryer.

Si në të gjitha gjuhët, ashtu edhe në gjuhën shqipe për nga struktura

koha e kryer (perfekti) është kohë e përbërë (analitike). Forma veprore

ndërtohet me foljen kam + pjesoren (kam larë). Forma joveprore formohet

me foljen jam + pjesoren e foljes (jam larë).

Foljet në kohën e kryer tregojnë një veprim të përfunduar në të

shkuarën që nuk i ka shkëputur lidhjet me çastin e ligjërimit.

MENDO DHE PËRGJIGJU

86

Analizoni si është formuar koha e kryer e foljeve jam dhe kam?

folja jam

I kam qenë kemi qenë

II ke qenë keni qenë

III ka qenë kanë qenë

folja kam

I kam pasur kemi pasur

II ke pasur keni pasur

III ka pasur kanë pasur

Në vazhdim po japim zgjedhimin e disa foljeve në kohën e

kryer:

forma veprore (aktive)

shkoj - kam shkuar, ke shkuar, ka shkuar; kemi shkuar, keni shkuar,

kanë shkuar.

laj - kam larë, ke larë, ka larë; kemi larë, keni larë, kanë larë.

hap - kam hapur, ke hapur, ka hapur; kemi hapur, keni hapur,

kanë hapur.

pi - kam pirë, ke pirë, ka pirë; kemi pirë, keni pirë, kanë pirë.

di - kam ditur, ke ditur, ka ditur; kemi ditur, keni ditur, kanë ditur.

dua - kam dashur, ke dashur, ka dashur; kemi dashur, keni dashur,

kanë dashur.

vij - kam ardhur, ke ardhur, ka ardhur; kemi ardhur, keni ardhur,

kanë ardhur.

forma joveprore (pasive)

lahem - jam larë, je larë, është larë; jemi larë, jeni larë, janë larë.

bëhem - jam bërë, je bërë, është bërë; jemi bërë, jeni bërë, janë bërë.

ulem - jam ulur, je ulur, është ulur; jemi ulur, jeni ulur, janë ulur.

� � Ushtrimi 54: Nënvizoni foljet e përdorura në kohën e kryer.

Dheu është flori

Një bujk plak, para se të vdiste, thirri të tre bijtë pranë dhe u tha:

- O bijtë e mi... në arën që unë kam punuar gjithë jetën time dhe që me

drithin e saj ju kam ushqyer dhe ju kam rritur deri tani..., kam fshehur një

qyp me florinj... Gërmojeni thellë tokën dhe kërkoni në të gjitha anët e saj...

Do të gjeni patjetër aty një qyp, i cili do t'ju bëjë të pasur... Nuk do të jeni

të varfër kurrë më.

Pas vdekjes së plakut, të tre bijtë e tij zunë të gërmonin arën thellë

e më thellë. Mot për mot e thellonin nga një pëllëmbë më tepër, por qypin

nuk e gjetën dot.

Ara, duke u punuar thellë, zuri të jepte mot për mot më tepër drithë.

Të tre vëllezërit nxirrnin bukën e shtëpisë dhe u tepronte edhe shumë për

të shitur. Të hollat që fitonin, i hidhnin në një qyp për t'i ruajtur. Për pesë

vjet qypi u mbush me florinj. Atëherë vëllezërit e kuptuan se për ç'qyp me

florinj kishte folur i ati.

- Ritregojeni këtë tregim të shkurtër.

87

� � Ushtrimi 55: Shkruani foljet e kohës së kryer të poezisë.

88

Mëmëdheu

Mëmëdhe quhet toka

Ku më ka rënë koka

Ku kam dashur mëmë e atë

Ku më njeh dhe gur' i thatë,

Ku kam pasur shtëpinë

Ku kam njohur Perëndinë

Stërgjyshërit ku kanë qenë

Dhe varret që i kanë vënë

Ku jam rritur me thërrime,

Ku kam folur gjuhën time,

Ku kam fis e ku kam farë,

Ku kam qeshur e ku kam qarë,

Ku rroj me gaz e me shpresë,

Ku kam dëshirë të vdes.

(A. Z. Çajupi)

- ...........ka rënë...............

MENDONI DHE PËRGJIGJUNI

KOHA E ARDHME

1. Pse quhet kohë e ardhme?

2. Çfarë tregojmë me kohën e ardhme?

3. Si ndërtohet kjo kohë?

Foljet që tregojnë një veprim i cili pritet të kryhet pas çastit kur

flasim, janë të kohës së ardhme (futur).

Në vijim po japim paradigmat e disa foljeve:

jam - do të jem, do të jesh, do të jetë; do të jemi, do të jeni, do të jenë.

kam - do të kem, do të kesh, do të ketë; do të kemi, do të keni, do të kenë.

shkoj - do të shkoj, do të shkosh, do të shkojë; do të shkojmë, do të shkoni,

do të shkojnë.

shkruaj - do të shkruaj, do të shkruash, do të shkruajë; do të shkruajmë,

do të shkruani, do të shkruajnë.

hap - do të hap, do të hapësh, do të hapë; do të hapim, do të hapni,

do të hapin.

pi - do të pi, do të pish, do të pijë; do të pijmë, do të pini, do të pinë.

lahem - do të lahem, do të lahesh, do të lahet; do të lahemi, do të laheni,

do të lahen.

� � Ushtrimi 56 (me gojë): Zgjedhoni foljet lexoj, mësoj, laj, rri në kohën e

ardhme.

� � Ushtrimi 57: Foljet në kllapa vini në kohën e ardhme.

- Unë ................ (mësoj) gjatë uikendit, po ju çfarë ................ (bëj)?

- Ai ..................................... (shkoj) në kinema me Tonin.

- Ju ...................................... (lexoj) një roman.

- Ti ...................................... (mësoj) tërë natën.

- Ne ..................................... (fle).

- Ato .................................... (pushoj).

- Ajo .................................... (vizitoj) prindërit.

- Ata ................................. (shëtit) shumë dhe ................. (lodhem).

89

� � Ushtrimi 58: Foljet nga koha e tashme ktheni në kohën e ardhme.

P.sh.: Unë lexoj një libër. / Unë do të lexoj një libër.

- Zana blen një veturë. / ..........................................................................

- Ajo rri në shtëpi. / .................................................................................

- Ne shkojmë në restorant. / ....................................................................

- Ai lahet në det. / ...................................................................................

- Ato mësojnë shqip. / ..............................................................................

- Ju bëheni gati. / ....................................................................................

- Ata kuptojnë mësimin. / ........................................................................

- Punëtorët pushojnë tërë vikendin. / ......................................................

- Nitës i pëlqen filmi. / .............................................................................

- Ne pimë nga një lëng. / ..........................................................................

��DETYRË

Shkruaj një hartim me temë:

Si e planifikoj ardhmërinë time.

90

FORMAT E PASHTJELLUARA TË FOLJEVE

MENDONI DHE PËRGJIGJUNI

1. Ç’janë format e shtjelluara të foljes? Cilat janë ato?

2. Ç’janë format e pashtjelluara të foljes? Cilat janë ato?

Tani më e dini që foljet në gjuhën shqipe, përveç gjashtë mënyrave të

shtjelluara (të ndryshueshme) ka edhe forma foljore të pashtjelluara (të

pandryshueshme. Këto të fundit nuk kanë as kohë, as vetë e as numër., por

vetëm një formë të ngurosur, të vetme.

Format e pashtjelluara të foljeve janë:

Pjesorja: Pjesorja punuar, mësuar, blerë, gjetur, thënë etj.

Paskajorja: Paskajorja për të punuar, për të mësuar, për të marrë etj. dhe

Përcjellorja: Përcjellorja duke mësuar, duke larë, duke punuar etj.

��DETYRË

Për format e pashtjelluara të shqipes standarde shëno formën e pashtjelluar

përkatëse të së folmes tënde.

pjesorja

paskajorja

përcjellorja

shqipja standarde e folmja ime

mësuar

lexuar

shkruar

për të mësuar

për të lexuar

për të shkruar

duke mësuar

duke lexuar

duke shkruar

A) PJESORJA

Pjesorja është një nga trajtat e pashtjelluara të foljes, që nga ana kuptimore

e gramatikore ka edhe karakteristikat e mbiemrit dhe që merr pjesë në

formimin e kohëve të përbëra të foljeve.

Në gjuhën shqipe, tema foljore nga e cila formohet pjesorja, mund të

përkojë me atë të së kryerës së thjeshtë, të kohës së tashme, ose mund të jetë

e ndryshme prej temave të këtyre dy kohëve.

Prapashtesat, me të cilat formohet pjesorja janë: -rë rë (-r), -ur ur, -ë dhe -

në. në P.sh.:

91

la-rë, punua-r , krye-r, ndie-r, përzie-r, pi-rë, pa-rë; mbajt-ur, mbrojt-ur,

gjet-ur; hap-ur, vendos-ur, mat-ur, rrah-ur; dit-ur, fjet-ur, ngrit-ur; pas-ur, dashur,

vajt-ur, ardh-ur; bër-ë, hyr-ë; vjel-ë, dal-ë, mbjell-ë, sjell-ë, nxjerr-ë, marr-ë;

prur-ë; vë-në, zë-në, nxë-në, shtë-në etj.

Siç u tha më sipër pjesorja shërben për të formuar kohët e përbëra të

foljeve, si: kam larë, jam larë, kisha larë etj. dhe format e pashtjelluara, përcjelloren

(duke mësuar) dhe paskajoren (për të mësuar).

Nga pjesorja me paranyjëzim formohen mbiemra, si:

punuar - i punuar, larë - i larë etj. dhe emra me prapashtesën -je je, si: thënë -

thënie, ngrënë - ngrënie, blerë - blerje, shitur - shitje etj.

B) PASKAJORJA

Kjo formë e pashtjelluar e foljes ka një përdorim të gjerë në gjuhën e

sotme letrare. Ajo shërben për të emëruar një veprim si proces, pa iu referuar

një vete të caktuar. Paskajorja përdoret për ndërtime me funksion qëllimor,

përcaktor etj.

Formimi i paskajores është mjaft i lehtë. E tëra që duhet bërë është që

pjesores së foljes t’i paravendosim konstruktin për të.

Paskajorja formohet në këtë mënyrë:

- Forma veprore: për të + pjesore

- Forma mohore: për të mos + pjesore

- Forma joveprore: për t'u + pjesore

- Forma mohore: për të mos u + pjesore.

P.sh.:

- U ngrit në këmbë për të pritur mysafirët që po vinin.

- Atdheu ynë ka burra për të udhëhequr vendin.

- Ai shkoi për të takuar dhe për të falënderuar një mik.

- Njeriu mbante në dorë sëpatën dhe pyeste kush kishte për të prerë

dru.

- Është më shumë për të qarë se për të qeshur. qeshur

- Për të marrë, marrë marrin nga ne, për të dhënë, dhënë s'japin.

- Për të kryer punë nuk duhet vetëm të dish, por kryesisht të duash.

92

Përgjigjuni pyetjeve:

- Për se shërben libri?

- Pse mësojmë?

- Për se na duhen syzet?

- Pse shkojmë në det?

- Për se shërben lapsi?

- Vazhdoni ju duke pyetur e duke u përgjigjur sipas shembujve më lart.

Paskajorja shumë shpesh përdoret e shoqëruar me trajtat e shkurtra të

përemrave vetorë të dhanores dhe të kallëzores.

Shënim!

Shpesh në gjuhën e sotme letrare haset edhe forma e pashtjelluar

mohore, e cila formohet duke i paravendosur pjesores së foljes pjesëzën pa:

pa pasur, pa qenë, pa larë, pa bërë, pa hapur, pa ngrënë etj. P.sh.:

- Ai fliste pa menduar fare për fjalët që i thoshte.

- Ne ziheshim ndonjëherë edhe pa pasur nevojë.

- Ajo e lejoi të shkonte pa qenë e sigurt se do të kthehej përsëri.

- Ata kishin ndenjur disa ditë pa ngrënë e pa pirë.

- Ai po kalonte rrugën pa vënë re se makina po i afrohej.

- Asgjë s’arrihet pa punuar.

- Pa i mbaruar këto fjalë, arriti Shpresa.

- Nuk do të hamë drekë, pa u kthyer babai nga puna.

- Pa ngrënë hudhër, s’të vjen era.

Jepni mendimin tuaj për këto gjykime të përgjithshme

�Të folmet toske kanë pjesore të plotë që janë të njëjta me ato të

shqipes standarde (punuar).

�Të folmet gege kanë pjesore të reduktuar (të shkurtuar, të cunguar),

punu(e).

�Paskajores toske për të punuar i përgjigjet paskajorja gege me

punu(e).

93

C) PËRCJELLORJA

Folja në këtë formë të pashtjelluar shpreh një veprim, që shoqëron

veprimin e foljes drejtuese, me të cilën kryhet zakonisht në të njëjtën kohë,

kështu që përcjellorja, sipas kontekstit, mund të ketë kuptimin e së tashmes,

të së shkuarës ose të së ardhmes. Formohet në atë mënyrë që pjesores së foljes

i paravendosim pjesëzën duke (duke + pjesore e foljes). P.sh.:

- Ai shkonte rrugës duke fishkëlluar e duke kënduar.

- Ganiu më shumë lodhet duke ndenjur sesa duke punuar.

- Do të shkoj atje duke vrapuar.

Përveç këtyre rasteve, përcjellorja përdoret edhe me funksione të tjera,

si p.sh. me funksion mënyror, shkakor, kushtor etj.

- Njeriu po afrohej duke ecur në një mënyrë të çuditshme.

- Ne mbrëmë na zuri gjumi duke e dëgjuar fjalimin e tij.

- Ajo nuk i tregoi duke pasur frikë se mos i bërtiste.

- S'arrihet asgjë duke folur, por duke punuar.

- Një ditë ai vajti në pyll për dru. Duke ecur, i hyri këmba në një vrimë.

- Duke kërcyer nëpër fushë, lepuri i vogël hetoi diçka.

- Babai e shikoi të birin dhe i tha duke qeshur:

- Lepuri iku me të katrat duke e lënë të habitur gjahtarin dhe djaloshin.

Siç pamë deri tani edhe nga shembujt e dhënë, përcjellorja formohet

duke i paravendosur pjesores së foljes pjesëzën duke. Kështu në vijim po

japim katër format e përcjellores:

Përcjellorja formohet në këtë mënyrë:

Forma veprore: duke + pjesore

Forma mohore: duke mos + pjesore

Forma joveprore: duke u + pjesore

Forma joveprore mohore: duke mos u + pjesore

Përcjellorja shumë shpesh shoqërohet me trajtat e shkurtra të përemrave

vetorë të rasës dhanore dhe të rasës kallëzore. Në vazhdim po japim këto

konstrukte të përcjellores. P.sh.:

94

rasa dhanore: Ecte duke më (të, i, na, ju, u) folur.

rasa kallëzore: U largua duke më (të, e, na, ju, i) përshëndetur.

� � Ushtrimi 59:

Foljet e dhëna në kllapa, vini në përcjellore.

P.sh.: Arta erdhi (vrapoj). Arta erdhi duke vrapuar.

- U kënaqëm (shikoj) ................................................ filmin.

- (Shëtit) ......................................... në park takova shumë shokë.

- Asgjë s'fitohet (rri) ........................................ duarkryq.

- Ishte lënduar (ngas)........................................... biçikletë.

- Njeriu përparon (mësoj) .......................... e (punoj) ............................. .

- (Zbres) ............................. nga autobusi, u përshëndet me shokun.

- Ata shkonin rrugës (këndoj).................................. .

- (Ngutem) .............................. , e harroi çelësin në derë.

- Gjithë diturinë e ka fituar (lexoj) ................................. libra.

- (Vij) ............................... në shkollë, filloi të binte shi.

- Genti shkoi në shkollë ............................... (vrapoj).

- Ujkut, ........................... (ha) i kishte mbetur një kockë në fyt.

- Ai fliste ...................................... (tregoj) ngjarje nga e kaluara.

- Fëmija mësohet të flasë ..................................... (dëgjoj) të rriturit.

- Dy shokë, .................................. (eci) nëpër pyll, panë një breshkë.

� � Ushtrimi 60:

Shkruani formën e përcjellores të foljeve të dhëna më poshtë.

(moh.) = forma mohore

mësoj / ......................................... lahem / ...................................

afrohem / ..................................... pres (moh.) /..............................

rri / .............................................. zgjohem / ................................

dëgjoj (moh.) / ................................ flas / .......................................

ulem / ........................................... shkruaj / .................................

pi / ................................................ ha (moh.) / ................................

ngutem / ....................................... qaj / .........................................

pajtohem (moh.) / ........................... jam (moh.) / ..............................

kam / ............................................. zë / ..........................................

jap (moh.) / ...................................... njoh (moh.) / .............................

95

� � Ushtrimi 61:

Foljet në kllapa vini në paskajore

P.sh.: Erdhi koha (shkoj) në pushim. Erdhi koha për të shkuar në pushim.

- Fatmiri doli ................................... (pres) shokët.

- U nis me veturë ............................. (arrij) më shpejtë.

- Hyri në det .................................... (lahem).

- Doli në dritare ............................... (shoh) më mirë.

- Ne jemi gati ................................... (nisem).

- Kanë shkuar .................................. (vizitoj) muzeun historik.

- Duhet shumë mund ............................. (mësoj) një gjuhë të huaj.

- Shkoi në plazh .................................. (rrezitem).

- U ngrit në këmbë .............................. (tregoj) sa është rritur.

- Mori hov .......................................... (kërcej) më larg.

� � Ushtrimi 62:

Shndërroni foljet nga mënyra lidhore në paskajore, p.sh.:

- Ata u ngritën herët që të arrinin me kohë.

Ata u ngritën herët për të arritur me kohë.

- Dje ishim në spital që të vizitonim shokun.

- Eja edhe ti që të na bësh shoqëri.

- Gjatë dimrit shkonim në Mavrovë që të bëjmë ski.

- Pas një kohe u kthye që ta shohë vendlindjen.

- Armiku i përçan njerëzit që të sundojë më lehtë.

96

� � Ushtrimi 63:

Foljet në kllapa vini në paskajore ose në përcjellore

- Fjolla doli (pres) ............................... shoqet e saja.

- Vajza e vogël doli në rrugë (shoh) ......................... më mirë.

- Gjyshi po shkonte (mbaj) ................................ për dore nipin.

- Orën e çoi (rregulloj) ................................ tek orëndreqësi.

- Ne do të shkojmë (shikoj) ............................. ekspozitën.

- Në fotografi ata kishin dalë (qesh) ............................. .

- (Arrij) ......................... trenin, duhet të ngrihemi herët.

- Mësuesi shpjegonte mësimin (tregoj) .......................... në hartë.

- Ai e mori gazetën (lexoj) .............................. shpalljet.

97

MENDO DHE PËRGJIGJU

FJALIA E THJESHTË

1. Ç’është fjalia e thjeshtë?

2. Ç’është fjalia e përbërë?

Fjalia përbëhet zakonisht nga një grup emëror (kryefjalë) dhe

nga një grup foljor (kallëzues). Grupi emëror mund të përmbajë vetëm

kryefjalën ose bashkë me kryefjalën edhe përcaktorë të tjerë (bujku,

bujku i lagjes sonë). Po kështu, edhe grupi foljor mund të përbëhet

vetëm nga kallëzuesi (vetëm nga një folje) ose nga kallëzuesi dhe grupe

emërore e parafjalore që shërbejnë si plotës të tij.

Fjalia mund të jetë:

a) e thjeshtë, kur ka vetëm një folje dhe

b) e përbërë, kur ka dy e më shumë folje.

Fjalia e thjeshtë sipas ndërtimit është dy llojesh:

a) fjali e thjeshtë me folje ose quhet ndryshe fjali e thjeshtë

foljore, foljore kur përbëhet vetëm nga një folje në një nga format e zgjedhimit

të saj, p.sh.: Artani reciton bukur. Ecnim ngadalë. Befas makina u

ndal.

b) fjali e thjeshtë pa folje, kur fjalia nuk ka fare folje. Kjo lloj

fjalie quhet fjali e thjeshtë emërore, emërore p.sh.: Mesnatë. Natë dimri.

Pranverë e vonë.

Fjalia e thjeshtë mund të jetë:

a) fjali e thjeshtë me dy gjymtyrë kryesore dhe

b) fjali e thjeshtë me një gjymtyrë kryesore.

E para quhet ndryshe fjali dykryegjymtyrëshe, dykryegjymtyrëshe sepse ajo ka

kryefjalën dhe kallëzuesin, kurse e dyta quhet fjali njëkryegjym-

tyrëshe, tyrëshe sepse ajo ka vetëm njërën gjymtyrë kryesore. Kur kryegjymtyra

shprehet me folje, atëherë fjalia është njëkryegjymtyrëshe foljore.

Kur kryegjymtyra shprehet me emër, atëherë fjalia është njëkryegjymtyrëshe

emërore. P.sh.:

98

- Rrezet e diellit u shpërndanë mbi majat e mprehta të maleve.

- Kështu ecet përpara. Mëngjes pranveror.

pranveror

��DETYRË

Paraqiti në mënyrë skematike ose grafike llojet e fjalisë së

thjeshtë.

SHNDËRRIME NË FJALINË E THJESHTË

Kufijtë që ndajnë pjesët e ndryshueshme të ligjëratës, nuk janë

të pakapërcyeshëm. Shpeshherë një fjalë kalon nga një pjesë e

ligjëratës në një tjetër.

Përveç zëvendësimit, zgjerimit dhe ngushtimit, brenda fjalisë

bëhen edhe shndërrime të tjera, siç janë përemërzimi i emrit, emërzimi

i mbiemrit, emërzimi i pjesës së nënrenditur etj. Do të thotë

shndërrime kemi në grupin emëror dhe në fjalinë e thjeshtë.

Shndërrime të grupit emëror

A. Emërzimi i përemrit

Që të mos përsëritet shumë herë një emër, ai zëvendësohet me

një përemër dëftor, vetor, pronor a lidhor. T'i analizojmë dy variantet

e një fjalie:

- Ma jep librin e ri që e bleve dje. Dhe

- Ma jep atë që e bleve dje.

Këtu grupi emëror librin e ri është zëvendësuar me përemrin

dëftor atë. atë

Po kështu, që të mos përsëritet emri, një emër mund të zëvendësohet

edhe me një përemër vetor. P.sh.:

- Agimi është nxënës i shkëlqyeshme.

- Ai gjithnjë i bën detyrat me kohë.

99

B. Emërzimi i mbiemrit dhe i pjesës së nënrenditur përcaktore

Shpesh ndodh që një mbiemër ose një pjesë të nënrenditur përcaktore

ta shndërrojmë në emër. Ky veprim quhet emërzim i mbiemrit,

përkatësisht i pjesës së nënrenditur përcaktore. P.sh.:

livadhi i kositur -> kositja e livadhit,

peizazhi që u vizatua -> peizazhi i vizatuar. vizatuar

Siç shihet, mbiemri i kositur është shndërruar në emrin kosit-

ja e po kështu edhe pjesa e nënrenditur që u vizatua është shndërruar

në emrin vizatimi dhe është bërë bërthamë e grupit emëror.

Shndërrime të fjalisë së thjeshtë

A. Emërzimi i fjalisë

Në disa raste edhe fjalitë mund të shndërrohen në një grup

emëror duke u kthyer folja në emër, ndërsa kryefjala në përcaktor i

shprehur me emër në rasën gjinore. T’i krahasojmë shembujt:

Zogjtë fluturojnë -> Fluturimi i zogjve.

Nxënësit e shkollës argëtohen në kopshtin e shkollës ->

Argëtimi i nxënësve të shkollës në kopshtin e shkollës.

Bashkimi i dy fjalive të thjeshta në një fjali të vetme me

anë të emërzimit

Bredhi i Vitit të Ri u stolis. stolis Kjo i gëzoi të gjithë.

Stolisja e Bredhit të Vitit të Ri i gëzoi të gjithë.

Në shembujt e mësipërm, fjalia e parë u shndërrua në grup

emëror në funksion të kryefjalës së fjalisë së dytë.

100

SHNDËRRIMI PËSOR

Brenda fjalisë ndodhin shndërrime të tjera, siç është kthimi i

foljes nga forma veprore në formën pësore. Me këtë rast edhe fjalia

veprore bëhet pësore. P.sh.:

Mësuesi e lavdëroi nxënësin. -> forma veprore

Nxënësi u lavdërua nga mësuesi. -> forma pësore

Me rastin e shndërrimit pësor, siç shihet, kryefjala e fjalisë

veprore kthehet në kundrinë të zhdrejtë me parafjalë, ndërsa kundrina

e drejtë bëhet kryefjalë e fjalisë pësore (nxënësin -> nxënësi).

kryefjalë kallëzues kundrinë

MBANI MEND

Dielli e shkriu borën

Bora u shkri nga dielli

�� Një emër a grup emëror në fjali mund të zëvendësohet nga

një përemër.

�� Një mbiemër a pjesë e nënrenditur përcaktore mund të

shndërrohet në fjali pësore dhe të gjitha këto të folurit e bëjnë më të

larmishëm.

101

�� Ushtrimi 64

1. Emërzoni mbiemrat: i, e pastër, i, e shpejtë, i, e gëzuar, sipas

shembullit:

Gjuha e pastër kuptohet. -> Pastërtia e bën gjuhën të

kuptueshme.

2. Duke i zëvendësuar emrat dhe grupet emërore me përemra

lidhorë, fjalitë e thjeshta i shndërroni në fjali të përbëra.

a) Sot do të marr disa libra në bibliotekën e shkollës.

b) Biblioteka e shkollës është çdo ditë e hapur.

a) Gjelbërimi e pastron ajrin.

b) Ajri ndikon në shëndetin e njeriut.

a) Dje e takuam Bujarin.

b) Bujari është një shoku im i klasës.

3. Bashkoni fjalitë duke e emërzuar njërën nga ato.

- Qëndruam pranë burimit. Kjo na freskoi.

- Ecnim ngadalë. Kjo na vonoi.

- U nisëm herët. Kjo na ndihmoi shumë.

- Punëtorët u kthyen nga kurbeti. Kjo i gëzoi të gjithë.

4. Fjalitë e mëposhtme veprore i shndërroni në pësore dhe ato

pësore në veprore.

102

- Teuta u shpërblye nga kujdestari i klasës.

- Nxënësit i lagu shiu.

- Arbnorin e lavdëroi mësuesi i shqipes.

- Arjeta u kontrollua nga mjeku.

- Akulli u shkri nga dielli.

- Nëna e qortoi Shkëlqimin.

FUNKSIONET GRAMATIKORE

TË FJALËVE NË FJALI

Fjalia, nga pikëpamja strukturore përbëhet nga dy grupe:

a) nga grupi emëror dhe

b) grupi foljor, foljor ose siç i quajmë ndryshe nga sintagma emërore

dhe sintagma foljore. P.sh.: Në fjalinë:

Autobusët e turistëve kishin qëndruar te hyrja e hotelit.

Autobusët e turistëve - është sintagmë emërore,

kishin qëndruar te hyrja e hotelit - është sintagmë foljore.

Kryefjala dhe kallëzuesi janë gjymtyrët kryesore të fjalisë, ndërsa

të gjitha gjymtyrët e tjera quhen gjymtyrë të dyta.

Kryefjala shprehet në radhë të parë me emër, por edhe me

përemër, me numëror ose me çdo pjesë të emërzuar të ligjëratës.

a) Kryefjala e shprehur me emër

Emri në rasën emërore (të shquar ose të pashquar), është forma

më tipike dhe më e përdorshme e shprehjes së kryefjalës, p.sh.:

Vjollca mbuloi fytyrën me duar. Kishte rënë nata. nata Ç'mendonin njerëz-

it? it M'u duk se do të binte borë. borë Kërkoj të mbahej qetësi etj.

b) Kryefjala e shprehur me përemër

Të gjithë përemrat mund të jenë kryefjalë, ashtu sikurse emrat,

p.sh.: Ai e vështroi me ëmbëlsi. Unë s'jam nga ata. Këto ishin udhëtime

të bukura. Kush vjen nga Struga? Cila është më e mirë? Dikush trokiti

në derë etj.

c) Kryefjala e shprehur me numëror

Numërorët themelorë me përdorim emëror mund të kryejnë

funksionin e kryefjalës: Dy mungojnë sot, tre mungonin dje. Të

gjashtët ishin mbledhur dhe po e prisnin.

103

ç) Kryefjala e shprehur me pjesë të tjera të emërzuara të

ligjëratës

E mira vjen ngadalë, ndërsa e keqja vjen shumë shpejt. Të veg-

jlit hidheshin nga gëzimi. I pari kaloi lirshëm, kurse i fundit ra brenda.

d) Kryefjala e shprehur me një sintagmë

Në funksion të kryefjalës mund të përdoret edhe një sintagmë

emërore, si p.sh:

Kjo elitë s'kishte të bënte me ata. Të gjithë këta njerëz ishin

vërtitur me javë të tëra. Im vëlla është student. Cili burrë i dilte atij

përpara? Një tufë rosash fluturonin në thellësinë e qiellit.

Kallëzuesi zakonisht shprehet me folje. Dallojmë kallëzues

foljorë dhe kallëzues emërorë.

Kallëzuesi foljor shprehet me folje në të gjitha vetat, mënyrat

dhe kohët. P.sh.:

Sytë i dhembnin nga lodhja. Të dy thanë gjëra të njëjta. Ai po

përgjigjej me përtesë. Ju këndoftë zemra! Djali filloi të qeshte me zë.

Mbi to kishin nisur të frynin erërat e dimrit.

Kallëzuesi emëror formohet prej dy pjesësh: prej këpujës dhe

gjymtyrës emërore.

Të dyja këto pjesë formojnë një tërësi të vetme, ku kuptimi gramatikor

dhe leksikor shprehen prej dy fjalësh vërtet të ndryshme, por

të lidhura ngushtë midis tyre. Si këpujë zakonisht përdoret folja jam, jam

ndërsa pjesë emërore përdoret një emër ose mbiemër. mbiemër P.sh.:

104

- Unë jam shqiponja dhe ju jeni krahët e mi. mi

- Maqedonia është vend i bukur. bukur

- Rinia është pranvera e jetës. jetës

- Lëvizja është ilaç i mirë për shëndetin.

shëndetin

- Salla ishte me xhama. xhama

Me se shprehen përcaktori, rrethanori dhe kundrinori?

Përcaktori shprehet me emra, mbiemra, përemra, numërorë, e

ndonjëherë edhe me forma të pashtjelluara të foljes. P.sh.: fletoret e

Linditës, Linditës një gotë ujë, ujë triko leshi; leshi djalë i gëzuar, gëzuar vepër madhësh-

tore, tore pjeshkë e ëmbël, ëmbël shkollë e re; re këta libra, shoqja ime, ime cili mjek,

çdo nxënës; katër minuta, tri orë.

Rrethanori shprehet zakonisht me fjalë kuptimplotë, përkatësisht

me një ndajfolje, me një emër, përemër, formë të pashtjelluar

foljore, me një togfjalësh etj. Ata mund të tregojnë: vend, kohë, shkak,

qëllim, mënyrë, kusht, lejim dhe sasi. P.sh.: Bujari zbriti poshtë dhe

përsëri u ngjit lart. lart Nuk duhet të bredhim kot rrugëve. rrugëve Sot bën vapë.

Agronit i djegin sytë prej tymit. tymit Luljeta flet shpejt. shpejt Dritani mëson

shumë. shumë

Kundrinori i drejtë shprehet me emra të rasës kallëzore, ndërsa

kundrinori i zhdrejtë shprehet me format e rasës dhanore dhe me

trajtë të shkurtër të përemrit vetor. P.sh.:

Retë e zënë diellin. diellin

Sa të mbyllësh e të hapësh sytë, sytë moti ndryshon.

Nxënësit i ndjekin mësimet me rregull.

Ai i shkroi një letër vëllait. vëllait

Pishave u kanë mbetur jashtë vetëm kreshtat.

Motrës sime i erdhën për urim shoqet e klasës.

Mësuesi i drejtohet Benit. Benit

GAZMORE

Një ditë Miri kthehet nga shkolla dhe nëna e pyet:

- A more ndonjë pesëshe bir i nënës?

- Po. - iu përgjigj Miri. Mora një pesëshe, por në pesë këste.

105

RRETHANORËT

��DETYRË

Lexojeni tekstin e mëposhtëm. Çfarë tregojnë fjalët e shkruara me

shkronja më të zeza?

Pikat e panumërta rrokulliseshin tani në faqet e pjerrëta të

çatisë, duke shpejtuar të binin sa më parë në tokë, tokë që pastaj të

avulloheshin dhe të ngjiteshin në qiellin e kaltër. kaltër

Një veprim i shprehur nga folja mund të zhvillohet a të kryhet

në rrethana të ndryshme.

Fjalët që tregojnë një rrethanë të zhvillimit të veprimit

quhen rrethanorë.

Rrethanori shprehet zakonisht me fjalë kuptimplotë (me një

ndajfolje, me një emër, përemër, formë të pashtjelluar foljore, me një

togfjalësh etj.).

Rrethanorët mund të tregojnë: vend, kohë, shkak, qëllim,

mënyrë, kusht, lejim dhe sasi. sasi Në bazë të kësaj quhen:

1. rrethanor i vendit;

2. rrethanor i kohës;

3. rrethanor i shkakut;

4. rrethanor i qëllimit;

5. rrethanor i mënyrës;

6. rrethanor i sasisë etj.

Të gjithë këta rrethanorë u përgjigjen pyetjeve: Ku?, Kur?,

Pse?, Si?, Sa? etj.

PËRGJIGJUNI PYETJEVE

106

1. Ç’është rrethanori?

2. Sa lloje rrethanorësh ka gjuha shqipe?

MENDO DHE PËRGJIGJU

RRETHANORI I VENDIT

Pse quhet rrethanor i vendit?

Rrethanor vendi quhet gjymtyra që tregon vendin ku kryhet

veprimi dhe gjendet me pyetjet: ku?, ku në ç'vend? ç'vend P.sh.:

Teuta zbriti poshtë dhe përsëri u ngjit lart. lart

Miri u kthye nga fshati dhe shkoi te prindërit e tij. tij

Vardari kalon nëpër fushën e Pollogut. Pollogut

Nxënësit shkojnë në shkollë e ndonjëherë edhe në teatër. teatër

Petriti u nis drejt postës më të afërt. afërt

Gjuha shqipe rrjedh prej ilirishtes. ilirishtes

Rrugës e takova Kujtimin.

Nuk duhet të bredhim kot rrugëve. rrugëve

MENDO DHE PËRGJIGJU

RRETHANORI I KOHËS

Çfarë dini për rrethanorin e kohës?

Rrethanori i kohës tregon kohën a çastin kur kryhet veprimi. Ai

gjendet me pyetjet: kur?, për sa kohë?, prej kur?, që kur?, deri

kur? etj. P.sh.:

- Sot ra shumë shi. (Kur?) - sot.

- Të dielën ishim në piknik. (Kur?) - të dielën.

- Kuizi do të mbahet pas një muaji. muaji (Kur?) - pas një muaji.

- Shpresa nuk ka munguar asnjë orë gjatë gjithë vitit. vitit

- Prej ditës së hënë s'ka pushuar bora.

- Konkursi është i hapur deri më 15 maj. maj

� � Ushtrimi 65:

Lexoni fjalitë dhe nënvizoni rrethanorët e kohës me një vijë dhe

të vendit me dy vija.

1. Peshkatarët, mbrëmjen e kaluan aty ku i kishin lëshuar rrjetat

për peshkim.

2. Një qetësi e madhe i kishte shtrirë krahët mbi liqen.

107

3. Në një kënd të dhomës është vënë një tryezë.

4. Në vjeshtë fillojnë të bien shira.

5. Nesër në lagjen tonë do të zhvillohet një ndeshje futbolli.

6. Ne, ditën punojmë e natën pushojmë.

7. Plaka, duke fshirë sytë e përlotur, e ktheu kokën nga i biri.

8. Shpresa jeton në qytet.

9. Arta paradite lexon në bibliotekë.

MENDO DHE PËRGJIGJU

RRETHANORI I SHKAKUT

Pse quhet rrethanor i shkakut?

Rrethanor shkaku është gjymtyra që tregon shkakun ose arsyen

e kryerjes së një veprimi. Këta rrethanorë u përgjigjet pyetjeve: pse?,

për ç'arsye?, për çfarë shkaku etj.

Rrethanori i shkakut ndërtohet me emra me parafjalët nga,

prej, për si edhe me shprehjet për shkak të, nga shkaku i, për

arsye etj. P.sh.:

- Blerina nuk fjeti nga zhurma e madhe.

- Pemët u dogjën nga vapa. vapa

- Për një plesht e djeg jorganin.

- I djegin sytë prej tymit. tymit

� � Ushtrimi 66

Analizoni fjalitë e mëposhtme, gjeni rrethanorët e shkakut.

108

- Benit i shkëlqenin sytë nga gëzimi.

- Për shkak të lodhjes nuk i vazhdoi garat.

- Për një pe e për një gjilpërë, vete dëm një gunë e tërë.

- Të gjithëve u shkëlqente fytyra nga lumturia

MENDO DHE PËRGJIGJU

RRETHANORI I QËLLIMIT

Çfarë dini për rrethanorin e qëllimit?

Rrethanor qëllimi quhet gjymtyra që tregon qëllimin e kryerjes

së një veprimi. Ai u përgjigjet pyetjeve: përse?, me çfarë qëllimi?

P.sh.:

- Përse shkuat deri atje?

- Ne mësojmë për dituri. dituri

- Kanë shkuar jashtë shtetit për punë. punë

- U zgjuan më herët për ta arritur trenin. trenin

� � Ushtrimi 67:

Në fjalitë e mëposhtme dalloni rrethanorët e qëllimit.

- Shpesh na vijnë miq për vizitë.

- Afrimi shkoi në pyll për dru.

- Fatosi shpesh del për gjah.

- Disa shkojnë në liqen për t'u larë e disa për peshkim.

- Ne gëzohemi kur na vijnë miqtë për urime.

MENDO DHE PËRGJIGJU

RRETHANORI I MËNYRËS

Pse e quajmë rrethanor mënyre?

Rrethanor mënyre është ajo gjymtyrë që tregon mënyrën e kryerjes

së veprimit. Shprehet me ndajfoljet e mënyrës: bukur, mirë,

keq, shpejt, ngadalë si edhe me ndajfoljet që formohen me prapashtesat

- (i) sht, -as, -azi: -azi dinakërisht, haptas, symbyllazi etj.

Rrethanori i mënyrës u përgjigjet pyetjeve: Si?, Në ç'mënyrë?

P. sh.:

Drita flet bukur. bukur

Ne me të gjithë sillemi mirë. mirë

Luani i ndjek mësimet me vëmendje.

vëmendje

Fisniku shkruan me kujdes. kujdes

Po vjen duke vrapuar. vrapuar

U largua pa u hetuar. hetuar

109

� � Ushtrimi 68:

Gjeni dhe nënvizoni rrethanorët e mënyrës.

1. Gazmendi u përgjigj shkurt e qartë.

2. Besforti punon me dëshirë dhe pa përtesë.

3. Një fjalë e urtë thotë: "Rri shtrembët dhe fol drejt".

4. Fjala vret pa bërë plagë.

5. Turmat largoheshin dallgë-dallgë.

6. Gënjeshtra ecën shpejt, po s'e bën të gjatë.

MENDO DHE PËRGJIGJU

RRETHANORI I SASISË

Çfarë shprehim me rrethanorin e sasisë?

Rrethanori i sasisë është gjymtyrë që tregon masën e veprimit,

të gjendjes, të kohës e të hapësirës. Rrethanori i sasisë shprehet me

ndajfoljet e sasisë shumë, pak, aq etj. I përgjigjet pyetjes sa? P.sh.:

Bujari lexon shumë. shumë

Ai tri herë ka zënë vendin e parë në konkurs.

Sot autobusi u vonua pesë minuta. minuta

Për tridhjetë minuta kaluan tre kilometra.

Genci i kreu studimet për tri vjet. vjet

Gjatë dimrit dogjëm gjashtë metra kub dru etj.

� � Ushtrimi 69:

Në fjalitë e mëposhtme dalloni dhe nënvizoni rrethanorët e

sasisë.

1. Ai që premton shumë bën pak.

2. Fatosi ecën dy kilometra në ditë.

3. Këtë javë në treg shitëm pesë thasë patate.

4. Artani i kaloi njëqind metra për dymbëdhjetë sekonda.

5. Sot pritëm mjaft para sportelit.

6. Agroni ka dy shokë të ngushtë.

7. Gjatë dimrit kemi dy javë pushim, ndërsa gjatë verës dy muaj.

110

�� Punë e nxënësve në grupe

FJALITË POHORE DHE MOHORE

Nxënësit punojnë në katër grupe. Secili grup e lexon tekstin përkatës,

përgatitet dhe një përfaqësues i tyre prezanton para të tjerëve atë që di për

temën e dhënë. Grupi i parë flet për fjalitë pohore, grupi i dytë - fjalitë mohore,

grupi i tretë - fjalitë pyetëse dhe grupi i katërt - fjalitë nxitëse. Nxënësit e grupit

tjetër mund të pyesin, ndërsa ata të grupit tematik duhet të përgjigjen. Mënyra

e prezantimit të tyre vlerësohet nga vetë nxënësit, duke zgjedhur grupin më të

mirë.

Me çdo kumtim (thënie) mund të pohojmë ose të mohojmë diçka.

Fjalia është pohore, pohore kur shpreh praninë, vërtetësinë e diçkaje. Fjalia

është mohore, mohore kur tregon mosqenien, mungesën, pavërtetësinë e saj.

Fjalitë pohore

Fjalitë pohore shprehin një pohim, miratojnë, vërtetojnë, mbështesin

një thënie. Mund të shfaqin edhe një dëshirë, një nxitje për realizimin e

diçkaje, ose të pyesim për vërtetësinë e saj:

Erdhi vjeshta... toka u bë kockë.

Nusja paste këmbën e mbarë! - fillonin përsëri urimet.

Sa më pëlqen blegërima, zëri i ëmbël i bagëtisë!

Kishte ardhur!

Fjalitë mohore

Te fjalitë mohore mohohet përmbajtja e gjithë fjalisë, ose një element i

saj, shprehet dëshira a kërkesa për të mos u bërë diçka etj. Këto fjali karakterizohen

zakonisht nga prania e pjesëzave mohuese: jo, nuk, mos, s', pa,

as etj. P.sh.:

Ata të tre nuk më vunë re.

S'e ka të lehtë, - tha Çlirimi.

As që e pyeti.

Mos e ndizni zjarrin - tha Fatja.

Por as e ëma, as i ati, nuk treguan ndonjë vëmendje të veçantë për të.

Nuk kërcen? - Jo. Jo Pa ardhur unë, mos ik.

Për atë mik s’dyshoj aspak - u nxitua ta siguronte djaloshi.

S'e kam parë fare Petritin këtë javë.

E dinin këtë, ndaj nuk nguteshin asnjëherë.

asnjëherë

Ata s'dinë asgjë. asgjë

S'kuptohej nga askush, askush as nga i biri.

111

FJALITË PYETËSE

Fjalia pyetëse përdoret nga folësi për të mësuar prej të tjerëve diçka që

nuk e di a që s'e di në mënyrë të plotë. Me anën e fjalive pyetëse bëhen pyetje

për të cilat zakonisht pritet një përgjigje tërësore ose e pjesshme. P.sh.:

Çfarë do të bëjmë në këto ditë të ftohta dimri?

Fjalitë pyetëse përdoren dendur në dialog, sepse pyetja parakupton një

përgjigje. Me anë të pyetjeve dhe përgjigjeve thellojmë njohuritë tona.

Fjalitë pyetëse kanë së paku dy karakteristika:

a) intonacion të veçantë pyetës me ngritje të theksuar të zërit në

fjalën me theks logjik për të cilën pyetësi kërkon përgjigje;

b) përdor disa fjalë pyetëse të veçanta, veçanta si përemra, ndajfolje pyetëse.

P.sh.:

Cila është ëndrra e tij?

Nga do të sulmonin turqit?

Sa mund të vinin?

Ku do ta zhvillonte betejën?

Si do ta rreshtonte ushtrinë?

Ndonjëherë, për të theksuar mendimet tona a për të dhënë vlerësimin

tonë emocionues, përdorim disa fjali pyetëse që nuk kërkojnë përgjigje. Këto

quhen fjali pyetëse retorike. retorike P.sh.:

Po kush e besonte atë? (= Nuk e besonte askush atë).

Në fund të fjalisë pyetëse vihet pikëpyetje.

FJALIA NXITËSE

Fjalia nxitëse shërben për të shprehur vullnetin e folësit në formë

urdhri, kërkese, këshille, lutjeje etj. P.sh.:

Krujë, o qytet i bekuar / Prite, Prite prite Skënderbenë.

Ec gjithnjë përpara, biri im. Kapërce me trimëri çdo pengesë.

Edhe fjalia nxitëse karakterizohet nga intonacioni i veçantë i nxitjes

dhe nga përdorimi i disa formave të caktuara foljore.

Kur fjalia nxitëse ligjërohet me thirrmë, në fund të saj vihet pikëçuditje,

kur ligjërohet pa thirrmë në fund të saj vihet pikë. P.sh.:

Nisu!- Nisu e urdhëroi babai. Shko,- Shko iu lut e ëma.

112

� � Ushtrimi 70:

Fjalitë pohore shndërroni në fjali pyetëse.

1. Ju jeni në shkollë. .....................................................................

2. Ti je nxënës. ...............................................................................

3. Ai është i sjellshëm. .......................................................................

4. Besa është e bukur. .....................................................................

5. Argjendi është i vogël. ....................................................................

6. Teuta është e martuar. ..................................................................

7. Arta nuk shkon në shkollë. ..........................................................

8. Ana është nxënëse e mirë. .............................................................

9. Ata janë nxënës. ......................................................................

10. Ne mësojmë mirë. ......................................................................

� � Ushtrimi 71:

Fjalitë pyetëse shndërroni në fjali pohore.

1. A je ti Drini? .............................................................................

2. A jemi ne në klasë? ....................................................................

3. A është Diana e gjatë? .................................................................

4. A është muri i bardhë? .................................................................

5. A është lapsi i hollë? .....................................................................

6. A jam unë mësues? ....................................................................

7. A jeni ju nxënës? ....................................................................

8. A është shkolla e re? .....................................................................

9. A janë shokë Beni dhe Gëzimi? .....................................................

10. A jeni ju shoqe? ....................................................................

� � Ushtrimi 72:

Gjeni dhe nënvizoni pjesëzat e mohimit në fjalitë e mëposhtme

Po mos u mërzit e mos fli, moj nënë, se nuk do të vonohemi.

Nuk të kuptoj, jo.

Do të vish ti me ne? - Jo

Molla, po s'u poq s'hahet.

Të mos e dëgjoj edhe një herë prej teje ketë fjalë.

Mos më shiko ashtu sikur nuk më kupton.

� � Ushtrimi 73:

Fjalitë mohore të dhëna më poshtë ktheni në fjali pohore

Nuk ndenji as dhjetë minuta.

Nuk jam takuar sot as me Petritin, as me Sokolin.

Kjo nuk është punë e lehtë.

Unë nuk jam nxënës i mirë.

Luani nuk erdhi sot në shkollë.

113

FJALIA E PËRBËRË

��DETYRË

Lexoni me vëmendje fjalitë e mëposhtme.

1. Gjenerali ishte i gëzuar. 2. Shumë i

gëzuar. 3. As vetë nuk e dinte përse i erdhi

kjo valë gëzimi e papritur. 4. Ky ishte gëzimi

i udhëtarit që gjen një strehë pas një

udhe të rrezikshme në mot të keq. 5. Ajo

gota e vogël e verdhë e konjakut nisi t'i

dëbonte për herë e më shumë pamjen e

irnosur dhe kërcënuese të maleve që edhe

tani në tavolinë e shqetësonte herë pas

here. 6. Befas e ndjeu veten tepër të

fuqishëm. 7. Trupat e dhjetëra mijëra

ushtarëve të futur në tokë, pritën kaq vjet ardhjen e tij dhe ja ai erdhi që t'i

ngrinte ata nga balta dhe t'ua kthente prindërve dhe të afërmve... 8. Ai do të

endej varrezë më varrezë dhe do të gjente të gjithë të zhdukurit.

Ismail Kadare

Shpjegim

Teksti i mësipërm përmban tetë fjali dhe disa dhjetëra fjalë, të cilat

duke u bashkuar për të shprehur mendimet, ndjenjat dhe emocionet e njeriut,

hyjnë në marrëdhënie të ndryshme me njëra-tjetrën.

Nga teksti i dhënë do të shkëputim fjalitë:

Ai do të endej varrezë më varrezë dhe do të gjente të gjithë të zhdukurit.

Ky ishte gëzimi i udhëtarit që gjen një strehë pas një udhe të rrezikshme

në mot të keq.

Të dyja fjalitë kanë nga dy folje në mënyrën dëftore, pra, janë fjali të

përbëra me nga dy pjesë. Që të dyja fjalitë kanë intonacion të përfunduar dhe

na kumtojnë diçka nga realiteti.

Me gjithë gjërat e përbashkëta, fjalitë e mësipërme ndryshojnë nga

njëra-tjetra. Kështu fjalia:

Ai do të endej varrezë më varrezë (dhe) do të gjente të gjithë të zhdukurit

përbëhet nga dy pjesë. Këto pjesë janë të lidhura me lidhëzën bashkërenditëse

dhe. dhe Ato janë të pavarura njëra nga tjetra dhe si të tilla mund të qëndrojnë

edhe më vete, duke u përdorur si fjali të thjeshta.

Fjali e përbërë apo periudhë quhet fjalia që ka dy ose më shumë folje

në njërën nga mënyrat e shtjelluara të foljes. Dallojmë:

1. fjali të përbëra me bashkërenditje dhe

2. fjali të përbëra me nënrenditje.

nënrenditje

114

FJALITË E PËRBËRA ME BASHKËRENDITJE

Fjalitë e bashkërenditura mund të lidhen:

a) me lidhëzat shtuese (këpujore): e, dhe, edhe, edhe ..., edhe,

as..., as..., jo vetëm që, ... por edhe. edhe P.sh.:

Era vazhdon të fryjë dhe ngre lart dëborën.

Artani edhe mësimet i mëson mirë, edhe merret me atletikë.

Mësimi i gjuhës së huaj jo vetëm që nuk të pengon, por edhe

të ndihmon për zgjerimin e dijeve.

Planin jo vetëm që do ta realizojmë, por edhe do ta tejkalojmë.

b) me lidhëzat veçuese: veçuese ose; ose ..., ose; ja ..., ja, apo. apo P.sh.:

Pushimet do t'i kalojmë në plazhin e Durrësit ose do të shkojmë në

Sarandë. Ju do të vini me ne apo do të rrini këtu?

c) me lidhëza kundërshtuese: po, por, mirëpo, porse, kurse,

ndërsa. ndërsa P.sh.:

Udhëtimi ishte i gjatë, po ne u kënaqëm.

Mos i shiko gunën, por shikoji punën.

Djali im është basketbollist, kurse vajza merret me pikturë.

ç) me lidhëza përmbyllëse: prandaj, andaj, pra. P.sh.:

Kënga ka dalë nga shpirti i popullit, prandaj ajo ka diçka nga gjerësia

dhe thellësia e tij.

Ishte i lodhur, andaj nuk erdhi.

d) me intonacion (me pauza). P.sh.:

Kohën e lirë e kaloj në mënyra të ndryshme: lexoj libra, merrem me sport,

dëgjoj muzikë etj.

� � Ushtrimi 74:

Në vend të pikave vini lidhëzat bashkërenditëse sipas kuptimit.

1. Ne e donim .......... e respektonim mësuesen tonë.

2. Unë isha ulur në radhën e parë, ............... ju ishit ulur në radhën e pestë.

3. Unë po shkoj në kinema me shoqet e mia, ............. ti shko me shokët e tu.

4. Ju do të vazhdoni shëtitjen ............... do të ktheheni me ne?

5. Në këtë restorant gatuajnë shumë mirë .................. unë vij shpesh këtu.

6. Bli çfarë të duash. ....... mos harro të blesh edhe një pako biskota për mua.

7. Atë ditë unë nuk takova ............ Gencin ............. Dritanin.

8. Dikush hapi derën ............. në dhomë hyri një erë e ftohtë.

115

FJALITË E PËRBËRA ME NËNRENDITJE

Në këto periudha fjalia që plotësohet quhet kryesore, kryesore kurse fjalia që

plotëson, quhet e varur (e e nënrenditur).

nënrenditur

Fjalitë e varura sipas funksionit që kryejnë, ndahen në: fjali kryef-

jalore, kundrinore, përcaktore, vendore, kohore, shkakore, qëllimore

mënyrore, krahasore, rrjedhimore, kushtore dhe lejore. lejore

1. Fjalia e varur kryefjalore lidhet me kryesoren me lidhëzat që, se; se

me përemra ose ndajfolje pyetëse ç', çfarë, si, ku, kur etj. P.sh.:

Duket se është i zgjuar.

U vendos që shëtitjen ta nisim nga Shkupi.

Nuk dihet kush e zbuloi i pari shkrimin.

Nuk më kujtohet si ndodhi ngjarja.

2. Fjalia e varur kundrinore lidhet me kryesoren me po ato mjete si

fjalitë kryefjalore. Dallohet prej fjalisë kryefjalore, sepse folja që shërben si

kallëzues në fjalinë kryesore është folje kalimtare në trajtën veprore. P.sh.:

Babai thotë se njeriu pa vullnet është i pavlefshëm.

Nga historiani Luli dëgjoi si quhej populli shqiptar në kohët e vjetra.

Ç'i sheh syri, ia bën dora (atë që ia sheh syri, ia bën dora).

3. Fjalia e varur përcaktore lidhet me kryesoren me përemra lidhorë

që ose i cili, cili me ndajfolje lidhore ku, nga, kur etj. ose me lidhëzat se, që. që

P.sh.: Ata ecnin midis pishave, që fëshfërinin nga era.

Rruga nga kaluam ne ishte plot me gjelbërim e me lule.

Mua më mban shpresa se do ta fitojmë ndeshjen.

4. Fjalia e varur vendore lidhet me lidhëzat vendore: ku, tek, nga,

kudo që, ngado që etj. P.sh.:

Ku dhemb dhëmbi, shkon gjuha.

Nuk dinte nga të shkonte.

Ngado që shkuam, na pritën me ngrohtësi.

5. Fjalia e varur kohore lidhet me lidhëzat kohore: kur, që kur, sa,

derisa, sapo. posa. para se, si, pasi, sa herë që etj. P.sh.:

116

Kur shkoj në fshat, më ngjallen kujtimet e fëmijërisë.

Ne u nisëm, sapo kishte lindur dielli.

6. Fjalia e varur shkakore lidhet me lidhëzat shkakore: se, sepse,

meqenëse, për arsye se, meqë, ngaqë etj. P.sh.:

E dua vendlindjen time, se është e bukur.

Ajo u gëzua shumë, sepse iu plotësua dëshira.

7. Fjalia e varur qëllimore lidhet me lidhëzat qëllimore:

që, me qëllim që, në mënyrë që etj. P.sh.:

Njeriu duhet të mësojë gjithë jetën, që të bëhet mjeshtër i aftë.

Sulmi u bë natën, me qëllim që armikun ta zinim në befasi.

8. Fjalia e varur mënyrore lidhet me lidhëzat mënyrore: si, siç,

ashtu si, sikur, sikurse etj. P.sh.:

Ato qeshnin , siç qeshin lulet pas shiut.

Zemra i rrihte nga emocionet, sikur do t'i shpërthente kraharori.

� � Ushtrimi 75:

Në vend të pikave vini një nga lidhëzat kohore: që, kur, derisa, pasi,

sa herë që, para se, posa, kur, sapo.

1. .......... kaluan qafën e malit, para tyre u shfaq një luginë e bukur.

2. ............... je përpara Liqenit të Luleve në Lurë, të duket sikur ndodhesh në

një lulishte.

3. ................ vjen vera, ne shkojmë për pushime në det ose në mal.

4. ............ të largohesh nga qyteti ynë, më tako.

5. ................... doli në skenë këngëtarja, në sallë ra qetësia,

6. ..................... kam mbaruar studimet, Jetmirën nuk e kam takuar,

� � Ushtrimi 76:

Në vend te pikave vini lidhëzat që duhen: sikur, ku, si, që, se.

1. ......... hyn dielli, nuk hyn mjeku.

2. .............. shkuam, na la mbresa natyra e bukur e atyre vendeve.

3. Rrugët ishin të pastra, ............. i kishte larë njeri.

4. Ky muaj ishte shumë i nxehtë, ............. të ishte korrik.

5. Vullnetarët ishin grumbulluar para qytezës ............ të niseshin për te

vendi i punës.

6. Kooperativistët e kishin punuar tokën .................. ta mbillnin me pambuk.

7. Ajo do ta lexonte edhe një herë librin, ................. i kishte pëlqyer shumë.

117

STILI I LIGJËRIMIT

Gjuha është një oqean i pafund me pasuri të pashtershme, mirëpo

aftësia dhe mënyra e shfrytëzimit të kësaj pasurie te njerëzit është e shumëllojshme.

Këto lloje të veçanta të të folurit ose të të shkruarit përbëjnë stilin.

Sot fjala stil përdoret dendur në të gjitha veprimtaritë njerëzore: në të

gjitha artet, në gjuhësi, në arkitekturë, në sport, në jetën e përditshme etj.

dhe ka shumë kuptime, varësisht nga fusha e përdorimit.

Stili është veçanti e çfarëdo veprimtarie, që kryhet në trajta të

ndryshme. P.sh. stili i veshjes, stili i punës, stili i notit, stili i të shprehurit etj.

Thjesht, stili është mënyrë e veçantë: e të folurit, e të shkruarit, e të kën-

duarit etj. të një grupi njerëzish apo të një njeriu.

Le të krahasojmë disa copa:

a) "Këto sekrete na ranë në dorë dhe ne, në kundërshtim me tradhtarin,

i japim të drejtë çdo qytetari t'i mësojë dhe t'i gjykojë. Por më parë se ta vëmë

në korrent publikun për këto sekrete, duhet t'i themi se qëllimet e tradhtarit

në konferencë janë një gjë dhe natyra e sekreteve është një gjë tjetër. Qëllimet

e tradhtarit të gjithë i dinë, dhe këto mund të përmblidhen kështu: Tradhtari,

vegël e ndyrë, përpiqet të përçajë popullin, që po bëhet kërcënues për

armikun, për tradhtarin dhe për tradhtarët ..." (Shtypi)

b) "Nga kreshta e lartë e Tomorit u derdhën mbi lëndinat e Myzeqesë

rrezet e vakëta të diellit vjeshtuk. Marinëzat, anës tragës së qerres, që

pikëlonin vesë mbi tokën qull, filluan të avullonin e të fshiheshin nëpër avujt

e tyre. Ugaret e shplodhur tërë atë natë vjeshte morën frymë thellë dhe firoma

e brazdave i dha jetë fushës së përgjumur... (J. Xoxa)

c) "Ishte mos na ish, na qe një njeri, na dolli një ditë për gja, tek gjuante

na vrau një sorkadhe. Si e vrau, i rrjepi lëkurën edhe na e mori edhe mishtë

e sorkadhes e futi në një gllofkë dhe e mbuloi me fletëra, që të vinte tjetër herë

ta marrë..." (Folklor shqiptar)

ç) "Marrëdhëniet e punës së punëtorit në punë te njerëzit punonjës, të

cilët e kryejnë në mënyrë të pavarur veprimtarinë me punë personale, me

mjete në pronësinë e qytetarëve dhe të personave të tjerë fizikë dhe civilojuridikë

(më tutje: punëdhënësi), rregullohen me kontratën kolektive në pajtim

me këtë ligj dhe me merrëveshjen shoqërore." (neni 3 nga Ligji mbi marrëdhëniet

e punës)

Pasi i lexojmë këto copa, jemi në gjendje t'i dallojmë jo vetëm nga përmbajtja,

por edhe nga gjuha: nga fushat e veprimtarisë që u përkasin dhe nga

stili. Kështu:

118

Copa a) është pjesë nga një pamflet politik, ku goditet figura e tradhtarit.

Copa b) është një përshkrim letrar. Fragmenti c) është pjesë e folklorit,

kurse teksti ç) është nen i shkëputur nga një ligj mbi marrëdhëniet e punës.

PYETJE DHE DETYRA:

1. Ç'është stili? Në Fjalorin shpjegues elektronik gjejeni fjalën stil dhe

lexojeni çfarë kuptimi ka ajo.

2. Pse ka mospërputhje të gjuhës së këtij fragmenti me normat e sotme

të shqipes standarde:

Volteri tha: "Allfabeti ka qenë isvori i gjithë të njohuravet njeriut edhe i gjithë

paramendimëve tij". Dyke zgjedhurë allfabetnë turqishte, shqipëtarëtë nuku

do të bëjnë tjatrë për veç të dëftohen të pamençmë... (Çajupi, "Besa-besë")

3. Ka stil të mirë ai që e thotë fjalën e duhur në vendin e duhur. Cili ka

stil të keq?

119

LIGJËRIMI I FOLUR

Komentojeni thënien e mëposhtme:

Sikur gjuha e folur dhe e shkruar të ishin njëlloj, do të ishte e padurueshme:

po të flisnim siç shkruajmë, nuk do të na dëgjonte njeri. Po të shkruanim

siç flasim, nuk do të na lexonte njeri.

Gjuha e folur përbëhet nga elementet tingullore (fonemat), theksi i

fjalës dhe i fjalisë, rrokja, ritmi, intonacioni, pauzat, melodia etj. Njerëzit kanë

filluar të flasin qyshkur ekzistojnë, por më vonë kanë filluar të shkruajnë.

Gjuha e shkruar ka filluar me vizatime, me gdhendje në gurë, në pllaka gline

ose në lëvore drunjsh etj.

Forma themelore e kumtimit gojor të drejtpërdrejtë është dialogu. dialogu

Komunikimi bëhet i njëkohshëm, i drejtpërdrejtë dhe zhvillohet ndërmjet dy

ose disa bashkëbiseduesve. Folësit zakonisht janë pak veta: sa më tepër rritet

numri i tyre, aq më tepër forcohet prirja drejt normës së përgjithshme. Në të

folur njerëzit shfrytëzojnë gjestet, mimikën, intonacionin, tonin e zërit si

mjete ndihmëse të komunikimit.

janë:

Ligjërimet e gjuhës sonë në dy variantet e saj (të shkruar e të folur)

a) ligjërimi i shkujdesur,

b) ligjërimi bisedor dhe

c) ligjërimi libror.

PYETJE DHE DETYRA

1. Ç'është ligjërimi i folur? Ç'mund të thoni për të?

2. Sa lloje ligjërimesh kemi dhe cilat janë ato?

Fjalët janë si ilaçet

Kush ka fuqi më të madhe shëruese se fjala e ëmbël e nënës, se fjala e

çiltër e shokut, se fjala nga zemra e mikut?

Askush.

Prandaj t'i përdorim vetëm si ilaçe. Si? Të flasim vetëm fjalë të mira, që

ato të na shërbejnë si ura, që të na i mbushin zemrat me dashuri.

120

LIGJËRIMI I SHKRUAR

Ndryshe nga shoqëritë primitive, të cilat kanë si mjet komunikimi

vetëm gjuhën e folur, shoqëritë e qytetëruara kanë në dispozicion edhe një

mjet tjetër për shkëmbimin e masazheve verbale: shkrimin. Shkrimi është

mënyrë e paraqitjes vizuale e të folurit. Gjuha e shkruar ka jetë të gjatë, lë

gjurmë dhe kjo gjë mundëson që asaj t'i qasemi kur të duam e si të duam.

Përparësia e gjuhës së folur nuk duhet të shpjerë në përfundimin se

shkrimi është i parëndësishëm. Kujtesa njerëzore nuk është e përjetshme dhe

nxënësia e trurit është e kufizuar. Këto kufizime i ka shmangur shkrimi,

duke kapërcyer hapësirat dhe kohërat. Qëndrueshmëria e gjuhës së shkruar

mundëson të njihemi me kulturën dhe me trashëgiminë e shkruar të

njerëzimit dhe popujve të ndryshëm gjatë historisë.

Në ligjërimin e shkruar ka kohë të gjatë të mendohet ajo që thuhet, të

zgjidhet forma e shprehjes, të rishikohet ajo që është thënë, të ndreqet e të

rregullohet.

PYETJE DHE DETYRA

1. Ç'është ligjërimi i shkruar?

2. Çka e dallon ligjërimin e shkruar nga ligjërimi i folur?

3. Cilat janë veçoritë e ligjërimit të shkruar?

Mbani mend

Njerëzit komunikojnë me gojë dhe me shkrim. Kur flasim nga

goja nxjerrim tinguj, me të cilët krijojmë fjalë e fjali me ngritje dhe

ulje të zërit. Kur shkruajmë përdorim shkronja dhe shenja të

pikësimit. Kur shkruajmë, mendimet janë më të plota. Kur flasim,

fjalitë janë më të shkurtra.

Gjuha e folur dëgjohet, ndërsa gjuha e shkruar lexohet. Gjatë

të folurit bashkëbiseduesi është i pranishëm, ndërsa kur shkruajmë

lexuesi nuk është aty. Të shkruarit mbetet i dokumentuar me

vite dhe shekuj, ndërsa të folurit është momental.

Kur shkruajmë kemi kohë të mendojmë, ta korrigjojmë dhe ta

rishikojmë shkrimin shumë herë derisa shkrimit t’i japim një përmbajtje

dhe formë të dëshiruar.

121

STILET FUNKSIONALE NË GJUHËN SHQIPE

Stili funksional është trajta që merr gjuha standarde e përdorur në një

fushë të caktuar të veprimtarisë shoqërore. Gjuha standarde jeton e vepron

në trajtën e stileve funksionale.

Në gjuhën e sotme standarde shqipe dallojmë pesë stile funksionale:

a) stilin shkencor,

b) stilin shtetëror-administrativ,

c) stilin politiko-shoqëror,

ç) stilin e letërsisë artistike dhe

d) stilin fetar.

STILI SHKENCOR

Stili shkencor përdoret në botimet shkencore (në libra, revista, artikuj,

punime) dhe në kumtimet gojore (në konferenca, sesione, simpoziume, leksione,

diskutime etj.).

Stili shkencor karakterizohet nga të shprehurit e drejtë logjik, nga saktësia

e përdorimit të termave, nga qartësia e thënies etj. Termat, fjalët dhe

shprehjet në këtë stil përdoren kurdoherë në kuptimin e tyre të parmë (në

kuptimin themelor), pa kuptime figurative e pa ngjyrime emocionale.

STILI SHTETËROR-ADMINISTRATIV

Stili shtetëror-administrativ përfshin fusha të ndryshme të veprimtarive

shtetërore (me shkrim e me gojë), si: gjuhën që përdoret në administratë,

në ekonomi e tregti, në diplomaci si dhe në ushtri. Me të shkruhen

dokumentet shtetërore, duke filluar nga Kushtetuta, ligjet, rregulloret,

statutet, vendimet, lutjet, kërkesat, ankesat, procesverbalet, raportet e deri te

formularët më të thjeshtë postarë.

Stili shtetëror-administrativ i përngjet stilit shkencor. Fjalët dhe shprehjet

kurdoherë përdoren vetëm në kuptimin themelor e kurrsesi në atë figurativ.

Megjithëkëtë, ky stil dallohet nga stili shkencor (që ka funksion

kumtues). Funksioni i këtij ligjërimi është kumtues dhe parashkrues, d.m.th.

jo vetëm thuhet me fjalë diçka, por edhe tregohet a urdhërohet çfarë duhet

bërë.

122

PYETJE DHE DETYRA

1. Cilat janë stilet funksionale?

2. Kur përdoret stili shkencor dhe me çka karakterizohet ai?

3. Në cilat veprimtari njeriu përdor stilin shtetëror-administrativ?

4. Cilat janë veçoritë e stilit shtetëror-administrativ?

STILI POLITIKO-SHOQËROR

Në këtë stil përfshihen botimet e organizatave shoqërore e politike

(libra, broshura, thirrje, traktate, fletushka), veprimtaritë e tyre (mbledhje,

konferenca, kongrese, mitingje, takime), mjetet e komunikimit masiv (shtypi,

radiotelevizioni, filmi dokumentar, videokasetat) dhe propagandat e reklamat.

Sipas kushteve e veçorive të komunikimit, dallohen këto ndarje të

mëdha, që përbëjnë edhe nënstilet: publicistika, format gojore publike,

shtypi, radioja, televizioni, agjitacioni e propaganda. Secili nënstil ka tiparet

e veta, por në publicistikë dalin më të plota anët kryesore të gjuhës së kësaj

fushe.

PYETJE DHE DETYRA

1. Ku përdoret stili politiko-shoqëror?

2. Thuaj nënstilet e stilit politiko-shoqëror?

123

STILI I LETËRSISË ARTISTIKE

Me termin letërsi kuptojmë të gjitha krijimet gojore e të shkruara artistike

(folklorin dhe shkrimet e letërsisë së kultivuar). Letërsia është një formë

e veçantë e pasqyrimit të jetës nëpërmjet figurave artistike, të mishëruara me

lëndën gjuhësore.

Gjuha është materiali që përdor artisti letrar, ashtu siç janë ngjyrat për

piktorin, glina, mermeri etj. për skulptorin, materiali ndërtimor për arkitektin

etj. Në çdo vepër letrare shkrimtari bën zgjedhje të ligjërimit nga pafundshmëria

e gjuhës. Pikërisht gjuha është veçori kryesore që e dallon veprën

letrare nga vepra joletrare.

Siç dihet, çdo njeri është në gjendje ta rrëfejë një ngjarje para të tjerëve,

t'u përcjellë një informatë. Mirëpo, disa këtë punë e bëjnë më bukur, më

shkathët e disa më dobët. Dikush mund ta ketë përjetuar një ngjarje dhe kjo

t'i ketë bërë përshtypje të madhe, ta ketë emocionuar deri në afekt, por ai

mund të mos jetë në gjendje ta shprehë këtë përjetim as me një përqindje të

vogël. Dikush tjetër, me mjeshtërinë dhe aftësinë e vet, arrin që edhe ngjarjet

e rëndomta t'i përjetojë e t'i shprehë estetikisht, kështu që rrëfimi i tij

bëhet më interesant. Atëherë themi se njeriu i tillë është artist i fjalës.

Gjuha e letërsisë artistike dallohet nga gjuha e një teksti joartistik me

këto veçori kryesore:

a) gjuha ka funksion estetik,

b) ajo është e figurshme,

c) shprehet me emocione,

ç) ka karakter imagjinativ, dhe

d) ka natyrë ritmike a bukurtingëlluese (në poezi).

PYETJE DHE DETYRA

1. Me cilat tipare dallohet gjuha e letërsisë artistike nga gjuha e teksteve

joartistike dhe si i shpjegoni ato?

2. Nga pjesët e shkëputura, cilat i përkasin letërsisë artistike e cilat

janë tekste joartistike:

joartistike

a) "Aristoteli është filozofi dhe shkencëtari më i madh i botës antike. Ai

e dha parimin e logjikës formale dhe e pasuroi pothuaj çdo pjesë të filozofisë,

ndaj ai ka merita të shumëfishta për shkencën. Vëllimi i veprave të Aristotelit

është mahnitës. Prej tyre kanë mbetur vetëm dyzet e shtatë, por, sipas

124

urimeve historike, ka pasur së paku 170 libra. Puna e tij shkencore është

enciklopedi e vërtetë e diturive të atyre kohëve. Aristoteli ka shkruar për

astronominë, zoologjinë, embriologjinë, gjeografinë, gjeologjinë, fizikën,

anatominë, fiziologjinë dhe pothuaj për çdo të dytën shkencë që u ishte e

njëhur grekëve të vjetër..."

b) "E di, lulekëmborë, ka zënë të më hajë një gjarpër mu në bark. Më

iku mendja se dikush kurrkushi ka marrë t'ia kthejë patkonjtë mikut tim të

madh. Më erdhi si vetëtimë në mes të qiellit të kaltër, kur mësova të vërtetën

për shehmirin tim, dostin e vjetër, për atë yll të shpëlarë të tempullit! Tash

qart duket kush punon me hell në shpirtin e tij, hajmedet! Kokë e këmbë

është i pasherr, tamam si tambli i gjinjve të nënës. Kuku, mori ferra uratën!

- dhe brofi për të bërë sehir në njërën nga frëngjitë e kullës..."

c) “Taulantët banonin në zonën e Adriatikut, që nga lumi Vjosa, deri në

prapatokën e Durrahut (Durrësit).

Enkelejt banonin në krahinat përreth liqenit të Ohrit. Ata krijuan

dinastinë e parë të Mbretërisë ilire, në fund të shek. V p. e. sonë.

Dasaretët janë një fis i madh në Ilirinë Juglindore. Njiheshin në

lashtësi sidomos për prodhimin e drithrave të bukës.

Albanët banonin në prapatokën e qytetit të Durrahut. Kryeqendra e

tyre ishte Albanopoli (Zgërdheshi i Krujës).

Ardianët fillimisht shtriheshin rreth Gjirit të Rizonit dhe të lumit

Neretva. Ardianët e shtrinë pushtetin e vet në të gjitha krahinat e tjera që më

parë ishin nën sundimin e taulantëve.

Dardanët ishin fisi më i madh ilir që u vu në krye të Mbretërisë

Dardane, në Ballkanin Qendror, midis trekëndëshit Nish-Sofje-Shkup, me

denduri më të madhe në Kosovë.

Paionët banonin në luginën e sipërme të Vardarit në kufi me dardanët,

duke u shtrirë deri te lumi Struma.

Dalmatët banonin në brigjet e Adriatikut. Ishin blegtorë të njohur,

shquheshin për punimin e llojeve të ndryshme të veshjeve prej liri e leshi. ..."

125

FJALORËT DHE LLOJET E FJALORËVE

MENDONI DHE PËRGJIGJUNI

Ç’është fjalori?

Fjalor është libri në të cilin radhiten fjalët sipas rendit alfabetik dhe

shpjegohen kuptimet e tyre. Prandaj sa herë që nuk e kuptojmë ndonjë fjalë,

ne e hapim fjalorin dhe shpjegimin e saj e gjejmë aty.

Të gjithë fjalorët ndahen në dy grupe:

1) fjalorë enciklopedikë dhe

2) fjalorë gjuhësorë.

gjuhësorë

Në fjalorët enciklopedikë bëjnë pjesë edhe enciklopeditë, të cilat ndahen

në:

a) enciklopedi të përgjithshme, përgjithshme që japin njohuri nga fusha të

ndryshme të shkencës dhe të jetës njerëzore, dhe

b) enciklopedi të veçanta (speciale), ku jepen njohuri për degë të

veçanta të shkencës, të kulturës, të teknikës etj. (p.sh. enciklopedi mjekësore,

matematike, letrare, gjuhësore, muzikore etj.).

Tipat e fjalorëve janë të ndryshëm. Së pari dallojmë: fjalorë njëgjuhësh,

dygjuhësh dhe shumëgjuhësh.

Fjalorët njëgjuhësh ndahen në: fjalorë shpjegues, fjalorë historikë,

fjalorë etimologjikë dhe fjalorë specialë: sinonimesh, antonimesh, drejtshkrimorë,

frazeologjikë etj.

126

Quhen fjalorë shpjegues sepse në ta shpjegohen fjalët që përdoren në

një periudhë të caktuar. Fjalorët e tillë janë edhe normativë. Fjalorët shpjegues

sipas vëllimit mund të jenë të tipit të madh ose të plotë, plotë fjalorë të

mesëm (siç është Fjalori i gjuhës së sotme shqipe i vitit 1980, 2002) ose

fjalorë të vegjël, vegjël që përfshijnë fjalët më të nevojshme dhe që përdoren më

shumë (siç është Fjalori i gjuhës së sotme shqipe i vitit 1954).

Me fjalorët shpjegues afrojnë edhe fjalorët e fjalëve të huaja, huaja ku shpjegohen

fjalët e huaja, kryesisht ato të leksikut ndërkombëtar. Një fjalor të tillë

ka botuar Mikel Ndreca.

Në fjalorët njëgjuhësh bëjnë pjesë edhe fjalorët dialektorë ose krahinorë,

ku përmblidhen dhe shpjegohen fjalët e dialekteve ose të të folmeve të veçanta.

Në fjalorët shpjegues përfshihen edhe ata për gjuhën e shkrimtarëve të

veçantë, si për Pushkinin, Gëten, Shekspirin etj.

Fjalorët dygjuhësh dhe shumëgjuhësh janë fjalorë me përkthim.

Fjalorët dygjuhësh përbëjnë tipin më të përhapur dhe hartohen kryesisht

për të përkthyer një gjuhë të huaj në gjuhën amtare ose anasjelltas.

Fjalorët shumëgjuhësh janë më të rrallë. Fjalorë të tillë sot hartohen për qëllime

praktike, kryesisht për të ndihmuar turistët.

��DETYRË

Paraqiti në mënyrë grafike ose skematike llojet e fjalorëve.

Gjuha shqipe ka edhe Fjalor drejtshkrimor (Tiranë. Prishtinë 1972,

'73), Fjalor drejtshkrimor elektronik AS 2.O. dhe Fjalor shpjegues elek-

tronik. tronik

Këta fjalorë elektronik mund të instalohen në kompjuter dhe pa

vështirësi mund t'i shfrytëzoni edhe ju nxënës të dashur. Me këtë program të

rëndësishëm edhe gjuha shqipe bën pjesë në mesin e gjuhëve të kompjuterizuara.

Me programin e drejtshkrimit të shqipes mund të korrigjohen mbi një

milion fjalë, përkatësisht rreth katër milion trajta të përsëritshme.

Shfrytëzuesit nuk i duhet trajnim i veçantë për përdorimin e këtij programi,

mjaftojnë vetëm disa minuta për përvetësimin e tij.

127

Si gjendet fjala në fjalor?

TË KËRKOJMË FJALË NË FJALOR

Për t'i gjetur sa më shpejt e më lehtë fjalët në fjalor, duhet ta dimë alfabetin

e gjuhës përmendsh. Po kështu duhet të dimë se në krye të secilës faqe

të fjalorit janë dy fjalë e këto quhen fjalë drejtuese. Në anën e majtë fjalë

drejtuese është fjala e parë e faqes, ndërsa në anën e djathtë fjala e fundit e

asaj faqeje.

Fjalët në krye jepen në trajtën përfaqësuese:

a) Emrat jepen në rasën emërore të pashquar, në numrin njëjës, ndërsa

i prapavijnë mbaresat e shquarsisë dhe shumësit.

b) Mbiemrat jepen në shkallën pohore, në gjininë mashkullore dhe

femërore. Nyjat te mbiemrat e nyjshëm jepen në kllapa.

c) Foljet jepen në trajtën përfaqësuese të tyre (mënyra dëftore, koha e

tashme, veta e parë njëjës), si dhe trajtat e së kyerës së thjeshtë dhe pjesores.

Si shembull nga Fjalori i gjuhës së sotme shqipe do të sjellim foljen

lexoj, lexoj emrin lexues dhe mbiemrin i lexueshëm.

lexueshëm

128

LEX/OJ kal. ~OVA, ~UAR.

1. Shkoqit fjalët e shkruara në letër a diku tjetër,

duke i shqiptuar me zë ose duke i përshkuar me

mend. Lexoj letrën. Lexoj librin (gazetën, revistën).

Lexoj bukur (rrjedhshëm, shpejt, ngadalë, keq).

Lexoj fjalë për fjalë. Di të shkruajë e të lexojë.

2. Ndjek me sy shenjat e ndryshme të diçkaje të

shkruar, arrij t'i kuptoj a t'i zbërthej ato dhe i

shqiptoj me zë a i riprodhoj me mend fjalët me të

cilat emërtohen; jam i aftë të kuptoj diçka të

shkruar, di, mund të kuptoj ç'shkruhet. Lexoj

numrat. Lexon notat muzikore. E lexon hartën

gjeografike. Lexoj (një skicë, një projekt).

Lexoj sahatin e ujit (termometrin). Lexoj një njoftim

të shifruar. Lexon frëngjisht (gjermanisht). Lexon

në dy (tri) gjuhë.

3. Njihem me përmbajtjen e diçkaje të shkruar;

ndjek rregullisht një botim periodik, veprat e një

autori etj. Lexon shumë romane. E lexon me ëndje

atë autor.

4. Mbaj me gojë përpara dëgjuesve një ligjëratë,

një referat a kumtesë; shtjelloj një lëndë në një

shkollë të lartë, mbaj leksione. Lexoi referatin

(kumtesën). Lexon teorinë e letërsisë.

5. fig. Arrij të kuptoj gjendjen shpirtërore,

mendimet, qëllimet a dëshirat e dikujt sipas

shprehjes së fytyrës ose shenjave të tjera të

jashtme; depërtoj në mendimet e ndjenjat e fshehta

të dikujt. I lexon mendimet (dëshirat) në sy (në

fytyrë). Di të lexojë në zemrat e njerëzve.

*T'i T'i lexon (t'i këndon) letrat (kartat) në xhep shih

te XHEP,~I. Lexoj në mes të radhëve (të rreshtave)

libr. shih te RADH/Ë,~A.

LEXUES, ~I m. sh. ~, ~IT. Ai që lexon diçka;

ai që lexon vepra të botuara për

fusha e probleme të ndryshme; ai që shkon

rregullisht dhe lexon libra në bibliotekë. Lexuesi

shqiptar. Lexues i rregullt. Lexuesit e vegjël.

Lexuesi i sotëm. Lexuesit e jashtëm. Lexuesit e shtypit

(e letërsisë artistike, shkencore...). Lexuesit e

faqes letrare (e rubrikës sportive).

Lexuesit e bibliotekës. Rrethi i lexuesve. Ka

shumë lexues.

LEXUESH/ËM (i), ~ME (e) mb.

Që mund të lexohet, të dallohet a të shkoqitet, që

lexohet.

Shkrim (mbishkrim) i lexueshëm.

PYETJE DHE DETYRA

1. Ç'është fjalori?

2. Sa lloje fjalorësh kemi?

3. Ç'janë fjalorët shpjegues?

4. Diskutoni në klasë rreth Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe dhe Fjalorit

elektronik shpjegues.

shpjegues

5. Lexojeni parathënien e Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe. shqipe

129

MENDONI DHE PËRGJIGJUNI

Ç’është drejtshkrimi?

DREJTSHKRIM

Siç dihet, alfabeti është inventar i shenjave grafike, ndërsa drejtshkrimi

(ortografia) është përmbledhje rregullash për kombinimin e këtyre shenjave.

Drejtshkrimi është një sistem rregullash për të shkruar drejt e njësoj

po të njëjtat fjalë dhe trajtat e tyre gramatikore, për përdorimin e shkronjave

të mëdha, si edhe për ndarjen e fjalëve në fund të rreshtit.

Parimet e përgjithshme të drejtshkrimit të gjuhës shqipe

Drejtshkrimi i gjuhës shqipe mbështetet në:

1) parimin fonetik,

2) parimin morfologjik dhe

3) parimin historik-tradicional.

historik-tradicional

Parimi themelor i drejtshkrimit të shqipes është parimi fonetik: fonetik në

përgjithësi fjalët dhe pjesët e tyre të kuptimshme shkruhen ashtu siç shqiptohen

në ligjërimin letrar. Mbi 76% e fjalëve në gjuhën shqipe shkruhen sipas

parimit fonetik, ndërsa vetëm 23% shkruhen sipas parimit morfologjik, historik-tradicional,

semantik dhe simbolik.

Për të shkruar pa gabime duhet mësuar rregullat e drejtshkrimit.

Përvetësimi i rregullave kërkon mjaft mund dhe përpjekje, megjithatë, po të

njihet struktura e tyre, detyra e mësimit të rregullave të drejtshkrimit lehtësohet

mjaft. Për çdo rast kur ndodhemi në mëdyshje duhet t’i drejtohemi

fjalorit normativ (të shkruar në letër ose fjalorit shpjegues elektronik) si dhe

drejtshkrimit të gjuhës shqipe.

130

PËRDORIMI I NYJAVE TEK EMRI,

MBIEMRI, NUMËRORI DHE PËREMRI

Funksionet dhe karakteristikat gramatikore të nyjave

Nyjat i, e, të, së, kryejnë shërbime të ndryshme në gjuhë. Ato përdoren

kryesisht:

1. Si pjesë përbërëse e mbiemrave të quajtur të nyjshëm: i, e mirë;

i, e gjatë; i, e hollë; i, e bardhë; i, e artë; i, e ditur; i, e punuar; i, e larë etj.

2. Si pjesë përbërëse e mbiemrave prejnumërorë: i, e parë; i, e dytë;

i, e tretë; i, e katërt etj.

3. Si pjesë përbërëse e disa emrave (me prejardhje foljore ose të formuar

prej pjesësh të tjera të ligjëratës):

a) emra prejpjesorë (asnjanës ose femërorë) p.sh.: të ecurit, të menduarit,

të ngrënët, të qarët, të kënduarit, të folurit etj.; të ardhurat, të korrat, e

qeshura, të vjelat etj.;

b) emra të formuar me prapashtesë prej një teme foljore p.sh.:

e ardhme - e ardhmja ose e ardhshme - e ardhshmja, e folme - e folmja etj.;

c) emra të formuar nga emërzimi i mbiemrave p.sh.: i ardhur, i

plagosur, i vdekur etj; të ftohtët, të ngrohtët, të verdhët etj.; të hollat, të lashtat

etj.

4. Si pjesë përbërëse e disa përemrave:

a) e përemrave pronorë: i, e tij; i, e saj; i, e tyre; të tij; të saj; të tyre;

e mi; e mia; e tu; e tua;

b) e përemrit dëftor: i tillë, e tillë, të tillë, të tilla;

c) e përemrit lidhor: i cili, e cila, të cilët, të cilit.

5. Si element përbërës i trajtës së rasës gjinore (nyja dallon gjinoren

nga dhanorja) p.sh.: realizimi i planit, mbrojtja e atdheut, liqenet e Lurës,

shokë të armëve etj.

6. Me funksionin e një përemri pronor para disa emrash që tregojnë

lidhje gjinie ose marrëdhënie familjare: p.sh.: i ati, e ëma, i vëllai, e

motra, i shoqi, e shoqja, i ungji etj. (p.sh. i vëllai = vëllai i tij ose i saj; e motra

= motra e tij ose e saj).

131

Ushtrimi 77:

Plotësojeni tekstin me nyjat që mungojnë

Njëherë Nastradini me ...... birin po lundronin me anije. Rrugës i zuri

një furtunë .... tmerrshme. Valët e hidhnin anijen si një lodër. Nastradini, ....

cili kurrë nuk kishte lundruar, ngriti sytë në qiell dhe u lut:

- O Zot ..... plotfuqishëm! Qetësoje këtë furtunë, na shpëto nga fatkeqësia!

Ndërsa unë të premtoj se sapo të arrij në shtëpi, do të vendos në xhami

një qiri ..... gjatë sa direku .... anijes. ..... biri shikoi nga .... ati, pastaj nga

direku .... anijes dhe tha:

- Baba, ku do të gjesh qiri kaq ...... gjatë?

- Pusho! Zoti mund të dëgjojë dhe na qëllon. Ai le të qetësojë furtunën

dhe ne të arrijmë shëndosh e mirë në shtëpi. Ndërsa për të hequr dorë nga

premtimi është lehtë.

132

PËRDORIMI I TRAJTAVE TË SHKURTRA TË BASHKUARA

TË PËREMRAVE VETORË

Në gjuhën shqipe përdoren shpesh njëra pranë tjetrës dy trajta të

shkurtra. Bashkohen të gjitha trajtat e shkurtra të dhanores me trajtën e

shkurtër të kallëzores në vetën e tretë njëjës e ose me vetën e tretë shumës

i. Në këtë rast ato shkrihen njëra me tjetrën dhe shkruhen bashkë.P.sh:

më + e = ma, ma,

të + e = ta, ta,

i + e = ia, ia,

ju + e = jua, jua,

u + e = ua, ua,

ju + i = jua, jua,

u + i = ua, ua,

i + i = ia. ia

. Vetëm trajtat na e dhe na i shkruhen veças. Format më + i = m’i, m’i,

t

+ i = t’i gjithnjë shkruhen me apostrof.

� � Ushtrimi 78:

Artani ............. dha librin e gjuhës shqipe Agimit.

Blerta ..... uroi 8 Marsin të gjitha nënave.

Duhet ..... ndihmojmë shokët.

Ata .......... thanë të vërtetën.

Mësuesja ...... tregoi rezultatet e testit.

...... jep romanin dhe pasi ........ lexoj do ...... kthej.

��DETYRË

Teksti i dhënë është plot me gabime gjuhësore. Rishkruajeni atë në vijat

e mëposhtme ashtu që të jetë i kuptueshëm dhe pa gabime gramatikore.

Familja i Linda banoj nga Strugë. Babai e saj quhem Tomorr. Nëna i saj

quhesh Anilës. Zanën ka një vëllai dhe një motra. Vëllait e saj quhet Albani,

kurse motrës i saj quhet Nitës. Nitën është i martuar dhe kam një fëmija, një

vajza.

Edhe Alban është gjithashtu e martuar. Grua i tij quhesh Merita. Ata

nuk ka asnjë fëmija. Zanë nuk është i martuar. Ajo është i pamartuar, është

beqar.

133

SHKRIMI I DATAVE

Nga Drejtshkrimi i gjuhës shqipe po japim rregullat e shkrimit të

datave:

Kur në datat e plota muaji shkruhet me shifra (arabe ose romake), pas

shënimit të datës dhe të muajit vihet një pikë:

20.VII.1973 ose 20.7.1973 (dhe jo 20/7/1973 ose 20-VII-1973) etj.

Kur në datat e plota muaji shkruhet me shkronja, nuk vihet asnjë

shenjë midis ditës, muajit dhe vitit: 23 janar 1943, 4 mars 1973 etj.

Në shkrimin e datave, pas emrit të vendit vihet presje dhe para shifrës

që shënon datën, në shkresat zyrtare, vihet parafjala më: më

Tiranë, më 19.II.1948; Shkodër, më 5 tetor 1972 etj.

Parafjala më shkruhet kurdoherë para datave, kur ato përdoren si

plotës kohe brenda një fjalie: Kongresi u hap të hënën, më 20.XI.1972;

Mbledhja bëhet të shtunën, më 1 shtator 1973 etj.

Detyrë

134

- Shkruani vendbanimin tuaj dhe datën e sotme.

- Shkruaje datëlindjen tënde.

- Shkruani disa data të rëndësishme historike.

LETËRSIA GOJORE DHE E SHKRUAR

MENDONI DHE PËRGJIGJUNI

1. Çfarë dini për letërsinë gojore?

2. Çfarë dini për letërsinë e shkruar?

Që moti njerëzit ndjenin nevojë t'i shprehnin mendimet dhe ndjenjat e

tyre në një mënyrë më të bukur se bisedat e përditshme. Kështu lindën

këngët, kallëzimet, anekdotat, gjëegjëzat dhe fjalët e urta. Krijimtaria e popullit

quhet edhe folklor që do të thotë urti popullore. Me anën e këtyre formave

populli shprehte besimin e tij të patundur në fitoren e së mirës dhe të

së drejtës. Përmes këngëve dhe kallëzimeve populli ynë ka shprehur urrejtjen

kundër pushtuesit dhe dashurinë ndaj atyre që luftonin për liri.

Shumë kallëzime ka populli edhe për kafshë të ndryshme, prapa të

cilave fshihen njerëzit.

Kur u shfaq shkrimi, njerëzit zunë t'i shprehin me shkrim ndjenjat dhe

mendimet e veta. Andaj në letërsinë e shkruar ne ua dimë emrat këngëtarëve

(poetëve) dhe tregimtarëve. Shkrimi mbetet dokument i gjallë, ndërsa në

letërsinë gojore nuk i dimë emrat e këngëtarëve. Këngët dhe kallëzimet kaluan

gojë më gojë, brez pas brezi, duke pësuar edhe ndryshime.

NJOHURI PËR LIRIKËN DHE EPIKËN

Folklori letrar ka dy ndarje: lirikën dhe epikën. epikën Lirika shprehet në

poezi, kurse epika rëndom në prozë, por edhe në poezi. Zakonisht poezia këndohet,

kurse proza tregohet. Populli në krijimet e tij lirike shpreh mendime

dhe ndjenja për jetën e vet, familjen, shoqërinë dhe natyrën.

Poezia popullore lirike ndahet në: lirikë familjare dhe në lirikë

shoqërore.

shoqërore

Lirika familjare shpreh gëzimin e lindjes së fëmijës, gëzimin e martesës,

hidhërimin e vdekjes. Këtu përfshihen ninullat, këngët e dasmës, vajet etj.

Ninullat ose këngët e djepit janë krijime tepër intime, në të cilat shprehen

dëshirat dhe urimet e nënës për fëmijën e vet. Këngët e dasmës shprehin

ndjenjat, dëshirat, mendimet për familjen e për jetën. Në qendër të të gjitha

këngëve të dasmës është figura e nuses dhe e dhëndrit.

Në lirikën shoqërore hyjnë këngët për kurbetin, për nizamin, për

padrejtësinë shoqërore, për dashurinë, punën, natyrën etj.

Në epikë bëjnë pjesë ato krijime që dallohen për karakterin e tyre

tregimtar. Zakonisht në to tregohet si ndodh një ngjarje.

Këngët epike ndahen në: këngë epike legjendare dhe këngë epike his-

torike.

Këngët epike legjendare kanë elemente fantastike. Në to ngjarjet dhe

136

personazhet paraqiten si të jashtëzakonshme. Epika legjendare tek ne përfaqësohet

nga Eposi i Kreshnikëve, i quajtur ndryshe edhe Cikli i Mujit dhe i

Halilit.

��DETYRË

Paraqite në mënyrë skematike ndarjen e folklorit.

LIRIKA POPULLORE

Poezia popullore lirike është e shumëllojshme. Ajo ndahen në poezi

lirike: familjare, shoqërore dhe intime.

Krijimet lirike familjare kanë të bëjnë me çastet më të bukura të jetës

së njeriut në familje (lindja e fëmijës, fejesa, martesa etj.), si dhe me çastet e

dhimbshme, siç është vdekja etj.

Në lirikën familjare hyjnë: ninullat, ninullat këngët e dasmës dhe vajet. vajet

KËNGËT E DJEPIT

(ninullat)

Këngët e djepit janë krijime që nënat ua këndojnë fëmijëve të vegjël

kur i vënë në gjumë. Ato quhen ndryshe edhe ninulla ose nina-nana.

Nëna në këto këngë shpreh ëndrrat dhe dëshirat e saj për fëmijën. Ajo

dëshiron që fëmija i saj të rritet i shëndetshëm, me jetë të gjatë, i ndershëm

dhe i suksesshëm në jetë.

Ninullat janë përplot me epitete, krahasime dhe urime (folje në dëshirore)

të ngrohta, të thella dhe të sinqerta.

Këto këngë janë shumë të bukura, me muzikalitet dhe ritëm të veçantë.

Ato, me tingëllimin e këndshëm të tyre, nëpërmjet përsëritjes së bashkëtingëlloreve

dhe zanoreve të njëjta, shprehin njëtrajtësinë, butësinë dhe qetësinë.

Kështu, edhe stërgjyshet, gjyshet dhe nënat tona kanë përdorur bukurtingëllimin

që krijohet në ninulla. P.sh.:

nina-nana more birë

fli se gjumi të ban mirë

të ban mirë e t'rahaton

trupin ty ta pushon

nina-nana n'djep të drunit

ti m'u bafsh plak i katunit...

Edhe pse foshnja nuk e di kuptimin, megjithatë me këtë kumbim të

këndshëm tingujsh qetësohet, rehatohet, e ndien veten të sigurt dhe fle. Kjo

harmoni tingullore që krijohet në ninulla ndikon drejtpërdrejt në sistemin

nervor të fëmijës.

137

��DETYRË

Lexojeni këtë ninullë:

138

Nina, nina vajz' e nanës,

mori cucë për bukuri,

u bash si lule për hijeshi!

Flej si qengj e çou si rrunxë,

qengja e nanës nina ni!

Vajzë u rritsh e u fejosh,

u martosh e u lulzosh.

Dalsh ti, bijo me hijeshi,

e u përmendsh'o për urti!

Ju rritsh nanës e naltë me shtat,

t'u baftë shtati si bajrak,

e t'u mushtë ftyra me gjak!

Nina, nina, po t'përkundi,

gjumi vjen kadalë-kadalë,

ec, motër, me ma marrë!

Po vjen gjumi tuj pëvetë;

- E kanë vu vajzën në djep?

Hajde gjumë, kadalë

hajde motër, me ma marrë!

- A p'e merr ti shum e pak?

- Nuk ta la, por nji sahat!

Flej, mori cucë, e mshili sytë,

kur t'mi çilsh i çilsh si hyjt.

I çilsh si hyjt e i çilsh si hanë,

ani të rrisin babë e nanë,

po m'u rritsh me rob të tanë!

FJALOR

rrunëz-a - 1. qengj një vjeç; 2. fig. është shëndoshur e zbukuruar

bajrak-u - flamur

tuj pëvet - duke pyetur

me rob të tanë - këtu: me të gjithë anëtarët e familjes

INTERPRETIM

� Cilat janë dëshirat e nënës, të shprehura në këtë këngë?

� Si e shpreh nëna dashurinë e vet ndaj vajzës?

� Me se e krahason nëna foshnjën e saj?

TË SHPREHURIT KRIJUES

Shkruani një ninullë me ndihmën e gjyshes, nënës apo të ndonjë gruaje

të moshuar.

KËNGËT E DASHURISË

Poezia lirike e dashurisë nëpërmjet figurave poetike shpreh ndjenjat më

intime lidhur me dashurinë e dy të dashuruarve. Këto poezi mund të flasin

për hollësitë e ndjenjave, gëzimin, bukurinë, por edhe për pikëllimin, i cili

haset shpesh kur dy të rinjtë pengohen në dashuri.

Në lirikën tonë gojore motivi erotik zë një vend qendror. Këngët e

dashurisë janë të shkurtra me një kumbim harmonik. Dashuria konsiderohet

si ndjenja më fisnike e njeriut. Zakonisht djali i këndon vajzës, duke e

përshkruar dhe hyjnizuar bukuritë dhe virtytet e saj.

TI JE YLL E TI JE DRITË

Ti je yll e ti je dritë

yll që del ndaj të gdhirë,

Zotynë të dhëntë ditë!

Flasën bukurinë tënde, o shpirt!

Edhe zoqtë kur këndojnë,

shoq me shoq po ligjërojnë,

me gjuhë të tyre thonë;

flasën bukurinë tënde, o shpirt!

M'atë përçe fije-tije,

seç m'i mban gushës hije,

porsi dielli kur bie.

Flasën bukurinë tënde, o shpirt!

Me atë perçe laqe-laqe,

kur ma derdh, ma hedh mbi faqe

posi lule manushaqe.

Flasën bukurinë tënde, o shpirt!

Këngë lirike e dashurisë.

139

PYETJE DHE DETYRA

�Këngëtari në këtë këngë dashurie nëpërmjet përshkrimit të bukurisë

së dashnores së tij ka bërë portretizimin e saj.

�Gjeni elementet shprehëse në bazë të të cilave konstatoni se këtë

këngë ia këndon dashnori dashnores dhe jo e kundërta.

�Si e përshkruan ai disponimin e vet dhe me çka e krahason bukurinë

e dashnores?

�Shpjegoni funksionin e vargut - refren:

Flasën bukurinë tënde, o shpirt!, i cili përsëritet katër herë.

INTERPRETIM

� Me se krahasohet bukuria e vajzës në këtë këngë?

� Cila figurë stilistike përdoret në këto vargje?

� Thoni disa vargje të ndonjë kënge lirike të dashurisë.

TË SHPREHURIT KRIJUES

Shkruani një këngë të dashurisë. Mund të kërkoni edhe ndihmën e

prindërve.

140

KËNGËT E DASMËS

Dasma është një nga momentet kryesore dhe më të gëzueshme në jetën

e njeriut. Ajo ka rëndësi të madhe, qoftë për dy të rinjtë, që lidhin fatin në

jetën e re të përbashkët, qoftë dhe për familjet e tyre që zënë mik të ri. Vajza

dhe djali, që kanë ëndërruar në heshtje vite me radhë jetën bashkëshortore,

presin në këtë akt plotësimin e dëshirave të tyre.

Në këtë rit tradicional, ku dy të rinj lidhin jetën e tyre, zhvillohen ceremoni

të ndryshme, të cilat shoqërohen me këngë. Është në traditën e popullit

shqiptar që në dasma të këndohen edhe këngë të tjera trimërie apo atdhetarie.

Si një pasuri e çmuar e lirikës popullore, ato shquhen për bukuri dhe

për larmi. Këto këngë këndohen në çaste të caktuara, si: në hapjen e dasmës,

në përcjelljen e nuses nga shtëpia e prindërve, në pritjen që i bëhet në

shtëpinë e dhëndrit, futja e çiftit në valle etj. P.sh.:

Na u nis darsmja për me u nis-e, of aman, aman

për hajr t'qoft o i zoti i shpis-e, of aman, aman!

Sitet milli n'magje t're -e of aman, aman

për hajr t'koft oj nanë kjo re-e of aman, aman!

Sitet milli n'magje t'kuqe of aman, aman

për hajr t'koft oj nanë kjo nuse of aman, aman!

141

Këngët e dasmës shoqërojnë të gjitha fazat e zhvillimit të ceremonialit

të dasmës. Këtu dallojmë: këngët e fejesës (shkuesit, mësitit), këngët ëngët e

kulaçit, kulaçit këngët e kënasë dhe këngët e natës dhe të ditës së dasmës). dasmës

Figurat kryesore janë nusja dhe dhëndri, por përmenden shpesh edhe

familjarët e tyre.

Te toskët (në jug) janë karakteristike këngët polifonike (të kënduarit

me shumë zëra), ndërsa te gegët (në veri) kryesisht këndohen këngët homo-

fonike (të kënduarit me një zë). Në disa krahina të gegërishtes jugore këndohet

edhe me dy zëra.

Në veri mbizotërojnë veglat kordofone (instrumentet me tela: çiftelia,

lahuta), ndërsa në jug veglat aerofone (instrumentet me frymë: fyelli, curla).

Gëzimi më i madh është atëherë kur nusja me dhëndrin hyjnë në

vendin e organizimit të ceremonialit si dhe kur hyjnë në valle:

142

Sa e bukur na doli nusja marshalla, marshalla

e ka shtatin si selvi-e marshalla, marshalla

e ka gojën si kuti-e marshalla, marshalla ...

INTERPRETIM

Ja se si e përshkruan poeti Ali Asllani dasmën shqiptare:

DASMA SHQIPTARE

Dita qenka prerë, në tre dit' janarë:

Me hajr t'jet' edhe me këmbë të mbarë.

Laj'mi u dëgjua, dasma na filloj,

Zonjat e zonjushet, ç'i rrëfen në goj',

Vargje-v'argje rudhen, val' a val me shkumbë

Veshur edhe ngjeshur, m;e stolira shumë:

Kri'si një kobure, erdhi një peshqesh,

Krisi dhe nji tjetër, nji cap e dy desh:

Krisi dhe nji tjetër, erdhi dhe nji lopë,

Tepër u harxhua e drejtë nji copë.

N'obo'rr të nuses, k'rushqit ja arrijtën,

Bukur na u pritën, bukur u gostitën:

Mbasi paskan pshehur tabak e bardhak,

Doli në kalë hipur, nusja me dullak!

Pela hingëllin, kali hingëllin,

Krushqit aty hip'ur, me dolli i pin,

Çifti rroft' e qoftë, pritë dhe një herë,

Dy tre qind kobure n'erë.

Ali Asllani

��DETYRË

�Përshkruaje një ceremoni martese me të gjitha fazat e saj.

�Si këndojnë meshkujt e si këndojnë femrat te ju?

�Me çfarë instrumentesh muzikore përcillen këngët e tyre?

�Thoni disa vargje të ndonjë kënge dasme.

TË SHPREHURIT KRIJUES

Shkruani një këngë dasme me ndihmën e prindërve.

143

1. Strofa dhe llojet e saj

STROFA, VARGU DHE RIMA

Le të lexojmë disa vargje nga poetë të ndryshëm dhe nga populli.

"Emblemë e moçme, krijesë me dy kokë

Ç'trazim ndërgjegjeje të polli në botë".

I. Kadare, "Shkaba dykrenare".

"Un' ik liqenit zemërak

fatlum dhe i pastër si zëmbak,

po zemra ime kullon gjak".

L. Poradeci, "Vdekja e nositit".

"Jashtë murlani thyen degët

përleshet me flokë bore,

psherëtin natyr' e ngratë

si të rrihej prej një dore"

Kanan Mazeja nga Shkoza

me një nofull copa-copa

- Kanan, t'u prish bukuria!

- Le të rrojë Shqipëria.

Shqipëria le të rrojë

Çka se mbeta un' pa gojë.

S. Malëshova, "Atdhemohuesi".

Populli

Çfarë vërejmë? Ç'na bën përshtypje në këto vargje?

Vëmë re se shprehjen e mendimeve dhe të ndjenjave, përshkrimin e

veprimeve dhe të ngjarjeve, poeti ose populli nuk e bën menjëherë, që në vargun

e parë, por me tërësinë e vargjeve. Këtë grup vargjesh që qëndron më

vete, në vjershërim, e quajmë strofë.

Për emërtimin e strofave shihet numri i vargjeve që i përbën ato.

Prandaj, siç e shohim edhe në shembujt e mësipërm, kemi strofa dyshe,

treshe, katërshe etj.

Por ka edhe vjersha e poema të pandara në strofa, strofa si: Cikli i

Kreshnikëve, Këngët e Milosaos etj. Këto quhen monokolonë.

144

Lexojeni këtë poezi:

Vijnë vashat valle valle

Gushë-e-gji-stolisura.

Një pëllumb, një sy-zorkalle

Se vjen m'e mbollisura.

Ç'm'i ka hije shtat'i hedhur,

Hije kraharuari,

Pa tillon me zë të dredhur

Motra së kënduari:

Ju që niseni për lule,

Shoqe moj të mijëza,

Merr-më-ni as edhe mua

Nër pyje-e korijëza;

VALLJA E LULEVE

Pritni moj të vi dhe unë

Maleve, lëndinave,

Ndaj çkëlqen pa të përdhunë

Fill-i trendelinave;

Në mos diça të bëj tufë,

Shoqe ju dëgjomëni:

Bëni moj një tog me lule

Dhe me to mbulo-më-ni;

Në ju pyeçin për mua:

Ç'u bë flog-banusheja?

Thoni, se më një përrua

E zu gjarpërusheja:

Thoni, se ndaj një mburimi

Më t'e patë fluturën:

Thoni, seç e zuri trimi

Atë bel-këputurën.

Lasgush Poradeci

145

PYETJE DHE DETYRA

�Sa strofa ka kjo vjershë?

�Nga sa vargje kanë strofat?

�Shkruani fjalët e fundit të vargut të parë dhe të tretë, pastaj të vargut

të dytë dhe të katërt të strofës së dytë. Tani keni shkruar fjalët: hedhur - dredhur;

kraharuari - kënduari.

�A përputhen tingujt e fundit të këtyre fjalëve?

�Cilat rrokje na dalin në fund të këtyre fjalëve?

�Si e quajmë këtë përputhje tingujsh fundorë të vargjeve?

2. Vargu dhe llojet e vargjeve

Krijimet poetike (vjershat, poemat) ndërtohen me vargje. Vargu është

njësi poetike, që përbëhet prej fjalësh e fjalish të shkruara në një radhë dhe

që ka një ritëm e një numër të caktuar rrokjesh.

Ky numër i caktuar rrokjesh i jep vargut edhe emrin, p.sh.: varg 6rrokësh,

8-rrokësh, 10-rrokësh, 11-rrokësh etj.

a) Kur brenda një vjershe (poezie) çdo varg ka numër rrokjesh të njëjta

me vargjet e tjera, themi se këto vargje janë të matura. matura Këto lloj vargjesh janë

tipike për krijimet folklorike dhe për pjesën më të madhe të poezisë shqipe të

traditës dhe të letërsisë së sotme. P.sh.:

U nis burimi zemërak

prej shkëmbit të ronitur,

dhe shkoi i pastër si zembak

e duke përshperitur.

L. Poradeci "Mërgimi".

Këto janë vargje 8-rrokëshe me rimë dhe quhen të rregullta. rregullta

b) Kur lexojmë një krijim poetik të popullit ose të poetëve, na bie në sy

që disa vargje rimojnë (poezia "Mërgimi") dhe disa të tjera jo (poezia "Statujë

pa krahë"). P.sh.:

Të tillë botë statujat s'kanë parë,

as në ëndrrat e tyre të bardha

statujat të dashuruara

janë

por, statujat duar

s'kanë.

I. Kadare "Statuja pa krahë".

Edhe vargjet e ciklit të kreshnikëve janë pa rimë. Këto lloj vargjesh

quhen të bardha ose pa rimë. rimë

146

c) Kur lexojmë vargjet:

O, si nuk kam një grusht të fortë

t'i bij mu në zemër malit qe s'bëzanë

ta dij dhe ai se ç'domethënë i dobët,

n'agoni të përdridhet si vigan i vramë.

Migjeni "Recital i malësorit"

vëmë re se nga një varg në tjetrin mungojnë rima dhe numri i caktuar i

rrokjeve. Këto quhen vargje të lira. lira Për herë të parë këto vargje në letërsinë

tonë i përdori Migjeni.

ç) Kur lexojmë vargjet:

Për pesë shekuj luftuan ato rresht

Mbi qiell të Shqipërisë

në rrebesh

Por gjithsesi një ditë do të fitonte

Kundër një hënë gjysmë

Një shqipe me dy kokë.

I. Kadare ''Shqiponja e gjysmë hëna".

vëmë re që vargu shkruhet i shkallëzuar me qëllim që të theksojë më mirë

diçka dhe për ta lexuar me intonacionin shprehës. Ky quhet varg i thyer. thyer

3. Rima

Rimë është përputhja në fund të dy ose më shumë vargjeve e tingujve

që nisin nga zanorja e theksuar. Sipas vendit të theksit ritmik në fund të

vargut edhe rima është mashkullore (kur theksi i fjalës bie në rrokjen e fundit),

femërore (kur theksi i fjalës bie në rrokjen e parafundit) dhe

rrëshqitëse (kur theksi i fjalës bie në rrokjen e tretë ose të katërt).

Sipas renditjes së vargjeve të rimuara dallojmë:

a) rimë të puthur, puthur kur rimojnë dy vargjet që vijnë njëri pas tjetrit

(shënohet me AABB); AABB

b) rimë të kryqëzuar, kryqëzuar kur vargu i parë rimon me të katërtin, dhe i dyti

me të tretin (ka skemën ABAB); ABAB

c) rimë të mbyllur, mbyllur kur vargu i parë rimon me të katërtin, kurse i dyti

me të tretin (skema e këtij vargu është ABBA); ABBA

147

ç) rimë të ngarkuar, ngarkuar kur të gjithë vargjet rimojnë midis tyre (mund të

shënohet me skemën AAAA). AAAA

Poezia mund të shkruhet edhe pa vargje të rimuara, nëpërmjet vargut

të lirë. lirë P.sh.:

Lexo, nëna ime, këtu, në gur

të fortë - dhembjen

dhe heshtjen tonë.

Lexo kohën e thikës dhe barotit.

Nehas Sopaj "Guri"

FSHATI IM

Andon Zako Çajupi

Çajupi është një ndër shkrimtarët e Rilindjes Kombëtare që u

angazhua shumë për fatin e femrës shqiptare të asaj kohe. Në vjershën

"Fshati im" për herë të parë flitet haptas për pozitën e vështirë të gruas, për

vuajtjen e femrës, e cila ishte e ngarkuar me punët e shtëpisë e të fushës, e

shtypur gjithnjë nga zakonet prapanike.

148

Malet me gurë,

fushat me bar shumë,

arat me grurë,

më tutje një lumë.

Fshati për karshi;

me kish' e me varre,

rrotull ca shtëpi,

të vogla fare.

Ujët të ftoftë,

era pun' e madhe,

bilbili ia thotë,

gratë si sorkadhe.

Burrat nën hije,

lozin kuvendojnë;

pika qe s'u bie,

se nga gratë rrojnë!

Gratë venë në arë,

dhe në vreshta gratë,

gruaja korr barë,

punon dit' e natë.

Gratë në të shirë,

në të vjela gratë,

ikin pa gdhirë,

kthehen me natë.

Gruaja për burrë,

digjet në diell,

punon e s'rri kurrë,

as ditën e diel.

O moj shqipëtarkë,

që vet i nget qetë,

edhe drek' e darkë,

kthehesh e bën vetë.

Moj e mjera grua,

ç'e do burrë zinë,

që ftohet në krua

dhe ti mban shtëpinë.

PYETJE DHE DETYRA

�Sa strofa ka kjo vjershë?

�Nga sa vargje kanë strofat?

�Çfarë rime ka kjo vjershë

�Mësoni përmendësh katër strofat e para të kësaj vjershe dhe recitoni.

�Pasi ta keni lexuar me kujdes temën e shtjelluar, shkruani gjërat më

të rëndësishme për strofën, vargun dhe rimën.

Andon Zako Çajupi (1866 - 1930)

Lindi në Sheper të Zagorisë më 27 mars 1866.

Mësimet e para i mori në vendlindje, vazhdoi në

kolegjin francez në Aleksandri, ndërsa drejtësinë

në Gjenevë. Shkroi elegjinë "Vaje", përmbledhjen

poetike "Baba Tomorri" (1902) ku përfshiu

komedinë "Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr",

poemën "Baba Musa lakuriq", tragjedinë "Burri i

dheut", komedinë "Pas vdekjes", përmbledhjen

poetike "Këngë e vome", Përrallat e La Fontenit

(1921) dhe "Lulet e Hindit" (1922). Vdiq në Kajro

më 11 korrik 1930.

149

HIMNI

Himn quajmë një vjershë, poemë a këngë që i kushtohet një ngjarjeje

të shënuar ose një njeriu të shquar. Në të kaluarën e lashtë mitologjike kjo

formë e lirikës ka qenë e shpeshtë.

Këtu më poshtë po e japim një lloj lirike të tillë të shkruar nga Fan Noli:

O Flamur gjak, o flamur shkabë,

O vënd e vatr' o nën' e babë,

Lagur me lot, djegur me flagë,

Flamur i kuq, flamur i zi.

FJALOR

HYMNI I FLAMURIT

Fortesë shkëmbi tmerr tirani,

S'të trëmp Romani, as Venecjani,

As Sërp Dushani, as Turk Sulltani,

Flamur i math për Vegjëli.

Flamur që lint Shën Kostandinin,

Pajton Islamn' e Krishtërimin,

Çpall midis feve vllazërimin,

Flamur bujar për Njerëzi.

s'të tremb Romani - poeti e ka fjalën për qëndresën e Ilirëve kundër

Romakëve, që nga shek. III deri në fillim të shek. I të e.r. Romakët

asimiluan shumë popuj të tjerë, por nuk arritën t'i romanizojnë Ilirët.

as Sërp Dushani - Stefan Dushani, sundues i Serbisë në shek XIV.

vegjëli - shtresat e gjera e të varfra të popullit punonjës, njerëzit

e thjeshtë e të varfër.

Shën Konstandini - perandor Romak prej fisi Ilir.

Malo - Ismail Qemali

Tradita e kësaj poezie të lashtë lirike sot ruhet përmes himneve të

shteteve, himneve kombëtare dhe himneve të lëvizjeve të caktuara. Në vijim

do të japim tekstin dhe muzikën e Himnit kombëtar shqiptar:

150

Me Skënderben' u-lavdërove

Dhe në furtun' i funtmi u-shove,

Me Malon prapë lart vrapove,

Yll i pavdekur për Liri.

Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive

Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive,

Po çdo mizor me shpat' e grive,

O fushë-kuq, o shkabë-zi.

Përpjetë pri-e Shqipërinë,

Përlintj'a shpirtin dhe fuqinë,

Diell për vllanë, yrnek për fqinë

Për botën ëndr' e qjell i ri.

HIMNI I FLAMURIT

Rreth flamurit të përbashkuar

me një dëshirë e një qëllim,

të gjithë atje duke u betuar

të lidhim besën për shpëtim.

Prej lufte veç ai largohet

që është lindur tradhëtor,

kush është burrë nuk frikohet,

por vdes, por vdes si një dëshmor!

Në dorë armët do t'i mbajmë,

të mbrojmë atdheun në çdo kënd,

të drejtat tona ne s'i ndajmë,

këtu armiqtë s'kanë vend!

Asdreni

151

PYETJE DHE DETYRA

�Ç'është himni?

�Sa strofa ka "Hymni i flamurit" i Fan Nolit?

�Sa strofa ka "Himni i flamurit" i Asdrenit?

�Nga sa vargje kanë strofat e këtyre himneve?

�Sa rrokësh është vargu i himnit të Fan Nolit e sa i Asdrenit?

�Çfarë lloj rimash kanë?

�Në çfarë rastesh këndohet himni kombëtar?

�Në çfarë pozite duhet të qëndrojmë kur ekzekutohet himni kombëtar?

�Mësoni dhe recitoni dy strofat që ju pëlqejnë më shumë.

DETYRË

Gjeni disa nga veprat e Asdrenit në internet dhe lexoni ato.

152

ASDRENI (1872-1947)

Aleks Stavre Drenova lindi më 11 prill 1872

në Drenovë të Korçës. I mbetur jetim qysh në moshën

13-vjeçare, ai u detyrua të merrte udhën e mërgimit

dhe u vendos në Rumani. Atje, krahas punës, mbaroi

edhe shkollën normale rumune-shqiptare, pastaj

ndoqi fakultetin e shkencave. U bë gjerësisht i njohur

si poet me pseudonimin Asdreni. Më 1904 botoi

përmbledhjen e parë "Rreze dielli", më 1912 "Ëndrra

dhe lotë". Më 1930 botoi "Psallme murgu" dhe më

1937 "Kambana e Krujës".

POEZIA SOCIALE

Poezia sociale është krijim letrar i gjinisë lirike në të cilën poeti shpreh

qëndrimin dhe botëkuptimet e veta ndaj shoqërisë, dukurive të ndryshme të

jetës shoqërore dhe marrëdhënieve të njerëzve. Poeti social zakonisht frymëzohet

nga gjendja shoqërore e një klase të shtypur e të shfrytëzuar, nga mjerimi

i madh ose padrejtësitë e ndryshme prej të cilave vuajnë të shtypurit.

Lirika sociale a shoqërore si zhanër nënkupton atë poezi që frymëzohet

nga gjendja dhe realiteti (shoqëror) i kohës kur jeton dhe krijon shkrimtari.

Shembull më karakteristik i kësaj lirike në letërsinë tonë kombëtare,

padyshim është vepra poetike e Migjenit, ku si ilustrim po e marrim vetëm

vjershën e tij "Poema e mjerimit":

FJALOR

Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,

kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi

kur shef ftyra të zbeta edhe sy të jeshilta

që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita

edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin

të tanë jetën e vet derisa të vdesin.

E mbi ta n'ajri, si në qesendi,

therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,

profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta

shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.

Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme;

asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;

balli që e ka, syt që e shprehin,

buzët që më kot mundohen ta mshefin -

janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,

të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës,

mbi të cilën hangri darkën një qen i pamëshirshëm

me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.

Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele,

zhele fund e maje, flamujt e një shprese

të shkymë dhe të coptuem me të dalun bese.

Migjeni "Poema e mjerimit"

kapërdihet - gëlltitet

qesendi - qëndrim tallës që shprehet me fjalë thumbuese, ironi.

fushqetë - fishekzjarr që hidhej natën lart në ajër për t'i dhënë një shenjë të

caktuar dikujt ose për të ndriçuar.

zhele - copë e shqyer që varet nga një rrobë e vjetër.

153

PYETJE DHE DETYRA

1. Çfarë temash trajtohen në poezinë sociale?

2. Çfarë teme trajtohet në këtë poemë?

3. A kemi edhe tani njerëz të varfër?

4. Si e përshkruan skamjen Migjeni në vargjet e tij?

5. Kërkoni në faqet e internetit për jetën dhe veprat e Migjenit.

154

MIGJENI (1911-1938)

Millosh Gjergj Nikolla i njohur si Migjeni lindi

më 13 tetor 1911 në Shkodër, në një familje të varfër

qytetare. Ishte poet dhe prozator. Shkollën fillore e

kreu ne qytetin e lindjes, ndoqi mësimet e mesme

teologjike në Manastir. Punoi si mësues në Vrakë,

Shkodër dhe ne Pukë. Vdiq me 26 gusht 1938 në

moshën 27-vjeçare në Torino të Italisë. Libri i tij me

vjersha titullohet “Vargjet e lira”.

Ndër krijimet më të njohura në prozë dhe në

poezi janë: "Poema e mjerimit", "Luli i vocërr",

"Bukuria që vret", "Mollë e ndalueme", "Legjenda e

misrit", "A don qymyr zotni", "Të çelen arkapijat",

"Studenti në shtëpi", "Zoti të dhashtë" etj. Shkrimet

poetike dhe në prozë të Migjenit janë përkthyer në

disa gjuhë të huaja.

ELEGJIA

Elegjia është poezi lirike me përmbajtje të trishtuar, të përvajshme e

plot dhembje shpirtërore. Ndër elegjitë më të njohura në letërsinë shqipe janë

"Vaje" e Çajupit, "Syrgjyn-vdekur" dhe "Shpell' e Dragobisë" e Nolit etj. Në

letërsinë botërore e famshme është elegjia e Edgar Allan Posë "Korbi", ajo e

Viktor Hygosë "Vaji për bijën" etj.

Në vijim do të marrim si shembull pak vargje të elegjisë "Syrgjyn

vdekur" të Nolit që i kushtohet vrasjes së Luigj Gurakuqit:

FJALOR

SYRGJYN-VDEKUR

(Elegji për Luigj Gurakuqin)

Nëno moj, mbaj zi për vllanë,

Me tre plumba na i ranë,

Na e vran' e na e shanë,

Na i thanë trathëtor.

Se të deshte dhe s'të deshnin,

Se të qante kur të qeshnin,

Se të veshte kur të çveshnin,

Nëno moj, të ra dëshmor.

Nëno moj, vajto, merr malin,

larot t'a përmbysnë djalin

Që me Ismail Qemalin

Ngriti flamur trimëror.

Nëno moj, m'a qaj në Vlorë

Ku të dha liri, kurorë,

Shpirt i bardhë si dëborë;

Ti s'i dhe as varr për hor.

Nëno moj, ç'është përpjekur

Gojë-mjalt' e zëmër-hekur,

Syrgjyn-gjall' e syrgjyn-vdekur,

Ky Vigan Liberator.

Fan Stelian Noli

çveshnin - zhveshnin

laro - njeri i pabesë e tradhtar; ai që i shërben si qen një tjetri për të

përfituar diçka prej tij, ai që e shet veten për një kockë, zuzar.

syrgjyn - internim në një vend të largët.

vigan - njeri i shquar që ka bërë vepra madhështore, gjigant.

liberator - çlirimtar.

155

PYETJE DHE DETYRA

1. Çfarë është elegjia?

2. Kujt ia kushtoi Fan Noli këtë elegji?

3. Kush është Fan Noli?

4. Kush ishte Luigj Gurakuqi?

5. Pse e internuan Gurakuqin?

DETYRË

Lexojeni elegjinë "Shpell' e Dragobisë".

156

SHPELL' E DRAGOBISË

(Elegji për Bajram Currin)

Kur tufani e çthuri fenë,

Kur tirani e krrusi atdhenë,

Mi një brek të Dragobisë

Priret Flamur' i lirisë.

Atje nisi, atje mbaroj,

Atje krisi, atje pushoj,

Rrufe-shkab' e Malësisë,

Në një shkëmb të Dragobisë.

Vendi dridhej, ay mbeti,

Se s'tronditej nga tërrmeti,

Dif drangoj i Dragobisë,

Trim tribun i Vegjëlisë.

0 Bajram, bajrak i gjallë,

More nam me gjak në ballë,

Te një shpell' e Dragobisë,

Yll i rrall' i burrërisë.

LUIGJ GURAKUQI

Luigj Gurakuqi (1879-1925) është njëra ndër

figurat e shquara kulturore të Rilindjes. Merr pjesë

aktive në jetën kulturore në fund të shekullit IX dhe

në fillim të shekullit XX. Ka shkruar vjersha

temash të ndryshme dhe studime për letërsinë.

Përmbledhja e tij më e njohur poetike është Tufë

lulesh.

Thon' u-shtri e thon' u-vra,

Po ti s'vdiqe, or Baba,

As te shkëmb' i Dragobisë,

As te zëmr' e Djalërisë.

As je vrar' e as po vritesh

Legjendar Ante po rritesh.

Dithiramb i Dragobisë,

Tmerr, panik i mizorisë.

Me Zjarr Shenjt u-ndrit kjo shpellë,

Gjer në qjell u-ngrit Kështjellë,

Për çlirimn' e Shqipërisë,

Katakomb' e Dragobisë.

DETYRË

Recitoje në mënyrë artistike këtë elegji.

Fan Noli

FAN STELIAN NOLI (1882-1965)

Lindi më 6 janar 1882 në Qytezë, ngulim shqiptar në Ibrik-Tepe, jo larg

Adrianopolit. Në fshat ai mori mësimet e para në gjuhën greke, porse ai do të

mbetej përjetësisht i lidhur me gjuhën shqipe, me traditat dhe folklorin

shqiptar. Brodhi shumë nëpër Evropë dhe do të përfundonte në Amerikë, ku

themeloi shoqërinë "Vatra". Ka qenë kryeministër i Shqipërisë në qeverinë

demokratike pas lëvizjes së vitit 1924. Shkroi vjersha origjinale dhe u mor me

përkthime nga letërsia botërore. Shqipëroi Shekspirin, Omat Khajamin,

Edgar Alen Poen, H. Ibsenin etj. Qe edhe gojëtar i zjarrtë e kritik arti, kompozitor

e dramaturg, një mendimtar i gjerë e i papërsëritshëm. Me vjershat e

tij të vëllimit "album" si dhe me "Historinë e Skënderbeut", me dramën

"Izraelitë e Filistinë" etj., ai zë një vend të rëndësishëm në historinë e letërsisë,

të kulturës dhe të shkencës shqiptare.

157

FIGURAT LETRARE

Ndjenja e thellë, imagjinata e vrullshme, gjendja e veçantë shpirtërore

e nxisin njeriun të shprehet me një gjuhë të figurshme, duke sajuar tablo të

vërteta me fjalë, ashtu siç krijon piktori tablo me ngjyra.

Si në komunikimin tonë të përditshëm, ashtu edhe në letërsinë artistike

(në prozë e në poezi) përveç në kuptimin themelor, fjalët shpeshherë përdoren

në kuptim të bartur, në kuptim figurativ.

Shumëkuptimësia e fjalëve është dukuri e rëndësishme si për gjuhën e

letërsisë artistike, ashtu edhe për pasurimin e gjuhës kombëtare në

përgjithësi. Sikur të hiqeshin tropet, gjuha do të varfërohej shumë, meqë

fjalët do të përdoreshin vetëm në kuptimin e tyre të parmë. Duke e shfrytëzuar

edhe thesarin e kuptimeve figurative, shtohet aftësia shprehëse e

fjalëve, pasurohet fjalori dhe lëvrohet gjuha.

Si çdo gjuhë, ashtu edhe shqipja ka mundësi të pakufizuara të shprehjes

figurative. Kështu, ne themi: fjalë e ëmbël, e idhët, e rëndë, e pamatur, e

pahijshme, e qëlluar, me vend, me peshë; mendje: mendje e hollë, e trashë, e mprehtë,

e kthjellët, e ndritur etj., thuajse fjala ka shije, peshë a trajtë lëndore; thuajse

mendja është e hollë si fija e mëndafshit, e trashë si trupi i një lisi qindvjeçar,

e mprehtë si tehu i shpatës, e kthjellët si qielli pa re dhe e ndritur si rrezet e

diellit.

Në figurat e kuptimit mund të përfshihen të gjitha ato figura që kanë

ndërtim gjuhësor pothuajse të rëndomtë, por që japin një kuptim të

ndryshëm nga ai i zakonshmi. Figurat më të njohura të kuptimit (tropet) janë:

metafora, metonimia, krahasimi, epiteti, sinegdota, hiperbola, litota,

ironia, sarkazmi, perifraza, personifikimi etj.

METAFORA (nga greq. metaphorá - bartje, ndërrim kuptimi) kuptimi është

figura më e njohur, që nga lashtësia antike greke. Ajo ka përdorim të gjerë jo

vetëm në gjuhën e artit letrar, po edhe në të folurit e përditshëm dhe në folklor.

Metafora sajohet kur emërtojmë një send me emrin e një sendi

tjetër. tjetër Brenda një shoqërimi fjalësh një fjalë e humb kuptimin e zakonshëm

dhe me përdorimin e ri fiton kuptim të figurshëm në bazë të ngjashmërisë.

Metafora i afrohet mjaft krahasimit.

158

Te metafora krahasimi i ngjashmërive del i shkurtuar dhe kuptimisht

plotësohet përmes procesit të të menduarit. Në të gjitha rastet kur themi:

ndjej bosh në zemër, dritarja shikon kah rruga, u tret nga dëshira për një

fëmijë etj. kemi përdorur figurën e metaforës. metaforës Prandaj, mund të thuhet se

figura e metaforës krijohet atëherë kur me anën e veçorive të një gjësendi

emërtojmë a cilësojmë një gjësend tjetër, meqë ndërmjet këtyre dy palëve

(gjësendeve) ekziston një ngjashmëri. Metafora të tilla hasim në dy vargjet e

strofës së parë të poemës "Andrra e Jetës" të Ndre Mjedës:

PYETJE DHE DETYRA

Molla t'kputuna nji deget

dy qershija lidhë n'ji rrfanë, ...

1. Ç'është metafora dhe si sajohet ajo?

2. Kur duam të vëmë në dukje virtytet ose veset e ndonjë njeriu shpesh themi

se është: dhelpër, ujk, luan, sokol, lepur, breshkë, qengj, gjarpër etj., si

Bardhyli është dhelpër. Çka tregojnë metaforat e mësipërme?

PERSONIFIKIMI (lat. persona+facere - person, njeri+të bërit, pra të

bësh diçka si njeri) është figurë e përfytyrimit, me të cilin sendeve a dukurive

në natyrë, botës bimore e shtazore u përshkruhen aftësitë e vetitë e njeriut.

Personifikimi është i shpeshtë në komunikimin e përditshëm, në krijimtarinë

popullore dhe në shkrimet letrare. Janë të shumta përrallat, fabulat,

tregimet, mitet etj. kur flasin, shohin dhe veprojnë ngjashëm me njeriun

gjërat e pashpirt, kafshët ose bimët (flet lumi, deti, mali, druri, lulja, hëna,

dielli, era; flet kali me të zotin, zogu me udhëtarin, gjarpri e helmi me njeriun

e drejtë, flasin kafshët e shpezët ndërmjet veti, ...).

Sa për ilustrim po sjellim një strofë të një poezie popullore dhe një

strofë të poezisë "Toka ime, kënga ime" nga Dritëro Agolli, ku janë personifikuar

flamuri dhe toka:

- Ç'ke, o flamur, që s'valon?

- Jam sëmurë e po rënkoj,

jam goditur brinjë më brinjë,

që kur sollën Italinë...

Tokë e dashur,

ti diçka ke kërkuar nga unë.

"Ndryshomë, o bir" - më ke thirrur nga grykat e maleve",

159

PYETJE DHE DETYRA

1. Ç'është personifikimi?

2. Dalloni personifikimin në vargjet e mëposhtme:

Sa shpejt deti djalin ka ndëgjue! (Popullore)

E dielli i ndëgjonte si ndëgjon prindi i lumtun fëmin e dashtun, qeshej i

kënaqun dhe i skuqun perëndonte.

ALEGORIA (nga greqishtja allos = tjetër dhe agoresio, flas.) është figurë

stilistike me anën e së cilës bëhet një qortim i tërthortë. Ndërtohet mbi

baza të përqasjeve dhe paralelizmit.

Le të marrim si shembull vjershën e Ndre Mjedës "Vaji i bylbylit". Po të

vërejmë me kujdes gjendjen e zogut, ai është një bilbil i rëndomtë, të cilin e

ka zënë njeriu dhe e ruan në kafaz. Por, nëpërmjet alegorisë poeti shpreh pozitën

e popullit në robërinë otomane, me të cilën synon ta nxisë dhe ta emocionojë

lexuesin, të zgjojë te ai ndjenjën e dhembjes dhe të revoltës.

160

Po shkrihet bora,

Dimni po shkon;

Bylbyl i vorfën,

Pse po gjimon?

Pushoi murlani

Me duhi t'vet;

Bylbyl i vorfën,

Çou mos rri shkret.

Gjith' fushat e malet

Blerim e mbëloj;

Livadhi e pema

Gjithkah lulzoj.

Ndër pyje e ograja,

N'ma t'mirin vend,

Me rreze dielli

Po e gëzon gjith'kend.

A çil kafazi,

Bylbyl, flutro;

Ndër pyje e ograja,

Bylbyl, shpejto.

VAJI I BYLBYLIT

E kur t'vin zhegu,

Kur dielli shkon,

Ti ke me këndue

Si ke zakon.

Rreth e rreth gjindja

Me t'ndie rri;

Prej asi vendit

Dahen me zi.

A çilë kafazi,

Bylbyl, flutro;

Ndër pyje e ograja,

Bylbyl, shpejto.

Ndër trandofille,

Ndër zamakë nga;

Ku qeshet kopshti,

Idhnim mos mba.

Po shkrihet bora,

Dimni po shkon;

Biylbyl i vorfën,

Pse po gjimon?

NDRE MJEDA (1866 - 1937) është një nga

poetët e mëdhenj të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Lindi në Shkodër dhe atje nën kujdesin e priftërinjve

katolikë u bë prift. Gjatë gjithë jetës së tij ai është

marrë me letërsi, studimin e saj dhe të gjuhësisë. Nga

veprat e tij kryesore janë: poemthi "Vaji i bylbylit",

"Liria", përmbledhja me poezi "Juvenilja" etj. Mjeda

është nga të parët gjuhëtarë që studioi veprat e

Pjetër Budit dhe Pjetër Bogdanit. Vitet e fundit të

jetës punoi mësues i gjuhës shqipe në gjimnazin e

Shkodrës.

HIPERBOLA (gr. hypérbole - teprim, stërmadhim) është figurë stilistike

e stërmadhimit të gjërave a të dukurive. Me fjalë të tjera, hiperbola mizën e

bën buall. Kjo bëhet me qëllim që të zgjojmë vëmendjen e të tjerëve dhe të

fuqizojmë shprehshmërinë e ligjërimit. Ka përdorim të gjerë gjatë komunikimit

të përditshëm të njeriut, në letërsinë popullore dhe në veprat letrare. P.sh.

Vdiqa për bukë. Të kam thënë njëqind herë etj.

Te cikli popullor Gjergj Elez Alia, me një rast thuhet:

Dymbëdhet pash n'ledinë u ngul topuzi

dymbëdhet pash përpjet si re a çue pluhni.

Por kush ecë para ushtrive tuj lëshue

flakë prej shpatet, si rrfeja kur shkrepet

mbi Bjeshkë t'Nêmna, vesh arit t'kullue, t'kullue

porsi dielli kur vete n'perêndim?

n'perêndim

Ndre Mjeda, Mahmud Pasha në Mal të Zi

Ndodh të stërmadhohet efekti emocional nga një shkak i caktuar, p.sh.

bukuria, si në shembullin e mëposhtëm:

Shpirto, mos kalo mbi varre,

se të vdekurit i ngjalle,

të gjallët i vdiqe fare ...

Popullore

161

PYETJE DHE DETYRA

1. Ç'është hiperbola?

2. Dalloni hiperbolat në fjalitë e dhëna:

162

- Fytyra e saj si hana e plotë.

- Ka frikë nga hija e tij.

- Syni i saj si syni i zanës.

- Kjo mollë qenka më e ëmbël se mjalta.

- I shkoi zani në kupë të qiellit.

- Nga bukuria e vashës, po i vjen marre hanës sonte në qiell me dalë!

- Vetëm të të shoh njëherë, pastaj do ta thërras vdekjen.

Lexojeni me vëmendje këtë përrallë.

PËRRALLA

E bija e mbretit dhe trëndafilat

Ishin një mbret dhe një mbretëreshë. Ata kishin një vajzë të vetme. Ajo

ishte e bukur, e mençur dhe aq e gëzuar, sa qeshte ditë për ditë më shumë

herë sesa kokrra ka shega.

Pallati i mbretit tundej nga e qeshura e princeshës. Qeshte shumë, por

qeshte bukur. S'kishte një të qeshur të marrë e të sëmurë, po një të qeshur

të re e të dashur.

Por një ditë, vdiq mbretëresha dhe princeshës iu vrenjt pak buza. Një

natë, vdiq edhe mbreti dhe princeshës iu pre gazi. Dhe pak kohë më pas i ra

zjarri pallatit dhe e dogji. Princesha e vogël, e varfër dhe e vetme, ndjeu për

të parën herë trishtimin.

Me zemër të fryrë nga psherëtimat, e bija e mbretit u vesh si fshatare,

mori një shkop në dorë dhe doli nga dheu i babait të vet duke qarë.

Loti i parë që derdhi, mbiu mbi dhe menjëherë një rrënjë trëndafili, i

gjatë, i bukur e me degë shumë. E kudo që derdhte lot princesha, mbinin

trëndafila. Ngaqë të qarët e saj s'kishte pushim, e të ecurit e saj s'kishte qëndrim,

trëndafilat mbinin në të katër anët e botës.

Një ditë princesha, e lodhur dhe e trishtuar më tepër se ditët e tjera,

arriti në qytet të Ispahanit, në Persi. Atje qëndroi në një gur dhe qau tri ditë,

e prandaj Ispahani është qyteti ku janë trëndafilat më të bukur të botës.

Në fund të ditës së tretë, princesha e mjerë vdiq dhe trupi i saj u

shndërrua në një trëndafil, degët e të cilit dolën më sipër se gjithë të tjerët.

163

PYETJE DHE DETYRA

�Ritregojeni këtë përrallë.

�Ç'janë përrallat?

�A dini edhe ju ndonjë përrallë? A mund ta tregoni ndonjë prej tyre?

�Luteni gjyshin, gjyshen apo prindin t'jua tregojë një përrallë dhe

shkruajeni në fletore.

Përrallat janë lloji më i njohur i tregimeve popullore. Përralla është një

tregim i trilluar, plot fantazi dhe elemente të çuditshme në subjekt me anë të

së cilës paraqiten mendimet dhe ëndërrimet e njerëzimit në formë alegorike.

Ato janë të përhapura në të gjithë botën dhe janë tepër të pëlqyera si

për vlerat filozofike, ashtu edhe për vlerat e tyre didaktike.

Përrallat tregohen në prozë dhe në qendrën e tyre kanë personazhe dhe

ngjarje të çuditshme, fuqitë shkatërrimtare të natyrës, si vërshimet e lumenjve

etj. Të gjitha këto fantazia popullore i personifikoi në qenie të mbinatyrshme

dhe u dha emra të ndryshëm, si Kuçedra, Lubia etj.

Populli u përpoq gjithmonë t'i mposhtë këto forca të natyrës edhe pse

atëherë nuk mund t'i kuptonte dhe t'i shpjegonte.

Ideja themelore e përrallave është fitorja e së mirës mbi të keqen, dëshira

për lumturinë e njeriut.

MITI

Miti është lloj i veçantë i krijimtarisë gojore popullore, rrëfenjë për qenie

të mbinatyrshme, për heronj legjendarë, për ngjarje e dukuri të çuditshme,

ku pasqyrohen parafytyrimet primitive të njerëzve për prejardhjen e botës e

të jetës mbi tokë, për natyrën dhe shoqërinë; rrëfenjë e trilluar, për diçka që

nuk ka qenë e nuk është në të vërtetë.

PËRBINDËSHI I BISTRICËS

Këtu, në Bistricë, pat jetuar dikur një përbindësh, një gjarpër i madh.

Hante njerëz dhe bagëti ky gjarpër i pangopur, prishte pemë dhe të mbjella,

rrëzonte kasolle dhe shtëpi, shkretonte vendin rreth e rrotull, tek vërtitej si i

tërbuar.

Pse s'e vrisnin? E si ta vrisje? S'ishte gjarpër sidokudo, po katana. Ai,

164

sapo shikonte dikë, ose nxirrte zjarr jeshil dhe e përvëlonte ose e kollofiste pa

një pa dy.

Po një plak i varfër vendosi:

- Do vete, - tha, - ta vras përbindëshin. Dhe, në më përpiftë, unë e hëngra

çairin tim. Se s'durohet i mallkuari.

Ngarkoi plaku një gomar me

eshkë, e vuri përpara dhe u nis. Kur u

afrua te gjarpri, ky flinte. Plaku ndezi

me uror dy copë eshka dhe i hodhi

njërën në një thes të barrës, tjetrën te

thesi i dytë. Filluan të ndizen dy thasët

me eshkë, por me ngadalë e si fshehurazi,

se kështu e ka eshka. Pastaj plaku

u fsheh dhe filloi ta gjuante gjarprin me

gurë, që ta zgjonte. Gjarpri u zgjua, pa

gomarin e u turr dhe e përpiu me gjithë

barrën. Por eshka digjej në bark të gjarprit. Kështu u ndez vetë përbindëshi.

Dha e mori të shuhej, po ëhë! Atëherë thirri:

- Ku je, o nënë Bistricë, dhe ti, o det vëllai! Më ndihmoni!

Bistrica vajti me të shpejtë ta shuante gjarprin, por s'mundi. Deti nuk

lëvizi, se gjarpri i thirri "vëlla", kurse Bistricës "nënë".

Gjarpri e kuptoi gabimin dhe thirri:

- Ndihmomë, o baba det!

Atëherë deti u nis të shkonte të shuante gjarprin, por, sa erdhi ai në

Finiq, gjarpri u dogj krejt. Dhe deti u kthye prapë poshtë.

Kështu mbaroi ky gjarpër përbindësh e i patën mbetur vetëm kockat.

Thonë se disa nga këto kocka i morën ustallarët dhe i bënë shtylla, kur ndërtuan

manastirin e Mesopotamit.

Populli

FJALOR

katana - që ka trup tepër të madh.

kollofit - gëlltit diçka me një frymë, e kapërdij të gjithë menjëherë, e përlaj.

çair - livadh me bar.

eshkë - lloj kërpudhe, që rritet në trungjet e drurëve, e cila, pasi zihet e

thahet, mund të ndizet shpejt nga shkëndijat e gurit të zjarrit;

uror - copë e vogël e një shufre çeliku, zakonisht në trajtë gjysmërrethi me

të cilën i biem gurit të zjarrit për të nxjerrë xixa.

165

PYETJE DHE DETYRA

�Ç'është miti?

�Ritregojeni këtë mit.

LEGJENDA OSE GOJËDHËNA

�Lexojeni me vëmendje tekstin e mëposhtëm.

�Mendoni dhe thoni se çfarë është legjenda.

LIQENI I LULEVE

Në kohë të Skënderbeut kanë luftue bashkë me burrat edhe gratë.

Turku i zuni do nuse burrnesha, që ia kishin farue asqerin, i lidhi dy

nga dy edhe i gremisi në liqen të Lurës.

Atje ku ranë, në fund të liqenit, këto gra burrnesha, u rritën lulet,

që rrinë mbi ujë në Liqenin e Luleve.

166

Legjendë

Shpjegim:

Në këtë legjendë flitet për krijimin e njërit nga liqenet malore të Lurës,

ku rritet një lloj zambaku i bardhë, shumë i bukur. Duke e lidhur këtë lule

me emrin e nuseve trimëresha, populli, në mënyrë poetike, ka dashur ta

ruajë kujtimin për gratë e shumta, të cilat janë bërë theror i luftërave të ashpra.

Me të ai ka dashur të theksojë se kujtimi i tyre do të jetojë gjithmonë i

bukur, i freskët dhe i gjallë, si vetë zambaku i mrekullueshëm.

Legjenda ose gojëdhëna është kallëzim popullor për një ngjarje të së

kaluarës, për një figurë historike etj., që mund të ketë një bazë të vërtetë, por

që është shtuar e zbukuruar nga fantazia e popullit dhe përcillet gojë me gojë

nga njëri brez në tjetrin.

Sipas tematikës ndahen në dy grupe: me përmbajtje mitologjike dhe me

përmbajtje historike. Dallimi i legjendës apo gojëdhënës nga llojet e tregimeve

të tjera është se legjendës nuk i dihet koha dhe vendi i zhvillimit të ngjarjes.

Pothuaj se të gjithë popujt e botës kanë legjenda. Edhe shqiptarët kanë

legjendat e tyre. Legjendat më të përhapura ndër shqiptarët janë "Gjergj Elez

Alia", "Rozafa'', "Besa e Kostandinit", "Aga Ymeri" etj.

DETYRË

�Legjenda "Liqeni i luleve" është shkruar në gegërishte. Rishkruajeni

atë duke e shndërruar në shqipe standarde.

167

ROZAFA

Krenare ngrihet mbi Bunën e gjerë dhe mbi qytetin e Shkodrës kështjella

e lashtë e Rozafatit.

Kur është hedhur guri i parë në themelet e kësaj kështjelle? S'dihet.

Historia e saj humbet në mjegullën e lashtësisë ilire, banorëve të moçëm të

kësaj kënge. Një gjë dihet mirë e qartë; atë e kanë pasur dikur Labeatët dhe

pastaj Ardianët, që ishin fise të forta ilire.

Në atë kohë tërë bregu i këtejshëm i Adriatikut, gjer në Tergesten e

bujshme apo Triesten e ditëve tona, ishte breg ilir. Më vonë u derdhën këtej

romakët, pastaj sllavët, normanët, venedikët, turqit e shumë popuj të tjerë të

huaj. Gjatë shekujve ata kepa të thatë nën muret e Rozafatit, si dhe vetë

muret e kështjellës, janë lagur me përrenj gjaku të atyre që e kanë sulmuar

dhe atyre që e kanë mbrojtur. Të huajt erdhën dhe shkuan, kurse populli ynë

mbeti ngulur në këtë tokë ilire. Ndërtimi i Rozafatit ka një gojëdhënë të

bukur, por dhe të hidhur që ka ardhur nga lashtësia deri në ditët tona. Ja

ç'thotë kjo gojëdhënë...

I ra mjegulla Bunës dhe e mbuloi të tërë. Kjo mjegull mbeti aty tre ditë

e tre net. Pas tri ditësh e tri netësh fryu një erë e hollë dhe e lartoi mjegullën.

E lartoi dhe e shpuri gjer në kodrën e Valdanuzit. Aty majë kodrës

punonin tre vëllezër. Ndërtonin një kështjellë. Murin që e bënin ditën u

prishej natën dhe kështu nuk e lartonin dot. Na shkon aty një plak i mirë.

- Puna e mbarë, o tre vëllezër.

- Të mbarë paç, o plak i mirë. Po ku e sheh ti të mbarën tonë.

Ditën punojmë, natën prishet. A di të na thuash një fjalë të mirë.

Ç'të bëjmë që të mbajmë muret më këmbë?

- Unë di - u thotë plaku - po e kam për mëkat tua them.

- Atë mëkat hidhe mbi kryet tonë, se ne duam që ta qëndrojmë më

këmbë këtë kështjellë.

Plaku i mirë mendohet e pyet:

- A jeni të martuar o trima? A i keni ju të tre vashat tuaja?

- Të martuar jemi - i thonë ata - edhe të tre i kemi vashat tona.

Na thuaj pra ç'të bëjmë që ta qëndrojmë këtë kështjellë?

- Në doni ta qëndroni, lidhuni me besa-besë: vashave mos u rrëfeni, në

shtëpi mos kuvendoni për fjalët që do t'u them unë. Atë nga të tri kunatat që

do të vijë nesër t'ju sjellë bukën, ta merrni e ta muroni të gjallë në mur të

168

kështjellës. Atëherë keni për ta parë se muri do t'u zërë vend e do t'u qëndrojë

për jetë e mot.

Tha kështu plaku, pastaj shkoi; tani u pa, pastaj s'u pa.

Vaj !

Vëllai i madh e shkeli besën e fjalën: ia tregoi të gjitha vashës së vet

kështu e kështu, i tha të mos vinte atje të nesërmen. Edhe i mesmi e shkeli

besën e fjalën: ia tregoi të gjitha vashës së vet. Vetëm i vogli e mbajti besën,

fjalën: nuk kuvendoi në shtëpi, nuk i tha gjë vashës së vet.

Në mëngjes ata të tre ngrihen shpejt e shkojnë në punë. Çekanët

godasin, gurët copëtohen, zemrat rrahin, muret lartohen...

Në shtëpi nëna e djemve s'di gjë. I thotë së madhes:

- Moj nuse e madhe, mjeshtrit duan bukë e ujë; duan kungullin me

verë.

Nusja e madhe ia kthen:

- Besa nënë, sot s'mund të shkoj se jam sëmurë.

Kthehet i thotë së mesmes:

- Moj nuse e mesme, mjeshtrit duan bukë e ujë: duan kungullin me

verë.

- Besa nënë, sot s'vete, se do të shkoj tek fisi për të bujtur.

- Nëna e djemve i kthehet nuses së vogël.

- Moj nuse e vogël...

Nusja e vogël brof në këmbë:

- Urdhëro zonja nënë!

- Mjeshtërit duan bukë e ujë; duan kungullin me verë.

- Besa nënë unë shkoj, po e kam djalin të vogël. Druhem se do gji të

pijë e qan.

- Nisu, shko se djalin ta shikojmë ne e s'ta lëmë të qajë - , i thonë të

kunatat.

Ngrihet e vogla, e mira, merr bukë e ujë, merr kungullin me verë, puth

djalin e vogël në të dy faqet, niset e bie në Kazenë; që aty ngjit kodrën e

Vladanuzit, i afrohet vendit tek punojnë të tre mjeshtrit: dy të kunetërit dhe

i shoqi.

- Puna mbarë, o mjeshtër!

Po ç'është kështu? Çekanët ndalen e s'godasin, po zemrat rrahin fort e

fort. Fytyrat zbehen. Kur e sheh i vogli të shoqen, hedh çekanin nga dora,

mallkon gurin e murin.

E shoqja i thotë:

- Ç'ke ti imzot? Pse mallkon gurin e murin?

Hidhet kunati i madh:

- Ti paske lindur në ditë të zezë, moj kunata jonë. Ne e kemi bërë me

fjalë të t'murojmë të gjallë në mur të kështjellës.

169

- Shëndoshë ju, o tim kunetër. Po unë do t'ju lë një porosi: kur të më

muroni në mur, syrin e djathë të ma lini jashtë, dorën e djathtë të ma lini

jashtë, gjirin e djathtë të ma lini jashtë. Se djalin e kam të vogël. Kur të nisë

të qajë - me njërin sy do ta shikoj, me njërën dorë do ta ledhatoj, me njërën

këmbë do t'i tund djepin e njërin gji do t'ia jap të pijë. Gjiri im u muroftë,

kështjella qëndroftë, djali im u trimëroftë, u bëftë mbret e mbretëroftë!

Ata e marrin nusen e vogël dhe e murojnë në themel të kështjellës. Dhe

muret ngrihen, lartohen nuk shemben më si më parë. Po rreth tyre gurët janë

dhe sot të lagur e të myshtë, sepse vazhdojnë të pikojnë lotët e nënës për birin

e saj...

Dhe i biri u rrit, luftoi e trimëroi.

Shpjegim

Rozafa është një gojëdhënë (legjendë) e përcjellë brez pas brezi. Në këtë

legjendë flitet për tre vëllezër që donin ta ndërtonin një kala. Ata e ndërtonin

ditën, por natën shembej. Një ditë kaloi një plak dhe u tha se ai dinte

mënyrën se si të mos rrënohej kështjella. Ai u tha që kur të vinte njëra nuse

t'u binte ushqimin ta muronin të gjallë në muret e kështjellës, por nuk duhet

t'u tregonin grave për këtë gjë. Vëllai i madh e shkeli besën, edhe i mesmi,

por i vogli jo. Vjehrra nuk dinte gjë dhe u tha t'ua dërgonin ushqimin burrave.

Nusja e madhe dhe e mesmja e dinin që do t'i muronin, andaj gjetën

170

justifikime që të mos shkonin. E vogla pranoi të shkonte, e puthi djalin në

ballë dhe faqe e u nis. Kur arriti, vëllezërit i treguan se ç'ju kishte thënë

plaku. Nusja e vogël pranoi, por me kusht që gjysmën e trupit t'ia linin jashtë,

në mënyrë që me sy ta shihte të birin, me dorë ta ledhatonte, me këmbë t'ia

përkundte djepin dhe me gji t'i jepte të pijë. Legjenda thotë se lotët e nënës

për të birin rrjedhin edhe sot, ndërsa kalaja është edhe sot e kësaj dite në

Shkodër e njohur si Kalaja e Rozafës.

GURI I SKËNDERBEUT

Një ditë Skënderbeu porositi mjeshtër Medarin t'i farkonte një shpatë

të re. Pas një jave, Gjergj Kastrioti shkoi në farkën e farkëtarit.

- Puna mbarë, mjeshtër! - e përshëndeti Skënderbeu.

- Mbarë paç, kryezot! - iu përgjegj Medari.

- Erdha të marr shpatën që kam porositur. E keni gati? - e pyeti

Skënderbeu.

- Po, shpata e pret të zotin.

- I keni respektuar porositë e mia?

- Po, kryezot, të gjitha. Kurrë në jetën time nuk kam farkëtuar shpatë kaq

të madhe dhe kaq të rëndë, - i tha farkëtari.

- Unë dua të di sa e fortë është? - e pyeti Skënderbeu.

- Më e fortë s'ka si bëhet, - ia ktheu mjeshtri.

- Tani do ta provojmë, - i tha Skënderbeu. - Eja me mua!

Skënderbeu doli nga farka me shpatën në dorë. Pas tij doli edhe

mjeshtër Medari, si edhe njerëzit që e shoqëronin. Jashtë farkës qe një

shkëmb sa një qerre. Skënderbeu hipi në kalë dhe filloi ta godiste shkëmbin

me shpatë, pastaj shikoi tehun e saj mos i qe bërë ndonjë dhëmb. Shpata

ishte po aq e mprehtë sa edhe më parë.

Skënderbeu i tha Medarit:

- Të lumtë, mjeshtër! Se shpata s'më duhet si stoli, po për të luftuar.

Skënderbeu shpërbleu mjeshtrin, ngjeshi shpatën në brez dhe iku i

gëzuar.

Që atë ditë, shkëmbit ku provoi shpatën Skënderbeu, i thonë "Guri i

Prerë", ose "Guri i Skënderbeut".

171

PYETJE DHE DETYRA

�A dini edhe ju ndonjë legjendë për Skënderbeun?

�A keni dëgjuar për historinë e tij?

�Thoni çfarë dini ju për të?

�Luteni mësuesin e historisë t'ju tregojë për jetën dhe të bëmat e

Skënderbeut.

172

FJALËT E URTA

Fjalët e urta (proverbat) janë fraza të shkurtra që shprehim me pak fjalë fílozofìnë

popullore (urtinë popullore). Pikërisht për këtë, ato quhen edhe fjalë të urta.

Proverbat janë të përhapur në të gjithë botën dhe nuk ka dyshim se midis

tyre hasen edhe ngjashmëri apo identitete. Megjithatë, çdo popull ka proverbat e

tij, të ndërtuara sipas psikologjisë dhe përvojës së tij jetësore, filozofike e historike.

Fjalët e urta hasen në formën e një vargu apo të dy deri tri vargjeve si edhe

në formën e një fraze në prozë. Proverbat shqiptarë janë të pasur me mendime dhe

shprehin mençurinë popullore të përfituar dhe të përcjellë brez pas brezi. Në vijim

po japim fjalë të urta të ndara sipas temave:

Trimëria, besa

Atë që pështyn, mos e lëpij.

Burri flet përpara syve e jo pas shpine.

Burri s'matet me pëllëmbë, po me zemër.

Besa është më e fortë se vdekja.

Besa e burrit, pesha e gurit.

Burri i mirë flet një herë.

Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala.

Atdheu, vendlindja, liria

Atdheu e nëna nuk harrohen.

Çdo zog kërkon folenë e tij.

Guri i rëndë në vend të vet.

Gjuha bashkon kombin.

Gjuha ruhet atje ku shkruhet.

Kur të jesh në dhe të huaj, dita të bëhet një muaj.

173

174

Liria, dinjiteti

Ec me këmbë tuaja e jo me mendtë e huaja.

Më mirë një ditë në liri, se njëqind vjet në robëri.

Maturia, besimi, vepra

Dijet e mëdha janë në fjalë të shkurtra.

Dy kunguj nën një sqetull s'mbahen.

Dhjetë herë mat, një herë pre.

Gjuha eshtra s'ka, eshtra thyen.

Kur s'di not, mos u fut në ujë.

Dita ka sy, nata ka veshë.

Kur s'ke mace, bëjnë minjtë dasmë.

Mos shkel në dërrasë të kalbur.

Për një pe, për një gjilpërë, vete dëm një punë e tërë.

Puna, qëndrimi, vlera

Ai që përton sot, pendohet mot.

Çelësi që punon, nuk ndryshket.

Dembelia është nëna e të gjithë veseve.

Dora me baltë, buka me mjaltë.

Ku ka bletë, ka dhe mjaltë.

Kur s'ke mbjellë, s'ke çfarë korr.

Kush s'punon, dheut i rëndon.

Thjeshtësi, urtësi, ëmbëlsi

Me gojë i afron, me gojë i largon shokët.

Daullja bie për ata që kanë veshë.

Fjalë pak e punë shumë.

Jashtë valles dinë të gjithë të kërcejnë.

Mendjemadhi niset me kalë, kthehet më këmbë.

Më parë mëso veten, pastaj të tjerët.

Bëj si të thotë më i madhi.

Kush s'pyet mbetet budalla.

Njeriu pa shkollë, asht si pemë e egër.

Tradita, dituria, përvoja

Fjalë me vlerë, ku të gjesh merr.

Kur s'di me ligjëru, ke dy vesh me dëgju.

Libri ashtë arma e të mençurit.

PYETJE DHE DETYRA

Mëso sa je i ri, se kur plakesh s'ke dobi.

Ruaje fjalën kur t'i vijë radha.

Syri zgjedh të bukurën, goja të ëmblën, mendja të mirën.

Ç'ja bën botës, ia bën kokës.

Çfarë t'i bësh nënës, ta bën djali.

�Çfarë janë fjalët e urta?

�Zgjidhni pesë fjalë të urta që ju pëlqejnë më shumë dhe thoni çfarë na

mësojnë ato.

�Mblidhni dhe shkruani disa gojëdhëna dhe fjalë të urta nga krahina juaj.

�Një thesar i pasur i gojëdhënave dhe fjalëve të urta gjenden edhe në internet.

Kërkoni dhe shkarkoni disa nga to.

175

ROMANI

Romani është lloji më i gjatë i gjinisë epike, në të cilën gjerësisht

pasqyrohet jeta dhe dukuritë shoqërore.

Kompozicioni i romanit është shumë i afërt me kompozicionin e

dramës, me një dallim se veprimi i romanit zhvillohet shumë më ngadalë dhe

në formë të shtrirë.

Në roman, si dhe në të gjitha format tjera rrëfimore, ekziston një ngjarje

kryesore e cila i bashkon të gjitha ngjarjet e tjera.

Llojet kryesore të romanit janë:

a) sipas tematikës: roman aventuror, kriminal, historik, social,

psikologjik etj.

b) sipas qëndrimit të autorit: roman humoristik, satirik, didaktik etj.

Romanet e para në letërsinë tonë i kanë shkruar: Ndoc Nikaj "Shkodra

e rrethuar", Foqian Postoli "Për mbrojtjen e atdheut" dhe "Lulja e kujtimit",

Haki Stërmilli "Sikur të isha djalë", Dhimitër Shuteriqi "Çlirimtarët", Sterjo

Spasse "Ata nuk ishin vetëm", "Afërdita", Hivzi Sulejmani "Njerëzit", Fatmir

Gjata "Këneta", ndërsa më vonë romane kanë shkruar edhe Ismail Kadare,

Shefqet Musaraj, Jakov Xoxa, Murat Isaku, Nazmi Rrahmani, Jusuf Buxhovi,

Ramiz Kelmendi, Luan Starova etj.

� � DETYRË

Paraqiti në mënyrë skematike llojet e romaneve.

AFËRDITA

Mesi i natës kishte kaluar, por Afërdita ende notonte në një pellg të

pafund mendimesh. Edhe kur qëllonte të kotej për ndonjë grimë, përsëri i

ngjante sikur vështronte nxënës të leckosur, njerëz të leckosur e të ftohtë,

deri edhe kafshë si të leckosura edhe ato, dhe shtëpi të rrënuara. Shpesh e

më shpesh, duke ardhur në vete, kërcente nga vendi e tmerruar. Errësira e

dhomës ia shtonte tmerrin: fytyrat e djegura të fshatarëve i dukeshin si fytyra

gjakpirësish. Vështrimi i çuditshëm i kryeplakut dhe shpotia e tij e rëndë, i

kishin lënë mbresë të madhe qytetares së re: dyshonte se mos mësynin natën

këta njerëz të heshtur për ta rrëmbyer. Sa episode të tilla që i erdhën ndër

mend për rrëmbime vashash, më të gjalla edhe se atëherë kur kishte lexuar

disa romane të huaja! Reshperimi më i mbytur i minjve dhe pipëtitja më e

176

vdekur e druve të vjeshtës ia shtonin frikën dhe pa dashur mbështillej më

mirë me mbulesat e strukej më shumë pas s'ëmës. Luftonte, luftonte me

vetveten, me fatin e saj, me errësirën e natës e me botën e tërë! Barra e familjes

ishte shumë e rëndë, por detyra e re e rëndoi edhe më tepër. Ajo vetë, vajzë

e re, - mezi i kishte mbushur të

shtatëmbëdhjetat dhe pa praktikë: që

nga bankat e shkollës, që nga jeta e

përbashkët e konviktit, përplasej

tutje-tej në vetmi, pa asnjë udhëheqës

pranë, pa asnjë ndihmë. I ngjante

vetja si një filiz i ri që ishte ngarkuar

me peshën e rëndë të dëborës. Po a

do të ishte e zonja ta mbante këtë

peshë pa u thyer? E shihte jetën e saj

të paskëtajme vetëm me mjerime e

me vuajtje familjare, ekonomike e

shoqërore. Nga errësira sterrë e natës

dhe e blozës i ngjallej pellgu i

mundimeve të saj të përhershme. I

dukej se kishte perënduar përgjithnjë

jeta e bukur e shkollës. I dukeshin

të venitura buzët e saj qumështore, që më parë i ndeheshin aq fort në vathën

e gazit e të lumturisë.

Agimi, kur përhapi rrezet e veta argjendore, e gjeti vashën syçelur e të

hutuar. E ëma e preku me kujdes pas krahut, që ta zgjonte. Afërdita përmblodhi

veten.

- E, Ditkë, a fjete mirë? - e pyeti.

- Si urdhëron, mama, fjeta shumë mirë! - u përgjigj.

- Sa gjumë të rëndë që bëra! Po dhe sa e lodhur që isha! - tha plaka

duke fërkuar sytë e duke hapur gojën e përgjumur.

- Edhe ç'ëndrra të këqija që pashë! Qoftë për të mirë!

- Unë, mama, s'mbaj mend sonte të kem parë ndonjë ëndërr. Isha e lodhur

edhe fjeta aq lehtë! - i përgjigjej vasha duke palosur velenxat. Pastaj me

disa shkarpa e me ca thekërishte ndezi zjarrin në vatër. Mori xhezven e

mbushi me ujë dhe e vuri në prush për të bërë kafen e mëngjesit. E ëma,

duke u dridhur nga të ftohtit, pak edhe nga dhembjet e trupit, të shkaktuara

nga rruga, strukej kruspull afër gllanikut dhe me një purtekë trazonte

shkarpat për të shtuar zjarrin.

- Ditkë, lëre se po e bëj kafen vetë: shko rregullo dhomën, - i tha pastaj.

Afërdita bëri si e porositi e ëma. Mirëpo pagjumësia e kishte dëmtuar:

koka i rëndonte, trupi i dalldisej dhe stomaku i përzihej. Punët i bënte me

177

mundim, madje i vinte rëndë edhe nga fjalët e s'ëmës, që fliste herë pas here:

- Ja edhe kockat më dhembkan fort! Bëmë gabim, që s'morëm një

dyshek nga shtëpia... Dy velenxa të shtruara nuk na mjaftojnë. Dhe këta rrogozat

e mallkuar m'i paskan prishur velenxat. Mos harro, kur të vejë qiraxhiu

në Korçë, t'i themi të na marrë dyshekun e vjetër... Sa keq qenka në këtë

dhomë: as derri nuk ndenjka mbyllur!... Uh, ç'më mërziti kafeja: uji akoma

nuk valon... Oxhaku qenka kosh për misër. O Zot, kushedi se si do të jenë

gdhirë në shtëpi! Dhe Thimi i shkretë ndoshta vetëm mendohet e qan! Ah,

burrë, burrë derëziu! Po Netka, po Tinka!

Çupa fatkeqe!...

Plaka belbëzonte si me vete pranë gllanikut. Afërdita vente e vinte

nëpër dhomë.

Fragment nga romani "Afërdita" e Sterjo Spasses

FJALOR

shpoti - tallje, përqeshje; qesëndi.

reshperim - qarkullim, lëvizje e dendur

konvikt - ndërtesë ku flenë, hanë e mësojnë së bashku nxënës a studentë

sterrë - shumë i zi, shumë i errët

blozë - pluhur, që lë tymi kur kalon nëpër oxhak

i venitur - i fishkur, i vyshkur

velenxë - mbulesë e gjerë prej leshi

kruspull - me trup të përkulur e të mbledhur si lëmsh

gllanik - gryka e vatrës me gjithë oxhakun

purtekë - thupër e hollë dhe e drejtë

shkarpë - degë të holla e të thata

rrogoz - hasër

PYETJE DHE DETYRA

�Ç'është romani?

�A keni lexuar ndonjë roman?

�Lexojeni në tërësi romanin "Afërdita" të Sterjo Spasses.

178

STERJO SPASSE (1914-1989)

Sterjo Spasse lindi më 14 gusht të vitit 1914 në

fshatin Gllomboç të Prespës, në rrethin e Korçës.

Veprimtaria krijuese e Sterjo Spasses është e

larmishme. Ai fillon të shkruajë që në bankat e shkollës

Normale të Elbasanit. Botoi rreth pesë vëllime me përmbledhje

tregimesh: "Kurorë rinie", "Në krahët e një

femre" 1934, "Nusja pa duvak" 1944, "Të fala nga fshati"

1958, "Sokolesha" 1967. Por ato që e bëjnë të njohur

emrin e tij janë romanet: "Pse?!..." 1935, "Afërdita"

1944, "Ata nuk ishin vetëm" 1952, "Afërdita përsëri në

fshat" 1954, "Buzë liqenit" 1965, "Zjarre" 1972. Ka botuar

rreth 13 tekste shkollore. Vdiq më 12 shtator

1989.

179

KOMPOZICIONI I VEPRËS EPIKE

Kompozicioni është pjesa kryesore e formës artistike të veprës letrare.

Këtë komponentë e gjejmë në të gjitha gjinitë dhe llojet letrare (epike, lirike,

dramatike, epiko-lirike etj.).

Kompozicion është ndërtimi i brendshëm i një vepre letrare, që përcaktohet

nga synimi për të zbuluar më mirë idenë e veprës; mënyra se si janë lidhur

e si janë vendosur pjesët përbërëse të saj.

Me fjalë të tjera, mënyra se si i organizon shkrimtari ngjarjet në vepër,

si i vendos personazhet, marrëdhëniet që kanë ata me njëri-tjetrin, përbën

kompozicionin (ndërtimin) e veprës.

Veprat në prozë janë kryesisht me subjekt dhe me personazhe. Veprat

epike përbëhen nga këto elemente kompozicionale:

a) paraqitja e veprimit, veprimit

b) thurja e veprimit, veprimit

c) kulminacioni,

kulminacioni

ç) peripecia dhe

d) shthurja e veprimit. veprimit

Në fazën e paraqitjes së veprimit bëhet një hyrje, në të cilën lexuesi

njihet me personazhet kryesore, me vendin e ngjarjeve etj.

Në thurjen e veprimit ndodh diçka, një veprim i papritur që bëhet

shkak për konfliktin kryesor. Bëhet koklavitja e veprimeve, të cilat e çojnë

konfliktin përpara.

Nga kjo fazë pastaj kalohet në kulminacion, që është pika më e lartë e

mprehjes së konfliktit.

Pason pika e kthesës apo peripecia, që përbëhet nga një sërë

veprimesh që çojnë drejt zgjidhjes së krizës.

Në fund kemi shthurjen e veprimit ose fundin e konfliktit, kur ngjarjet

plotësisht marrin fund.

Ka vepra ku subjekti ndërtohet sipas rrjedhës së mësipërme të ngjarjeve,

por ka edhe të tilla që në fillim jepet zgjidhja, mandej zhvillimi i ngjarjes.

180

Në kompozicionin e veprave asgjë nuk duhet të jetë e tepërt. Çdo pjesë,

çdo veprim duhet të ndihmojë për shtjellimin e plotë të temës së veprës, për

zbërthimin e ideve të saj, me qëllim që ato të kuptohen mirë dhe të ndikojnë

në ndjenjat dhe në mendimet e lexuesit.

BUKURIA QË VRET

Hana e zbetë, si fytyra e një të vdekuri, kundron nga kupa e qiellës.

Kundron botën e maleve të kristalizueme nga bora. Kundron kasollet e

kristalizueme të katundit, të cilat as fymë nuk marrin. Të gjitha janë mbështjellë

në bardhësinë e borës. Dhe të vret kjo bukuri e bardhë. Vret shpirtin e

malsorit siç vret shpirtin e artistit shtatorja e bardhë e ftoftë e një gruaje

lakuriqe. E në kasollë, e cila gjëmon nën barrën e borës, derdhen dy ngjyra,

kuq e zi. I kuq zjarrmi i votrës në fund të kasollës, e zi rrethi. Të zeza, t'errta

janë skutat e kasollës, nga dëgjohet blerimë e mekun e ndoj delje ose kumona

e lopës. Edhe ata i vret bukuria e bardhë. Nga goja u del avulli i afshavet që

ngrihen n'ajr, bie mbi qimet e tyne si brymë dhe kristalizohet. Heshtje.

Gjithçkafja e kristalizume.

- Një dorë shtrihet, zen një dru, e shpupurish zjarrmin. Ropos një botë

gacash. Flaka lëpin errësirën e njerëzve që dridhen, nëpër kuriz u përshkohet

të ftohtit që vjen nga skutat, andej nga errësina.

Brr... uf... andej mbrapa shpinet përpijnë errësina me të ftohtit e saj.

- Po shiko mos ngrini Laroja?

Dhe çohen, i lëshojnë vend rreth zjarrmit Larojës, lopës së shtëpisë. Të nxehet

dhe ky pjestar familjeje në kasollën e kristalizueme.

- E Laroja din si duhet m'u shtrimë rreth zjarrmit. Por, me trupin e saj

të madh, gati shtypi dy vocrrakë, të cilët i kish zanë gjumi pranë zjarmit.

E kur andej nga mesnata acarimi arrin dhe kulmin e vet, atëherë ndër bagëtit

fillon një lëvizje. Po, një lëvizje. Një nga një u aviten njerëzve e me sytë e vet

si me u lutë: "Na lëshoni edhe neve të ngrohemi pak rreth zjarrmit se u

ngrimë. Dhe njerëzit kundrejt njerëzve s'kanë mëshirë, po kundrejt shtazëve

po. Prandej çohen, ua lëshojnë bagëtisë vendin rreth votrës, e ata vetë shkojnë

n' erësinën që përpin.

... Dhe agimi zbardh me bukurinë e bardhë që vret. Çohen njerëzit me

trupa të mpirë dhe me kujtim në ndërgjegje se u kalua edhe një natë e

vështirë. U çuan, por nuk çohet një vocrrak. Dora e s'amës shtrihet mbi te

dhe m'at çast një britmë e tmershme çpoi zemrat e kasollës. Dhimba e një

nane i shkrin zemrat në vaj, por ç'e do kur nuk shkrin zemrën e ngrime të

vocrrakut.

Po, ishte ngrimë lokja e nanës. Gjaku i tij i kuq e i purpurt ish ngri ndër

dej dhe në zemër, ish bamë kristal, që të bahet një servis për miljonarin, jo,

gjaku ish ba rubis, për gjerdhanet e metresave.

E trupi i vocrrakut, i lokes së nanës, ishte bamë një shtatore e ngurtë e zhgulun

nga gjiri i nanës.

- Merrnje dhe çonje në qytet këtë shtatore. Vendosnje në një shesh!

181

Dhe si permendore kushtonja ndokujt! Kushtonja atij që ka më shumë merita

për kët vend! Po, ndoj ministrit o deputetit o ndokujt tjetër... E në rasë se

nuk gjeni ndonjë njeri që ka merita të mjaftueshme, atëherë kushtonja atij që

ka merita ma pak, perendisë klasike.

Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni

FJALOR

kundroj - vërej dikë a diçka me kujdes, e shoh mirë dhe me vëmendje

nga të gjitha anët

shtatore - statujë trupore, përmendore

mek - dobësoj, e mpak, e shuaj për zërin

rropat - përplas këmbët duke ecur dhe bëj zhurmë

rubin - gur i çmuar, shumë i fortë e me ngjyrë të kuqe

INTERPRETIM

�Për cilën kohë bën fjalë shkrimtari në këtë tregim?

�Si e përshkruan shkrimtari dhembjen e nënës për vocërrakun?

�Plani kompozicional i këtij tregimi mund të paraqitet si më poshtë:

182

1. paraqitja e veprimit: të gjithë janë mbështjellë në bardhësinë e borës.

2. thurja e veprimit: e trupnat e njerëzve dridhen, nëpër kurriz

u përshkohen të ftohtit që vjen nga skutat, andej nga errësina.

3. kulminacioni: të gjithë u çuen, por nuk çohet një vocrrak.

4. peripecia: dhe njerëzit kundrejt njerëzve s'kanë mëshirë, po kundrejt

shtazëve po.

5. shthurja e veprimit: demaskimi i realitetit, i regjimit në fuqi dhe

revolta e shkrimtarit kundër dallimeve të skajshme klasore në shoqëri.

��DETYRË

Lexoni me kujdes tekstin e mëposhtëm dhe gjeni etapat e kompozicionit

në tekst.

NJERIU QË E BËRI TË QESHË NJË MBRETËRI

Një ditë, pasi u largua nga vendi i tij, ku nuk kishte mbetur njeri pa

mësuar të qeshë, shakatari u nis nëpër botë të takonte njerëz që mund të

kishin nevojë për të. Kutinë me pluhurin magjik me vete, trastën në shpinë

dhe ec e ec na sheh së largu një vend me re të zeza.

Vendosi të kthehej aty e të shikonte ç'bëhej. Rrugës takoi shumë

njerëz. E përshëndesnin, por asnjërit s'i qeshte buza, njëri më i zymtë se

tjetri. Më në fund nuk iu durua dhe pyeti njërin prej tyre:

- Pse të gjithë njerëzit që takoj rrugës janë të zymtë?

Burri vetullngrysur iu përgjigj.

- Ke ardhur në vendin ku njerëzit kanë harruar të qeshin.

- Si kështu?! - Ç'ka ndodhur?!

- Shumë vite më parë, kur ka sunduar gjyshi i mbretit të sotëm. Ai pati

ndaluar të qeshurën me ligj. Që atëherë asnjeri nuk qesh dot në këtë vend.

- Mirë, po mbreti juaj pse nuk e ndryshon këtë ligj?

- Mbreti ynë i zymtë?! Ai e ndjen veten aq fatkeq, sa zor t'i qeshë fytyra

ndonjëherë, jo më të ndryshojë ligjin. Meqë është vet fatkeq, nuk do që njerëzit

e tjerë të qeshin.

- E kuptova, - tha shakatari...

Ai mendoi se e vetmja rrugë shpëtimi është që ta bënte vetë mbretin për

183

të qeshur. Prandaj, pa thënë asgjë, nxori nga xhepi një grusht pluhur dhe ia

hodhi mbretit përsipër me shumë mirësjellje. Shprehja e fytyrës së mbretit

ndryshoi përnjëherësh.

Vetullat e ngrysura iu drejtuan, buza iu përvesh pak sipër dhe filloi të

qeshë. Qeshi e qeshi me orë të tëra duke i lënë të habitur të gjithë oborrtarët

e pallatit që e ndoqën këtë skenë me buzë në gaz...

Mbreti kërkoi pak nga pluhuri magjik.

- Do të të jap të gjithë arin e thesarit tim si shpërblim, - i tha shakatarit.

- Nuk ka nevojë më për këtë, - ia ktheu shakatari. Pasi të mësosh të

qeshësh dhe të duash me gjithë shpirt të qeshësh, nuk ke nevojë më për këtë

pluhur.

- Të hiqet ligji që ndalon të qeshurën!- urdhëroi mbreti. Njerëzit të jenë

të lirë të qeshin.

Fragment nga përralla turke

184

PERSONAZHI

Kur lexojmë një vepër letrare, ndeshemi me njerëz të ndryshëm që i dallojmë

jo vetëm nga pamja, por edhe nga fjalët që thonë, nga veprimet që kryejnë.

Një njeri që vepron në një vepër letrare e quajmë personazh. personazh Personazh

është individualiteti i krijuar nga shkrimtari në një vepër nëpërmjet tipareve

vetjake të të cilit mishërohen disa anë tipike të një karakteri shoqëror, të kuptuara

dhe të vlerësuara sipas një botëkuptimi të caktuar ideologjik. Kështu

në veprat letrare dallojmë personazh kryesor dhe të dorës së dytë; personazh

pozitiv, negativ, personazh tipik etj.

��DETYRË

Lexojeni këtë përrallë

DY VËLLEZËRIT

Një grua e ve kishte rritur dy jetimë. Ata jetonin në varfëri të madhe

dhe nëna i rriste me vështirësi. Pasi u bënë 7-vjeç, ajo i çoi të punonin me

rrogë si barinj te një i pasur.

Kur u rritën fëmijët, e lanë punën tek i pasuri dhe filluan të merreshim

vetë me tregti. Për një kohë të shkurtër bënë pasuri të madhe.

Një ditë u erdhi në vizitë daja i tyre, i cili më parë nuk qe interesuar

fare për ta. Ai i këshilloi se njëri djalë duhej të martohej, pasi nëna e tyre ishte

plakur dhe nusja do t'i ndihmonte asaj në punët e shtëpisë. Në fund daja e

bindi djalin e madh që të martohej me një vajzë të pasur.

Bënë dasmë të madhe. Vëllai i vogël me 300 krushq shkuan ta merrnin

nusen në një vend të largët, tri ditë e tri net udhëtim. Kur erdhi nusja, daja

me qëllim djallëzor e këshilloi nusen të mos flinte me dhëndrin, por t'i thoshte

që ajo dashuronte vëllanë e tij të vogël. Këtë nusja ia tha dhëndrit natën e

parë, ai i besoi dhe u dëshpërua thellë.

Të nesërmen vëllai i madh i propozoi vëllait të vogël të dilnin në gjueti,

pasi shpesh edhe më parë dilnin ashtu për dëfrim. Pasi arritën në vendin e

caktuar, ai i thotë vëllait ta vendoste shenjën ku do të qëllonin. Vëllai i vogël

duke mos e ditur qëllimin e tij, veproi ashtu dhe vëllai i madh e qëlloi nga

prapa, duke e akuzuar për tradhtinë që i kishte bërë. Në çastin e fundit para

se të vdiste, vëllai i vogël i tha se kjo ishte një shpifje të cilën mund ta kishte

bërë daja i tyre. Pasi kuptoi qëllimin djallëzor të dajës dashakeq, vëllai i madh

kërkoi falje nga vëllai i vogël, ia bëri varrin dhe e varrosi.

Kur u kthye në shtëpi, nënës së vet i tha se më nuk do ta shohë të birin

pasi kishte rënë në një çetë hajdutësh dhe ishte zënë peng. Pastaj shkoi te

nusja për ta kuptuar të vërtetën. Ajo pranoi se nuk kishte qenë e vërtetë që

ajo donte vëllanë e vogël, por kështu e kishte këshilluar të thoshte daja i tij.

185

I dëshpëruar thellë, nuses ia mori jetën dhe në fund bëri vetëvrasje,

duke e qëlluar vetveten me thikë në zemër. Nga kjo që ndodhi nëna e vetmuar

filloi të qante derisa u verbua.

��DETYRË

1. Gjeni dhe përshkruani personazhet e kësaj përralle.

2. Ndani në personazhe pozitive dhe negative.

- Ndani në personazhe kryesore dhe të dorës së dytë.

LULI I VOCËRR

Asnjë s'e njeh Lulin. As shokët e tij që përpara

tij luajnë, nuk e njohin. Më mirë të thuash se e njohin,

por ata luajnë për hesap të vet dhe Luli i shikon pa u

përzier me ta. Sot kushdo ka punët dhe kujdesjet e

veta, ashtu edhe fëmijët, ashtu edhe Luli.

- More Luli! Shumë herët ke filluar të shikosh

punën tënde!

Kur Luli hyn në oborr të shkollës, buza i qesh

pak, por askujt asnjë fjalë s'i thotë. Ecën ngadalë duke

shikuar djathtas e majtas, por gjithnjë duke ecur,

derisa të arrijë në cakun e vet. Aty te dera e rrugicës

së shkollës shumë i pëlqen të qëndrojë. Aty është caku

i tij, i praruar me rrezet e ngrohta të diellit në këto

ditët e vjeshtës. Mbështetet Luli në mur, grushtet e

vogla i vë në xhepa, hundën e pjerrët të skuqur nga të

ftohtët e mëngjesit ia kthen diellit dhe ... shikon. Gjëja

186

personazhe pozitive personazhe negative

personazhe kryesore personazhe të dorës së dytë

që më tepër ia tërheq vëmendjen, janë çizmet që kanë mbathur disa shokë të

tij. "Sa të bukura janë! Si shkëlqejnë! - mendon Luli dhe, pa dashje, sytë i

shkojnë te tollumbat e vet, nëpër të cilat shihen fare mirë të pesë gishtat e

këmbëve të zbathura. Nga kureshtja i afrohet një shoku që ka çizmet më të

reja. Ulet dhe sheh në lustrën e çizmes këmbët e veta të zbathura. Aq shumë

shkëlqejnë çizmet!!! Pasi shoku me çizme fluturon, Luli, ngadalë, shkon te

caku i tij, në diell, të ngrohë këmbët. Po kur nuk ka diell, si ia bën i shkreti

Lul?!

Nganjëherë, Lulit i afrohet mësuesi. Dhe, kur e ka fytyrën të pastër dhe

pa puçrra, mësuesi ia ledhaton faqet, gushën; e Luli i afrohet, ia merr dorën,

e shikon me sy pëllumbi dhe do të kishte dashur t'i falte diçka mësuesit. Po

vjollca nuk ka. E Luli i vocërr çfarë mund t'i falë mësuesit tjetër? Veç t'i falë

tollumbat e vet, që kanë hapur gojën, sikur duan ta hanë mësuesin! Po, po,

tollumbat e Lulit të vocërr kanë për ta ngrënë mësuesin!

Sipas Migjenit

��DETYRË

Bëni përshkrimin fizik dhe shpirtëror të Lulit të vocërr. Portretizojeni

atë sipas kërkesës së mëposhtme:

Portretizimi i jashtëm Portretizimi i brendshëm

187

FABULA, TEMA DHE IDEJA E VEPRËS EPIKE

FABULA

Fabula është mbarështrimi i ngjarjeve themelore, për të cilën flitet në

ndonjë vepër letrare.

Në vepër hasim edhe ndjenja, përshkrime dhe qëndrime, por fabula

shënon vetëm rrjedhjen e ngjarjeve më të rëndësishme të një vepre letrare.

Në një tekst tregimtar (poemë, roman, tregim etj.) ne dallojmë fabulën

dhe subjektin. Fabula është vetë thelbi i ngjarjes, ashtu si ajo ka ngjarë, në

renditjen e vet logjike e kronologjike. Subjekti është më i gjatë e më i zhvilluar

sesa fabula.

TEMA

Kur analizohet një tekst letrar, në radhë të parë duhet vështruar se cila

anë e jetës është pasqyruar në të. Pra, çdo vepër letrare flet për diçka dhe kjo

ka të bëjë me temën e veprës.

Tema është motivi themelor i një vepre letrare, mbi bazën e të cilit zhvillohet

e gjithë ngjarja. Titulli i veprës letrare rregullisht është në lidhje të drejtpërdrejtë

me temën.

Edhe në jetën e përditshme themi: tema e mbledhjes (e bisedimit), tema

e mësimit, hyri në temë, nuk është në temë etj. Gjatë bashkëbisedimit: folësi

flet për thelbin e çështjes, ndërsa dëgjuesi kupton për se a për kë flitet.

Tema është problemi themelor që pasqyrohet në një vepër letrare.

P.sh.: tema bazë në veprën e Migjenit është padrejtësia, vuajtja dhe mjerimi

i vegjëlisë. Romani "Heshtja e armëve" i Ramiz Kelmendit, për temë ka hakmarrjen,

ndërsa në romanin e Haki Stërmillit "Sikur të isha djalë" tema është

shoqërore dhe bën fjalë për emancipimin e gruas.

IDEJA

Ide është mendimi kryesor që përshkon një vepër artistike, parim

themelor, mbi të cilin mbështetet ndërtimi i saj. Ideja e veprës letrare shpreh

porosinë e tërësishme që vepra ia ofron lexuesit. Bie fjala, ideja e përbashkët

e veprave të Migjenit në prozë e në poezi është kërkesa për ndryshimin e jetës

shoqërore, politike e ekonomike të shoqërisë.

188

LUMI I VDEKUR

Shpërngulja

Në qerren e parë të karvanit, ngushtuar nga rregullimat e shtëpisë,

përveç Pilos që e ngiste, ishte e reja me të vjehrën. Plaka e ndënjur te koka e

nuses, te koka i thënçin, se gruaja që po çaplehej në të dhëmburat e hidhura

të lindjes (ku vinte kokën, s'vinte këmbët) kishte kryqosur duart në kraharor

me një pikëllim të madh dhe s'dinte ç'të bënte. Vetëm kur ranë kambanat

e Shën-Gjergjit, që lajmëronin se po dilte nga kisha, plakës iu kujtua

zoti i madh dhe filloi t'i lutej shenjtit t'i lehtësonte dhimbjet së resë e t'i ipte

lirim të mbarë. Me gjithë të keqtë e atij çasti, nuk harroi të falej që t'i gëzonte

shtëpinë me një djalë. Të gjithë këto i bëri me mënt e saj, vetëm këtë të fundit

e tha me zë, sikur kërkonte që ta dëgjonte dhe e reja.

Nusja që kishte rënë një hop në atë qetim të shkurtër në të cilin bien

rëndom gratë shtatzëna kur janë duke mbledhur fuqi për shtërzimin e fundit,

u dha buzëve të mavjosura një fije gazi të hidhur.

- Ashtu, vërtet, moj nënë, djalë qoftë, çupë mos u bëftë, se ne gratë na

ka nëmur zoti qëkur na bëri gra...

Qerrja që hidhej sa më një krah, më një krah nga një herë në tjetrën,

po bënte të sajën, lehtësonte dhe afronte orën e madhe të dritës e të qetësisë.

Atë hop, kur Piloja shpoi rëndë kalin që të bënte djathtas e të linte mënjanë

një pellg të thellë më ujë, nusja lëshoi dhe afronte orën e madhe të dritës e të

qetësisë.

- Uf, nëno moj! - sikur hosteni të ishte ngulur në trup të saj e jo në

lëkurën e argasur të kaut.

Kjo ndjenjë e çuditshme e zaptoi menjëherë Pilon, që në çast hoqi

hostenin nga vithet e kafshës dhe ktheu kokën të shikonte ç'kishte e shoqja.

Qetë, lënë në punë të tyre, i ranë lerës përmes. Shtatzënia në të dhëmbura

e sipër, u shpëtoi duarve të plakës që e mbanin të mos e briste e ta

dëgjonin bota dhe u kthye më krah, sikur ashtu do të gjente lehtësimin që

kërkonte. Gjunjët, mbledhur mbi bark, iu përpoqën në faqen e një dengu me

plaçka. Rrangullat e shtëpisë u rrokullisën nëpër qerre dhe një trastë shkau

e ra ne tokë. Trahanaja e imët dhe e thatë kërckë u përhap mbi baltë.

- Uaha kazil, uaha kuqo! U foli Piloja qeve që të ndalojnë dhe vetë, si

pështeti hostenin në tokë, u hodh poshtë.

Edhe qerrja e dytë pushoi së qari. Qetë duke shfryrë jashtë avullin e

dendur e të ngrohtë, zhytën turinjtë në trahana dhe nisën të përtypen me

qejf. Një shkumë e bardhë filloi t'u rrjedhë si zinxhir i hollë nga të dy anët e

bulçive.

Nga bishti i qerres së pasme kërceu në rrugë dhe ndau drejt së parës

një vajzë nja gjashtëmbëdhjetë vjeçe. I ra baltës përmes dhe doli në krye të

karvanit. Ishte Vita, çupa e madhe e Pilos.

- Ç'kërkon, moj bijë, që erdhe?... I foli gjyshja. - Nuk bën të rrish, këtu,

po shko... Je çupë e rritur tashti...

- Nëna, ç'ka nëna?...

189

Piloja, pasi u vuri qeve përpara e më këmbë hostenin e gjatë, si shenjë

që s'duhej të lëviznin nga vendi, i ra qerres rrotull dhe doli në bisht të saj.

- Po ty, moj, kush të thirri të vish?

Kur vajza pa t'anë kaq të ngrysur e tek vetulla e mëngjër i epte fët-fët

poshtë e lart si për kohë të lirë, uli kokën dhe mërmëriti:

- Erdha se mos më do gjëkafshë nëna... dhe, sikur të kishte në duar

ndonjë palë kriga, kapërceu gishtërinjtë me njëri - tjetrin pa ditur ç'të bëjë

tjetër.

- Shko, shko, te qerrja, se s'mbeti jot'ëmë për ndihmën tënde! I foli i ati,

duke i bërë me kokë, sikur kërkonte ta shtynte tutje.

Si u largua çupa, Piloja iu afrua s'ëmës.

- E, plakë, si duket puna, a do të mbajë dot gjer në Seman?

- Zor, o bir... Më duket se po e mundojmë e po hyjmë në gjynah me

zotin dhe me të ... Ktheje më mirë qerren për në Bishtanakë, te hani. Gjyshja

ngriti kokën dhe pa të birin në sy, si për t'i zgjidhur mendjen.

- Ma desh zemra të lindte fëmija në dhe të ri, se, kush e di, mund të na

sillte të mbarë... Po, nejse, kur s'do perëndia, s'ka ç'bën robi...

- Tundi kokën dhe u largua drejt kreut të karvanit. Mori hostenin,

hodhi lart dhe shpoi kuqon që të kthente, më të djathtë.

- Pse qan ata, mos e rrahu tata?... pyeti vëllai i vogël zgjuar në kohën

kur qerrja kishte pushuar së tunduri e përkunduri.

- Jo vëllaçko, nuk qan ata, por prit dhe pak, të shohësh se kush do të

qajë: vëllai apo motra... iu përgjigj Vita, duke tërhequr me një dorë tërkuzën

e lopës dhe me tjetrën duke shtrirë të vëllanë.

Qerrja filloi të lëkundej përsëri dhe boshti i palyer ia nisi vajit të tij:

"criu-criu fiq..." avaz që po e mbante që atë mëngjez kur i zoti i harroi, apo

s'pat nge, t'hedhë masën katranit. Kjo e qarë zvarrëzvarrë, si ajo tërkuza e

lëshuar e lopës që Vita e kish lënë nga dora, shiu i imët i fushës së Myzeqesë,

që s'priti gjersa karvani të zinte Kilin e vogël. Koka, lëshuar gjumit dhe ëndërrave,

po i shkonte sa mënjanë nga troshitja.

Sytë e vajzës, si kaluan një çast vështrimin e plogët e të qullët të kafshës

që vinte pas, u mbushën përnjëherë me lot. Bulzat e ujit mbi faqen e një

pellgu të rrahur nga shiu, dukeshin si barka të vogla që kishin ngritur velat

për udhëtim, ashtu si lotët e vajzës që kishin marrë teposhtë faqeve. Kapur

fort pas hunjve të qerres, kokën pështetur mbi faqen e rrogëzit që mbulonte

plaçkat dhe binte gjer poshtë, vështrimin mbytur në atë re të madhe shiu, as

Vita s'e kuptonte dot kush ja ndillte gjithë këtë trazim e pikëllim: arratia

nga fshati ku kishte lerë e ishte rritur, lëngimi dhe dhembjet e nënës, apo

ndonjë duf i ri që s'pati ndjerë gjer atë ditë në kufijt e fshatit të saj, në gjerdhet

e kasolles së saj.

E ku kuptohet ndonjëherë nga çastisin rrëketë që mbushin lumin dhe

e bëjnë të buçasë nga shtrati dhe udha e tij!...

190

Fragment nga romani "Lumi i vdekur" i Jakov Xoxës

Shpjegim:

Në fragmentin e shkëputur nga romani "Lumi i vdekur" shquhen çastet

që tregojnë: shpërnguljen e familjes së Pilo Shpiragut dhe dhimbjet e lindjes

që e kanë shtrënguar gruan e tij, e cila përpëlitet në qerren që lëviz rrugës me

gropa fushës së Myzeqesë. Në të dyja rastet përmes rrëfimit të qetë, Jakov

Xoxa shpreh, botën e ngarkuar me reflekse, përfytyrime e asociacione të

pasura, botën psikologjike të personazheve, si dhe drithërima të brendshme,

të thella shpirtërore... E gjithë rruga që përshkon karvani ka një domethënie

simbolike.

Varfëria, rruga me llucë, qerret me qetë e lodhura, karrocat e mbushura

me njerëz dhe dengje leckash është rruga e jetës së familjeve Myzeqare në

vitet '30. Tiparet përcaktuese të personazheve dalin që të përgatisnin për

ngjarjet e mëpastajme: plaka me urimet dhe mallkimet e saj, Pilo me

zemërimin dhe përgjegjësinë e prijësit të karvanit; Lili i vogël që e sheh botën

ende përmes përngjumjes nga lëkundja e qerres, Vita në prag të shpërthimit

të vajzërisë; gruaja shtatzënë me dhimbjet e rënkimet që s'dihen në janë ogur

i mirë apo i keq. Pamjet, përshkrimet, gjendjet janë dhënë me një leksik aq të

përshtatshëm dhe aq të pasur, sa të duket sikur i ke të gjalla para syve. Kjo

është dhe nga veçoritë më karakteristike të stilit të J. Xoxes.

PYETJE DHE DETYRA

�Ç'është fabula?

�Ç'është tema?

�Ç'është ideja?

�Ku qëndron dallimi ndërmjet fabulës dhe përmbajtjes së veprës letrare?

�Lexojeni në tërësi romanin "Lumi i vdekur". Analizojeni këtë vepër letrare:

shkruani në fletore për personazhet, fabulën, temën dhe idenë e veprës.

Për t'ju ndihmuar për detyrën e dhënë, po japim këtë skemë:

LUMI I VDEKUR

Tema: Jeta e vështirë e fshatit të Myzeqesë gjatë viteve 1938 - 1939

Fati i tri familjeve:

- Familja Shpiragu e dëbuar nga beu i vendit;

- Familja Tafilaj, kosovarë të dëbuar nga pushtuesi serb;

- Familja e Koz Dynjasë, vendase nga fshati Trokth.

Linjat paralele:

- Vështirësitë e jetës e mbijetesës së fshatarëve përballë bejlerëve e

tregtarëve;

- Dashuria e Vitës me Adilin (një bashkim simbolik).

191

Zhvillimi i ngjarjeve:

- Dëbimi nga toka e vet e familjes së Shpiragajve;

- Vendosja e tyre në Trokth;

- Marrëveshja e Pilo Shpiragut me tregtarët e Fierit;

- Shpërthimi i lumit;

- Zhgënjimi i Pilo Shpiragut nga tregtarët;

- Marrëveshja e tij me beun;

- Arratisja e Adilit me Vitën.

Personazhet kryesore:

- Pilo Shpiragu e Koz Dynjaja, që tipizojnë figurën e fshatarit shqiptar

mes dilemave të kohës.

- Sylejman Tafili tipizon figurën e kosovarit të ikur nga serbët, por dhe

të zhgënjyer nga raportet me fshatarët e Myzeqesë.

- Adili dhe Vita janë dy personazhe romantikë të dashuruarish, që

autori i parapërgatit për ngjarjet e mëpasme të luftës.

Veçori të veprës:

- Ka unitet të brendshëm të qëndrueshëm, me anë të të cilit lidhen

rrjedhat fabulare.

- Ndërhyrja e autorit për të bërë zgjidhje qëllimore.

- Synimi për të rrëfyer bindshëm.

- Gjuha e pasur me frazeologji dhe filozofi popullore.

192

JAKOV XOXA (1923-1979)

Jakov Xoxa në letërsinë shqipe është i njohur si

romansier, novelist e tregimtar.

Lindi në Fier ku e mbaroi shkollën fillore, ndërsa

të mesmen e kreu në Korçë. Pasi përfundoi studimet e

larta për letërsi, një kohë punoi si gazetar dhe më vonë

si profesor i letërsisë në shkollën e lartë. Nga viti 1965

Jakov Xoxa kryesisht filloi të merret me krijimtari

letrare, ku në fillim shkroi skica, reportazhe dhe tregime.

Tregimet e Jakov Xoxës janë përmbledhur në

"Novela" I dhe II.

Në letërsinë shqipe Jakov Xoxa u bë i njohur me

romanet "Lumi i vdekur", "Juga e bardhë" dhe "Lulja e

kripës". Është marrë me stilistikë dhe teori të letërsisë.

POEMA

Poema është një tregim ose rrëfim jo në rreshta, por në vargje.

Zakonisht është më e gjatë se këngët lirike, por më e shkurtër se këngët

epike.

Në to autori rrëfen për një ose më shumë ngjarje, në të cilat veprojnë

disa personazhe. Ajo shkruhet në vetën e parë ose të tretë. Gjendja

shpirtërore e autorit në fakt ndërthuret me atë të heroit, karakteristikë kjo që

poemën e veçon nga llojet e pastra epike. Në letërsinë shqiptare poema është

mjaft e pranishme.

Poema kanë shkruar Gavrill Dara i Riu "Kënga e sprasme e Balës",

Naim Frashëri "Historia e Skënderbeut", "Bagëti i bujqësi"; Ndre Mjeda "Vaji

i bylbylit", "Andrra e jetës" etj. dhe shumë shkrimtarë të letërsisë së sotme

shqipe, si Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Shefqet Musaraj, Ali Podrimja etj.

ANDRRA E JETËS

Trina

Molla t'kputuna nji deget,

Dy qershia lidhë n'nji rrfanë,

Ku fillojnë kufijt e geget

Rrinë dy çika me nji nanë.

Kreckë e bre përzier me lisa

Rriten rrotull me çetinë,

Plepa t'but' e qeparisa,

Mbëlojnë e veshin atë ledinë.

S'ushton mali prej baktiet,

S'fryn murrlani me duhi;

Paq i kthelltë prej Perëndiet;

Paq prej nierit e qeti.

Gurra e lugut veç ushtote

Si lahutë me kangë kreshnike;

E ndër pemë bylbyli këndote

Valle darsmet e fisnike.

Ngreh, bylbyl, n'at hije valle,

Ushto gurrë, trimneshë, n'shkambije;

Bulk i natës, kungallë, që talle

Nëpër gemba e për lamije.

193

FJALOR

Këndoni, këndoni. Veç prej stanit

T'ardhmen Trina mbramje n'shpi,

Tuj blegrue nji kij mbas zanit

T'deles nane keni me ndi.

Veç prej plehut gjel kokoti,

Me njat za që s'ndrron kurrherë,

Ka m'u gjegjë se a tuj ndërrue moti,

Se a tuj çue nji tjetër erë.

U ndi nji za te shtegu:

Cice! Del se erdh Murgjina,

E mbrapa po vjen Trina

Me j'qingj të Sykes ngryk.

E duel me mjelcë te burgu

Lokja, nxuer viçin jashtë,

E Shega, e letë si kashtë,

Tuj kcyemun e bërlyk.

Iu suell oborrit rrotull

Tu u hejdhë me bisht përpjetë;

Derisa plaka vetë

Rrshane tu Murpuna e çoi.

Moli, tuj këndue, lopën,

Tuj pritun viçin prorë;

E tambli, bardh si borë,

Përmbrenda mjelcës ngufoi...

Ndre Mjeda

rrfanë - veshë, vegjë, pupa, bishti i qershisë

geget - e gegëve

kreckë - një lloj panje

nierit - njeriut

qeti - qetësi

gurrë - krua, burim

bulk - kandërr që këndon natën, bulkth, që nxjerr një zë si të gjinkallës.

T'ardhmen Trina mbramje n'shpi - me të ardhur Trina në mbrëmje në

shtëpi.

kij - qengj

gjel kokoti - gjel që këndon bukur e gjatë. Kokoti është një epitet krahinor

për këta lloje gjelash. Gjelat e parandiejnë ndërrimin e motit. Po këtu

194

ka një kuptim figurativ, është si një paralajmërim i asaj që do të

ndodhë në strofën e dytë, sëmundja e Trinës.

cice - nënë (formë dialektore). Në Malësi të Veriut kështu, me emrin e gjirit,

i thërresin nënës fëmijët.

murgjina - lopë e murrme

sykë - emri i deles që ka sytë të qarkuar nga një rreth i zi ose fytyrën me

shenja.

mjelcë - enë e drunjtë për të mjelë dhentë, enë ku hidhet qumështi

burg - ahur

Shega - emër lope, lopë me brirë të kthyer përpara. Këtu ka kuptimin: viç.

u bërlyk - u zhgërrye përtokë duke bërtitur

rrshanë - zvarrë

tuj pritun viçin prorë - duke ndaluar viçin gjithnjë (për çdo çast)

ngufoj - gufoi, u çua përpjetë

Shpjegim

Ky fragment është marrë nga pjesa e parë e poemës që i kushtohet

Trinës. Vetëm brenda tri vargjeve, nëpërmjet një metafore të goditur, jepet

koncepti familjar (ku mungon figura e mashkullit), por dhe kufijtë gjeografikë

e hapësinorë.

Fjalët kyçe lidh e t'kputuna japin idenë e trashëgimisë biologjike dhe

të pavarësisë individuale në një familje. Kështu që në fillim duket se Mjeda

mjedisit tipik malësor do t'i japë frymë universale.

Në këtë këngë shfaqet para nesh një peizazh i gjallë baritor me një

pasuri të madhe ngjyrash e tingujsh. Pas çdo vargu ai pasurohet me elemente

të shumtë, që ilustrojnë karakteristikat e këtij mjedisi.

Elementet natyrore përzihen me elemente nga bota e kafshëve si dhe

nga bota njerëzore.

Puna, është një detaj tjetër shumë i rëndësishëm në këtë pjesë. Aq të

lidhur janë njerëz e kafshë sa emri i deles, Shega del njëlloj i rëndësishëm si

emri i Trinës.

Mënyra se si e thërret Vajza nënën Cice, tregon për një lidhje të fortë

shpirtërore e fizike ndërmjet nënës e vajzës së vogël.

Qetësia dhe paqja që mbretëron kudo, duket se të parapërgatitin për

diçka jo të mirë që mund të ndodhë.

Lumturia e vajzave dhe e nënës është tepër e bukur për të qenë e

vërtetë. Kështu, ndjesia poetike shkon paralelisht me logjikën e realitetit.

195

PYETJE DHE DETYRA

�Ç'është poema?

�Cilat janë poemat më të njohura në letërsinë shqiptare?

�Lexojeni në tërësi poemën e Ndre Mjedës "Ëndrra e jetës".

�Bëni analizën e kësaj poeme. Për këtë mund t'ju ndihmojë skema në vijim.

ANDRRA E JETËS

Kryevepra e Mjedës Poema e jetës, e lindjes dhe e vdekjes.

Kompozicioni

Pjesa e parë: Trina - njohja me natyrën, mjedisin, personazhet,

Vdekja e Trinës, fatalitet i jetës

Pjesa e dytë: Zoga - lindja e dashurisë dhe e foshnjës,

bukuria e jetës

Pjesa e tretë: Lokja - çastet e fundit, meditimi për jetën,

vdekja si fenomen i natyrshëm

Boshtet e poemës

Personazhi i femrës: - shpaloset me stoicizmin e burrërinë e Lokes,

brishtësinë e pafajësinë e Trinës dhe bukurinë

e fëminitetin e Zogës.

Dashuria: - ndjenja më sublime e jetës, që shfaqet në

shumë forma.

Natyra: - tipike e virgjër, malësore, e veshur me cilësi

romantike.

Filozofia: - një jetë njerëzore ku bashkëjetojnë lindja dhe

vdekja, gëzimi dhe hidhërimi.

Struktura (treshe): - natyra, personazhet, poeti që bashkëveprojnë

në mes tyre.

Estetika: - e bukura dhe tragjizmi në jetë dhe në art.

Stili: - romantik, neoklasik me elemente realiste

Figura qendrore: - metafora, simboli, epiteti

Gjuha: - koncize, e përpunuar estetikisht

Metrika: - pjesa I, vargu tetërrokësh, pjesa II, vargu

tetërrokësh, pjesa III, dhjetërrokësh.

196

BALADA

Baladat janë krijime letrare epiko-lirike ku rrëfimi i autorit ndërthuret

me ndjenjat e tij të brendshme. Nëse te poemat epike temë kryesore është

tema heroike, në balada temë kryesore është jeta shoqërore dhe zakonet

morale. Edhe në balada shfaqen mjaft shpesh elementet fantastike.

Ky lloj letrar është zhvilluar me sukses në letërsinë tonë popullore.

Janë të shumta baladat si në krijimtarinë gojore, ashtu edhe në atë të shkruar.

Të njohura janë baladat "Gjergj Elez Alia", "Hasan Aga dhe Çika

Potureshë", "Konstantini vogëlith" (ose Halil Garria apo Motra me nëntë

vëllezër, "Aga Ymeri" etj.). Nga letërsia jonë e shkruar mund të përmendim

krijimin letrar “Zolejka” të Çajupit.

HASAN AGA DHE ÇIKA POTURESHË

I lshoj vjetat djali me kullotë,

E po i çon nëpër mëhallë,

N'Potur mëhallë m'i ka çue,

Me ni çikë potureshë o besatue:

"Bashkë me mue ti ke m'u martue."

Nji Haxhuze i ka diftue:

"Myzhde, djali t'u kish martue!"

Nana e Hasan Agës na ish idhnue:

Nuk asht nana n'zor për çikën potureshë

ndër beglerë kam me e martue

"Ndër beglera ndër agallarë,

E ka nana nji për mallë".

Daja i vet aty ish kanë:

"Pse, bre nip, ashtu po ban,

Ndër poturë, qysh, nusen me zanë."

Daja e vet shka i kish thanë:

"Ty nusën, bre nip ta kam zanë."

Hasan Aga shka i kish thanë:

"Kam dhan' besën n'din e iman,

S'muj me marrë un' tjetër kan!"

Daja Hasan Agës shka i kish thanë:

"Ti budallë mos u ban!

Na ty nusen ta kem zanë

Ta kem zanë, kem' me t'martue

Edhe darkën me ta marue".

Hasan Aga ish kan' idhnue:

"Pse, dajë, ktahën me ma ba mue?

197

198

Edhe krushqit i ka thirr me shkue

Dasëm po don me marue"

Kan shku krushqit nusen ja kan pru.

Hasan Aga fort ish kan' sertnu

"Hajde Hasan, dhandër me t'çu!"

Hasan Aga dhandër s'po don me shku

Jan' shku nuses me i kallxue:

"Ka dhanë besë tjetërkund".

Qaty nusja tha: "Medet për mue!"

Sahati gjashtë koka shkue:

Hala dhandri s'asht me shkue

Me zor daja ma paska çue.

Hasan Aga dhandër kur ka shkue,

Ish ndal' n'sobë me u kujtue...

Qaty nusja e kish qortue:

"Hasan Aga shka je idhnue

E s'po flet aspak me mue?

A po t'dukna e keqe unë,

Apo tesha pak t'kam prue?"

"Boll tesha më paske, prue.

Boll e mirë paske qillue,

Kam dhan' besën tjetërkujt."

Qaty gruja i kish kallxue:

"Rrogtaricë kam me t'u marue,

Ki me e marrë edhe at' grue;

S'po t'thom un' besën lene."

Hasan Aga shka kish marue,

"Hiq bre grue s'muj besën m'e lshue,

Kam dhan' besën tjetërkuj."

Kush n'atë odë nuk kish qillue.

Nji letër po don me shkrue.

Gishtin e vogël e kish shkurtue

Me qat gjak letrën e ka marue

Edhe grues i kish kallxue:

"Kur t'vij nana me m'thirr mue,

Për prozore letrën nanës me ja lshue."

Hasan Aga shka kish marue:

Thikë, vetit m'i ka mshue,

N'at vend jetë paska nrrue.

Nana e Hasan Agës koka çue,

N'der t'Hasanit paska shkue:

"Çou bir, mos pritsh m'u çue!

S'dojshe dhanër mramë me shkue."

Qaty nusja n'prozore asht ofrue:

"Paja, nanë, me të kallxue,-

Merre qit letër!" - n'dorë ja ka lshue.

E merr letrën nana diku me knue,

E merr letrën te hoxha ka shkue.

E merr letrën hoxha me knue,

Nanës Hasan Agës i ka kallxue:

"Djali yt jetë paska nrrue.

Me zor dhandër e kini çue:

Daja n'çafë m'ka marrë mue."

Qaty halla shka kish marue:

"Haj medet, pa djal kam mbet' unë!"

Të tanë krushqve, me u kallxue:

"Asnji, krushk, n'shpi mos me shkue,

Me tupana te vorret me m'çue,

Se me çikë t'begut m'kanë martue

Edhe besën ma kanë prish mue."

Qaty krushqit shka kanë marue:

"Të tanë krushqit hoxha i ka tubue

Edhe letrën ua ka knue:

"Kah Potur mahalla mue me m'çue,

besën peng mos me ma lanë mue!"-

Qashtu n'letër e kish pas' shkrue.

Me tupana tue bumbullue,

Kangatar't kanë shkue tue knue,

Me xheneze kah Potur mahalla kanë shkue.

N' Potur mahall kur kanë dalë,

Paskan ra n'qat mahallë,

Çika potureshë krushqve para ju kish dalë.

Bajraktari ish kan' i parë;

Bajraktarit çka m'i ka thanë:

"Bajraktar po t'lutna tash me u ndalë!

Du ta shof, tha, qeket djalë;

Sebep meje jetën e ka dhanë;

S'desh me lan', din e imanë,

Edhe unë mbas tij s'kam me rrnue!"

Çika thikë vetit i paska mshue,

Edhe çika jetë paska ndrrue,

Amanet ju paska lan':

"Ngatangat vorret me i marue!"

Nanës Hasan Agës i kanë kallxue:

"Ngatangat n'dhe po don me i lshue."

Nana e Hasan Agës shka po ban,

Ni amanet me gojë e kish lan'

Me gojë t'vet e kish kallxue:

"Ndërmjet t'dyve n'dhe me m'lshuem

Veç ngatangat ata mos me i afrue."

Tri vorre i paskan marue,

ndërmjet t'dyve plakën e kanë lshue

199

FJALOR

Trandafilat te kryet' u kan bi.

Edhe kaça ndërmjet u ka çelë.

S'po i le gjylet, medet me u përpjekë.

haxhuze - plakë e keqe

rrogtaricë - shërbyese në një familje, shërbëtore

prozore - dritare

myzhde - lajm i gëzuar

sebep - shkak

PYETJE DHE DETYRA

�Cila është tema e baladës "Hasan Aga e Çika Potureshë"?

�Cilat shtresa shoqërore prezantohen në këtë baladë?

�Pse lindi konflikti?

�Çka përfaqëson Hasan Aga e çka nëna e tij?

TË SHPREHURIT KRIJUES

200

�Dëgjoje këngën e "Hasan Agës" dhe shkruaje tekstin e saj.

�Krahasojeni tekstin e dhënë në libër me tekstin e këngës që e ke

shënuar ti.

NJOHURI PËR DRAMATIKËN

Veprimet dramatike e japin jetën nëpërmjet dialogëve, monologëve dhe

veprimit të personazheve. Ne këto vepra mungon fjala e autorit. Vendin e saj

e zë gjuha e personazheve (dialogu, monologu).

Dramat, zakonisht, kanë në qendër një konflikt të vetëm, kurse, konfliktet

e tjera janë të dorës së dytë, i shërbejnë zgjidhjes së konfliktit kryesor.

Këto vepra shkruhen për t'u shfaqur në skenat e teatrit, prandaj duhet

të plotësojnë disa kërkesa, si: të mos zgjaten më shumë se dy orë, ngjarjet të

jenë shumë të përqendruara dhe të paraqiten sikur zhvillohen para syve të

shikuesit, në kohën e tashme.

Personazhet vendosen përballë njëri-tjetrit. Veprat dramatike ndërtohen

me akte, skena ose pjesë.

DIALOGU DHE MONOLOGU

Në veprën dramatike kompozicioni është më i ndërlikuar. Aty mbizotëron

dialogu dhe monologu, si formë e të shprehurit të aktorit.

Dialog është bashkëbisedimi që zhvillohet ndërmjet dy personazheve,

ndërsa monolog quhet biseda që e zhvillon një personazh duke folur me

vetveten ose që u drejtohet lexuesve, dëgjuesve a shikuesve në një shfaqje

teatrale.

Në vijim po japim një monolog dhe një dialog nga komedia "Koprraci" e

Molierit.

KOPRRACI

- Komedi -

(akti IV, skena VII)

Harpagoni është fajdexhi i pasur dhe koprrac i jashtëzakonshëm.

Kleanti, i biri, në bashkëpunim me shërbëtorin e tij, marrin arkën me

florinj. Harpagoni bëhet si i marrë dhe thërret komisarin e policisë për

zbulimin e hajdutëve.

Personazhet kryesore në këtë pjesë:

Harpagoni (koprraci) - i ati i Kleantit dhe Elizës

201

Monolog

Kleanti - i biri

Eliza - e bija

Komisari i policisë etj.

HARPAGONI - (thërret që nga kopshti dhe del në skenë pa kapelë).

Hajdutët! Hajdutët! Vrasësit! Kriminelët! Oh! I mjeri unë! Drejtësi, o Zot

i drejtë! Më fikën, më vranë, më prenë kokën, më vodhën paratë e mia!

Kush m'i ka marrë? Ç'u bë? Ku është? Ku fshihet? Si mund ta gjej? Ku

të vete? Ku të mos vete? Mos është atje? Mos është këtu? Kush je ti?

Qëndro! Paratë!

Paratë, i poshtër!... (Zë krahun e tij). Oh, jam unë! M'u prish mendja s'di

ku jam, cili jam e ç'po bëj. Oh, paratë e mia të gjora, miqtë e mi të

dashur! Më lanë pa ju. Tani që ju rrëmbyen prej meje, e humba

mbështetjen, ngushëllimin, gëzimin; të gjitha mbaruan për mua; s'më

duhet më jeta; pa ju është e pamundur të rroj. Kaq ishte, më la fryma,

po vdes, vdiqa, më varën. S'ka ndonjë zemërbardhë që të më ngjallë, të

më kthejë verdhushkat e mia të dashura, ose të më thotë kush m'i ka

marrë? E? Si thoni? Asnjë s'ka? Kushdo që ma bëri gjëmën, mirë ma

gjeti rastin; zgjodhi tamam kohën kur i flisja atij të mallkuarit djalë. Të

dal. Të vete në polici, t'i them t'i shkojnë në hell të gjithë të shtëpisë,

me shërbëtorë e shërbëtore, me djalë, me vajzë, more dhe mua vetë. Sa

njerëz qenkan mbledhur! Kujtdo që i hedh sytë, më bën të dyshoj, të

gjithë më ngjajnë me hajdutin që më vodhi. Ej! Për cilin flisni atje tej?

Për atë që më vodhi? Çfarë zhurme bëhet atje lart? Mos është atje

hajduti? Amani, kush e di ku është futur, i lutem të ma tregojë! Mos

është fshehur aty në mesin tuaj? Më vështrojnë të gjithë dhe qeshin.

Keni për të parë, edhe ata kanë gisht në vjedhjen që më është bërë

patjetër. Hajde, shpejt, komisarë, xhandarë, gjykatës, litarë, trarë,

xhelatë! Të gjithë t'i varin, të gjithë: dhe sikur të mos i gjej paratë e mia,

do të varem edhe vetë pastaj.

Dialog

KOMISARI - Ma lini mua në dorë. Ai është zanati im. U regja në këso punësh.

S'është e para herë që po merrem me zbulimin e hajdutëve dhe

do të isha bërë pasanik i madh sikur të kisha aq thasë nga një

mijë franga sa njerëz kam varur.

HARPAGONI - Të gjithë gjykatësit të interesohen për shqyrtimin e kësaj

çështjeje dhe, në qoftë se nuk m'i gjejnë paratë e mia, do të

202

kërkoj drejtësinë e drejtësisë.

KOMISARI - Duhen bërë gjitha hetimet e nevojshme. Sa para kishit në arkë,

thatë?

HARPAGONI - Dhjetë mijë florinj, të numëruar një për një.

KOMISARI - Dhjetë mijë florinj?!

HARPAGONI - Dhjetë mijë florinj.

KOMISARI - Vjedhje e rëndësishme.

HARPAGONI - S'ka torturë që mund ta lajë këtë krim kaq të madh dhe, sikur

të mos i jepet dënimi i merituar hajdutit, s'ka siguri më as për

gjërat më të shenjta.

KOMISARI - Në ç'monedhë ishte kjo shumë?

HARPAGONI - Në flori tingëllues.

KOMISARI - Cilin dyshoni për këtë vjedhje?

HARPAGONI - Të gjithë! Dua të arrestoni e të burgosni qytetin me gjithë

rrethet.

KOMISARI - Po të më dëgjoni mua, nuk duhet të inatosim asnjeri, po të

mundohemi me të urtë e me të butë të shtiem ndonjë provë në

dorë, që të mundim të veprojmë pastaj me anën e forcës dhe të

kërcënimit për t'i gjetur gjithë paratë që ju kanë vjedhur.

(Kleanti i jep arkën me florinj me kusht që Harpagoni të heqë dorë

nga marrëzia e tij për t'u martuar me Marianën).

Molieri

Shënim

Kjo pjesë është marrë nga komedia "Koprraci" e shkrimtarit të madh

francez Molier, emri i vërtetë i të cilit ishte Zhan Baptist Pokëlen (1622-1673).

Përmes skenave me humor të goditur, Molieri demaskon koprracinë që

shkatërron shpirtin e njeriut.

FJALOR

koprrac - ai që kursen tej masës edhe për sendet e domosdoshme për jetesë;

ai që ka para dhe nuk ndihmon tjetrin kur ky ka nevojë, njeri

dorështrënguar.

gjëmë-a - fatkeqësi e madhe, e keqe e madhe

xhelat-i - vrasës, mizor, ai që pret kokën e njeriut

u regja - u mësova, u kalita

hetim-i - zbulim, vëzhgimi me kujdes për të zbuluar diçka

t'i shkojmë në hell - t'i mundojmë shumë, t'i vrasim në mënyrë të egër

kanë gisht - kanë pjesë në një veprim, kanë dijeni

203

PYETJE DHE DETYRA

- Si e jep autori gjendjen e koprracit, kur kupton se e kanë vjedhur?

- Pse autori përdor një varg pyetjesh?

- Si ndikojnë ato te lexuesi ose te shikuesi i komedisë?

- Si e kuptoni shprehjen e koprracit: "Tani s'më duhet më jeta"?

- Ç'tregon çasti kur koprraci zë krahun e tij dhe pandeh se kapi hajdutin?

PËR TË QESHUR

204

MOLIERI (1622-1673)

Zhan Batist Molier është komediografi më i

madh francez. Në moshën 20-vjeçare doli në skenë dhe

u çmua si aktor komik. Më 1643 formoi teatrin e vet

"Molier", në skenën e të cilit u luajtën me sukses komedi

dhe tragjedi të ndryshme.

Ka shkruar shumë komedi, nga të cilat më të njohura

janë: "Tartufi", "Mizatropi", "Koprraci", "Don Zhuani",

"Borgjezi xhentëlmen", "I ligu për mend" e të tjera.

Veprat e Molierit kanë rëndësi mjaft të madhe si

për letërsinë franceze ashtu edhe për letërsinë botërore.

Është përkthyer në shumë gjuhë të botës. Në letërsinë

shqiptare është imituar nga Çajupi, Fishta e shkrimtarë

të tjerë komedish.

MËSUESI: Në fjalinë “Hajni është arrestuar”,

ku është kryefjala?

NXËNËSI: Në burg, zoti mësues.

��DETYRË

Lexojeni pjesën në vijim. Ky është një fragment nga tragjedia "Romeo e

Zhulieta" e Shekspirit. Përcaktojeni cila pjesë është dialog e cila monolog.

SKENA III

Qeli e Fratit Laurens. Hyn FRATI LAURENS me një shportë.

FRATI LAURENS:

Pas natës së vrenjtur, qesh mëngjes' i zbehtë.

Kur drita larushon nga lindja retë;

Dhe cip' e zezë zbardhet bëhet ditë

Nga zjarri i Titanit që sjell dritë.

Pa dalë dielli erën të përçajë,

Të zgjojë ditën, vesën të na thajë,

Barishte do të mbledh me helm të fortë,

Dhe lule për ilaç në këtë shportë.

Ky dhé, q'ësht' nënë, ësht' dhe varri ynë

Pra gropë varri qënka mitra jonë,

Kjo mitër, lloj-lloj hijesh na ka dhënë

Që thithin gjin' e tokës për të ngrënë.

Disa fëmijë plot virtyte kanë

Asnjë nuk është bosh, po njësh nuk janë.

Oh! Fuqiplotë ësht' hiri që qëndron,

Përmbi çdo bim' e gur që na rrethon,

Se s'ka asgjë të ligë a të kotë,

Që s'bën asnjë shërbim në këtë botë,

Po dhe një gjë e mirë na bën keq

Kur shtrëmbër e përdorim dhe për dreq.

Virtyti, kur e nxin, në ves ndërron

Dhe vesin pun' e mir' e zbukuron.

Kështu edhe kjo lule e uruar

Nën luspë ka një helm për të shëruar.

Në qoftë se i merr erë ta ka ënda

Po n'e shijofsh me ndjenjat humb dhe mëndja.

Dhe tek njeriu luftojnë dy fuqira

Dy mbretër hasmë: E liga dhe e mira.

Dhe kur ai m'i ligu na fiton,

Sakaq bimën sëmundja e shkurton.

(Hyn ROMEUA).

ROMEUA: Mirëmëngjesi, uratë!

FRATI LAURENS: Paç uratën!

Ky zë i ëmbël ç'është që me natë?

205

O bir që kaq shpejt më ke munguar

Do kesh një hall të madh të paduruar.

Meraku vjen kur plaket ca njeriu,

Kur vjen ai dhe gjumi shkon vetiu;

Po trurin e shkujdesur të rinisë,

E ruan gjum' i art' i qetësisë.

Prandaj, mëngim' i yt më siguron

Se një merak i madh të çqetëson.

Ose, t'i shtie shenjës ca më mirë,

Në shtrat ti sonte fare nuk je shtrirë.

ROMEUA: Tamam, po sonte isha m'i qetuar.

FRATI LAURENS: O Zot! Tek Rozalina paske shkuar?

ROMEUA: Oh jo, imzot atë e kam harruar

Dhe dhëmbja që më sillte m'është shuar.

FRATI LAURENS: Pra thuaj ku e shkove këtë natë?

ROMEUA: Ja ku ta them pa pyetur më gjatë.

Tek hasmi isha mbrëmë në gosti

Kur rashë në një tjetër dashuri.

Si unë u plagos edhe ajo

Prandaj si shenjt, na ndih e na shëro.

Për' të, uratë, s'kam ndonjë mëri

Dhe lutjen për të dy e bëj tani.

FRATI LAURENS: Shpjegom biro punën pa e zgjatur.

Se ndjesë s'merr përveç nunosj' e hapur.

ROMEUA: Ta them pra hapur, zemrën me të parë

E bij e Kapuletit ma ka marrë.

Si zemr' e saj dhe e imja u bashkuan.

Të gjitha, veç kurorës, u mbaruan.

Tani ta them më mirë, duke shkuar

Se ku dhe kur dhe qysh jemi takuar

Dhe si këmbyem fjalë zumë dorë;

Po vetëm, zot, që sot na ver' kurorë.

FRATI LAURENS: O Zoti Krisht! E ç'është ky ndryshim?

206

LLOJET E DRAMËS

Llojet kryesore të gjinisë dramatike janë:

a) tragjedia, tragjedia

b) komedia dhe

c) drama. drama

TRAGJEDIA

ANTIGONA

Skena e tretë

Personazhet: Kori, Antigona, Kreoni, Rojtari, Ismena

KREONI

(Duke iu drejtuar Ismenës)

Moj ti, që më thithnje fshehurazi gjakun,

strukur si nepërkë brenda në shtëpi!

Si nuk e kuptonja se dy veta mbanja,

dy armiq të fronit, dy armiq të mij?

Haj tashti më thuaj: në këtë varrim

pate gisht dhe ti, apo do mohosh

e me be do thuash se s'di gjë prej gjëje?

ISMENA

Në më jep kjo lejë, thom se edhe unë

asaj i ndihmova në këtë varrim;

e pra edhe unë jam bashkëfajtore.

ANTIGONA

Këtë drejtësia nuk do ta lejojë;

se as ti s'ke dashur as unë s'të mora bashkëpunëtore.

ISMENA

Unë turp s'e quaj, kur ti ke mjerime,

të lundrojmë bashkë në det plot rreziqe.

ANTIGONA

Hadi m'ata poshtë dinë kush e bëri

punën e varrimit; unë nuk e dua,

nuk e dua mikun që vetëm me fjalë tregon dashuri.

ISMENA

Mos, të lutem motër, mos më ler pa nder;

më lejo të vdesim që të dyja bashkë

207

208

e kështu dhe unë të nderoj vëllanë.

ANTIGONA

Një gjë që s'ke prekur, si qënka e jote?

S'është aspak nevojë të vdesësh dhe ti;

mjafton vdekja ime.

ISMENA

Jeta më për mua ç'shije do të ketë,

po qe se do mbetem, do të jetoj pa ty?

ANTIGONA

Pyete Kreonin; e ke kujdestar.

ISMENA

Pse më ndez me fjalë nga të cilat ti

s'ke ndonjë fitim?

ANTIGONA

Vërtet qesh me ty, porse me sa helm!

ISMENA

Thuaj: a do të mund të të jap një ndihmë,

qoft' edhe tashti?

ANTIGONA

Shpëto jetën tënde; nuk të kam zili.

ISMENA

Oh e mjera unë! Pse të mos e kem

fatin tënd dhe unë?

ANTIGONA

Ti ke zgjedhur jetën, kurse unë vdekjen.

ISMENA

Po unë të thashë ç'kisha për të thënë,

ANTIGONA

Ca të quajnë ty, ca mua të urtë.

ISMENA

Sidoqoftë fajin të dyja e kemi.

ANTIGONA

Mos u bëj merak, se ti je e gjallë,

ndërsa shpirti im ka vdekur prej kohe;

po dobi kjo vdekje të vdekurve u sjell.

KREONI

Nga këto dy vajza njëra tani çmendet;

Kurse ajo tjetra, qëkur është lindur.

ISMENA

Ndër mjerimet, mbret, mëndja nuk mbetet

ashtu siç ka mbirë, porse ikën, zhduket.

KREONI

Pa dyshim menç dole, mbasi me të liqtë

ke bërë dhe ti punëra të liga.

ISMENA

Si mund të jetoj, pa ditur këtë.

FJALOR

KREONI

A! Këtë?

Mos e zër në gojë, zëre sikur s'është.

ISMENA

Si? Mendon të vrasësh nusen e tyt' biri?

KREONI

Ka të tjerë brazda që mund të lërohen.

ISMENA

Po s'mund të ujdisin si këta të dy.

KREONI

Unë gra të liga kurrë s'marr për djemtë.

ISMENA

Emon fort i dashur! Sa të fyen yt atë!

KREONI

Shumë më mërzit ti dhe kjo martesë.

KORI

Vërtet ke vendosur t'ia rrëmbesh t'yt biri?

KREONI

Po këtë martesë Hadi do ta prishë.

KORI

U vendos, si duket, vdekja e kësaj.

KREONI

Ashtu them dhe unë! porse s'duhet zgjatur;

shpjerimi, shërbyes, brenda në pallat.

Lidhini, të lira mos i lini fare;

se edhe guximtarët mendojnë të ikin,

kur e shohin vdekjen fare pranë tyre.

(Të dy motrat i shpiejnë brënda në pallat,

(Kreoni qëndron)

nepërkë - gjarpër helmues me kokë të shtypur në formë trekëndëshi

mjerim - fatkeqësi

zili - inat

të ligj - të dobët, të këqij

INTERPRETIM

Sofokliu

Ky fragment është shkëputur nga tragjedia "Antigona" e shkrimtarit të

vjetër grek, Sofokliut. Zhvillimi i subjektit bëhet me një gjallëri e qartësi që

rrallë mund ta gjesh në tragjeditë e tjera.

209

Kreoni mundohet ta mbështesë urdhëresën e tij të rreptë mbi argumente

jo të vërteta, si ato që përdorin njerëzit e kategorisë së tij, d.m.th.

njerëzit krenarë dhe brutalë. Thotë me plot gojën se i thirri njerëzit nga Teba

për t'u këshilluar gjoja me ta, por kjo është vetëm një maskë që përdori për

ta mbuluar vendimin e tij të egër, meqë kur mblodhi Këshillin e pleqve, vendimi

ishte marrë dhe urdhëresa kishte dalë.

PYETJE DHE DETYRA

Shpjegim

�Cili është personazh pozitiv në këtë tragjedi?

�Si e gjykoni veprimin e Kreonit?

�Si e vlerësoni veprimin e Ismenës?

�Si përfundon fragmenti?

�Si do ta kishit përfunduar ju këtë tragjedi?

Vepra "Antigona" e Sofokliut është e llojit të gjinisë dramatike që quhet

tragjedi.

Tragjedia është lloj i gjinisë dramatike që përfshin vepra, të cilat përshkohen

nga tragjikja dhe kanë në bazë një konflikt të brendshëm ose një

hero tragjik. Pra tragjedia përfundon në mënyrë të dhembshme me vdekjen e

heroit. Ndër tragjeditë më të njohura janë tragjeditë e letërsisë antike, tragjeditë

e Shekspirit etj.

Në letërsinë shqipe të Rilindjes Kombëtare ka pasur ndonjë përpjekje

për të shkruar tragjedi, si për shembull dallohet Çajupi me tragjedinë "Burri

i dheut", Mihail Grameno me "Vdekja e Piros" etj. Në letërsinë e sotme shqipe

ky lloj i gjinisë dramatike është shumë pak i lëvruar.

210

TANA

Ç'bën ashtu, moj Kote?

KOTE

S' është puna jote.

TANA

Moj, mos je e marrë?

Kam ardhë më parë.

KOTE

S'mund të rri këtu,

Kam të tjera punë,

po hiqu nga unë!

TANA

Ç'thotë kjo murtajë!

KOTE

Ujku të të hajë!

TANA

Tutje, moj mandatë!

Kam ardhë me natë.

KOTE

Thuaj si të duash,

Se unë do të bluaj.

TANA

Nuk do të bluash,

Se unë këtu ç'ruaj?

KOTE

Ruan millonanë,

Se kur të ka pranë...

TANA

Ftu! Moj gojë ndyrë,

KOMEDIA

KATËRMBËDHJETË VJEÇ DHËNDËR

Pamja e dytë - në mulli

(Brenda në një mulli dy gra presin të bluajnë: zonja Tanë dhe zonja Kote. Guri i

mullirit po kthehet. Duken thasët pranë koshit. Zonja Kote kërkon të bluajë më

parë, por Tana s'e lë).

moj turi lëtyrë!

Ç'e kam millonanë?

Kam burrin pranë...

Ti ku e ke nderin,

që përflet të tjerë?

Po gjithë të dinë.

Harrove bekshinë?

Sa herë të zunë?

KOTE

Me bekshinë unë!

S'turpërohesh pak,

Se je grua plakë!

TANA

Plakë? Pa hap sytë,

kush është më e ndytë?

Je ti për burrë?

Ndaj iku i mjerë

dhe s'të vjen më kurrë,

se i prishe nderë!

KOTE

Moj kurvë, moj shtrigë!

TANA

Moj grua e ligë!

KOTE

Moj sterrë, moj natë!

TANA

Moj gojë lopatë!

KOTE

Moj bythe e kusisë!

TANA

Tmerr i njerëzisë.

KOTE

Na! Porrato paç!

Kur kërkon të shaç!

TANA

Tutje moj zagare!

KOTE

Tutje moj murdare!

TANA

Ik, moj bishtdredhur!

KOTE

O moj brashnj e hedhur!

TANA

O moj vjerdharake!

KOTE

O moj shulanake!

MILLONAI

Ç'kini që thërrini,

Pak turp nuk kini?

Jini kushërira?

Silli si të pira!

Pse thërret moj Kote?

KOTE

S'është puna jote...

(Andon Zako ÇAJUPI:

fragment nga komedia

“Katërmbëdhjetë vjeç

dhëndër")

211

PYETJE DHE DETYRA

1. Ku zhvillohet kjo bisedë?

2. Cilat janë personazhet kryesore të këtij fragmenti?

3. Cili është personazhi i dorës së dytë?

4. Pse zunë të grinden personazhet kryesore?

5. Për çka e akuzojnë këto gra njëra-tjetrën?

6. Çfarë është komedia?

7. Shikojeni një pjesë dramatike dhe pastaj diskutoni për të.

8. Fragmentin e dhënë nga komedia “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër"

luajeni në role.

9. Këtë komedi shkruajeni në formë tregimi.

Shpjegim

Komedia është një lloj i lashtë i gjinisë dramatike. Në kohërat antike

ajo shfaqej në skenë ku luanin dy-tre aktorë që përdornin maskat për të krijuar

efekte komike.

Karakteristikë kryesore e komedisë është e qeshura. Në komedi pasqyrohen

dukuri shoqërore të shëmtuara dhe të ulta, që vihen në lojë nëpërmjet

personazheve me vese. Elementet kryesore të saj janë ironia dhe sarkazma.

sarkazma

Ndryshe nga tragjedia, që përfundon me dhimbje, komedia zakonisht

përfundon në mënyrë të gëzueshme dhe në të mirën e personazheve pozitivë.

Komediografët më të njohur kanë qenë Aristofani, Shekspiri, Molieri,

Gogoli etj.

Një nga komeditë e para të letërsisë shqiptare është "14 vjeç dhëndër"

e Çajupit. Komedi të bukura janë edhe "Karnevalet e Korçës" (Spiro Çomorra),

"Zonja nga qyteti" (Ruzhdi Pulaha) etj.

212

DRAMA

Drama paraqet një konflikt të ashpër, por që gjen rrugëzgjidhje. Ajo

paraqet ngjarje tronditëse, që shkaktojnë vuajtje të mëdha shpirtërore.

Subjekti është mjaft i përqendruar e i ngjeshur.

Drama e parë origjinale në gjuhën shqipe është "Emira" e rilindësit

arbëresh Anton Santori. Më pas ajo u zhvillua nga Fan S. Noli, Çajupi etj.

Dramaturgë të njohur të letërsisë sonë janë edhe: Kolë Jakova, Minush Jero,

Spiro Çomora, Kasem Trebeshina, Sulejman Pitarka, Ruzhdi Pulaha, Teodor

Laço, Ekrem Kryeziu etj.

EMIRA

(Kalina u jep ujë dhenve në Krojin e Ftohtë dhe po i këndon nji qingji të

porsalindur, pastaj vjen Emira)

Skena 1

KALINA: I lumi ti,

Që pa u trëmbur

Këcen, o shqerr!

Qumshtin dhe barin

Saher' e do

E gjen, e merr:

Njerin dhe tjetrin,

Kur s'të pëlqen,

E lë tek është

Vihe lodron

Me bark të ngosur.

Plot me hare

Ditën e shkon.

I par' ti leve...

EMIRA: Ohi, ndrikull Kalinë, Uh!

KALINA: Kush po më thërret?

EMIRA: Ndrikull Kalinë!

KALINA: Dëgjojmë, dëgjojmë!

EMIRA:Ku je?

KALINA: Këtu te Kroi.

EMIRA: Kur erdhe? Nuk të pashë të zbritshe këtej poshtë.

KALINA: S'ka një copë herë që jam këtu. Te ky bar, ja delet po

kullosin.

213

214

EMIRA: E po si, pa furkë gjënde? Jot ëmë s'të shtërngon të

punosh gjithnjë si imja më?

KALINA: Ç'thua, diç zotin edhe ti Emirë? Ajo është një kulshedër,

që nuk ngopet kurrë. Po t'ish si thotë ajo, do të donte të pregatis

ja një palë çorape ditën. Çdo herë, kur mblidhemi në mbrëmje,

të parën të pyetur që më bën është kjo: Punove sot, apo fjete e

shtruar në diell, apo në ndonjë hije? Ku e ke çorapin që ke bërë?

Unë rri e qetë se po t'i përgjigjesha edhe një gjysmë fjale, m'atë

çast do të zihej lufta.

EMIRA: Eh, motra ime, ashtu është bërë jeta, ka më shumë thar

tira se ëmbëlsira.

KALINA: Veçse thuhet se kush vuan më shumë, e kush më pak.

EMIRA: Moj po kush e di? Më kujtohet se kur isha, të të them,

nja tetë a nëntë vjeç, Tata më shpuri ndër Sheshe, atje tek

kishim arën; atje ishin burrat që korrnin. Pasi hëngrëm e pimë

mezditë, atje nën hijen e një lisi degëgjërë dhe plot fletë, ashtu si

ishin, ata zunë të flisnin për mjerimet e kësaj bote dhe, kush

duke qeshur, kush duke u tallur, kush duke folur me tamam,

për secilin mjerimet e veta ishin më të rënda se të të tjerëve. Kur

ja ku ja arriu Eremiti i Shën Pantaleut Motëmadhi.

KALINA: Motro, mba mënd se ku qëndron, dhe ndjemë se po të

pres fjalën, po unë do të të rrëfej një të pësuar me këtë; unë tani

jam e madhe.

EMIRA: Mëma më tha se ke lindur dy vjet para meje.

KALINA: Sa vjeç je ti?

EMIRA: Mbaroj tetëmbëdhjetë në muajin që po hyn.

KALINA: Popo, ç'thua, moj motër? Unë jam shtatëmbëdhjetë vjeç.

EMIRA: Atëhere, në unë jam dy vjet më e vogël se ti, sa vjeç mund

të jem?

KALINA: Njëzet vjeç.

EMIRA: Ah! Ah! Ah! vjetët u nëmëruakan së prapëthi!

KALINA: Ti po më përqesh tani.

EMIRA: Jo, pse moj motër?

KALINA: Pse po tallesh me mua, sikur dij unë se ç'thashë?

EMIRA: Mos u thëntë kurrë! S'dij se si vate që më shpërtheu gazi.

Ç'të pësuar do të më rrëfeje?

KALINA: Një herë pas të vjelavet gjëndesha me delet brënda në

një vreshtë tek Zhurat. Atëhere unë kisha rritur edhe një dhi; ajo

ishte aqë dëmtare dhe ashtu e djallosur që më bënte të thërrisja

e dëshpëruar në çdo çast, ia kishja vënë emrin Xhallmarije dhe

më dëgjonte, kur e thërrisja. Po kur i tekej asaj, nuk më përfillte

fare. Kur ish në të mira, më rrinte pranë, gjithnjë afër prehërit.

Ishim vetëm afër mezit të ditës, nuk pipëtinte asnjë zog; vetëm

kumborëza e dashit dëgjohej që bënte tin, tin, tin si ajo që

shoqëron të vdekurit. Kur pas dhisë, që kish hyrë në një vreshtë

tjetër, u hodha atje brënda për ta kthyer, më vajtën sytë tek një

kasolle, që ishte në një anë, me derë të hapur. Brënda ishte e

errët. M'u bë sikur atje tundej një gjë, as unë s'e dij se si, që po

e vërente edhe dhija. Fantazija e gjithë m'u ndez përnjëherësh

dhe m'u duk një fantazëm nga e cila u trëmb edhe dhija; u

lëshova t'ikja me këtë pas të ngatruar nëpër këmbë dhe u

pengova, rashë dhe përpoqa e çava hundët tërë gjak në një

kërcu. Nga të thirrurat e mija ai më erdhi sipër, që mos pastë të

mirë kurrë!

EMIRA: Kush?

KALINA: Motëmadhi.

EMIRA: E besoj se ta ka ngrirë gjakun, kur t'erdhi sipër me ata

sy si zgavra dhe të shkëlqyer, me atë mjekër të bardhë dhe të

gjatë gjer në bark, i mbështjellë në gjithë ato livere.

KALINA: Unë nuk e pashë, se më kish rënë zali, po kur erdha në

vehte, pashë atë që më kishte lagur faqen me ujë të ftohët dhe

më mbante nën hundë një liverez të spërkatur me ca uthull.

EMIRA: I ziu s'kish faj.

KALINA: Ku di unë a kish faj ajo, veçse që atëherë s'mund ta

shoh fare.

EMIRA: Po me gjithë këtë në fshat e mbajnë të gjithë për njeri të

shëjtë. Nuk pjell asnjë grua pa mos i sjellë Eremiti ikonën e Shën

Pantaleut, nuk bëhet asnjë krushqi pa u këshilluar me

Motëmadhin; nuk përhapet fara e krymbit të mëndafshit po s'e

pat bekuar me dyllin e qirijve të të shejtit Motëmadhi. Shiko se

në të gjitha shtëpitë e duan atë.

KALINA: Ashtu është moj motër, po qysh atëherë, kur më del për

para, unë dridhem. Dhe më duket sikur ma bën për inat, kur ai

vjen për të na parë dhe unë nuk jam në shtëpi, ajo dërgon, më

thërret dhe më detyron të rrij të dëgjoj ç'thotë ai. Sa pa qejf, e di

unë vetë.

EMIRA: Po ç'thotë Eremiti, kur vjen në shtëpinë tuaj?

KALINA: Unë pak, apo as fare s'ia vë veshin, veçse tek kënga e

Pantaleut.

EMIRA: Me të vërtetë? e din dhe e thotë ai plak.

KALINA: Unë kam mësuar pak nga ajo.

EMIRA: A ma mëson edhe mua?

KALINA: Atë që dij unë e harroj në mes, moj ndrikull. Unë dij ta

thom dhe ta këndoj vetëm bashkë me të tjerë.

EMIRA: Nuk të besoj, pse të kam dëgjuar kaqë herë kur e këndoje

edhe ti vetë.

KALINA: S'është e vërtetë, mos ka qënë ndonjë tjetër.

EMIRA: Diç zotin, moj ndrikull! Si s'e njohkam unë zërin tënd

nga ai i një tjetre? Nuk të kujtohet ty, kur në muajin e qershorit

mblidhje gjethe në Gracian e kur nga maj' e manit këndonje dhe

i bëje të kumbonin të gjitha ato lugina?

KALINA: Popo! si m'iku nga mëndja. Unë harroj shpejt çdo gjë. E

215

Shpjegim

lumja ti, moj Emirë, ç'kujtesë të gjallë që ke!

EMIRA: S'është e vërtetë, motër; mua s'më kujtohen as ëndërrat

më të forta që shoh.

KALINA: Mirë thua, sepse ëndërrat fluturojnë dhe treten si retë

të shtyra nga era; po jo të ngjarat dhe të pësuarat që thellohen

mirë ndër tru.

EMIRA: Të gjithë gjërat.

KALINA: Trutë e mija unë nuk e dij se si janë. Kur nuk dua ta

kujtoj një gjë ato ma mbajnë gjithnjë përpara syve, po pastaj kur

e dua ta kujtoj atë gjë, sikur e largon nga unë një frymë e huaj

dhe ma humb. Apo e dëgjon, moj ndrikull, atë të kënduar andej

lart?

EMIRA: Jo.

KALINA: Vërja mënden dhe dëgjo.

EMIRA: Më ler të mbush kotruvet.

KALINA: E dëgjova përsëri.

EMIRA: Edhe unë, ç'do të jetë vallë?

KALINA: S'e dijmë. Eja të vemi.

EMIRA: Thirru deleve edhe ngana.

KALINA: Ma jep të ta mbaj këtë kotruve.

EMIRA: Jo, motër, se në të paftë jot ëmë, të hedh ndonjë fjalë dhe

unë nuk dua të dëgjoj fjalë.

KALINA: Afër shtëpisë ta jap prapë.

EMIRA: Atëherë bej si të duash.

KALINA: Pa vështro sa ëmbël këndojnë!

Anton Santori

"Emira" e Anton Santorit është drama e parë në gjuhën shqipe. Aty trajtohet

gjerësisht dukuria shoqërore e cubërisë, që Santori e kishte prekur

edhe te novelat e romanet. Ngjarjet zhvillohen në fshatin arbëresh Shën

Katerinë të Italisë.

Subjekti me pak fjalë është ky: dy vajza fshatare, Emira dhe Kalina,

dashurojnë të njëjtin djalë, Mirianin, të cilit i rrah zemra për të parën, po këtë

e lakmon edhe bariu i derrave të fshatit, Kallonjeri, njeri pa skrupull, që i vjen

rrotull edhe Kalinës.

Veprimi zhvillohet në dy linja, përpjekjet e Fumelit për zbulimin e bandave

të cubave nga njëra anë, dhe pengesat që i sjell dashurisë së Emirës dhe

Mirianit, zilia e Kallonjerit dhe e Kalinës, nga ana tjetër. Kjo zili e shpie përpara

veprimin. Si kallauz i cubave, Kallonjeri i shtyn ata t'i djegin kasollen e

t'i mbytin bagëtinë Mirianit, orvatet të rrëmbejë edhe Emirën, po s'ia arrin

216

qëllimit (se vajzën e shpëton vëllai i Mirianit, Albenci). Ky gati sa nuk e vret

Kallonjerin, që padit Mirianin me t'anë si bashkëpunëtorë të bandave.

Të dy arrestohen dhe janë gati për t'u pushkatuar, kur intrigantin

Kallonjer e vrasin vetë cubat për poshtërsitë e tij. Gabimi sqarohet. Miriani

me të atin lirohen nga burgu; dhjetë cuba pushkatohen.

Drama mbyllet me një fund të lumtur: vendi shpëton prej grabitjeve

dhe vrasjeve; Emira dhe Miriani martohen, kështu edhe Kalina me Albencin.

Drama frymëzohet nga simpatia e autorit për njerëzit e thjeshtë, nga dhimbja

për jetën e vuajtur të fshatarëve.

Me realizëm janë pasqyruar rrethanat tipike të jetës së fshatarëve

arbëreshë të kohës. Këtu na dalin personazhe të gjalla e të goditura si: Emira,

Kalina dhe nënat e tyre.

Në figurën e Emirës kemi tipin e vajzës së thjeshtë të popullit, plot virtyte

e cilësi të trashëguara nga mjedisi ku u rrit.

Kalina është lozonjare e ziliqare, po në thelb naive e zemërmirë. Një figurë

e ndërlikuar është edhe Kallonjeri: djalë i ri , i etur për jetë e dashuri, i

pashëm, këngëtar i talentuar, por tek ai është tepër i fortë egoizmi që e

shndërron në një hipokrit, intrigant të gatshëm të përdorë çdo rrugë për të

arritur qëllimet e veta.

Ljipisia dhe Ligjëresha janë figura të goditura plakash fshatare, të cilat

kanë të përbashkët mentalitetin konservator.

Dramën "Emira" e gjallëron humori i këndshëm. Dialogu është i

zhdërvjelltë dhe ka frymë popullore.

��DETYRË

Lexojeni në tërësi dramën e parë të letërsisë shqiptare "Emira" të

shkrimtarit Anton Santori.

217

RADIODRAMA

Radiodrama është një lloj drame, që nuk shfaqet në teatër, por interpretohet

nga trupa e aktorëve dhe incizohet në shirit magnetofoni. Ajo transmetohet

përmes valëve të radios.

Meqenëse nuk transmetohet para publikut, ajo ka një strukturë më të

thjeshtë se drama dhe shumë elemente të skenës plotësohen me efekte të

ndryshme muzikore e tingullore.

218

TË SHPREHURIT

DHE KRIJIMTARIA

219

Diskutimi dhe biseda

DISKUTIMI

Kur je duke folur me një mik për motin dhe ai të thotë se moti i vrenjtur

e me reshje e mërzit dhe e pengon të shëtitë, ndërsa ti i përgjigjesh se një

mot i tillë për ty është i bukur e interesant e të tjera si këto, në thelb ju nuk

po realizoni një diskutim, por një bisedë të rëndomtë.

Diskutimi është tërësia e mendimeve dhe e pikëpamjeve që shpreh

njeriu rreth një çështjeje që shqyrtohet. Ai është një lloj komunikimi që kryhet

ndërmjet shumë personash, të cilët shkëmbejnë opinione për një problem

të caktuar.

Biseda është një shkëmbim i lirë mendimesh ndërmjet dy a më shumë

njerëzve për çështje të jetës së përditshme a të punës.

Diskutimi organizohet për të bindur dikë ose për të informuar të tjerët.

DISA RREGULLA PËR ZHVILLIMIN E DISKUTIMIT

� Çdo njeri, i pranishëm në një diskutim, duhet të përpiqet të marrë

pjesë në të e të shprehë mendimin e tij të argumentuar, shkurt e pa përsëritje.

� Duhet të dëgjojmë me vëmendje të tjerët kur flasin dhe mund të

mbajmë shënime gjatë gjithë diskutimit për çështjet më të rëndësishme të tij.

� Të flasim e të ndërhyjmë në diskutim, kur na jepet fjala nga drejtuesi

i diskutimit.

� Nuk duhet t'i ndërpresim të tjerët, kur flasin.

� Si rregull, diskutimi duhet të ketë një drejtues, i cili ka për detyrë

të hapë diskutimin e ta drejtojë atë në rrugën e duhur, duke u kujdesur që

diskutuesit të mos flasin gjatë, të mos dalin nga tema, të flasin me leje dhe

në mënyrë të kulturuar.

� Drejtuesi i diskutimit nuk mban qëndrim, pra nuk jep mendimin e

tij gjatë diskutimit. Ai bën përmbledhjen, jep përfundimet e diskutimit dhe e

mbyll atë.

220

PYETJE DHE DETYRA

1. Ç'është diskutimi?

2. Si duhet t'i argumentojmë mendimet tona në një diskutim?

3. Thoni disa nga rregullat kryesore të diskutimit?

4. Ç'detyra ka drejtuesi i diskutimit?

5. Zgjidhni tri nga cilësitë e mëposhtme që i quani më të rëndësishme për

drejtuesin e diskutimit. Argumentoni mendimin tuaj.

- të jetë i mençur

- të jetë i bukur

- të dijë të dëgjojë të tjerët

- të dijë të ndërhyjë

- të ketë para

- të jetë i butë

- të dijë të vishet

- të dijë të merret vesh me të tjerët

- të dijë të hajë

- të dijë të organizojë punën.

6. Zhvilloni një diskutim për njërën nga temat e mëposhtme:

a) një film i shikuar.

b) një ndeshje sportive.

c) sjellja e nxënësve të shkollës sonë.

ç) suksesi i përgjithshëm në klasë.

d) pastërtia e nxënësve dhe e shkollës.

7. Lexoni tregimet e mëposhtme dhe diskutoni rreth tyre.

TË VLERËSOJMË TOLERANCËN

- Mirëmëngjesi, Ilir! Përse u vonove? - e pyeti mësuesi.

- Isha me nënën në spital, te babai; është plagosur në kokë.

- Po si ndodhi? - pyeti me keqardhje mësuesi.

- Na thanë se një djalë deshi të kalonte me vrap para makinës, ndërsa

babai po e ngiste me shpejtësi, sepse po çonte një grua në spital. Djali dhe

gruaja shpëtuan, vetëm babai u plagos në kokë. Sot do ta operojnë.

- Po, kush qe ai djalë?

- Nuk dimë, se iku me vrap.

- Për fat të keq, të tillë ka, edhe jo pak, - tha mësuesi me inat.

- Ti Ilir, kur të duash, shko tek babai, ke leje nga unë.

- Faleminderit! - tha Iliri.

Unë isha zbehur. Ballin e mbështeta mbi dorë dhe bëja sikur shikoja

221

fletoren e detyrave. Zemra më rrihte me forcë dhe nuk kisha guxim as të

ktheja kokën nga banka e Ilirit". Po sikur babai i Ilirit të vdesë"?!

Mami m'i dha paratë, megjithëse më kish hequr veshët një natë më

parë për pantallonat dhe u nisa për të dalë. Të dera ndenja një çast

dhe u ktheva:

- Mami!

- Urdhëro, more bir, ç'ke, s'të dalin paratë?

- Më dalin, më dalin, po e di pse i dua?

- Ti më the se do të blesh diçka. Ti nuk shpenzon kot.

- Do të blej fruta dhe do të shkoj në spital te babai i një shokut tim,

Ilirit.

- Po, nga se vuan babai i shokut tënd?

- Nga unë! - i thashë me gjysmë zëri.

- Ti!? Pse?

Mbështeta fytyrën në prehrin e saj dhe, duke qarë, i tregova gjithçka.

Kur mbarova, ajo nuk foli, por u ngrit, u vesh dhe dolëm bashkë.

Në një krevat pranë dritares, te pavijoni i dytë, pamë Ilirin që po rrinte

pranë të atit kokëlidhur. Kur na pa në derë, i ati i tha Ilirit gjithë gëzim.

- Shiko, shiko, më duket se ky është Loni, paska ardhur të më vizitojë!

Me të dëgjuar këto fjalë, unë shtanga në vend. Rrushi sa s'më ra nga

duart. S'dija çfarë të bëja. Lashë rrushin në komodinë dhe iu hodha të sëmurit

në krahë.

- Më fal, xha Petro, më fal! Unë isha ai djali që deshi të kalonte makinën.

Nga unë e pësove ti.

Ai më përqafoi.

Mami filloi ta pyeste për shëndetin, ndërsa unë dhe Iliri dëgjonim dhe

herë-herë shihnim njëri-tjetrin në sy. Me vështrimin e vet të çiltër, Iliri më fali

për atë që kisha bërë.

PYETJE DHE DETYRA

1. Diskutoni për veprimin e Ilirit.

2. Si do të kishe vepruar ti sikur të ishe në vend të tij?

3. Si e vlerësoni veprimin e xha Petros dhe të Lonit?

4. Vlerësoni me nota (prej 1 deri në 5), personazhet e tregimit të mësipërm në

bazë të sjelljeve të tyre.

222

TREGIMI

Lexoni me kujdes tregimin e mëposhtëm dhe diskutoni rreth tij.

NJË NATË NË STAMBOLL

Nata ka mbuluar me krahët e vet Stambollin. Dritat e shtëpive të qytetit

po shuhen njëra pas tjetrës. Në një dhomë, buzë një rrugice të ngushtë, dritat

nuk shuhen akoma. Është dhoma e punës e një shqiptari të madh.

Nga dritarja e vogël, drita duket ende. Brenda në dhomë ndodhet

rilindësi i madh. I rrethuar nga librat, është ulur në një kolltuk të vjetër dhe

shkruan.... Nga kalldrëmi i rrugës së ngushtë vazhdon të kumbojë zhurma e

hapave të zaptijeve. Dinjitoz, i heshtur, i vrazhdë, i brengosur nga të therurat

e gjunjëve, nga reumatizmi i pashërueshëm, ai vazhdon të shkruajë. Kohë

pas kohe e lëshon punën mbi tryezë dhe diku i mbërthen sytë. Ai ëndërron

dhe shkruan, shkruan dhe ëndërron.

I mbështjellë në ëndrrën e tij të madhe, ai kaloi dete, male, fusha, bregore

dhe arriti atje ku ëndërronte kryeqytetin e Shqipërisë së ardhshme në

Belsh. Qëndroi para liqeneve dhe në pasqyrën e atyre ujërave të kristalta

soditi një botë të tërë përmes ëndrrës së vet. Njeriu me mjekër të gjatë dhe të

thinjur para kohe shikonte me sytë e mendjes atë që sot e shikojmë me sytë

e ballit. Ai e dinte se ëndrrat e tij s'mund të qëndronin ëndrra; ai e njihte

fuqinë shpirtërore të popullit shqiptar, zotësinë e tij, talentin e tij, vetëmohimin

e tij dhe, mbi të gjitha, trimërinë e tij legjendare.

Në ato ujëra të kristalta ai soditi Shqipërinë, të lirë, pa shtypës pa

pushtues, pa të ligj. Ai kundroi universitetin ku hynin e dilnin mijëra djem e

vajza me libra në sqetull. Ai aty pa si në pasqyrë minierat nga të cilat rridhnin

lumenj nafte dhe sere, ai pa male plot me krom, hekur e nikel.

E tërë Shqipëria aty ishte. Dhe u mahnit. Një lot shkau si një rubin nga

sytë e tij, çau përmes rrudhave të asaj fytyre, u rrokullis në ujërat e kulluara

të liqenit e një valëz uji e rrethoi atë lot. Ai buzëqeshi. Ndofta pas kaq e kaq

vitesh ishte e para buzëqeshje që zbukuronte fytyrën e tij. Një valëz u përplas

lehtas në breg dhe me zhurmën e vet, ndoshta përshëndeti rilindësin e madh.

U zgjua nga ëndrra, erdhi në vete, fërkoi sytë me duart e veta dhe duart

iu qullën. Kishte qarë.

Drita e zbehtë e llambës me vajguri vazhdonte të përpëlitej dhe hapat

ritmikë të rëndë të zaptijeve dëgjoheshin që nga jashtë. Ngriti pakëz kokën,

hodhi sytë rreth e rrotull dhe i mbërtheu me mallëngjim mbi librat që e

rrethonin nga të katër anët. Ndoshta desh t'u jepte lamtumirën e fundit. Mori

përsëri penën, por pena për herë të parë nuk iu bind dhe i shkau nga dora.

E uli kokën mbi libër, po sytë iu veshën, fytyra iu zbeh, mjekra iu

drodh. Pena pret një dorë që të lëvizë, por dora s'lëviz më. Dhe boja u tha mbi

libër. Vdiq mbi libra, i rrethuar nga libra, si trimi në fushën e betejës me armë

në dorë.

Sipas Nonda Bulkës

223

Njerëzit, në komunikim me të tjerët, mund të tregojnë përjetimet e tyre

ose ngjarje të ndryshme, por këtë nuk mund ta bëjnë të gjithë në mënyrë

artistike. Tregimi është një krijim artistik që i kushtohet një ngjarjeje të

veçantë pa përmendur me hollësi se çfarë ka ndodhur përpara dhe pas kësaj

ngjarjeje.

Tregimi është një tekst që ka tri pjesë themelore: hyrjen, zhvillimin

e përmbajtjes dhe mbylljen. mbylljen

Tregime kanë shkruar shumë autorë shqiptarë. Ndër më të njohurit

janë: Migjeni, Ramiz Kelmendi, Abdylazis Islami, Konstantin Kristoforidhi,

Naim Frashëri, Mitrush Kuteli, Anton Pashku, Vath Koreshi, Teodor Laço,

Zija Çela, Dritëro Agolli, Naum Prifti, Murat Isaku, Rexhep Zllatku, Kim

Mehmeti etj.

STRUKTURA E TREGIMIT

Tregimi, si një krijim letrar, përbëhet nga disa elemente kryesore:

- përmbajtja (fabula),

- shtresa kuptimore (lidhjet që krijojnë fjalët me njëra-tjetrën),

- personazhet dhe

- skema.

Në hyrje paraqiten fakte që u përgjigjen pyetjeve ku? kur? dhe kush?

Në zhvillimin e përmbajtjes paraqitet ngjarja kryesore, ndërsa në mbyllje

jepet përfundimi i tregimit.

PYETJE DHE DETYRA

�Ç'është tregimi?

�Cilat janë elementet kryesore të tregimit?

�Lexojeni edhe një herë me vëmendje tregimin e dhënë më sipër dhe gjeni

hyrjen, zhvillimin dhe mbylljen e tregimit.

SI TË SHKRUAJMË NJË TREGIM?

�Përpara se të filloni të shkruani një tregim, duhet të përcaktoni

ngjarjen më të rëndësishme që do të tregoni.

�Hyrja e tregimit duhet të jetë e përshtatshme, me fakte dhe hollësi që

lidhen me vazhdimin dhe me fundin e ngjarjeve.

�Përpiquni që, me fjalët tuaja, të bëni një paraqitje të plotë dhe të

224

saktë të saj.

�Jepni të dhënat ose faktet e nevojshme në mënyrë që lexuesi të krijojë

një ide të qartë për atë që ka ndodhur.

�Duhet pasur kujdes për ta mbajtur të gjallë kureshtjen e lexuesit për

tregimin, disa të dhëna duhet të mos i tregojmë.

�Tregimi është një tërësi ku tri pjesët e tij janë të lidhura njëra me

tjetrën.

�Gjuha e tregimit duhet të jetë e zgjedhur, e saktë dhe tërheqëse.

TË JEMI TOLERANTË

Konfliktet kanë shoqëruar njerëzimin gjatë gjithë historisë së tij.

Shpesh ato janë bërë shkak i grindjeve të ashpra. Mjafton të kujtojmë dy

luftërat e mëdha botërore që i sollën botës dëme, apo edhe konfliktet e brendshme

nacionale të pranishme në një shoqëri multietnike.

Aty ku konfliktet janë zgjidhur me tolerancë, përmes dialogut të hapur,

shoqëria ka ecur përpara. Kurse jotolerenca është një ngërç i madh që zë në

fyt zakonisht komunitetet e paemancipuara njerëzore.

Kështu, në jetën e përditshme shpesh njerëzit ndodhen përballë konflikteve

e keqkuptimeve të ndryshme. P.sh.:

- Albani mendon se mësuesi nuk e ka vlerësuar drejt detyrën e tij në anglisht.

- Andi do të mbajë në shtëpi një këlysh, por prindërit nuk e lejojnë.

- Dorina kërkon të shkojë në disko, por nëna nuk është e një mendjeje me të.

- Klajdi i vogël kërkon të shikojë filmat vizatimorë, por Inës, motrës së tij të

madhe, i pëlqejnë telenovelat.

Kështu mund të vazhdonim me dhjetëra e dhjetëra konflikte të tjera.

Mënjanimi i konflikteve bëhet vetëm me tolerancë, duke shpjeguar së

pari shkaqet e vërteta të tyre.

PYETJE DHE DETYRA

1. Ç'është toleranca sipas mendimit tuaj? Po e kundërta e saj, ç'është?

2. Ç'janë konfliktet e si mund të zgjidhen ato?

3. Si quhen ata njerëz që grinden?

4. Diskutoni rreth konflikteve a grindjeve të ndryshme në jetën shkollore.

Flitni si i keni zgjidhur ato.

5. Zhvilloni një bisedë rreth konflikteve multietnike dhe përpiquni të jepni

mendime se si mund të zgjidhen ato.

6. Shkruani një bisedë që të paraqesë një konflikt ndërmjet dy njerëzve.

225

RITREGIMI

Të ritregosh do të thotë të përsëritësh me fjalët e tua (me shkrim ose

me gojë) një pjesë të lexuar ose diçka të parë apo të dëgjuar.

Lexoni tregimin:

UJKU

Isha vetëm në mes asaj lugine anës Devollit të mbuluar me dëborë.

Ndoshta kishte edhe të tjerë që ecnin si unë, po as i njihja, as ndieja. Isha

atëherë 13 vjeç, po kisha një trup të gjatë dhe krahë të fortë. Kthehesha në

fshatin tim nga shkolla, që mbante ndonjë orë larg. Trastën e librave e kisha

hedhur në qafë dhe, me opingat e lidhura me gjalmë leshi, çaja dëborën që

kërciste si kripë e thatë. Kur iu afrova dy lisave të mëdhenj, ndjeva një

ulërimë të largët, që i ngjante ulërimës së një qeni të llahtarshëm.

Ndala dhe zemra më rrahu. Shikova diku në kodër dhe preva për një

çast frymën.

- Ujk! - thashë.

- Sytë e mi vanë në dy

lisat e mëdhenj.

- Vrapo! - i thashë vetes.

- Dhe iu qepa lisave binjakë,

se kisha dëgjuar që, kur

derdhen në dimër ujqit, e mira

e të mirave është të hipësh në

ndonjë pemë për t'iu shpëtuar

dhëmbëve të tyre të mprehtë.

- Shpejt!

Era frynte dhe degët e

lisave të mëdhenj vërshëllenin,

po tani e ndjeva veten më të

siguruar se atje poshtë në

dëborë. Dhe, megjithëse isha

lart dhe e ndjeja se asgjë e keqe nuk mund të ndodhte, m'u drodh zemra dhe

dhëmbët filluan të më kërcitnin.

Poshtë meje, fare pranë, dy metra afër këmbëve, vinin vërdallë pesë ujq.

Dy ishin më të mëdhenj dhe tre më të vegjël, që u shëmbëllenin këlyshëve të

një bushtre. Ai më i bëshmi dhe më i egri duhet të ishte i ati i tre të vegjëlve,

kurse ajo më e dobëta dhe më e holla, që rrinte pranë të vegjëlve, patjetër

ishte e ëma. Ujku, i ati i këlyshëve, herë pas here e ngrinte kokën nga unë

dhe mua më dukej se i kërciste dhëmbët. O, sa ishte ajo koka e tij. Ajo ishte

shumë më e madhe se e qenit. Balli ishte i gjerë dhe qafa e trashë e mbuluar

me një lesh të murrmë, që i rrinte si një jakë e trashë.

226

Veshët qëndronin të ngritur lart e dukeshin sikur dëgjonin gjithçka që

bëhej rreth e qark, dëgjonin edhe të rrahurat e zemrës sonë. Po sytë? Si

shkëlqenin ata me një dritë si të verdhë, me një dritë të frikshme! Dy herë m'i

nguli ai ata dy sy dhe ajo dritë e verdhë për pak sa m'i mori mendtë, po u

mbajta.

- Mos u tremb. Ai nuk mund të ngjitet. Shtrëngohu pas degës! - i

thashë vetes.

Ndërsa ujqit e vegjël hidheshin nëpër dëborë dhe luanin me t'ëmën, i

ati i tyre u shtri m'u në fund të lisit, dy metra poshtë meje.

"- O ujk i paturpshëm"! - mendova unë duke u dridhur. U mata njëherë

të merrja një copë dëborë, që kishte mbuluar degët e lisit e t'ia hidhja atij të

paturpshmit drejt e në kurriz, po pata frikë se mos e egërsoja dhe ngriva në

vend.

Kisha dëgjuar për ujqit në përralla, por me sy kurrë nuk i kisha i parë.

Tani e kisha nën këmbët e mia. Ndoshta, po të mos ishte ai lisi i madh, lisi i

fortë, mua do të më kishin shqyer ata.

U drodha. Tre ujqit po grindeshin me njeri-tjetrin. Ata po shqyenin

trastën time dhe po hanin bukën që më kishte mbetur. Ujku i madh, i ati,

vazhdonte të rrinte i shtrirë, por i shikonte me zemërim të vegjlit dhe të ëmën

e tyre. Ai ndoshta nuk kishte qejf që ata të grindeshin për atë copë bukë në

fund të trastës sime. Por, më shumë duhet t'i vinte inat për ulkonjën që ishte

e shkujdesur dhe nuk ndërhynte t'i ndalte ata shamatanë të pabindur.

Zënkat ndërmjet tre të vegjëlve u trashën. Ata filluan të kafshonin

njeri-tjetrin dhe të bënin një zhurmë, që fundja nuk mund të durohej nga

babai nevrik. Atëherë ai u hodh me një të kërcitur të dhëmbëve dhe me një

ulërimë të llahtarshme i solli në vete të bijtë. Ku jemi kështu? Duhet të kemi

një çikë respekt, ashtu siç i ka hije një ujku të nderuar, apo duhet të jemi për

çdo gjë grindavecë? Pa fjalë. Dhe të vegjlit u larguan të heshtur e duke kthyer

herë pas here prapa kryet me sy të dëshpëruar e të fyer. Ujku pastaj e hapi

gojën, mori me dhëmbë trastën time, e shkundi dy-tri herë dhe mbi dëborë

ranë shishja e bojës, fletorkat, librat, pena me kalemin dhe copat e bukës. Ai

i ndau dhe ftoi të bijtë të hanë të qetë.

Unë shikoja nga lisi. Ulkonja dhe ujku me dukeshin të ligj. Ujku, në të

vërtetë nuk më pëlqente, se ai në një farë mënyre mjaft të paturpshme dhe

krejt haptazi synonte të më hante mua dhe ndoshta trupin tim t'ua ndante,

si atë copën e bukës, të vegjëlve të tij. Për këtë qëllim ai nuk përtonte të priste

nën lis, gjersa unë të zbritja në dëborë dhe pastaj ai të më hidhej. Po mbahesha

me gishtat e mi të hollë e të mpirë nga era e dimrit. Shikoja kurrizin e tij

të zi me lesh të trashë, si tel me lesh të ashpër.

Po fillonte të ngrysej, po ujku vazhdonte të rrinte i shtrirë nën këmbët

e mia me veshë të ngritur, duke më ndjekur.

Sipas Dritëro Agollit

227

PYETJE DHE DETYRA

- Përpiquni ta ndani tregimin e mësipërm në pjesë dhe ta ritregoni atë sipas

pikave të planit. Gjatë ritregimit duhet të keni parasysh pyetjet e mëposhtme:

a) Ku dhe kur zhvillohen ngjarjet?

b) Cili është personazhi kryesor?

c) Cilat janë personazhet ndihmëse dhe personazhet kundërshtare të

personazhit kryesor?

ç) Ç'probleme kanë personazhet?

d) Si përpiqen t'i zgjidhin ato?

dh) Cili është problemi kryesor në tregim dhe si zgjidhet ai në fund të

tregimit?

e) Në ç'kohë janë përdorur foljet në hyrje të tregimit. Po në përmbajtjen

(zhvillimin) dhe mbylljen e tij?

ë) Ç’mendim keni për gjuhën e tregimit?

Kur doni të ritregoni përmbajtjen e një teksti që keni lexuar, kini

parasysh disa rregulla:

�Lexoni dhe rilexoni pjesën me vëmendje sipas parimit: Të lexosh do

të thotë të kuptosh atë që lexon. Pa e kuptuar mirë një tekst, nuk mund ta

ritregosh atë.

�Ndani tekstin në pjesë dhe gjeni mendimin themelor a idenë kryesore

të çdo pjese.

�Gjuha me të cilën ritregojmë të jetë e zgjedhur, e zhdërvjelltë dhe e

përpiktë.

�Ngjarja kryesore e tregimit mund të shkurtohet, por jo të shtrembërohet.

DETYRË

�Vazhdojeni tregimin "Ujku" sipas përfytyrimit tuaj.

�Ritregojeni me shkrim atë.

228

PËRSHKRIMI

Me përshkrim kuptojmë atë që shprehim me shkrim a me gojë kur

duam të japim pamjen e jashtme të një njeriu, të një sendi, të një vendi etj.

ose të tregojmë si u zhvillua një dukuri a një ngjarje; tregim i hollësishëm për

diçka. Prandaj, shpeshherë themi: Përshkrim i plotë (i gjallë, i qartë). Bëri një

përshkrim të mirë (të hollësishëm). E njohëm nga përshkrimi i tij.

Në letërsi përshkrimi është lloj tregimtar i prozës së shkurtër letrare a

publicistike, në të cilin jepen, pa hyrë në analizën e lidhjeve të brendshme të

gjërave, tiparet e një njeriu, të natyrës etj. ose përshkruhet një dukuri e jetës,

një ngjarje etj.

Lexojeni me vëmendje këtë tekst.

NËNA TEREZË

"Me gjak jam shqiptare; me shtetësi, indiane. Përsa i përket bes-

imit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra

ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit".

Kjo lajmëtare e ndritur e dashurisë së Zotit,

lindi më 26 gusht 1910 në Shkup, qytet i vendosur

në udhëkryq të historisë së Ballkanit. Më e

vogla e pesë fëmijëve të Nikollë dhe Drane

Bojaxhiut, u pagëzua me emrin Gonxhe Anjeze,

mori Kungimin e parë në moshën pesë vjeç e

gjysmë e u krezmua në nëntor të vitit 1916.

Me vdekjen e papritur të babait, kur Anjezja

nuk i kishte mbushur ende 8 vjetët, për familjen

filluan vështirësitë ekonomike. Dranja, i rriti

fëmijët plot dashuri, duke ndikuar shumë në

karakterin dhe rrugën e jetës që do të zgjidhte e

bija.

Në moshën 18-vjeçare, e shtyrë nga dëshira për t'u bërë misionare, në

shtator të vitit 1928, Gonxhja i tha lamtumirë shtëpisë atërore, për të hyrë në

Institutin "Motrat e Loretos", në Irlandë. Atje mori emrin motër Mari Tereza,

për nder të Shën Terezës së Krishtit Fëmijë. Në dhjetor u nis për në Indi. Në

Kalkutë arriti më 6 janar të vitit 1929. Pasi bëri kushtet e përkohshme, në

maj të vitit 1931, Motër Tereza u dërgua në bashkësinë e Loretos, në Entali,

229

ku dha mësim në shkollën St. Mary për vajza. Më 24 maj të vitit 1937, motër

Tereza paraqiti kushtet e përjetshme duke u bërë, siç tha ajo vetë: "Vashë e

Jezusit" për "amshim". Që nga ajo ditë e tutje u quajt Nënë Tereza.

Vazhdoi të jepte mësim në St. Mary dhe më 1944 u emërua drejtoreshë

e shkollës. Grua që ia kishte kushtuar jetën lutjes, që i donte fort motrat dhe

nxënëset e saj, Nënë Tereza jetoi e lumtur në Loreto për njëzet vjet me radhë.

Më 10 dhjetor të vitit 1946, gjatë udhëtimit me tren nga Kalkuta në

Darjeeling, për ushtrimet shpirtërore vjetore, Nënë Tereza ndjeu "frymëzimin"

e ri. Atë ditë, si e qysh ajo nuk e tregoi kurrë, etja e Krishtit për dashuri e për

shpirtra njerëzore e pushtoi zemrën e saj dhe dëshira e flaktë për ta shuar

etjen e Zotit u bë qëllimi kryesor i jetës. Në javët dhe muajt e mëpasëm, ajo

nisi të dëgjonte një zë që i fliste shpirtit të saj. Jezusi i kërkoi Nënë Terezës të

themelonte një bashkësi rregulltare, Misionaret e Bamirësisë, që do t'i kushtoheshin

shërbimit ndaj më të varfërve ndërmjet të varfërve. Më 17 gusht të

vitit 1948, veshi për herë të parë sarin e bardhë me anët blu.

Gjatë këtyre viteve, në sa misioni i saj përhapej me të shpejtë, bota filloi

t'ia ngulte sytë Nënë Terezës dhe veprës që ajo kishte nisur. Meritoi shumë

çmime për veprën e saj, duke filluar nga Çmimi indian "Padmashri" në vitin

1962; për të vijuar me Çmimin e rëndësishëm Nobel për Paqen, më 1979;

ndërsa mjetet e komunikimit filluan t'i ndiqnin veprimtaritë e saj me interes

gjithnjë e më të madh.

Në vitin 1997 Nënë Tereza kishte 4.000 motra, të pranishme në 610

shtëpi misionare, të përhapura në 123 vende të botës. Si pati takuar Papën

Gjon Pali II për herë të fundit, u rikthye në Kalkutë ku kaloi javët e fundit të

jetës, duke pritur vizitorë e duke u dhënë këshilla simotrave. Më 5 shtator

1997 jeta tokësore e Nënë Terezës arriti cakun e fundit. Trupi i saj u varros

në Shtëpinë-Nënë të Misionareve të Bamirësisë.

Më pak se dy vjet pas vdekjes, për shkak të përhapjes së famës së shenjtërisë

dhe hireve të nxjerra me ndërmjetësinë e saj, Papa Gjon Pali II lejoi të

hapej çështja e kanonizimit. Më 20 dhjetor 2002 miratoi dekretin mbi virtytet

heroike dhe mrekullitë e bëra me ndërmjetësinë e saj.

FJALOR

murgeshë - anëtare e një urdhri fetar, që rri në një manastir e bën një jetë

prej asketi. Murgeshë katolike.

kungim - rit fetar që bëhet zakonisht në kishë, ku prifti u jep besimtarëve me

lugë verë me copa meshe ose oste, për t'i pastruar nga mëkatet; buka

dhe vera që u jep prifti besimtarëve ortodoksë gjatë këtij riti.

krezmoj - lyej me krezm në kishë fëmijën e rritur për ta bërë katolik; kthej

në katolik një të rritur që pranon këtë fe, duke i bërë ceremoninë e

lyerjes me krezm.

230

misionar - pjesëtar i një misioni fetar.

amshim - jeta e pafundme, përjetësi.

kanonizoj - e quaj dikë a diçka të shenjtë.

DETYRË

1. Përshkruajeni figurën e Nënë Terezës:

a) fëmijërinë e saj,

b) moshën rinore të saj,

c) veprat e bamirësisë,

ç) dukjen e saj të jashtme dhe

d) tiparet dhe virtytet e brendshme.

2. Përshkruani ndjenjat: Si ndiheni kur...?

1. vetëtin e bubullin?

2. ecën vetëm në rrugë të errët?

3. shkon te dentisti?

4. mendon për pushimet e kaluara?

5. humb diçka të vlefshme?

6. të lavdërojnë njerëzit?

7. udhëton me aeroplan?

8. keni testim?

3. Shikoni fotografitë dhe përshkruani gjendjen emocionale të personave që i

shihni në to.

231

NJOFTIMI DHE LAJMI

Njoftimi është riprodhim me fakte i një ngjarjeje që realizohet duke u

përgjigjur pyetjeve: Kush?, Kur?, Ku?, Çfarë?. Çfarë?

Ai është një komunikim i shkurtër, i qartë dhe faktik që në mënyrë skematike

mund të paraqitet kështu:

Njoftimet zënë një vend të rëndësishëm në mjetet e informimit publik,

si në ato të shkruara, ashtu edhe në ato elektronike (radio, televizion, gazetë

etj.). Ato mund të jenë të llojeve të ndryshme: njoftime për ngjarje të kaluara,

për ngjarje që priten të ndodhin, njoftime për vende të lira pune, njoftime për

tender, njoftime për aksidente a vrasje etj.

Edhe reklama është një lloj njoftimi.

Vëreni me kujdes njoftimet e mëposhtme dhe diskutoni rreth tyre.

232

Ku? Ku

NJOFTIMI

Kush? Kush

Kur? Kur

Çfarë? Çfarë

NJOFTIM

Njoftohen nxënësit e shkollës se me

rastin e Ditës së Ekologjisë, më 21 mars do

të mbjellim fidanë dhe do ta pastrojmë

oborrin e shkollës. Nxënësit duhet të vijnë

në shkollë në orën 9.

Drejtori i shkollës

Në bazë të nenit 22 dhe 23 të Ligjit për marrëdhënie pune (“Gazeta

zyrtare e RM-së” nr. 62/2005) dhe në pajtim me nenet 66, 67, 68 të Ligjit për

arsim fillor (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 44/1995) drejtori i SHF "Liria" nga

Shkupi shpall:

KONKURS

për plotësimin e vendeve të punës për vitin shkollor 2009/2010

me kohë të caktuar pune:

1. Një arsimtar të edukatës fizike (me orar të plotë pune),

2. Një arsimtar të gjuhës angleze (me orar jo të plotë pune).

Kandidatët duhet t'i plotësojnë kushtet e përgjithshme ligjore dhe të

veçanta sipas nenit 66 dhe 67 të LAF.

Të interesuarit bashkë me lutjen duhet të dorëzojnë:

Librezë pune, diplomë për arsimin e kryer përkatës, certifikatën e

shtetësisë dhe aktlindjen. Dokumentet mund të dorëzohen me postë ose në

zyrën e drejtorisë së shkollës.

Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes.

NJOFTIM

Gjenerata e vitit 1989/90 e gjimnazit "Zef Lush Marku"- Shkup, organizon

20-vjetorin e maturës në lokalet e restorantit "Kalabria", më datë

12.06.2010, në orën 18.

Kontaktoni në e-mail: zeflushmarku@gmail.com; ose në telefonin 070-

610-577.

PYETJE DHE DETYRA

�Ç'është njoftimi?

�Shkruani një njoftim për garat e futbollit në shkollën tuaj.

�Shkruani njoftim për ekipin që zuri vendin e parë vitin e kaluar.

�Lexojeni tekstin e mëposhtëm dhe përgjigjuni katër pyetjeve të dhëna në

skemën e mësipërme: Kush?, Kur?, Ku?, Çfarë?.

Kompjuteri më i shpejtë në botë

Gazeta “Lajm”, më 20 qershor 2010

Shkencëtarët amerikanë kanë promovuar kompjuterin më të shpejtë në

botë. Ky superkompjuter është në gjendje të bëjë 1 bilionë (1 mijë miliardë)

kalkulime në sekondë dhe është dy herë më i shpejtë se kompjuteri më i

shpejtë i tanishëm në botë. Makina do të instalohet në Laboratorin Kombëtar

në Los Alamos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kompjuteri kryesisht do

të përdoret për kërkime në astronomi dhe për ndjekjen e ndryshimeve klimatike

në botë.

233

MEDIET E SHKRUARA DHE ATO ELEKTRONIKE

Mjetet e informimit (ato elektronike dhe të shkruara) kanë dy funksione

kryesore: a) informative dhe b) ndikuese apo motivuese.

Gjuha e këtij stili është koncize, e qartë, e rrjedhshme; fjalitë janë të

shkurtra, mendimet të përmbledhura, nuk përdoren shumë fjalë e shprehje

figurative e me emocione.

Shtypi (gazetat dhe revistat), që i kushtohen aktualitetit të përditshëm,

lexohen nga masa e gjerë popullore me shkallë të ndryshme arsimimi.

Gazetaria ditë për ditë e paraqet me shkrim rrjedhën e ngjarjeve në

vend dhe në botë. Gazeta përgatitet shpejt dhe lexohet shpejt (brenda ditës).

Ai që punon aty ka kohë të kufizuar për t'u marrë me përpunimin e tekstit.

Gazetën e shkruajnë shumë veta, prandaj aty gjejmë stile të ndryshme.

Kryesisht shkrimet gazetareske janë monolog, por në intervista me njerëz të

jetës politike e shoqërore përdoret dialogu me pyetje e përgjigje.

Për transmetimin e shpejtë të informatave, por edhe për ta tërhequr

vëmendjen e lexuesve, rol të madh luajnë titujt e nëntitujt si dhe ana grafike

e tekstit.

RADIOJA DHE TELEVIZIONI

Shpikja e radios, televizorit dhe kompjuterit kanë hapur rrugë të reja

për të mësuar. Këto janë mjete të mira, jo vetëm për të kaluar kohën e lirë,

por edhe për të mësuar gjëra të reja. Në to mund të ndiqen emisione të

ndryshme, si emisione për fëmijë, filma të vizatuar, muzikë, filma dokumentarë,

emisione shkencore, filma artistikë, lojëra sportive, lajme etj.

Radioja për një periudhë ka qenë gazetari e folur. Emisionet përgatiteshin

me shkrim dhe lexoheshin, si rrjedhim, i përkisnin ligjërimit libror.

Të folurit në radio ka ushtruar ndikim për ngulitjen e gjuhës letrare.

Roli i radios u ndryshua me depërtimin e gjerë të televizionit.

Televizioni në fillim lindi si gazetari pamore, e filmuar. Folësit lexonin

tekstin, lënda ishte e njëjtë me gazetat dhe radion.

Përgjegjësia e kësaj fushe është mjaft e madhe për kulturën e

përgjithshme të kombit, përfshirë edhe kulturën gjuhësore, prandaj duhet

bërë përpjekje që edhe fjala publike të thuhet a të shkruhet në frymën e

shqipes dhe të mundësive të shumta shprehëse të saj.

DETYRË

1. Bëni një vizitë mësimore ndonjë shtëpie botuese. Kërkoni nga

përgjegjësi t’u njoftojë me procesin e punës.

2. Bashkë me mësimdhënësin bëni një vizitë mësimore në ndonjë prej

radiove dhe televizioneve në qytetin tuaj.

3. Lexoni ndonjë artikull të zgjedhur nga një gazetë ose revistë dhe

bisedoni për të.

234

BIBLIOTEKA

Pas lindjes së shkrimit, njeriu ndjeu nevojën që gjithçka me vlerë që

kishte arritur në fushën e letërsisë, artit, shkencës e teknikës ta ruante e ta

përcillte brez pas brezi.

Kështu lindën bibliotekat e para në Egjipt, Siri, Greqinë e Vjetër etj. Pas

shpikjes së shtypshkronjës më 1445, ato shënuan një zhvillim të madh duke

u bërë institucione të rëndësishme të grumbullimit, të ruajtjes, të përpunimit

e të programimit të të gjitha llojeve të botimeve (libra, gazeta, revista etj.).

Në rrugën e gjatë të zhvillimit, bibliotekat kanë ardhur duke u profilizuar.

Ekzistojnë:

a) biblioteka kombëtare që grumbullojnë, ruajnë, përpunojnë dhe

propagandojnë gjithë krijimtarinë e shkruar të kombit dhe një pjesë të madhe

të fondit të popujve të tjerë;

b) biblioteka shkencore që ngrihen pranë qendrave studimore-shkencore,

industriale etj.;

c) biblioteka popullore që u përgjigjen interesave të popullit;

ç) biblioteka vetjake të cilat u shërbejnë familjeve që i zotërojnë;

d) biblioteka të shkollave që janë në shërbim të nxënësve.

235

BIBLIOTEKA E SHKOLLËS

Shkolla dhe biblioteka janë një dyshe e pandarë. Gjatë gjithë historisë

së saj shkolla e ka ndjerë si nevojë të brendshme bibliotekën. Që nga

Mësonjëtorja e Korçës e vitit 1887 e në vazhdim pothuajse të gjitha shkollat

patën bibliotekat modeste, të cilat plotësonin nevojat e nxënësve për letërsinë

jashtëshkollore.

Gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare u hapën shkollat e para

shqipe, u krijuan disa shoqëri që drejtoheshin nga njerëz të shquar, patriotë,

shkrimtarë, dijetarë etj., si Sami Frashëri, Jani Vreto, F. S. Noli, Ndre Mjeda,

Pashko Vaso, Mit'hat Frashëri, Preng Doçi etj. Pranë këtyre shoqërive u krijuan

edhe bibliotekat.

Si mund të ngrihet një bibliotekë në shkollën tuaj?

Mendojmë se për ngritjen e një biblioteke të re duhet të zgjidhen këto

probleme:

Lokali zgjidhet sipas mundësisë konkrete të shkollës. Por në çdo rast

lokalit i duhen dhënë rëndësi, sepse pamja dhe paraqitja e tij estetike dhe

funksionale ndikojnë në motivimin e nxënësve.

Pajisjet për sallën e fondeve dhe të leximit. Për mjedisin e bibliotekës

janë të nevojshme këto pajisje: rafte bibliotekare ku vendosen librat, revistat,

gazetat, doserat, kasetat, videokasetat etj.

Duhet të kemi kujdes që të parashikojmë edhe shtimin e tyre nga viti

në vit; tryeza, karrige, skedarë; stenda ku reklamohen librat e rinj, libri i vitit,

plani i punës, veprimtaritë që do të organizohen, nxënësit më të dalluar si lexues

të pasionuar etj. si dhe stenda ku vendosen listat e librave për leximet

jashtëklase dhe ato që rekomandojnë mësuesit sipas lëndëve.

Po kështu, për mjedisin e drejtuesit të bibliotekës duhen siguruar:

tryezë pune e karrige, libër inventari dhe libër të lëvizjeve të fondeve, kartela

për nxënësit, skeda për regjistrimin e librave, vula të bibliotekës, fletëkërkesa

(këto në kushtet e bibliotekës së shkollës nuk përdoren, por nxënësit

duhet t'i njohin ato dhe të ushtrohen me qëllim që të dinë t'i përdorin),

fotokopjues, magnetofon, aparat fotografik, video, monitor, kompjuter.

Ndërkaq, për këndin e mirëmbajtjes duhen një tryezë pune, karrige, bojëra,

lapsa, vizore, kartona, beze, ngjitës, letër, gërshërë etj.

236

DETYRË

�Flitni se si funksionon një bibliotekë shkolle.

MIRËMBAJTJA E LIBRIT

Çdo libër përbën një vlerë kombëtare, ai u përket brezave, prandaj të

gjithë janë të detyruar ta ruajnë dhe ta mirëmbajnë atë.

Nëpërmjet kartelës së lexuesit, të gjithë ata që dëshirojnë të marrin një

libër në bibliotekë njihen me kërkesat dhe detyrimet që kanë ata për ruajtjen

dhe mirëmbajtjen e librit. Si kërkesa të tilla mund të përmendim:

�të mos e lëmë librin në vende të papërshtatshme,

�të mos shkruajmë e të mos bëjmë shënime në të,

�të mos përthyejmë fletët, por të përdorim shënjuese,

�ta ruajmë që libri të mos griset e dëmtohet dhe, nëse është e nevojshme,

ta riparojmë vetë,

�ai që e humb ose e dëmton librin detyrohet ta zhdëmtojë sipas rregullave.

BISEDIM

DETYRA

�A keni bibliotekë në shtëpi?

�A keni bibliotekë në shkollë?

�A merrni libra nga biblioteka?

�A keni bibliotekë në qytetin tuaj?

�A ju ka qëlluar të dëmtoni padashje një libër?

�Çfarë keni ndier?

�Si keni vepruar për ta riparuar atë?

1. Bashkë me mësimdhënësin bëni një vizitë mësimore në ndonjë bibliotekë.

2. Kërkoni nga bibliotekari që t'ju njoftojë me ecurinë e punës në bibliotekë.

3. Çdo të thotë të kesh respekt për librin?

237

INTERNETI

Interneti është një revolucion i vërtetë i teknologjisë informative. Edhe

në të ardhmen priten zhvillime të tjera të mëdha.

Interneti është një enciklopedi gjigante, një arkiv i gjallë dhe

vazhdimisht i përditësuar me informacione dhe figura të çdo lloji, që mund t'i

shfrytëzojë çdokush që ka kompjuter të lidhur me një rrjet telefonik ose rrjet

të posaçëm interneti.

Për ta kuptuar mirë se çfarë është ai, sidoqoftë, është e domosdoshme

ta përdorësh vetë, duke u shndërruar kështu nga fillestar pa përvojë të rrjetit,

në lundërtar kompetent. I tillë mund të bëhesh për një kohë shumë të

shkurtër, sepse të lundrosh është diçka shumë më e thjeshtë sesa mund të

imagjinohet.

Përpara se të hysh në rrjet, megjithatë, është e këshillueshme të pajisesh

me një antivirus, ta përditësosh me rregull, në mënyrë që të eliminosh

viruset.

238

RREGULLAT E ARTA TË E-MAILIT

Për të qenë përdorues korrekt dhe i respektueshëm i e-mailit, është e

nevojshme t’u përmbahesh rregullave të mirësjelljes.

Ja disa rregulla themelore të përdorimit të e-mailit:

1. Mesazhet duhet të jenë të shkurtra dhe të përmbledhura. Të jesh i

qartë dhe i logjikshëm, të përdorësh një stil të thjeshtë dhe të rrjedhshëm.

2. Kontrolloni rregullisht postën dhe përgjigjuni.

3. Ndalohet leximi i mesazheve të të tjerëve.

239

INTERNETI NË SHTËPI

Thuaja se çdo shkollë e shtëpi tani ka lidhje interneti. Edhe nxënësit

është e udhës ta shfrytëzojnë internetin. Aty mund të gjejnë të dhëna shumë

të rëndësishme e bashkëkohore për çdo lëndë mësimore dhe mund të komunikojnë

drejtpërdrejt me të afërmit, shokët dhe miqtë e vet. Por, ka edhe disa

gjëra të cilat nuk janë të dobishme, por të dëmshme. Prandaj, për fëmijët

rekomandohet instalimi i disa filtrave të posaçëm.

Të lundrosh në rrjet është kaq joshëse, saqë mund të kalosh orë të tëra

pa e hetuar.

DETYRA

240

1. Në kabinetin e informatikës të demonstrohet përdorimi i internetit.

2. Kërkoni materiale për gjuhën dhe letërsinë shqiptare.

3. Nga materiali i gjetur, shkruani një temë që lidhet me gjuhën dhe

letërsinë shqiptare.

PËRMBAJTJA

GJUHË

VJETËRSIA E GJUHËS SHQIPE ........................................................................... 3

KLASAT E FJALËVE ......................................................................................... 8

EMRI ........................................................................................................ 11

KATEGORITË GRAMATIKORE TË EMRIT ............................................................... 13

GJINIA E EMRIT ........................................................................................... 14

GJINIA ASNJANËSE ....................................................................................... 15

NUMRI I EMRAVE ......................................................................................... 17

TRAJTA E SHQUAR E EMRAVE NË SHUMËS ......................................................... 21

RASAT ....................................................................................................... 23

RASA EMËRORE ........................................................................................... 24

RASA GJINORE ............................................................................................ 26

RASA DHANORE ........................................................................................... 28

RASA KALLËZORE ......................................................................................... 30

RASA RRJEDHORE ........................................................................................ 32

LAKIMI I EMRAVE ......................................................................................... 35

PËRCAKTORËT E EMRIT ................................................................................ 41

PËRCAKTORI ............................................................................................... 41

VENDI I PËRCAKTORIT ................................................................................... 42

RENDI I DY E MË SHUMË PËRCAKTORËVE TË NJË GJYMTYRE ................................. 43

NDAJSHTIMI ............................................................................................... 45

SHKALLA E MBIEMRIT DHE E NDAJFOLJES ....................................................... 47

PËREMRI ................................................................................................... 49

PËREMRI VETOR .......................................................................................... 50

TRAJTAT E SHKURTRA TË PËREMRAVE VETORË ................................................... 53

TRAJTAT E SHKURTRA TË BASHKUARA ............................................................... 54

PËREMRI VETVETOR ..................................................................................... 55

PËREMRI DËFTOR ........................................................................................ 57

PËREMRI PRONOR ........................................................................................ 59

PËREMRI PYETËS ......................................................................................... 62

PËREMRI LIDHOR ......................................................................................... 63

PËREMRI I PACAKTUAR .................................................................................. 65

FJALËT E PREJARDHURA DHE TË PËRBËRA ...................................................... 67

PARASHTESAT DHE PRAPASHTESAT ................................................................... 67

FJALËT E PËRBËRA ...................................................................................... 70

FJALËT E PËRNGJITURA ................................................................................. 70

FOLJA ....................................................................................................... 72

FOLJET KALIMTARE DHE JOKALIMTARE ............................................................. 73

FORMA VEPRORE DHE JOVEPRORE E FOLJEVE .................................................... 74

MËNYRAT E FOLJEVE .................................................................................... 74

MËNYRAT E SHTJELLUARA TË FOLJES ............................................................... 74

VETAT DHE NUMRAT E FOLJEVE ...................................................................... 75

FOLJET NJËVETORE ..................................................................................... 75

ZGJEDHIMI I FOLJEVE ................................................................................... 76

KLASIFIKIMI I FOLJEVE NË ZGJEDHIME .............................................................. 76

KOHËT E FOLJEVE ....................................................................................... 77

KOHËT E MËNYRËS DËFTORE .......................................................................... 78

KOHA E TASHME .......................................................................................... 80

KOHA E SHKUAR .......................................................................................... 81

241

KOHA E PAKRYER ........................................................................................ 82

KOHA E KRYER E THJESHTË .......................................................................... 84

KOHA E KRYER ........................................................................................... 86

KOHA E ARDHME ......................................................................................... 89

FORMAT E PASHTJELLUARA TË FOLJEVE ......................................................... 91

PJESORJA .................................................................................................. 91

PASKAJORJA ............................................................................................... 92

PËRCJELLORJA ............................................................................................ 94

FJALIA E THJESHTË .................................................................................... 98

SHNDËRRIME NË FJALINË E THJESHTË ............................................................. 99

SHNDËRRIMI PËSOR .................................................................................... 101

FUNKSIONET GRAMATIKORE TË FJALËVE NË FJALI .......................................... 103

RRETHANORËT ......................................................................................... 106

RRETHANORI I VENDIT ................................................................................. 107

RRETHANORI I KOHËS ................................................................................. 107

RRETHANORI I SHKAKUT .............................................................................. 108

RRETHANORI I QËLLIMIT .............................................................................. 109

RRETHANORI I MËNYRËS .............................................................................. 109

RRETHANORI I SASISË ................................................................................. 110

FJALITË POHORE DHE MOHORE ................................................................... 111

FJALITË PYETËSE ....................................................................................... 112

FJALITË NXITËSE ....................................................................................... 112

FJALIA E PËRBËRË .................................................................................... 114

FJALITË E PËRBËRA ME BASHKËRENDITJE ....................................................... 115

FJALITË E PËRBËRA ME NËNRENDITJE ........................................................... 116

STILI I LIGJËRIMIT .................................................................................... 118

LIGJËRIMI I FOLUR ..................................................................................... 120

LIGJËRIMI I SHKRUAR ................................................................................. 121

STILET FUNKSIONALE NË GJUHËN SHQIPE ........................................................ 122

STILI SHKENCOR ........................................................................................ 122

STILI SHTETËROR-ADMINISTRATIV .................................................................. 122

STILI POLITIKO-SHOQËROR ........................................................................... 123

STILI I LETËRSISË ARTISTIKE ......................................................................... 124

FJALORËT DHE LLOJET E FJALORËVE ........................................................... 126

TË KËRKOJMË FJALË NË FJALOR ................................................................... 128

DREJTSHKRIM

PËRDORIMI I NYJAVE TEK EMRI, MBIEMRI, NUMËRORI DHE PËREMRI ...................... 131

PËRDORIMI I TRAJTAVE TË SHKURTRA TË BASHKUARA TË PËREMRAVE VETORË ........ 132

SHKRIMI I DATAVE ...................................................................................... 134

LEXIM LETRAR

LETËRSIA GOJORE DHE E SHKRUAR ................................................................ 136

NJOHURI PËR LIRIKËN DHE EPIKËN ................................................................ 136

LIRIKA POPULLORE .................................................................................... 137

KËNGËT E DJEPIT ...................................................................................... 137

KËNGËT E DASHURISË ................................................................................. 139

KËNGËT E DASMËS ..................................................................................... 141

STROFA, VARGU DHE RIMA ......................................................................... 144

HIMNI ..................................................................................................... 150

POEZIA SOCIALE ........................................................................................ 153

242

ELEGJIA .................................................................................................. 153

FIGURAT LETRARE .................................................................................... 158

METAFORA ............................................................................................... 158

PERSONIFIKIMI .......................................................................................... 159

ALEGORIA ................................................................................................ 160

HIPERBOLA ............................................................................................... 161

PËRRALLA ............................................................................................... 163

MITI ........................................................................................................ 164

LEGJENDA OSE GOJËDHËNA ......................................................................... 166

FJALËT E URTA ......................................................................................... 173

ROMANI .................................................................................................. 176

KOMPOZICIONI I VEPRËS EPIKE ..................................................................... 180

PERSONAZHI ............................................................................................. 185

FABULA, TEMA DHE IDEJA E VEPRËS EPIKE ..................................................... 188

POEMA .................................................................................................... 193

BALADA ................................................................................................... 197

NJOHURI PËR DRAMATIKËN ......................................................................... 201

DIALOGU DHE MONOLOGU ........................................................................... 201

LLOJET E DRAMËS .................................................................................... 207

TRAGJEDIA ............................................................................................... 207

KOMEDIA ................................................................................................. 211

DRAMA .................................................................................................... 213

RADIODRAMA ............................................................................................ 218

TË SHPREHURIT DHE KRIJIMTARIA

DISKUTIMI ................................................................................................ 220

TREGIMI .................................................................................................. 223

RITREGIMI ................................................................................................ 226

PËRSHKRIMI ............................................................................................. 229

NJOFTIMI DHE LAJMI .................................................................................. 232

KULTURA E MEDIES

MEDIET E SHKRUARA DHE ELEKTRONIKE ......................................................... 234

RADIOJA DHE TELEVIZIONI ........................................................................... 234

BIBLIOTEKA .............................................................................................. 235

BIBLIOTEKA E SHKOLLËS ............................................................................. 236

MIRËMBAJTJA E LIBRIT ................................................................................ 237

INTERNETI ................................................................................................ 238

PËRMBAJTJA ............................................................................................. 241

243

244

245

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!