20.02.2013 Views

Libër leximi i gjuhës shqipe

Libër leximi i gjuhës shqipe

Libër leximi i gjuhës shqipe

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

LUMI I VDEKUR

Shpërngulja

Në qerren e parë të karvanit, ngushtuar nga rregullimat e shtëpisë,

përveç Pilos që e ngiste, ishte e reja me të vjehrën. Plaka e ndënjur te koka e

nuses, te koka i thënçin, se gruaja që po çaplehej në të dhëmburat e hidhura

të lindjes (ku vinte kokën, s'vinte këmbët) kishte kryqosur duart në kraharor

me një pikëllim të madh dhe s'dinte ç'të bënte. Vetëm kur ranë kambanat

e Shën-Gjergjit, që lajmëronin se po dilte nga kisha, plakës iu kujtua

zoti i madh dhe filloi t'i lutej shenjtit t'i lehtësonte dhimbjet së resë e t'i ipte

lirim të mbarë. Me gjithë të keqtë e atij çasti, nuk harroi të falej që t'i gëzonte

shtëpinë me një djalë. Të gjithë këto i bëri me mënt e saj, vetëm këtë të fundit

e tha me zë, sikur kërkonte që ta dëgjonte dhe e reja.

Nusja që kishte rënë një hop në atë qetim të shkurtër në të cilin bien

rëndom gratë shtatzëna kur janë duke mbledhur fuqi për shtërzimin e fundit,

u dha buzëve të mavjosura një fije gazi të hidhur.

- Ashtu, vërtet, moj nënë, djalë qoftë, çupë mos u bëftë, se ne gratë na

ka nëmur zoti qëkur na bëri gra...

Qerrja që hidhej sa më një krah, më një krah nga një herë në tjetrën,

po bënte të sajën, lehtësonte dhe afronte orën e madhe të dritës e të qetësisë.

Atë hop, kur Piloja shpoi rëndë kalin që të bënte djathtas e të linte mënjanë

një pellg të thellë më ujë, nusja lëshoi dhe afronte orën e madhe të dritës e të

qetësisë.

- Uf, nëno moj! - sikur hosteni të ishte ngulur në trup të saj e jo në

lëkurën e argasur të kaut.

Kjo ndjenjë e çuditshme e zaptoi menjëherë Pilon, që në çast hoqi

hostenin nga vithet e kafshës dhe ktheu kokën të shikonte ç'kishte e shoqja.

Qetë, lënë në punë të tyre, i ranë lerës përmes. Shtatzënia në të dhëmbura

e sipër, u shpëtoi duarve të plakës që e mbanin të mos e briste e ta

dëgjonin bota dhe u kthye më krah, sikur ashtu do të gjente lehtësimin që

kërkonte. Gjunjët, mbledhur mbi bark, iu përpoqën në faqen e një dengu me

plaçka. Rrangullat e shtëpisë u rrokullisën nëpër qerre dhe një trastë shkau

e ra ne tokë. Trahanaja e imët dhe e thatë kërckë u përhap mbi baltë.

- Uaha kazil, uaha kuqo! U foli Piloja qeve që të ndalojnë dhe vetë, si

pështeti hostenin në tokë, u hodh poshtë.

Edhe qerrja e dytë pushoi së qari. Qetë duke shfryrë jashtë avullin e

dendur e të ngrohtë, zhytën turinjtë në trahana dhe nisën të përtypen me

qejf. Një shkumë e bardhë filloi t'u rrjedhë si zinxhir i hollë nga të dy anët e

bulçive.

Nga bishti i qerres së pasme kërceu në rrugë dhe ndau drejt së parës

një vajzë nja gjashtëmbëdhjetë vjeçe. I ra baltës përmes dhe doli në krye të

karvanit. Ishte Vita, çupa e madhe e Pilos.

- Ç'kërkon, moj bijë, që erdhe?... I foli gjyshja. - Nuk bën të rrish, këtu,

po shko... Je çupë e rritur tashti...

- Nëna, ç'ka nëna?...

189

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!