Views
7 years ago

Infocom Albania Magazine 08/2016

  • Text
  • Magazine
  • Subscriptions
  • Mobile
  • Mund
  • Celulare
  • Cilat
  • Vodafone
  • Smartphone
  • Tyre
  • Edhe
  • Deri
  • Infocom

INTERVIEW Dietlof Mare

INTERVIEW Dietlof Mare CEO Vodafone Albania Vodafone së fundmi ka kryer investime serioze në Shqipëri. A i shihni tashmë rezultatet që prisnit? Vodafone po vazhdon të tregojë një performancë të fortë në tregun shqiptar. Performancë, e cila na ka shtyrë të kryejmë investime të vazhdueshme në teknologjitë dhe shërbimet më të fundit, për t’iu përgjigjur kërkesave gjithmonë e në rritje të tregut në Shqipëri. Vodafone formësoi kornizën ligjore të spektrit në Shqipëri dhe me sukses, arriti të nxisë rregullatorin të liberalizojë tregun e spektrumeve dhe të prezantojë neutralitetin e teknologjive, alokimin asimetrik, rishkartisjen dhe ankandet. Brenda 9 muajve (Shtator 2014 – Maj 2015) Vodafone siguroi 2x5 MHz nga spektri 2100, 2x14.4 MHz nga spektri 1800, 2x20+20 MHz nga spektri 2600. Së fundmi rinovuam licencën tonë fillestare për 15 vite të tjera. Vetëm gjatë 15 muajve të fundit, Vodafone ka investuar më shumë se 50 milionë Euro për spektrin, përditësime të rrjetit dhe përmirësime të teknologjive, prezantimin e 4G/4G+, publikimin e produkteve dhe shërbimeve të reja si dhe hyrjen në arenën e shërbimeve financiare celulare nëpërmjet shërbimit inovativ M-Pesa. Rezultatet e të gjithë investimeve tona, janë përkthyer në një pritje mjaft pozitive të teknologjive të reja si 4G/4G+ dhe me tregues mjaft të mirë përdorueshmërie nga klientët tanë besnikë, rritje e vazhdueshme e klientelës sonë aktive si dhe rritje e kënaqësisë së klientëve tanë. Gjithë të lartpërmendurat, po sigurojnë një themel solid që Vodafone të vazhdojë si lider i tregut, në një ambient gjithmonë e në ndryshim, duke ofruar gjithmonë produktet më të mira, kualitet shërbimi dhe eksperiencë të shkëlqyeshme për klientin shqiptar. Cilat janë kolonat mbajtëse, tek të cilat Vodafone Albania mbështetet për rritjen e saj? Shtylla kryesore është rritja e klientelës sonë aktive si dhe përdorueshmërinë, duke përfituar nga marka jonë “udhëheqëse”, cilësia e rrjetit, produkte dhe shërbime inovative dhe të dallohemi për eksperiencën që i falim klientit. Gjithashtu vëmendja jonë është fokusuar në efiçencën e kostove, pasi për të patur një performancë të fortë financiare me investime të vazhdueshme, vëmendja në disipilinën financiare të kostove, është kritike. Performanca jona financiare qëndron e fortë, edhe pse po operojmë në një treg me konkurrencë të lartë. Në të njëjtën linjë me strategjitë e Vodafonë Group, Vodafone Albania do të vazhdojë të investojë në teknologjitë kryesore për të mbështetur rritjen e të dhënave dhe komunikimin e unifikuar me qëllim që të ofrojë jo vetëm shpejtësi të lartë të dhënash, por cilësinë më të mirë për shërbimet ‘triple’ dhe ‘quad play’. Çfarë vendi mban Vodafone Albania, në planet strategjike të Vodafone Group? Vodafone Albania është një nën-kompani në pronësi të plotë të Vodafone Group, një nga kompanitë e telekomunikacionit më të mëdha në Botë. Shqipëria është një ndër ato tregje ku Vodafone ka arritur të jetë lider në shumë ‘Indikatorë Kyç të Performancës’ së bizneseve, si p.sh. market share, admirimi i markës, kënaqësia e klientelës si dhe kualiteti i rrjetit. Me pak fjalë, një lider i vërtetë brenda grupit. Si pjesë e Vodafonë Group, kemi mundësinë të testojmë dhe prezantojmë, produkte dhe shërbime të reja në tregun tonë vendor. Një pjesë e madhe aplikacionesh si: My Vodafone, Call+, Message+, Secure Net, janë prezantuar në mënyrë unike, falë balancës globale që kemi. Ishim ndër kompanitë e para në Group, me prezantimin e suksesshëm të pagesave celulare (M-Pesa) në Evropë, duke shërbyer si praktikë e mirë për kompanitë e tjera, të cilat operojnë po në Evropë dhe kanë prezantuar shërbime të ngjashme inovatore në tregjet e tyre. Një tjetër kontribut kyç që Vodafone Albania po bën për Group-in, është ri-alokimi i stafit të specializuar nga Shqipëria në kompani të tjera operative të Vodafone, për të suportuar veprimtarinë tonë në të gjithë Globin. Lëmi i madh personave të talentuar në Vodafone Albania, po bën një impakt të madh në të gjithë Vodafone Group mbarëbotërisht. Cilat janë teknologjitë dhe shërbimet që Vodafone do të shtyjë në treg në mënyrë që të mbajë avantazhin? Vodafone ka qenë gjithmonë në frontin e implementimit të teknologjive të avancuara në vend si dhe forca drejtuese e zhvillimit të industrisë celulare në Shqipëri në 15 vitet e fundit. Në 2011 ishim të 4

5

© 2016 by INFOCOM MAGAZINE