Views
7 years ago

Infocom Albania Magazine 08/2016

  • Text
  • Magazine
  • Subscriptions
  • Mobile
  • Mund
  • Celulare
  • Cilat
  • Vodafone
  • Smartphone
  • Tyre
  • Edhe
  • Deri
  • Infocom

TEKNOLOGJIA EKONOMIKE

TEKNOLOGJIA EKONOMIKE Të ardhurat nga shërbimet e lokalizimit të vendodhjes pritet të arrijnë në 470 mln, deri në vitin 2020 “Indoor positioning”, fillon të zhvillohet si një ide së bashku me rritjen eksponenciale të pikave të brendshme që mbulohen me WiFi, qeliza të vogla mobile, Bluetooth, etj. Fundja hapësirat e mbyllura në të cilat kalojmë 90% të jetës sonë nuk mbulohen nga sistemet satelitore të lokalizimit, ndaj, mbetemi praktikisht të padukshëm për çdo aplikim që përdor “Geolocation-in” tradicional nëpërmjet GPS. Kështu, mundësia për të lokalizuar një vendndodhje në ambiente të mbyllura i hap rrugën një numri të madh aplikacionesh për reklama, sigurinë, kontrollin e frekuentimit etj. Gjë që deri më tani kufizohej nga tavani i hapësirave të brendshme. Sipas hulumtimit të kompanisë analizuese “Berg Insight”, tregu global për platformat dhe shërbimet e lokalizimit të vendndodhjes do të rritet në mënyrë të qëndrueshme në vitet e ardhshme. Totali i të ardhurave në këtë fushë pritet të rritet me një normë mesatare vjetore prej rreth 11.5% nga 2013 deri në 2020, duke arritur në 470 milion në fund të periudhës së parashikimit. Pjesa më e madhe e rritjes pritet të vijë nga e shfrytëzimi komercial i teknologjive të reja të lokalizimit të vendndodhjes në ambiente të brendshme, ndërsa tregu për platformat që do të zhvillohen nga operatorët e telefonisë celulare po maturohet. Të ardhurat vjetore që do të arkëtojnë prodhuesit e pajisjeve të lokalizimit të vendndodhjes në emër të operatorëve celular janë projektuar të rriten nga € 200 milion që ishte në 2013 në € 300 milionë në vitin 2020. “Operatorët celularë do të zhvillojnë platforma të reja për lokalizimin e vendndodhjes dhe për përmirësimin e sistemeve ekzistuese, kryesisht që të jenë në përputhje me sigurinë publike dhe shpërndarjen e frekuencave që po futen gradualisht në të gjithë botën”, tha Andre Malm, Senior Analist i Berg Insight. Këto platforma mund të lehtësojnë shërbimet komerciale “location-based” (LBS). Gjithashtu një numër i madh operatorësh celular ka zhvilluar metoda pasive për lokalizimin e vendndodhjes që lejojnë gjetjen e pozicionit të pajisjeve pa e rënduar e rrjetin. Madje, operatorët kanë filluar duke shqyrtuar mundësitë për të nxjerrë më shumë vlerë të nga dhënat e vendndodhjes që grumbullohen nga rrjetet e tyre në fusha të tilla si optimizimi i rrjetit të 20

konsumatorëve, menaxhimi i përvojës së klientit, mobile marketing dhe Analytics. Megjithatë, shumica e përdoruesve të shërbimeve LBS në këtë moment përdorin të dhënat e vendndodhjes të marra direkt nga GPS ose Wi-Fi dhe si pasojë do të kenë ndikim të kufizuar në zhvillimin e tregut. Numri më i madh i instancave të përfshira në teknologjitë e lokalizimit të vendndodhjes në ambiente të mbyllura, synojnë të përfshijnë thirrjet e urgjencës, navigimin, përfshirjen e klientit dhe Analytics export. "Komercializimi i të dhënave të vendndodhjes në ambiente të mbyllura është ende në një fazë relativisht të hershme dhe nuk është arritur ende pranimi në masë", thotë zoti Malm. "Tregu ka vuajtur nga mungesa e zgjidhjeve “cross-platform” dhe ekziston një konfuzion se cilën platformë dhe teknologji duhet të përdori dikush. motivojë përdoruesit përfundimtarë për të shkarkuar aplikimin e pronarit të ambientit dhe për të inkurajuar përdorimin e vazhdueshëm të aplikimit. Sidoqoftë, po afrohemi me shpejtësi në këto realizime, pasi një rrjet i dendur mund të sigurojë zgjidhje për shërbimet e lokalizimit të vendndodhjes që deri më tani ngjanin të pamundura. Si p.sh. vendndodhja e produkteve në raftet e super marketeve, vende parkimi, dyqane në qendra tregtare dhe natyrisht aplikimin e fundit, që nuk është tjetër përveç se LBS marketing. Vlera e shërbimeve të brendshme të lokalizimit të vendndodhjes dhe analitikes tani ka arritur të kuptohet dhe të zhvillohet midis tregtarëve të shitjes me pakicë dhe pronarëve të ambienteve, sidomos nga fakti që kërkohet nxitje që do të Mikro qelizat do të jenë protagonistë! Topologjia e rrjetit ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme. Nevojat për trafikun e të dhënave në zonat me përqendrim të lartë të popullsisë, kryesisht në ambiente të mbyllura, i kanë kthyer operatorët drejt mbulimit me shtrirje të dendur dhe me stacione të vogla me rreze të shkurtër. Përveç WiFi, antenat për mbulimin e brendshëm janë duke u bërë gjithnjë e më popullore, pasi rrisin dendësinë e rrjetit dhe kërkojnë më pak mirëmbajtje për shpërndarjen e njëtrajtshme të ngarkesës së rrjetit. Pra, tashmë 60% e operatorëve janë të bindur se kalimi tek qelizat e vogla është i nevojshëm. Numri i qelizave të vogla (small cells) që operatorët kanë zhvilluar për rrjetet e tyre në mbarë botën do të rritet në mënyrë dramatike nga 3.2 milionë që është sot, në 62.4 milionë deri në vitin 2016 duke mbuluar 90 % e sistemeve të antenave. Të njëjtat antena mund të përdoren për përcaktimin e qelizës së lëvizshme në hapësirë me saktësi më të lartë se GPS për shkak të mirkoshkallës. Që prej vitit 2012, John Chambers CEO i kompanisë Cisco, ka theksuar se vlera e shtuar që do të sjellin veprat (mikro, pico, fempto) small cells, nuk do të jetë e kufizuar vetëm nga radio- mbulimi aktual, por dhe nga WiFi dhe shërbimet spin-off, të tilla si lokalizimi i vendndodhjes në ambiente të mbyllura. 21

© 2016 by INFOCOM MAGAZINE