Views
7 years ago

Infocom Albania Magazine 08/2016

  • Text
  • Magazine
  • Subscriptions
  • Mobile
  • Mund
  • Celulare
  • Cilat
  • Vodafone
  • Smartphone
  • Tyre
  • Edhe
  • Deri
  • Infocom

BROADBAND shfrytëzon

BROADBAND shfrytëzon spektrin e frekuencave të larta për të arritur shpejtësi në total (downstream dhe upstream) deri në 1 Gbit/s në distanca më të shkurtra. Nga ana tjetër, Vplus është më i përshtatshëm për linja me gjatësi të mesme, ku pika e shpërndarjes gjendet rreth 300 metra nga abonenti, dhe mbush hendekun midis Vectoring dhe G.Fast, duke ofruar shpejtësi më të lartë se VDSL2 Vectoring në distanca më të mëdha nga G.Fast (200 Mbit/s shpejtësi në total mbi 400 metra dhe mbi 300 Mbit/s për linja më të vogla se 200 metra). Po fibra optike? Krahas zhvillimeve në sektorin e bakrit, fibra optike është gjithmonë një opsion i maturuar dhe i përjetshëm, pavarësisht kostove të larta të investimeve fillestare dhe kohës më të gjatë të zhvillimit, ofron në mënyrë të konsiderueshme më shumë bandwidth me kosto më të ulëta operative. Rrjetet pasive optike (Passive Optical Networks - PON) përdoren sot gjerësisht në mbarë botën, ku GPON (Gigabit Passive Optical Network), është zgjedhja e sugjeruar nga ofruesit e mëdhenj, të cilët dëshirojnë t’i ofrojnë abonentëve të tyre përvojën broadband të 1 Gbit/s. Për ofruesit që kanë nevojë ende për kapacitete më të mëdha për klientët e tyre (individë apo korporata) si dhe për zgjidhje backhauling, brezi i ri PON (Next Generation PON - NG-PON2), që është standardizuar këtë vit, shton më tej kapacitetin në një bandwidth prej rreth 40 Mbit/s. 24

© 2016 by INFOCOM MAGAZINE