Views
7 years ago

Infocom Albania Magazine 08/2016

  • Text
  • Magazine
  • Subscriptions
  • Mobile
  • Mund
  • Celulare
  • Cilat
  • Vodafone
  • Smartphone
  • Tyre
  • Edhe
  • Deri
  • Infocom

OVERVIEW një mjet i

OVERVIEW një mjet i thjeshtë për uljen e kostove të biznesit. Ndaj, gjithnjë e më shumë besojnë se ajo është një platformë globale që nxit biznesin me mënyra krejtësisht të reja. Në konferencën e fundit në Barcelonë MWC 2016, u bë e qartë, që tani e gjithë fuqia e përpunimit do të transferohet tek cloud! Koncepti i “Everything as a Service” fillon të marrë formë, për sa kohë kompanitë janë në kërkim të mënyrave për të përcjellë nevojat, shqetësimet dhe rreziqet në duart e specialistëve. Prandaj, ekspertiza e përqëndruar krijon ekonomitë e shkallës dhe modele fleksibël bashkëpunimi midis ofruesve të shërbimeve dhe ndërmarrjeve. Folësit e këtij sesioni u fokusuan më së shumti në implementime të Internet of Things. Nga zgjidhjet “Machine 2 Machine” (Makineri me Makineri) në Ekosisteme të Zgjuara, të gjitha prezantimet nxirrnin në përfundimin se sa më të ndërlidhura të jenë sistemet tona, aq më shumë ndërveprim do mund të arrihet dhe shërbime të reja do të lindin. Shërbime si: kontrolli i konsumit të energjisë, manaxhimi inteligjent i trafikut, aplikacione në shëndetësi, ndërtim dhe operim infrastrukture. Veç adoptimit të Cloud-it nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, Shqipëria duhet të përfitojë nga pozicioni i favorshëm që zotëron, për tu bërë një qendër për “data hosting”, jo vetëm për tregun vendor, por për të gjithë rajonin e Ballkanit. The Revolution Internet of Things (IoT) Çdo gjë tregon se e kemi kapërcyer fazën fillestare, në të cilën përdoruesit ndërveprojnë me pajisjet dhe po drejtohemi me shpejtësi në ndërveprimin mes pajisjeve, duke krijuar Internet of Things. 14

Udhëheqësit botëror të teknologjisë digjitale kanë hyrë tashmë fuqishëm në fushën e IoT, dhe Analitikës, duke zhvilluar mjete programuese dhe sisteme të integruara grumbullimi e shkëmbimi për marrjen dhe dhënien e vendimeve. Dita kur pajisjet shtëpiake që do të shiten do të disponojnë adresë IP dhe WiFi si dhe instalimet inteligjente elektrike do jenë pjesë bazike e shtëpisë, po afron! Respektivisht dhe në nivel qyteti, aplikimet e shkallës së gjerë në menaxhimin e energjisë, furnizimin me ujë, menaxhimin e trafikut dhe ndriçimit janë në dispozicion, madje edhe mjetet të pavarura të transportit publik, janë integruara në strukturën urbane. Edhe telefonat inteligjentë janë kthyer në bileta për mjetet e transportit, për transaksionet si dhe blerjet, dhe po na drejton në mënyrë të qëndrueshme në rrugën e “smart living”. Tashmë Bashkimi Evropian ka vënë lart në agjendën e saj “Internet of Things”, duke njoftuar se për 2016 do të financojë 140 milionë euro në projekte pilot. Në listën e saj gjenden aplikacione për fushat e shëndetësisë, bujqësisë, wearables dhe ndërlidhjes së automjeteve. Për më tepër, pjesë e konferencës së sivjetshme ishte dhe “2nd Regional Telecom Regulators Summit”, nën kujdesin e AKEP, me pjesmarrës nga Rregullatorë të të gjithë Ballkanit. 15

© 2016 by INFOCOM MAGAZINE