27.01.2015 Views

Arumunet Albania Nr 25 - TV-Radio Makedonia

Arumunet Albania Nr 25 - TV-Radio Makedonia

Arumunet Albania Nr 25 - TV-Radio Makedonia

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

14 15

Vazhdon pjesa e dytë.

Bie një Perandori,

ngrihet një.

Viti1860, në Bukureshtin e Vllahisë, pesë intelektualë

rumunë me në krye Ioan Kuza, themellojnë Komitetin

Maqedono-Rumun dhe u drejtohen me thirrje të gjithë

arumunëve[vllehëve] të Epirit, Thesalisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë

për rizgjim kombëtar dhe për t’i kërkuar Perandorisë Osmane të

drejtën që fëmijët e tyre të mësojnë nëpër shkolla gjuhën e NËNËS,

që nëpër kisha shërbesa fetare të bëhet në gjuhën rumune. Si rezultat

i përpjekjeve të këtij Komiteti, në vitin 1864, në fshatin Tërnovo, afër

qytetit të Manastitit[Bitolas], mësuesi Atanas hapi të parën shkollë

fillore në gjuhën rumune. Kjo nismë pati një ndikim shumë të madh për

të gjithë aumunët e Gadishullit Ballkanik dhe shumë shpejt shkëndia

e saj u këthye në flakë dhe në të gjitha vendet, ku vllehët ishin në

shumicë, u hapën këto shkolla dhe kisha.

Në vitin 1880, ky Komitet u shndrua në shoqatën kulturore

Maqedono-rumune dhe si rezultat i angazhimit të antarëve të kësaj

shoqate u hap në Manastir, në vitin 1881 një shkollë e nivelit të mesëm,

e cila do t’i pajiste nxënësit aromunë me njohuri më të gjëra dhe më të

thella si në lëndët e shkencave humanitare, ashtu dhe në ato të shkencave

ekzakte, të domosdoshme për t’u ballafaquar me nevojat e shoqërisë ku

ata jetonin. Shumë shpejt ky sukses i arsimimit të studentëve aromunë u

përhap dhe në qytetë të tjera të Perandorisë Osmane dhe në vitin 1887,

në fillim në Janinë, u hap Liceu-Gjimnazi rumun, më pas, në vitin 1889

hapet dhe në Selanik Liceu dhe Shkolla Tregëtare, në Grebena, kurse

në vitin 1901 në qytetin e Beratit hapet po Liceu rumun dhe në vitin

1925, në qytetin e Korçës hapet dhe këtu Liceu rumun etj.

Të gjitha këto suksese si të arsimimit ashtu dhe të edukimit fetar

të aromunëve, Ne i gëzonim DE FAKTO nga Perandoria Osmane,

por më 9/23 Maj të vitir 1905, Sulltan Hamiti i dytë, ndaj të cilit, çdo

arumun kur viziton Stambolin duhet të vendosë një lule në varrin e tij,

firmosi IRADENË{DEKRETIN},e cila i shpallte Aromunët-Vllehët e

Gadishullit Ballkanik si një popullsi më vete, që nuk identifkohen as

me shqiptarët apo grekët, as me bullgarët apo serbët po si një popullsi

që ka gjuhën e saj, gjuhë me origjinë latine.

Viti 1914. Fillon Lufta e parë Botërore, luftë e panevojshme që

shkaktoi shumë humbje njerzore, rrënim të ekonomisë dhe shkatërrim të

kulturës europiane. Në vitni 1916, ushtria bullgare pushton Maqedoninë

me dy qytet e saj kryesore, Manastirin dhe Selanikun dhe ajo i mbylli

të gjitha shkollat dhe kishat rumune. Shumë profesorë mbetën pa punë

dhe u shpërndanë nëpër qytete të tjera. Edhe fundi i Luftës së dytë

Botërre ishte akoma më i rëndë për të gjithë arumunët e Gadishullit

Ballkanik. Në vitin 1944 u mbyllën e Gjimnazet dhe Shkolla Tregëtare

e Selanikut dhe e Janinës.

Po cila është historia dhe kontributi patriotik i arumunëve të

Shqipërisë që nga viti 1860 dhe deri më sot

Në Shqipëri banojnë tre grupe arumunësh: 1. Fërshërotët; që

përfshinin zonën e Frashërit dhe të Pleasës, të Shipckës dhe Grabovës,

duke futur këtu dhe Vllehët shtegëtarë, 2. Voskopojarët, të cilët

themeluan Mekën e Gadishullit Ballkanik dhe 3. Myzeqarët, të cilët

banojnë në fushat e Myzeqesë së vogël dhe të madhe, po siç shprehet

hulumtuesi dhe studjuesi korçar Ilo Mitkë Qafzezi të tri grupet janë

miell të një thesi-FERSHËROTË.

Harallamb Ballamaçi, i biri i piktorit Anastas, në vitin 1879

dërgohet nga i ati në Rumani për të mësuar gjuhën letrare rumune

dhe për t’u profilizuar në fushën e arsimit

dhe të fesë. Pas një kursi nëntë mujor në

manastirin “ KURTEA DE ARGES [ i njohur

në Ballkan nga Legjenda e Mjeshtrit Manole],

në shtator të; vitit 1880, Apostol Margariti,

kryeinspektori i të gjitha shkollave rumune

në Gadishulin Ballkanik, e cakton si mësues e

prift në qytetin e Prilepit, Maqedoni.

Në verën e vitit 1881, Papallambru

Ballamaçi, kthehet në Korçë, por tashmë si

intelektual më i pjekur, si atdhetar i mbrujtur

me idealet kombatare arumune, si pjestar

aktiv i lëvizjes ballkanike për rizgjimin e

:ndërgjegjes kombëtare. Në shtator të këtij

viti, ai shkon në fshatin Pleasa Lart, që në

atë kohë kishte 400 shtëpi dhe banohei

tërësisht nga arumunët fërshërotë dhe të

mbledhur në kishë. Ai u drejtohet baballarëve

dhe vëllezërve të tij të një gjaku me fjalët e

mëposhtme:”Të mos ju vijë zor se do heqim

nga shkolla dhe kisha gjuhën greke dhe në

vend të saj do vemë gjuhën rumune, sepse çdo

njeri duhet të mësojë dhe të falet në gjuhën e

NËNËS, në gjuhën amtare”.

Në qytet, në Korçë, në Lagjen e Barçit, në

këmbë të dy kodrave të profetit Ilia dhe të Shën

Thanasit banonte një grup i madh arumunësh,

të cilët duke jetuar në miqësi, harmoni dhe

paqe me korçarët ortodoksë dhe muslimanë,

dëshëronin që fëmijët e tyre të mos humbisnin

gjuhën e nënës, prandaj i kërkuan Papallambru

Ballamaçit të hapte dhe për ta shkollën fillore

rumune. Kështu në vitin 1883, Ai, në shtëpinë

e tij, në katin e dytë, hapi shkollën, ku krahas

nxënësve arumunë u regjistruan dhe një

grup nxënësish korçarë, prindërit e të cilëve

ose të afërmit e tyre jetonin dhe punonin në

Rumani. Në ditën e hapjes së shkollës mësuesi

Papallambru Ballamaçi u drejtohet të gjithë

pjesmarrësve me fjalët e mëposhtme:”Për ne

Arumunët, që banojme në Turqinë Ballkanike

nuk ekziston një masë kompakte që të

aspirojmë për një ideal politiko-teritorial, por

neve nuk na mbetet gjë tjetër veçse të rruajmë

gjuhën tonë amtare dhe individualitetin tonë

etnik, ndërsa per shqiptarët, të cilët kanë

historinë e tyre të vetën si dhe kufitë e tyre

gjeografikë të rregullt, është mëkat i madh të

mos u ringjallet sentimenti kombëtar i këtij

populli.” Me një kurajo civile, që ai kishte

për gjëra të drejta[duke autosugjestionuar

vehten], vendosi, i pari në Shqipëri, gjuhën

shqipe në shkollë duke jua shënuar nxënësve

në rradhonj alfabetin shqip, deri sa më vone

solli libra shqipe të shtypura në Rumani nga

Naim Frashëri dhe Jani Vreto.

Papallambru Ballamaçi është i pari

personalitet në Shqipëri, i cili hapi shkolla

dhe predikoi në kisha në një gjuhë, që binte

ndesh me politikën e qeverive turke dhe greke

në Shipëri.

Për patriotin e madh shqiptaroarumun

PLLB, lufta dhe përpjekjet

për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës

amtare dhe të identitetit kulturor ishin

të pandara nga lufta dhe përpjekjet

për shkrimin dhe mësimin e gjuhës

shqipe, për rringjalljen e sentimentit

kombëtar shqiptar. Kështu në Mars

të vitit1887 në vatrën e shtëpisë të

PLLB u mblodhën patriotët më të mirë

korçarë si Alo bej Dishnica, Jovan

Cicko Kosturi, Orhan Pojani, Pandeli

Sotiri, drejtor i ardhshëm i shkollës së

parë shqipe dhe i dërguari nga shoqëria

“Drita” e Bukureshtit Eftim Marko,

kryetari i kësaj shoqate, i cili kishte

arrdhur në Korçë me paratë e milionerit

Anastas Lakçe Avramidhi për të hapur

shkollën e parë shqipe në Shqipëri.

Tetë Mars i viti 1887. Ditë e shënuar

për popullin shqiptar. Për të parën herë

në historinë e popullit tonë fëmijët

shqiptarë do mësonin të shkruanin dhe

lexoninnë gjuhën e prindërve të vet

në gjuhën shqipe. Prindërit të gëzuar

mbanin për dore fëmijët e tyre, por më

të gëzuar ishin nxënësit, fytyrat e të

cilëve shkëlqenin kur hynë në klasë.

Por shumë shpejt propoganda e keqe i

trembi disa prindër dhe ata i tërhoqën

fëmijët nga shkolla. Atëhere PLLB,

që shkolla shqipe e sapo çelur, të mos

mbyllej, morri 25 nga 50 nxënësit e tij

dhe i shpuri në shkollën shqipe, për

aq kohë sa u doli frika prindërve dhe

vetëm atëhere i tërhoqi ata. Kësisoj

poeti dhe patrioti i madh shqiptar,

Naim Frashëri i kushtoi një poezi

kësaj luleje:

Lumja ti moj Korça lule

Që i le pas shoqet e tua

Si trimi në ballë u sule

Ta paçim për jetë hua.

Nga viti 1893 Papallambru

Ballamaçin e gjejmë duke jetuar dhe

punuar sa në Bukuresht aq edhe në

Stamboll. Nga konsullata rumune,

në Stamboll, ai shkonte dhe trokiste

në derën e Naim beut dhe kur hynte

brenda nga rasa e priftit{pelerina}

binin në dysheme abetaret dhe librat e

Naimit dhe të Çajupit, të Jani Vretos

dhe të Vaso Pashës etj, libra të shtypura

në një nga dhomat që patrioti i madh

Vasil Tërpo, kollona e shoqërisë [

Drita” në Bukuresht e kishte dhuruar

për të vendosur shtypshkronjën

GUTEMBERG

Në vitin 1896 arumunët e

Korçës themelojnë shoqatën”

DESHTEPTARJA”{ ZGJIMI},

Presidentët të saj zgjodhën PLLB, i

cili menjëherë filloi të mblidhte para

që të siguronte një truall për kishë,

por ndërhyri Mitropolia, e cila i pagoj

dyfishin pronarit të truallit. Atëhere

PLLB në vitin 1905 niset për në

Rumani dhe aty nga familja Stathi

bleu truallin për të ndërtuar kishën në

një sipërfaqe prej 763,65 m. Në vitin

1902, disa familje ortodokse korçare u

bënin presion dhe nuk i lejonin gratë

arumune të lanin rrobat në Çezmat e

Reja, atëhere PLLB u detyrua të hapë

çezmë afër shtëpisë së tij, por në vitin

1915 disa të rinj korçarë e prishën

këtë datë dhe në vend të saj shënuan

vitin 1915 dhe me gjithë atë ajo njifet

si Çezma e PLLB dhe rruga mban po

emrin PLLB. Më pas PLLB ndërtoi

në oborrin e shtëpisë së tij kazanin e

rakisë dhe në vitin 1906 po në oborrin

e shtëpisë ndërtoi dhe furrën e bukës,

furrë e cila funksionon edhe sot e kësaj

dite.

Në fillim të vitit 1906 Mitropolia

e Korçës bën Kataramenon, i mallkon

të gjithë arumunët e Korçës dhe jep

urdhër që ata të mos pranohen në të

gjitha kishat e qytetit. Për këtë kyesia

e shoqatës i dërgon lajm PLLB në

Bukuresht, që të këthehet sa më shpejt

në Shqipëri dhe të marrë vendimin e

duhur. Kështu në Mars të vitit 1906, ai

këthehet në Korçë dhe hap në shtëpinë

e tij, në katin e dytë, përballë shkallëve

Kishën rumune. Hapja e kishës rumune

në Korçë, krahas asaj në fshatin Pleasë

Lart, dëshmon edhe një herë për

kurajon e lartë civile dhe përgjegjësinë

e madhe morale të tij për të rruajtur e

zhvilluar dhe për ta çuar akoma më

përpara identitetin tonë arsimor, fetar

dhe kulturor. Shkollën nga ndërtesa e

shtëpisë së tij e transferoi në ndërtesën

me truallin që ishte blerë për kishë dhe

aty funksionoi për pesë vjet. Po këtë

vit PLLB bleu nga Evangjelistët një

truall prej 10000 m për të varosurr të

vdekurit tanë, dhe vetëm në vitin 1935

ne u lejuam të varrosim të vdekurit

tanë, në varrezat e SHËN MËRISË, së

bashku me të gjithë të vdekurit e tjerë

ortodoksë korçarë.

Por andrallat[shqetësimet] e PLLB

nuk kanë të sosur. Mitropolia e Korçës

hedh në gjyq PLLB duke pretenduar

se trualli i varrezave të arumunëve

është pronë e kishës të profetit Ilia.

Në gjyqin që u zhvilua në Manastir, në

vitin 1908, si gjithmon ai doli i fituar.

Në vitin 1911 bleu nga familja korçare

Stathi me origjinë nga fshati Çiflig

ndërtesën me sipërfaqe 393,65 me

kusht, që po ta pëdornim për shkollë,

pronari ishte gati ta shiste. Ndërtesa

kishte 6-të dhoma, një zyrë dhe në

oborr një dhomë të madhe, tetë metro

të gjatë dhe katër metra të gjërë, e cila

ka shërbyer si kopësht për fëmijët. Në

fillim të muajit Mars të vitit 1914, PLLB

dërgon djalin e tij Nikuca me pikturën

e Skëndërbeut, vepër e të atit të tij, për

tja dhuruar Princ Vidit, pikturë, e cila

edhe sot ndodhet në Muzeumin Gjergj

Kastrioti Skëndërbeu, pikturë, të cilën

unë e kam parë gjatë vizitës në këtë

muzeum. Në ditët e para të muajt Mars

në Korçë vjen KNK[KOMISIONI

NDËRKOMBËTAR I KUFIVE},

I CILI NË TAKIM ME NJË NGA

FIGURAT KYESORE TË QYTETIT

e pyet Papallambro Ballamaçi “Korca

është qytet grek apo shqiptar” dhe

PLLB u përgjigjet se” Korça jo vetëm

nuk është qytet grek, po këtu të gjithë

janë shqiptarë.”

Ushtria greke ka pushtuar Korçën.

Forcat ekstremiste greke dominojnë

mbi politikanët demokrat dhe

progresistë të Greqisë dhe ata kryejnë

raprezalje dhe krime ndaj shqiptarëve

dhe arumunëve. Pesë gjashtë burra

korçarë marrin nga shtëpitë e tyre

PLLB dhe të vëllanë e tij, Sotir, i

shpien në kodrat e Profetit Ilia dhe aty,

në mënyrën më çnjerzore i masakrojnë

ata dhe më pas vrasin dhe dy patriotët

e tjerë Vasil Talabaku dhe Vasil Face,

kurse fondatorin kryesor Kuliça

Çekani, themeluesin e Shoqatës

Rumune për Ndihmë dhe Kulturë”

FËRSHËROTU” në Amerikë, pasi

nuk e arestuan ja dogjën shtëpinë por

ai mundi të largohet nga vendi i tij.

Më 28 Nëntor të vitit 2012,

populli shqiptar festoi 100 vjetorin e

Pavarësisë. Një nga pionerët me në

zë të Rillindjes Kombëtare, njeriu,

i cili sakrifikoi gjithëçka, energjitë,

pasurinë dhe jetën për këtë ditë, figura

dhe vepra e tij në këtë Vit Jubillar, u la

në haresë. Sa keq!

Korçë më 22 Mars 2013.

Nikolla Pipa

Bibliografi: Arshiva

Papallambru Ballamaçi

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!