Views
7 years ago

Infocom Albania Magazine 08/2016

  • Text
  • Magazine
  • Subscriptions
  • Mobile
  • Mund
  • Celulare
  • Cilat
  • Vodafone
  • Smartphone
  • Tyre
  • Edhe
  • Deri
  • Infocom

INTERNET OF THINGS

INTERNET OF THINGS Monedha e “Internet of Things” janë të dhënat Historia e teknologjisë është e mbushur me shpikje të mëdha dhe bëma të inxhinierisë që nuk arritën kurrë të bëhen produkte të përdorimit masiv. Vlen të analizojmë disa prej çështjeve më të nxehta që kanë të bëjnë me “Internet Of Things” dhe do të kuptojmë se kjo përpjekje nuk ka gjasa të dështojë pasi me siguri do të adaptohet nga shumica e konsumatorëve që padyshim do ta përfshijnë atë në jetën e përditshme. Pjesa më e madheë “zhurmës” që bëhet në media dhe në forume të industrisë ka të bëjë me vetë teknologjinë e “Internet Of Things”. Standardet, Siguria, Mbrojtja e të Dhënave Personale, lidhja me Bluetooth, Wi-Fi, rrjeti celular ose fiks, janë çështje për debat, por asgjë nuk përbën pengesë të vërtetë për suksesin e tregut. Shembull konkret është iOS dhe Android, suksesi i të cilëve nuk është varur në aplikimin e standardeve për të revolucionarizuar industrinë e telefonave inteligjentë “Smartphone”. Ndërkohë, dizajnuesit e një gamë të madhe produktesh kanë zbuluar IoT dhe shtojnë lidhjen dhe shërbimet me shpejtësi tejet të madhe. Lavatriçet, frigoriferët, furrat, këpucët, makinat, drunjtë, furçat e dhëmbëve, madje dhe vazot e luleve po kthehen në produkte inteligjente. Por, problemi qëndron se qindra çifte produktesh nuk janë të gjitha kombinime të pavarura dhe së shpejti do të “çorientojnë” përdoruesit, të cilët në fund do ta kenë të pamundur për t’i manaxhuar. Në fakt “Internet Of Things” nuk ka të bëjë shumë me objekte. Për shembull, kompanitë si Waze -që i përket Google-it- arrijnë të grumbullojnë me efikasitet të lartë të dhënat e trafikut, duke marrë informacion nga smartphone-t e përdoruesve dhe jo përmes një rrjeti të gjerë sensorësh të rrjetit rrugor, siç do të parashikohej në një projekt tipik të një “Qyteti Inteligjent”. Kështu qytetet e vërteta inteligjente kanë filluar të zbatojnë ekuacionin për marrjen e informacionit nga përdoruesit e tyre dhe kanë filluar të përdorin të dhënat Waze. Vlen të përmendet se vetë përdoruesit e Waze nuk kanë tentuar kurrë të bëjnë asnjë veprim për të dërguar asnjë informacion. Këtu pra, është një e vërtetë e diskutueshme por që shpesh harrohet. Vlera e produkteve IoT nuk rrjedh nga teknologjia, ose nga interneti apo nga vetë gjërat. Vlera krijohet nga përqëndrimi, ndërveprimi 10

dhe interpretimi i të dhënave, duke e kthyer atë në dije dhe në veprim efektiv. Nuk është sensori parkimit që është i rëndësishëm për ekosistemin, por gjetja e një vend parkimi shpejt dhe me saktësi. Përvoja e përdoruesit është çelësi. Ndaj, shtimi i një shërbimi në pajisjen tuaj nuk është i rëndësishëm. E rëndësishme është nëse pajisja do mund të funksionojë dhe të bashkëpunojë me shërbime të tjera. Pra, se si të gjithë këto sensorë, pajisje, gjëra dhe shërbime mund të integrohe në stilin e jetës dixhitale të përdoruesit. Një përmirësim i rëndësishëm në lidhje me modelin "një pajisje-një app", është për të kombinuar pajisje të shumta në një përvojë përdorimi. Pjesa më e madhe e zgjidhjeve inteligjente të brendshme (Smart Home) në zhvillm (p.sh. Ninja Sphere, ImperiHome) përqendrohen në aftësinë për të komanduar të gjitha pajisje nga një vend. Por pse të ndalemi këtu? Shërbimet që krijojnë njohuri dhe të çojë në veprime të efektshme nga mbledhja e të dhënave të shumta po marrin gjithnjë e më shumë vlerë. Më e rëndësishmja është se jo të gjitha këto janë burime direkte nga sensorë apo pajisje, por janë të dhëna të reja të krijuara duke kombinuar informacionin nga burime të ndryshme. Një shembull i mirë është “Nest Learning Thermostat“, që rregullon temperaturën në shtëpinë tuaj duke mos përdorur vetëm të dhënat nga temperatura aktuale e dhomës. Ky shërbim inteligjent zbulon praninë tuaj me sensorë, "komunikon" me pajisje të tjera në të njëjtën hapësirë si: detektorë tymi, lavatriçe, brava, dritat dhe objekte të tjera që informojnë sistemin në lidhje me lëvizjet dhe aktivitetet në hapësirën konkrete. Sigurisht, matësi i konsumit të energjisë elektrike dominon sistemin për të mbajtur konsumin e energjisë në nivele të pranueshme për hir të konsumatorit dhe rrjetit të energjisë elektrike. Gjithçka përmendet më sipër krijojnë një eko-sistem që punon pa mbikëqyrjen dhe ndërhyrjen e përdoruesit me efikasitet shumë më të madh. Një shembull i mirë janë platformat “Health & Fitness”, të tilla si HealthKit nga Apple ose Google Fit. Këto aplikacione marrin të dhënat nga wearables, aplikacionet, vendndodhjen juaj dhe shumë të tjera duke krijuar në këtë mënyrë në një tablo të plotë për ju. Këto të dhëna do mund të shpërndahen tek profesionistët e fushës së mjekësisë dhe ta çojnë mjekësinë “në shtigje të reja” -dhe pse jo- në lindjen e një ilaçi të ri ose të një pajisje inovatore. Në këtë mënyrë arrijmë të kuptojmë se duke përdorur më shumë burime informacioni, krijojmë më shumë mundësi për inovacion, duke marrëe dërguar të dhënat nga një ose më shumë pajisje në një shërbim të vetëm. Kjo është në thelb diferenca midis mbledhjes dhe shumëzimit. Kjo është pika ku “Internet of Things” thjeshtëtohet dhe bëhet “Data Sapiens” dhe krijon një det të dhënash që të çojnë drejt dijes. Pyetja thelbësore që së shpejti do të duhet t'i përgjigjemi si një shoqëri është përdorimi i saj. 11

© 2016 by INFOCOM MAGAZINE