20.02.2013 Views

Libër leximi i gjuhës shqipe

Libër leximi i gjuhës shqipe

Libër leximi i gjuhës shqipe

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

RENDI I DY E MË SHUMË PËRCAKTORËVE TË NJË GJYMTYRE

Gjymtyra emërore në funksion të kryefjalës, kallëzuesit emëror apo

kundrinës mund të përcaktohet edhe me dy a më shumë përcaktorë.

1. Kur emri a fjala emërore përcaktohet nga dy përcaktorë të shprehur

me mbiemra, vendin e parë e zë mbiemri i nyjshëm dhe pas tij përdoret

mbiemri i panyjshëm: “Bagëti e bujqësi” është një vepër e mrekullueshme

letrare. Atë e përshkojnë ndjenja të fuqishme poetike.

2. Kur një emër përcaktohet nga një përemër dhe nga një mbiemër apo

emër, vendin e parë e zë përemri e pastaj përcaktori i shprehur me mbiemër

apo emër: Detyra jonë e parë është të mësojmë. Shoku im i klasës zuri vendin

e parë në konkurs.

3. Kur një emër përcaktohet njëkohësisht nga një përcaktor i shprehur

me mbiemër dhe nga një përcaktor i shprehur me emër në gjinore apo rrjedhore

si edhe në emërore e kallëzore të shoqëruar me parafjalë, vendin e parë

e zë mbiemri e pas tij përdoret përcaktori i shprehur me emër: Fëmijët pinë

qumësht cilësor lope. Blerta bleu një fustan të bukur prej mëndafshi. Sportisti

i shquar nga Tetova u nderua me dekoratë të lartë. Ura e vjetër me gurë është

një monument i rëndësishëm i kryeqytetit tonë.

4. Kur një emër përcaktohet njëkohësisht nga dy përcaktorë të shprehur

njëri me emër në gjinore, ndërsa tjetri me emër me parafjalë, atëherë

kemi dy raste renditjeje:

a) Nëse gjymtyra e përcaktuar shprehet me ndonjë emër jofoljor, vendin

e parë e zë emri me parafjalë, ndërsa emri në gjinore vihet pas tij: Në bjeshkët

me famë të Sharrit gjatë verës kullotin qindra tufa dhensh.

b) Nëse gjymtyra e përcaktuar është emër foljor, atëherë në vend të

parë përdoret emri në gjinore e pas tij emri me parafjalë: Zbatimi i teorisë në

praktikë po realizohet me sukses.

PYETJE DHE DETYRA

1. Ç'është përcaktori?

2. Me se shprehen përcaktorët?

3. Cilët përcaktorë qëndrojnë zakonisht para emrit që përcaktojnë?

4. Cilët përcaktorë qëndrojnë zakonisht pas emrit?

5. Ndërtoni nga dy fjali me përcaktor të shprehur me emra, mbiemra,

përemra dhe numërorë.

43

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!